Kategori
Uncategorized

Haki Çako bëri më 1991/Ndalimin e parë për “fyerje publike” ndaj diktatorit sipas dekretit të “monumenteve”

Nga Kastriot Dervishi

Dekreti nr.7459, datë 22.1.1991 “Për respektimin dhe mbrojtjen e monumenteve që lidhen me historinë kombëtare dhe të simboleve shtetërore”, ndonëse nga ana e jashtme është perceptuar për mbrojtjen e busteve dhe shtatoreve të E.Hoxhës, mbronte atë që mund të konsiderohej “fyerje” e “poshtërim” i figurës së tij. dekreti hyri në fuqi pa u botuar në “Gazeta Zyrtare”. U quajt i mjaftueshëm botimi në shtypin e ditës. Vetëm tre ditë pas miratimit të tij, u ndalua një person. Sipas komunikatës nr.20, datë 26.1.1991 të Ministrisë së Punëve të Brendshme, më 25.1.1991 ishte ndaluar shtetasi Leonard Fisnik Bulku, vjeç 34, sepse “në mënyrë publike” kishte “sharë e fyer figurën e Enver Hoxhës”. Në procesverbalin e mbajtur nga vetë i ndaluari, në të cilin përveç tij ka nënshkruar edhe oficeri i policisë Haki Çako, thuhej: “Sot më datën 25.1.1991, përballë Institutit të Lartë të Arteve, në mënyrë të hapur publike, ka sharë personalitetin e Enver Hoxhës që bie në kundërshtim me dekretin nr.7459, datë 22.1.1991, pika 4. Në fakt pikat 3 dhe 4 të dekretit ishin:

“3-Çdo veprim që ka për qëllim dëmtimin, prishjen ose ndryshimin e objekteve të mësipërme si dhe çdo fyerje ose veprim që poshtëron figurën e personaliteteve të tilla, dënohen me heqje të lirisë nga 6 muaj deri në 3 vjet.

4-Kur veprat e sipërme kryhen nga një grup i organizuar personash, shoqërohen me akte dhune ose prekin rendin publik, për organizatorët e këtyre grupeve dhe për ata që kryejnë veprën, masa e dënimit dyfishohet”.

Kjo e tregonte fare qartë se dekreti ishte pikësëpari për të mbrojtur emrin e E.Hoxhës, i cili në kushtet e reja të vendit, sigurisht do ishte në qendër të sulmeve për krimet e shumta dhe gjendjen e rëndë ekonomike të vendit.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s