Kategori
Uncategorized

Pse hesht kryebashkiaku i Gjirokastres Flamur Golemi!?

SHËNIM / Një njeri që tenton të verbojë rininë e tij, nuk mund të shikoj kurrë të ardhmen!

Nga Telnis Skuqi

Pas publikimit të pjesës së parë të falsifikimit të dokumentave zytare, kryebashkiaku i vetshpallur i Gjirokastrës, Flamur Golemi, ka preferuar të heshti.

Ai nuk ka asnjë argument për të faktuar: – Pse ai braktisti gjimnazin e Kardhiqit ku e kishte tek porta e shtëpisë dhe përfunduar larg, shumë larg nga vendbanimi i ti?!

Golemi siç e mohon vet, ai ishte «arsimuar» në gjimnazin e Leskovikut dhe në Fier për arsye familjare.

Zero fakt për të provuar me argumenta cila ishin arsyet familjare.

Kishte babain ushtarak? Jo!

Kishte të ardhua të kënaqshme familja e tij? Jo!

Kishte përfituar në vitin 1990 bursë studimi? Jo!

Kishte ndryshuar vendbanim? Jo.

Unë e kuptoj heshtjen e Flamur Golemit.

Ai ka frikë nga e vërteta.

Me publikimin e listës së notave, ai nga padituria publikoj një provë krimi.

Në këtë krim janë përfshirë pjesëtarët e familjes së tij, sepse atëherë Flamur Golemi ka qenë një spordhjak, ndërsa për të menduan të paktën 20 persona, duke nisur nga ish kunati i tij, vëllai i tij, babai i tij, nëna e tij, si dhe shumë falsifikator, sidomos kryefalsifikatori ish drejtori i atëhershëm i Shkollës së Bashkuar «Jani Vreto», sot burri i kryetares së Partisë Socialiste të Leskovikut, njëherazi drejtoreshë aktuale e kësaj shkolle.

Nëse vertetë Flamur Golemi do të ishte në të drejtën e tij, ai nuk mund të publikojë një bakall letër dhe ta hidhte në treg për të verbuar opinionin publik.

Flamur Golemi ende nuk iu është përgjigjur dy pyetjeve që unë i kam bërë qysh në fillim:

1) Pse vitin e parë të gjimnazit të Kardhiqit rezulton me mesatare jo të kënaqshme, ndërsa në Leskovik rezulton gjenial?

2) Pse opinion publik e ke keqinformuar për tri vitet e para të shkollës së mesme?

(Shënim: Një njeri që tenton të verbojë rininë e tij, nuk mund të shikoj kurrë të ardhmen!

Kategori
Uncategorized

“Nëse nuk respektohet drejtësia çfarë janë qeveritë përveçse banda hajdutësh?”

Shqipëria ka sot vetëm një Institucionin legjitim Kushtetues, Presidenti i Republikës, dhe vetëm një Institucion të pastër politik, Opozita e vërtetë jashtë parlamentare dhe çdo shqiptari të ndershëm.

Këto dy institucione janë shpresa dhe e ardhmja e Shqipërisë. Shqiptarët duhet domosdoshmërisht të rrëzojnë uzurpuesit e Pushtetit Qeveritar, të Parlamentit ilegjitim apo të Sistemit të kapur të Drejtësisë.

Artisti shquar Avni Delvina ka ilustruar artistikisht, dhe në mënyrë gjeniale shqetësimin publik të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, shqetësim të cilit i bashkohem pa rezerva, dhe mbështes mesazhin e tij për tu bashkuar dhe shpëtuar Shqipërinë.

Asnjëherë, pas 1919, edhe pasi u pushtua, Shqipëria nuk ka qënë më në rrezik se sa sot kur, shumë aspekte të jetës politike, shoqërore, ekonomike apo kombëtare janë nën thundrën e ilegjitimitetit. PPP kanë shkatërruar deri në palcë buxhetin e shtetit, dhe jo vetëm sot por edhe brezat e ardhshëm do të vuajnë, për ndoshta një shekull, pasojat. Shtypi i lirë ka vdekur, dhe po të mos ishte për rrjetet sociale apo gazetat presticioze perëndimore, BILD, Zëri i Amerikës etj. Shqipëria do të ishte në një terr informativ më të errët se gjatë regjimit komunist.

Me anë të makinacioneve mafioze, korrupsionit, ndaj të cilave kanë mbyllur sytë, në mënyrë të pashpjegueshme, edhe disa përfaqësi perëndimore në Tiranë, apo të disa zyrtarëve të BE, qeveria ka arritur, me efikasitet, të shkatërrojë Rendin Kushtetues (mungesa e Gjykatës Kushtetuese) si dhe ka deligjitimuar të gjithë strukturën shtetërore shqiptare, përveç Presidencës dhe Opozitës.

Shqipëria ka sot vetëm një Institucionin legjitim Kushtetues, Presidenti i Republikës, dhe vetëm një Institucion të pastër politik, Opozita e vërtetë jashtë parlamentare dhe çdo shqiptari të ndershëm.

Këto dy institucione janë shpresa dhe e ardhmja e Shqipërisë. Shqiptarët duhet domosdoshmërisht të rrëzojnë uzurpuesit e Pushtetit Qeveritar, të Parlamentit ilegjitim apo të Sistemit të kapur të Drejtësisë.

Shën Agustini ka shprehur dikur me shumë të drejtë:

“Nëse nuk respektohet drejtësia çfarë janë qeveritë përveçse banda hajdutësh?”

Hajro Çini

Kategori
Uncategorized

Elona ndrroj jetë…Nese shteti do ishte kujtuar qysh ne fillim Elona do ishte ne jete

Shteti u kujtua ne fund per Elonen 15 vjecare 😭😭

Pasi beri buje neper media ku oret i kishte te numeruara ,shendetesia dhe kryeministri mori fryme per Elonen 😥

Nese shteti do ishte kujtuar qysh ne fillim Elona do ishte ne jete.

Na fal Elone nuk mundem dot te mbanim ne jete sepse na rrethojn njerez te ulur neper kolltuqe pa ndjesi humane 😭😭

Elon shpiri jot u prehte ne paqe 🤲🙏🙏

Nga Ervisa Sina.

Kategori
Uncategorized

Zgjidhja nuk është largimi, por zgjimi dhe ndryshimi!

MANIFEST HISTORIK I PRESIDENTIT META

Zgjidhja nuk është tërheqja dhe justifikimet foshnjore, por përballja me të keqen dhe ligësinë!

Të dashur miq, sot është Dita Ndërkombëtare e Demokracisë.

Në themel të demokracisë qëndron vota, e drejta e çdo qytetari për t’u zgjedhur e për të zgjedhur, pluralizmi politik.

Demokraci do të thotë që çdo qytetar të vendosë për të ardhmen e vet. Që çdo qytetar të ketë besim te roli i vet në demokraci. Që çdo qytetar të ketë mundësi për të ndikuar mbi vendimmarrjen. Për ta detyruar atë të jetë transparente, nëpërmjet llogaridhënies në çdo nivel vendor dhe kombëtar.

Demokraci do të thotë që çdo qytetar të jetë i barabartë para ligjit.

Fatkeqësisht shumë nga këto parime e vlera që janë kolonat dhe zemra e botës demokratike, janë përçudnuar në vendin tonë.

Zhgënjimi është i madh. Jo ndaj demokracisë që sollëm në dhjetor ’90, por ndaj formës së shëmtuar që ajo mori në 30 vite. Shpopullimi dramatik i Shqipërisë dhe humbja e shpresës, veçanërisht tek brezi i ri, është treguesi më i dhimbshëm dhe fatkeq. Shikoni ku jemi sot: të fundit në rajon para dyerve të BE-së. Dhe ende askush nuk mban përgjegjësi, përkundrazi. Ka edhe më shumë thellim në paligjshmëri.

Fenomeni i rrezikshëm i shtetit paralel të propagandës dhe PPP-ve, dhe axhendat e nëndheshme që kanë kapur për fyti Shqipërinë, nuk janë gjë tjetër veçse një komplot kundër demokracisë, çdo vlere e parimi të saj, kundër sovranitetit të të gjithë qytetarëve që duan një demokraci të vërtetë europiane dhe perëndimore.

Ndaj ne sot kemi një mision të përbashkët historik: Të shpëtojmë demokracinë nga pengmarrja e një pakice të papërgjegjshme dhe jolegjitime!

Koha nuk pret!

Kjo është beteja jonë! E njerëzve të lirë, të ndershëm dhe punëtorë, e rinisë sonë të mrekullueshme! E të gjithëve ne që e duam me shpirt dhe zemër Shqipërinë! Dhe unë jam më i vendosur se kurrë!

Për një Shqipëri demokratike, si gjithë Europa!

Sepse liria, demokracia dhe dinjiteti njerëzor janë të panegociueshme!

Mbrojtja e demokracisë sot është një detyrë patriotike për t’i rikthyer besimin çdo qytetari dhe çdo të riu se e ardhmja më e mirë është vetëm këtu dhe kjo kërkon kontributin e secilit për ndryshim.

Zgjidhja nuk është largimi, por zgjimi dhe ndryshimi!

Largimi u intereson atyre që duan të zbrazin Shqipërinë nga shqiptarët, ndaj prej kohësh kanë planifikuar vrasjen e ngadaltë të demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

T’ua kthejmë Shqipërinë shqiptarëve dhe vetëm atyre! Sepse të rinjtë tanë mund të gjejnë çdo gjë jashtë që u mungon sot këtu, por kurrë nuk do të gjejnë Atdhe!

Regjimi i bllokmenëve ishte shumë herë më i vështirë se regjimi i oligarkëve për t’u përmbysur!

Zgjidhja nuk është tërheqja dhe justifikimet foshnjore, por përballja me të keqen dhe ligësinë!

O SOT O KURRË!🇦🇱

Kategori
Uncategorized

Më mirë të jetosh, Në bexgat e vendlindjes, Apo në sarajet, Krimet e Rilindjes?!

VIJOJNË VARGJET E ALDOS;

PËR KOMUNISTIN INTAÇOR…

Agim B Jazaj/

TË JETOSH?…

***

Më mirë të jetosh,

Në bexgat e vendlindjes,

Apo në sarajet,

Krimet e Rilindjes?!

Më mirë të flesh,

Pa bukë për darkë,

Apo me urrejtje,

Maçin në bark?!

Më mirë të jesh,

I varfër dhe i qet,

Apo pasunar,

Hajdut; me pushtet?!

Me mirë të ngrysesh,

Edhe i uritur,

A i kapërdisur,

Me pushtet të grabitur?!

Më mirë të ruash,

Shiritin e qytetarit,

A po të tundesh,

Me spaletat e zyrtarit?!

Mund të jesh polic,

Të vrasësh kriminelët,

Të qëllosh dhe babanë,

A, ta qëllojnë të tjerët?!

Kush është katil,

Nga geni i lindur,

Qëllon dhe bababnë,

Me dorë pa i’u dridhur!

Shpirti barbar,

E ka në gen,

Urren i gjallë,

I vdekur urren!

Ish kreu i Komitetit,

Mbi një gur e shihnin,

Ishte sjell njeri,

Ndaj nuk e pështynin!

Këto postulate,

I ndajmë me miqtë,

Ndonjerin prej tyre,

E kanë zili armiqtë!…

.

Kategori
Uncategorized

Një tjetër akt nga seriali “Të vras natën dhe të qaj ditën”.

Dhe e gjitha kjo ndodh sepse Rudina po ju shërben atyre që të qëndrojnë në pushtet me përulësinë më të madhe.

Nga USA Fehmi Tançi

Nga 21 vite që e vranë Liderin e Dhjetorit, 13 vite kanë qenë ish komunistët në pushtet.

Dhe pas 21 vitesh, simboli i komunistëve, “steka” e tyre, njeriu që qoftë edhe formalisht ka damkën e vrasjes së katër vetave në 2 Prill 1991 në Shkodër, Gramzi pra, organizon për herë të parë homazhe tek varri i Simbolit të Dhjetorit ‘90 dhe të demokracisë, z. Azem Hajdari.

Dhe e gjitha kjo ndodh sepse Rudina po ju shërben atyre që të qëndrojnë në pushtet me përulësinë më të madhe.

Tek i ndjeri Pjetër Arbnori vendose kurorë me lule Gramoz.

Tek simboli i Dhjetorit ‘90 vendose kurorë me lule Gramoz.

Shko dhe vendos kurorë me lule edhe tek katër dëshmorët e parë të votës së lirë në 2 Prillin e ardhshëm dhe i ke vënë kapak kësaj pune.

Dhe si për ironi të fatit, dy nga këto raste kanë lidhje me qytetin simbol të demokracisë dhe qëndresës ndaj komunizmit: #Shkodrën.😥😪

Me këto tre përdorime të simboleve të demokracisë, që kurrë nuk do ti falnit, dhe me ekzekutimin e plotë që i keni bërë demokracisë dhe shtetit ligjorë në vend, nuk ka nevojë që me dekret parlamenti ta shpallni Shqipërinë #diktaturë apo #narkodiktaturë se tingëllon keq me kohën.

Në realitet e keni kryer misionin dhe jeni ne drejtimin e duhur Gramoz.

Paçka se Shqipëria dhe shqipëtarët do t’jua shikojnë akoma dëmin, siç j’ua kanë parë prej 1941-shit dhe deri sot.

Kategori
Uncategorized

Me shume se kurre ndihet mungesa e jote Azem Hajdari.

Idealistet nuk i bejne llogarite me parate!

Se nese llogarit nuk je idealist!

Une mund te besoj se drejtoresha e tatimeve mund te kete patur nje rroge me te madhe dikur ( zyrtarisht, se realisht nuk e besoj se ka futur ne xhep me shume para se sot), por kurrsesi qe eshte idealiste!

* * *

Me shume se kurre ndjehet mungesa jote Azem Hajdari!

* * *

Ne kete bote rolet ishin ndare:

Aktoret lozin ne skene e njerezit ne jete!

Por…sot …ka njerez ne skene dhe aktore ne jete!

* * *

Ripublikim!

PD ka bere opozite me disa njerez dhe ka qeverisur me ca te tjere!

U ka dhene lemoshe (informative) ca mediave ne opozite dhe miliona (leke) ca mediave te tjera ne pushtet!

* * *

Hera e pare qe i besoj nje deputeti (Ndoka) : nese ne parlament do te praktikohej doreheqja e njerezve te denuar nga gjykatat, ne salle do mbeteshin vetem 75 deputete!!! ( I bie qe 65 deputete te jene te denuar nga gjykatat)!!!

* * *

Basha perpara se t’i kerkoje popullit t’i shkoje pas, duhet te kerkoje se pari te braktise injorantet qe e rrethojne (se pas tyre nuk shkon askush) dhe te angazhoje te mencurit e te kulturuarit dhe, se dyti, te investohet ne mediat e djathta, (qe jane per t’u qare hallin nga indiferenca “shekullore” e PD-se ndaj tyre) e jo ne kamaleonet mediatike!

* * *

Lexhendari Enver Hoxha – lexova diku…!

* * *

Grupi me i madh parlamentar do te krijohet se shpejti ne burgjet e vendit! Sikur te kishte “burgje” edhe per injorancen, ne sallen e Parlamentit do mbeteshin apo jo nja 10 deputete…!

* * *

Fjala “dekriminalizim¨” eshte e do mbetet nje metafore politike perderisa deputetet zgjidhen nga Kryetaret e Partive per t’i perfaqesuar ata ne Parlament e jo popullin! Atyre ju duhen numrat, ndaj nuk u interesojne aspak nese njerezit e zgjedhur prej tyre jane kriminele, trafikante apo injorante!

* * *

Po shoh nje deputet te veshur shik, qe ka bere disa selfie perpara godines ku “punon”, (kurre nuk e kam pare e as degjuar ne sallen e Parlamentit te flase)! Mirepo krahas selfie-ve ka marre guximin te shkruaje dicka edhe per diciture, ne nje shqipe qe as nxenesit e klases se trete te fillores nuk e shkruajne aq keq! Por e rendesishme eshte se keshilltari i tij i “luk-ut” ka patur rezultate te shkelqyera ne punen e tij, por mesuesit e tij (te gjuhes shqipe te pakten) duhen pushuar ne vend nga puna sepse i kane vene note kaluese ketij kodoshi te politikes!

* * *

Vazhdoj te besoj tek kjo Kombetare!

Suksese sot!

Eshte e vetmja gje per te cilen duhet te ndjehemi krenare sot : lojtare qe perfaqesojne gjithe gjymtyret e kombit dhe qe po japin me te miren e tyre per kombin!

Kategori
Uncategorized

O kryehajdutë të këtij kombi,lejuat të rritet një racë shtazarake shqiptarësh…

Erion Kristo.

Dy mesazhe dhe nje fshikullim:

 

Për politikanët shqiptarë:

Jju o kryehajdutë të këtij kombi, ndërkohë që i keni zhytur thellë duart në xhepat e shqiptarëve, duke u marrë përditë me mbulimin e fëlliqësive tuaja, keni lejuar që në këtë vend të rritet një racë shtazarake shqiptarësh. Ky është kryekrimi juaj dhe shpresoj tju bjerë në kokë.

Për popullin:

O popull që sdi ça do dhe pse jeton, ndërkohë që ata që kemi në krye kanë shkatërruar gjithë shancet e jetës tonë. Shpresoj ta shikosh shumë shpejt veten në flakë, që ta kuptosh më në fund se përse është krijuar jeta.

Për veten time:

o gomar deti, që beson se ajo që ke në mendje ka ndonjë lidhje me realitetin që të rrethon, Shut the fuck up.

P.S. Keto fjalë me dolën nga thellësia e shpirtit kur mora vesh se sa para janë vjedhur nga ajo skema e famshme e TVSH.
Asnjë taksë nuk do paguaj. Mos prisni më gjë nga unë, mos kërkoni më gjë nga unë. Unë sjom.

Kategori
Uncategorized

Ku shkuan 200 milion dollarë…

Nga Kastriot Dervishi

Gjithnjë ka qenë e pazbardhur tërësisht çështja e depozitimit të valutës jashtë vendit nga regjimi komunist përpara vitit 1990. Në një mbledhje të datës 15.6.1990 ku ishte edhe drejtori i përgjithshëm i Bankës së Shtetit, Qirjako Mihali (drejtor në vitet 1988-1990), i cili vinte nga një takim i ndërkombëtar i bankave në Zvicër.

Atje Mihalit i ishte thënë nga bankierët e huaj se ata e dinin që Shqipëria kish depozituar në bankat e huaja rreth 400 milionë dollarë. Ramiz Alia e ka dëgjuar, por nuk i ka dhënë përgjigje kësaj pjese.

Në këtë mbledhje është diskutuar se Shqipëria mund të luante në valutë për të marrë përqindjes. Një vit më vonë, shtypi denoncoi se nga ky operacion kishin humbur 200 milion dollarë.

Ky veprim e falimentoi tërësisht shtetin komunist, por pjesa kryesore e depozitimit mbeti i panjohur.

Për shkak të ngjarjeve të vitit 1997, hetimi për valutën e depozituar jashtë vendit, nuk u çua më tej. Siç dihet, djali i Ramiz Alisë është marrë gjithnjë me çështje bankash.

Kategori
Uncategorized

“Shkërdhate me lule”.

GRISELDA E KAVAJES, VELIAJ DHE MAJI I VITIT 2011.

Leter urgjente trupit diplomatik ne Tirane, dhe kancelerive te huaja.

Miq:

Një lajm i trishtuar na ka shokuar të gjithëve ne në PS.

Natën e kaluar, gruaja shtatzënë e kryetarit të sapo-zgjedhur të Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi, u rrëmbye në një qendër tregtare në Tiranë.

Pasi është keqtrajtuar barbarisht nga rrëmbyesit, ajo është dërguar në një vend të panjohur, ku i kanë hequr fëmijën.

Në orën 4 të mëngjesit, e mbuluar nga gjaku, znj. Roshi është lënë afër shtëpisë së saj në Kavajë (50 kilometra larg kryeqytetit).

Nuk ka ende ndonjë njoftim nga policia.

Kavaja ka qenë zona elektorale ku është zgjedhur Berisha deputet për 20 vjet. Socialistët fituan në Kavajë për herë të parë më 8 maj, dhe kjo është konsideruar si fitorja më simbolike e zgjedhjeve.

Gjatë fushatës elektorale, z.Roshi dhe shtabi i tij kanë marrë kërcënime për shkak të garimit të tij për postin e kreut të Bashkisë.

Kreu i PS, Edi Rama, do të lëshojë një deklaratë shtypi pas një ore…

Duke pasur parasysh rrethanat shumë të rënda të situatës në Kavajë, ky njoftim do të jetë i shkurtër dhe më tepër informacion politik do t’ju japim nesër.

Faleminderit.

Erion Veliaj.

Ju shkruan Veliaj, ambasadave asokohe.

Fiks teksti i një i një bastardi mashtrues.

I një të riu që këtë lloj tipi, arvanitasit e quajnë:

“Shkërdhate me lule”.

Ehe pse funksionar i një force politike sërish nuk i dridhej aspak dora që të shkruante informacione qartësisht të pavërteta trupit diplomatik të akredituar ne Shqipëri.

Por nëse ndonjë blof në opozitë edhe mund të jetë i kuptueshëm, ajo që ndodhi me personazhin në fjalë me ardhjen të majtës në pushtet është e frikshme.

Kategori
Uncategorized

Arratisja e bujshme e dy motrave shqiptare: Nga Ksamili ne Korfuz, mbi 12 orë not

Zamira dhe Isabela Islami janë sot dy qytetare amerikane, pavarësisht se për të arritur këtë nuk kanë pritur fatin përmes lotarisë, apo marrjes së ndonjë vize në ambasadë.

Nuk po flasim për vitet e demokracisë, por atëherë kur Shqipëria ishte ende në diktaturë dhe vetë diktatori Enver Hoxha nuk ishte ndarë nga jeta.

Dy motrat Islami dhe vëllai i tyre Klementi ndërmorën rrugën e vështirë të arratisjes plot 35 vjet më pare

Jo me tokë, sikurse dimë plot raste të atyre kohëve, por me not.

Duket e pabesueshme, por motrat Islami dhe vëllai i tyre morën rrugëtimin pa krye në mes të detit.

Morën rrezikun e madh për jetën, duke e ditur fort mirë se në bregun tjetër të territorit grek edhe mund të mos dilnin më gjallë, ashtu si në fakt ndodhi me vëllain e tyre Klementin në moshë krejt të re.

Kufirin tokësor nuk e njihnin banorët e Shqipërisë gjatë kohës së komunizmit, pasi një pjesë e njerëzve që kishin tentuar të iknin nga kufiri tokësor ose ishin kapur, ose ishin vrarë në kufi, ndaj zgjedhja e tre fëmijëve të familjes ishte ndër më të rrezikshmet.

Në gushtin e vitit 1984 nga Ksamili për në Korfuz, që janë më pak se 2 kilometra distanca e detit, kur është koha e kthjellët Korfuzi duke shumë qartë dhe e afërt dhe kjo i shtyu të tre anëtarët e familjes të arratisen në këtë mënyrë.

Por, distanca e shkurtër nuk ishte edhe aq e lehtë për amatorët e notit, sikurse ishin Zamira, Isabela dhe Klement Islami, të cilave u është dashur më shumë se 12 orë të notojnë.

Ndaj, në mes të rrugëtimit detar mbetën.

Klementi humbi gjurmët dhe sot e kësaj dite nuk dihet asgjë për fatin e tij, ndërsa Zamira dhe Isabela mundën të shpëtojnë vetëm se pranë tyre kaloi një jaht italian.

I hodhi në Korfuz e prej andej, duket se jeta u mori një tjetër kthesë, sepse pas disa peripecive më tepër proceduriale ikën për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, atje ku jetojnë dhe punojnë edhe sot.

Të dy motrat dhe i vëllai e kishin bërë me kohë planin për t’u arratisur nga Shqipëria dhe kur u erdhi rasti i volitshëm, kur shkuan në Sarandë për pushime, e vunë në zbatim.

Arratisja e guximshme e Zamirës dhe Isabelës u lajmërua nga Agjensitë dhe gazetat e shumë vendeve të botës. /GSH

Kategori
Uncategorized

Qyqja…

Zgjati doren dhe e mori. Ishte kartmonedha pesedhjeteshe me te cilen e bija do te merrte karamelert apo llokumet per miqte.

-Ku ku moj bije,-kelthiti Luta duke shkulur dhe leshte e kokes.

Qe ate dite fjale tjeter ne goje s’iu degjua. Sillej e vetmuar perreth fshatit e me tej e bente vetem ku,ku ku ku.

Askush se ngacmonte . E shihnin te gjithe me nje dhimbje te thelle duke i thene njeri-tjetrit: -Eh shihni po kalon ajo qyqja Lute.

Nje dite se pane me. E kerkuan dhe e gjeten pikerisht ne pellgun ku vite me pare ishte mbytur e bija.

Nga Bujar Muçaj Selanik/

A e keni degjuar qyqen kur ia mer kenges ne pranvere? Patjeter qe e keni degjuar.Gjithashtu s’do te kete njeri ne bote te mos dije legjenden e hidhur te saj. Por une do t’iu rrefej per nje ”qyqe” qe kam njohur ketu e tridhjete e ca vite te shkuara.

Ne shtepine e Ferit Kordhes qe ngihej ne mes te nje pylli me lisa qca menjane fshatit,ate dite ia behen miq te larget , ndaj Luta e shoqja e Feritit doli dhe i beri nje ze se bijes, Vjollces, e cila po luante kukllash nen hijen e nje kumbulle te eger. -vjollca -itha e ema ,-eja shpejt moj bije se do te vesh deri ne dyqan se na kane ardhur miq e s’kemi nje karamele qe t’iu nxjerrim .

Ama te vesh e ten kthehesh shpejt he cupe e mire. ndonese i mblodhi ca turinjte ,Vjollca iu pergjigj -Erdha mama. -Leket qe kam ne duar me mire t’i fus brenda kanotjeres se mos i humbasn rruges ,-tha me vete.

Rruga ishte ca e gjate dhe gjarperonte ndane nje perroi. Duke rendur anes e anes se perroit u harrua pas luleve qe kishin celur gjithandej. Kue arriti ne dyqan mbeti e hutuar. -C’i bera leket,-foli me vete.

Asgje s’po i kujtohej .Mos i kishin rene rruges ? U kthye serish andej nga kishte ardhur e perseri s’gjeti gje. U nis drejt shtepise me lot ne sy. C’ti thoshte se emes ,ta genjente e ti thoshte e ti thoshte se ja kishin vjedhur rruges? Te ishte babai ne shtepi ndryshe, krejt ndryshe do te kishte qene.

Babai punonte larg e pas dy a tre ditesh do te kthehej. Ngjiti shkallen me koken e ulur , e perlotur . Nderkohe ne dere ia behu e ema qe duke e pare te bijen koke ulur e duarbthate e mori me mend c’do ti kishte ndodhur ndaj i foli me vrazhdesi:

-po c’ke bere moj ditezeze, mos ua gjete vendin lekeve? U mat qe ta qellonte por mbrapa saj ndjeu pranine e njerit prej miqeve. -Mire ,mire shko brenda ne kuzhine se i kam nja dy llafe me ty pastaj.

Nderkohe e ema u fut brenda duke mbajtur nje ne dore nje pule te therur, Vjollca ia dha vrapit ku ta conin kembet. Vetem ne shtepi s’donte te rrinte ne ato caste . u turr aners perroit , u fut pastaj midis rrepeve te larte qe nen rrezet e diellit qe po ulej, hija e tyre krijonte lloj -lloj figurash shpesh te frikshme .

E ngadalsoi hapin se i trembej zhurmes qe linin hapat mbi gjethet e rena dhe per t’iu dukur vetja trime nisi nje kenge qe e kishin mesuar ne shkolle para ca ditesh . Ju kujtua kesulkuqja dhe cdo kacube e erret i dukej si ujk. -Sa gabim bera qe u largova,-mendoi ,-nena edhe te qorton kur gabon edhe nje pellembe do tia durosh. Mori serish rrugen e kthimit.-Vjoooollcaaaa-degjoi ta therresin .

Ishte zeri i nenes.-Ketu jam ,-u pergjigj dhe nxitoi hapin. Filloi te djersitej ,buza po i behej zhur per nje pkie uje.-po ulem deri ne perrua ,tha dhe beri per nga buza e ujit. futi te dyja duart , i mbushi me uje dhe ne castin qe po i afronte tek buzet e thara eshke , kembet i rreshqiten nga lluca qe gjendej poshte gureve,ku kishte vendosur kembet, duke rene ne uje. –

-Ndiiiiiiihme,-thirri nderkaq qev trupi po shkonte drejt fundit te pellgut. U mundua dhe njehere me kembe e duar por me kot. Diku i zune syte nje rrenje bime. E mbertheu me duar , i dha trupit qe te ngjitej larte por rrenjet u keputen se ishin te kalbura dhe serish ra drejt fundit te pellgut.

Fundi i pellgut i turbullt po i behej si nje lendine e blerte me lule nga me te bukurat qe kishte pare ndonjehere. Mbi kete lendine te bleruar sa do te donte te flinte, por nje ze po ia vononte vetem disa caste gjumin. Luta qe kishte ndjere mungesen e se bijes kishte brofur drejt perroit duke thirrur here pas here ne emer te saj.

-Vjoooollcaaaa,-thirri dhe njehere Luta dhe u tremb kur pa qe disa gjurme te vogla, qe duhet te ishin te se bijes, neper kumin e njome te conin drejt pellgut. S’priti me por u zhyt mes ujit qe vinte e behej me i trubullt . Hodhi syte rreth e qark neper trubullire por gjekundi s’pa gje.

U ngjit sa per frymarrje ne siperfaqe , mori fryme thelle e u zhyt perseri. Notoi drejt nje zgavre te erret dhe pa te bijen te mbledhur kruspull pas nje shkembi.-O zot,-u lut,-mos ma merr shpresen e vetme qe kam.

E mbertheu nga floket dhe beri te dale.

E nxori te bijen ne breg ,por ne pamjen e pare nuk mund te dalloje asnje fije shprese. Nderkohe ne breg u dhane nje mori njerezish te prire nga miqte qe kishin bujtur ate dite .

E kthyen permbys, i bene frymarrje goje me goje , por jeta ishte larguar nga ai trup i vogel e i njome. Ndersa rregullonte fustanin e ngjitur pas trupit ne mes te ngasherimeve, Luta vuri re brenda kanotjeres dicka te ngjashme me gethen .

Zgjati doren dhe e mori. Ishte kartmonedha pesedhjeteshe me te cilen e bija do te merrte karamelert apo llokumet per miqte.

-Ku ku moj bije,-kelthiti Luta duke shkulur dhe leshte e kokes.

Qe ate dite fjale tjeter ne goje s’iu degjua. Sillej e vetmuar perreth fshatit e me tej e bente vetem ku,ku ku ku.

Askush se ngacmonte . E shihnin te gjithe me nje dhimbje te thelle duke i thene njeri-tjetrit: -Eh shihni po kalon ajo qyqja Lute.

Nje dite se pane me. E kerkuan dhe e gjeten pikerisht ne pellgun ku vite me pare ishte mbytur e bija. Sa here vjen pranvera dhe degjoj kengen apo vajtimin e qyqes mendja me shkon tek ajo, duke mos e menduar te ikur nga kjo jete ,por duke fluturuar vetmitare mal me mal e lis me lis ne kerkim te se bijes duke klithur pervajshem ku, ku ku, ku ku. maj 2004

Kategori
Uncategorized

“E vari në shtyllë dhe ai aty vdiq… pas rënies së komunizmit togeri punonte drejtor në Ministri”

Atëherë ai urdhëroi që ta lidhnin në një shtyllë telefoni. Që nga ai çast e deri natën vonë, nuk pushuan rënkimet e tij. Ne e dëgjonim mirë se ishte afër kapanonit tonë. Më në fund, nuk u dëgjua më. Kur u ngritëm në mëngjes, e gjetëm të vdekur në shtyllë. Kishte ngrirë i gjithi nga të ftohtit, me urdhër të toger Ademit.

Quhej Pal, ishte 17-vjeç, ende i parritur, i verdhë e shëndetlig. Çdo ditë, hynte e dilte në galeritë e minierës, në ato shpate të thepisura në Spaç. Në vitin 1968, ishte dënuar me burg politik, për agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor. Ishte në burgun e sigurisë së lartë në Spaç, ku ngujoheshin për të vuajtur si skllevër, burra e djem të familjeve kundërshtare të regjimit komunist. Në kampin e Spaçit, të burgosurit punonin në minierë, ku nxirrnin bakër e pirit. Si gjithë të tjerët, edhe Palit i duhej çdo ditë të realizonte normën e caktuar. Por një ditë u sëmur rëndë dhe e kishte të pamundur të realizonte normën. Ky ishte çasti kur u përball me toger Ademin.

Toger Ademi ishte një ndër drejtuesit më të rreptë të kampit. Toger Ademi ishte në kulmin e karrierës së tij për asgjësimin e “armikut të klasës”. Ishte ndër qeniet më të frikshme të kampeve të diktaturës, me të cilin patën fatin e keq të përballeshin shumë të rinj, burra e pleq të pafajshëm, nëpër burgjet komuniste. Pali do ta kishte edhe përballjen e fundit, betejën e fundit në këtë botë. Ndërsa toger Ademi do t’i ngjiste shkallët e karrierës, për të vazhduar madje edhe pas rënies së diktaturës komuniste. Në vitin 1998, tetë vite pas rënies së diktaturës, supozohet në demokraci, Toger Ademi ishte sërish zyrtar në ministrinë e Brendshme.

Ditën e fundit të 17-vjeçarit nga Mirdita, por edhe takimin me vrasësin e tij pas shumë vitesh, e ka rrëfyer Reshat Kripa, në librin “Zërat e kujtesës”.

Rrëfim për ditën e fundit

“Aty pamë një djalë nga Mirdita, që nuk ishte më shumë se 17 vjeç, i cili po dridhej se ishte sëmurë. Pal quhej.

Erdhi toger Ademi dhe iu drejtua me barbarizëm: “Pse nuk e realizove normën?” “Isha sëmurë, zoti toger!” iu përgjigj Pali. Ai e kapi zvarrë, e hoqi që aty, e futi në një vend izolimi, e urdhëroi që mos t’i çohej fare as ushqim. Një shoku i tij mori atë racionin e ushqimit, gjeti një rast dhe vajti e ia çoi Palit në birucë.

Kur po hante, erdhi toger Ademi dhe e zuri me bukë në dorë. E pyeti se kush ia kishte dhënë dhe Pali nuk tregoi. Atëherë ai urdhëroi që ta lidhnin në një shtyllë telefoni. Që nga ai çast e deri natën vonë, nuk pushuan rënkimet e tij. Ne e dëgjonim mirë se ishte afër kapanonit tonë. Më në fund, nuk u dëgjua më. Kur u ngritëm në mëngjes, e gjetëm të vdekur në shtyllë. Kishte ngrirë i gjithi nga të ftohtit, me urdhër të toger Ademit. Vonë, në vitin 1998 e takova rastësisht toger Ademin në Tiranë. Filloi të justifikohej se gjoja ashtu ishte sistemi, ashtu ishte koha dhe nuk ishte faji i tij. Mua m’u ngritën nervat, sepse më dilnin parasysh pikërisht këto skena. Kur erdha në vete nga tronditja, toger Ademi ishte zhdukur, kishte ikur. Dhe në kohën kur unë e takova, ky njeri, për çudi, punonte akoma në Ministri të Brendshme, si drejtor Drejtorie”./kujto.al

Kategori
Uncategorized

1964/Operativi i kampit puthi në ballë ushtarin që vrau të burgosurin.

Nga Kastriot Dervishi

Teksa gjaku i të dënuarit kishte shpërthyer ngado, trutë e tij kishin kapërcyer telat e kampit nga goditja e fortë e kallashnikovit, nën shikimet e turbullta të të burgosurve, operativi i Repartit nr.303 Vlorë, Fehmi Mullai, puthte në ballë ushtarin për vrasjen që kishte bërë. Për këtë, si shpërblim ushtari do nisej me leje. Ngjarja e konfirmuar edhe nga të dënuarit, i takon pikërisht vitit 1964. Mustafa Isuf Alushi nga Margëlliçi i Çamërisë, i vitlindjes 1918, u dënua tre herë nga regjimi komunist.

Dënimi i parë, vitet 1949-1951

Mustafa Alushi arrestohet për herë të parë më 9.5.1949. Pas disa muajsh hetime, prokuroria ushtarake e Tiranë e akuzonte për gjëra të rënda nga lufta, por megjithatë kërkonte që ai të dënohej vetëm me 2 vjet burg. Konkretisht nuk akuzohej për asgjë.

Dënimi i dytë, vitet 1953-1963

U arrestua më 3.8.1953 në përpjekje për arratisje në fshatin Kuç të Devollit. Duke vrojtuar vendin se nga ku do të ikte, pikaset prej dy fshatareve të cilat e pyesin çfarë donte aty. Gjatë zhvillimit të hetuesisë dhe të gjyqit, ai deklaroi se kishte dashur të ikte në Greqi nisur nga jeta e keqe që bëhej në Shqipëri si dhe për të parë pronat e veta në Çamëri. Gjykata në bazë të nenin 64 të Kodit Penal e dënonte për herë të dytë me 10 vjet të tjera heqje të lirisë. Ky vendim ka marrë formë të prerë. Lirohet më 6.6.1963.

Dënimi i tretë dhe vrasja

Pas daljes nga burgu orvatet sërish të arratiset, por arrestohet më 1.9.1963 te vendi i quajtur Ura e Bogesit afër Konispolit. Në hetuesi i ripohon faktin se e urrente të ashtuquajturin “pushtet popullor”. Dënohet me 22 vjet heqje lirie. Dërgohet për të vuajtur dënimin në Repartin nr.303 Vlorë, në kohën kur kampi ndërtonte uzinën e sodës kaustike. Në kushte të tilla jeta i dukej se ishte bërë për të vetëm për të vuajtur. Shkoi me vetëdije drejt vdekjes. Në njoftimin e Repartit nr.303 Vlorë për këtë vrasje, midis të tjerave ka edhe këto fjalë:

“Ju njoftojmë se sot më datë 15.6.1964 në ora 5.00 tentoi për t’u arratisur nga kampi, i dënuarit për krime kundër shtetit Mustafa Alushi…Në orën e sipërme, i dënuari..kur del jashtë nga kaparonin tenton në drejtim të portës së kampit, duke kaluar zonën 16.3 metra duke i thirrur edhe shokët e tij “poshtë komunizmi”. Në këtë kohë, roja ushtar Nue Vuka, viti i parë i shërbimit i thërret të ndalojë, por ky me vrap kap portën e kampit. Në këtë kohë ushtari e qëllon duke e goditur në kokë dhe e lë të vrarë midis portave të kampit, duke i kaluar trutë dhe kockat e kokës jashtë telave. Për këtë u njoftuan organet e prokurorisë të cilët mbërritën në vendin e ngjarjes dhe bënë këqyrjen e vendit duke pyetur dhe të dënuar të tjerë mbi rrethanat. Nga pyetjet e të dënuarve të tjerë, del se ky kishte dy ditë që rrinte i mërzitur dhe nuk hante ushqim në rregull, por fliste kundër pushtetit popullor duke thënë se nuk trajtoheshin mirë, etj”

Kategori
Uncategorized

Gazetari Telnis Skuqi sfidon kryebashkiakun, e Gjirokastrës,je pa shkollën e mesme.

Unë e sfidoj kryebashkuan.

Jam gati të provoj që ky njeri nuk e ka përfunduar kurrë gjimnazin e Fierit.

Nëse ai provon të kundërtën, atëherë unë do të kërkoj falje publike, si dhe do të tërhiqem nga gazetaria investigative.

Nga Telnis Skuqi Norvegji.

Një njeri që nuk di të saktësoj vitet e gjimnazit dhe që pretendon të drejtoj bashkinë më të madhe të jug të vendit, nuk është as më shumë dhe as më pak sesa një falsifikator.

Ky quhet Flamur Golemi.

Mjafton pak vëmendje të dy deklaratat e tij, për të kuptuar se ai nuk mban mend vitet e rinisë.

Në CV e tij të publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë, Golemi thotë se gjimnazin e Fierit e ka nisur dhe përfunduar nga viti 1992 deri në 1996.

