Kategori
Uncategorized

Çfarë i tha ne Hage, kasapi i Ballkanit Millosheviç argatit te tij Baton Stanishiq!

Artikulli deshmon se Baton Stanishiq ka qene agjent i majave te hierarkise se Beogradit. Ndaj dhe ai eshte quajtur argat in chef. De facto ai qendron mbi Esad Toptanin e Ri dhe Miladinin Shqipfoles.

Baton Haxhiu, spiuni i Serbisë po bëhet faktor në Prishtinë e në Tiranë

NGA GANI MEHMETAJ MË 25 JANAR 2020 NË ORA: 09:23

Kush e caktoi Baton Haxhiun dëshmitar në Gjyqin e Hagës, kur gjykohej Milosheviqi, askush nga shqiptarët nuk di ta sqaroj as pas 17 vjetësh. Nuk e thonë as në Tiranë ku Haxhiun e bënë “kosovarin” kryesor kur duan të na fyejnë në inteligjencë e në arsim, nuk e thonë as në Beograd ku ai shkon shpesh.

Kasapi i Ballkanit e frikësoi keqas Batonin, duke ia bërë me dije publikisht se ishte bashkëpunëtor i Sigurimit Serb, prandaj s’kishin ç’të dëshmonte pos qyqarisë së tij.

Ende nuk më shqitet thënia e Milosheviqit, drejtuar Baton Haxhiut:

-Ti ke qenë bashkëpunëtor yni, apo jo? Dëshiron të ta dëshmoj?”

Ndërsa dëshmitari Haxhiu që duhej të dëshmonte krimet e serbit, ul kokën, sikur ta kastronin. Ish kreu i Beogradit e paralizon dëshmitarin si gjarpri bretkosën.

Është dëshmi e vlefshme kjo lloj dëshmie e gazetarit Baton? Mund t’i besojë ndokush?

Gjyqi i Hagës zhvillohej me seancat maratonike. Kur nisi të gjykohej krimineli Milosheviq, sepse ata para tij qenë vetëm peshq të vegjël, transmetimet televizive zgjuan kureshtje të përgjithshme.

Gjykohej njeriu, mbi supet e të cilit rëndonin krimet në Kosovë, sepse ai para gjyqtarëve jepte përgjegjësi për masakrat e përdhunimet. Nga ky numër jo i paktë i dëshmitarëve të shtresave e të strukturave të ndryshme, asnjëherë nuk e kam kuptuar pse i ftuan M. Bakallin e B. Haxhiun.

Ku qe arsyeja?

Ata që e përgatitën akuzën donin ta minimizonin krimin monstruoz të kriminelit, apo synohej që t’i gjenin objektet për fyerje, sepse i akuzuari nuk pushonte, i fyente e i përçmonte, ua kujtonte kohë pas kohe kush ishin, duke ua tërhequr vërejtjen, mos më nxisni se unë di edhe më shumë për ju. Nga dëshminë e këtyre dy figurave margjinale, prokurori e gjyqtarët nuk nxorën asgjë për të qenë, pos ia dhanë mundësinë kriminelit nga Beogradi të tregohej superior ndaj tyre.

Kur i dëgjoja dëshmitë e tyre të flashkëta, të pasigurta, shpesh qyqare, sikur të mos qenë prokurorët e gjyqtarët e dëshmuar, do të krijoja bindjen se dikush e përgatiti këtë ballafaqimin sa për të parë lojën e maces me miun.

Dy dëshmitarë, gati kyç, sikurse u paralajmëruan nga mediet tona, po edhe nga mediet e huaja, dolën shterpë, pa asnjë fakt të kapshëm, ndërsa pati mijëra fakte e dokumente. Kur dolën në ekran ish-zyrtari i lartë i Komitetit Krahinor dhe ish gazetari i “Kohës Ditore” dukeshin të shqetësuar, të frikësuar, herë–herë sikur u bllokohej truri.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s