Kategori
Uncategorized

RUDINA , 2 Prilli dhe Ruci i zi.

Por askujt nuk i kishte shkuar në mëndje që deputetja Rudina, me mandatin e PD-së në tavolinë do i kërkonte Gramoz Rucit urdhërdhënësit të masakrës së dy prillit që të ftonte deputetët e ligatinës komuniste për të mbajtur 1 minutë heshtje në kujtim të Arben Brocit, Bujar Bishanakut, Besnik Celës e Nazmi Kryeziut.

Kjo ishte e tepërt Rudinë. Unë po përpiqem ta quaj këtë sjellje si veprim emocional të pa studiuar, pa cka se në të vërtetë ai është një poshtrim i Herojve te Demokracisë.

Nga Mona Rusi/

Rudina është një vajzë e mirë, e shkolluar mirë ,bija e legjendës Azem Hajdari u prit me ngrohtesi te vecante nga masat e demokrateve. Pranimi i mandatit te deputetit nga ana e saj u pa si divorc me jetën e qytetarit dhe si marrje përgjegjsish në jetën politike.

Në këtë cast ajo e largoi veten e saj nga qetësia dhe rituali i zakonshëm. Për shkak të trashigimisë politike, hapja e kanatit të djathtë të portës qe e lehtë.

Rudina duke e kapërcyer pragun e asaj porte e dinte se ky vendim do ishte sa i dobishëm aq edhe ngushtësues. Faktorizimi i shpejtë në politikë do vinte edhe për shkak të prurjeve të konsiderueshme të atit të saj. Por nga ana tjetër Rudina duhet ta dinte se prej këtij vendimi do lejonte tkurrjen e vendimarrjeve personale që mund të binin ndesh me strategjinë dhe taktikat e forcës politike ku deputetja e re po angazhohej.

Pikërisht për këtë shkak qëndrimi i saj kunder vendimit të forumeve politike ngjalli reagime fillimisht në tonalitete habie, të cilat në pëërputhje me diagramën e sjelljeve të saj politike u përshkallëzuan e u ashpërsuan.

Ky fillim aspak i hijshem dhe qe binte ndesh me pritshmerine e demokrateve do pasohej me te tjera mendjeshkrepje te Rudines te cilat do ta kompromentonin edhe me shume poziten si deputete demokrate.

Asaj ju be e qarte nga publiku demokratik se po largohej per dite e me shume nga rruga qe Azemi me shoke kishin ndertuar me aq mund e sakrifica. Por askujt nuk i kishte shkuar në mëndje që deputetja Rudina, me mandatin e PD-së në tavolinë do i kërkonte Gramoz Rucit urdhërdhënësit të masakrës së dy prillit që të ftonte deputetët e ligatinës komuniste për të mbajtur 1 minutë heshtje në kujtim të Arben Brocit, Bujar Bishanakut, Besnik Celës e Nazmi Kryeziut.

Kjo ishte e tepërt Rudinë. Unë po përpiqem ta quaj këtë sjellje si veprim emocional të pa studiuar, pa cka se në të vërtetë ai është një poshtrim i Herojve te Demokracisë.

Rudinë, në rrugën e gjatë të vendosjes së sistemit demokratik është derdhur gjak. Një prej tyre është edhe babai juaj i nderuar. Por Herojtë e dy prillit janë të vecantë për memorjen e shqiptarëve. Ata u vranë në kufijtë e ditë-natës. Në jetë-vdekjen e tyre ngjizi themelet e ngrehina e demokracisë, në gjakun e tyre tretëm frikën, u shkundëm, u trimëruam për ta përmbysur kucedrën e kuqe.

Po ti e di mirë moj Rudinë se cili ishte ministri vampir që urdhëroi masakrën. Ishte Gramozi i zi që ti ju lute të mbante një minutë zi për …të vrarët ? Jo moj Rudinë ata nuk jane “të vrarët” e Gramoz ziut, ata janë besimi ynë, forca jonë për të shembur gramozërinë. Ata janë përjetësia, janë “harusha e madhe” në na orientojnë gjith herë drejt lirisë. Askush nuk ka lejë të shpërdorojë veprën e tyre, aq më tepër sot kur qielli I politikës shqiptare është më i ngarkuar se kurrë nga retë e zeza enveristo- edviniste .

Lini një koment