Kategori
Uncategorized

Ismail Kadare është brand !

Kjo histeria e panevojshme ndaj Kadaresë, është turpëruese !

________________Nga Roland Bejko/

Thënia që askush nuk bëhet dot profet në vendin e vet, është thënie lapidar që i shkon shumë rastit në fjalë.

Dje gjeniu i gjallë i letrave shqipe kishte ditlindjen.

Ismail Kadare mbushi plot 84 vjeç. Me mijra ishin qytetarët shqiptarë që e uruan në rrjetet sociale për një jetë të gjatë dhe pleqëri të bardhë.

Por, më tepër më bënë përshtypje në rrjetet sociale reagimet negative, sharjet dhe anatemimet vulgare, shpesh një fjalor gjirizesh apo edhe “ironitë” pa ironi, e shakatë pa humur që s’ia dolën të na bënin dot për të qeshur.

Mua kjo histeria kolektive që është shfaqur këtë herë mbi Kadarenë më bindi që jetojmë fiks një vit të mbrapshtë.

Në mendimin tim Shqipëria pa Kadarenë do ishte e gjymtuar si një kokë njeriu pa hundë, pa veshë dhe pa tru. Kadareja, Nënë Tereza, Skënderbeu, disa shkrimtarë të tjerë, sopranot e oprerave, sportistët e talentuar etj, (padyshim ka edhe të tjera personalitete të mëdha, por jo kaq të njohura), janë i vetmi moment pozitiv në qarqet kulturore, politike dhe akademike të përbotshme që e bëjnë të njihet pozitivisht Shqipërinë dhe të kihet një farë konsiderate për shqiptarët.

Duhet që të kesh jetuar jashtë dhe të jesh njeri me energji pozitive që të mund ta kuptosh përmasën gjigande reale të Kadaresë.

Ismail Kadare është brand !

Kjo copëz e vogël konformiste e letësisë së tij që ribotohet sot nga individë lokalë nëpër rrjetet sociale nuk e konfondon dot tërësinë e artit dhe nuk e zbeh aspak madhështinë e letërsisë së tij. Bile për mua, është edhe falë kësaj pjezëse konformiste që egziston sot, pra është midis nesh tërësia gjigante e letërsisë së tij, ku nëpërmjet metaforës, alegorisë, dhe stilistikës unike Ismaili, tamam si një Konstandin fantazmë, i lindur nga baladat ballkanike, hipur mbi kalin e bardhë të shpresës ja doli ti çonte botës lajmin se një diktature me fytyrë përbindëshi sundonte shqiptarët, dhe ku absurdi i saj kalonte çdo kufi të imagjinatës njerëzore saqë deri edhe ëndrat e njerëzve dekodoheshin në zyrat e një pallati të veçantë nga qindra punonjësit e saj dhe i sevireshin çdo mëngjes diktatorit në sini të aragjentë si kumte të së keqes që i kërcënonin sundimin e tij.

Ismaili i tregoi botës se shqiptarët sundoheshin nga një regjim i çmendur, ku paranoja e diktatorit dhe shërbëtorëve të tij gjakësorë, veç ëndrave, në netët me hënë dhe pa hënë kontrollonte veç të tjerash deri edhe virgjërinë e viktimave të epshit të kalecëve të sigurimit të shtetit, dhe që për të rritur terrorin mbi masat popullore hiqte zvarrë shesheve të qytetit apo rrugëve të fshatit kufomat e Lul Mazrekëve që kërkonin të jetonin matanë kufirit ëndrën e botës së lirë. Falë letërsisë së tij, çdo i huaj që e kish lexuar Kadarenë, në vitet 80-90 kur vinte në Gjirokastër si turist ishte gati ta shkruante në gur kronikën e një vendi të trishtë, të varfër sa më ska dhe të izoluar në çmendinë e vet. Ç’do lexues i huaj në ato vite falë veprave të Kadaresë ishte në gjendie që historinë e Shqipërisë ta tregonte si një përrallë dimri në dash pranë zjarrit të oxhakut në kështjellat e mbëretëve a princëve evropianë, a në dash duke dëgjuar ndonjë koncert në fund të dimrit me gjëmimin në veshët e tyre të tam-tameve të daulleve të shiut që vinin nga përtej perëndimit të stepave lindore.😀

Ky histerizëm i vonuar, por i shfaqur sot kundër Ismail Kadaresë është zgjedhur fiks në darkën e gabuar, në ditlindjen e tij, enkas për ta bërë pis atë.

Në vitet ’90 ne studentët e asaj kohe e kishim shpresë Kadarenë. Gazetat ku ai shkruante apo jepte imtervistat gjendeshin me mik. Ai na jepte shpresë dhe besim se edhe këtu diktatura komuniste do të rrëzohej si në gjithë vendet e ish bllokut lindor. Ndaj gjatë ditëve të protestës studentore në shkurt të 1991-it, në peticionin tonë ne kërkuam që shtëpia e tij të bëhej shtëpi muze, gjë që u realizua vite më vonë.

Largimi i tij drejt Francës, letrat publike drejtuar Presidentit Miterand, Presidentit Bush, Kancelarit Kohl, Kryeministres Theçer, intervistat në pothuaj të gjitha gazetat dhe televizionet më të njohura botërore rikthyen vëmendjen e kancelarive botërore mbi të fundmin vend në Lindjen komuniste që kishte ende në pushtet diktaturën e cila përpiqej të mbijetonte duke restauruar dhe revizionuar vetveten. Falë mbështetjes së tyre shqiptarët u çuan në këmbë duke ju përgjigjur historisë.

Me azilimin politik të tij në Francë, Ismail Kadareja ia hoqi këtë shans Ramiz Alisë dhe ia prishi planet kastës së tij për ta sunduar në vazhdim Shqipërinë në formën e një regjimi hibrid të tipit jugosllav.( Titist)

Për të gjithë ata që prisnin ndryshimin e madh, Ismail Kadareja nuk konsiderohej si “zëvendësi i Nexhmies” siç përpiqen ta paraqesin sot disa, por si një rreze drite në fund të tunelit të erët.

Ai ishte i qartë. Rregjimi duhej shembur një orë e më parë dhe ishte i bindur se pas kësaj “nuk do të kishte më sapun Lux-i që do ti lante duart e përgjakura të Ledit Makbeth”.

Tjetër gjë ishte qasja që zgjodhi të kishte më pas politika dhe pushteti ndaj bllokut dhe krimeve të komunizmit.

Ismail Kadare për mua dhe për këdo tjetër që ka pasur a ka rastin të depërtojë në mjediset politike dhe intelektuale perëndimore si student, studiues, profesionist, vizitor etj, është dhe mbetet idenditet kombëtar.

Prandaj çdo anonim që “famën” e tij e ka deri te përroi i lagjes e mer përsipër baltosjen e gjeniut të letrave shqipe, më ngjan si ajo miza që zhurmon në vithet e kalit.

Keqardhje që midis sharësve gjej edhe disa miqtë e mi të mirë që inatin me diktaturën e zbrazin kot mbi atë që me romanet dhe aktet e tij publike i hoqi në sytë e botës mbarë petët lakrorit komunist që gatuhej me mishin e viktimave të pafajshme.

Por shqiptarët e duan gjeniun si një qenie utopike, si mbinjeriu, gjysëm perëndi, i pa gabueshëm, pa vese, pa orekse, madie dhe pa seks ndaj edhe zhgënjehen si fëmijë kur sapo marin vesh të vërtetën se edhe ai kryen nevoja fiziologjike si gjithë njerëzit e tjerë. Ky zhgënjim i rebelon.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s