Deri këtu bukuri.

Ndërsa në deklaratën e tij zyrtare të paraqitur sipas «Ligjit të dekriminalizimit» pranë KQZ, ai thotë se e ka nisur dhe përfunduar gjimnazin e Fierit nga viti 1990-1994.

Nëse vërtetë deklarata e tij e fundit tregon se Golemi ka përfunduar gjimnazin në vitin 1994, atëherë ai ka mashtruar opinion gjirokastritë, si dhe ka bërë deklarim të remë, sepse duhet të përgënjeshtroj CV që është publikuar në Kuvendin e Shqiperisë.

Shkurt fare, kryebashkiaku i Gjirokastrës, 43 vjeç sot, ka harruar ose nuk e ka përjetuar të rininë e tij,

Unë e sfidoj kryebashkuan.

Jam gati të provoj që ky njeri nuk e ka përfunduar kurrë gjimnazin e Fierit.

Nëse ai provon të kundërtën, atëherë unë do të kërkoj falje publike, si dhe do të tërhiqem nga gazetaria investigative.

Por, nëse ai nuk qartëson rininë e tij, urgjentisht të japi dorëheqjen nga mandati i paligjshëm dhe të shkoj në prokurori për falsifikim të dokumentave zyrtare.

Loja fillon.

Kategori
Uncategorized

”Plani i Ramës për një “Rajshtag shqiptar”

Kreu i shtetit ka marrë informacione të klasifikuara se persona të caktuar me axhendë të mirëpërcaktuar do përpiqeshin të shfrytëzonin protestën e opozitës për të kryer akte tejet të dhunshme, deri në djegien e Kuvendit. Pra kreu i shtetit ka pohuar qartë se ky rrezik nuk do vinte nga vetë protesta e opozitës, por nga njerëz që do e shfrytëzonin këtë protestë si trampolinë për ta çuar vendin drejt konflikit civil.

Në mbledhjen e sotme të Komisionit Hetimor, Presidenti Meta bëri një deklaratë të fortë ku tha se kishte marrë informacione sekrete se në datën 8 Qershor rrezikohej të digjej Kuvendi i Shqipërisë.  “Në mënyrë të vecantë në datën 7 qershor një ditë para se presidenti të bënte publik vendimin për shfuqizimin e datës 30 qershor ka marrë një informacion që është sekret dhe i klasifikuar, nëse komisioni do të njihet mund të ndodhë, pasi të merrej leja dhe te verifikohen certifikatat e sigurisë të anëtarëve të komisionit. Me pak fjalë, ky informacion bënte të qartë që persona të caktuar do të përpiqeshin të shfrytëzonin mitingun e opozitës më 8 qershor, edhe për djegien e kuvendit të Shqipërisë. Ishte informacion i ri por i besueshëm nëse kemi parasysh protestat e mëparshme, ngjarjet para kuvendit të Shqipërisë.”- tha Meta.

E në fakt theksi në deklaratën e Presidentit duhet vendos te fraza “persona të caktuar do të përpiqeshin të shfrytëzonin mitingun e opozitës”. Pra kreu i shtetit ka marrë informacione të klasifikuara se persona të caktuar me axhendë të mirëpërcaktuar do përpiqeshin të shfrytëzonin protestën e opozitës për të kryer akte tejet të dhunshme, deri në djegien e Kuvendit. Pra kreu i shtetit ka pohuar qartë se ky rrezik nuk do vinte nga vetë protesta e opozitës, por nga njerëz që do e shfrytëzonin këtë protestë si trampolinë për ta çuar vendin drejt konflikit civil.

Po kush mund të ishin këta njerëz ose më saktë kush fshihet pas tyre?! Partia Demokratike e dha sot një ide duke konfirmuar përmes sekretarit të saj të përgjithshëm Gazmend Bardhi se ka qenë qeveria ajo që është përpjekur për të krijuar një “Rajshtag shqiptar”.

Por cfarë ishte “zjarri i Rajshtagut”? Djegja e ndërtesës së Rajshtagut më 27 shkurt 1933 ishte  një prej stacioneve kryesore të forcimit të diktaturës naziste.  Përmes saj, Hitleri nxorri jashtë loje opozitën e kohës duke vendosur përfundimisht diktaturën naziste në Gjermani. “Në këtë këndvështrim, duhet të lexohet edhe deklarata e Presidentit Ilir Meta, i cili u shpreh se “nuk mund të pranonte një Rajshtag në Shqipëri”. Të gjithë e dinë se me djegien e dyshimtë të Parlamentit gjerman, Hitleri çimentoi pushtetin nazist pas ardhjes në pushtet pak kohë para djegies së Rajshtagut.”- deklaroi Bardhi.

Kategori
Uncategorized

Matrapazët e Shqipërisë…

Nusja, vëllai, motra/ Të gjithë njerëzit e Ulsiut drejtora.

Rrofte reforma, rroft edvini, rrofte uniteti, rrofshin trushpelaret…

1 Hasan Manja, i vëllaj…Drejtor i Shëndetit Publik Dibër.

2 Roza Manja, nusja e Hasanit në Drejtorinë e Shëndetit Publik Dibër.

3 Far Manja, i vëllaj… Në OSHE Dibër.

4 Klodian Manja, djali i vëllait…Drejtoria e Pyjores Dibër.

5 Ornela Maja, nusja e Klodianit…Spitali Peshkopi.

6 Shaziman Manja, i vëllaj…Drejtor i Trajnimit të Studentëve tek Teknologjiku.

7 Marjet Manja, usja e vëllait… ën Drejtoreshë e Shkollës në Laprakë.

8 Mira Manja, e shoqja… Ekonomiste Albgazi SHA.

9 Ardian Shehu, dhenderri i të vëllait…Drejtor i Hetimit Tatimor të Republikës.

10 Ermir Manja, djali i vëllait… Kthim dhe Kompesim i Pronave.

11 Florian Elezi, djali i motrës… INUKU Tiranë.

12 Qerim Manja, djali i vëllait…Aviacioni Civil.

13 Pranvera Manja, goca e vëllait… e punesuar në Bashkinë Tiranë.

Pasuria

Shtëpi tek Zogu i Zi
Shtëpi plazhi në Durrës
Makinë foristradë e tipit ML Benz Mercedez e blerë vitin e fundit 35.000 Euro. Kjo për deputetin që deklarohej se ishte i vetmi pa makineë.

Aksioner në ndërtimin e një hidricentrali në fshatin e Ulsiut në Duhashisht të Dibrës, pikërisht në zonën e deputetit Ulsi Manja. Aksioner janë: Bert Çupi nga Burreli, Paulin Rajta ish drejtor i Aluiznit Tiranë dhe Flamur Ndreka që përdor lekët e Ulsiut, është shofer i tij për të cilin po të verifikohet thuhet se është dënuar disa herë për grabitje e vjedhje në Itali. Është nga Gryk Noka e Dibrës dhe banon në Tiranë.

Jamarbër Malltezi/

Kategori
Uncategorized

Vargje rrënqethëse të Agim Doçit/ Rrugë pa rrugë në Shqipëri, Benza, k*rva , vijnë e shkojnë.

Rrugë pa rrugë në Shqipëri

Benza, kurva, vijnë e shkojnë

Veç hajduta në Qeveri

pensionista që mallkojnë…

Poeti i njohur Agim Doçi ka publikuar një poezi të tij ku bën në mënyrë humoristike dhe me ironi të thëllë bilancin e aktualiteteit ku ndodhen shqiptarët. Me poshtë po japim të plotë krijimin e tij:

O SHQIPTARË…

Ej, shqiptarë ju thafshin kraht’

Ju shkoj jeta, kot së koti.

Ju që s’vleni as sa gratë

Kush s’ju don, veç ju dashtë Zoti!…

 

E shkutë jetën veç me pshtyma

Tre herë n’ditë kërkoni sherr.

“Bijt e shqipes” rritë me kryma

farën tuej Dreqi s’e merr!…

 

Shkuan shekuj e shkuan mote

endé sot nuk din nga shkon.

Fatkeqsitë e kësaj Bote

Në Shqypni veç i takon.

 

Rrugë pa rrugë në Shqipëri

Benza, kurva, vijnë e shkojnë

Veç hajduta në Qeveri

pensionista që mallkojnë…

 

veteranë me prostat truri

lekët bukës i blejn gazetë(!)

era shurrë vjen pas çdo muri

Era mut posht e përpjetë.

 

Kisha, tyrbe e xhami

Priftër, dhjako e hoxhallarë

Mut me lule Shqipëri!

Mut mbi mut kombi shqiptarë!

 

Ngrihen çmimet, ulen brekët!

Lart, më lart se Mali i Dajtit

Nuk t’u sosën kurr fishekët!

qytetarët’ nën hyqëm t’fshatit(!)

 

vend ku vritet Deputeti

sikur t’ishte qen rrugaç…

Vrasësi merr Medalje Shteti(!)

Sa hap gojën të thonë: – plaç!

 

Vend që s’ka Ligje dhe Norma

(nga Athina erdh’ Kushtetuta)…

Vit për vit shpikin reforma(!)

“Dje m’a fute,…sot t’a futa!…”

 

Futja kot, me bazë hakmarrjen!

Bini Toskë e bini Gegë!

karakurvë ke gazetaren

Bandë me rrogë në çdo gazetë…

 

Vend ku vidhet historija

Origjina e kombit tim!

Vend ku ngrihet qeverija

Të rrëzojë…Shqipërinë(?)

 

Ndër ministra, shtat janë grekër

gjysh stërgjysh e baballarë

Bajnë orgji e hanë si mbretër

Ku një komb rron si lypsarë(!)…

 

Ku pëllcet kërrcet dyfeku

Shkollat plot me… heroinë

Ku hedh valle sërbi e greku

Që “mendojnë” për Shqipërinë(!)…

 

Vend ku çezma e pallatit

Nuk nxjerr ujë por lang fekalesh…

Vend ku vjen hajduti i fshatit

Dhe blegrin me jehon malesh.

 

Vend ku vjen Cjapi me Zile

Dhe mbush rrugët me kakërdhi

Vend ku shitet krimi me kile

Ku nuk thuret një poezi…

 

Ku gjëmojnë kangët jevgjite

Herë me dajre herë me buzuq

“Moj rrospi sa shpejt m’u rrite!

Pse m’i lyve thonjt e kuq?…”

 

Pse je veshun zhele – zhele?

Dhe dyshoj s’do bahesh kurrë!

Prap me gisht në gojë ti ngele,

“Ballëlarta me Flamurë?”

 

Ja kaluan 100 vite

Kur në Vlonë ngritën Flamurin

Sot ku je, dhe ku arrite!?

Là më là po ngre ushkurin…

 

Shtrirë përmbys lëngon mbi glob

Gjakun po t’a thith “shushunja”.

Ke marrë vrapin me galop

Kërmë që qelbesh nëpër plumba…

 

Vend ku gjen baltë e batak

drogë, alkool, Euro, dollarë,…

vend që vritesh veç për Gjak!

Shurragjaksit tanë shqyptarë!

 

Dil e shit dëshmorët e Kombit!

Dil, moho Martirët e tu.

Sot të thonë “putana” e Globit

Dhe “lavire” gjithashtu…

 

Ku asht shpirti i Naimit?

Ku asht fryma e At Fishtës?

Ku janë trimat e çlirimit?

Ku janë mendt e F.Konicës?

 

Janë tek plagët e Kosovës!

Janë tek varret në Çamëri!

Janë tek Fushë e Domosdovës!

Hot e Grudë, Plavë e Guci!

 

Janë tek britmat e Gjo Lulit!

Huta e gjatë e Boletinit!

Salari dhe djemt e Sulit

Janë tek gjoksi i Azem Trimit.

 

Njeqind vite shkunë sa ora.

Kujt t’i them: – Të qofsha falë?

Ku janë djemt që kishte Vlora?

Shqipëri moj rrënjëdalë!?..

 

Zemra ime nis merr vrapin

Don me puth në gjunj Flamurin.

Hajnat rrugën nuk m’a hapin

Hajnat fort shtërngojn ushkurin…

 

Ia hyp Atit të Inatit

Kaloj male si i marrë

Veç të shkoj tek Guri i Cakut

T’a puth Flamurin Shqiptarë!

 

Bubazhelë dhe buburreca

Jargë e qurra atdhetare

Para Flamurit seç ngeca

S’pashë anji fytyrë shqyptare!

 

Hipokritë me dhambë ckërmitur

Njerz që flisnin çuditërisht

Në mes sheshit të uritur

Iso burrash labërisht:

 

“Po ku je Ismail Vlora?

Ngrihu, zgjohu ti nga gjumi!

Ngrihu burrë e bëja fora.

Shqipërinë e morri lumi!…”

 

…Dhe u zgjova i trumhasur

ishte andërr… mos e zgjat!

Mosha plakë m’a kishte rrasur…

Kisha pshurrun në krevat!…

Nga Agim Doçi

Kategori
Uncategorized

Hila gënjeu, nuk ka bërë burg politik. Ka vjedhur ca pare në Itali kur po kthehej dhe e çuan te pularia.

Maks Velo i ashpër ndaj Edi Hilës: Gënjeu, nuk ka bërë burg politik. Ka vjedhur ca pare në Itali kur po kthehej dhe e çuan te pularia

Piktori dhe arkitekti i njohur Maks Velo ishte i ftuari i parë i këtij sezoni të ri të emisionit “Provokacija”. Velo u ndal të fliste për disidentët shqiptarë, të cilët njihen si të tillë edhe pse nuk kanë qenë. Në mënyrë specifike, artisti u ndal tek piktori Edi Hila. Sipas Velos, Hila nuk ka bërë burg politik. Ai tregoi një shkrim të Robert Elsie, ku shfaqej edhe Edi Hila si disident.

“Këtu është darka te kështjella e Varshavës në mbrëmje. Ajo zonja aty ishte përkthyesja nga italishtja. Në këtë moment kjo më thotë mua “Maksi, Edi Hila ka qenë me ju në burg”? Thashë unë “ç’ne, Edi hila nuk ka bërë burg”. Më tha “Maksi e ke gabim”. “Si e kam gabim, i thashë”. “Ja ku është Visari, ja ku jam unë”. Edi Hila nuk ka bërë burg. 

Edi Hila ka vjedhur ca pare në Itali kur po kthehej dhe e çuan te pularia, por Edi Hila burg politik nuk ka bërë. Kjo më tha e ke gabim se e kam të shkruajtur. Sepse ekspozitën e tij në Varshavë ia bëmë jo për punët, por sepse ishte i burgosur politik. Këtu është ajo ku dua të dal unë. 

Edi Hila deri në Tetor të ‘88-s ka qenë shefi i piktorëve te Piramida e Enverit. Në vjeshtë Tetor-Nëntor të ‘90-s vjen tek unë në shtëpi Robert Elsie me Perikli Jorgonin. Unë e takoja për herë të parë Robertin, ia dhashë dokumentet, vendimet e gjyqit, i dhashë edhe një dhuratë. Ikën Roberti dhe vjen në ‘91-shin dhe më sjell një valixhe me rroba dhe më lë mbi tavolinë këtë.

 Ky është një botim i Oklahomës, në pranverë të 91-shit ku është një artikull i Robert Elsies. Ky është i pari që merr në analizë të gjithë disidencën artistike në Shqipëri. Artikulli është i gjatë, çuditërisht fut pleniumin edhe thotë, “artistë dhe piktorë si Maks Velo, Edison Gjergji, Edi Hila u denoncuan në sesionin e plenumit të katërt dhe u dërguan në burg dhe në kampet e përqendrimit dhe në minierat e famshme të Spaçit për agjitacion dhe propagandë”. Kjo është marrë nga akuza ime. 

E shihni, Edi Hila. Ai e mashtroi. Roberti nuk ka shënuar asnjë gjë pa i thënë. Janë dyqind emra. Unë jam i bindur se ai ka vajtur, e ka gjetur dhe ia ka thënë. Edi Hila e kishte për detyrë t’i shkronte një letër, atij “zotëri, unë nuk kam qenë i burgosur politik, nuk kam qenë disident”. Nuk është e para kjo gënjeshtër”, tha Velo.

Sipas Velos, Hila ka gënjyer Robert Elsien. Rasti është i rëndë pasi Elsie ishte shumë i besueshëm për botën anglosaksone, sipas arkitektit.

“Prandaj zuri vend kjo gënjeshtër, kjo poshtërsi e Edi Hilës. Edi Hila ka qenë i Partisë së Punës, ka qenë i realizmit socialist, ka qenë shef në Piramidë. Edi Hila ka dalë 3 herë jashtë shtetit. U çua me bursë në RAI. Të gjithë të dhënat e tij janë pro partisë. 

Nuk ka bërë as sot një deklaratë, as një rresht kundër realizmit socialist, kundër PP dhe është ai që tani i merr të gjitha të mirat”, tha Velo, i cili shtoi se tani ka ikur me një bursë njëvjeçare në Berlin si disident.

“Këtu është një skenar i një regjisori Serxhio Gixhardi, belg, i cili më dërgon katër letra që nga 2001-2004 dhe sinopsin e një dokumentari që donte të bënte për Maks Velon. 

Dokumentari u bë dhe ku shkoi thoni ju, Edi Hila, Edi Rama. U shfaq dokumentari në Paris, dokumentar dedikuar Edi Hilës dhe Edi Ramës me paret që u dhanë për Maks Velon”, shtoi më tej Velo.

Velo tha se nuk kishte pranuar të merrte pjesë në dokumentar pasi regjisori kishte kërkuar që të merrte në intervistë Edi Ramën. Sipas Velos, Rama nuk kishte lidhje me dokumentarin dhe kishte sugjeruar që dokumentari të bëhej për të dhe Edi Hilën.

“E shikon se çfarë bëjnë. Mua më dogjën 250 punë. 10 vjet burg. Babai më vdiq, motra pësoi tronditje u dërgua në psikiatri, vëllain e hoqën nga puna. Si s’kanë mëshirë këta njerëz. Si nuk mendon ai njeri”, tha Velo.

Kategori
Uncategorized

Vjen shqiptari nga plazhi, shan Lulin që nuk ka rrëzuar ende Ramën.

Vjen shqiptari nga plazhi, shan Lulin që nuk ka rrëzuar ende Ramën, meqë nuk ka ujë, edhe pastaj thotë edhe ndonjë llaf të keq për qenin e sulmit, fikun e Tërpanit.

E thotë ndonjë llaf të keq ashtu sa për të kaluar, sepse në fakt zgjidhjen e pret nga udhëheqësi.

Por ky udhëheqësi, njëlloj i ka lënë pa ujë për nja yhaa vjet, që prej vitit të largët shumë 1998, kur Berisha dha dorëheqjen e dytë nga pushteti, pasi mori edhe kryeministrinë.

Kështu që megjithë zhulin e plazhit në shpinë, (me atë lëkurën e zezë si graso që e fërkojnë nëpër kafe ndërsa flasin, edhe e nxjerrin si tul buke e zezë nga ato që ushqenim zogjtë e inkubatorit që dilnin gjithmonë gjela!) shqiptari im, më thotë sapo ulem: çfarë bëhet nga Teatri.

Nga Rudi Erebara

Rasputitsa*

Kam disa javë që pres të çohen të munduarit, turmat e skllevërve anembanë, sepse nuk kanë ujë në shtëpi. Ujë qe e paguajnë më shtrenjtë se në çdo vend ballkanik po e po, por edhe më shumë se në Europë apo Amerikë. Një familje shqiptare në Tiranë, paguan mesatarisht 20 mijë lek të vjetra në muaj për ujin e rrjetit, edhe ble ujin e pijshëm. Ose me “Erdhiselita” thurrje megafon, ose me bidon.

Pas kaq javësh jemi në momentin vari bidonat. Në kuptimin që i ka dhënë folklori popullor, për një diçka dëshpëruese që nuk ecën më. Një lloj dorëzimi, besoj, sepse në fakt sado që jam përpjekur ta lidh, ta materializoj shprehjen vari bidonat, nuk e kam gjetur. Është e thënë për bidonat e qumështit që nuk e pinin vetë dhe ua merrte koperativa me kuaj, pasi sapo e kishin mjelë, mundet, nuk e di. Por mundet të jetë për bidonat e uji që normalisht i kanë varur plastikë pas 1990 e ca e ca, ndoshta 2000 e ca e ca.

Sepse mbaj mend që bidona ne diktaturë kishte llamarine e plastikë për vajgurin. Kishte edhe një tip i bardhë, apo bojë pana me të sotmen, që mbante 2 a 3 litra, me një derdhje tip imitim kanistre. Ky tip bidoni kishte një vegje për dorën, edhe nuk varej kërkund se thyhej nga pesha e vet, kështu që ndoshta, kam dyshuar, se mos vjen shprehja vari bidonat në qafë, meqë mbaheshin në sup. Të mbysësh njeri, nuk e bën dot me bidon me ujë. Pa ujë po. E mbyt.

Edhe e gjitha kjo na nxjerr në të thatë.

Na nxjerr në të thatën politike. Vjen shqiptari nga plazhi, shan Lulin që nuk ka rrëzuar ende Ramën, meqë nuk ka ujë, edhe pastaj thotë edhe ndonjë llaf të keq për qenin e sulmit, fikun e Tërpanit. E thotë ndonjë llaf të keq ashtu sa për të kaluar, sepse në fakt zgjidhjen e pret nga udhëheqësi. Por ky udhëheqësi, njëlloj i ka lënë pa ujë për nja yhaa vjet, që prej vitit të largët shumë 1998, kur Berisha dha dorëheqjen e dytë nga pushteti, pasi mori edhe kryeministrinë. Kështu që megjithë zhulin e plazhit në shpinë, (me atë lëkurën e zezë si graso që e fërkojnë nëpër kafe ndërsa flasin, edhe e nxjerrin si tul buke e zezë nga ato që ushqenim zogjtë e inkubatorit që dilnin gjithmonë gjela!) shqiptari im, më thotë sapo ulem: çfarë bëhet nga Teatri.

Teatri u them është në këmbë, po jepen shfaqje. Ata që po e mbrojnë janë heronj të vërtetë. Si në Stalingrad, si në Moskë. Por të gjithë prej gushtit prisnin të vijë ngrica. (plot politikanë në këtë të gjithë). Të vijë ngrica që do nxjerrë popullin nga qejfi i plazhit në realitet. Por ja që realiteti ishte shumë më shpejt. Ankohen se ata të Astirit u bllokojnë rrugën sepse po mbrojnë shtëpitë e tyre, por nuk i shoh të ankohen pse u ça rruga e sapo shtruar, Rruga e Elbasanit. Sigurisht që doli njëri që tha se ambasada amerikane po bën një tunel shpëtimi për në Lanë. Edhe Ambasada Amerikane ka bërë plane SHPËTIMI!!!

Çfarë bëhet nga Teatri? Do ta shembë ai (Rama) se e ka ndarë mendjen (udhëheqësi)! Po juve bravo! U lumtë atyre heronjve që po e mbrojnë 24 orë u them unë. Por ama Basha ka nënshkruar një pakt me qytetarët. Teatri nuk shembet edhe prej kësaj. Sepse ishim rreth 75 vete përnatë, deri kur erdhi Basha edhe nënshkroi paktin. Tani janë disa qindra përnatë. Edhe përpara se të nënshkruhej pakti me opozitën, në shesh ishin shumica demokratë me Partinë Demokratike, por shumë syresh prej tyre, e donin Bashën si kryetar, por ama shpreheshin hapur se nuk bën Luli. Të ishte një tjetër kishte rënë Rama me kohë. Ky tjetri, sado kam ngulmuar, nuk më del as në hije. Kurrë. Disa syresh, përmendin Kol Olldashin tonë të dashur, me të njëjtën shpresë për shpëtim, siç e kishin kur meritonte të votohej për kryetar, atëherë përpara se të na linte.

Çfarë bëhet nga teatri? Ja u them unë që nuk ka as ujë as drita. Ato që shihni si drita janë me gjenerator. Paguhen nga xhepi i këtyre që ia kanë varur bidonin e benzinës vetes në qafë edhe mbajnë ndezur dritën. Çfarë bëhet andej nga teatri? Andej nuk janë bërë disa kulla që sot do të ishin duke u suvatuar. Andej bëhet që nuk është një gropë e madhe me beton ku nuk do të ngrihej teatri i ri. Andej, shkojnë me ujë me vete. Përdorin banjat e lokaleve të pedonales që nuk do të ishte më shëtitore ku ju rrini sot e pini birra, të palarë, me zhulin e plazhit në lëkurë, edhe mendimet, se bravo u qoftë këtyre që po e mbrojnë, por Rama udhëheqësi e ka ndarë mendjen. Se në fund të fundit nuk është kor udhëheqës ai, një gjë e di.

Tani çfarë bëhet vërtet? Unë di të them se Rama, është i pari e luftoj të jetë i fundit, që bëri krimin bisnes të padënueshëm. Askush mëparë nuk e kishte bërë këtë, përveç Enver Hoxhës, si udhëheqës shteti. Nuk ka ndodhur kurrë ndonjëherë në Shqipëri diçka e tillë. Nëse doni ta shihni si diktaturë jeni krejt të lirë ta shihni. Por ama brenda ditaturës së Ramës, Teatrot Kombëtare janë në këmbë, prej rreth 75 vetëve që dalin në protestë. Edhe po, shumica e tyre, janë demokratë të Pds së 1990. Me të njëjtat pakënaqësi. Nuk kanë marrë pronën. Ose e kanë marrë me aq halle sa nuk ia ka vlejtur barra qiranë. Vari bidonat. Çfarë bëhet me teatrin? Aty kanë qenë edhe janë të gjithë si opozitë. Koço Kokëdhima vetë vinte me 50 vetë përditë vjet. Sivjet jo. Jo sepse vari bidonat, nuk ka besim askush te Koço, as te Ilir Meta. Por ama aty ata. Ia varën bidonat. Meta e çoi në gjykatë kushtetuese si president, çështjen e teatrit. E rrëzoi dy herë me dekret. Por edhe kjo vari bidonat. Libra, ka njerëz aty që rrinë përditë. Të mos them që edhe vetë Sorosi zi ka njerëz që numërohen protestues edhe në qofshin spiunë. Por edhe kësaj i varim bidonat.

Tani ti shqiptari im qytetar, dem baba dem, lopë baba lop, apo dhi baba dhi, dele baba dele, ti që kruan zhulin e palarë të plazhit me 3000 lek krikon e vogël të birrës, aty te pedonalja apo te blloku, te xhomlliku, apo te medreseja, te pazari i ri, apo te rruga e kavajës, rruga e durrsit, apo kombinati, te univeristeti apo te shpia e Azemit, ti që nuk ke ujë, ku i var bidonat? Kujt po ia var ti bidonat Lulit, mua, heronjve të teatrit? Nuk i mbajmë ne. Kemi ujë. Edhe po nuk patëm, do ta zgjidhim hallin ja si ti me ate erdhiiiiselitaaa, stereo. Por ti pse me pyet? Më pyet se do shpëtim. Njëlloj jemi. Shumë mirë. Për ty nuk bën Luli se nuk e rrëzon dot Ramën. Se është bashkë me Ramën. E ku di unë nga këto. Po ti vetë, me cilin, cilën, cilët, cilat je ti? Ti që nuk ke ujin, që nuk ta solli Luli, as Berisha, as Meksi, ti që e di që nuk kishim ujë ne as në kohë të Ramizit, bile edhe në kohë të Enverit, ti po na var bidonat ne?

Ti nuk del dot edhe kundër Lulit në rradhë të parë meqë nuk ta rrëzon Ramën, edhe na qenka bashkë me Ramën, ti nuk del dot për ujë? Nuk të prek sado pak që ata njerëz heronj të demokracisë që do ti, po janë pa ujë 24 orë te teatri? Po janë edhe pa drita. Po janë edhe pa punë prej një viti e gjysmë. Edhe do të mbeten të tillë derisa të jetë rama edhe veliaj në qeveri.

Por pse ti nuk del për ujin që nuk e ke në rrubinet, ashtu me fekale, të lahesh? Nuk del sepse ia ke varur bidonat vetes. Ia ke varur vetes sepse pret të shpëtosh nga diku. Ikën ngado, Amerike, Gjermani, Europë, Botë. Ikën edhe rri gjithë ditën në FaceBook, se mos të ikën lajmi i shpëtimit. Se mos u bë deti kos edhe ja të mungon luga. Ti çfarë bën? Kërkon llogari ku?

Tek ne të teatrit? Pse vërtet ty të duhet jetike teatri i ri? Kaq të rëndësishme e ke ti teatrin e ri? Ti që ke bërë shtëpinë pa leje, që ke blerë diplomën, që i ke marrë prindit 20 mije lekëshin e fundit të paguash provimin apo të japësh votën për partinë? Ti nga e pret shpëtimin? Ja Saliu e bëri fajin vari bidonat, edhe e hapi europën me viza. Ja shkove e pe. Ja punë ka atje. Çfarë të ka bërë ty Luli aktualisht? Po Berisha? T’i kanë bërë ato që numëron?

Shumë mirë. Shko lahu te bashkia e lali erit se aty ka gjetur ujë Ahmet Zogu edhe Enver Hoxha. Edhe po nuk gjete, vazhdo fërko zhulin e plazhit edhe bëje ndonjë produkt që nuk e kanë në asnjë vend të botës.

Ti ke Ramën model edhe nuk e kupton. Ti mendon se krimi është bisnes. Këtu vari bidonat ke të drejtë. Po. Ky vendi ynë është i mbushur me njerëz që e dinë se meritojnë miliona, edhe pse nuk dinë të ruajnë një bibë. Edhe këtë e kemi të thënë nga e ëma e ministreshës së bujqësisë së qeverisë së Enver Hoxhës.

Ti, lexon si unë sot në mënyrë romantike dhe heroike se si ishte lufta e dytë botërore. Një prej akteve më të urryera të qenies njerëzore, edhe bën politike. U vranë 28 mije partizanë? Jo nuk. Nuk jane vrarë fare. Po ti e thua. PO sikur ja te jene vrarë 2000 apo 200 a quhen po aq heronj sa këta heronj që mbrojnë teatrin? Sigurisht që po. Por ti lexon fejsbukin. Fejsbukën e përditshme na jep o Mark. Edhe ëndërron atë që në fakt ta ka ushqyer me dhunë sistemi që prej 1944. T’ia marrësh tjetrit. Ai peshku i qelqit mbbi televizor, të jetë për të gjithë njëlloj.

Unë di të them se e kam paguar gjithmonë detyrimin tim. Kështu kanë bërë prindërit e mi që ma mësuan. Unë nuk i mbaj bidonat. Ti po deshe mbaji. Teatri nuk ka për të shpëtuar njeri në këtë vend përpos të shpëtuarve. Edhe nëse ti me Ramën e shemb, ne luftën e kemi të fituar.

Jo, Luli, nuk ka për të sjellë ujin në shtëpi. Ka 7 vjet Edvin Rama kryeministër, ka 4 vjet Erjon Veliaj kryetar bashkie. Shko shtrydh palmat te lash zhulin e plazhit.

Trupat hitleriane ngecën ne baltë edhe nuk e morën Moskën. Por ujë nuk kishin.

Kategori
Uncategorized

NGA TUFA ME KRIMINEL, GJENERAL E KOLONEL…

Agim Jazaj/

Me rekorde kriminale,

I zgjodhën për deputet,

Vetëm nga tuf’e “Rilindjes”,

Numërohen shtatë a tetë!

Të dënuar për krim e drogë,

Përzgjidhen kryebashkiak,

I zgjedh “Kupola” me dorë,

Pesë a gjashtë, janë pakë!

Një taborr kryebashkiak,

Me rekorde kriminale,

“Rilindja” i bëri bashkë,

Shqipërinë e kthyen në hale!

Të përjashtur si deputet,

Për fshehje të pasurisë,

Nga kopeja e “Rilindjes”,

Dhe “Rilindjen” e bënë pis!

Në parti-administratë,

Nga kjo tufë, thuhet treqindë,

Përzgjedhur nga ky rasat,

Po, liderin nuk e bind!

Me kriminel në parlament,

Në parti e qeveri,

U vë syn lideri vet,

Vendi po “bën prokopi”!

Të verbërit u shkojnë pas,

Mjeranët prapa të marrit,

Sikur s’kanë një pikë gjak,

Nga venat e shqiptarit!

“Rastësisht” i shket dora,

Nga këto monstëra gjen,

Me pushtet gradon horra,

Ligësinë e kanë në gen?!

Nga kopeja me hajdut,

Dhe tufa me kriminel,

Janë ngritur me katapultë,

Gjeneral e kolonel!….

.

Kategori
Uncategorized

Karma/ U Festonin Para Syve Me Tre Gishta, Ekipi Shqiptar Në Suedi Ka Hakmarrje Të Hidhur.

Pas një viti, do të ishte FC Iliria që do e kthente me të njëjtën monedhë, madje edhe më hidhur. Fitorja do të vinte 4-1, festa e futbollistëve do të ishte me shqiponjë, pas humbjes së pësuar ekipi kundërshtar ka përfunduar në vendin e fundit dhe rrezikon rënien nga liga, ndërsa trajneri grek u shkarkua menjëherë nga detyra. Pastaj pyesin, a ekziston “Karma”…

Ndonjëherë futbolli rezulton shumë i hidhur me emocionet negative që të dhuron pas një humbje, por sigurisht që ndjenja e kënaqësisë së një fitore të aq shumë dëshiruar, nuk ka çmim dhe mbetet e pakrahasueshme.

Këtë përjetuan edhe lojtarët e FC Iliria Stockholm në atë fitore të pastër 1-4 ndaj Sv-Palestinska, atje ku fshihet edhe një histori e veçantë. Por përpara se të flasim për të, çfarë është FC Iliria? E drejtuar nga trajneri Salih Shala, flasim për ekipin shqiptar që është krijuar në Suedi para 4 viteve. Teksa e nisën nga divizioni më i ulët në këtë shtet, nga i 8-i, tashmë ndodhen në divizionin e 5 të Suedisë.

Pra thuajse nga 1 divizion i ngritur në vit. Teksa ndodhen në javën e 17 të kampionatit, vendi i parë është në duart e tyre dhe ka nisur shkëputja për një tjetër ngjitje. Por çfarë ka ndodhur ndaj Sv-Palestinska? Në këtë kundërshtar gjenden shumë lojtarë serb, ndërsa trajneri i tyre ishte grek.

Përpara një viti në finalen e fituar ndaj Ilirisë, do të realizonin 4 gola në 10 minutat e para. Rezultati do të mbyllej 4-1, por sikur të mos mjaftonte humbja për ekipin shqiptar, duhej t’i bënte ballë edhe fyerjeve me simbolet me 3 gishta në festën para syve apo edhe shumë sjellje të tjera jo korrekte.

Pas një viti, do të ishte FC Iliria që do e kthente me të njëjtën monedhë, madje edhe më hidhur. Fitorja do të vinte 4-1, festa e futbollistëve do të ishte me shqiponjë, pas humbjes së pësuar ekipi kundërshtar ka përfunduar në vendin e fundit dhe rrezikon rënien nga liga, ndërsa trajneri grek u shkarkua menjëherë nga detyra. Pastaj pyesin, a ekziston “Karma”…

Kategori
Uncategorized

Mirënjohje dhe respekt për ata që e ndihmuan luftën…

Mirënjohje dhe respekt për ata që e ndihmuan luftën…

Shkruan: 

Major, Nazif RAMABAJA

(Komandant i njësive operative të Lugut të Baranit)

Në organizimin dhe ndihmesën e ushtrisë së rregullt, gjegjësisht njësiteve operative të  UCK-së në Lugun e Baranit dhe  formimin e sektorëve: Informativ, sigurisë, kartografik dhe logjistikë si dhe përkrahje dhe angazhim në luftë defenzivo-ofenzive dhe frontale kontribut të veçantë dhanë këta persona:

Rrok Berisha dhe vëllau i tij Mëhilli dhanë kontribitin e tyre moralisht, materialisht dhe fizikisht. Në kuadër të brigades 131 Rroku ishte kryeshef i sektorit për informim, i autorizuar së bashku me të ndjerin Asim Lokajn, njoftuan dhe mbajtën kontakte të pandërprera me mjetet informative publike të vendit dhe ndërkombëtare. Pastaj si deputet i zgjedhur nga vota e popullit të fshatrave të Lugit të baranit, ka organizuar intelektual të të gjitha fushave që ti dalin në ndihmë ushtrisë së rregullt të UÇK-së, të cilët përmes tri komunikatave, të nënshkruara edhe nga krahu ushtarak e në veqanti ndihmoj popullatën  gjatë grumbullimit në Isniq dhe tërheqjen e sajë pa pasoja për në Rugovë.

Kanë mbështetur, ndihmuar dhe përkrahur vijën dhe institucionet e Republikës së Kosovës pa rezervë. Shtëpia e Mëhillit dhe Rrokut qe shëndrruar në shtab për eprorët e Brigadës 131, e cila pikërisht për këtë qëllim edhe u dogj e u shkatërrua nga forcat barbare serbe, ndërsa Mëhill Berisha shqyhet si bëmirës dhe kontribuesi më i dalluar në grumbullimin, organizimin dhe shpërndarjen e njeteve materiale dhe ndihmë financiare për luftë..

Asim Lokaj si kartograf dhe shef për vëzhgim në brigadën 131, me profesionalizmin dhe dëshirën që kishtë për të shërbyer në njësitet operative të Uck-ë të komanduara nga epror profesionist dhe me përvoj të ministrisë së mbrojtjes së Republikës së Kosovës bëri një punë jashtëzakonisht të madhe dhe ishte i shkëlqyeshëm në vëzhgime dhe përpilimin e hartave me pozicione të armikut të cilat na ndihmuan shumë në realizimin e detyrave ushtarake dhe luftarake.

Nikë Krasniqi dha kontribut të pamohueshëm në ndihmë ushtrisë dhe popullit e në veqanti brigadës 131, përkundër pengesave të herpashershme që i bëheshin. Nika shquhet për informimin e vijës institucionale me rrjedhat dhe rrethanat e zhvillimit të luftës në Lugun e Baranit dhe ishte kordinator në mes subjekteve politike dhe njësive operative të UÇK-së.

Rrustem Shala dhe vëllau i tij Xhema ishin figurat më markante në fshatrat e Lugut të Baranit, të cilët nuk kursyen asgjë, ata u morën me logjistikën e brigadës duke mos i lën në asnji moment ushtarët të uritur, organizuan ndërtimin e furrës së bukës që kishte kapacitet për të ushqyer me bukë jo vetëm ushtrinë por edhe banorët e fshatrave përreth Baranit. Ndihmoi popullatën në qaste më të vështira gjatë strehimit në fabrikën e kodradiqit , e cila ishte renovuar me vetëkontributin e popullatës së kësaj rrethine, dhe ishte shëndrruar në kazerm-repart të tipit modern për njësitet operative të UÇK-së. Kontribut të veqant dhanë edhe Gjon Balaj dhe Nimani.

Kontribut të veqant dhanë po ashtu edhe Zymer Faku, vozitës dhe përcjellës gjatë tër kohës së zhvillimit të operacioneve së bashku me Sinan Shalën nga Duboviku i cili ishte edhe pjesëmarrës në luftën e Loxhës dhe ishte plagosur, pastaj Burimi-përcjellës siguri, Hasani, Riza dhe Demë Gashi e Sadri Selca-shef për siguri nga Barani, Naimi, Maxhuni e Nimoni nga Kodradiqi Naim, Agim, Cufë e Xhevdet Krasniqi nga Vranoci, Adem Zeka nga Raushiqi, eprori Skender Rexhahmetaj, Sylë Bruqi, Xhevdet Sinani e Mahmut Mulaj nga Isniqi ku shtëpija e Mahmut Mulajt ishte lëshuar për strehim të të ikurve dhe një kohë edhe të shtabit të brigadës në raste urgjente siq ishin ( dehidrimi i trupit ) dhe shërimin e komandantit të brigadës 131 nëpërmes marrjes së infuzioneve, Shemsije Shala nga Loxha krenare, Eprori Gani Gjukaj nga Strelci i ulët, Agim Zeneli nga Këpuzi, Nezir Gashi nga Graboci dhe të gjithë komandantët e shtabeve të fshatrave: Rashiq, Kryshec, Turjakë Kodradiq, Raushiq, Loxhë, Graboc, Lugmir, Baran i Epërm, Baran, Qallopek, Kosuriq, Llugagji, Buqan, Kamenicë, Gllogjan, Nepole, këpuz,Qeskovë dhe Bokshiq. 

