Kategori
Uncategorized

Të gjithë ministrat me charter, ja udhëtimet e Tahirit, Gjiknurit, Beqajt, Klosit, Ahmetajt dhe Ballës, anëtarët e kabinetit më shumë jashtë se në detyrë.

Të gjithë ministrat me charter, ja udhëtimet e Tahirit, Gjiknurit, Beqajt, Klosit, Ahmetajt dhe Ballës, anëtarët e kabinetit më shumë jashtë se në detyrë
E gjithë qeveria në charter. Të gjithë ministrat në fluturim, ku një udhëtim kushton 50 mijë euro.
Kryefinancieri i ri Arben Ahmetaj mund të jetë një rekordmen i fluturimeve luksoze me paratë e shqiptarëve apo të biznesmenëve gjysmë të padukshëm, por nuk është kurrsesi anëtari i vetëm i qeverisë “Rama”, që ka fluturuar me charter.
Sipas të dhënave të sistemit TIMS, përpos kryefinancierit Arben Ahmetaj, pas fluturimeve me charter (një udhëtim kushton rreth 50 mijë euro), kanë rendur edhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri etj. Rastësi apo jo, sipas dokumenteve, rezulton se ministrat që kanë udhëtuar me charter, janë anëtarët e kabinetit më të lakuar për abuzim me pushtetin. Sigurisht që numri i udhëtimeve me charter të ministrave në fjalë është modest krahasuar me intensitetin e fluturimeve të kolegut të tyre Ahmetaj. Megjithatë, konstatohet një trajektore e çuditshme në udhëtimet e tyre.
–Për shembull, ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri, para se të bëhej ministër rezulton se ka udhëtuar edhe me furgon apo kamion, ndërsa pas shtatorit të 2013, kohë në të cilën u emërua në krye të një prej degëve më të rëndësishme të qeverisjes, Gjiknuri udhëton me charter, por edhe me linjat e zakonshme. Përpos ministrave, me charter kanë udhëtuar edhe deputetë të Partisë Socialiste.
–Taulant Balla, deputeti i vetëm socialist që mori në mbrojtje ministrin Ahmetaj, rezulton të ketë fluturuar 15 herë me charter që nga viti 2004.
Vetëm gjatë vitit 2004, pak para se Nano të rrëzohej nga pushteti, deputeti Balla ka udhëtuar gjashtë herë me charter.
Një ministër mbi 150 udhëtime në dy vjet 
E përbashkëta e të gjithë ministrave është se ata kanë qëndruar më shumë në ajër se sa në detyrë.
Një ministër, në harkun kohor prej dy vitesh, ka udhëtuar mbi 150 herë jashtë vendit, me linja të zakonshme, me charter apo me makinë.
Sipas dokumenteve, në çdo udhëtim ministrat kanë qëndruar nga dy deri në tre ditë jashtë vendit. Ka edhe nga ata që kanë qëndruar 10 ditë apo më shumë. Nëse ish-ministri i Ekonomisë ka gjetur një alibi për të justifikuar intensitetin e udhëtimeve, duke thënë se ka shkuar për të thithur investimet, mbetet për t’u parë se si do t’i justifikojnë udhëtimet e shpeshta Ilir Beqaj apo Saimir Tahiri.
Tahiri dhe Beqaj 
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, rezulton se ka udhëtuar pesë herë me charter, tre herë gjatë detyrës si ministër dhe dy herë gjatë vitit 2009. Ministri i Brendshëm është larguar nga Rinasi me charter në datën 12.04.2015, ora 11:02,  me numër pasaporte DR0530226-Al. Po ashtu, ministri është kthyer me charter në Shqipëri në datat 14.04.2015, ora 14:20 dhe datë 10.06.2014, ora 20:11. Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka udhëtuar dy herë me charter dhe dhjetëra herë me linja të zakonshme.
Gjiknuri, nga furgoni në charter 
Sipas të dhënave të sistemit TIMS, ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri, gjatë dy viteve të fundit, ka udhëtuar 4 herë me charter dhe dhjetëra herë me linja të tjera. Në datën 20.12.2015, ora 15:46, me numër pasaporte DC8725979-AL, Gjiknuri është larguar nga Rinasi me charter, ndërsa është kthyer po me charter në Rinas në 22.12.2015, ora 22:03. Po ashtu, ministri ka udhëtuar edhe tre herë të tjera me charter. Ndërkaq, Damian Gjiknuri, në vitin 2007, rezulton se ka kaluar kufirin me furgon, ndërsa disa vite më pas, nga furgoni ministri hipën në charter. Konkretisht në datën 27.03.2007, 14:15, Gjiknuri ka kaluar në pikën kufitare të Qaf thanës me furgon pasagjerësh.

