Edi Rama mbajti një fjalim të gjatë sot në Kongresin e PS-së. Në fjalën e tij spikatën të paktën tre momente ku Rama rezulton se ka mashtruar hapur duke manipuluar të vërtetën.
-Pika e parë ishte problemi i zbatimit të statutit për kryetarin.
Shprehet Rama:
Ka edhe një pakicë shumë të vogël, e cila nga ky kongres pret të gjejë se si do i bëhet hallit statutor të mandatit tim, që sot këtu jam sipas saj, i pazgjedhur – do të diskutojmë hapur sot edhe për këtë, në pjesën e tretë të Kongresit.
Rama e konsideron si ‘pakicë të vogël’ atë pjesë të partisë socialiste që ka kërkuar zbatimin e statutit. Ky pohim ka dy probleme.
Së pari askush nuk e ka matur apo vlerësuar se ç’pjesë të partisë Rama e konsideron të tillë, sepse për 3 vite rresht nuk ka pasur kurrëfarë diskutimi/zgjedhje për këtë problem dhe nuk ka si të matet nëse është pakicë apo shumicë.
Së dyti, ky pohim i Ramës nëse do të ishte i vërtetë, do ishte tregues se pjesa dërrmuese e Partisë Socialiste është dakordësuar me shkeljen e statutit, pra me shkeljen e rregullave të ‘shtëpisë’ së kësaj partie, pohimi i Ramës nuk bën gjë tjetër veçse masivizon shkeljen e parimeve dhe rregullave në këtë parti dhe rrit përmasën e implikimit. Justifikimi është tipik bolshevik, i papërgjegjshëm dhe i pacipë.
-Pika e dytë lidhet me qëndrimin e Ramës në lidhje me problemin e borxheve.
Shprehet Rama:
Vërtet morëm borxh 1.6 miliardë dollarë, po deri tani kemi larë 2.2 miliardë dollarë. Sikur të mos na duhej të merrnim borxh për të shlyer mospagesat e qeverisë së vjetër, sot borxhi publik i Shqipërisë do të ishte ulur drastikisht, në 65% presje diçka.
Kryeministri ka pretenduar se qeveria e tij ka shlyer 2.2 miliardë dollarë borxhe dhe se qeveria e tij ka shlyer më tepër borxh nga sa ka marrë. Kjo është një shifër surprizë e padëgjuar më parë. Por nëse qeveria ka rritur aftësinë shlyese të borxhit, si shpjegohet që borxhi publik po shkon drejt 75% dhe rritet vit pas viti?
HashtagAL publikoi disa ditë më parë dhe një raport të KLSH-së që jepte alarmin për zhytjen e vendit në borxhe, ndërsa kryeministri i vendit pretendon krejt të kundërtën. Pa dhënë asnjë referencë thjesht e ofron shifrën kështu në hava, a thua se 2.2 miliardë dollarë ky vend i gjeneron çdo javë.
-Pika e tretë ishte qëndrimi i Ramës për koncesionet.
Shprehet Rama:
Check Up-i falas, hemodializa e mundur në të gjithë territorin, materialet dhe instrumentat e reja mjekësore në dispozicion të spitaleve tona, janë histori të mirëfillta suksesi. Sepse nuk paguajnë qytetarët që të fitojë privati, për një shërbim që i duhet shtetit, siç ndodh me koncesionet e qeverisë së vjetër. Po investon privati, që qytetarët të marrin shërbime shumë më cilësore, pa paguar asnjë qindarkë. Ndërsa shteti shlyen privatin, në një periudhë të arsyeshme kohore.
Të treja koncensionet që përmendi kryeministri kanë treguar që niveli i investimit të koncesionarëve privatë ka qenë minimal dhe se me fitimet që korrin këta koncesionarë e shlyejnë vlerën e investimit që vitin e parë. Për të mos përmendur favorizimet dhe mungesën e kontrollit në cilësi pune dhe pagesa nga ana e qeverisë. Rasti i pagesave të Check-Up nga qeveria tregoi se kompanisë koncensionare i ishin dizbursuar rreth 1.7 milionë dollarë më tepër. / HashtagAL
Kategori
2 replies on “TRE MASHTRIMET E NJË KRYETARI PA MANDAT.”
Ore Urim vellai, mire keta ne Tirane, po ne Selenik e ke marr vesh cfare ben Pavlina Evro Ylli ?!?!? Merr pjese ne paraqitjen e librit te renegatit Stavro Dajo …ku shkruan Minoriteti grek i VORIO EPIRIT..?!?!?!/ kU JE uRIM BURRI QE BASHKE ME tHOMA nININ I PRETE DUART sTAVROS….Tani kjo e leshkura Pavlina merr pjese ne paraqitjen e librit ku flasin antishqiptaret me te degjuar ne Selenik, Vali kondi dhe spiro Sfeta…Shikoj fotografite dhe shqiptare nga shoqatata shqiptare. Shiko Pavlinene me te shoqin qe marrin pjese ne nje liber me titull Vorio Epirin..E legjitimon shteti shqiptar kete term ?!?!/
PëlqejeniPëlqyer nga 1 person
Pershendetje i nderuar Petro, megjithe se nuk ju njoh ju falenderoj per mesazhin, por peshku eshte qelbur nga koka, une si emigrant bera ç’munda per emigrantet qe ata te mos vidheshin ne konsullate dhe nga sekseret, bashke me z Maqo Nini.Sot ata jane bere bashke kunder shqiperise.
PëlqejeniPëlqejeni