Komandanti i njësiteve operative të UÇK-ës në Lugun e Baranit

Majori: Nazif Ramabaja 

.   .   .

Bartësit e mirënjohjeve

Personat të cilëve iu ndanë mirënjohje nga komandanti i njësiteve operative në Lugun e Baranit, major Nazif Ramabaja janë: Kolonel Tahir Zemaj, Sali Çekaj, Agim Ramadani, Mëhill Berisha, Rrok Berisha, Smajl Hajdaraj, Rrustem Shala, Xhemë Shala, Sinan Shala, Nikë Krasniqi, Asim Lokaj, Ramiz Muriqi, Skender Rexhahmetaj, Rrustem Bruçi, Sylë Bruçi, Lumni Surdulli, Enver Alaj, Faruk Xhemajli, Hasan Zemaj, Rexhë Osaj, Skender Çeku, Gani Gjukaj, Bota sot Zvicër, Bota sot Prishtinë, Bota sot New York, Xhemë Berisha, Fehmi Berisha, Ramiz Berisha, Dritan Gashi, Imer Ahmetaj, Hajdar Bajraktari, Rrustem Geci, Qaush Shala, Mustafë Krasniqi, Esat Ademaj, Astrit Ademaj, Fak Sefaj, Zymer Sefaj, Sadri Vishaj, Farush Thaçi, Gjon Krasniqi, Hysen Krasniqi, Agim Krasniqi, Resmije Ademaj, Shehrije Sadrijaj, Bashkim Bala, Burim Gashi, Idriz Osdautaj, Faton Krasniqi, Agim Zeneli, Nezir Gashim, Sebahate Tolaj, Fadil Haderxhonaj, Sadri Selca, Ibrahim Gashi, Musa Gjakova, Musa Dtragaj, Shaban Dragaj, Naim Krasniqi, Magjun Hysenaj, Lah Zhuti, Bajram Stojkaj, Besim Gashi, Demë Gashi, Esat Berisha, Naim Hysenaj, Isuf Haklaj, Sadik Muriçi, Ismet Çeku, Petrit Lokaj, Azem Gashi, Shemsije Shala, Xhavit Thaçi, Bekim Kastrati, Bajrami, Agim Jonuzaj, Cufë Kurtalaj, Rasim Bojku, Haxhi Gashi, Lulzim Gashi, Besim Gërvalla, Sadik Berisha, Bekim Kadrijaj, Xhevdet Imeraj, Bashkim Ahmetaj, Shpetim Bali, Reshat Beqiraj, Milaim Berisha, Zenun Lulaj,  Lokaj, Imer Elezaj, Halit Shala, Bekim Berisha, Fatmir Zekaj, Bekim Ahmetaj, Atdhe Bekaj, Sheremet Bujari, Valdet Dukaj, Safet Bytyçi, Bekim Hasani, Rrahim Beka, Zymer Kryeziu, Skender Ahmetaj, Shpetim Bobi, Ramë Berisha, Muharrem Gashi, Muhamet Vishaj, Izet Beqiraj, Bajram Ahmeti, Ahmet Kukalaj, Agim Gagica, Abedin Rrustemaj, Valon Gashi, Agush Gjoci, Cufë Krasniqi, Tahir Malushaj, Shpend krasniqi, Shefqet Gjoci, Qazim Gashi, Mujë Dervishaj, Gjelil Krasniqi, Gazmend Gjoci, Elmi Krasniqi, Arsim Hysenaj, Arianit Krasniqi, Ahmet Isufi, Ahmet Thaçi, Shyqeri Spahiu, Armend Agolli, Agron Salihaj, Albert Hyseni, Bekim Krasniqi, Gani Morina, Gjemë Dervishaj, Imer Gashi, Halil Margataj, Mujë Berisha, Nazmi Gashi, Ragip Kastrati, Ramadan Gashi, Sadik Krasniqi, Tal Ibrahim Krasniqi, Osman Jasiqi, Halil Rexhahmetaj, Enver  Cakolli, Bejtush Maliqi, Shtabi lokal ”Iliria” Sverkë, Binak Rexha, Ryve Loshaj, Naser Vllasi dhe Shoqata Nënë Tereza Prishtinë.

Me mirënjohje u nderuan edhe anëtarët e brigadës “Mërgimi” dhe pjesëmarrësit në homazhe dhe në Akademinë përkujtimore për kolonel Tahir Zemajn, mbajtur në Prishtinë më 4 janar 2004: Muhamet Sadikaj, Valdet Sinanaj, Enver Kurtulaj, Hamit Binakaj, Bashkim Tahiraj, Arben Shala, Vëllaznim Nitaj, Mustafë Shala, Elez Bacaj, Astrit Zemaj, Ardian Baraj, Bekim Rabushaj, Sanush Hylaj, Nebih Binakaj, Demë Shala, Bekim Berisha, Mehdi Berisha, Riad Shala, Islam Tetaj, Sadik Berisha, Petrit Bajraj, Sami Berisha, Valdet Dukaj, Enver Kapitaj, Fatmir Hasanmetaj, Rasim Bojkaj, Astrit Shabanhaxhaj, Cufë Kurtulaj, Muahmet Bruçi, Zenun Lulaj, Besnik Çekaj, Shpend Kurmehaj, ismet Gërvalla, Imer Elezaj, Sajmir Idrizaj, Selman Gecaj, Avdyl Bruçi, Brahim Berisha, Ahmet Kapitaj, Agim Bajramaj, Elbasan Ukaj, Halit Shala, Gon Ukaj, Fehmi Shala, Azem Ukaj, Reshat Beqiraj dhe Fatmir Zekaj.

Kategori
Uncategorized

Intervista me Nënë Terezën që nuk u transmetua kurrë

 

Entela Resuli – DITA

Me një zë kumbues, të pangatërrueshëm, artikulim të qartë dhe çdo fjalie i jep peshën e duhur. Tefta Radi, zonja me flokë të bardha sot nuk është më spikerja kryesore e edicionit informativ në TVSh, por nuk është larguar nga ky institucion, ku vazhdon të punojë në fushën e dokumentarëve.

Sot, 65-vjeçarja, e cila nuk e ka problem ta përmendë moshën, pasi për të është fisnikëri dhe çdo moshë ka bukurinë e vet, është një gjyshe e lumtur.

E kujdesshme për pamjen, e thjeshtë në komunikim të jep përshtypjen e një gruaje zonjë, ashtu siç shumë e kanë njohur nëpërmjet ekranit.

Në këto ditë, kur e gjithë bota ka folur për Nënë Terezën, edhe Tefta Radi ka një moment të rëndësishëm për të kujtuar në marrëdhënie me të.

Në gushtin e vitit 1989 kur Nënë Tereza vizitoi Shqipërinë për herë të parë, Radi u caktua gazetarja që do i bënte intervistën, gruas që në ato momente, njihej si bamirëse dhe kishte marrë çmimin Nobel për paqe në botë, por që deri atëherë kishte patur një marrëdhënie të komplikuar me Tiranën zyrtare, thënë ndryshe shtetin e parë atetist në botë.

Gazetarja ikonë e Televizionit Shqiptar më kënaqësi pranon ftesën e Dita-s për të rrëfyer për ne vizitën e Nënë Terezës në vendin tonë dhe intervistën që realizoi me të, një intervistë që nuk u transmetua kurrë.

 

-Zonja Radi, këto ditë Nënë Tereza është shpallur e shenjtë, dhe ky lajm ka pushtuar botën, por dua të kthehem 27 vite pas, kur Nënë Tereza vizitoi për herë të parë Shqipërinë. Ju atëherë keni qenë gazetare e rëndësishme e Televizionit Shqiptar, na tregoni, si e pritët këtë lajm dhe çfarë thuhej në korridoret e televizionit?

Në kohën e diktaturës nuk ishte e lehtë që gjërat të fliteshin apo përfliteshin korridoreve. Edhe muret kanë vesh – thotë populli. Aq me tepër për një figurë si Nënë Tereza, sot Shën Tereza, që na ka bërë ne shqiptarëve të ndihemi krenarë për misionin e saj të madh, të përbotshëm, postulatet e arta sërish të saj, prej të cilave kemi vend të tërë për të mësuar e vepruar në dobi të paqes e të dashurisë njerëzore. Në veçanti ne shqiptarët, edhe pse patëm fatin t’i japim globit një figurë kaq të madhe bamirësie. Ndoshta shkollimi i saj jashtë trojeve tona, zemra e saj e çelur deri në infinit ndaj dhembjes dhe skamjes, jetëve njerëzore i dha Nënë Terezës përmasat e shenjtit, përmasat e gruas më në zë në botë.

-E mbani mend atë ditë, mund të na e përshkruani?

Natyrisht që po, më shumë emocion dhe pse historia e vizitës së nobelistes, Shën Terezës në vitet e diktaturës, gjatë këtyre viteve është anashkaluar për arsye nga më të ndryshmet. Ishe mesgushti i 1989-s. Data 15, një ditë e nxehtë vere. Një mbrëmje më parë na thirrën në drejtori, ne gazetarët e operatorët që do të mbulonim vizitën e saj. Si operatorë u caktuan Gazmir Shtino e Bujar Kore. Për herë të parë ne gazetarët morëm informacion për bamirësen e madhe. Ishte një vizitë 7 ditore, një vizitë krejt private e Nënë Terezës për të kujtuar e për të vënë përmallshëm një buqetë me lule në varrin e nënës dhe motrës së saj të dashur, për të folur me to e për t’u thënë atyre ato që nuk mundi t’ua thoshte dot kur ishin gjallë. Dhe jo për faj të saj, por të regjimit. Ka dhe nga ata që sot dalin heronj, por të mos harrojmë se çdo gjë është e dokumentuar në foto e imazh televiziv. Mandej dhe në një sërë ekspozitash muzeale apo albume kushtuar shenjtores, me aq sa unë kam parë, çuditërisht asnjë nga ato foto nuk figuron. Me sa duket dhe në 26 vjet demokraci kemi frikë dhe historinë e shohim bardh e zi. Ky është misioni i gazetarisë. E kam pohuar dhe herë të tjera, por sërish e vërteta e vizitës së Shën Terezës në diktaturë vazhdon të mos e gjejë pasqyrimin e vërtetë.

 

Tefta Radi. (Foto nga Fadil Berisha)

-E kujtoni konkretisht apo në vija të përgjithshme se çfarë ka thënë Nënë Tereza në atë mini-intervistë?

27 vjet mbrapa unë nuk mund të pretendoj të mbaj mend çdo fjalë të cituar prej saj në intervistë. Në vija të përgjithshme në anglisht Nënë Tereza falënderonte Zotin që ëndrrën e saj për të vizituar Shqipërinë tashmë e kishte bërë realitet. Bamirësja e madhe ndihej e gëzuar që vizitonte këtë vend të paqtë e të bukur, vendin ku jetuan familjarët e saj. Ajo ju lut Zotit që popullit të saj, popullit shqiptar, t’i dhuronte mirësi e begati.

-Ju çfarë dinit deri në ato momente për Nënë Terezën?

Natyrisht në një Shqipëri të mbyllur e me një media të fortkontrolluar ne nuk dinim asgjë. Të paktë ishin prej nesh ata që shfletonin ndonjëherë atë që quhej “buletin i verdhë”.

-Fakti që pushteti i asaj kohe nuk e kishte pranuar atë, sa ndikoi te ju, për t’u treguar më e përmbajtur? Sa në siklet ishit dhe sa frikë kishit?

Këto janë fakte që dolën në kohën e demokracisë. Në diktaturën komuniste nuk kishte media të hapur ku të publikoheshin të tilla informacione, pra kërkesat e bëra nga Nënë Tereza për të vizituar Shqipërinë, apo përgjigjet e qeverisë ndaj këtyre kërkesave. Nuk kishim frikë, përkundrazi u ndjemë të privilegjuar që do të bëheshim pjesë e pasqyrimit të këtij aktiviteti.

-Si u caktuat ju gazetarja që do të priste dhe intervistonte Nënë Terezën? Sa keni qëndruar me të dhe çfarë biseduat?

Tefta Radi duke intervistuar Nënë Terezën në Vilën 31. Intervista nuk u transmetua kurrë

Unë nuk isha e vetmja gazetare që do të mbuloja vizitën e Nënë Terezës. Pjesa ime ishte intervista e cila u realizua në një nga mjediset e vilës 31 në Tiranë, me kamerën e mjeshtrit Gazmir Shtino, për të cilin shfrytëzoj rastin t’i përcjell përshëndetje në Amerikën e largët ku ai jeton për mbi 2 dekada. Ishin momente vërtet emocionuese. Përballë thjeshtësisë së saj, u ndjeva e penduar për veshjen e asaj dite. Një fustan krem, me ngjyrë rozë në lejla të lehtë, një fustan luks për kohën e që e jepja borxh për këdo nga shoqet e mia që mund të kishin ndonjë eveniment. Ndoshta edhe me grimin e kisha tepruar pak. Diçka kjo jashtë natyrës sime si gazetare terreni. Ajo shoqërohej nga motër Maria dhe shkrimtarja australiane Xheni, e cila e shoqëronte në çdo aktivitet e vizitë të saj kudo në botë, pasi shkruante biografinë e Shën Terezës, shqiptares së madhe. Ajo qëndroi në krahun tim të majtë. Duken në foto çanta e vendosur në tokë dhe pjesë e fustanit të saj. Ishte ajo që fliste dhe jepte informacion për misionarët, motrat e nënë Terezës dhe punën e tyre me të vobektit, të sëmurët me lebrozë në Kalkutë të Indisë e më gjerë. Ishte një intervistë e shkurtër. Jo më shumë se 4-5 fjali. Shën Tereza foli në anglisht duke iu falur Zotit që ja mundësoi më në fund vizitën në Shqipëri. Sërish iu lut Zotit për mirëqenie të popullit shqiptar. Duke qenë se gjatë gjithë fjalës së saj shenjtorja i drejtohej Zotit, intervista nuk u transmetua. Ne ishim shtet laik. Diktatura prishi kisha e xhamia e masakroi krerët e besimeve fetare. Në këto kushte dhe pse ishte fundi i sistemit, qeveritarët tanë, nuk patën guximin ta transmetonin atë. U bë një përpjekje për ta hequr fjalën Zot, por ishte e pamundur, pasi u përdor shpesh prej njeriut të Zotit, e fjalia nuk qëndronte. E kam vuajtur shumë mostransmetimin e intervistës dhe jam ndjerë në faj.

-A gjendet intervista sot në arkivat e TVSH, a është ruajtur si material?

Nga kërkimet që kam bërë unë, nuk është. Ndoshta është e paskeduar, në ato materialet që nuk transmetoheshin. Në to, është gati e pamundur të gjendet.

-Më shumë se sa fjalë, çfarë ndjesie morët nga qëndrimi me të dhe biseda?

Sikurse e shihni edhe në fotografi, jam befasuar prej portretit të qetë që shprehte veç mirësi me buzëqeshjen që nuk iu nda gjatë gjithë kohës që ne realizuam intervistën apo bisedës paraprake. Me thjeshtësinë e saj, shtatin e mpakët e këmbët e zbathura në sandalet tipike të motrave, këmbë që nuk u lodhën kurrë gjatë tërë jetës së saj e që shpërfillën makinat luksoze. Dora e saj vendosur së fundmi mbi ballin tona përcolli bekim, një dorë e lehtë, e ngrohtë. Jam e lumtur që kam qëndruar aq pranë saj e që në kujtim kam këtë foto të mrekullueshme.

-E mbani mend itinerarin e asaj vizite, çfarë bëri Nënë Tereza, ku shkoi?

Mbërritja e Nënë Terezës në aeroportin e Rinasit u përcoll nga kameramani i mirënjohur Bujar Kore. Për ta pritur kishin dalë e ndjera artiste Marie Kraja, personaliteti i mjekësisë në fushën e onkologjisë dr. Adelina Mazreku, Natasha Haznedari si përkthyese dhe i ati i saj, mos gaboj prokuror në atë kohë. Po ashtu nga përkthyesja tjetër Diana Kristo, kryetari i marrëdhënieve me jashtë në KQ të partisë, emrin e të cilit s’e kujtoj e ndonjë tjetër. Shoqërohej nga motër Maria, një tjetër motër kosovare dhe shkrimtarja Xheni. Gjatë qëndrimit në Shqipëri me sa kujtoj nga transmetimi lajmeve, si folëse që isha, u prit nga kryetarja e Frontit Demokratik, Nexhmije Hoxha dhe e bija, Pranvera, në vilën e tyre. Shkoi në shtëpinë ku jetuan nëna dhe motra. Vizitoi dhe vendosi buqeta me lule veç varrezave ku preheshin njerëzit e saj në Sharrë, edhe në varrezat e Dëshmorëve të Kombit dhe në varrin e diktatorit Hoxha. Vizitoi një kopsht fëmije, ku drejtoreshë ishte znj. Gambeta, vizitoi spitalin onkologjik, ku drejtoreshë ishte dr. Adelina Mazreku, sanatoriumin, një shtëpi fëmijësh, një azil pleqsh, sot shtëpi e të moshuarve. Por gjithsesi nga kjo vizitë ajo nuk mundi të marrë atë që edhe e kërkoi në një farë mënyre, ngritjen e një misioni të motrave të saj. Gjithsesi ekziston dokumentacioni i kohës për të qenë ju më të saktë. Nënë Tereza u akomodua në vilën përballë godinës së informatikës atëherë.

-Gjëja që të ka lënë më shumë mbresa nga ajo ditë?

Portreti dhe qetësia e saj e jashtëzakonshme. Dëgjonte dhe fliste pak, por buzëqeshja e saj fliste më shumë se sa fjalët.

-Sa i rëndësishëm ka qenë për ju ai moment në karrierën tuaj?

Nuk e kam matur asnjëherë karrierën time me intervistat e realizuara me shumë personalitete, por me faktin se sa kam arritur me punën time, të krijoj individualitetin tim të besueshëm si gazetare e folëse njëherazi, përballë teleshikuesve, sa e vërtetë kam qenë në atë që kam transmetuar.

-Meqë ju kemi në këtë bisedë, zonja Tefta, me çfarë po merreni tani? Ju mungon televizioni?

Aspak nuk më mungon. Jam atje pothuajse çdo ditë. Punoj me dokumentarin. Tashmë kam në proces dy njëherazi, kushtuar kritikut të mirënjohur Prof. Adratik Kallulli si dhe një tjetër kushtuar intelektualëve të viteve 1930, cilësuar edhe si periudhë e artë e intelektualëve shqiptarë.

Nënë Tereza në aeroportin e Rinasit

-Teksa shihni tani spikeret e reja, çfarë mendoni?

Çdo kohë ka prurjet e veta. Ndryshojnë rrethanat historike, ndryshojnë kohët, mentalitetet e brezave, teknologjitë e bashkë me to si në çdo fushë edhe në gazetari ka risi. Ka edhe sot gazetarë shumë të zotë e po ashtu edhe folëse.

-Sa e vështirë ka qenë puna atëherë duke e krahasuar më këtë tani?

Ka qenë më e lodhshme. Çdo ditë përpara televizionit uturinin zhurmat e motorëve e të makinave që niseshin me grupet e xhirimit në të gjithë Shqipërinë. Sot vërtitet pjesa më e madhe e informacionit vetëm brenda unazës së Kryeqytetit. Por gjithsesi informacioni nuk mungon, pasi teknologjia e zgjidh problemin tashmë në kohë e në hapësirë.

-Ruani miqësi me kolegët apo koleget tuaja të atëhershme?

Natyrisht, dhe është një miqësi e fortë, e vlerësuar edhe nga të rinjtë e sotëm. Shumë herë ata nuk ngurrojnë të na e vënë në dukje këtë fakt.

-E ndjeni dashurinë e njerëzve, kur ecni rrugës, në aktivitet, udhëtime?

Tefta Radi duke dhënë edicionin informativ në TVSH

Me modesti do të thosha po, mandej dhe nga të rinjtë që ndoshta nuk më kanë arritur, por kanë dëgjuar nga familjarët e tyre.

-Ju jeni nënë apo jo, zonja Tefta, dhe mesa di jeni edhe gjyshe, na tregoni pak më shumë për këtë ndjesi? Si i kaloni ditët?

Ditët e mia janë të ngjeshura me punë. Punoj jo vetëm me dokumentarin, por edhe administratore në një aktivitet. Veç kësaj jam një gjyshe e lumtur me mbesë e nip që flasin shqip edhe pse jetojnë në Gjermani. I marr çdo verë në Tiranë, e së bashku me bashkëshortin, Françeskun, rrethuar prej dashurisë së tyre e marrëzisë sonë, i shëtisim në plazhet e vendet më të bukura. Ata e adhurojnë Tiranën e mezi presin pushimet që të vijnë.

Kategori
Uncategorized

Korbat.

Nga Agron Tufa/

Prej nji kodër-dheu të freskët ngrihet torsi i nji burri me mustaqe, me zgavra të daluna, golle, prej të cilave ende kullojnë rruvaja të holla gjaku. Burri lëviz me tahmin vetëm dorën e djathtë, ashu si bajnë t’verbuemit. Tjetrën e ka të kallun në dhé. Na sheh drejt, me zgavrat e ngrana. Ngjishem mbas Gacit. Zbrapsemi të dy. Kadalë.

Vërtitet një tufë e madhe korbash. Mbi vorret e Rrmajit… Asht mëngjes i irrun e i lagësht maji i vjetit 1945. Korbat ngrihen me “krra-krra” të potershme, shkapeten n’ajri e mandej ulen prapë. Si me komandë. Në të njajtin vend.

– Hajde Lec, – më thotë Gaci, – shkojmë me pa, ça po ban vaki njatjé.

Jam i vogël. Ndjej frikë. Po Gaci më tërhjek me përdhunë.

– Ish, ish! – i tremb Gaci korbat, si me kenë pula.

Ato janë t’pabindun. Mezi zhvendosen pak metra me krrokama therëse, të pakënaquna. Pamja që na zbulohet para sysh më shtang.

Prej nji kodër-dheu të freskët ngrihet torsi i nji burri me mustaqe, me zgavra të daluna, golle, prej të cilave ende kullojnë rruvaja të holla gjaku. Burri lëviz me tahmin vetëm dorën e djathtë, ashu si bajnë t’verbuemit. Tjetrën e ka të kallun në dhé. Na sheh drejt, me zgavrat e ngrana. Ngjishem mbas Gacit. Zbrapsemi të dy. Kadalë.

– Kenka oficer i ushtrisë Komtare të Mbretnisë, – më thotë Gaci në vesh, tue më kallëzue me gisht xhaketën e uniformës së zbulueme prej dheut, deri në xhepat e epërm.

E ndalëm frymën në zyrën e Kryetarit të Këshillit të lagjes. Na priti i veshur partizançe.

– Asht bash njaj oficeri, qi pushkatume padje, – u thotë dy të tjerëve në zyrë, gjithashtu të veshun partizançe. – Shkojmë, – u thotë, Dhe duelën jashtë të tre.

I hipën xhipit ushtarak, ndërsa unë e Gaci ia premë shkurt për te vorret e Rrmajit.

Kur u shfaq pamja, ata kishin mbërri para nesh. Korbat qenë ngritë hava. Krrokama e tyne inatçore përhapej gjithkah.

Madej fill buçitën tre krisma revolje.

– Dreqin…! – shau napër dhambë Gaci. – Na nuk i thirrëm me…, – i ra kofshës me shuplakë ai.

Dëgjohej gjithë e ma e dobët, gjithë e ma largët krrokama e korbave n’largim…

@agron tufa, 2016

Kategori
Uncategorized

At Zef Pllumi, frymëzimi për të triumfuar ndaj të keqes

Nga Lulzim Basha/

28 gushti i sivjetëm është përvjetori i 95-të i lindjes së françeskanit të madh, shkrimtarit të pazakontë dhe prijësit shpirtëror që aq shumë iu desh shqiptarëve At Zef Pllumit. Në 45 vitet e diktaturës si rojtari i kujtesës, dhe pas vitit 1990, si kleriku këmbëngulës ai bashkë me kolegët e tjerë mbijetues kreu rimëkëmbjen madhështore të Kishës, dhe si mësuesi i mirë ndihmoi qindra të rinj të gjenin rrugën e tyre drejt dijes në ato vite të trazuara, kur rruga dhe keqbërja ishin një joshje fatale e tranzicionit.

At Zef Pllumi mori nga plejada e shquar e patriotëve klerikë që në vitin 1945 u ndeshën me diktaturën e egër orientale, antikatolike e antikombëtare, amanetin për të qëndruar, për të jetuar e për të dëshmuar epopenë e qëndresës dhe të ringjalljes. Nxënësi i Gjergj Fishtës, Anton Harapit, Gjon Shllakut e Martin Gjokës e mori këtë detyrë, shumë herët, së bashku me shugurimin e tij meshtar, në atë kohë të zezë, kur shumëkush largohej nga Kisha për të mos u shndërruar shënjestër e diktaturës.

Duke marrë në sy çmimin e gjakut e të martirizimit, ai u mbijetoi 25 viteve të burgut komunist dhe doli më 1990-n, për t’i udhëhequr shqiptarët në rrugën e kujtesës, dijes, moralit e ringjalljes. Qëndresa e At Zef Pllumit në diktaturë ishte madhështore. Për të kanë rrëfyer bashkëkohës e dëshmitarë të vuajtjeve në gulagët e diktaturës. Por puna dhe aktiviteti i At Zef Pllumit në liri, pas ’90, ishte frymëzues dhe i pashoq.

Kontributi për ringritjen e Kishës, rinxjerrja e Hyllit të Dritës, si një rojtare e kulturës kombëtare, e denjë për historinë që trashëgonte para 1944-s, por edhe prijëse në hullitë e vështira të tranzicionit, ndihma ndaj qindra të rinjve për të marrë rrugën e dijes, duke i dërguar veçanërisht në universitetet më të mira të Italisë e Austrisë, si dhe kontributi personal për publikimin e gjithë korpusit të veprave të françeskanëve të mëdhenj, janë shembulli si një klerik i sapodalë nga burgjet komuniste tregon rrugën si duhet të jetë një patriot i mirë, një qytetar i angazhuar dhe një mësues i devotshëm.

Kurora e kontributit frymëzues të At Zef Pllumit në tranzicionin shqiptar janë kujtimet e tij, të përmbledhura në veprën “Rrno vetëm për me tregue”. Si të gjitha punët e padër Zefit, edhe këtu ai eci në një rrugë të pashkelur, pa shembuj e pa sprova të regjistruara, duke na lënë një kryevepër të dëshmisë, të shkrimit, të gjuhës, të historisë e të moralit.

Nuk shtoj diçka të re, kur përsëris se në çdo shkollë të mesme duhet lexuar vepra e padër Zefit. Ajo rizgjoi nevojën ulëritëse të shoqërisë tonë për të reflektuar, për t’u penduar e për të bërë drejtësi.

Ato dëshmi të guximshme na dhanë shembullin se e keqja duhet nxjerrë nga institucionet e shtetit, nga politika, drejtësia e shkollat, pasi bashkëjetesa me të vetëm na pengon në rrugën tonë, e shndërron demokracinë tonë në një monstër që s’ka as drejtësi e as moral.

Këtë leksion s’e kemi nxënë mirë, politika sidomos s’e ka nxënë, sepse ajo për 30 vjet, u end mes marrëveshjeve që kanë sjellë një qeverisje korruptive, rritje të varfërisë dhe rikthim në linjën e parë të politikës, ekonomisë e të njerëzve të suksesshëm të hajdutit, dallkaukut, të paaftit dhe këto vitet e fundit edhe në një emulacion të kriminelit, si një njeri i zoti e që vetëm ai bën hajër në këtë vend.

Në 95-vjetorin e Padër Zefit e ndjej me vend të përsëris se nuk do të heshtim dhe nuk do të pranojmë kurrfarë kompromisi me të keqen. E keqja po e shkatërron shoqërinë dhe ne nuk do të reshtim duke e kundërshtuar atë.

Duke analizuar dallimet mes komunizmit dhe katolicizmit, Padër Zefi shkruan: “Janë dy doktrina krejtësisht të kundërta komunizmi dhe katolicizmi. Ne nuk pranojmë dhunë, baza asht dashunija. Gjithçka me e ba me dashuni, me vullnet, me të mbushun mendjet, me ndërgjegje, ndërsa baza e komunizmit asht dhuna, lufta e klasave dhe tanë marrinat”.

Është pikërisht kjo mendësi e marrëzive, e luftës së klasave ndaj punëtorit, ndaj të ndershmit dhe ndaj të drejtit, që po ringjallet sot më shumë se kurrë dhe po rrënon të gjitha arritjet e 30 viteve tranzicion.

Ky regjim që dekoron torturuesin e Padër Zefit, nuk e quan për gjë të nxjerrë nga zyrat shtetërore edhe të fundit përfaqësues të shtresës së të përndjekurve politikë, të inkurajojë mësymjen drejt pushtetit të bijve të etërve xhelatë si dhe të vjedhë vullnetin e shqiptarëve, në mënyrë që të vrasë rotacionin dhe demokracinë.

Këtë mësymje antidemokratike nuk kemi për ta pranuar kurrë. Beteja në mbrojtje të aspiratave shqiptare për demokraci dhe integrim në Europë prej dekadash ka dëshmorët e saj, por ka tek Padër Zef Pllumi apostullin e vet.

Është një betejë që ka vetëm një përfundim, fitoren. Është një betejë që duhet fituar, që fëmijët tanë, të rinjtë tanë të mos e braktisin vendin, por të rrinë këtu, për të treguar triumfin mbi një të keqe që i pat zënë pritë Shqipërisë në stacionin final të tranzicionit.

Çdo 28 gusht duhet të jetë një ditë që shqiptarët të ndalin e të mendojnë a kanë bërë sa duhet për të nderuar dëshminë dhe kontributin e Padër Zef Pllumit. Nëse gjenden keq, le të lexojnë “Rrno vetëm për me tregue”. Më pas, do të jetë më i thjeshtë orientimi, e keqja do të duket sheshit dhe ushtria e së mirës do të ketë në anën e vet edhe kontributin e një tjetër shqiptari të mirë.

Kategori
Uncategorized

1954/Arratisja nga Kampi nr.4 dhe pushkatimi i katër të dënuarve.

Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë me vendimin nr.189, datë 17.7.1954, në një seancë të mbyllur i vlerësoi fajtorë të akuzuarit duke dënuar me pushkatim Isuf Agolli, Mark Zef Pali, Zyhdi Mancaku, Abdulla Bajrami, Niko Malo, Besim Latifi, Nasuf Gjilaj. Dënimet e dhëna:

Kastriot Dervishi…

Fotografia e hyrjes së tunelit

Nga Kastriot Dervishi

Kampi numër 4 ishte një ndër repartet e vuajtjes së dënimit të burgosurve.

Shumë apartamente në qytetin e Tiranës, u ndërtuan pikërisht nga ky kamp.

Jeta e kampit ka filluar në shtator 1953 dhe është mbyllur në vitin 1967 kur ishte në Rubik duke pasur numrin 307. Në Tiranë, qendra e kampit ishte vendosur afër pallateve “Agimi” në Tiranë.

Kampi ishte rrethuar në tela me gjemba. Të burgosuri flinin në baraka të ngulura drejt e në tokë. Të burgosurit ordinerë e politikë ishin të ndarë nga njëri – tjetri. Duke përfituar nga fakti se vendi ku flinin të dënuarit ishte drejtpërdrejt në tokë dhe afërsia e lumit “Lana” me kampin, i dënuari Isuf Velçani mendoi të hapnin një kanal prej rreth 8 metrash i cili do mundësonte arratisjen nga kampi. Kishte ndikuar në këtë kohë si ngjarje pozitive një arratisje që kishte ndodhur në kampin nr.1 në Rinas.

Më 30 tetor 1953, të burgosurit Abaz Korçari, Ago Çela, Shefqet Islami dhe Nexhip Dauti, mundën të arratisen nëpërmjet një tuneli të nëndheshëm 11 metra të gjatë. Duke u nisur nga banja ata kanë kapërcyer telat dhe janë diktuar nga roja kur ishin 50 metra larg. Kjo arratisje e suksesshme kishte alarmuar regjimin si dhe kishte nxitur të burgosurit e kampeve të tjera të ndërmerrnin veprime të ngjashme për të fituar lirinë.

Besohet se rasti i kampit nr.4 të ketë lidhje e frymëzim pikërisht këtë ngjarje. Të burgosurit e kishin quajtur “tuneli i lirisë”. Sipas të dhënave edhe kontradiktore, puna për hapjen e kampit ka filluar në muajin maj 1954. Duke u nisur nga mbarimi i kohës së shirave dhe afrimi i verës, ideatori i tunelit Isuf Velçani kishte zgjedhur këtë kohë pasi dhe gërmohej lehtë e transporti bëhej më i mirë.

Isufi së bashku me Haki Zeqirin kishin nisur punën për hapjen e tunelit që do zgjaste 8 metra. Niko Malo kishte qenë roje në fillimin e punimeve. Pas Isufit, Mark Zef Pali, Zyhdi Mancaku, Abdulla Bajrami, kishin qenë ndër mbështetësit kryesore të hapjes së kanalit. Në kampin nr.4 ishte grumbulluar një element i fortë antikomunist që vinte kryesisht nga dënimet e organizatave antikomuniste si Mark Zef Pali, persona që kishin dashur të arratiseshin, etj.

Kampi ishte shumë afër vendit ku banonte udhëheqja e lartë komuniste, gjë e cila nuk ka ndikuar edhe aq në ruajtjen e fortë të tij.

Për të hapur tunelin ishte zgjedhur vendi poshtë krevatit të një të dënuari. Sa herë mbaronte puna, ky vend mbulohej dhe nuk krijonte asnjë dyshim për çarjen e tij. Tuneli ndihmohej edhe nga një dritë elektrike e sajuar nga të burgosurit e shkolluar që sigurisht ishin shumë më lart se niveli i komandës. 

Isuf Agolli pranonte se kishte qenë ai organizatori i hapjes së tunelit.

Ai pohonte se puna në tunel kishte zgjatur rreth 40 ditë. Punohej me shumë kujdes natën ose nga të burgosur që bëheshin sikur ishin të sëmurë. Për një kohë të shkurtër u hap rreth 8 metra e ca. Pritej vetëm dita kur të dënuarit do iknin prej andej. Pikërisht këtë ditë kampi i zbulua. Pak kohë para se të kryhej arratisja e kur praktikisht kishte mbaruar hapja e tunelit, një grup prej disa të dënuarish zhvendosen në kampin nr.1 të Bulqizës që ishte hapur në mars 1954.

Besohet se një prej të dënuarve me karakter të lëkundshëm për të fituar lehtësi dënimi ka çuar fjalë për gjendjen e hapjes së tunelit. Mirëpo për të mos u kuptuar e për të krijuar çoroditje, disa ditë përpara arrestimeve masive, u arrestuan Mark Zef Pali, Kolë Pepa dhe Zyhdi Mancaku u arrestuan kohë përpara se të zbulohej tuneli. Mundet që lajmi i ardhur nga Bulqiza të kishte pasur shoqëri apo të ketë dëgjuar diçka nga këto tre të dënuar. Më 23 qershor 1954 kanali i hapur ka qenë gati. Arrestimet e tjera u bënë më 24 qershor 1954. Komanda rrethoi gjithë kampin e filloi një kontroll të imtë. Ky kontroll dështoi pasi kampi tuneli ishte maskuar mirë. Atëherë u bë një kontroll nga ana e jashtme dhe tuneli u zbulua. Interesant është rasti i Mark Zef Palit. I njohur si antikomunist i vendosur, ai nuk ka pranuar asnjë akuzë të bërë ndaj tij duke bërë të paditurin për gjithçka.  

Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë me vendimin nr.189, datë 17.7.1954, në një seancë të mbyllur i vlerësoi fajtorë të akuzuarit duke dënuar me pushkatim Isuf Agolli, Mark Zef Pali, Zyhdi Mancaku, Abdulla Bajrami, Niko Malo, Besim Latifi, Nasuf Gjilaj. Dënimet e dhëna:

-Me vdekje: Isuf Agolli, Zydi Mancaku, Abdulla Bajrami, Mark Zef Pali, Besim Latifi, Niko Malo, Nasuf Gjilaj

-Me 25 vjet burgim: Emin Bakalli, Xhemal Limani, Haziz Xhika, Abdyl Kërluku

-Me 20 vjet burgim: Qani Mulita, Ali Çollaku, Xhemal Suta, Haki Kaso, Kolë Pepa

-Me 15 vjet: Stefan Gjora

-Me 17 vjet: Haki Ismaili

-Me 8 vjet: Feim Imeri

Vendimi me vdekje u zbatua vetëm për të dënuarit Isuf Agolli, Zydi Mancaku, Abdulla Bajrami, Mark Zef Pali. Të tjerëve iu kthyer me burgim.

Kategori
Uncategorized

LUFTA E FSHATARSISË VLONJATE DHE E DUSHKARAKUT PËR ÇLIRIMINE VLORËS, MË 1920

Agim B Jazaj

***

Edhe pas “Traktatit të Londrës” trupat fashisto- pushtuese nuk pranuan të tërhiqeshin nga rrethet e Vlorës, dhe Tepelenës. Ky qëndrim, ndoshta konvergonte dhe me qëndrimin e tregëtarëvë të mëdhenj, bejlerëve dhe agallarëve, fajdexhinjve, sepse pasuroheshin në kurriz të popullit fukara. Në këto kushte të rënda ekonomike shoqërore dhe politike patrioti Ismail Qemali, ngriti zërin dhe bëri thirrje kundër qëndrimit të ushtrisë pushtuese në Vlorë, duke e parë rrezikun që po kanoset ende për Pavarësinë Kombëtare. Në këto kohë, në krye të djalërisë vlonjate në qytet dhe në fshatrat vlonjate u ngritën më këmbë dhe në krye patriotët e shquar; Avni Rustemi, Halim Xhelo, Jani Minga, etj.

Avni Rustemi së bashku me patriotët e tjerë vlonjat; Halim Xhelo e Jani Minga në vitin 1918 udhëheqin organizatën e “Mbrojtjes Kombëtare” duke organizuar demonstratën e madhe të 28 Nëntorit, të vitit 1919, me rastine 7 vjetorit të Pavarësisë Kombëtare!

Nga djalëria vlonjatë e qytetit dhe e fshatit, u shënua një moblizim dhe organizim për të luftuar pushtuesin. Demonstruesit hidhnin parrulla: “Vlora është e jona” dhe valvitnin flamujt gjatë zhvillimit të demonstratës.

Në vitin 1919, nën drejtimin e patriotit Halim Xhelo, u formua shoqëria kulturore: “Shtiza e Qytetrimit”, e cila nën hundët e pushtuesit i dha impulse të reja lëvizjes kombëtare dhe detyroi imperialistët të përqëndronin vëmëndjen për të ruajtur zotrimin mbi Vlorën, duke e parë si qëndrën më të rëndësishme, strategjike për të siguruar Adriatikun, duke e quajtur gjirin e Vlorës siatë të Gjiblartarit.

Gjithë këto evenimete të pasuara nga Lëvizje të fuqishme patriotike në Vlorë kishin ndjeshmërinë dhe përfshinte në veprimtaritë patriotike edhe fshatarët e Dushkarakut, qysh nga “Kongresi i Lushnjes”, “Kuvendi i Barçallasë”.

Nga gjithë këto reagime, patriotike; gjeneral Piaçentini, kryekmandant i forcave italiane të Vlorës, më 16 Maj të vitit 1920 shpalli “Gjëndjen e Jashëzakonshme” dhe urdhëroi zbatimin e saj, ndaloi mbledhjet e qytetarëve pa leje, si dhe mbajtjen e dyerëve të shtëpive të hapura, pas orës 22.oo.

Në këto kushte, më 20 maj të vitit 1920, u krijua “Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare”. Dhe më 3 Qershor 1920 ky komitet lajmëroi dhe zhvilloi mbledhjen e “Beunit”, e shënuar në histori si; “Kuvendi i Beunit”.