2 replies on “Të gjithë ministrat me charter, ja udhëtimet e Tahirit, Gjiknurit, Beqajt, Klosit, Ahmetajt dhe Ballës, anëtarët e kabinetit më shumë jashtë se në detyrë.”

More po analfabet jane keta ministrate.nuk dine te flasin ne telefon,nuk dine me e-mail apo scype ????
Me siguar duhet edhe s h o q e r u s i dhe p e r kt h ys i per ti dale para e prapa per ti lare kembete.
Vaj halli… mjet vatani pran dijes,, pran,,, sofres .ku rene populli shqipater.
Brenda shqiperise ka dy p u s h t e t.Sot P.s, te gjith administaren e ka te antarev te PS,nga portjeri,pastrusja .shofet tek ministri e kryeministri e kryeeparlamentari.
Nesr me e merr pushtetin PD e ka gati kudrin e vet nga Pasatrusi tek Presidenti apo kreyparlamentari.
Cbehet kshtu???
Po do thone ndonjeri po keshtu behet edhe ne kore ,kine ,Vietnam,kub etj etj
Ngelem duke marr shembjut negative te gjith vendeve te botes.
Edhe rama thote partia loburiste e anglise e ka sekretari edhe kryetar shteti ne statuse.
Vertet kudo ka por p..sh. drejtorat nuk preken.mundet ministaret.po pse nje minister pa parti nuk ben te kete edhe PD apo PS:
Por jo lufte e klasve sote esht me e ashper se ne kohen e envereit do thone ndonjeri qe ky qenka ithtar i envereit.jo nuk jam sepse ma ka vra 2-3 te aferte dhe lenduar 3-4 te tjere.por prap kemi qendruar heshtje ne te tjerete. sepse vrima e miut nuk xente me njerz e paguan me koken ata qe folen ndryshe.
po e dine PD kete ceshtje ???pse nuk e ngre ne parlament 150 udhtime esht katastrofike edhe per njeruin sepse aeroplani te trodite shume dhe te fluturojn dhe trute.
Per cudi nuk kane ra ne pesh na esht bere edhe tahiri nga kastarvec-trangull kerthi i holle ne derrguce i trashe tani e ka len mistaqet (qe i hoqi presidenti) tehiri per ti dhen redesi vetes si buur zakoni qe jam burr i mire ,po te thote tjeteri kollaj te dh…mustaqet se asqje nuk kae rregualluar vec ke ndertaur burgje e i ke mbushe plote me demonstruse pse qelluan ramen apo pse bashkin qe ben pune pa krye.
Beqja e rama me ligjin e tokes e kan futur shqiperin ne k a o s e .P R O N A DUHET SHKOJN TEK P R O N A R :- i zoti.AJO ESHTE E SHEJTE SEPSE ESHT MESHIRUAR PUNA E LUFTA PER TA MBROJTUR.
POR AJO shitet e del ne treg konform rreguullave.Sot ska prone te siguar sepse dalin mbimbulimet e aktivisteve her te PD .her te PS.Dhe si e tuill nuk munde te shitet.
Pa ligjin e PRONES shqipria nuk hyne ne europe.Ose kur te hyne ne europe duhet nje ligj tjeter qe prona shakon tek pronari meren dokumntet e pronsiai dhe behet rilevimi sipes dokumnte te viteve 1928 deri vitin 2000-.Ku mungon dhe ka pretendime shteti te jap toka nga ato te Nd,bujq te bonifikuare e shpyllzuara..qytetarve qe jan shpargulur nga rrethi te mos u jepet btoke ne Rreth por nga ajo qe esht dispaonible ne Shtetit afer ku banone.
Per ndryshe nuk ka prone sepse fshati esht ne gjendje te keqe dhe duhet te kolektivizohet-Ferme
Te mos dalin rama si simpatizant te rregullojn komunistet e socialistet e te tjerev shko ne gjykat.Jo te ke nxjerr ligjin ndaje token sipas ligjite.
Ne shqiptarin Komuniste -fashiste kane marr toke dhe serbet,gereket boshnjaket,maqedonasit,msalazeset, qe nuk kan lind,banuar,nuk kane qen proan ne asnje reforme . Dikush me peretendime kam prone ,dikush me fallsifikime e kriminalizim.

Pëlqejeni

Lini një koment