Kategori
Uncategorized

Mëso të mos hakmerresh. Do e bëjë jeta në vendin tënd

Mësoni të mos hakmerreni, do të jetë jeta juaj që do ta bërë këtë gjë për ju.

Dhe gjithmonë do ta bëjë. Sepse askush nuk e braktis këtë jetë pa paguar faturën për veprimet e veta.

Kur gabimi nuk është juaji, qetësohuni. Jo. Nuk është e lehtë të rrish i qetë kur dikush të sulmon me keqdashje, agresion, gënjeshtra.

Ose të gjitha këto së bashku.

Energjia negative e një personi ndot mjedisin dhe ata përreth tij. Ai zvogëlon gjithçka në nivelin e vet. I ul poshtë dhe kjo nuk është e mirë për askënd.

Një nga dhuratat më të mëdha që mund t’i bëjmë vetes, është të mësojmë të injorojmë.

Të shmangim dhe për të injorojmë.

Heshtje. Ndërsa të tjerët presin të na shohin duke bërtitur.

Heshtje. Ndërsa përpiqet të provokojë reagime.

Heshtje. Të mos e vendosim kontrollin e emocioneve tona në duart e tij.

Heshtja mund të jetë jashtëzakonisht e fuqishme nganjëherë. Ajo ka aftësinë për të neutralizuar peshën e ligësive që duan të na shtypin.

Siç ndodh në situata të tjera dhe për emocione të tjera, e keqja kur nuk gjen reciprocitet, ikën.

Ka shumë beteja që kjo jetë intensive dhe e tërbuar na detyron të luftojmë çdo ditë.

Ka shumë pengesa për të kapërcyer ndërsa përpiqemi të mbajmë ekuilibrin tonë.

Pse të luftojmë luftëra të kota? Të reagojmë ndaj kritikave që synojnë të prishin dhe të mos ndërtojnë asnjëherë?

Pse të hakmerremi për një padrejtësi menjëherë, nëse ata që na kanë humbur tashmë kanë dënuar veten?

Është e vërtetë. Shumë zhgënjime diçka e ndryshojnë. A forcojnë? Ndoshta.

Sigurisht na bëjnë më dyshues, më pak të disponueshëm për t’u hapur me njerëzit. Më të kujdesshëm.

Sigurisht që ndodh që të mblidhen emocione, që i bëjnë hapat tanë gjithnjë e më të rëndë dhe të vetmuar.

Sigurisht që jetojmë në vetmi, në një turmë të vetmuar.

Prandaj injorimi është i nevojshëm. Është çlirues.

Lëreni të shkojë rrëmujën, zemërimin. Lërini të shkojnë ata që janë ndryshe nga ne.

Shkoni përtej gënjeshtrave të ndërtuara me mjeshtëri. Përtej asaj që nuk i përket syve dhe zemrës tuaj.

Distancimi, qoftë edhe vetëm emocionalisht, shmang betejat e padobishme dhe sterile.

Gënjeshtra do të mbete gënjeshtër, agresivi do të vazhdojë të sumojë.

Do vazhdojnë të gjykojnë veprimet tona, çdo fjalë që shkruajmë apo themi.

Do vazhdojnë të presin çdo rrëshkitje të mundshme për ta përdorur kundër nesh.

Të mësojmë të mos hakmerremi, këta njerëz nuk na ngjajnë.

Ta lëmë kohën të mendojë, le të mendojë jeta.

Sepse, ta kujtojmë edhe një herë. Askush nuk ikën nga kjo botë pa e paguar faturën e veprimeve të veta.

Këtë mos ta harrojmë kurrë.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s