Kuvendi vendosi të merrenin pjesë në luftën për çlirimin e Vlorës nga një person për çdo familje. Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare i dërgoi ultimatumin komandantit të forcave pushtuese italiane:

“Ultimatum te Piaçentini,

E çoi Mehmet Selimi”…

Në ultimatumin formulohej:”Sot populli shqiptar, i bashkuar më shumë se kurrë, duke mos mundur të durojë të shitet si bagëti nëpër pazaret e Evropës, si shpërblim i Italo-Grekëve-Serbëve”.Dhe vendosi të marë armët. Ultimatumi kërkonte përgjigjen, po brenda datës 4 Qershor të vitit 1920.

Në mbarim të kohës së Ultimatumit, më 3 Qershor 1920, trupat vullnetare u ndan sipas planit të Komisionit të Luftës.

Duke u gdhirë e dielë, 5 Qeshor i vitit 1920, nisi lufta e popullite vegjëlisë, lufta e shënjtë patriotoke, kundër qëndrave ushtarake në Kotë, Gjorm, Drashovicë, Llogora, Jonufër.

Si rezultat i këtyre betejave, repartet xheniere dhe postat e karabinierisë, u spastruan në fshatrat; Sevaster, Dushkarak, Vajzë, etj.

Më pastaj u kalua në sulme, në qëndrat e tjera të fortifikuara.

Atë kohë populli e përejtsoi në këngë:

“Andej armë e maqina,

Këtej spata e martina,

Andej rreth e rreth me hekur,

Ha e pi e vish e ngjish,

Këtej kur dhe për të vdekur,

Fshinin gjakun me këmishë”…

Në luftën anti-imperialiste, si gjithë populli i Vlorës edhe ai i Dushkarakut dha një kontribut të dukshëm në këtë epope të skalitur në vargjet e këngës:

“Sevaster e Dushkarak,

Ç’u shkulën si një bajrak,

U hodhën mbi Vlorën Plakë,

E ndezën tym e flakë,

Ik në Romë, këtu s’ke hak,

Se ka zot ky toprak,

Të bëjmë synet me biçak.

Dushkarak e Sevaster,

Tokë me fshatra të tjerë,

Shumë lartë e çuan nderë,

Zaptuesin e hodhën në erë”…

Në këtë epope edhe populli i Dushkarakut ka dhënë kontributin e tij.

Çeta e Dushkarakut u inkuadrua në batalionin e Kudhësit, e përbërë me afro 50 luftëtarë, me komanadantin e çetës së tyre; Mehmet Fegë Xhelilaj, luftuan me trimëri të rrallë për shpartallimin e postave të avancuara të pushtuesit si në Dushkarak, Sevaster, Ploçë, Vajzë, Kotë, Mavrovë, Drashovicë, Sherishtë, e deri në Qafën e Koçiut.

Në këto luftime të ashpëra dhe të pa barabarta si nga numri i luftëtarve dhe mjetet, teknika e armatimi, dhanë jetën e gjakun, ranë me heroizmin e pashoq edhe bijtë e fshatit Dushkarak:

1- Zyber Bjeto Bejtaj

2-Deliko Ymer Jaupaj

3-Qerim Mane Manaj

4-Qëndro Fegë Xhelilaj

5-Selim Demir Hamazaraj,

Ndërsa u plagosën në ato beteja bijtë vullnetarë të Dushkarakut:

1-Mehmet Fegë Xhelilaj

2-Haxhi Ismail Bushaj

3-Musa Ahmet Musaraj

4-Myslym, Merko Merkaj

5-Rustem Vero Veraj

Legjendës së Zyber Bejto (Kudhësioti) për heroizmin e tij, të pa shoq, në Kotë, i cili rrëzoi për tokë 3 të vdekur me shkopin në dorë, kënga e ka skalitur dhe e ruan:

“Zyber Bejto Kudhësioti,

Një shkop kish vetëm në dorë,

I pari i shokëve shkoi,

Tre italian i ka ngordh,

Trimëria jote e pa çmuar,

Një histori për të shkruar”…

Në luftën e Vlorës, dhe për çlirimin e saj dha jetën edhe biri i Dushkarakut, Qëndro Fegë Xhelilaj, i cili ka mbetur i gjallë në vargjet e këngës:

“Qëndro Fega është vrarë,

Sheshtazi duke luftuar,

Gjithë Kudhësi ka qarë,

Për trimin e kulluar”…

Por, edhe trimi Selim Hamzaraj, djalë i ri, bir i Dushkarakut dha jetën heroikisht, duke u hedhur mbi telat me gjëmba në pozicionet armike, i thurur në këngët e popullit:

“Selimi një djalë i ri,

Shkoi në luftë dhe s’u kthye,

Luftoi me trimëri,

Për të shtrënjtin Atdhe”…

Grupet e vogëla të luftëtarëve në operacionet e tyre goditën rajonet e fortifikuara ku ishin dislokuar forcat pushtuese si në Llogora, Ullishten e Vlorës, ku luftëtarët e njohur Selam Musai, Sheme Lepenica, Reshit Birçe nga Sevasteri dhe Mehmet Fega nga Dushkaraku, u përleshën me pushtuesit në Llogora.

Kënga e thurur për oficerin Mehmet Fega ka mbetur në përjetësi:

“Atje te ulliri me dega,

U plagos trimi Mehmet Fega,

Kur pa që u plagos Mehmeti,

U hodh pa rreshtur mbi ta,

Reshit Birçe Sevasteri,

Po dhe ky trim na u vra”….

Në këtë luftë nga bijtë e Dushkarakut, ranë 3 bijë, të vrarë dhe 5 të plagosur.

Viti 1920 i quajtur dhe në në atë kohë si viti i Rilindjes. Nëse Greqia kishte Kretën, Spartën, Shqipëria kishte Vlorën. Labërinë, Kotën, Drashovicën…Për të cilat vargjet e rapsodit mbeten në përjetësi:

“Obobo se ç’qënka Kota,

Bytym Mitroloz e topa,

Më e bukur se Evropa,

U plagos Kanani nga Shkoza,

Vallë cilin pati pranë,

Që i zbërthehu gjerdanë,

Me këmishë i lidhi plagnë,

Pati Ismail Hekuranë”…

Laitmotivi i shqiptarit në shekuj ka qënë: “Më e ëmbël vdekja, kur i huaji vjen, dhe në mes të vatrës, bën si i pëlqen”. Në këto beteja titanike bijtë e Dushkarakut dhanë kontributin, po edhe gjakun, jetën e tyre për vatanin.

Në epopenë e Luftës së Vlorës më 1920, si gjithë popullsia e qarkut të Vlorës edhe bijtë e fshatit të Dushkarakut kanë qënë të organizuar në dy grupe. Njeri merte pjesë në lufë dhe grupi tjetër qëndronte në rezervë dhe do të merte pjesë në luftime vetëm me urdhër të “Komitetit të Mbrojtjes Kombëtare”.

Në grupin e parë të bijvë të Dushakarkut, kanë marë pjesë këta bij:

1-Mehmet Fegë Xhelilaj komandant çete

2-Elmaz Sinan Sinani vullnetar

3-Ismail Hekuran Xhelilaj

4-Mexhit Selfo Gjonaj

5-Alush Sulejmën Veizaj

6-Bino Xhafer Xhaferaj

7-Sadik Laze Tafilaj

8-Haxhi Ismail Bushaj

9-Hasim Mëno Deraj

10-Dan Feta Dëraj

11-Shaskë Rustem Kapaj

12-Selam Ormën Alliraj

13-Qerim Ismail Haxhaj

14-Rrapo Hyso Malaj

15-Tartar Jaup Llanaj

16-Nuredin Elmaz Meçaj

17-Zyber Bejto Bejtaj

18-Selim Demir Hamzaraj

19-Qerim Mane Manaj

20-Qëndro Fegë Xhelilaj

21-Veliko Ymer Jaupaj

22-Ahmet Musa Zeqo

23-Banush Hasan Pashaj

24-Hajri Sulejmën Veizaj

25-Musa Tartar Tartaraj

26-Alem Merko Gjonaj

27-Myslym Merko Merkaj

28-Musa Ahmet Musaraj

29-Rustem Vero Veraj

30-Osmën Malo Malaj

31-Murat Hekuran Xhelilaj

32-Sadedin Selfo Gjonaj

33-Mahmut Selman Gjonaj

34-Muço Fako Pashaj

35-Sheme Hadër Hadëraj

36-Shaban Hysen Bushaj

37-Jemin Jonuz Shanaj

38-Sheme Balil Haxhaj

39-Myftar Abaz Shanaj

40-Rexhep Shako Barjami

41-Lilo Demir Hamzaraj

42-Alush Meço Meçaj

43-Likë Sinan Sinani

44-Mahmut Sadedin Kaçaj

-Materialet burimore: Revista “Për Mbrojtjen e Atdheut” nr 9, viti 1977 fq. 75

Në majin e vitit 1924, u mblodhën në Vlorë përfaqsuses të shumë krahinave, ku Kuvendi lëshoi ultimatumin për Kryengritjen e Armatosur dhe ngriti Komisionin nën drejtimin e Fan Nolit.

Në këtë kryengritje popullore të armatosur u përshinë edhe vullnetar nga gjithë krahina e Kudhësit dhe bashkë më ta edhe vullnetarë nga fshati Dushkarak, nën komandën e patriotëve Rrapo Çelo Beqiraj dhe Mehmet Fegë Xhelilaj, të cilët në atë kohë ishin edhe oficerë fanolistë, me gradën e togerit, të ndjekur nga dushkarakasit e tjerë si:

1-Ismail Hekuran Xhelilaj

2-Musa Tartar Tartaraj

3-Lilo Demir Hamzaraj

4-Hajro Sulejmën Veizaj

5-Rexhep Shako Barjami

luftuan kundër ekspeditave antipopullore.

Pas dështimit të “Revolucionit Demokratiko- Borgjez të Qershorit”.

Qeveria e Zogut nxori urdhër izolimi për gjithë pjesëmarësit në atë revolucion, edhe për ata nga Dushkaraku. Masat e qeverisë, antipopullore ishte ajo për çarmatimin e popullsisë, me synimin për t’u hakëmarrë dhe për t’u nënështruar popullsia, veçanrisht vegjëlia në qëndrat kryesore-kryengritëse të armatosura, të Revolucionit të Qershorit të Vlorës, të vitit 1924.

Ekspeditat dhe bashibozukët u dërguan në gjithë krahinat.

Në Krahinën e Kudhësit u istalua ekspedita nën komandën e Taf Kaziut, agjen i besuar i qeverisë së Zogut! As me këto masa nuk mundën të mposhtënin shpirtin patriotik dhe atdhetar të njerëzve të këtyre anëve dhe të bijve të Dushkarakut!

Urrejtja dhe shpirti patriotik, kishte lindur në shpirtin e njerëzve dhe shpërthente në aksionet e ditve të bijve të Dushkarakut, duke ngritur në revoltë pleq, grat, burrat, të rinjtë dhe të reja.

Nga Libri: “DUSHKARAKU YNË”

Kategori
Uncategorized

Përbindëshat.

Nga Erl Kodra.

Përbindëshat

Çka jemi dhe pse po zhytemi çdo ditë e më shumë në vorbullën e zezë të imoralitetit njerëzor, ku veset e përziera me instinkte dominojnë, ndërsa po shkojmë triumfalisht drejt degradimit?

Çfarë e ktheu një pjesë të shoqërisë në hajdut dhe mashtrues, në trafikant dhe mafioz? Cila është ajo substancë që i tjetërsoi shqiptarët në vrasës të pashpirtë, të paaftë të ndjejnë ndonjë drithërimë ndërgjegjeje, ndërsa marrin jetën e shoshoqit?

Labirinthet e një shoqërie me nivel të ulët zhvillimi nuk përmbajnë shpjegime të arsyeshme sipas përvojave të moralit njerëzor, ato përkthehen lehtë në nevoja parësore të ekzistencës fizike, që nuk ndjejnë keqardhje humane kur krimi kthehet në mënyrë jetese. Shqiptarët nuk kanë patur mundësi që të sigurojnë jetesën me mjete normale, njësoj si shoqëritë e tjera; ata kanë lindur në varfëri ekstreme dhe janë rritur si të tillë. Në kohën e maturimit, pikërisht atëherë kur synon të përmbushësh vetveten dhe qëllimin, kur gjendesh para murit të pamundësisë absolute, gjithkush do kërkojë t’i mbijetojë sfidave të ekzistencës. Këtu duhet kërkuar çelësi që shpjegon në mënyrë të arsyeshme shkaqet e degradimit tonë të thellë.

Ky arsyetim të kthen tek përgjegjshmëria e politikës, si shprehja e vullnetit të një shoqërie për t’u qeverisur. Por çfarë tjetër është politika, përpos përzgjedhjes nëpërmjet një sistemi të gjithpranuar të atyre individëve, që me gjasë kanë ide dhe programe të mira, moral të lartë dhe vullnet për të ushtruar me ndershmëri qeverisjen? A është i njëmendtë ky përcaktim, domethënë, çfarë janë individët që gjenden në krye të punëve, të ngarkuar për të qeverisur me rregulla të qarta procedure, mënyrën tonë të jetesës?

Pyetje të tilla të dekurarojnë dëshirën të vazhdosh më tej me sfidën e mendimit. Sepse, parimisht ne kemi rënë dakort të jetojmë në Shqipëri, e kemi pranuar idenë të kemi një shtet shqiptar, një Kushtetutë dhe një Parlament, ndërsa Qeveria të zgjidhet njëherë në katër vjet, me votë të fshehtë, të lirë dhe të ndershme. Të gjitha këto dakortësi janë thellësisht parimore dhe të gjithpranuara nga të gjithë shqiptarët.

Por përpara se të shohim se çfarë ndodhë realisht me politikën, është e nevojshme të shohim alkiminë e moralit shoqëror; domethënë, të moralit atyre individëve që përkufizojnë, ose që mëtojnë të përkufizojnë rregullat e procedurave sipas të cilave ndahet e mira nga e keqja.

Awdhesh Singh, një shkrimtar bashkëkohorë indian, në librin e tij “Mitet janë reale, realiteti është mit”, thotë:

“Ndërsa burrat e mençur krijojnë ide të ndryshme për një shoqëri ideale, të njëjtat ide degjenerojnë kur njerëzit e “zgjuar” mësojnë se si t’i manipulojnë ato”.

Ne shqiptarët vertetë kemi rënë dakort të kemi një Kushtetutë, një Parlament dhe një Qeveri; kemi rënë dakort të kemi një sistem gjyqësor të pavarur, një Prokurori të pavarur, institucione të pavarura që mbrojnë sigurinë publike, ekonomi të lirë tregu dhe një Buxhet Shteti nëpërmjet të cilit përfiton e gjithë shoqëria.

Përgjithësisht ne shqiptarët kemi ligje shumë të mira.

Përfundimisht, korpusi ligjor i Republikës së Shqipërisë mund të përkufizohet si një IDE shumë e mirë shtetformuese, por që fatkeqësisht, këto ide kanë degjeneruar, ekzaktësisht siç thotë Awdhesh Singh; nga njerëzit “e zgjuar”.

Aty ku ndahet e mira nga e keqja ndodhet një zonë gri, që mbulon pjesën më të madhe të shoqërisë. Pamja është pak a shumë e tillë; në njërin krah është e keqja e tmerrshme, në mes zona gri dhe në anën tjetër e mira. Nuk është e lehtë të shpjegosh me fjalë një fotografi si kjo, ku e keqja dukshëm dominon mbi të mirën, ndërsa zona gri noton në një lloj indiference cinike, herë herë duke u përzier me pjesën e zezë, por asnjëherë duke mos dalë në anë të së mirës.

Arsyetimi në fakt është më i thjeshtë nga ç’duket, sepse e keqja, domethënë, duke përfshirë hajdutët dhe mashtruesit publik, mafiozët dhe kriminelët kanë pushtuar qeverisjen e vendit. Në këto rrethana të pazakonta për një shoqëri njerëzore, është pothuaj e pamundur të zbatohen rregullat e procedurës, domemthënë Kushtetuta dhe Ligjet. Përbindëshat nuk ndjejnë keqardhje kur gllabërojnë, ata thjesht marrin gjithçka u del përpara.

Shtresat e së keqes kanë zënë njëra tjetrën palë-palë, për të krijuar një mjedis të pashpresë, toksik dhe të pamundur për njerëzit normal, i padeportueshëm me mjete të zakonshme. Ne shesim çdo gjë, përfshirë edhe gjërat më të thjeshta në botë. Gjithçka shkëmbehet, shitet, blihet, jepet me fajde, merret peng, hipotekohet, trafikohet për t’u rihedhur në një treg gjigand pa asnjë fije morali. Me gjasë, ndonjë ditë mund kemi Tregtarët e Ajrit që do të shesin frymën tonë.

Do jetë biznes i fortë, me siguri!

***

Në vend të mbylljes

Në një analizë elementare për numrin e personave në kërkim ndërkombëtar nga Interpol (Red Notices) del se Shqipëria zë vendin e parë në botë në raport me numrin e popullsisë, madje ia kalojmë edhe Kinës! Të dhënat e mëposhtme janë të frikshme, ato janë turpi ynë kombëtar.

Interpol

Numri total i personave në kërkim (Red Notices) 7052

USA 138

UK 15

Gjermani 15

Itali 10

Greqi 15

Franë 28

Serbi 25

Shqipëri 115

Kina 68

Unë do t’u kursej nga komentet e mia mbi këto shifra.

Vijon

Kategori
Uncategorized

Territori i Kosovës është i patjetërsueshëm, individët shkojnë e vijnë, ndësa toka stërgjyshore mbetet e shenjtë për jetë e mot.

Major Nazif Ramabaja

Deklaratat e fundit për këmbim teritoresh, apo ndarjen e Kosovës i konsideroj tendencioze, të pa menduara mirë të cilat kanë dalë nga individë për shkaqe të politikes ditore dhe personale.

Këto deklarata i bëjnë dëm Kosovës dhe rrisin edhe më shumë apetitet e nacional-shovinistëve serb për mitin e shpikur se gjoja: “Kosova është djepi i Serbise”.

Idetë e tilla janë të kahershme të inicuara nga “Babai i kombit serb”, siç e quanin ata vetë, Dobrica Qosiqi, mandee madje janë lansuar edhe nga një ”akademik” i yni Rexhep Qosja i cili pas mbarimit të luftës në Kosovë, në vend që të angazhohet për pavaresinë e saj e cila me mund dhe sakrificë të madhe i realizojë aspiratat e shumë gjeneratave të mëparëshme që të jetë ilirë dhe pjesë e botës demokratike.

Ky ”akademikui ynë” tentoi për ta shti në agjendë të rendit të ditëse  ndarjen e saj në vija etnike,  duke e përvetësuar të njëjten, pra Kosovën, sikure të ishte mall i tijë për ta plasuar në treg tëlirë dhe dhënë çmimin sipas vlerësimit të tij, pasi që  këto ide janë te kahëmotshme dhe te vjetruara, ju ka dalë boja siç thotë një fjalë e urtë popullore, zbatimi i këtyre ideve në kohën e tanishme është i parealizueshëm, tendencioz dhe do të klasifikohet si përpjekje individuale e jo mendim i shoqërisë kosovare.

Tentimi për ta inkorporuar në agjendë te bisedimeve opcionin e ndarjes së Kosovës për shkak te naj “kompromisi te dhimshem” sipas Hashim Thaçit dhe ridefinu statusin saje do të mbetet vetëm tentim dhe një fontanë dëshirash i cili në realitet s´do mund të mirret me mend e asesi të diskutohet një gjë e tillë.

Shkëmbim i territorit  dhënia e 4 komunave në veri-përtej lumit Ibër: Zubin Potokut, Leposaviqit, Zveqanit dhe komunën veriore të Mitrovicës me sipërfaqe teritoriale 1002 km2 në këmbim me  Luginën e Preshevës me sipërfaqe 434,6 km2, i cili ndryshim ndodhi në v.1956 si plan i shovinistëve serb për ndryshimin e strukturës demogratike dhe për asnjë qëllim tjetër, është dhe do të mbetet mendim dhe ide personale dhe individuale të cilat s’do të kenë mbeshtetje dhe as përkrahje nga shoqëria kosovare, shpresoj edhe nga faktorë relevantë ndërkomëtarë në rend të parë SHBA-së dhe si të tilla do të dështojnë, ndërsa idelansuesve të këtilla ju them, duke ua përkujtuar se:

 Për Kosovë është Legjislativi ai i cili do ta ketë fjalën e fundit për të marrë në shqyrtim dhe vendosur një gjë të tillë si dhe zgjedhur kryenegociatorin i cili do e përfaqësojë vendin dhe negocion në bazë të mandatit, ndërsa sa u përket deklaratave dhe mendimeve individuale të Lutfi Hazirit individit të subjektit politike, janë organet e LDK-së të cilat dalin me propozime dhe marrin vendime konform statusit dhe normave tjera juridike e kushtetuese dhe se deklaratat e tija do mbesin si mendime individuale dhe asgjë tjetër.

Tkurrja e teritorit nën siperfaqen përafërsisht 10 800 km2 sa i kishte Kosova në “ish federatën” dhe e cila kishte të drejtën e vetos sipas kushtetutës së 1974-ës,  është një presedan dhe gabim që s’do t’i falet askujt, pa marë parasysh se kush do të jetë ai, akterët e tillë ”pseudopatriotat” duhet të mendojnë mirë se negociata për organizim të mbrendshëm teritorial, formim të një etnititeti të ri me kompetenca egzekutive do të mallkohen tash nga shoqëria kosovare dhe gjeneratat e ardhshme.

Tentimi i Hashim Thaçit për ta mandatuar vet-veten si kryenegociator, duke e anashkaluar Kuvendin dhe të zgjedhurit e Popullit të cilët duhet t’i japin llogari zgjedhesve te tyre, s`është asgje tjeter vetëm nje tentim si në kohën e luftës së fundit i cili shau e perqau dhe s’la gurë pa lëvizur vetëm e vetëm për ta pamundësuar unifikimin e forcave institucionale për një luftë te përbashkët ku do të faktorizoheshim dhe do rriteshin përojekjet për çlirimin e vendit me forca tona, kuptohet në koordinim, bashkëveprim dhe ndihmë të aleatëve ndërkombëtarë, në rend të parë SHBA-së.

Deklarata e tij, pra e Thaçit “S’do të lë gurë as bjeshkë pa lëvizur, për ta arrijtur një marrëveshje përfundimtare obligative” e cila nënkupton shtruarje në tavolinë të bisedimeve dhe rikthimin e negociatave për statusin e Kosovës është e pa pranueshme,  skandaloze, tendencioze të një kryeneqi dhe si të tilla hudhen poshtë dhe janë të pa pranueshme.

 Hashimi ka vetëm si mbulesë dhe kamufllim thirrjet për bashkangjitjen e opozitës grupit negociator, por që nënkupton thënien: Ejani me mua mundësomani që unë ta luajë rolin e mbretit në tavolinën e bisedimeve, e ju jeni dhe do të mbeteni piuna të mi të cilët do i përdori dhe lëvizi siç më bëhet qejfi dhe sipas dëshirës sime.

Spektri politik në rend të parë pozita, opozita, shoqeria civile, mediat si shtylle e katërt në radhë pas legjislativit, ekzekutivit dhe gjyqësorit kanë përgjegjësinë historike për ndalimin e Thaçit i cili me veprimet e tija të një të dashuruari në vet-vete, thyen kushtetutën e vendit, pa dhënë llogari, politike, morale dhe as juridike.

Nëse nuk ndalet hovi i “vetëshpallurit kryenegociator” nga instancat e lartëpërmendura është detyrë e opozitës  ta kryejë obligimin e vet duke i shfrytëzuar të gjitha mjetet demokratike që i ka në disponim e në këtë drejtim LDK-ja e cila ka përgjegjësi pranë elektoratit, sepse e kishte instaluar në krye të shtetit me pëlqimin e vet, të tregojë fuqinë e saj në rend të parë politike, si subjekt politik dhe grup parlamentar opozitar më i madhi në kuvend,  ta pamundesojë një gjë të tillë në koordinim me grupet tjera parlamentare dhe pse jo edhe të pakënaqurit në pozitë, në të kundërtën do jetë bashkë- pjesëmarrëse e një të keqeje që i kanoset vendit me pasoja të pa parashikueshme për shoqërinë tonë në veçanti dhe tërë teritorin të Kosovës në përgjithësi.

.

Kategori
Uncategorized

Komunizmi/ Dosja “Shtriga”, gratë e përndjekura nga sigurimi.

Dosja “Shtriga”

Personat e përmendurnë dosjen agjenturore me pseudonimin “Shtriga”zhvillojnë aktivitet tëpërbashkët armiqësor, agjitacion propagandë në formë të organizuar, të cilëtjanë:

Asamble Hatibi, -Kadrie Kadare, -Eqerem Biba, -Islam Petrela, në përpunim aktiv 2/A , si dhe personave të tjerë, në përpunim paraprak, -Durim hatibi, -Marilda Veshi, -Lefter Veshi, -Tomson Baci, -Fatbardha Qorri etj.

Del në dritë dosja e sigurimit të shtetit ku përndiqeshin disa gra nga sigurimi i shtetit. Nga kjo dosje u dënua vetëm objekti kryesor i saj,Asamble Hatibi. Një prej mikeshavetë saj, Kadrie Kadare, e cila po ashtu figuron e përgjuar nga e njëjta agjente e sigurimit të shtetit, shpëtoi nga burgu. Në atë kohë u desh ndërhyrja e vëllait të saj, Ismail Kadare, shkrimtar i njohur,i cili me anë të një letre drejtuar diktatorit, ku edhe e etiketonte motrën “tëçekuilibruar mendërisht” tentoi ta shpëtonte atë nga dënimi.
Sigurimi kishte hapur dosjen për një grup të organizuar, ku ishin emrat e më shumë se 10 personave, por ata shpëtuan nga dënimi. Në vendimin e arkivimit të dosjes thuhet se “dy nga të implikuarit u tërhoqën në bashkëpunim sekret me material shtrëngues, ndërsa të tjerët u këshilluan nga organet tona, mbasi përbërja e tyre politike e rrethit familjar të tyre ishte e mirë”.

Në këtë dosje, të hapur në vitin 1978, emri i bashkëpunëtores së sigurimit të shtetit është kodifikuar me emrin “Shigjeta”, por jepen plot të dhëna që mund tëçojnë në identifikimin e saj. “Objekti që denonconte për Asamble Hatibin njihet me të që gjatë luftës, kishte qenë në një shkollë dhe kishte vazhduar shoqërinë edhe mbas çlirimit”, thuhet në dosje.
Dosja e cilësuar sekrete u hap tëenjten në Belsh në kuadër të aktiviteteve “Dinjiteti përballë Totalitarizmit”, që iu kushtua grave të dënuara në diktaturë.
Skënder Vrioni, sekretar i Përgjithshëm i AIDSSH-së, citoi disa pjesë nga kjo dosje, e cila kishte si objekt kryesor Asamble Hatibin, një intelektuale, e cila ishte vënë në shënjestër për shkak se komunistët i kishin vrarë bashkëshortin në vitin 1947.

Dosja “Shtriga”
Personat e përmendurnë dosjen agjenturore me pseudonimin “Shtriga”zhvillojnë aktivitet tëpërbashkët armiqësor, agjitacion propagandë në formë të organizuar, tëcilëtjanë:Asamble Hatibi, Kadrie Kadare, Eqerem Biba, Islam Petrela,në përpunim aktiv 2/A , si dhe personave të tjerë, në përpunim paraprak, Durim hatibi, Marilda Veshi, Lefter Veshi, TomsonBaci, Fatbardha Qorri etj.

Informim pjesor mbi përmbajtjen e kësaj dosjeje:

Dosja ka 72 fletë, ku në listën e dokumenteve përfshihen: lista e P.op. që njihen, vendime, informacione, plan masash, skica e shtrirjes sëveprimtarisëarmiqësore, plan kombinacioni, shënime operative, vije sjellje, raport –agjenturor, shtese plan masash etj.
Me konkretisht në vija të përgjithshme informim përmbajtësor mbi këtë dosje kryesisht për personat që kanë qenë të internuar dhe të burgosur në Kosovë, Belsh:

Më datë 27shtator 1978 , merret vendim, “mbi çeljen e dosjes agjenturiale me pseudonimin Shtriga” miratuar nga Zv.drejtori i P.Brendshme Tiranë (Lahedin Bardhi).
Nëkëtë vendim, mbi bazë e të dhënave të agjentit “Shigjeta”, rezulton se,
1.Asamble Hatibi është marrë në përpunim aktiv 2/A për veprimtari armiqësore nëformën e agjitacionit dhe propagandës, nga ku del se Asambleja është shprehur shumë ashpër për udhëheqësit e partisë.

2.Fatbardha Qorri (Deliu), lindur në Gjirokastër dhe banuese në Tiranë, e cila është marrë në përpunim aktiv 2/A, si element antiparti, lidhje e ngushtë e armikut Todi Lubonja, nëngarkim të saj del dhe një e dhënë, ku bëhet fjalëpër aktivitet tëpërbashkët armiqësor me Asamble Hatibin.

Pak biografi për Asamble Hatibin, e cila ka mbaruar Institutin femëror në Tiranë, dhe gjatë luftës ka ndihmuar dhe përkrahur LëvizjenNacionalçlirimtare. Për këtë arsye është arrestuar nga fashistet italianë. Mbas çlirimit Asambleja ka punuar ne Bashkimin e Grave te Shqipërisë, nëMinistrinë e Bujqësisë, në Institutin e Lartë Bujqësor dhe më vonë pas vitit 1974 nëNdërmarrjen Artistike Migjeni. Asamblejaështë femër e zgjuar, me kulturëzotëron dy gjuhë të huaja frëngjisht dhe italisht dhe ka një rreth të gjerëshoqëror që i bën për vete. Në vitin 1946 është martuar me GalipHatibin,nga Dibra e Madhe, i cili ka studiuar në Itali, ka dalë partizan gjatëluftës, e mbas çlirimit ka punuar në organet e punëve të Brendshme, në vitin 1947 është arrestuar dhe dënuar me pushkatim,për veprimtari armiqësorekundër pushtetit popullor.

Objekti që denonconte për Asamble Hatibin njihet me të që gjatë luftës, kishte qenë në një shkollë dhe kishte vazhduar shoqërinë edhe mbas çlirimit.

Nga të dhënat e bashkëpunëtores ‘Shigjeta’, të pasqyruara këto nënjë raport, tëdatës 26 Tetor1981, “Përgjithësim mbi ndjekjen, zbulimin dhe Goditjen e Grupit Armiqësor me pseudonimin, “Shtriga”, Asamble Hatibi e zhvillon aktivitetin e vet armiqësor në këto drejtime kryesore:

1. Në drejtim tëudhëheqësit kryesor të Partisë,

“Udhëheqësin kryesor të Partisë e cilësonvrasës, kriminel, fajtor për të gjitha vrasjet qëjanë bërë nëShqipëri, Sipas Asamblesë ai zhduk dhe vret tëgjithë ata që dinë sekrete për të, njëkohësisht ajo bën analogji dhe e quan udhëheqësin kryesor pede….si Hitleri dhe si njëkryeministër polak që vrisnin personat me tëcilët kishin marrëdhëniepër të mos u hapur fjalë”.Ismail Kadare diti t’ia hedhëudhëheqësit kryesor dhe ia gjeti pikën e tij tëdobët. (atij udhëheqësit kryesor i pëlqen ta ngresh në qiell, siç ndodhi me kapitullin e qëndrimit te tij nëMoskë, në romanin “Dimri i Madh”, ku në roman autori paraqet tërëmizerjen e jetëssone. Vaniteti(kotësia) e tij(udhëheqësit kryesor) arrin deri aty sa të mos i bëjëpërshtypje se vepra e tij është e zezë. Autori është i madh se bën Armen e Sigurimit zhele…”

2. Në lidhje me jetën e Rinisë

Sipas saj rinia nëvendin tonëështë edukuar keq, është pa karakter, spiunojnë njëri-tjetrin,dhe kjo vjen nga që jeta e tyre është plot vuajtje, ndryshe edukohet rinia në vendet e tjera, ajo ështëme personalitet,e afte për të jetuar nëmënyrë të pavarur,e lirë në zgjedhjen e profesionit,e të aspiratave të saj etj.Lidhur me shthurjen e liberalizimin, Asambleja thotë: unë nuk i them shthurje atyre qëmbajnëflokë të gjata apo pantallona të gjata, ajo ështëgusto e njeriut. Shthurje i them të spiunosh prindërit qëshikojnë televizor tek Italia.

Këto ishin disa nga pikëpamjet armiqësore jo vetëm tëAsamblesë, por dhe tegrupi që ajo ndikonte dhe drejtonte.

Më 19 tetor 1978 me miratim të Prokurorit tëPërgjithshëmështë arrestuar Asamble Hatibi, për krimin e agjitacion propagandës në drejtim tëudhëheqjes sëPartisë.

Më datë 22 tetor 1978, miratohet planimasash, hetimor agjenturor për tëpandehurën Asamble Hatibi, i cili u zbatua nga një grup operativ hetimor prej 7 punonjësve të strukturave të ish-sigurimit të shtetit.

Mjaft nga personat e implikuar u konsumua si dëshmitare dhe pyetja e tyre si dëshmitare ishte e domosdoshme sepse Asamble Hatibi ishte arrestuar vetëm në bazëtë T.O. dhe pa asnjë provë legale.

Dy nga tëimplikuarit u tërhoqën në bashkëpunim sekret nga sektori operativ, ku njëri prej tyre i tërhequr nëbashkëpunim me material shtrëngues pasi u la i lirë vrau veten.

Përfundimisht e pandehura Asamble Hatibi e marrë në përpunim aktiv 2/A nga T.O dilte se kishte mendime shumë të mprehta armiqësore kundërudhëheqjes së Partisë dhe vijës politike të saj, dhe nëkëtë kontekst ajo ju dërgua gjyqit për krimin e parashikuar nga neni 55/1k.p dhe u dënua me 8 vjet heqje lirie.

Vlen të theksohet se në gjyqin e zhvilluar kundërAsamblesë dhe tëtjerëve u bënjë demaskim i forte i këtyrepikëpamjeve me dëshmitarë, me personalitete serioze dhe nga pjesëtarët e qendrave të punës të këtyre të pandehurve.

Më Datë 31 Tetor 1981 merret vendim përarshivimin e dosjes agjenturore me pseudonimin “Shtriga”, për arsye se veprimtaria armiqësore e këtij grupi nëpërgjithësi u vërtetua dhe u dokumentua plotësisht dhe përçdo person u muarën masat konkrete, dy nga tëimplikuarit u tërhoqën nëbashkëpunim sekret me material shtrëngues, ndërsa tëtjerët u këshilluan nga organet tona, mbasi përbërja e tyre politike e rrethit familjar të tyre ishte e mirë.

Kategori
Uncategorized

Intervista për median italiane, Berisha: Shqipëria është shndërruar në narko-shtet

Nga Francesco Giubilei/

Babai i fisshëm i politikës shqiptare, Sali Berisha, President i Republikës nga viti 1992-1997 dhe Kryeministër nga 2005 deri në 2013-ën, na mirëpret në zyrën e tij në një ndërtesë të lartë prej xhami, të ndërtuar së fundmi në qendër të Tiranës. Në të njëjtën ndërtesë, dy kate janë zënë nga delegacioni i Bashkimit Europian. Nga zyra e tij mund të admirohet lehtësisht panorama e qytetit që po ndryshon vitet e fundit, me rrokaqiejve të rinj dhe apartamenteve luksoze. Vetëm disa metra larg ndërtesës në të cilën gjendemi, qendron stadiumi i ri i lidhur me një rrokaqiell me zyra dhe apartamente ekskluzive.

Dekori klasik i zyrës së Berishës bie ndesh me modernitetin e ndërtesës. Pas tryezës së tij- ku së bashku me një grumbull letrash dhe dokumentesh është një libër nga Seneca-pikaset edhe një flamur i Shqipërisë dhe i NATO-s. Falë Berishës, Shqipëria u bë pjesë e NATO-s dhe atij iu dha një rol qendror në procesin e pavarësisë së Kosovës. Dhe, kontributi i tij përmendet këndshëm në një relike që mbart të vijëzuar kufijtë kosovarë e që është pozicionuar mjaft mirë në bibliotekë.

Çfarë mendoni për vendimin e kryeministrit Edi Rama për mbajtjen e zgjedhjeve lokale më 30 qershor, pavarësisht se dekreti i Presidentit Ilir Meta konsistonte në shtyrjen e tyre në muajin tetor?

Zgjedhja e Presidentit Ilir Meta bazohet në Kushtetutë dhe është një vendim i marrë në të kaluarën nga parardhësit e tij në pesë raste të tjera. Për herë të parë, Kryeministri ka hedhur poshtë dekretin, dhe ky mund të quhet ‘një grusht shteti i vërtetë’.

Një grusht shteti? Është një deklaratë shumë e rëndë…

Kështu është! Ai mbajti zgjedhje kundër ligjit dhe kushtetutës, duke krijuar kaos dhe duke ushqyer një klimë konfrontimi që ekzistonte. Zgjedhjet u mbajtën në qershor me një ngjyrë të vetme dhe sipas Konventës për të Drejtat e Njeriut, nuk mund të cilësohen aspak si demokratike. Në 57% të bashkive, u prezantua vetëm një kandidat nga Partia Socialiste e Ramës, duke shënuar kështu një shkelje të rëndë të të drejtave ndërkombëtare. Shqipëria është shndërruar në një vend diktatorial që bazohet në trafikun e drogës; është me të vërtetë një narko-shtet.

Këto janë akuza të një shkalle të lartë…

Që nga viti 2016, Shqipëria është kultivuar e tëra në Kanabis. Shumë sipërmarrës të paguar nga trafikantë kanë mbyllur bizneset e tyre për të liruar tokën e për t’i lënë terren krimit të organizuar, dhe punëtorët e tyre kanë filluar të punojnë në plantacione të mbrojtura nga roje të armatosura.

Padyshim që është një situatë shqetësuese, por çfarë lidhje ka politika me gjithë këtë?

Nomenklatura e Partisë Socialiste, të cilën unë e përkufizoj si “Parti Kanabiste”, administron dhe qeveris territoret individuale dhe në vend që të monitorojë dhe të luftojë ilegalitetin, nuk bën asgjë. Në Shqipëri lind çdo vit një fond prej miliarda dollarësh, për të ricikluar paratë e drogës, kjo edhe falë një bashkëpunimi shumë të ngushtë me kartelet e Amerikës së Jugut. Janë tonelata droge të eksportuara në Itali dhe Evropë, mendoni thjesht se si për antimafian italiane trafiku i heroinës është pothuajse ekskluzivitet i mafias shqiptare. Një narko-shtet nuk mund të krijohet pa bashkëpunimin e politikës.

Në çfarë mënyre ka ardhur ky lloj bashkëpunimi që po përmendni?

Do t’ju jap disa shembuj. Qeveria ime kishte realizuar një masë për të ndaluar kontrabandistët nga Shqipëria në Itali, duke ndaluar lundrimin me varkat e tyre në detin Adriatik. Kur Edi Rama erdhi në pushtet në vitin 2013, e la dekretin e moratoriumit të skadonte, pa e përtërirë atë. Një nga rastet më të habitshme është ai i Saimir Tahirit, ish-ministrit të Brendshëm të qeverisë Rama deri në vitin 2017. Emri i tij doli gjatë hetimeve të Guardia di Finanza, pasi u arrestuan gjatë një operacioni një grup trafikantësh shqiptarë, përfshirë kushëririn e tij Moisi Habilaj. Parlamenti ndaloi urdhërin e prokurorisë, duke mos lejuar arrestimin, ndërkohë Tahiri jep në atë kohë dorëheqjen si ministër. Fatmir Xhafaj, vëllai i Agron Xhafajt, i dënuar në Itali për trafik droge për shtatë vjet, zë vendin e tij dhe për shkak të një skandali të ri, edhe ky ministër detyrohet të japë dorëheqjen, duke i lënë kështu rrugën ish-gjeneralit Sandër Lleshaj.

A nuk rrezikojnë këto skandale kompromentimin e rrugës së Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian?

