Por Shqipëria kishte nevojë të tregonte një tjetër anë të sajën. Shqipëria nuk janë e nuk e përfaqësohet as nga hajdutët, as nga trafikantët, as nga politikanët, që i ngjiten flamurit si m… pas këpucës për të përfituar kredite.
Pjesëmarrja e kombëtares në Europian dhe mijëra tifozët që i shkuan pas, prezantuan një shoqëri të civilizuar, frymëzuese, argëtuese e paqësore.
Atë që se bëri asnjëherë klasa e të zgjedhurve, e bëri vetë populli, duke i detyuar të gjitha mediat e huaja të shkruanin fjalët më të mira që janë shkruar ndonjëherë për njerëzit e këtij vendi.
Kemi nevojë për frymëzim, kemi nevojë të ndjehemi krenarë. Historia ka treguar se sporti bën atë që nuk bën dot asnjë qeveri.
NGA MENTOR KIKIA.










