Kategori
Uncategorized

Këllira me vila.

Na latë pa dhe, dhe atdhe, jukëlyshë bushtrash.

Nga ju as prindërve smundëm, tju hedhim dot një dorë dhe.

Bastardë.

Nën hijen e pushtetit, gjithshka uzurpuat, përziet dhe gatuat,

nën hijen e tij, ju ish varfanjakë, harbutë, spiunë, të pa fe,

u bëtë pushtetarë,

ju shegertët e pa brekë dhe djerse balli u pasuruat.

Këllira me vila.

Qeflesha, presha, drejtorë,drejtoresha.

Deputet, që drejtoreshat dashnore i hidhnin në kosh plerash, apo plerave ngelë.

Spiunë që moshapja e dosjeve i bëri drejtorë nga të pa shkollë, nga ish të papunë.

Fole grerëzash.

Piçkëllonjash, brumbuj, krrimba, miza dheu mushkonjash.

Gjithshka mundët rrëmbyet, uzurpuat.

Veç harruat.

Harruat se një ditë do ju shihja përsëri si dikur verdhacakë të fshehur skutave.

Pushteti iku mbaroj, firoj, bashkë me të dhe ju fëlliqësira të pa besë harbutë.

Koha ndryshoj.

Ju ngelet atje, në fëlliqësinë e batakut tuaj të ndyrë, një si ligësia e juaj lëtyrë.

Shyqyr humbi partia, shpëtoj dhe shqipëria.

tani ju ngelët si dikur për medet, veç me horrllëqet, spiunllëqet, dhe kafenet.

Koha e juaj mbaroj.

Ajo i takon atyre që si pishtarë punojnë për demokracinë, ju vazhdoni, penetroni si gjithmonë me ligësinë.

Koha e rinisë.

E atyre që errësirë të kaluar skanë, e atyre që e duan vatanë, ju ish hajdutë, drejtora, ministra larg, larg, gjetshi belanë.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s