Pa dyshim që po! Por, Bashkimi Evropian nuk përjashtohet nga gabimet. Në raportin evropian të vitit 2016 për Shqipërinë, nuk u përmend asnjë nevojë urgjente për të luftuar drogën. Dukej si të ish shkruar në zyrën e Kryeministrit. Për më tepër, ish-ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin, ishte implikuar në një skandal për blerjen e vendbanimit të saj zyrtar në rezidencën luksoze Rolling Hills. Vila e saj kushtoi 1.6 milionë euro, 4.700 euro për metër katror, ndërkohë që çmimet e tregut luhaten midis 1000 dhe 2000 euro për metër katro. Kjo ishte një blerje e dyshimtë që solli një hetim të brendshëm të Komitetit të Kontrollit të Buxhetit në BE.

Në çfarë pike janë negociatat për anëtarësim, në këto momente që po flasim?

Çdo vit që kalon, Shqipëria largohet nga hyrja në Bashkimin Evropian. Kushtet e përcaktuara për anëtarësim nuk janë respektuar pothuajse asnjëherë. E vërteta është se Rama nuk ka asnjë interes që Shqipëria të anëtarësohet në BE, sepse është i vetëdijshëm se nëse kjo gjë ndodh sistemi që ka ndërtuar do të dështojë dhe fuqia e tij do të vendoset në rrezik.

Çfarë mendoni për politikat e imigracionit të zbatuara nga Salvini në Itali?

Projekti për të destabilizuar shoqërinë evropiane përmes imigracionit është i papranueshëm. Emigracioni i organizuar nga vendet më të varfëra është një krim kryesisht ndaj njerëzve që përdoren për qëllime politike. Ne duhet t’i ndalojmë kontrabandistët për të shmangur në të ardhmen atë çka ndodhi vite më parë në kanalin e Otrantos. Në të njëjtën kohë është e nevojshme që organizata si “Shoqëria e Hapur e Soros” të mos ndërhyjnë duke u përpjekur të ndikojnë në politikat shtetërore. Unë nuk e njoh Salvinin personalisht. Politikani italian me të cilin kam kontaktuar në çdo rast është miku im Silvio Berlusconi. /Burimi: Ilgiornale.it/

 

Kategori
Uncategorized

ATA ERDHEN DHE DO TE IKIN…

Zoti kryeminister taksen rrugore merre, Burrat e Kosovës s’ ka problem e paguajnë, ama me këtë takse rregullo kanalizimet e gjerat tjera, që sa here të vijnë Kosovaret të pushojnë të qetë aty ku vendosen , më ato mundesitë e tyre qe kanë, e mos ti vije era m….Shqiperise, qe aq shumë e duan dhe se ndrrojne me asgjë.

.Nga Lejla Hoti/

Shqiperia është si nje enderr e bukur….

Kosova është pjesë e kësaj endrre, sepse Zoti kështu e bëri, Kështu deshi Ai, por gabimisht , solli edhe shumë çelbesira, pos mrekullive qe solli në këtë vend, dhe fatkeqesisht nuk mund t:i gëzohemi , nuk munde ta përjetojmë bukur këte mrekulli që quhet:Kosovë+Shqipëri..

.

Zoti kryeminister taksen rrugore merre, Burrat e Kosovës s’ ka problem e paguajnë, ama me këtë takse rregullo kanalizimet e gjerat tjera, që sa here të vijnë Kosovaret të pushojnë të qetë aty ku vendosen , më ato mundesitë e tyre qe kanë, e mos ti vije era m….Shqiperise, qe aq shumë e duan dhe se ndrrojne me asgjë.

Mos t’u krijohet dhembja e kokës, por të vijnë për t’u relaksuar e kënaqë me familjet e tyre. Beje kete të mirë edhe për qytetaret e tu qe balafaqohen çdo ditë me kete aroëe të keqe qe krijon ankth e tmerr..

.

KOSOVARET le të konsiderohen të njejtë me popullaten tënde, mos të zhgenjehen, mos të konsiderohen si budallenjë sepse nuk janë budallenjë që të zhgenjehen çdo çast, e t’ ua hedhni në çdo çmim,qofte edhe tri domate kur i blejnë…Edhe djemt e Kosoves kanë ndjenja duan dhe e dallojnë të miren…Nuk jane budallenje besojeni kete

ani pse ata nuk duan qe djersa e tyre të thithet pameshire nga të huajt .

..Le të derdhet kjo djersë për të mirën e Shqipërisë… Ne vend te ferrit të gjithë se bashku ta bejmë parajsen, kjo do të ishte e mirë për ju dhe ne….është e vertetë se nese zhgenjehen burrat e Kosoves si erdhen edhe do të ikin , do të ikin të deshpëruar nga zhgenjimi

Ata nese do ikin, s do të jetë faji i tyre….

Budallenjet kanë vdeke..

Dashuria kthehet vetem me dashuri..

Ata e ndjejnë dhe e dallojne nënçmimin…

Ata dinë të duan, dinë të respektojnë, te respektuarin, por s do ta shkelin as veten e tyre nëse kështu vazhdojnë trajtimet….

Kategori
Uncategorized

Rrëfimi i tmerrshëm/ Agron Tufa: Si ia dhunuan seksualisht gruan dhe vajzën para syve të inxhinierit në diktaturë

I dashur Agron!

Në çastin që po të shkruaj këto radhë kam pirë lëngun vdekjeprurës.

Fuqitë po më lenë.

Në momentet e fundit dua të tregoj shkaqet e veprimit tim.

A e mban mend natën e Sigurimit?

Ajo nuk mbaroi atje ku e le ti.

Akti i fundit u luajt pasi na hoqën nga ajo dhomë.

Ne u bëmë pre e akteve shtazarake t’atyre dy banditëve.

Kur u kthyem në shtëpi Irida ishte çmendur, ndërsa un isha e çoroditur.

Vajzën u detyruam t’a shtrojmë në spitalin psikiatrik, ku i dha fund jetës së saj të njomë.

Pas disa ditësh vura re se në barkun tim po rritej fëmija e një krimineli. Ky fakt dhe turpi që ndiej për të dalë para syve të tu më detyruan të marr vendimin e vetëvr.asjes.

Të puth me mall për vete dhe për Iridën. E jotja Lumturia”.

Agron Tufa, foto ilustruese

Agron Tufa, drejtor i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit ka publikuar dje një ngjarje të tmerrshme të ndodhur në vitin 1974.

Kjo histori e vërtetë lidhet me krimet makabre që janë bërë në komunizëm, fushë kjo të cilën Tufa e ka për objekt studimi në Institutin që ai drejton aktualisht.

NJË RRËFIM I TMERRSHËM I VËRTETË:

Agron Canaj, një inxhinier elektrik me interesa për librat, një mesnatë tetori 1974 arrestohet nga Sigurimi, që kërkon prej tij një deklaratë bashkëpunimi me të …  Bashkëshortja 42-vjeçare dhe vajza 15 vjeçe dhunohen seksualisht nga dy hetuesit para syve të tij që është i lidhur e nuk mund të lëvizë. Thirrjes për ndihmë të vajzës nuk mundet t’i qëndrojë më: “N’atë çast nuk durova më. Logjika nuk kishte më forcë”. Pranon të bëjë kompromisin…

Pasojat janë të menjëhershme, shokët arrestohen, zhvillohet gjyqi, njëri ekzekutohet, tjetri merr 12 vjet burg, ndërsa Agroni dhjetë të tillë.

Mbas gjashtë muajsh nëna, e plakur shumë, i vjen në takim, për t’i thënë se gruaja dhe vajza ‘ndodheshin në qiell’.

E vërteta është e shkruar në një copë letër të Lumturisë, bashkëshortes fatkeqe:

“I dashur Agron!

Në çastin që po të shkruaj këto radhë kam pirë lëngun vdekjeprurës. Fuqitë po më lenë. Në momentet e fundit dua të tregoj shkaqet e veprimit tim. A e mban mend natën e Sigurimit? Ajo nuk mbaroi atje ku e le ti. Akti i fundit u luajt pasi na hoqën nga ajo dhomë. Ne u bëmë pre e akteve shtazarake t’atyre dy banditëve. Kur u kthyem në shtëpi Irida ishte çmendur, ndërsa un isha e çoroditur. Vajzën u detyruam t’a shtrojmë në spitalin psikiatrik, ku i dha fund jetës së saj të njomë.

Pas disa ditësh vura re se në barkun tim po rritej fëmija e një krimineli. Ky fakt dhe turpi që ndiej për të dalë para syve të tu më detyruan të marr vendimin e vetëvr.asjes.

Të puth me mall për vete dhe për Iridën. E jotja Lumturia”.

Kategori
Uncategorized

Seks me marinarët grekë për çamçakëzë dhe damkosja në vendet intime/ Historia e pazakontë e 2 vajzave durrsake.

Një histori e denjë për filma ka ndodhur në Portin e Durrësit në 1969, ku dy vajza të cilat punonin në sektorin e spontimit u damkosën në vendet intime nga marinarët e një anije greke.

Vajzat me inicialet F. A, dhe D. S të cilat punonin në këtë port, u ofronin marinarëve grekë marrëdhënie seksuale, dhe në këmbim kërkonin çamçakëzë, syze dielli, golfe, ora etj, gjëra që në Shqipërinë e atyre viteve ishin të ndaluara.

Kjo ngjarje ka tronditur gjithë opinionin publik në atë kohë duke shqetësuar edhe pushtetin. Kjo pasi në momentin që të rejat, të cilat llogarisnin mallrat e përpunuara nga anija, vendosën të shkëpusnin marrëdhënien me marinarët grekë ata u lanë një shenjë të pashlyeshme.

Në raportin e fundit seksual marinarët grekë u vendosën vulat e anijes pranë vendeve intime dy vajzave.

Njëri prej marinarëve të asaj kohe, Ramadan L. ka treguar për ngjarjen e dy vajzave shqiptare që nga banorët e qytetit thirreshin më vonë me nofkën “vula”.

Kur ka ndodhur kjo ngjarje?

Me sa më kujtohet kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 1969. Unë isha marinar i ri dhe sapo kisha nisur punë në barkat e drurit në flotën tregtare. Dua të sqaroj se këto anije kryenin vetëm transport të brendshëm mallrash nëpër portet e Vlorës, Sarandës dhe Shëngjinit. Në atë kohë qeveria jonë pati bërë një kontratë ekonomike me një kompani lundrimi greke për transport malli nga vende të ndryshme.

Më kujtohet se kjo kompani angazhoi një anije të tonazhit të rëndë që quhej që “Maria ” e që punoi për një kohë të gjatë për llogari të vendit tonë. Ajo kishte ekuipazh grek të përzier me marinarë aziatikë, kryesisht filipinas. Anija greke për muaj me radhë transportonte sheqer për llogari tonën dhe për këtë qëllim kryente lundrime në Brazil dhe Kubë, pra rrugë shumë të gjata.

Si e kujtoni këtë histori?

Siç thashë më parë, marinarët e anijes greke bënin rrugë të gjata dhe kur mbërrinin në Durrës ndjenin uri seksuale. Ata ishin mësuar në portet e huaja në të cilat kur zbrisnin në tokë bënin qejf me të gjithë kuptimin e fjalës duke llogaritur pa dyshim femrat dhe lokalet e natës. Por te ne ata nuk i linte kush të ndjeheshin të lirë.

Për të dalë nëpër qytet duhej të merrnin leje me shkrim e me vulë te autoriteti portual dhe duhej që të lëviznin në grup dhe me orar të caktuar. Përveç kësaj, ata ndiqeshin në çdo hap të tyre nga njerëzit e sigurimit të shtetit që quheshin survejuesa.

Në port ishin nja 10 të tillë që kishin në dispozicion autovetura për të ndjekur marinarët e huaj. Por edhe pse në këto kondita ata arritën që të shtinin në dorë dy vajza që ishin punonjëse porti në sektorin e spontimit.

Si e realizuan këtë lidhje detarët grekë?

Të vetmet që mund të ngjiteshin në anije në atë kohë ishin vetëm spontatoret. Ato kishin për detyrë të regjistronin nëpër blloqet e tyre mallrat që ngarkoheshin apo shkarkoheshin nga anijet. Meqenëse personazhet e kësaj historie janë në jetë do të përdor vetëm inicialet e tyre. Në port kishin filluar punë vajzat F. A. dhe D. S., në atë kohë fare të reja dhe mjaft simpatike.

Që të dyja u caktuan me punë në anijen greke. Kapiteni dhe oficeri i parë nisën t’i gjuanin me takt vajzat pa rënë në sy të kufitarëve që ruanin anijen “ non stop”. Dhe si e kanë këto punë, vajzat u joshën dhe nisën bisedat me marinarët grekë pa rënë në sy të kurrkujt. Prej tyre morën dhuratat e para simbolike sikurse ishin çamçakëzët dhe sapunë aromatikë, shkurt nisi lidhja mes tyre. Gjërat u trashën dhe mes tyre nisën edhe marrëdhëniet intime.

Në çfarë pjese të anijes kontaktonin?

Atëherë u tha se kontaktet i kryenin në hambarët e anijes, por unë isha i mendimit se duhet të ishin përdorur edhe kabinat e marinarëve. Gjendej koha kur duhej të punohej brenda hambarëve të anijes. Njëra punonte tjetra shkonte në kabinë dhe anasjelltas.

Po më pas çfarë ndodhi me këtë lidhje të rrezikshme?

Duket se kur kontratës se anijes po i vinte fundi, por ndoshta edhe se vajzave ju kishte hyrë frika se mos kishin rënë në sy të njerëzve të sigurimit apo të bashkëpunëtorëve të tyre, ato vendosën që të kontaktonin edhe një herë me marinarët grekë dhe më pas t’i jepnin fund kësaj historie. Grekët pasi mbaruan punë me vajzat kishin marrë me vete vulën e anijes, të cilën e përdorën duke vulosur vajzat në rrëzë të kofshëve.

Si u zbulua historia e dy vajzave të portit me marinarët grekë?

Një ditë teksa bënin plazh në Currila me disa shoqe, njërës prej vajzave që punonte në port, i vunë re vulën rrëzë kofshëve. Por ndërkaq ato kishin rënë në sy të partisë dhe të pushtetit pasi visheshin bukur, parfumoheshin dhe mbllaçitnin çamçakëzë. Pra historia e tyre u zbulua dhe më pas atë e mori vesh i gjithë Durrësi.

Si përfundim ato u përjashtuan nga porti detar përgjithmonë dhe u dërguan të punonin në fermë, atëherë ajo quhej punë edukuese. Ndërsa për shumë vjet këtyre vajzave ju vendos nofka ” Vula”. Që nga ajo ditë e deri në vitin 1991, vajzat që punonin si spontatore në port ishin të detyruara të qëndronin në krye të shkallëve të anijes apo buzë hambarëve në mënyrë që të ishin nën vëzhgimin e kufitarëve.

Kategori
Uncategorized

Turp e marre per ju…dhe jazek ju qofte.. Burra Leshi…meshkuj te tredhur …

Burra Leshi…..

Nga A. R. Dosti.

Kam patur, kam e do te kem gjithe jetes time respekt, konsiderate, mirenjohje e debulese per nje qytet si Shkodra e per qytetaret e saj shkodranet e llojit unikal ne Shqiperi qe aq fort i kam per zemer… bartes te kultures, qyteterimit e civilizimit, patriotiizmit e atdhetarise, mencurise e bujarise …percues brilante te Artit e Sportit etj etj… por sic thote populli s’ka Pyll pa Derra e nga Trendafili del edhe Gjembi… sot mu prish qejfi goxha prej teje o qytet i bekuar.,..edhe pse e di qe s’eshte komplet faji yt e ata Derrat e Gjembat nuk mund te perfaqesojne kurren e kurres as Shkodren e as shkodranet…

Plot 10 a me shume Drejtore japin menjehere Doreheqjen sa shohin qe ne sallen e mbledhjeve te Partise hyjne ne Dere e zene vend ne presidium Edvini e Toma…

Si ka mundesi ore palaco e sharlatane njerez qe gabimisht jetoni ne Shkoder e turperisht pretendoni se jeni shkodrane……te vije aty tek ju Tom Doshi komplet injorant…tu vije debili i lindur Rama me Atlete e Brekushet e Haxhi Qamilit e t;ju vene ne radhe per nje si Delet para Kasapit …e tu fusin ne Kotec si Pulat ne mbremje …e tu detyroje te jepni doreheqjen nje e nga nje si puna e asaj lojes se fameshme me Dominote kineze…

Besoj fort ne ate se me kete qe keni bere duhet te jeni shkodran te ardhun e jabanxhinj ne Shkoder… ose sic thone vete me humor shkodranet e vertete e vendalinj per ju…duhet te jeni shkodran prej Puke….

Po a jeni Burra a cfare mutin jeni…. a keni ndopak seder Burri e Mashkulli… apo shpirt e mendje trup e shpirt ja keni shitur Partise dhe Liderit te saj…

Po a keni ndopak dinjitet, personalitet,seder, karakter, integritet …a keni ndopak moral e fytyre apo para Partise e Liderit zbathni edhe breket …

A keni familje , fare e fis, te aferm e te njohur, miq e shoke…gra, prinder, femije , niper e mbesa…

A dini te skuqeni, te zbardheni a te nxiheni e te zverdheni apo jeni thjesht te pa fytyre, te pa ngjyre e Kameleoner…

A keni gja aty ”poshte shaleve” …aty nga dallohet Mashkulli nga nje Femer apo jeni te tredhur e s’ju punon me asgje as nga koka lart e as nga koka poshte….

Po si ka mundesi ore karagjozer e lapanjozer Drejtore te jepni doreheqjen vetem me nje te ngritur te zerit te Tom Doshit e vetem me nje kercenim Partie te Rames …

Si ka mundesi te pranoni te talli bythen me ju katundari provincial prej Cermenikes se Librazhdit …Tualet Balla e t’ju ironizoje ju aq banalisht nje Sorre fytyre shperfytyruar si Elisa e Laprakes….

Po si more jeziter e burracake e lini Shkodren ne duart e banditeve Rama – Doshi…

Turp e marre per ju…dhe jazek ju qofte..

Burra Leshi…meshkuj te tredhur …

Sinqerisht per ju sot ndjeva neveri e perbuzje jo per perkatesine tuaj partiake e ngjyrimin tuaj politik joooo por thjesht per Pa – Burrnine tuaj e faktin qe pranuat qe nje Injorant e nje Psikopat tu vene ne resht e tu marrin me shpulla radhazi e nje e nga nje…

A.R.DOSTI.

Kategori
Uncategorized

Pas betejës së Loxhës ofenziva e armikut vazhdoi në viset tjera të Kosovës

   

Për ndihmesë të Junikut ishte planifikuar edhe njësiti operativ brigada “Skënderbeu” e udhëhequr nga eprori Fuad Ramiqi, e cila disa herë kishte bërë përpjekje për të hyrë, por ishte penguar nga persona të papërgjegjshëm me orientim dhe motive armiqësore. Pamundësimi i hyrjes së kësaj brigade, mosdhënia e ndihmës së Salih Çekajt nga ana e shtetit shqiptar dhe mosarritja e armatimit të premtuar për njësitet operative të Brigadave 131, 134 dhe 133 përshpejtoi edhe rënien e Junikut. – thotë major Nazif Ramabaja.

Intervistoi: Myftar DRAGIDELLA

M. DRAGIDELLA: Në një shkrim tuajin, në gashtëmujorin e vrasjes së kolonel Tahir Zemajt, keni përshkruar Betejën e Loxhës. Pas kësaj beteje të njohur ndër shqiptarët e Kosovës, çka ndodhi në arenat tjera të luftës?

Major Nazif Ramabaja: Ndodhi ofenziva e Rahovecit të cilën e përgjonim nëpërmes sistemit të ngritur për përgjim në brigadë. Pas Betejës së Loxhës, ku kishim marrë si trofe lufte shumë armë, municion dhe një motorolë 16 kanalëshe nga inspektori Sergjan Peroviç, në frekuencën e kanalit të fundit (Muja-2 ) kishim përgjuar zënien rob të një fshatari (Selim Bytyçi) në Rahovec.

Fjala tjetër ishte: „Vepro në mënyrë sa ma të shkurtër“ (në gjuhën serbe), pastaj dëgjohej: „Është vepruar“. Kështu kishte ndodhur me shumë fshatarë të cilët i kishin masakruar dhe likuiduar pa mëshirë gjatë zënies rob të tyre. Përveç Rahovecit ishte ndërmarrë edhe sulmi mbi Junikun sipas planit të qeverisë serbe për pastrimin e pesë kilometërshit të zonës kufitare në mes të Kosovës dhe  Shqipërisë.

M. DRAGIDELLA: Duke e parë këtë gjendje, cilët ishin hapat që ju ndërmoret për përgatitje sa më të mira për betejat e ardhshme?

   

Major Nazif Ramabaja: Kishim kontakt të përditshëm me dy oficerët e Brigadës 13, nëpërmes komandantit Tahir Zemaj, i cili kontaktonte me Rrustem Berishën dhe Agim Ramadanin të mbetur në Junik, në pritje të një lloj armatimi i cili duhej të arrinte, por në fakt nuk erdhi kurrë për shkak të pengesave të ditura.

Bëhej fjalë për një lloj armatimi superior i cili duhej të arrinte nga një shtet i fortë të cilin armatin as Serbia nuk e kishte në arsenalin ushtarak dhe se planifikonim që me ardhjen e këtij armatimi dhe organizimi i luftës çlirimtare në Kosovë do të bëhej në mënyrë më të organizuar.

Me hyrjen e forcave shtesë të armatosura me oficerë që kishin profesion përgatitjen, organizimin dhe zhvillimin e luftës së armatosur, me detyrë që këtë organizim ta mbështesin edhe të gjithë oficerët tjerë kështu që lufta çlirimtare, e potencoj lufta çlirimtare, do të merrte karakter të përgjithshëm mbarëpopullor e udhëhequr nga kuadri profesional ushtarak.

Duke parë se në çfarë situate gjendej Juniku dhe fshatrat e Rekës së Keqe, me pëlqimin e komandantit të njësiteve operative të Rafshit të Dukagjinit, Tahir Zemajt, dhe me urdhërin e tij, Salih Çekaj tërhiqet për në Shqipëri ku bën përpjekje titanike për të siguruar një pjesë të armatimit për t´i ardhur në ndihmë Junikut.

Ai edhe pse kontakton me Ali Aliun, mikun e tij, dhe disa ministra në qeverinë shqiptare nuk arrinë të sigurojë armatimin e duhur përveç një sasie simbolike e cila ishte e pamjaftueshme për luftëtarët e Junikut.

M. DRAGIDELLA: Në këtë kohë, në Junik ishte një gjendje e vështirë. Përse aq lehtë ra Juniku në duart e armikut?

Major Nazif Ramabaja: Për ndihmesë të Junikut ishte planifikuar edhe njësiti operativ brigada “Skënderbeu” e udhëhequr nga eprori Fuad Ramiqi, e cila disa herë kishte bërë përpjekje për të hyrë, por ishte penguar nga persona të papërgjegjshëm me orientim dhe motive armiqësore. Formacioni i kësaj brigade ishte duke bartur mjete ushtarake antitankse që i dedikoheshin Junikut e të cilat u duheshin më shumë se buka dhe uji. Pamundësimi i hyrjesë së kësaj brigade, mosdhënia e ndihmës së Salih Çekajt nga ana e shtetit shqiptar dhe mosarritja e armatimit të premtuar për njësitet operative të Brigadave 131, 134 dhe 133 përshpejtoi edhe rënien e Junikut.

M. DRAGIDELLA: Çka e karakterizon rezistencën për mbrojtjen e Junikut?

Major Nazif Ramabaja: Gjatë rezistencës së mbrojtjes së Junikut kontribut të jashtëzakonshëm dha oficeri Agim Ramadani, i cili u bë i njohur me këtë luftë e sidomos për shpërthimin e rrethimit dhe kurthat që ua përgatiti forcave ushtarako-policore dhe paramilitaro-mercenare serbe në minimin e rajoneve në Junik, Gjocaj dhe Jasiq dhe tërheqjen e të plagosurve dhe popullatës civile për në Shqipëri.

Për këtë Juniku, Gjocaj dhe Jasiqi duhet të mburren për luftën që e bëri Agim Ramadani i cili u bë sinonim i një strategu dhe profesionisti se si duhet luftuar. Ndihmesë të madhe në këtë i dha edhe Rrustem Berisha me ushtarin Astrit Ademajn.

 

Ne si oficerë profesionistë nuk kemi mundur të hyjmë nën komandën e një shtabi të UÇK-së, në të cilin nuk dihej se kush ishte komandant

M. DRAGIDELLA: Në këtë kohë flitej se mungonte bashkëpunimi në mes të forcave shqiptare të armatosura që verponin në Kosovë. A janë bërë përpjekje për një bashkëpunim më të mirë?

Major Nazif Ramabaja: Një mbrëmje udhëtova për në Irzniq me shoferin Zymer Sefajn, njëherit pjesëtar i sigurimit personal dhe dy pjesëtarë të sigurisë personal: Sinan Shalën dhe Burim Gashin ku u zhvillua një takim pune. Në atë takim morën pjesë Ramush Haradinaj, “Smajli”, Salih Veseli “Vetima”, Rrustem Tetaj, Nazmi Ibrahimi i Jabllanicës (Shqiponja së Dushkajës), Fadil Nimani “Tigri”, Tahir Zemaj dhe unë (Nazif Ramabaja).

Kjo ishte edhe një shenjë dhe përgjegje për të gjithë ata të cilët pyesin se përse nuk ka pasur bashkëpunim në mes të forcave të cilat vepronin në terren dhe forcave të armatosura, njësiteve operative  të cilat hynë në Kosovë. Bashkëpunimi ekzistonte, por rrjeti i atyre të cilët ishin kundër këtij bashkëpunimi dhe e pengonin ate në çdo mënyrë ishte tejet i madh si në Kosovë ashtu edhe jashtë saj, e në këtë rrjet ishin të përfshirë shumë emisarë të cilët ishin “turistë” të kësaj lufte dhe gjenin përfitimin e tyre nëpërmes fjalëve të mëdha, shpifjeve dhe intrigave të këtyre emisarëve. Ne si oficerë profesionistë nuk kemi mundur të hyjmë nën komandën e një shtabi të UÇK-së, në të cilin nuk dihej se kush ishte komandant.

M. DRAGIDELLA: Çka u bisedua atë natë dhe a është arritur pajtimi?

Major Nazif Ramabaja: Sa i perket gatishmërisë ushtarake sipas elementeve të renditjes ushtarake, ishte në nivel të duhur. Për kriteret e zgjedhjes së policisë ushtarake u tha:

Të jenë ata që i propozojnë  shtabet dhe puna e tyre do të ishte më e lehtë për të vepruar, konsideronte Ramushi. Në Lug të Baranit ka shkuar puna në dy drejtime: një në kuadër të brigadës dhe e dyta ata të cilët e kanë kryer këtë detyrë para ardhjes së brigadës. Me tutje duhet punuar në shkrirjen mesvete dhe të bëhet bashkimi në një, apo brigada të ketë për punë të veta policinë në kuadër të saj.

Sa i përket kësaj pike të renditjes ushtarake, kishte informata se shiteshin pushkët në Malishevë, pata thënë unë dhe për këtë vendosem një punkt kontrolli në Këpuz, ku të gjithë ata të cilët shkojnë me armë për në Malishevë të ndalohen që të shënohet numri i armës në mënyrë që të vërtetohet pas kthimit se a e ka të njëjten armë. Nëse udhëtohet në grup të lejohet vetëm një armë për çeshtje sigurie, ndërsa të tjerat të ndalen dhe pas kthimit të personave t`u kthehen prapë të njëjtat. Këto ishin vendimet e këtij takimi pune. Pas këtij takimi pune Ramush Haradinaj m´u drejtue duke më thënë :”Çka kisha për të bërë vet po të mos ishit ju oficirët”.

 

“Kur njerëzit luftojnë vazhdimisht kundër bashkatdhetarëve të tyre, zakonisht vihet re se ata bëhen më të egër në mënyrë të panatyrshme dhe mbushen me tërbim më tepër se kur janë kundër një armiku tjetër”. 

M. DRAGIDELLA: Cilat ishin vështirësitë me të cilat u ballafaquat ju oficerët profesionistë dhe nga vinte rreziku për një dobësim të radhëve tuaja?

Major Nazif Ramabaja: Kuadri profesional ushtarak duke ditur mirë për pasojat e luftërave të “Trandafilit” të shekullit 15-të në Angli ku sipas Çarls Dikensit: “Kur njerëzit luftojnë vazhdimisht kundër bashkatdhetarëve të tyre, zakonisht vihet re se ata bëhen më të egër në mënyrë të panatyrshme dhe mbushen me tërbim më tepër se kur janë kundër një armiku tjetër”. 

Kjo na shtyri të bëjmë atë që është dashur për të bërë, vetëm e vetëm për të mos arritur deri të nji tërbim i tillë, për arsye se ne nuk njihnim parollën se: “Armiku është në mesin tonë”, por gjithmonë duke përsëritur dhe vepruar sipas rrethanave luftarake dhe mënyrës së zhvillimit të operacioneve duke u gjendur në ballë të luftës e duke e pasur armikun (okupatorin) gjithmonë përballë, menjanuam luftën vëlla-vrasëse dhe pamundësuam realizimin e planeve të forcave okupuese ushtarako-policore dhe paramilitaro-mercenare serbo-ukrainase të zbatojnë planin e spastrimit etnik nëpërmes taktikës së „Tokës së djegur“ dhe planit të çetnikëve të Vojsllav Sheshelit për zgjidhjen e çështjes së Kosovës të përpiluar më heret, por të bërë publike në tetorin e vitit 1995, e që na kishte rënë në dorë nëpërmes oficerit për vëzhgim e përgjim, Asim Lokajt të cilin e kishte marr nga Salih Cacaj, aktivist i LDK-së në Pejë.

M. DRAGIDELLA: Çka e karakterizon aktivitetin tuaj në fund të korrikuit të vtit 1998?

Major Nazif Ramabaja: Plani i ditës së 27.07.98 duhej të zbatohej me përpikëri. Njësiti marshon prej komandës së brigadës, repartit ushtarak në Baran nëpër Vranoc deri ne Bistricë dhe anasjelltas. U informuam se në Çeskovë, ka qenë  Salih Veseli “Vetima” dhe iu ka thënë se ata duhet të lidhen me Jabllanicën e Dushkajes. Për këtë raportoi Enver Berisha, komandant i shtabit të Çeskovës. 

Idriz Atashi nga fshati Jabllanicë e Leshanit, i ka dërguar në Shqipëri gjashtë vetë për t´u bërë organizimi në këtë rajon: Jabllanicë e Leshanit, Rosujë, Kliçinë, Poterq dhe Kostovc. Iu dhash udhëzime, që së pari duhet formuar shtabin në mënyrë që të kemi me kënd të komunikojmë në mënyrë legjitime e pastaj të punohet sipas udhëzimeve dhe urdhëresave të cilat lëshohen prej komandës së kësaj brigade.

M. DRAGIDELLA: Në qendrën e ndërlidhjeve të Brigadës 131 përgjoheshin aksionet e armikut. Çka arritët të mësoni gjatë atyre përgjimeve?

Major Nazif Ramabaja: Në këtë qendër është bërë përgjimi i të gjitha ofenzivave të rëndësishme të cilat i ndërmori armiku nëpërmes motorolës e cila kishte ra në duart tona në Betejën e Loxhës, nëpërmes së cilës bëhej zbulimi i frekuencave, kanaleve dhe shifrave të komandimit të anës kundërshtare. Në frekuencen 15 9.900 bëheshin bisedat telefonike të shifruara, mirëpo pas një kohe bëmë deshifrimin dhe lokacionin e njësiteve të cilat merrnin pjesë  në ofenzivë. Frekuenca 16 3.050 kishte të bënte me sulmin në: Rahovec – Llapushnik – Kijevë – Landovicë – Caralevë.

Ndodhi sulmi në Rahovec dhe vrasja e Agim Qelës, siç kishim marrë informata nga luftëtari Alush Gjocaj, i cili edhe vet ishte plagosur, menjëherë pas renies së Rahovecit në duart të soldateskës, policisë dhe paramilitarëve serbë. Në këtë ofanzivë kishin marrë pjesë edhe mercenarë rusë-belorusë dhe ukrainas (sipas përgjimeve tona, të cilët kanë bërë masakra së bashku me paramilitarët e Arkanit dhe çetnikët e Sheshelit) ekzistojnë incizimet e përgjimeve në audio-kasetë të cilat i posedoj.

Ishte fillimi i ofenzivës serbe për marrjen nën kontroll të rrugës kryesore, apo magjistralës Prishtinë-Pejë. Luftime të ashpra janë bërë në Grykën e Llapushnikut, granatimet e Gllarevës dhe magjistrales Prishtinë-Prizren të Caraleva, fshatrat e Shtimes si dhe rrethina e Therandës. Në të njëjtën kohë dhe me të njëjtin intensitet ishin sulmuar dhe granatuar fshatrat e brezit kufitar me Shqipërinë, Reka e keqe: Smolica, Dobroshi e Juniku.

Sipas të gjitha gjasave (informatave me të cilat dispononim, që i kishim marrë nëpërmes përgjimeve) dhe deklaratave të fundit se Malisheva është zonë e lirë dhe se së shpejti do të  lëshohen letërnjoftimet dhe pasaportat e mbrenda dhjetë ditëve edhe Prishtina do te jetë në duart tona, të lansuara nga zëdhëndësi i UÇK-së Jakup Krasniqi, supozohet se radhën e masakrimeve dhe dëbimeve do ta ketë Malisheva me rrethinë, sepse është duke iu ngushtuar rrethi nga te gjitha anët: nga Rahoveci, nga Suhareka dhe nga Llapushniku. 

Që me datën 26 dhe 27  korrik janë mbyllur shitoret në Malishevë dhe kanë “ikur” pronarët dhe nuk kanë mbetur dhjetë vetë, gjendja është kaotike, sidomos pas ardhjes se 20.000 të ikurve civilë nga Rahoveci, njoftonte Naim Hysenaj nga fshati Kodradiq.

M. DRAGIDELLA: Si bëhej dëshifrirmi i kodeve të armikut nga ana juaj dhe si u sulmua Malisheva?

Major Nazif Ramabaja: Dëgjoheshin shifrat: Kosa, Jastreb, Rubin, Bistrica, (Gvozdeni ishte shifër për mjetet e blinduara, tanke sepse kërkojnë 20 litra vaj të cilin e ka hudhur jashtë), Ibar, Limun etj. Degjëhej: “Kosa 501, Kosa 1, 5/1 Limun e ka kryer detyrën”, pastaj: “733 mirru vesh me të dhe vepro si të thotë ai, Kosa 121”, “Unë jam në k.761 300 m në përendim, 858 dal në O. Svetac lajmërohu, Kosa 5 lajmërohu” (Përkthimet në shqip nga unë).

Gjatë sulmeve, dëgjimit dhe përgjimeve nëpërmes qëndres së komandës së brigadës, armiku sulmoi Malishevën nga të katër anët: Nga ana e Rahovecit nga ana e Kijevës, nga ana e Llapushnikut dhe nga ana e Caralevës dhe sipas planit të tyre pra më 28.07.1998 kanë planifikuar të mirret Malisheva dhe në orët e mbrëmjes pas tërheqjes së UÇK-së Malisheva ka rënë në duart e ushtrisë, policisë dhe paramilitarëve serbë. Në ndërkohë është sulmuar edhe Dobroshi, Juniku, Jasiqi, Gjocaj në Rekën e keqe.

 

Më së tepërmi ka rezistuar Juniku. …Kishte shumë të plagosur nga granatimet, ndërsa luftëtarëve tanë iu nevojitej armatimi antitank më shumë se buka dhe uji

M. DRAGIDELLA: Sa ishin në gjendje që këto fshatra të sulmuara t´i rrezistojnë ofenzivava të armikut?

Major Nazif Ramabaja: Më së tepërmi ka rezistuar Juniku, i cili është bërë bllokadë rrethimi ku kolegët tanë Agim Ramadani dhe Rrustem Berisha qëndruan dhe rezistuan së bashku me luftëtarët tjerë. Kishte shumë të plagosur nga granatimet, ndërsa luftëtarëve tanë iu nevojitej armatimi antitank më shumë se buka dhe uji.

I informuar për pamundësinë e hyrjes së njësitit operativ të Brigadës “Skënderbeu” në ndihmë të kësaj zone dhe i vetëdijshëm për gjendjen në të cilën gjindeshin luftëtarët e Junikut me rrethinë, shpejtova deri ne Prapaçan te komandanti Tahir Zemaj, analizuam situatën dhe u lidhem me kolegët, në këtë rast pasi  bisedova me Rrustem Berishën, por jo edhe me Agim Ramadanin, sepse gjindej në vijen e parë të frontit, shpreha gatishmërinë që me një pjesë të brigadës 131-të t`u shkoj në ndihmë dhe të mundohemi që ta shpërthejmë rrethimin, e më vonë të bashkohemi me njësitin operativ ku ishin të caktuar me formacion Rrustemi si komandant i brigadës, ndërsa Agimi komandant i batalionit të parë, të lidhemi me njësitet dhe t´i vazhdojmë betejat se bashku, komplet dhe kompakt me të gjitha strukturat dhe kuadrin luftarak.

Për gatishmërinë time u falënderua Rrustemi dhe potencoi se e dinte mirë se me të vërtetë do t´i shkoja në ndihmë, por do të tentojnë të qëndrojnë deri sa t`u harxhohet municioni e pastaj të terhiqen për në Papaj dhe pas konsolidimit do të tentojnë të bashkohen me brigadën dhe për këtë më janë mirënjohës që të dy, pra Agimi dhe Rrustemi.

M. DRAGIDELLA: Ju si epror me përvojë, pos organizimit të luftës në atë kohë përgatitet edhe një doracak që u mungonte edhe zonave të tjera?

Major Nazif Ramabaja: Po, me datën 29.07.1998  përpilova doracakun për komandantë të skuadrave, togjeve dhe kompanive, i cili ishte më se i nevojshëm për zhvillimin e aksioneve ushtarake duke përdorur strategji të lloj-llojshme siç ishte ajo e Çun Xu-së dhe të strategëve të tjerë të shquar.

Dy kopje ia dhashë oficerit Shaban Dragës për t´i dërguar në Drenicë dhe për t´u shërbyer me ta në këtë fazë fillestare deri sa të mos përpilohet një strategji e përbashkët në fazën tjetër e cila kishte për qëllim kalimin nga defenziva (mbrojtja e pragut të shtëpisë) në ofenzivë (me ndërmarrjen e aksioneve taktike, operative dhe strategjike që kishte për qëllim clirimin e çdo pëllëmbe të okupuar), pasi që ishin të formuara grupet si:1.Grupi artilerik, 2.Grupi i mitrolozave 7.9mm-tokësor dhe 12.7 mm – kundërajror, 3.Grupi antiblind, zola, murtaja e krahut dhe ambrusi dhe 4.Grupi i shënjtarëve, snajperë 7.9 mm dhe pushkë automatike.

M. DRAGIDELLA: Pos ushtrimit të këtyre grupeve, ato ditë u takuat edhe me ushtarë që më herët kishin qenë ushtarë tuaj në ish-APJ?

Major Nazif Ramabaja: Ushtrimin e këtyre grupeve e bëmë në menyrë që të jemi të gatshëm për çdo sfidë dhe sulm eventual të forcave ushtarako-policore dhe paramilitare serbe dhe mercenare ruso-ukrainase. Në komandë të brigadës papritmas u duken ish ushtarët të cilët kishin shërbyer në Ajdovshqinë të Sllovenisë dhe unë (Nazif Ramabaja) isha komandant i tyre e këta ishin: Agim Krasniqi nga Vranoci i cili më solli kompjuterin dhe ia dhuroi brigadës dhe Rifat Morina nga Loxha, i cili kishte dëgjuar se unë kisha udhëhequr dhe komanduar me ushtarët në atë luftë. Pasi bëri montimin e kompjuterit me vendimin tim u transferua nga Loxha në Baran në shtab të Brigadës 131.

Të nesërmen erdhi “Çergashi” (Agim Zeneli) së bashku me Mujë Berishën, njëri komandant i frontit e tjetri komandant i shtabit të fshatit Këpuz të Klinës për të kërkuar ndihmë për mbrojtjen e zonë sonë dhe përveç spjegimeve që u dhashë në lidhje me taktiken e përdorimit të minahedhësave 82 mm, konfiguracionit dhe riorganizimit të vijës së zjarrit, iu dhashë edhe pesë predha të topit pazbrapsje 75mm të cilin e kishin në përdorim, por i tërhoqa vërejtjen “Çergashit” (Agim Zenelit) që në asnjëi mënyrë mos të dali jashtë zonës përgjegjëse të brigadës pa e informuar komandën e kësaj brigade.

