Kategori
Uncategorized

Ezeli kurdular erkanayolu,bu yolun sahibi Muhammed Ali.

SEKINE BAXHIA

Sekine Baxhia është nga vjershëtoret bektashiane të fundit të shekullit të XIX-të. Ka lindur në vitin 1842. Eshtë e bija e Riza Hadiut, nga qyteti Sejid Gazi afër Stambollit. Ka marrë dorë në teqenë e Sulltan Shuxhaut atje. Ja një vjershë e saj, me të cilën lavdëron të Madhin Ali. Siç thotë vetë, këtë vjershë e ka kompozuar kur ishte 95 vjeç- Vjersha është kjo:

U krijua rrug’ e Muhamet Aliut,
Nga dor e Hunqar Haxhi Bektash Veliut,
Zoti urdhëroi ndriçim’ e njeriut,
Si Aliu në botë shënjtëruar a gjendet?

Shënjtorët së bashku gjithë po qëndrojnë,
Nga gojët e tyre diamant po lëshojnë,
Nga të metat shkundur, Zotin po lëvdojnë,
Si Aliu në botë pastruar a gjëndet?

Myrshidët të gjithë në vëndet po rrinë,
Të gjithë përmëndin me zjarr Perëndinë,
Besnikët pas tyre në lutjet u vinë,
Si Aliu pa t’meta qëruar a gjëndet?

Nga dyzet shënjtorët ne ujët e pimë
Në zëmër s’na mbetet frikë për dyshimë,
Duke thirrur Zotin bëjmë përmëndimë,
Si Aliu Përmëndës i shquar a gjëndet?

Kjo mbledhje është mbledhj’e përmëndimit,
Pasojmë Alinë në udhën e zgjimit,
Me fuqin’ e Zotit i arrijm’ ndriçimit,
Si Aliu në botë bekuar a gjëndet?

Rrug’ e erenlerve një sërr i bekuar,
Çdo gjë që kërkon ti atje ësht’ zbuluar,
Zemrat e të gjithve janë të bashkuar,
Si Aliu një zëmërkulluar a gjëndet?

Të gjithë shenjtorët çelin atë derë,
Derdhin er’ të këndshme, këshilla me vlerë,
Të drejt, të padrejtën e shquajn’ përherë,
Zgjedhës si Aliu i shquar a gjëndet?

Plaga e të metit a mund të shërohet?
E meta e zëmrës a mund të shikohet?
Nga Lokmani vetë ajo nuk mjekohet,
Mjek si Aliu dalluar a gjëndet?

Ali, më ke dehur me at’ dashurinë!
Çdo moment mundohem t’afrohem tek Tinë,
Nëndëdhjet’ e pesat i zura tashtinë,
Si Aliu në botë dashruar a gjëndet?

Sekineja thotë: Në do të afrohesh,
Hapi syt’ e zëmrës, po do të ndritohesh,
Merr drit’ nga Aliu, po do që të zgjohesh,
Njeri si Aliu ndrituar a gjëndet?

(orgj. Ezeli kurdular erkâna yolu, bu yolun sâhibi Muhammed Ali,
përkthyer nga Baba Rexhebit)

foto e Baba Rexheb

,

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s