Kategori
Uncategorized

“Hero i Popullit” në komunizëm, por i paguar nga fashizmi më parë

Nga Kastriot Dervishi

Në dokumentacionin e viteve 1939-1943, do të gjesh plot “antifashistë” të 1944-s. Me poste zyrtare, me përfitime materiale, etj, pikërisht në kohën kur kampet e fashizmit mbusheshin me antifashistë antikomunistë. Sepse komunistët i urrejnë jashtëzakonisht antifashistët antikomunistë. Nuk i durojnë dot. Se këta “antifashistët” që u bënë komunistë, vetëm fundin e luftës kanë “heroik”. Le të shohim rastin që sjell sot.  

Me vendimin nr.873, datë 21.5.1940, Këshilli i Ministrave vendosi që pjesëmarrës në grushtin e dështuar të shtetit të vitit 1935, t’i paguheshin rrogat përkatëse nga Ministria e Financave. Personi më i njohur në këtë vendim është Zylyftar Veleshnja (Çela).

Në kohën e grushtit të shtetit, ky ishte ngarkuar nga organizata të kryente disa atentate kundër drejtuesve të shtetit. siç edhe dihet, regjimi fashist i kishte shumë për zemër këta që kishin kryer kësi punësh.

Nuk mund t’i linte Zylyftari pa marrë rrogat e regjimit fashist. Sigurisht me atë kredencial i plotësonte të gjitha kushtet. Në vitin 1945 Zylyftari dha shumë dënime me vdekje në Berat, duke çuar në plumb gjithë parinë e asaj prefekture, duke i akuzuar si fashistë.

Në vitin 1949 Zylyftarit iu dha titulli “Hero i Popullit”. Sot emrin e tij e mbajnë rrugë e shkolla si “antifashist” i madh.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s