Po ashtu erdhi një ushtar vullnetar nga Gjakova, Arben Kovani në njësitin tonë. Punën e vazhduam në katër grupe të organizuara dhe me grupin special intervenues të cilët duhej t´i njohin jo vetëm armët që kishin, por të gjitha llojet e armëve të tjera që ka njësiti në formacionet e veta ushtarake Ushtrimet u bënë në fshatin Vranoc dhe Baran. Ushtarët ishin të shkëlqyeshëm në përqafimin e njohurive të reja të cilat kishin të bëjnë me këtë njësit special intervenues.

Pastaj në komandë të brigadës u lajmëruan Rexhep Fetahu me kamionin TAM 75 T-5 dhe Ragip Kastrati me autobusin Mercedes, të cilët vullnetarisht do të bëjnë bartjen e ushtarëve në rast intervenimi në zonën e brigades. Për t`u bërë të ditur edhe me tutje loxhjanëve se brigada në zonën e saj do të intervenojë dhe ndihmojë në çdo kohë dhe situate.

Bëmë përgatitjen e njësitit intervenues me ushtarë të rryeshëm dhe luftëtarë të mirë të cilët kishin marrë pjesë në luftime apo në raste të njëjta intervenimi dhe klasifkimin e armatimit të nevojshëm, bëmë intervenimin në Loxhë sipas pozicionit për ta kthyer armikun nga sulmi i planifikuar. Në këto ushtrime taktiko-teknike komandant i njësitit u caktua Isuf Krasniqi “Cufa”.

M. DRAGIDELLA: Pas kthimit të grupit intervenues nga Loxha, cilat ishin planet e mëtejshme?

Major Nazif Ramabaja: Muaji gusht ishte muaj i ri sa i përket aktiviteteve ushtarake dhe dita e parë e këtij muaji u karakterizua me kthimin e grupit intervenues nga Loxha. Përgatitja e grupit të ri intervenues që të dërgohet në vijën e parë të frontit në Raushiq në mënyrë që të forcohet vija e frontit në këtë fshat e pastaj forcimin e kësaj vije në mes të Raushiqit dhe Lubeniqit. Komandant i njësitit intervenues ishte eprori Esat Ademaj. Pas mesdite intervenimi të bëhet me vozitësin Ragip Kastratin, të mobilizuar së bashku me automjetin teknik të tipit Mercedes për interesa të brigadës.

U bë planifikimi i çeljes së strehimoreve masive për njësitin në objektin”fabrikë” të cilin projekt do ta bente Naim Hysenaj, i cili na dorëzoi një sasi të municionit nga shtabi i fshatit Kodradiq, për nevoja të brigadës pasi që të gjitha aktivitetet ushtarake kalonin përmes kësaj brigade, sepse popullata e cila përfshihej në zonën përgjegjëse të brigadës kishte një besim të plotë në njisitë operative të UÇK-së të cilat me një profesionalizëm të lartë, organizim luftarak dhe njohuri të larta taktiko-teknike dhe përdorim të njeteve dhe teknikës ushtarake u bënë simbol i qëndresës duke përkrahur dhe ndihmuar me të gjitha mjetet të cilat i kishin.

M. DRAGIDELLA: Çka u bë më të lënduarit në Betejën e Loxhës?

Major Nazif Ramabaja: Pranimi i të plagosurve nga qendresa e Junikut, Naim Malokut  dhe Gani Shehut në spitalin e Irzniqit (gjegjesisht në vend të panjohur për Naimin) në një shtëpi e pastaj transferimi në spitalin dhe strehimoren e Prapaqanit ku shtriheshin Faruk Xhemajli, Skënder Çeku, të dy të plagosur në Betejen e Loxhës e pastaj me organizimin dhe urdhërin e komandantit Tahir Zemajt u transferuan në një vend më të sigurtë në luginën e Pagarushës. Transportimin e bën Rexhë Osaj, Ismet Çeku, Idriz Osdautaj etj.

 

Kishte ardhur shkresa nga shtabi i Drenicës se kanë nevojë për eprorë me të cilën kërkesë u pajtuam dhe komandanti i njësiteve operative në Rrafshin e Dukagjinit, Tahir Zemaj, me lejimin e ministrit të mbrojtjes kolonel Ahmet Krasniqit, të dy eprorët mbeten për të vepruar në territorin e Drenicës, siç kishim planifikuar me parë me brigadën 133 pas formimit të bërthamës dhe zgjërimit të saj të kalojnë në Drenicë

M. DRAGIDELLA: Me vendimin e komandantit Tahir Zemaj e në bazë të lejës së ministrit Ahmet Krasniqi disa oficerë nga komanda juaj shkuan në zona tjera?

Major Nazif Ramabaja: Ardhja e Shaban Dragës nga territori i Drenicës të cilin e kishim liruar, për shkak se kishte qenë në vizitë te familja dhe se shtabi i Drenicës kishte kërkuar ndihmë me eprorë ushtarakë. Po të njëjten gjë e kishim bërë edhe me eprorin Kemajl Shaqirin.

Pas vizitës familjare na kishte ardhur shkresa nga shtabi i Drenicës se kanë nevojë për eprorë me të cilën kërkesë u pajtuam dhe komandanti i njësiteve operative në Rrafshin e Dukagjinit, Tahir Zemaj, me lejimin e ministrit të mbrojtjes kolonel Ahmet Krasniqit, të dy eprorët mbeten për të vepruar në territorin e Drenicës, siç kishim planifikuar me parë me brigadën 133 pas formimit të bërthamës dhe zgjërimit të saj të kalojnë në Drenicë.

Eprori Shaban Draga me informoi me detajisht për shkallën e zhvillimit të aktiviteteve luftarake në territorin e Drenicës, mangësinë e eprorëve dhe organizimin e bërë në nivel të ulët, pa komanda dhe komandime, ndermarrjen e masave joadekuate sa i përket punëve gjenerike në rend të parë fortifikimi, nuk ka njësi të caktuara dhe kuader profesional ushtarak. Për këtë dy oficerët Kemajl Shaqiri dhe Shaban Draga kërkuan qe t`u bashkangjitet edhe Shemsedin Fetahu i cili i takonte gjinisë artilerike.

Shabanit i dhashë një kampanjollë për ndihmë, si mjet teknik dhe u pajtuam që të bëjë përcjelljen e ushtarëve të cilët arrinin prej Shqiperisë me armatim përgjatë zonës përgjegjëse të Brigades 131, prej Raushiqit deri ne Drinin e bardhë, nëpërmes këtij kanali, i cili finksiononte si një arterie, në mënyrë të organizuar dhe me përcjellje të kalojnë të sigurt dhe të vazhdojnë rrugën për në territorin e Drenicës.

M. DRAGIDELLA: Në kuadër të Brigadës 131 cilët sektorë kishit formuar?

Major Nazif Ramabaja: Në brigadën 131-të e cila kishte qendrën në Baran, kishim formuar edhe sektorët e informimit, atë të logjistikës, kartografisë, sigurimit, dhe koordinimin e punëve në mes të subjekteve politike dhe njësiteve operative,  ku në këtë merrnin pjesë:

Rrok Berisha, shef i informimit, Rrustem Shala, shef i logjistikës, Asim Lokaj, shef i kartografisë dhe përgjegjës për vëzhgim, Sadri Selca, shef për zbulim dhe kundërzbulim, Nikë Krasniqi, kordinator në mes subjekteve politike dhe njësiteve operative dhe Hasan Gashi, shef i policisë ushtarake. (Pas largimit të tij për kërkimin e familjes, shef i policisë ushtarake emrohet Besim Gashi.

M. DRAGIDELLA: Me 2 gusht 1998 forcat e armikut filluan një sulm ndaj disa fshatrave të komunës së Klinës dhe komunës së Pejës që i përkasin Lugut të Baranit?

Major Nazif Ramabaja: Sipas të gjitha informatave  të cilat i posedonim nëpërmes vëzhgimeve dhe përgjimeve të organizuara në komandën e brigadës, pritej që të sulmohen fshatrat e Lugut të Baranit në orët e hershme të mëngjesit, pra me dy gusht, ku më vonë gjatë analizës së kësaj ofenzive u tregua se posedonim me të dhëna të sakta për arsye se fshatarët e Çeskovës dhe shtabi i këtij fshati kishin dëgjuar ndezjen e tanksave dhe zhurmë të madhe në orët e hershme të mëngjesit (4:00) të dy gushtit 1998, të cilat vinin nga Dollova. Pas fillimit të granatimeve mbi Çeskovën, bëmë kompletimin e njësitit intervenues.

Të katër grupeve që kishin ushtruar më parë, u mbajta pesë minuta bisedë morale siç e kishim praktikuar para çdo intervenimi luftarak dhe potencova ndërmarrjen e veprimeve luftarake sipas planit të paraparë: “Njësiti në sulm”, me detyrë që të bllokohet trekëndëshi i udhëkryqit rrugor Nepole – Çeskovë dhe Nepole – Këpuz, ndaljen e forcave okupuese ushtarako-policore dhe paramilitaromercenare serbe (në detyrën e afërt), kurse në detyrën tjetër ishte qëllimi që të formohen kushtet për të kaluar në ofenzivë në bashkëpunim dhe bashkëveprim me forcat tona në krahun e djathtë, angazhimin e disa luftëtarëve nga fshati Buçan si dhe ardhja në ndihmë e njësitit operativ nga Bardhaniqi me eprorin Musa Gjakovën.

Sipas informimit të komandantit të shtabit lokal, Gani Morinës, në ora 9:00 kanë filluar sulmet nga Grabanica nëpërmes Bokshiqit në drejtim të Çeskovës dhjetë tanke dhe mjete tjera mekanike, ndërsa nga drejtimi i Dollovës kanë sulmuar njëzet tanke dhe pas dy orë e gjysmë të gjitha janë bashkuar në një vend. Fshatarët e kanë lëshuar fshatin dhe vetëm pesë ushtarë janë në pozicione. Gjendja është e vështirë dhe në fshat ka mbetur i sëmurë një plak rreth njëqindvjeçar dhe nuk dihet për fatin e tij.

M. DRAGIDELLA: Cilat ishin veprimet që ju i ndërmorët për të ndaluar ofenzivën e armikut në atë kohë?

Major Nazif Ramabaja: Nga “Bistrica” siç e quante okupatori Pejën në bisedat e koduara, ishte nisur për t´u ardhur në ndihmë ekspedita shkatërruese në nji kolonë të gjatë në të cilën gjindeshin të gjitha mjetet luftarake me qëllim të bashkangjitjes së forcave të mëparme të cilat kishin filluar sulmin në trevën Çeskvë-Bokshiq-Gllogjan-Nepole. Ne bllokuam udhëkryqin Nepole-Çeskovë-Këpuz me njësitin operativ për intervenime të shpejta dhe armiku u detyrua ta ndërrojë drejtimin e sulmit dhe të orientohet në drejtim të “Kotës 490”.

Angazhimi i skuadrës artilerike me minahedhës 82 mm me komandant Ramadan Gashin, ku në kishim vetëm dhjetë predha dhe pas hudhjes së predhave të para goditet një tanksë të cilës i shkatërrohen zingjirët dhe se një ushtar okupator lëndohet rëndë në këmbë. Informatën e morëm përmes përgjimeve në sistemin e ndërlidhjeve të organizuar në brigadë. Armiku kërkoi ndihmë për ta tërhequr tankun sepse gjëja kishte ra në një gropë.

Pra “Gropa” ishte kodi i tyre i cili tregon se bëhej fjalë për prishje-shkatërrim. Kjo ishte hera e parë ku ishin përdorur minahedhësat dhe ishte qëlluar caku. Armiku ishte hutuar dhe nuk u dëgjua më se një orë dhe nuk bëri kurrëfarë lëvizjesh taktike në luftë. Ai kuptoi se lansimi i predhave nga minahedhësat 82 mm ishte bër në mënyrë shkollore dhe profesionale nga kuadri ushtarak.

Një pjesë e njësitit operativ iu kishte dalur në ndihmë Raushiqit si mbështetje dhe ngritje të moralit luftarak, por pasi se nga “Bistrica” (Peja) ishte nisur ekspedita shkatërruese, kërkova që sa më parë njësiti të kthehet dhe të kyqet në luftë. Me ardhjen e njësitit me të cilin komandonte eprori Esat Ademaj menjëherë e njoftova me detyrën luftarake dhe qëllimin e saj, por ndodhi çka ndodhi, ajo të cilën nuk e pritnim dhe më së paku na nevojitej në atë moment – fatkeqësia.

M. DRAGIDELLA: Për çfarë fatkeqësie ishte fjala dhe sa pati ndikim në zhvillimin e mëtejmë të planit të paraparë luftarak?

Major Nazif Ramabaja: Fatkeqësia në komunikacion që na ndodhi me kombin e Zymer Sefës të cilin e drejtonte Arianit Krasniqi në të cilën fatkeqësi u lënduan nëntë ushtarë të njësitit elit operativ e këta ishin: Arianit Krasniqi, Elmi Krasniqi, Shpend Krasniqi, Arsim Hysenaj, Mujë Dervishaj, Tahir Malushaj, Gazmend Gjoci, Xhelil Krasniqi dhe Ahmet Thaçi të cilët u rrokullisën para hyrjes në Kosuriq dhe kjo fatkeqësi pamundësoi bllokimin e rrugës e cila shpiente nga Bokshiqi për në Gllogjan dhe në orët e pasdites disa tanke hynë në këtë fshat.

Njësiti artilerik në mungesë të predhave u detyrua të tërhiqet në fshatin Buçan, kështu që pas marrjes së krahut të majtë nga ana e armikut dhe hyrjes së disa tankseve në Gllogjan në një mënyrë na u rrezikua prapavija dhe u detyruam që të bëjmë tërheqje taktike nëpërmes lumit Bistrica dhe të bllokohet rruga që shpiente në drejtim Gllogjan e Llugagji dhe ura e cila kalonte mbi lumin Bistricë dhe vazhdonte në drejtim të Jabllanicës (Shqiponjës), e cila ishte objekt i rëndësishëm dhe duhej të mbrohej me të gjitha mjetet që kishim.

Në krahun e majtë të sulmit të armikut bëmë bllokimin e rrugës kryesore Gllogjan-Kosuriq, para shkollës tek ura dhe morëm pozicionet në anën e majtë në pjesën veri-perëndimore në pritje të forcave okupatore serbe nga drejtimi i Bokshiqit. Të gjitha këto operacione taktike luftarake u zhvilluan me njësitin operativ për intervenime të shpejta nën komandën e eprorit Esat Ademaj.

 

Udhëheqja e operacioneve dhe marrja e raporteve nga vija e parë e frontit u bë nëpërmes komandës së brigadës me organet përkatëse siq ishin: Sistemi i përgjimit, ndërrlidhjes e vëzhgimit të operacioneve

M. DRAGIDELLA: Si bëhej në atë kohë dhënia e urdhërave dhe dërgimi i informatave që është një segment i rëndësishëm në zhvillimin e operacioneve luftarake?

Major Nazif ramabaja: Udhëheqja e operacioneve dhe marrja e raporteve nga vija e parë e frontit u bë nëpërmes komandës së brigadës me organet përkatëse siq ishin: Sistemi i përgjimit, ndërrlidhjes e vëzhgimit të operacioneve nga ana e grupit vëzhgues dhe dërgimi i informatave nëpërmes korierëve të cilët luajtën një rol të rëndësishëm.

Në dhënien e urdhërave të cilat lëshoheshin nga ana e shtabit të brigadës, dërgimi i tyre deri te njësitet operative intervenuese dhe anasjelltas në mungesë të mjeteve të ndërlidhjeve (të gjitha këto informata shenoheshin në harta topografike) ndihmesë të jashtëzakonshme jepte Asim Lokaj dhe sipas situatës në terren merreshin vendimet luftarake.

Të gjitha këto i përcolli komandanti i vetëshpallur në Lugun e Baranit me profesion mjek ortoped, Dinë Krasniqi, të cilin e kisha vendosur pranë vetëm e vetëm për të parë ai vet dhe për të fituar bindjen se si duhet komanduar dhe vepruar në rrethana të jashtëzakonshme dhe mënyrën e zhvillimit të operacioneve luftarake drejtpërdrejt në terren, pas epërsisë së armikut në armatim dhe teknikë luftarake.

M. DRAGIDELLA: Në Lugun e Baranit zhvillohej luftë e rreptë. A kishit nevojë për ndihmë dhe kush u erdhi në ndihmë që të detyrohet armiku të tërhiqet?

Major Nazif Ramabaja: Gjatë luftimeve njësitet tona operative nuk patën humbje në njerëz dhe teknikë, por patëm vetëm tre të plagosur nga granatimet të cilat ishin të pandërprera dhe herë-herë me intensitet të lartë nga të gjitha kalibrat e armatimit të rëndë artilerik, tankist dhe kundërajror. Në mbrëmje na erdhën në ndihmë njëzetëeshtatë luftëtarë nga shtabi i Isniqit dhe pesë nga Broliqi të cilët shprehën dëshirën që të kyqen në vijën e parë të frontit të eprori Esat Ademaj.

Ne i kyqëm në luftë sipas gjendjes në teren, nevojës dhe vullnetit të tyre sepse kishin dëgjuar se luftë e madhe është duke u bërë në regjionin e Lugut të Baranit ku kishin shpreh vullnetin e tyre të jenë pjesëmarrës të drejtpërdrejtë në një anë e në anën tjetër oficerëve të kësaj brigade iu kishte rritë fama pas zhvillimit të Betejës së Loxhës dhe fitimit të saj.

Në orët e vonshme të natës diku pak para mesnate erdhi Esati dhe më raportoi se e ka vështirë të rezistojë në vijën e parë të frontit nëse nuk i dalim në ndihmë. Pas këtij raporti bëra riorganizimin e vijës së parë duke angazhuar forcat shtesë (rezervën) dhe disa luftëtarë të fshatit Kosuriq. Ndihmesë të konsiderueshme dha komandanti i shtabit lokal, Selim Kelmendi posaçërisht në ushqim.

M. DRAGIDELLA: Nga rrezistenca e ushtarëve tuaj armiku ndërroi planin e sulmit, duke marrë drejtimin e Nepolës?

Major Nazif Ramabaja: Sulme të pandërprera vazhduan forcat e armatosura të krahut të djathtë afër Llugagjisë dhe detyrimi i njësiteve operative për qëndresë dhe mbajtjen e objekteve të rëndësishme të cilat kishin rol kyq në strategjinë e mëtejme dhe ishin qelësi i rezistencës për mbajtjen nën kontroll të forcave të armatosura këtë drejtim, i cili ishte damari kryesor në Rrafshin e Dukagjinit, si në pikëpamje ushtarake ashtu edhe në atë civile sepse kishte dyndje të madhe të popullatës në këtë rajon ku sipas disa vlerësimeve 10% e popullatës së Kosovës ishte zhvendosur nga vendbanimet e tyre.

Për shkak të pamundësisë së depërtimit të armikut në drejtimin Gllogjan-Llugagji, ai bëri zëvendësimin e sulmit kryesor me atë rezervë duke shfrytëzuar drejtimin nëpërmes Nepoles, por në pamundësi që ta kalojë lumin Bistricë, për shkak të rezistencës së forcave tona të armatosura të ura mbi lumin Bistricë u detyrua të sulmojë anës së majtë të lumit (i cili më tutje bashkohej me Drinin e bardhë) në mbështetje të zjarrit artilerik dhe mjeteve tjera: Tankseve, autoblindave, pragave dhe shumëtytshave të tipit “Orkan” të cilat dogjën dhe shkrumbuan pozicionet mbrojtëse të në kodrën e Jabllanicës.

M. DRAGIDELLA: Gllogjani ra në duart e armikut. Çka ndodhi pas kësaj?

Major Nazif Ramabaja: Pas marrjes së fshatit Gllogjan nga forcat okupuese ushtarako-policore dhe paramilitaro-mercenare serbo-ukrahinase në fshat janë stacionuar më se 38 tankse dhe nji pjesë e popullatës është terhequr në drejtim të Llugagjisë, ndërsa pjesa tjetër është strehuar në kishën e fshatit.

Ka filluar kontrollimi i shtëpive dhe ku është gjetur armatim, kanë djegur shtëpitë: Pesë në familjen e Pal Koci por jo edhe shtëpia e tij, ndërsa më së keqi e kishte pësuar shtëpia e Mëhill dhe Rrok Berishës në të cilën forcat okupuese ushtarako-policore dhe paramilitaro mercenare serbe ishin strehuar përkohësisht dhe për shkak se kjo shtëpi kishte qenë mikëpritëse e forcave të armatosura, njësiteve operative dhe ishte mbajtur një tubim me shtabin dhe popullatën e fshatit në të cilin kishin marrë pjesë edhe Ramush Haradinaj si përfaqësues i UÇK-së në cilësinë e komandantit të Rrafshit të Dukagjinit dhe unë (Nazif Ramabaja), përfaqësues i Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës në cilësinë e komandantit të Brigadës 131 të njësive operative në Lugun e Baranit.

Rrok Berisha ishte zgjedhur deputet i parlamentit të Kosovës nga Lugu i Baranit i cili u angazhua në mënyrë të veçantë në ndihmesën e njësiteve oparative, pritjen e eprorëve profesionistë, veçanërisht u dallua për angazhim si shef për informim në Brigadën 131 si dhe dha kontribut të çmueshëm në Isniq në ndihmesën dhe shpëtimin e popullatës civile gjatë ofenzivës së armikut në gusht-shtator 1998.  

M. DRAGIDELLA: Në Nepole ato ditë u bë rezistencë e madhe. Armikut i shkaktuat humbje dhe ai pastaj filloi të hakmirret?

Major Nazif Ramabaja: Në fshatin fqinj, në Nepole falë syqeltësisë dhe organizimit të mirë të shtabit lokal dhe angazhimit të parezervë të Nikë Krasniqit, kordinatorit në mes subjekteve politike dhe njësiteve operative, u bë rezistencë e madhe me të gjitha forcat që kishin, duke i shkaktuar armikut humbje në njerëz: dy policë të vrarë e një i plagosur, me të cilat humbje okupatori nuk pajtohej sepse  rritej numri i humbjeve si në njerz ashtu edhe në teknikë luftarake.

Ishin dy tankse të shkatërruara, një autoblindë, tre të plagosur dhe dy të vrarë, ndërsa në anën tonë kishim vetëm katër të plagosur. Si hakmarrje për këto humbje forcat e armikut bën shkrumb e hi fshatin Nepole duke ndezur më se 38 shtëpi. Okupatori këtu përdori planin e spastrimit etnik të kësaj treve duke zbatuar taktikën e “tokës së djegur”.

Pas tërheqjes së popullatës civile jo të plotë nga Jabllanica hynë forcat okupuese ushtarako-policore dhe paramilitaro-mercenare serbe me ndihmën e çetnikëve vendas siq ishte Jagoshi, dhe atyre të ardhur nga Serbia. Zhelko Martinoviçi kapiten i ushtrisë serbe bën masakrimin e këtyre civilëve: Arif Adem Kosumaj 72 vjeç, Hane Ibrahimi 80 vjeç dhe Zize Zekaj duke i prerë në fyt, ndërsa ushtarit të cilit kishte shërbyer në fshat dhe nuk ia mësuam emrin u vra dhe iu kishte hequr kapaku i kokës.

 

Për dislokimin nga Jasiqi në Prapaqan me urdhërin e të madhit kol. Tahir Zemajt janë kujdesur një ndër heronjt dhe heroinat e Kosovës, Salih Çekaj dhe Sabahate Tolaj

M. DRAGIDELLA:  Në atë kohë kishte disa çrregullime rreth përgatitjes së ushqimit, pasi disa kuzhinierë kishin shkuar të tërheqnin familjet e tyre. Kush u doli në ndihmë?

Major Nazif Ramabaja: Në ditën e tretë të sulmit të forcave okupuese serbe, së bashku me Asim Lokajn, i cili kryente detyrën e oficerit përgjues, shkuam në vijën e parë të frontit në pozicionet e njësitit operativ para shkollës së Gllogjanit, bëmë freskimin e luftëtarëve duke u sjellë ushqim (bukë e djath) sepse në një mënyrë ishte bërë çrregullimi i kuzhinës për shkak të shkuarjes së kuzhinierëve për t´i tërhequr familjet e tyre të cilët ishin nga Nepolja. Edhe pas këtyre çrregullimeve në momente të caktuara dhe kyqe për njësitet operative aktivizohej me të gjithë potencialin dhe autoritetin që kishte në këtë rrethinë Rrustem Shala, shef i logjistikës në brigadë.

Sa i përket logjistikës dhe organizimit të prapavijës në momentet më kritike me një vetiniciativë kur nuk lejonin rrethanat luftarake, në bashkëpunim dhe bashkëveprim me shtabin e komandës dhe shtabet lokale grumbullonte, organizonte, depononte dhe shpërndante ushqimin jo vetëm për njësitet operative, por edhe për popullatën e strehuar në Lugun e Baranit.  Për këtë ishte ngritur një furrë në Baran për pjekjen e bukëve. Të gjitha ishin bërë nën organizimin e Rrustem Shalës i cili simbolizonte direkun e shtëpisë në Brigadën 131.

I jam mirënjohës edhe babait të Ramadan Gashit (që momentalisht nuk po kujtohet emri), i cili punoi në këtë furrë pa ndërprerë dhe kryente nji punë të madhe dhe shumë të rëndësishme që ushtria të ketë gjithmonë bukë. Në momentin kur dolëm në vijën e parë të vëzhgimit u aktivizuan snajperistat serbë të cilët ishin pozicionuar në shtëpitë e para, mbi shkollë të Gllogjanit dhe kishin hapur dritaret e vogla në përfundim të katit të parë në mënyrë që të veprojnë më lehtë dhe filluan të shtënat në drejtimin tonë

M. DRAGIDELLA: Gjatë atyre viteve të luftës u ka rënë të keni kontakte edhe me komandanten Sabahate Tolaj e komandantin Isuf Haklaj, që ditë më parë u vranë nga dora kriminele. Cila ishte shëmbelltyre e tyre luftarake?

Major Nazif Ramabaja: Sabahate Tolaj dhe Isuf Haklaj komandant i policisë ushtarake në brigadën 134-të, të njësive operative të UÇK-së të komanduara nga kolonel Ahmet Krasniqi, ministër i Mbrojtjes i Forcave të Armatosura  të Republikës së Kosovës detyrat i kryenin me shumë përkushtim. Më kujtohet momenti i hyrjes së njësive operative të UÇK-së nga Shqipëria në Kosovë dhe ndalimi i përkohshëm në Jasiq, për shkak të mosmarëveshjeve, të cilat për opinion janë të njohura nga intervista e korrikut të vitit 2002.

Për dislokimin nga Jasiqi në Prapaqan me urdhërin e të madhit kol. Tahir Zemajt janë kujdesur një ndër heronjt dhe heroinat e Kosovës, Salih Çekaj dhe Sabahate Tolaj. Nga shpirti i kësaj luftëtareje dilte dhe shpërthente jashtë një vrull, elan, entuziazëm, ndërsa nga fytyra e saj rrezatonte një vendosshmëri, qëndrueshmëri dhe dëshirë e flakët për të luftuar deri në çlirimin përfundimtar të Kosovës me çka u shqua edhe si organizatore dhe kishte kujdesje të veçantë për furnizimin e ushtarëve dhe eprorëve që nga ushqimi deri tek teknika ushtarake. Ishte kujdesur për eprorët të cilët kishin hyrë në luftë në Koshare pa pistoleta personale.

Një ndër ta ishte edhe oficeri Fadil Hadergjonaj, i cili pas rënies në fushën e nderit të komandantit Salih Çekaj, kishte marë detyrën e komandantit të Brigadës 134. Sebahatja kryente detyrën e komandantes së logjistikës në këtë brigadë dhe duke dërguar material luftarak nga Ministria e Mbrojtjes, gjegjësisht depoja në Laprakë për në Koshare, ndalon në Qendrën stërvitore në Kolsh, ku isha duke i stërvitur ushtarët për hyrje në Koshare dhe thyerje të kufirit. I dhashë skuadrën policore e cila ishte njësi speciale e komanduar nga Izet Beqiraj dhe pastaj ra dëshmor në Koshare dhe një pistoletë që t´ia dërgojë special oficerit Fadil Hadergjonaj, çka dhe e kreu me sukses.

Në fund edhe pse i kam dërguar telegram edhe njëherë i ngushëlloj familjet e Sabahate Tolaj dhe të Isuf Haklajt i cili është shquar si komandant i policisë ushtarake me një profesionalizëm të lartë, energji dhe vendosmëri për kryerjen e të gjitha urdhërave dhe detyrave luftarake, bashkëluftëtar dhe kolegë i Sabahates, i cili pas një gjendje komme ndërroi jetë në spitalin e Prishtinës, ndërsa pjesëtarit të SHPK-së Hysen Lataj i dëshiroj shërim sa ma të shpejtë dhe kthim në vendin e punës. 

 

Armiku përdori taktikën e marrjes së informatave duke lansuar individë si “satelitë” në territorin të cilin e kishin nën kontroll njësitet operative si p.sh në Lugagji, por këtë e zbuluam nëpërmes të sistemit të përgjimit në brigadë dhe persona e tillë ndaloheshin…

M. DRAGIDELLA: Pasi që fronti me armikun zgjati një kohë më të gjatë, ndihej nevoja e zëvendësimit të komandës, kurse armiku lansonte edhe “satelitët “ e tij për marrjen e infomatave të cilat nuk i shkonin?

Major Nazif Ramabaja: Kisha planifikuar që ta bëj zëvendësimin dhe freskimin me forca rezervë të cilat i mbaja në sigurimin e repartit ushtarak dhe stërvitjeve të brendshme, por morali për të qëndruar në pozicione ishte aq i fortë sa që edhe pas dyzetë e dy orësh pa marrje të ushqimit të ngrohtë, duke e hargjuar edhe rezervën e kompletit luftarak dhe duke u mbështetur në prapavijën e shtabit lokal të Kosuriqit dhe logjistikës së brigadës, këto forca me dëshirën e tyre dhe moralin e lartë vazhduan që ta mbajnë frontin.

Por për shkak të lodhjes së madhe të eprorit Esat Ademaj, bëra zëvendësimin e tij me eprorin Musa Dragën dhe këtij të fundit në mënyrë vullnetare iu bashkangjit Naim Krasniqi nga Vranoci i cili ishte një luftëtar i shqëlqyeshem dhe i papërtueshëm në dhënien e ndihmës aty ku u kërkonte nevoja për mobilizimin e të gjitha forcave dhe kryerjen e detyrave luftarake.

Armiku përdori taktikën e marrjes së informatave duke lansuar individë si “satelitë” në territorin të cilin e kishin nën kontroll njësitet operative si p.sh në Lugagji, por këtë e zbuluam nëpërmes të sistemit të përgjimit në brigadë dhe persona e tillë ndaloheshin, izoloheshin dhe shfrytëzoheshin për marrjen e informatave të cilat ishin më se të rëndësishme për njësitet operative.

Duke e vërejtur armiku se nuk po iu arrijnë informatat e duhura filloi të shprehë nervozizëm nëpermes zhvillimit të manovrave të paplanifikuara dhe kontrolluar mirë. Provokimeve të tilla iu përgjigjeshim me mbylljen e shtegjeve, drejtimeve sulmuese nëpërmes vëzhgimit të zonës përgjegjëse të brigadës me qëllim që të përforcojmë sistemin e zjarrit, rrethimin e zonës dhe daljen në vijën frontit Gllogjan-Bokshiq-Çeskovë-Këpuz si dhe lidhja në bashkëveprim me luftëtarët e Jabllanicës të cilët i takonin zonës së Dushkajës, t´i përforcojmë pozicionet dhe të kalojmë në kundërofenzivë.

M. DRAGIDELLA: Cila do të ishte analiza e shkurtër e operacioneve triditore luftarake në Lugun e Baranit?

Major Nazif Ramabaja: Analiza e operacioneve luftarake në Lugun e Baranit prej 2 deri 4 gusht  1998 u bë me komandantët e shtabeve lokale të fshatrave: Kodradiq, Vranoc, Rashiq, Turjakë, Baran, Çallopek, Kosuriq, Lugagji, Gllogjan, Nepole, Këpuz, Çeskovë, Raushiq, Loxhë, Lugmir, Lozhan, Graboc, Baran i Epërm dhe Rosujë. Kjo analizë u bë në mënyrë profesionale, duke shfrytëzuar hartat topografike dhe planet e hartuara gjatë dhe pas ofenzivës me të gjitha elementet e renditjes luftarake me theks të posaçem në lëshimet eventuale, gjërat pozitive dhe veprimet në të ardhmen duke i avancuar dhe bërë më efikase.

M. DRAGIDELLA: Cilave qëllime dhe detyra u kushtonit rëndësi më të madhe?

Major Nazif Ramabaja: Me rëndësi ishin: Informimi i gjithanshëm dhe efikas, me shfrytëzimin e sistemit të hierarkisë ushtarake nga lartë-poshtë dhe anasjelltas me aktivitetet luftarake të zhvilluara në zonën përgjegjëse të brigadës në koordinim dhe bashkëpunim me forcat lokale, domosdoshmëria e qëndrimit dhe rezistencës dhe moslargimi nga fronti pa urdhër për tërheqje, evakuimi i popullatës civile sipas planit të hartuar më parë dhe në koordinim të ngushtë me shtabin e brigadës, përgatitja e të gjitha shtabeve në zonën përgjegjëse të brigadës e posaqërisht shtabit të Loxhës, Raushiqit, Grabocit, Lugmirit dhe Llozhanit për nji sulm të mundshëm të forcave okupuese ushtarako-policore dhe paramilitaro-mercenare serbo-ukrahinaso-beloruse, me qëllim të zhbllokimit të rrugës magjistrale Prishtinë-Pejë dhe Pejë-Deçan-Gjakovë. Përveç kësaj të gjithë të pranishmëve iu dhanë edhe detyra konkrete siç ishin:

1. Mospërzierja në kompetenca të tjetërkujt dhe përfshirja në to,

2. Ndërtimi i strehimoreve në çdo fshat,

3. Dëgjimi, vëzhgimi dhe qëndrimi në pozicionin e zjarrit,

4. Dalja në vijat e para të frontit, rrethimi dhe sigurimi i zonës përgjegjese të brigadës me ushtarë të njësive operative,

5. Dërgimi i ushtarëve me armatim të rëndë nga të gjitha shtabet lokale në shtabin e brigadës në mënyrë që të stërviten: Të hyjnë në repart, stërviten e pastaj të kthehen në shtabet lokale të përgatitur dhe të pajisur me njohuri të reja luftarake.

M. DRAGIDELLA: Ju keni vendsour që si komandant, disa bashkëveprimtarë, individë dhe të tjerë që kontribuan me ndihma të ndryshme t´i falënderoni?

Major Nazif Ramabaja: Ashtu është. Të gjithë atyre me të cilët kam pasur në këtë apo atë mënyrë kontakt dhe bashkëpunim ju jam mirënjohës dhe shprehu falenderimin tim. Një pjesë me të cilët kam pasur kontakte gati të përditshme kam vendosur që t´i nxjerri nga arkiva dhe t´u shpërndaj mirënjohje me shkrim, për çka kam angazhuar përfaqësuesin tim Z. Mëhill Berishën, i cili ka barrën më të rëndë si fizike ashtu edhe materiale, sepse të gjitha shpenzimet e shtypjes, postale, ardhje-vajtje i ka mbuluar vetë, për këtë i jam dyfish mirënjohës dhe zoti e shpërbleftë. Në mesin e atyre që merituan mirënjohje është edhe gazeta jonë kombëtare “Bota sot” e cila sikurse para luftës, gjatë luftës dhe tashti është duke e luajtur një rol të rëndësishëm në infomimin objektiv të lexuave të saj.

P.S. Intervista është botuar në gazetën e përditshme “Bota sot” në 12 vazhdime, prej 14 – 27 dhjetor 2003. Të gjitha të drejtat rreth emetimit apo ribotimit të intervistës i ruajnë autori i intervistës dhe i intervistuari.

Kategori
Uncategorized

Ushtaraku Ramabaja Thaçin, Haxhiun dhe Halitin i quan “vëllezër serb”

Ushtaraku Nazif Ramabaja.

Ish kryeshef i shtabit operativ në rrafshin e dukagjinit, dhe komandant i njesive operative te UÇk-se ne Lugun e Baranit.

Në faqen e tij në facebook, ka postuar një foto ku shihen Xhavit Haliti, Baton Haxhiu dhe Hashim Thaçi.

Ai në përshkrimin e fotos që ka bërë, të tre të lartpërmendurit i ka quajtur “vëllezër serb”.

Kjo është foto e postuar:

Kategori
Uncategorized

Rama dhe terrori mbi fjalën e lirë,vazhdon me portalet dhe zërat e tjerë.

News24

Erl Kodra/

“Për shkak të origjinës së tyre të dyshimtë, sulme të tilla nuk e cënojnë aspak aleancën e News24 me opinionin publik dhe teleshikuesit. Askush të mos trembet nga vendimet tona, nëse s’ka gjë për t’i fshehur publikut”.

Ky është paragrafi i fundit i dekleratës së Bordit të News24, dhënë sot pas sulmeve, siç konsiderohen nga kjo media reagimet e jashtëzakonshme të publikut, pas largimit të dy gazetarëve të njohur Ylli Rakipi dhe Adi Krasta.

Ylli Rakipi dhe Adi Krasta moderonin dy programe me impakt të fortë në publik, të pozicionuar dukshëm kundër Edi Ramës. Me sa duket kjo është arsyeja e vetme pse u mbyllën këto programe televizive, pavarësisht se çfarë dekleratash lëshon Bordi i News 24.

Para disa muajsh Ylli Kadria (Rakipi) do t’i thoshte me zë këto fjalë për Ed Diarreja (Rama):

Aman, – më the, të lutem! Ishe gati të më puthje këtu në qoshe, po të ishe afër.

Më ndihmo, – më the! Bëj një gjë në gazetë, se vetëm ti mund të më ndihmosh. Më shpëto! Aman, të lutem!

Por, ctë bëj- thashë, se përmbytjen e kemi nëpër këmbë.

Po ja, – thuaj se portën e hapi një i çmendur, djali i Bales.

Dhe unë e bëra. Bëra gjënë më aprofesionale dhe më të ndyrë në jetën time, sepse mu dhimbe. Kur qan ti, sikur qan një qen që është duke ngordhur.

Hapa gazetën me titullin e madh: “Djali i Bales, mbyt Tiranën”. Njerëzit u tronditën, por edhe u qetësuan. Fjala mori dhenë, që Tiranën e kishte mbytur një i çmendur. E mori edhe shtypi francez, besoj të kujtohet. Me siguri, edhe atje ke marrë në qafë një redaktor të mjerë.

“Një i çmendur mbyt Tiranën”, shkruajti shtypi francez.

Nuk e di nëse Bordi i News 24 është në dijeni të kësaj përplasje “titanësh”, veçanarisht për denoncimin e korrupsionit kanibal me “Unazën e Re” që Ylli Rakipi e ka bërë në programin “Të Pa-ekspozuarit”. Ose a e kanë parë ndonjëherë Fatos Lubonjën dhe Andi Bushatin teksa e masakrojnë Kryeministrin Edi Rama bash në tavolinën e Ylli Rakipit? Nëse Bordi është në dijeni të marrëdhenieve mes Ylli Rakipit dhe Edi Ramës, me keqardhje duhet të them se ata burra dhe gra të Bordit të News 24, për turpin e tyre mashtrojnë publikisht.

Në të vertetë, të mashtrosh për arsye njerëzore është një gjë, por të mashtrosh publikisht për interesa thellësisht personale, duke e paketuar mashtrimin në kuti morali, është neveritëse.

