“Turp për qeverinë shqiptare! Kryeministri Edi Rama shpërfilli dinjitetin e vendit të tij dhe zbatoi urdhrin e Erdoganit.
Të drejtat e njeriut të Harun Çelik janë shkelur, ai dëbohet në mënyrë të paligjshme në një operacion policor të rreptë”, shkruhet në një tjetër status.
Harun Çelik, 42 vjeç, është mësues me profesion dhe i shpëtoi përndjekjes në Turqi, pasi vuajti dënimin në Shqipëri po dërgohet jashtë vullnetit të tij sërish në Turqi.

Një shtetas turk, 42- vjeç mbështetës i lëvizjes Gylen, pasi ka përfunduar dënimin në Shqipëri është marrë në mënyrë të paligjshme dhe është mbajtur disa orë në Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit në Laprakë.
Burime për abcnews.al thanë se qytetari turk është ndaluar në Rinas 5 muaj e gjysmë më parë, teksa kalonte tranzit me pasaportë false kanadeze. Ka vuajtur dënimin në vendin tonë prej 5 muajsh e gjysmë, dhe sot është njoftuar se i ka përfunduar dënimi.
Burimet saktesojnë se 42-vjeçari turk, Harun Çelik është liruar nga burgu 302 në Tiranë, më datë 1 janar 2020, pa u zbatuar procedurat ligjore të lirimit. Sakaq, menjëherë e kanë marrë prej andej dhe kanë nisur procedurat për deportimin e tij nga Shqipëria.
Referuar sërish burimeve të besuara, Harun Çelik nga Drejtoria e Migracionit është transportuar me urgjence drejt Rinasit, ku autoritetet shtetërore shqiptare po e deportojnë jashtë dëshirës së tij, për ta dorëzuar në Turqi, ku ai përndiqet nga shteti turk. /abcnews.al

“Harun Çelik u dërgua në zyrën e Migracionit dhe prej andej u rrëmbye dhe u fut me forcë në një automjet. Miqtë e tij ndërhynë në aeroport. A ka ndonjë ligj në Shqipëri?”, shkruan Barbarossa Kaya, e cila bën tag në twitter Kryeministrin Rama.
“Turp për qeverinë shqiptare! Kryeministri Edi Rama shpërfilli dinjitetin e vendit të tij dhe zbatoi urdhrin e Erdoganit.
Të drejtat e njeriut të Harun Çelik janë shkelur, ai dëbohet në mënyrë të paligjshme në një operacion policor të rreptë”, shkruhet në një tjetër status.
Harun Çelik, 42 vjeç, është mësues me profesion dhe i shpëtoi përndjekjes në Turqi, pasi vuajti dënimin në Shqipëri po dërgohet jashtë vullnetit të tij sërish në Turqi. Nuk dihet akoma saktësisht nëse iu dha mundësia të bëjë kërkesë për azil ose te apelojë vendimin e deportimit apo jo pasi as avokati i tij nuk është njoftuar për vendimin për deportim, që është bërë më 1 janar, një ditë pushimi.