Se di pse, por ndërkohë që shkruaj, m’u kujtua Agon Channel dhe Francesco Becchetti, i cili sipas burimeve të sigurta, ka fituar afërsisht 140 milion euro kundër Shqipërisë, në një Gjykatë Ndërkombëtare, pas shkatërrimit të Agon Channel me urdhër të Edi Ramës. Me siguri, shifra që mund të ketë përdorur Edi Rama për të mbyllur emisionin “Të pa-eskpozuarit” të Ylli Rakipit është më e vogël, por impakti publik është shumë më i madh, sepse “Të pa-ekspozuarit” ishte nga mediumet e fundit kundër Faraonit tonë. Pas kësaj, opinioni publik ka mbetur në mëshirën e Eni Vasilit, Sokol Ballës, Artur Zhejit dhe Blend Fevziut, ku do të dëgjojmë ligjërime pa fund të Skënder Minxhozit, Spartak Ngjelës, Fatos Klosit, Laert Vasilit, Mustafa Nanos, Lorenc Vangjelit, Preç Zogaj dhe ndonjë tjetri.

Adi Krasta nuk është gazetari tipik, por është showman-i tipik, i aftë të ndërtojë një program televiziv duke folur i vetëm në skenë, në disa rregjistra krejt të veçantë. Këta zëra publik mund të mos jenë më të mirët, por thelbi është se brenda tyre gjallon ndërgjegje publike, për të cilën kemi nevojë më shumë se kurrë. Pas kësaj, çfarë do t’i ofrohet shqiptarëve në ekranet tona?!

Me siguri, gjithçka përveç të vertetës. Dyert e fundit u mbyllën këtë verë të nxehtë. Planet e Edi Ramës për terror mbi fjalën e lirë vazhdojnë me portalet dhe zërat e tjerë, edhe nëse ata nuk jetojnë në Shqipëri. Por herë tjetër do të tregoj rreth përvojës personale me terroristin Edi Rama.

Kategori
Uncategorized

“Gushti i përgjakur”/ Shtatë të vrarë në atentate dhe pesë të plagosur

Përveç plazheve, pushimeve, turistëve, selfieve, udhëtimeve në mal apo det muaji gusht i këtij viti pati edhe një anë të errët.

Ndonëse jo të gjithë e kanë pasur mendjen te lajmet, por muaji më i nxehtë i këtij viti ka qenë edhe më i përgjakuri sa u takon krimeve të rënda. Nuk kanë munguar të vrarët në aksidente apo të mbyturit në plazhe që edhe mund të parandalohen, por më e keqja është se çdo 4 ditë ka ndodhur një vrasje. Krimet e Rënda kanë pasur një shpërndarje gjeografike në të gjithë vendin, si në Tiranë, Durrës, Vlorë, Fier, Elbasan deri në Mirditë.

Seria e vrasjeve do të fillonte në datën 1 gusht, ku në derën e banesës së tij në Durrës u ekzekutua Feriz Bardhi. Ai ishte një emër i njohur për policinë, pasi ishte arrestuar në Itali për trafik droge. Disa persona e prisnin jashtë banesës dhe sapo ai ka dalë, e kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, disa persona e kanë thirrur viktimën dhe e kanë qëlluar menjëherë sapo ai ka dalë. Dyshohet se autorët e kanë ruajtur prej kohësh 40-vjeçarin me qëllim ekzekutimin e tij. Pista kryesore e hetimeve duket se janë konfliktet për drogën, por policia po vijon hetimet dhe ende nuk ka një autor të dyshuar.

Një ditë më pas, (2 gusht) krismat e armëve do të tronditnin Elbasanin. Në qendër të qytetit ndodhi një plagosje e trefishtë me armë, por fatmirësisht pa viktima. U tha se bëhej fjalë për një grindje për motive banale, por nuk u përjashtuan edhe çështje borxhesh që ishin zgjidhur me armë. Në pranga u vu pak ditë më pas Ilirjan Bezhani, 34 vjeç, banues në Elbasan dhe është shpallur në kërkim 42-vjeçari Gent Faqja, që rezulton preson i skeduar nga policia, i dënuar më herët.

Në 4 gusht do të ishte radha e Vlorës. Në orët e pasdites do të ekzekutohej në lokalin e tij pranë plazhit, Arben Beqiri. Pas sherrit me disa të rinj ata ishin kthyer të armatosur në lokalin e Brahimajt dhe hapën zjarr ndaj tij duke e lënë të vdekur ndërsa plagosën djalin e tij, Brikelo Beqiri dhe nipi i tij Olsi Beqiri. Policia tha se i ka identifikuar autorët duke dhënë edhe inicialet e tyre, E.XH dhe Sh.L.. policia u vu në ndjekje të tyre në Pyllin e Sodës, por ma mundur dot t’i ndalë.

Mbrëmjen e 8 gushtit, në Selenicë u ekzekutua në rrugë Dilaver Tozaj, i njohur edhe me emrin Nikolla Ikonomi. 47-vjeçari u qëllua 7 herë në kokë dhe kraharor. Dyshohet se ka qenë një autor i vetëm, kjo për shkak se është qëlluar shumë afër dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes duke shfrytëzuar faktin që nuk kishte drita. Viktima ishte me precedencë të mëparshëm penalë, ku në vitin 2011 Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda e kanë dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim për trafik droge.

Seria e vrasjeve do të vazhdonte me mëngjesin e 12 gushtit, ku në afërsi të Fierit u gjet i vrarë me thikë në fyt dhe i hedhur në kanal 23-vjeçari Florian Selimi. Policia njoftoi se arrestoi dy autorët e dyshuar të vrajes, një 26-vjeçar dhe një 20 vjeçar. Dyshohet se ata e kanë vrarë të riun për motive të dobëta. I riu nga Tropoja kishte disa vite që jetonte në fshatin Sulaj të Fierit, fshat në të cilin banojnë edhe dy autorët e dyshuar të ngjarjes.

Po në të njëjtën ditë, në qendër të Rrëshenit do të ekzekutohej me armë Armando Gjini, i njohur edhe me ermin Tonin Gjini. 48-vjeçari nuk ishte një emër i panjohur i policisë. Ai ka qenë i skeduar pasi dyshohej si një nga pjesëtarët e grupit të Met Kananit, i njohur si një nga baronët e drogës. Policia u vu në ndjekje të autorëve të vrasjes, por pa mundur të bjërë në gjurmë të tyre.

Në 22 gusht vrasjet do të zhvendoseshin në Tiranë. 26-vjeçari Indrit Çelaj, që punonte si teknik kondicionerësh u qëllua me armë zjarri në kokë nga djali i pronarit të godinës ku po punonte në rrugën “Myslym Shyri”. Policia ka shpallur në kërkim dy vëllezër, djemtë e pronarit të vilës ku punonte 26-vjeçari, si autorë të dyshuar të ngjarjes. Në qeli ndodhen 4 persona të akuzuar për “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Në 27 gusht një tjetër krim do të trondiste Tiranën. Ish-polici 26-vjeçar Santiago Malko u qëllua për vdekje në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë. Autorët i kanë prerë rrugën me një furgon dhe pasi qëlluan me breshëri ndaj tij u larguan në drejtim të fshatit Ferraj ku dogjën makinën dhe humbën gjurmët. Edhe Santiago Malko ishte një person i njohur për policinë e Tiranës. Ai ka qenë efektiv i patrullave gjatë vitit 2015-2016. Në fillim të 2016-ës ai është larguar nga policia për tu marrë me biznes. Në prill të atij viti ai pati një përplasje me vëllezërit Edmond dhe Gentian Lashi për shkak të konflikteve për bastet sportive që kontrollonin në zonë. Malko dyshohet se ka qenë i pranishëm kur ndodhi masakra në lokalin “Monopol” në Bllok në 4 tetor 2018 ku një p[erson mbeti i vrarë dhe u plagosën 2 të tjerë.

Teksa kanë mbetur edhe 3 ditë nga gushti shpresojmë që të mos raportohen ngjarje të kësaj natyre./Lapsi.al/

Kategori
Uncategorized

Thaçi s’mundet dhe s’duhet të jetë kandidat për president

Major Nazif Ramabaja

Pse Thaçi s’mundet dhe s’duhet të jetë kandidat e assesi të zgjidhet për president të vendit?

Figura e presidentit duhet të jetë unifikuese, koncensuale porsi presidenti Rugova që punoi për interes të popullit dhe të vendit e jo të jetë figurë denigruese, përçarëse e në shërbim të klaneve, grupeve të interesit dhe shërbimeve sekrete të vendeve të huaja. Një president që s’e do populli s’mund ta përfaqësojë atë.

Ja arsyet, të cilat tregojnë të kundërtën e kandidimit dhe zgjedhjes për president të vendit Hashim Thaçin

Unifikimi i faktorit ushtarak kishte për qëllim që të gjithë të bashkohemi rreth idealit të vetëm që kishim për çlirim nga armiku shekullor, pavarësim të vendit dhe zhvillimin demokratik. Për këtë kishim në bagazh Marrëveshjen apo bisedimet e Osllos, të zhvilluara më 22-23 maj 1998, në mes ministrit të Mbrojtjes, Ahmet Krasniqi, dhe zëvendësministrit të tij, Agim Mehmeti, në njërën anë dhe Adem Demaçit e Xhavit Halitit në anën tjetër.

Të armatosur me këtë marrëveshje bëhen përgatitjet e kuadrit ushtarak, oficerëve të karrierës, logjistikës, caktohet lokacioni për vendosjen e Ministrisë së Mbrojtjes, qendrat stërvitore, formohen njësitet e para operative, Brigadat 131, 133 dhe 134 nën komandën e kol. Tahir Zemajt, caktohet kuadri komandues nëpër bërthamat e brigadave, bëhet betimi më 21 qershor 1998 në Papaj të Tropojës dhe përgatitjet për futjen në Kosovë.

Plani i marshimit në tri faza për t’u vendosur në Rrafshin e Dukagjinit sipas planit dhe urdhrit operativ të ministrit të Mbrojtjes, kol. Ahmet Krasniqit

Vështirësitë dhe pengesat që hasëm gjatë marshimit dhe hyrjes në territorin e Kosovës i harruam kur hasëm në mosmarrëveshje dhe dhënie të ultimatumeve që të kthehemi mbrapa kah kemi ardhur sepse s’ju njohim dhe s’e dimë se ushtri e kujt jeni, nëse nuk sistemoheni dhe veproni nën komandën tonë – na u tha shqip nga komandantët e vetëshpallur në Jasiq.

Ofensiva e gushtit të ‘98-s dhe drita jeshile që ju dha Millosheviqit shpartalluan organizimin e strukturave dhe formacioneve të UÇK-së, të cilat s’kishin organizim vertikal, por vetëm horizontal dhe në baza lokale, e posaçërisht pas debaklit dhe humbjeve të territoreve-fshatrave të tëra paraqitej nevoja që të bëhet riorganizimi dhe ristrukturimi i njësiteve si në kuadrin ushtarak, ashtu edhe në atë teknik-luftarak, në mënyrë që t’u përballojmë më lehtë sulmeve, konsolidojmë radhët dhe në një moment dhe kohë të volitshme të kalojmë në ofensivë fillimisht duke e pastruar brezin kufitar me qëllim për t’i shndërruar kuajt në kamionë (maune), për të forcuar e siguruar prapavijën për t’i mundësuar logjistikës që ta kryejë detyrën me përgjegjësi të lartë dhe të furnizojë forcat tona me teknikë ushtarake dhe luftarake.

 

Takimi i parë në gusht të 1998-s me Hashim Thaçin dhe përfaqësuesit e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, “shokët” siç thoshin ata persona, të cilët nuk kishin kryer shkolla ushtarake përveç një rreshteri që kishin në shtabin e tyre me shkollë të mesme ushtarake

 

Pas marrëveshjes sonë të 20-21 gushtit për formimin e SHORRD-it, shtabit operativ të Rrafshit të Dukagjinit, unë isha në cilësinë e kryeshefit të atij Shtabi, ku kërkohej dhe nevojitej që të jem në komandën e Prapaqanit për të përpiluar dhe hartuar dokumentacionin përkatës sipas urdhrave dhe komandave të Tahir Zemajt.

Kohë pas kohe vizitoja Brigadën 131 në Baran, ku kryes detyre të komandantit të Brigadës kisha lënë zëvendësin tim Esat Ademajn.

Pas mbarimit të punëve në Prapaqan vendosa që të udhëtoj për në Baran, por me të mbërritur deri te xhamia e fshatit vërejta pas veturës sonë se dikush është duke na sinjalizuar për t’u ndalur. Pas ndalesës sonë u ofrua Rexh Osaj duke mu drejtuar: “Komandant Ramabaja duheni menjëherë të ktheheni në Prapaqan me urdhër të komandantit Tahir Zemaj”. Unë s’kisha të qartë se çka ka ndodhur dhe isha tejet i shqetësuar duke ju drejtuar pse çka ka ndodhur me Tahirin, Rexha më tha: “Jo, asgjë vetëm se kanë ardhur ata të Shtabit të Përgjithshëm dhe komandanti Zemaj më dërgoi të them të kthehesh menjëherë, sepse duhesh të jesh prezent në biseda, që do të zhvillohen mes tyre”.

Personat, të cilët ishin paraqitur si përfaqësues të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, kishin shfaqur dëshirë të takonin komandant Tahir Zemajn dhe ai i kishte pranuar. Ata ju kishin prezantuar si “Shtab i Përgjithshëm” i Ushtrisë Çlirimtare.

Kishim dëgjuar më parë për ta, por nuk dinim se si ishin të organizuar, etj. Në përbërje të këtij grupi ishin: Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Bislim Zyrapi – rreshteri, Lahi Ibrahimaj, etj.

Pasi kishin hyrë në zyrën e komandantit Tahir Zemaj, ish-zyra e drejtorit të shkollës së Prapaqanit, në mur kanë qenë të varura fotografitë e Skënderbeut, të presidentit Rugova dhe fotografia e Jusuf Gërvallës. Sapo kanë hyrë kanë kërkuar që të hiqej fotografia e Rugovës. “Ke dy minuta kohë për ta hequr portretin e Rugovës!”, kanë thanë personat e ardhur, “Jo”, u kishte thënë komandant Tahir Zemaj dhe vazhdoi: “ai është dhe mbetet për mua Komandant Suprem i Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës dhe president i saj!”.

Më vonë “ata” ishin tërhequr nga ai qëndrim dhe vazhdimi i bisedimeve kishte ndodhur diku tjetër, në sallën operative të Shtabit.

Fillimisht kanë kërkuar se përse në gjithë dokumentacionin tonë figuronte Republika e Kosovës?

Pas kthimit mbrapa unë hyra në sallën operative, ku u inkuadrova në bisedime duke dëgjuar Rexhep Selimin (Dhjetëshin) duke diskutuar dhe treguar rolin e tyre dhe se si UÇK-ja është ushtri e popullit. Pasi s´kisha kurrfarë ideje se kush ishte ai ju drejtova me një pyetje: “Më thuaj se a je oficer dhe nëse po çfarë drejtimi të Akademisë Ushtarake ke të kryer sepse unë njoh gjeneratën time dhe katër gjenerata para dhe pas meje dhe s’më kujtohet figura jote se e kam takuar diku”.

 “Unë jam Rexhep Selimi, inspektor gjeneral i UÇK-së, s’kam të kryer akademi ushtarake, por kam studiuar Shkollën e Lartë të Gjuhës dhe Letërsisë”.

Pas këtij takimi këta persona deklaruan se do ta shqyrtonin me organet e tyre ndryshimin e komandës në SHORRD dhe se në fakt nuk ishin dakord me këto ndryshime, ndërsa ne u bëmë me dije se ky është vullnet i përfaqësuesve të shtabeve lokale të 72 fshatrave dhe ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës kol. Ahmet Krasniqit, pas ofensivës së forcave serbe dhe humbjet që ishin evidente në Rrafshin e Dukagjinit dhe pëlqimit të Ramush Haradinajt se nëse ka nevojë edhe si ushtar i thjeshtë do të shkojë pas Tahir Zemajt.

Takimi i dytë me Hashim Thaçin në prezencë të komandantit Tahir Zemaj në gjashtë sy, takim konstruktiv, por jo edhe frytdhënës

Një ditë në fund të gushtit kishte ardhur Hashim Thaçi në cilësinë e përfaqësuesit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së për themelimin e Zonës së Tretë Operative të Rrafshit të Dukagjinit nën udhëheqjen e komandant Tahir Zemajt.

Thaçi në këtë takim kërkoi që të gjithë të hynin nën komandën e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, komandant i të cilit Shtab nuk dihej se kush është dhe mbahej sekret apo nuk ekzistonte fare në atë kohë.

UÇK-ja, gjithnjë sipas Thaçit, është ushtri e popullit dhe punon e lufton për popull, në këtë kam ndërhyrë në bisedë duke u prezantuar se quhem Nazif Ramabaja, jam ushtarak i karrierës me akademi ushtarake, drejtimi i Artilerisë dhe ne më së miri e dimë se çfarë potenciali ushtarak, material dhe njerëzor posedon armiku dhe kur është fjala për ushtrinë e popullit kam një pyetje: A keni kërkuar ndihmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe nga e merrni gjithë ndihmën financiare për UÇK-në?

Përgjigjja e Thaçit ishte se ne kemi kërkuar nga Bukoshi që të na ndihmojë me mjete financiare, por ai s’e ka bërë një gjë të tillë dhe ne kemi qenë të detyruar t’i drejtohemi dikujt tjetër – Fondit “Vendlindja Thërret” dhe tërë financimin e kemi prej tyre.

Në vazhdim të bisedës ia bëra të ditur se unë vij nga Skandinavia dhe njoh gati të gjithë kryetarët e fondeve “Vendlindja Thërret” në Evropë dhe se ata janë anëtarë të Lëvizjes Popullore dhe sipas kësaj UÇK-ja s’po del se s’është ushtri e popullit, por e Lëvizjes Popullore. Një proverb popullor thotë se ku ngec aty edhe duhesh ta bësh konakun, kështu që nga vjen financimi aty edhe duhesh të raportosh dhe të japësh llogari.

Thaçi prapë insistoi se UÇK-ja është ushtri e popullit dhe se kanë qenë të detyruar t’ia bëjnë një kërkesë të tillë Fondit “Vendlindja Thërret”dhe me këtë fillova t’ia shpjegoj se potencialin që ka armiku në teknikë luftarake dhe faktorin njeri tejkalon organizimin momental të UÇK-së dhe se ne kemi ardhur për t’u kyçur në luftë dhe për të bërë ristrukturimin e saj me shtabet territoriale me të vetmin qëllim për t’i aftësuar njësitë në terrene dhe për t’i plotësuar me kuadër ushtarak, profesional për kalimin në luftë frontale dhe çlirimin pjesë-pjesë të territorit të okupuar, duke filluar nga brezi kufitar me shtetin amë.

Në një moment mu drejtua Thaçi me këto fjalë: “Baci Nazif, unë për ushtri s’mundem të bisedoj me ty sepse ti je profesionalist dhe i di shumë më mirë gjërat ushtarake, por ne po kërkojmë të hyni nën komandën tonë dhe asgjë tjetër”.

Pas këtyre bisedave komandant Tahiri merr në telefon kol. Ahmet Krasniqin dhe e njofton për qëndrimin e Thaçit në komandën e Prapaqanit e sidomos për kërkesën e tij. Kol. Ahmet Krasniqi, ministër i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, kërkon që të bisedojë me Thaçin, duke ia bërë të ditur se e di mirë se çka kemi biseduar në Tiranë dhe këmbëngul që Thaçi t’ju përmbahet atyre bisedave.

Thaçi ishte konstruktiv duke i thënë Ahmet Krasniqit: “Po bacë do ta rregullojmë, do të shohim se çka do të bëjmë”, dhe kështu mbaruan bisedat në këtë takim pa ndonjë rezultat konkret.

Takimi i tretë me Hashim Thaçin dhe përfaqësuesit e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, më 1 shtator 1998, në fshatin Bardhaniq – shkolla e fshatit

Ishe një takim, i cili shkaktoi neveri dhe përfundimisht u shuan pritjet për konsolidimin e forcave që vepronin në terren dhe ristrukturimin e tyre për shkak të kryeneçësisë dhe kërkesës së atyre, të cilët thoshin shokët kanë thënë dhe kanë vendosur – pa u thirrur në emra dhe pozita, por që emrin e përbashkët kishin Shtabin e Përgjithshëm dhe UÇK-në e në emër të tyre një grusht njerëzish merrnin guximin dhe përgjegjësinë të thirren edhe në emër të popullit. Popullizmi si fenomen ishte më shumë se kurrë më parë i përhapur nga këta individë.

Në këtë takim përveç Hashim Thaçit (Gjarprit) ishin edhe Rexhep Selimi (Dhjetëshi), Idriz Zyrapi (Rreshteri), Ramush Haradinaj (Smajli), Binak Gashi (Breshka), Lahi Ibrahimaj, etj.

Që në fillim Rexhep Selimi, në cilësinë e inspektorit gjeneral të UÇK-së, kumtoi se Shtabi i Përgjithshëm ka marrë vendim që ta anulojë marrëveshjen e 20-21 gushtit dhe ta riemërojë Ramush Haradinajn komandant të ZORRD-it dhe disa emërime të tjera, një ndër ta edhe dy emërime të nënshkruara nga vetë Rexhep Selimi për sistemimin e Tahir Zemajt dhe timin në mënyrë që më lehtë dhe pa vështirësi ta bëjnë shkatërrimin e njësive operative.

Me këtë vendim plotësisht dha pëlqimin Ramush Haradinaj sepse tani atij s’i interesonte organizimi i UÇK-së dhe ristrukturimi i tyre në vijën vertikale dhe horizontale dhe subordinimi i tyre, por pozita e komandantit të ZORRD-it me këtë i bëri dëm të paparashikueshëm Dukagjinit dhe tërë Kosovës, pasojat e së cilës tash e 18 vjet po duken qartazi.

Në një moment u dëgjua diskutimi i Binak Gashit (Breshka) duke thënë: “Ne s’i besojmë Ahmet Krasniqit sepse ai e ka gruan shkinë dhe e dimë se çka ka bërë në Kroaci, për këtë ne do ta vrasim Ahmet Krasniqin”. Pak më lart ishin duke biseduar me kol. Ahmet Krasniqin komandant Tahir Zemaj dhe Hashim Thaçi nëpërmes telefonit satelitor, duke ia kujtuar Thaçit bisedën që e kanë zhvilluar në Tiranë dhe se oficerët e Ministrisë së Mbrojtjes kanë një komandë, së cilës i përgjigjen dhe i japin llogari dhe se oficerët e Ministrisë së Mbrojtjes s’janë patate t’i mbjellin dikush ku të dojë dhe si të dojë. Pas kësaj Hashim Thaçi i thotë ministrit Ahmet Krasniqit me një ton kërcënues: “Shumë shpejt do ta kryej misionin me ty”. Pastaj pason mbyllja e telefonit nga ana e tyre, duke ju drejtuar Tahir Zemajt drejtpërsëdrejti nga ana e Thaçit. Hashim Thaçi: “Do të luftoj me ty Tahir Zemaj si me shka, me ty dhe me njësitë tua!”. “Pushka top t’u bëftë”, i thotë Tahiri Hashimit.

Tri javë pasi u vra ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, kol. Ahmet Krasniqi, në mes të Tiranës nga dora e zezë e SHIK-ut dhe bandat e Fatos Nanos e Klosit sipas Marrëveshjes së Kretës dhe Zürihut me ndihmën e argatëve të atyre lëvizjeve të ndryshme nga Kosova dhe diaspora, ndërsa Thaçi kishte qëndruar një natë më parë në Tiranë shtrohet pyetja: Në banesën e kujt bëri natën dhe çfarë misioni kishte për të kryer, a di për këtë diçka Ibrahim Kelmendi?

Oficerët profesionistë s’kanë mundur të hyjnë assesi nën komandën e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së në të cilin nuk dihej se kush është komandant dhe nga kush merreshin urdhrat për zbatimin e tyre, për këtë arsye edhe ky takim përfundoi pa ndonjë marrëveshje dhe sukses në të ardhmen falë personave, të cilët u thirreshin në emër të shokëve dhe që përfaqësonin një Shtab të Përgjithshëm të UÇK-së e që në fakt për ne ishte kontestues sepse nuk dinim se kush e ka emëruar dhe kush e udhëhiqte këtë Shtab joekzistues.

Takimi i katërt me Hashim Thaçin dhe përfaqësuesit – “shokët”, siç thoshin ata të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së

Një ditë para se ta bëjnë sulmin e furishëm forcat policoro-ushtarake dhe paramilitaro-mercenare serbo-ruse në Lugun e Baranit, konkretisht më 07.09.1998, kishim pasur një takim te mulliri i Broliqit: përfaqësuesit e Shtabit të Përgjithshëm Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Bislim Zyrapi dhe Ramush Haradinaj, i cili deri në atë kohë ishte nën komandën e Tahir Zemajt dhe disa të tjerë në njërën anë dhe eprorët e njësiteve operative të Brigadave 131, 133 dhe 134, major Nazif Ramabaja, Fadil Hadergjonaj, Musa Gjakova prezentë në këtë takim, mungonte komandanti Tahir Zemaj sepse kishim marrë informacione se diçka e keqe ishte duke u përgatitur dhe mua më autorizoi që t’i kryesoj ato bisedime në emër të tij.

Pas shumë tentimeve dhe paraqitjes para tyre të shumë shkresave, të cilat i kishin dërguar komandantët e shtabeve rajonale, duke kërkuar me këmbëngulësi që Tahir Zemaj të na udhëheqë me luftën në Rrafshin e Dukagjinit, të cilat shkresa m’i kishte dorëzuar Tahiri për t’ua treguar personave të lartpërmendur nga Shtabi i Përgjithshëm.

Këto kërkesa s’u morën parasysh nga komandosat sepse ata kishin vetëm një qëllim të caktuar dhe se s’bëhej fjalë për një përgatitje luftarake se si t’i kundërpërgjigjemi armikut në ofensivën e ndërmarrë, ballafaqimit me të dhe ndalimin e sulmit të furishëm, por kush nën komandën e kujt të hyjë, paraqita mendimin tim të bazuar në bazë të përgjimeve dhe informatave që kishim marrë nga komanda e Brigadës 131 në Baran për një sulm të furishëm që do të pasojë të nesërmen sepse kishim përgjuar përgatitjet e forcave serbe nëpërmes motorollës, të cilën e kishim marrë në luftë në Betejën e Loxhës.

Pasi Hashim Thaçi ia lëshoi një sy kërkesave të shtabeve lokale për të shkuar pas Tahir Zemajt dhe ai duhet udhëhequr SHORRD-in, në një moment Thaçi ra në letrën që kishte dërguar shtabi “Iliria” i Sverkes së Gashit nëpërmes komandës së Brigadës 131 të Lugut të Baranit autorit të këtyre rreshtave për ta përcjellë deri te komandanti Tahir Zemaj për kërcënimet që kishin bërë Thaçi e Rexhep Selimi gjatë vizitës në Shtab:

Deklarimi në Shtabin e Sverkes së Gashit nga ana e Thaçit: “Ne (Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së) do ta ndërpremë luftën me forcat e Millosheviqit dhe do ta luftojmë Fadil Gashin me të tjerë derisa t’i çarmatosim këta rugovista, pastaj do t’i kthehemi shkaut, ne nuk njohim president, qeveri e as parlament përveç Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së”.

Pasi këta të Shtabit të Përgjithshëm s’ishin të interesuar për sulmin që do të pasojë ju thashë se po qe se nuk organizohemi dhe përgatitemi mirë për ta mbrojtur Lugun e Baranit nesër kanë për t’u ngjitur tanket serbe në maje të Jabllanicës – Shqiponjës dhe mendimi im është që këtë assesi mos ta lejojmë e jo të humbim kohë kot se kush nën komandën e kujt të hyjë sepse po qe se tanket serbe marrin ato pozicione strategjike tërë Lugun e Baranit e vëzhgojnë si në shuplakë të dorës dhe vështirë do ta kem ta mbrojmë popullatën civile të kësaj treve.

Pas këtij takimi u shpërndamë të dezorganizuar, megjithatë sulmi i forcave policoro-ushtarake dhe paramilitaro-mercenare serbe filloi më 8 shtator në orët e hershme të mëngjesit me granatime, edhe me aviacionin luftarak, helikopter “MI-8” dhe avion, të cilat ishin të natyrës së tillë duke përdorur tërë arsenalin luftarak që kishte në dispozicion armiku. Deri edhe gjuajtësit raketorë shumëtytëshe të tipit “Orkan”, të stacionuar te Kroni i Mbretit, i kishin shtënë në përdorim në këtë sulm.

Komanda e Brigadës 131 me gjithë personelin, ushtarët dhe teknikën ushtarake bëri mbylljen e aksit rrugor Këpuz-Nepole-Gllogjan, duke u përqendruar në Kosuriq, ndaluam depërtimin e mëtutjeshëm të forcave serbe duke kërkuar ndihmë nga komandanti Tahir Zemaj, i cili personalisht erdhi me një batalion dhe Fadil Hadergjonajn dhe në këtë mënyrë forcat serbe ndërruan drejtimin e sulmit duke sulmuar rreth lumit Bistricë në drejtim të fshatrave të Lugut të Baranit.

Këto ishin disa nga arsyet pse Thaçi s’duhet të figurojë si kandidat e assesi të votohet për kryetar të Shtetit dhe se përveç këtyre ekzistojnë edhe 1001 arsye të tjera. Prandaj, vendimi do të jetë i deputetëve të Kuvendit të zgjedhur nga vota e popullit, të cilët duhet të rezonojnë, të vlerësojnë dhe të votojnë në mënyrë autonome, të pavarur dhe me këtë do ta përmbushin obligimin kundrejt atyre që ua dhanë besimin. Në të kundërtën do të ndëshkohen po nga të njëjtit në një të ardhme të afërt.

Presidenti duhet të zgjidhet me konsensus ose drejtpërsëdrejti nga zgjedhësit, elektorati dhe të jetë figurë unifikuese e jo denigruese, dinake, shaj e përçaj, e cila i bën dëm shtetit dhe shoqërisë në përgjithësi. E nëse marrëveshjet duhen respektuar, në këtë kontest PDK-së t’i jepet mundësia të kandidojë për postin e kryetarit duke e zëvendësuar me një kandidat tjetër në vend të Thaçit.

Një president, i cili s’e ka përkrahjen e shumicës dërrmuese të popullatës, të elektoratit, s’do ta ketë kurrë as përkrahjen time e sidomos jo personi kontrovers Hashim Thaçi, i cili njihet me dinakërinë e tij. “Gjarpri s’i tregon kurrë këmbët”, po sa të “marrë” postin e presidentit do t’i inskenojë zgjedhjet e parakohshme, kështu vendi në këtë apo në atë mënyrë do të hyjë në fushatë elektorale e kjo do të ishte më mirë pa Thaçin president se me të.

Kategori
Uncategorized

Rama ka një thes me pjeshka , fut dorën dhe kap bananen e vetme që osht në thes

Me vjen shumë inot , kur e trajtojne të Modhin si debil .

Gjoja ka një thes me pjeshka , fut dorën dhe fap kap bananen e vetme që osht në thes !

Sokol Terihati

Me vjen shumë inot , kur e trajtojne të Modhin si debil .Gjoja ka një thes me pjeshka , fut dorën dhe fap kap bananen e vetme që osht në thes !

Me një fjalë , ai nuk do , po ngaqë osht ters , i dalin këta bashkiaket kriminela .

Per kët kajmakun e kisha llafin !

Ky qeka kajmak i vertetë .

2.6 meleon dollaro , ka marrë nga qeveria dhe si shpërblim , i Modhi , e bo edhe Kryetar Bashkie !???

Po c’ne shpërblim ?

Pra i bie që kompania e kajmakut , ka qenë tip lavatrice, ku i Modhi ka xhiru dollarot per vete dhe Vorën për kajmakun , se nuk shkon , t’i dhurojë meleona dollaro dhe të ketë detyrimin t’a bojë ene kryetar bashkie një kriminel !? Pra nuk është ceshtje pjeshkash !

Kategori
Uncategorized

Branko Merxhani, më 9 mars 1929: Mjerë populli pa ideale dhe ideologji kombëtare.

Branko Merxhani

      “Kultura është krijesë e lëvizjes së lirë të ideve. Fitimi që realizohet me tehun e shpatës, është shumë i paktë, të mos themi i padobishëm. Lufta e vërtetë, është lufta që zhvillohet për idetë dhe idealin.”

H.ST. Chamberlain

Filozofia më e mirë është ajo që lindi nga Shkenca Sociologjike, ajo që mbështetet mbi njohje pozitive dhe arrinë gjer në majen e IDEALEVE më të larta dhe më të bukura. Ja një aksiomë tjetër e neo-shqiptarizmës.

Mirë, po ç’është IDEALI?

Ideali është një gjë misterioze, që gjendet kurdoherë jashtë lëndës dhe interesit. Filozofët metafizik dhe ideologët, idealin e interpretojnë në mënyra të ndryshme. Por, asnjëri prejt tyre nuk e goditi një interpretim të drejtë. Disa, idealin e pranuan si një realitet të botës metafizike, si p.sh.: Platoni, Muhedin-i-Arabiu, Kanti etj., ndërsa disa të tjerë, e mohuan tërësisht se IDEALI mbështetet mbi një REALITET. Për ‘ta, IDEALI nuk është gjë tjetër veçse një ëndërr perfeksioni, një fabrikim i nxituar i fantazisë së individit.

Të gjitha këto definicione u treguan të pabazuara. Dhe, kjo ndodhi për hirë të Shkencës së Sociologjisë, e cila i hodhi poshtë dhe i thërmoi interpretimet filozofike, si dhe provoi se IDEALI ËSHTË NJË REALITET i cili i përket botës pozitive.

Sipas definicionit pozitivist të shkencës së sociologjisë, IDEALI është ajo jetë që e jetojnë shoqëritë në epokat e krizës së tyre, domethënë kur marrëdhënjet mes individëve, aksiomat dhe reakcionet gjenden në të zier e sipër. Jetërat që rrojmë në epokat e tjera të historisë janë vetëm jetëra individuale. Kjo jetë individuale është e zonja të sigurojë vetëm mbrojtjen materiale. Lumturia shpirtërore mbetet e parealizuar. Individët që janë prej natyre partikularist dhe egoist, vetëm kur hidhen brenda në trazirën dhe në të zierit e jetës shoqërore, vëtiten jashtë qarkut të ngushtë dhe barbarë të natyrës së tyre. Atëherë, individi fiton IDEALE. Bëhet altruist.

Individët, vetëm në çaste të jashtëzakonshme të jetës kombëtare e kuptojnë ekzistencën e padukshme të jetës shoqërore. Për këtë arsye IDEALi nuk është tjetër veçse shoqëria. IDEALi është pjellë e SHOQËRISË.

Rini, ti që bredh si hije e heshtur brenda në nostalgjitë e shpresave të humbura! Njerëz, juve që shpirti ju bredh në errësirën e dëshpërimit! Hidhuni me guxim e sakrificë në valën e turbullt të jetës shoqërore!

Një shoqëri nuk është një entitet që përbëhet nga shuma e njerëzve që e formojnë atë. Një shoqëri është një entitet që krijohet nga ndjenjat shoqërore dhe nga ndërgjegjja e përbashkët. Një shoqëri nuk është një përzierje elementesh të ndryshëm, por një sintezë e brendshme, siç është për shembull edhe lënda kimike. Pra, tërësia shoqërore që formohet në këtë mënyrë, si cilësi unitare, si përmbajtje egocentrike, si shpirtë dhe si formë, është krejt e ndryshme nga forma individuale e individëve të veçantë që e përbëjnë atë.

Këtë entitet shpirtëror dhe moral, që është krejt i padukshëm, krejt misterioz dhe ndoshta i paqenshëm për ndjesitë e veçanta individuale, njerëzit e kohërave të vjetra e pandehën dikur si perëndi, mëpastaj si një fuqi magjike dhe më vonë si diçka mbinatyrore. Çdo entitet brenda në natyrë dhe pikë së pari formacionet shoqërore të njerëzve kanë “EPOKËN E DASHURISË” së tyre. Në këtë epokë, shpirtërat e njerëzve rrojnë në një të zier të thellë, që përhapet si vetëtimë nga njëri te tjetri dhe, atëherë, entuziazmi arrinë pikën më të lartë të lavdisë. KËTO JANË ÇASTET KUR IDEALI SHKAKTON TRIUMF.

Triumfi i Idealit është prova më e mirë e vitalitetit shoqëror të një populli. Ideali, njeriun që është prej natyre partikularist dhe egoist, e shndërron në qenje vetëmohuese dhe guximtare, në një altruist. Ideali, nga “krijesa” e ndyrë e fuqive natyrore, sipas fjalës së Schiller-it, krijon “njeriun e estetikës, njeriun artist.”

Ideali, njeriut ia falë mbrojtjen materiale dhe lumturinë shpirtërore. Atje ku ka ideal, atje buzëqeshë bukuria e jetës dhe agimi i shpresës. Atje ku ka ideal, hieja e së ligës ikën për vende të largëta dhe mendimi i vetëvrasjes së një shoqërie shuhet tërësisht.

Ideali e ndritë shpirtin, shpërndanë shpresë dhe ngushëllim në zemrat e njerëzve, të dëshpëruarin e mban të lidhur në jetë, në idenë e shpëtimit, në lindjen e ringjalljes.

Ushtari trim, trupin e tij e sakrifikon për Flamurin e Atdheut të vet dhe mbronë kufinjtë e tij vetëm atëherë kur shfaqet si Mbrojtës i Idealit të një populli të tërë, simboli i të cilit është skalitur mbi një copë pëlhurë të rreckosur. Edhe njeriu i “egër” që derdhë gjakun për Perëndinë e vet, shkencëtari që humb vehten për përparimin e shkencës dhe për shpikjet, s’janë gjë tjetër veçse njerëz që sakrifikohen për IDEALIN.

Mjerë ata popuj që nuk kanë IDEAL, sepse në shfaqjen e parë të krizës, në fryerjen e parë të rrebeshit, që janë kaq të bollta, kaq të koklavitura dhe, kaq të papritura në jetën e sotme të popujve, do të shkrihen pa patur kohë të psherëtijnë, si një pallat prej letre. Mjer ai grusht njerëzish që adhuron tri Perëndi nën një qiell…

Ideali, ky burim i tmerrshëm dhe krijonjës i fuqisë njerëzore, nuk është e mundur të shfaqet nga fantazia e një njeriu të vetëm. Nuk është e mundur të shpiket nga një njeri i vetëm. Por disa gjeni që jetojnë brenda një kombi, e parandjejnë që IDEALI lindë në ditët kritike dhe të jashtëzakonshme të jetës së popujve që e shfaqin atë. Këta dhe vetëm këta janë profetët e kohëve të shkuara. Këta janë personalitetet e një Carlyle, reformatorët e vërtetë të ditëve tona. Megjithatë, IDEALi është një pjellë e shoqërisë. Nuk është një produkt individual. Ideali është një REALITET SHOQËROR, që na e shfaqë dhe e interpreton Shkenca e Sociologjisë. Prandaj jam i mendjes se kjo shkencë ka fuqi t’a lidhë djalërinë tonë tek jeta, më shumë nga çdo mendim tjetër shkencor.

Djalëria, në studimin e shkencës së sociologjisë do të gjejë një burim të pasosur besimi tek vehtja e saj dhe nga dritat e saj do të fitojë qejf, dispozitë dhe shpresa për punën krijonjëse të së Ardhmes Shqiptare.

Hidhni një sy në historinë e shkollave shoqërore. Të gjitha teoritë e mëdha që u përpoqën të zgjidhin problemet shoqërore, u shfaqën kurdoherë në kohërat që popujt ishin të futur brenda në turbullime të mëdha shpirtërore dhe shoqërore. Një Saint-Simon dhe një Auguste Comte dje, një Mustafa Qemal dhe një ZOGU sot, nuk janë veçse profetët e këtyre epokave.

Brezi ynë e pa dritën e diellit në një kohë të historisë tonë kombëtare kur në shpirtërat dhe në mendimet tona mbretëronte anarkia më e madhe. Roli i djalërisë në kohën e sotme të zgjuarjes morale të popullit tonë, është shumë i madh. Duhet t’i vejmë themelet e ekzistencës tonë mendore, pa të cilën Shqipëri nuk mund të ketë. Nuk duhet të lëmë që të na mbulojë përsëri errësira, sepse sa më shumë që dielli zbret dhe qaset në majat e maleve, kaq më shumë zmadhohen hijet – këtu poshtë në fushat tona.

9 mars 1929

Kategori
Uncategorized

Partia Socialiste ka marrë fund.

Nga gazetar Hajro Çini/

Edhe pse me origjinë kriminale dhe antikombëtare, pas 1992 një grup intelektualësh midis të cilëve Dr. Prof. Kastriot Islami, Prof. Elmaz Sherifi, Namik Dokle etj. u përpoqën, ndoshta me naivitet, që ta reformonin dhe ta bënin një të majtë moderne dhe europjane. Dështuan shumë keq.

Unë besoj se po të mos kishte qënë Soros dhe bishtat e tij, mund të kishte qënë ndryshe. Sot nuk ka më PS, por një bandë kriminale, e mbiquajtur “Rilindje”, ku shtyllat kryesore jane: ish sigurimi, ish nomeklatura (i mbani mend ata kriminelë dhe injorantë) pinjollët e tyre, krimi i organizuar etj. Socialistët e ndershëm, idealistë kanë mbetur të zhgënjyer, të hutuar, të pashpresë etj. etj.

Unë i përkas të në mënyrë të patundur të Djathtës, por një komb ka nevojë për të majtë, por që të jetë edhe pro kombëtare.

Në Shqipëri për fat ka akoma njerëz të ndershëm, humanë që mund të heqin nga harta e së majtës pjesën kriminale dhe llumin e shoqërisë dhe të krijojnë një alternativë të majtë që mbështet agjendën kombëtare shqiptare.

Dr. Anika Dokle mund të jetë Vjosa Osmani e së majtës, dhe nën udhëheqjen n saj, e majta të punojë, ndoshta për herë të parë pas 1941 për mbarëvajtjen kombëtare..

Kategori
Uncategorized

Ambasada suedeze jep mesazhin “e hidhur” për luksin e politikanëve shqiptarë

Edhe kryetari i Parlamentit merr një abone për të përdorur transportin publik. Vetëm kryeministri ka të drejtë të përdorë një makinë nga forcat e sigurisë.

Shefi i opozitës suedeze Ulf Kristersson.

Parlamentarët suedezë jetojnë në apartamente të vogla në kryeqytet, ku ata lajnë dhe hekurosin rrobat e tyre në lavanderi komunale. Deri në fund të viteve 1980, të gjithë parlamentarët flinin në shtretër në zyrat e tyre.

“Unë jam ai që paguan politikanët” – thotë Joakim Holm, një qytetar suedez: – “dhe nuk shoh asnjë arsye për t’u dhënë atyre një jetë luksoze”.

Nuk është fare rastësi.

Ambasada e Suedisë në Tiranë, ka postuar në faqen e saj, një shkrim lidhur mbi luksin e zyrtarëve publikë duke sjellë shembullin e vendit të tyre ku funksionarët shtetërorë nuk gëzojnë asnjë ose shumë pak favore.

Publikimi vjen kur në opinionin publik shqiptar ka një debat të fortë, pas zbulimeve të faturave “të kripura” të qëndrimit të Ministres së Drejtësisë në hotele luksoze gjatë vizitave jashtë vendit.

Shkrimi është një pjesë nga libri i gazetares Claudia Wallin që ka bërë për jetën në Suedi. Ai tregon modestinë e zyrtarëve në Suedi, edhe pse ata janë një vend mjaft i pasur.

Nga Claudia Wallin

Mund të tingëllojë e çuditshme për shumë përfaqësues të një populli diku tjetër, por Suedia nuk ofron luks apo privilegje për politikanët e saj.

Pa makina zyrtare ose shoferë privatë, ministrat dhe deputetët suedez udhëtojnë në autobusë dhe trena të mbushur me njerëz, ashtu si qytetarët që ata përfaqësojnë.

Pa ndonjë të drejtë imuniteti parlamentar, ata mund të gjykohen në gjykatë si çdo person tjetër. Pa sekretarë privatë në derë, zyrat e tyre janë 8 m2.

“Unë jam ai që paguan politikanët” – thotë Joakim Holm, një qytetar suedez: – “dhe nuk shoh asnjë arsye për t’u dhënë atyre një jetë luksoze”.

Politikanët që guxojnë të shpenzojnë para publike në udhëtimet me taksi, në vend që të hipin në tren, përfundojnë në titujt kryesorë të lajmeve.

Edhe kryetari i Parlamentit merr një abone për të përdorur transportin publik. Vetëm kryeministri ka të drejtë të përdorë një makinë nga forcat e sigurisë.

Parlamentarët suedezë jetojnë në apartamente të vogla në kryeqytet, ku ata lajnë dhe hekurosin rrobat e tyre në lavanderi komunale. Deri në fund të viteve 1980, të gjithë parlamentarët flinin në shtretër në zyrat e tyre.

Këshilltarët suedezë as nuk fitojnë rrogë, as nuk kanë të drejtë të kenë një zyrë – ata punojnë nga shtëpia.

Përvoja e Suedisë shkatërron konceptin e palëkundur se politikanëve duhet t’u akordohet një trajtim-nderimi të denjë për një kastë të lartë, e cila përbëhet nga zonja dhe zotërinj që shkëlqejnë më shumë sesa qytetari mesatar dhe prandaj meritojnë një të drejtë gati hyjnore për përfitime dhe privilegje.

Ky është një komb që i trajton zyrtarët e qeverisë dhe përfaqësuesit politikë si qytetarë të thjeshtë. Një shoqëri që hoqi përdorimin e përemrave pronorë në vitet 1960, dhe ku të gjithë quhen thjesht “ti”. Sepse, sipas sistemit suedez të vlerave, askush nuk është mbi askënd tjetër. As politikanët, të cilët duhet të jetojnë në kushte të ngjashme me realitetin e njerëzve që i zgjedhin.

E lirë nga pabarazitë e mëdha sociale, Suedia është padyshim një vend më i sigurt dhe më pak i dhunshëm, ku politikanët dhe qytetarët nuk kanë nevojë të udhëtojnë me makina të blinduara. Por, më e rëndësishmja, kjo është një shoqëri që zgjedh politikanë që duhet të jenë në kontakt me realitetet e ditës dhe dhimbjet e qytetarëve. Politikanët nuk lejohen të vendosin interesat e tyre personale përpara atyre të njerëzve, në një shoqëri që demonstron se pushteti politik mund të ushtrohet brenda kufijve të vendosmërisë.

Në sistemin e drejtësisë, logjika është e njëjtë: asnjë gjyqtar nuk ka të drejtë për makina zyrtare, sekretarë privatë ose privilegje. Ata që janë në detyrë duhet të përgjigjen, dhe të gjitha informacionet duhet të jenë të disponueshme për publikun.

Qasja e publikut në dokumentet zyrtare të qeverisë është një e drejtë kushtetuese për të gjithë qytetarët, e parashikuar në një kapitull të veçantë të Ligjit Suedez për Lirinë e Shtypit.

Në Suedi është e mundur të gjurmohen shpenzimet e ministrave, përfaqësuesve dhe gjyqtarëve; të lexohet deklarata e taksës mbi të ardhurat e kryeministrit; të kontrollohen shpenzimet e komisarit policor kombëtar ose komandantit të përgjithshëm të forcave të armatosura.

Një nga skandalet më emblematike politike të vendit u zhvillua në vitet 1990. Zëvendëskryeministrja, Mona Sahlin, bleu një çokollate, pelena dhe disa sende të tjera personale me një kartë krediti qeveritare dhe e pagoi shtrenjtë duke humbur punën.

Në pak më shumë se 100 vjet, Suedia është shndërruar nga një shoqëri bujqësore e varfër në një nga vendet më të pasura, më të drejta shoqërore dhe më pak të korruptuara në botë, ku askush nuk është mbi askënd tjetër. Përvoja Suedeze demonstron ndoshta më shumë se çdo tjetër se si ndryshimi është i mundur.

Foto poshtë.

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe ai suedez Stefan Löfven duke udhëtuar me autobus pas një samiti. Politikanët suedezë përdorin vetëm transportin publik.

Kategori
Uncategorized

Nazif Ramabaja i kundërpërgjigjet Kudusi Lames

Major Nazif Ramabaja përmes një shkrimi të gjatë i është përgjigjur ish-gjeneralit shqiptar i Divizionit të Kukësit, Kudusi Lame, pasi deklaroi se Ramush Haradinaj duke i lëshuar vendin Tahir Zemajt në Zonën e Dukagjinit bëri shkelje të disiplinës ushtarake.

Ish-gjenerali shqiptar tha mes tjerash se për herë të parë kur ka kuptuar se janë formuar disa struktura paralele me UÇK-në, i janë dukur të papërfillshme dhe nuk u ka kushtuar ndonjë vëmendje.

Ramabaja në reagimin e tij thotë se alamet gjenerali (Kudusi Lame) i cili tani nuk po e njeh edhe pse ishte në komandën e repartit të divizionit atëbotë i ishte prezantuar se kush ishte e nga vinte si oficer i karrierës.

Majori thotë se gjatë kohës së luftës i kishte parashtruar kërkesë ish-gjeneralit shqiptar se çka mundet t’i ndihmojë me mjete të rënda, ndërsa Ramabaja kujton se Lame për këtë e kishte akuzuar se po tenton ta fus në luftë shtetin shqiptar.

Ja shkrimi i tij pa ndërhyrje:

Shkas per reagim ne lidhje me intervisten e Kudusi Lames ne TV Dukagjin Debat Plus per luften ne pergjithesi dhe Kosharen ne veqanti

Shkruan major Nazif Ramabaja

Pasi se shume here gjate debatit eshte apostrofuar emri im nga i intervistuari, per hire te se vertetes ne menyre qe opinjoni te jete drejte i informuar ndiej nevojen e sqarimit te disa elementeve te cilat jane hapur ne kete debat apo interviste.

Si e para mu duk shume e pa argumentuar menyra e te folurit te ketije alamet gjenerali i cili spo me ngjihka edhe pse isha ne komanden e repartit te divizionit dhe isha prezentuar se kush jame nga vije pergatitjen time ushtarake si oficer i karieres, duke i parashtruar kerkese se qka munset tna ndihmoje me mjete te renda artiljerike pasi isha i pregatitur dhe profesional ne perdorimin e ketyre armeve deri te raketat malutka dhe kaqusha te vendosura ne transporterat blindues.

Atekohe ky alamet gjenerali reagoj ashper duke me akuzuar se kam eper qellim ta shtij shtetin shqiptar ne lufte dhe asgje smundet te jape me shume se minahedhesa 60 dhe 82 mm te cilat mjete i kishte n eposedim kemberoria dhe sbehej fjale per mjete te renda, s aper tja perkujtuar ketij alamet gjenerali n ebisede ishte prezent edhe Ahmet Alishani, kaq per kete se a me ngjeh apo jo, qudi nje gjeneral ska afesi te mbaj mend se me kend ka biseduar edhe pse kane kaluar dy dekada per mua keto jane shume te fresketa.

E dyta sa i perket se ne qenren stervitore te repartit te Kolshit kishte me se 30 oficer dhe se sditke ky alamet gjenerali se qka benim dhe vepronim, dua te sqaroj se numri i eproreve ne repart eshte i egzagjeruar dhe skorenpondon m ete verteten, prej momentit kur e kame mare detyren e pergjegjesit te kesaj qendre epror ushtarak se kane kaluar numrin 7-te, eshte e vertete se ne qender eshte bere aftesimi i te perzgjedhureve per komandant skuadre, togu, kompanie deri te bataljoni dhe brigada duke bere aftesimin sipas planprogrameve te sistemit te NATOS te cilat elaborate i kisha pregatitur ne menyre shume profesionale.

Per ta kuptuar nji te vertete ku alamet gjenerali dua t`ja beje te ditur se neper duar dhe komanden time kane kaluar mbi 600 ushtar ne Kosove dhe ketu ne Kolsh dhe personalisht ne disa raste jame mere drejt per se drejti me aftesimin e tyre, ndersa ushtaret e stervitur mire ne Kolsh jane derguar ne frontin e Koshares dhe kane qene nje nder ushtaret te kopletuar dhe mire te pregatutur ka edhe deshmore te rene nga ata siq jame Ali Ivaja dhe Izet Beqiraj, izeti ishte aq i aftesuar dhe pregatitur si komadant skuadre te cilit ja dergova pistoleten tim epersonale ne frontin e Koshares per kete mund te deshmoj edhe Fadil Hadergjonaj.

Ne qendren stervitore Kolsh prej momentit kur e kame mare kontrollin e pergjegjesise si i emeruar nga Ministria e Mbrojtjes e Republikes se Kosoves asnjiher kemba e ketije alamet gjenerali ska shkelur ne repart, kjo tregon diqka per hendekun dhe distancimin qe kishte ndaj kesaj qendre te sukseshme e cila u be qender vizitore per medijar e mbrenshme dhe nderkombetare.

Sa i perket pohimit se njesit operative ne Papaj-Padesh-Koshare skishin armatim kolektiv kjo nuk qendron sepse bunkeret ishim mbushur plot e perplot me kete lloj armatimi dhe une kame derguar disa her nga Kolashi sipas urdheresave nga Ministria deri te Rrustem Berisha, e verteta qendron se ne kishim nevoje per armatim te rende artiljerik per te cilin alamet gjenerali refuzonte t`na jepte ne perdorim, ne nuk kishim kerkuar kuader ushtarak sepse kishim epror te qdo profesioni deri te pilotat dhe kjo ndoshta edhe me teper e bente gjeloz gjeneralin duke mos. Epranuar faktin se vepronim ne kuader te institucioneve te Republikes se Kosoves, njihnim organet legjitime te saj, kishim dhene betimin para komandantit te shtabit suprem te FARK-ut dhe per komandant suprem njihshim presidentin Ibrahim Rugova.

Ne vazhdim letra kercnuese e cila erdhi ne adresen time ne repart nga Kudusi gjeja se nuk dine se qfar aktiviteti ushtarak ushtrohet ne repart dhe do te jete i detyruar te veproj ushtarakishte dhe pergjegjja ime derguar permes kuririt te tije se une kame nje komande dhe pergjegjesi i jap vetem komandes sime e beri kete alamet gjenerali edhe me neverites, kishte derguar emisar siq ishte Hafir Hoxha per t` ja kaluar objektin e repartit policise ushtarake dhe ”Lum Haxhiun”- Hajdin Abazin sbashku me Kadri Kryeziun, por isha i qendrimit se deri sa un ejame pergjegjes ne kete repart ska kush qe mundet ti mare keto objekte e kur te mos jeme une ketu nuk garantoj se sdo te behet ndryshe kete ja kame komunikuar Hafir Hoxhes.

Ndersa sa i perket mos gadishmerise sime per ti pregatitur dhe aftesusr ushtaret pas mobilizimit te cilin e beri qeveria e perkohshme, sa per ta freskuar Kudusin isha ne vizite ne Kalimash ku e takova Binak Gashin m ete cilin njiheshim nga veprimet ne Kosove duke i sygjeruar se nese keni nevoje per stervitje te ushtareve ti dergojne tek komanda e Kolshit dhe ne do e bejme nje gje te tille, por ky Binaku i cili kishte pseudonimin ”Breshka” te cilin Kudusi e lavderon ne takimin e parafundit te shkolla e Bardhaniqit qe kishim kol. tahir Zemaj, Fadil Hadergjonaj dhe une nga njesitet operative me shtabin e veteshpallur te pergjithshem HashimThaqin-gjarperin,Rexhep Selimin-dheteshi, Lahi Ibrahimaj-magjupi, Ramush Haradinaj-smajli, Idriz Zyrapi-Rreshteri me 1 shtator 1998, breshka kishte deklaluar se do e vrajne Ahmet Krasniqin duke sqaruar se ate e ngjeh nga Kroacia-gospiqi, pra ky alamet gjenerali Kudusi edhe kriminelet potencial i quan si ushtarak dhe njerez te mire.

Dhe krejt ne fund qendra stervitore ne Kolsh ishte e njohur se ne te veprojne njesitet e UCK-se te cilat njohin institucionet shteterore per kete interesi i medijave boterore ishte i madhe per ta vizituar kete repart, shume here i kame refuzuar por disa vendore dhe nderkombetare siq ishte franc-3 internacional me sygjerimin e gazetarit Astrit Memia pranova Carolin Sinz e cila ishte e interesuar te shohe nje dite stervitore ne kete qender dhe me se shumti i interesonte opinjoni i pergjegjesit te qendres, pra opinjoni im per pengmarrjen e presidentit Rugova dhe dergimin ne Beograt per te”biseduar” me kasapin e ballkanit Millosheviqin, ky i fundit e kishte kercnuar Rugoven nese nuk vjen do te vras e ne qarqet te mbrennsdhme dhe disa nderkombetare ne menyre propagandistike e kishin sulmuar Presidentin Rugova se ka shkuar vete dhe po kerkon ndalimin e bombardimeve, pas marrjes se opinjonit deklarova se nje gje te tille Presidenti Rugova ska mundesi ta deklaroje dhe edhte genjeshter e kulluar, lejoneni te largohet Rugova me familje ne ndonje vend europjan te jete i lire per tu deklaruar pa presion do e kuptoni se kjo eshte nje loje dhe asgje tjeter dhe keshtu ndodhi te gjithe e dime se qka deklaroi Presidenti Rugova pas largimit nga Peogradi per Itali.

keto vizita te shpeshta dhe interesini i medijave boterore te cilat kishin qendren ne Kukes per ta vizituar kete qender e kishin be Kudusin edhe me nervoz dhe deshironte sa ma pare qe tju bindemi urdherave te tije apo ta lirojme repartin e nuk behet fjale per stervitjen e ushtareve sepse qdo ushtar i cili ka kaluar nepermes kesaj qendre ka stervitur se paku nji muj dite dhe eshte derguar ne frontin e Koshares.

Ne fund dua ta siguroj Kudisin se per qdo gje qe them e dokumentoj me fakte audio-video inqizime transkripte, dokumente zyrtare te vulosura me stemen e Qeveria e Republikes Se Kosoves qka do e beje edhe me shume neverites dhe te pa durueshem.

Disa luftuan per shtet siq ishin institucionalistat e disa per merjen e pushtetit dhe qberjen e shtetit komandantat e veteshpalur si qifti i Kudusit.

Kategori
Uncategorized

Major Ramabaja: Thaçi i drejtohet Ahmet Krasniqit, “shumë shpejt kam me e krye misionin me ty”

Nga Major Nazif Ramabaja

Major Ramabaja, në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”, thotë se ekzekutimi i kolonelit Tahir Zemaj është akt kriminal e kryer nga dora e zezë, të cilën duhet ta zbardhë Gjykata Speciale.

Ish-komandanti i njësiteve operative të UÇK-së në Lugun e Baranit, ka rrëfyer momente të pathëna më parë rreth një bisede të realizuar mes Ahmet Krasniqit dhe Hashim Thaçit, lidhur me një kërcënimi të dhënë nga ky i fundit.

Major Nazif Ramabaja

Muaj më parë u bënë 28 vite nga atentanti ndaj Kolonel Ahmet Krasniqit në Tiranë, cilat janë informacionet e tuaj lidhur me ketë ngjarje?

Major Nazif Ramabaja:

Ekzekutimi i Ministrit të Parë të Luftës në mes të Shqipërisë në kohën kur më së shumti i duhej Kosovës dhe popullit të saj, i cili bëri përpjekje të mëdha për t’i unifikuar grupet dhe individët në mënyrë që të kenë një adresë të përbashkët e kjo adresë ishte Shtabi Suprem i Ministrisë së Mbrojtjes të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK).

Përgjegjësia dhe barra kryesore i bie institucioneve të sigurisë së Shqipërisë të cilat nuk kanë bërë as përpjekjet më të vogla për ta ndriçuar këtë rast.

Çka mund të them se në takimin e parafundit të cilin e patëm me Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së në Bardhaniq më 01.09.1998, prezent ishin Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Idriz Zyrapi, Ramush Haradinaj, Binak Gashi etj, ishte bërë fjalë se do ta vraasin Ahmet Krasniqin dhe këto kanë dalë nga goja e Binak Gashit i njohur si “Breshka”, sepse e ka gruan serbe dhe gjithnjë sipas Binakut e njeh Ahmetin nga Kroacia, ndërsa në bisedë telefonike të cilën e ka zhvilluar komandant Tahir Zemaj me Ahmet Krasniqin në prezencë të Hashim Thaçit në një moment Ahmeti e kërkon Thaçin në telefon duke i thënë se, “Eprorët e mi nuk janë patate t’i vendosësh ku të duash ti, ata kanë një komandë dhe i përgjigjen asaj komande.

Ti e din se çka jemi marrë vesh në Tiranë”, pas kësaj bisede Thaçi i drejtohet Ahmet Krasniqit, “shumë shpejt kam me e krye misionin me ty”, pas tri jave u ekzekutua Ministri Ahmet Krasniqi në Tiranë.

A ishte rastësi apo vrasjje mirë e organizuar me aktorë dhe urdhërdhënës nuk duhet të jesh shumë i mençur për t´ia qëlluar.

Kategori
Uncategorized

Hashim…Kush e vrau Tahir Zemajn? Flet major Nazif Ramabaja.

Nga Major Nazif Ramabaja.

Dihet kush ishte kundër këtij avancimi individë nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së në krye me Hashim Thaçin.

Tahir Zemaj me të birin Enisin dhe kushëririn Hasan Zemajn, më 4 janar 2003 u vranë në një pritë të organizuar pas shpine te Kombinati i Drurit në Pejë

Në një intervistë të realizuar ekskluzivishtë për gazetën “Bota sot”, miku i afërt i Zemajt, major Nazir Ramabaja ka folur për krimin makabër të realizuar 15 vite më parë.

Më 4 janar të vitin të ardhshëm bëhen 15 vjet nga vrasja ish-zyrtarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish-komandantit të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës, (FARK), Tahir Zemaj.

Në një intervistë të realizuar ekskluzivishtë për gazetën “Bota sot”, miku i afërt i Zemajt, major Nazif Ramabaja ka folur për krimin makabër të realizuar 15 vite më parë.

Ramabaja ka thënë se kjo është një pyetje e cila duhet t’ju drejtohet organeve përgjegjëse së Kosovës.

“Është pyetje e cila duhet t’ju drejtohet organeve përgjegjëse së Kosovës. Në rend të parë Policisë së Kosovës, pastaj UNMIK-ut si organ përgjegjës për siguri menjëherë pasluftës dhe që kanë hulumtuar në zbardhjen e këtij rasti, por që hetimet kanë mbetur në arkivat e tyre, pastaj EULEX-it, por që sipas ngjarjeve të zhvillimeve gjatë dhe pasluftës krimin duhet adresuar grupeve mafioze dhe kriminale të cilat kishin mosmarrëveshje dhe kundërshtonin në çdo mënyrë avancimin e kolonelit në krye të SHORRD.

Dihet kush ishte kundër këtij avancimi individë nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së në krye me Hashim Thaçin.

Tahir Zemaj me të birin Enisin dhe kushëririn Hasan Zemajn, më 4 janar 2003 u vranë në një pritë të organizuar pas shpine te Kombinati i Drurit në Pejë.

Tutje, Ramabaja ka shtuar se ka pasur një përpjekje nga Isuf Haklaj dhe Sebahate Tolaj për hetime dhe zbulimin e këtij rasti dhe vrasje makabre të kolonel Tahir Zemajt.

“Ka pasur një përpjekje nga SHPK-ja për hetime dhe zbulimin e këtij rasti dhe vrasje makabre të kolonel Tahir Zemajt nga dy pjesëtarë të shërbimit policor të Kosovës Isuf Haklajt dhe Sebahate Tolaj, por që në përfundim të këtij hetimi u ekzekutuan të dytë në një atentat gjatë shkuarjes në punë në magjistralen Raushiq-Pejë.

Major Ramabaja ka thënë se Isuf Haklaj dhe Sebahate Tolaj, të cilët tashmë nuk jetojnë më, u vranë pasi sic ka thënë ai ishin gati të zbulojnë ketë vrasje të madhe e tonditese.

Isuf Haklaj dhe Sebahate Tolaj. Dy policët, të cilët tashmë nuk jetojnë më, u vranë pasi ishin gati të zbulojnë një vrasje të madhe,

“15 vite më parë, pikërisht më datën 24 nëntor të vitit 2003, u vranë në një atentat kriminal dy policët e Kosovës, Isuf Haklaj dhe Sebahate Tolaj. Dy policët, të cilët tashmë nuk jetojnë më, u vranë pasi ishin gati të zbulojnë një vrasje të madhe, e cila kishte tronditur opinionin shqiptar, në ato vite të para të lirisë së Kosovës, vrasjen e Kolonel Tahir Zemës. Për këtë krim të dyfishtë është dënuar krimineli Bedri Krasniqi më 27 vite burg, ish-truproja e kryetarit të AAK-së, tash kryeministër i vendit Ramush Haradinaj”, ka përfunduar major Nazif Ramabaja për gazetën “Bota sot”.

Zemaj u vra në Pejë në vitin 2003  bashkë me djalin e tij, Enisin, dhe kushëririn e tyre, Hasan Zemaj.

Kategori
Uncategorized

Major Nazif Ramabaja shpalosë detaje të pathëna nga biseda telefonike ndërmjet Hashim Thaçit dhe Ahmet Krasniqit

Major Nazif Ramabaja

Intervistë ekskluzive me major Nazif Ramabajën, ish-kryeshefi i Shtabit Oparativ të Rrafshit të Dukagjinit dhe njëherit ish-komandanti i njësiteve operative të UÇK-së në Lugun e Baranit

Ish-kryeshefi i Shtabit Oparativ të Rrafshit të Dukagjinit dhe njëherit ish-komandanti i njësiteve operative të UÇK-së në Lugun e Baranit, major Nazif Ramabaja kërkon që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të ndalet nga ideja e tij për “korrigjim të kufijve”, përndryshe, sipas tij, pasojat për vendin dhe qytetarët do jenë të mëdha dhe vështirë se do mund të kompensohen në të ardhmen.

Major Ramabaja, në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”, thotë se vrasja makabre e kolonelit Tahir Zemaj është akt kriminal e kryer nga dora e zezë, të cilën duhet ta zbardhë Gjykata Speciale.

Ish-komandanti i njësiteve operative të UÇK-së në Lugun e Baranit, ka rrëfyer momente të pathëna më parë rreth një bisede të realizuar mes Ahmet Krasniqit dhe Hashim Thaçit, lidhur me një kërcënimi të dhënë nga ky i fundit.

Major Nazif Ramabaja:

Një dekadë nuk është shumë për shtetin më të ri në rruzullin tokësor, duke marrë parasysh shtetet të cilat janë të formuara me shekuj dhe kanë një zhvillim si ekonomik qoftë edhe demokratik, sipas sistemeve ato presidenciale siç janë SHBA-të, parlamentare siç janë shtetet republikë apo monarki, në rastin tonë Kosova si Republikë Parlamentare ka dalë nga një robërim dhe pushtim i egër më se një shekull, pasojat e këtij robërimi janë reflektuar edhe pas shpalljes së pavarësisë.

Të metat janë reflektuar në vazhdimësi që nga uzurpimi i autonomisë nga ana e aparatit shtetëror millosheviqian. Krijimit të sistemit paralel në arsim, shëndetësi me vet-organizim të shtetit paralel, mos dëgjueshmëri qytetare ndaj sistemit monist dhe përkrahjen e idesë për Liri, Demokraci dhe Pavarësi të proklamuar dhe lansuar nga Presidenti Historik Ibrahim Rugova, ku një pjesë e caktuar me bindje Marksiste Leniniste ishin në kundërshtim me ideologjinë Rugoviane.

Këto mospajtime në vazhdimësi ishin prezente edhe gjatë luftës së fundit, në të cilën spektri i organizuar profesionist ushtarak në krye me kolonel Ahmet Krasniqin bëri përpjekje maksimale për unifikimin e faktorit ushtarak dhe koordinimin e të gjitha grupeve nën ombrellën dhe komandën e shtabit suprem të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës, konkretisht me marrëveshjen e Osllos të mbajtur më 22-23 maj të vitit 1998 në të cilin takim isha prezent edhe unë, jo në cilësinë e negociatorit, por në takim pune me kolonel Ahmet Krasniqin, ministrin e parë të luftës të emëruar nga ana e qeverisë Bukoshi dhe zëvendësit të tij Agim Mehmetit.

Pasojat e mosunifikimit të faktorit ushtarak pas marrëveshjes së Osllos i bartim edhe sot e asaj dite, mendohej se me unifikimin e faktorit ushtarak më lehtë ishte të unifikohej faktori politikë.

Presidenti Rugova pas lufte luajti rolin e presidentit unifikues të popullit dhe spektrit politik nëpërmes ekipit të unitetit në bisedimet që pasuan në Rambuje dhe Vjenë e Paris për zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës shtet i pavarur dhe demokratik, ky unitet i presidentit Rugova u tregua edhe gjatë luftës në bisedimet e Rambujes në shkurt të vitit 1999 ku për hir të unitetit hoqi dorë nga pozita e kryesuesit të delegacionit shqiptar në bisedime me Serbinë të përgatitura nga SHBA-të dhe bashkësia ndërkombëtare.

Kategori
Uncategorized

Kolonel Tahir Zemaj Ai shumë rrallë dhe pak fliste, por ato që i thonte çdo herë i realizonte

Kështu foli Tahir Zemaj/

Nga Major Nazif Ramabaja

Nazif Ramabaja:

Për komandant suprem e njohëm presidentin historik Ibrahim Rugovën

Pas 14 viteve po i njëjti udhëheqës politik bën biseda me djalin e Milosheviqit, Ivica Daçiqin dhe takohet me përpiluesin e programit të radikalëve serb Tomislav Nikoliçin.

Të flasësh për betejën e Loxhës nuk do të ishte privilegj, por obligim dhe përgjegjësi morale për ne protagonistët kryesor të kësaj beteje, ne kem vepruar dhe fol qysh atëherë, pas dhe tash me forcën e argumenteve dhe fakteve të cilat s´mund të mohohen as sot e as pas 500 viteve, sepse këto shkrime bëhen duke i konsultuar ditarët luftarak, dhe gjithë arkivin përcjellës të këtyre protagonistëve, e jo sikurse ata të cilët flasin, e që pjesëmarrja e tyre është e kontestueshme ose e bëjnë duke dëgjuar tregimet e të tjerëve, por jo nga goja e protagonistëve dhe as e pjesëmarrësve të drejtpërdrejtë në këtë betejë, apo rrëfimet i bëjnë siç thonë, po flitet se…, e të gjitha këto rrëfime bëhen madje në një distancë kohore pas 15 vitesh. Shtrohet pyetja ku ishin deri tash dhe pse s´folën më herët, këta ‘rishkrues’ të historisë.

E vërteta është vetëm një

Pavarësisht këtyre tendencave deri më tash është thënë dhe shkruar mjaft për këtë betejë, por s´është e tepërt kurrë për ta bërë një rekapitullim të gjithë asaj se çka është thënë dhe për ta plotësuar, me atë se çka ka mbetur pa u thënë, për ta bërë të qartë dhe për të mos i lënë vend manipulimeve, tentimeve për përvetësime të meritave të tjetërkujt, siç është duke u bërë me betejën e Loxhës. E kam thënë edhe më parë se do ti bëj të njohura disa detaje, sepse këto do ti mbeten kohës së afërt, historianëve dhe institucioneve të mirëfillta që të bëjnë një analizë kritike dhe gjithëpërfshirëse për të ardhur deri tek ajo, e cila quhet e vërteta, e cila është një dhe vetëm një. Botërisht dihet se Loxha është i pari dhe i vetmi fshat në Kosovë, i çliruar në të njëjtën ditë kur edhe u pushtua nga soldateska serbe. Për opinionin tanimë është e ditur se provokimet para se të fillonte beteja e Loxhës, kishin filluar gjatë vizitës që ditë më parë, i kishte bërë kryeçetniku Vojsllav Shesheli fshatit Gorazhdec në çerdhen e nacionalshovinizmit dhe fashizmit serb, dhe vënia e punktit policor të Loxhës, vendit kontrollues ku policia serbe bënte patrullime, bastisje dhe keqtrajtime. Më 14 dhjetor të vitit 1995 ishte shkruar programi nga kryetari i Drejtoratit Qendror Atdhetar të Partisë Radikale serbe, kryeçetniku Vojsllav Shesheli, i cili ishte shpallur kriminel lufte nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, dhe zëvendëskryetari i partisë Radikale serbe çetniku Tomisllav Nikoliçi, tani kryetar aktual i Serbisë.

Kompleksiteti i luftës

Është i ditur fakti se gjatë luftës merret peng arkitekti i pavarësisë së Kosovës kryetari Dr. Ibrahim Rugova dhe familja e tij, ndërsa atë e dërgojnë dhunshëm në Beograd për ta dhënë lajmin në media serbe se gjëja: “Rugova po kërkon ndërprerjen e bombardimeve të aleancës veri-atlantike NATO-s, mbi Serbinë”, një propagandë me të cilën ushqeheshin mas mediat serbe dhe kundërshtarët politik të Dr. Ibrahim Rugovës. Mjetet e informimit të brendshëm, e posaçërisht tw atij ndërkombëtar i dhanë një publicitet të rëndësishëm kësaj ngjarje dhe bëhej çmos që të dihet e vërteta e pengmarrjes së presidentit Rugova, atëbotë isha në qendrën stërvitore në Kolsh, ku bënim përgatitjen e ushtarëve, stërvitjen e tyre për ti dërguar në frontin e Koshares dhe thyerjen e kufirit shqiptaro- shqiptar. Në qendër qarkullonin shumë gazetar e njëra ndër ta edhe Karolin Sinz, gazetare e televizionit kombëtar francez FRANCE 3, për ta marrë mendimin dhe përshtypjet e eprorëve ushtarak institucional në lidhje me gjendjen e Presidentit dhe komandantit të forcave të armatosura të Republikës së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova. Në deklaratën time dhënë kësaj gazetareje thuhet: “Autoritetet serbe duhet që ta bëjnë të mundur lirimin e Rugovës dhe familjes, dhe t´ia mundësojnë daljen jashtë shtetit, në mënyrë të lirshme ti mundësohet që të deklarohet”. Pas presionit që ju bë nga Amerika dhe Bashkimi Evropiane regjimit serb dhe personalisht Milosheviqit, ju mundësua që Rugova të dal jashtë Kosovës, saktësisht në Itali, dhe u pa se e gjithë ajo propagandë kundër tij s´kishte asgjë të vërtetë, por kishin për qëllim vetëm e vetëm për ta diskredituar figurën e vizionarit dhe familjen e tij.

Linçuesit e Rugovës

Tani pas 14 viteve po i njëjti udhëheqës politik bën biseda me djalin e Milosheviqit, Ivica Daçiqin dhe takohet me përpiluesin e memorandumit, programit të radikalëve serb Tomislav Nikoliçin në gjendje paqeje dhe pa presion me vetë-dëshirë. Shtrohet pyetja pse e gjithë ajo propagandë ndaj udhëheqësit shpirtëror, presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova. Koha tregoi se presidenti Rugova kishte të drejtë deklaron Ismail Kadare, e tash shtiren sikurse asgjë nuk është duke ndodhur, pra a kemi të bëjmë me imoralitet apo dyfytyrësi, ju lexues të nderuar nuk është vështirë ta vlerësoni. Në programin e tyre jepeshin udhëzimet se si do ta zgjidhin çështjen e Kosovës radikalët serbë, nëpërmes zbatimit të planit të tokës së djegur të bëhej depërtimi, dëbimit i shqiptarëve autokton përtej Bjeshkëve të Nemuna me të vetmin qëllim pastrimin etnik dhe ndërrimin e strukturës demografike, çka ishte ëndërr e kamotshme e të gjithë nacionalshovinistëve dhe fashistëve serb duke filluar nga memorandumi i Garashaninit v. 1844, Çubrillovicit, Qosiqit e së fundi Milosheviqit. Atëbotë ishim shumë të brengosur dhe frikësoheshim se po të realizohej programi i radikalëve serb do të bëhej një gjenocid i paparë ndaj popullatës së pambrojtur shqiptare dhe do të zbrazej Kosova. Nëpërmjet planit të tokës së djegur do të bëhej spastrimit etnik i popullatës së pambrojtur shqiptare, për këtë dëshironim si kurrë më parë që të unifikohej faktori ushtarak e nëpërmjet unifikimit të faktorit ushtarak do të unifikohej edhe faktori politik për ti bërë ballë forcave ushtarako-policore dhe paramilitaro-mercenare serbo-ruse dhe çlirimin e çdo pëllëmbe të tokës sonë stërgjyshore.

Studimet strategjike për kundërvënie regjimit mizor serb

Pas këtij plani famëkeq të radikalëve serb, i cili ishte i njohur për ne dhe i studiuar në detaje dhe në mënyrën më profesionale, punohej dhe veprohej duke bërë studimin e strategëve të artit luftarak si Sun Xu, Gjingiskani, Aleksandri i madh dhe Napoleon Bonaparta, për t’ju kundërvu këtyre planeve famëkeqe dhe gjenocidale. Kur jemi te Sun Xuja kisha bërë në fshehtësi përdorimin e një ndër doktrinave më të vjetra ushtarake, e cila përdorej edhe në ditët e sotme e njohur si doktrina e Sun Xu-së të para 2300 viteve, e cila ka të bëj me bashkërenditjen, bashkëveprimin dhe koordinimin e hapjes së sistemit të zjarrit. Strategjia e tillë ishte përdorur në betejën e Loxhes me hapjen a zjarrit nga të gjitha mjetet ushtarake (armët) që posedonim në moment të caktuar dhe kohëzgjatje, bëri të kuptoj se forcat serbe kishin hasur në njësi të rregullta operative të UÇK-së të udhëhequra nga oficer të karrierës dhe profesionist. Radiolidhjet serbe kishin dhënë një shifër të ekzagjeruar të numrit të forcave tona, 3000-5000 pjesëtar të armatosur, gjë që nuk i përgjigjej realitetit, por ky ekzagjerim bazohej në fuqinë sulmuese dhe taktikën e përdorur gjatë luftimit, të cilat ishin të panjohura deri atëherë për forcat serbe ku shkaktoj frikë dhe panikë në mesin e tyre. Morali tepër i lartë dhe vendosmëria për të ngadhënjyer, fituar ishin të pranishme prej momentit të intervenimit e deri te përfundimi i luftimeve. Konfiskimi i një sasie të madhe armësh, mjeteve shpërthyese, eksplozivit, minave, mjeteve ndërlidhëse -motorolave, të cilat shërbyen gjatë gjithë luftës, nëpërmes së cilave u bë e mundur hyrja në sistemin komandues dhe deshifrimin e sistemit të mbrojtjes kriptike. Humbje të mëdha të potencialit njerëzor dhe ushtarak që pësoi armiku me një proporcion 1:4 deri 1:10 të vrarë, plagosur dhe lënduar në favor të forcave tona.

Rikthimi tek fillimi i luftës

Ti kthehemi datës së 5 korrikut ´98 në orët e vonshme të pasdites një grup policësh serb të ndihmuar nga forcat ushtarako-policore dhe paramilitaro-mercenare proserbe tentuan që ta arrestojnë një të ri shqiptar. Reagimi i forcave mbrojtëse të fshatit, UÇK-së dhe fshatarëve ishte i menjëhershëm me fillimin e të shtënave nga të dyja palët. Me këtë rast plagoset rëndë Tahir S. Shala (35) nga fshati Loxhë, i cili vdiq gjatë transportimit për në spitalin ushtarak në Irzniq, si pasojë e plagëve të marrura gjatë shkëmbimit të të shtënave. Pikërisht më 6 korrik para 15 vjetëve nga forca të mëdha ushtarako-policore dhe paramilitaro-mercenare serbe me një potencial të paparë armatimi dhe të teknikës ushtarake (duke përdorur helikopter vëzhgues, pinzgauer, autoblinda, minahedhës të kalibrit 80 dhe 120 mm, armatim artilerik, tanke të tipit T-54 dhe 72, raketahedhës shumëtytësh VBR-32 të variantit vetëlëvizës të tipit orkan etj). Granatimet e forcave serbe ishin të përqendruara në Zagerm, Podi i gështenjave, Hulajt dhe Gorazhdeci, kishin për objektiv fshatin Loxhë. Forcave serbe iu bashkëngjiten edhe paramilitarët çetnikët e Sheshelit nga fshati Gorazhdec dhe në orët e hershme të mëngjesit si pasoj e granatimeve dhe sulmit serb, disa shtëpi u dogjën flakë në afërsi të varrezave mbi shkollën e fshatit. Njësitë operative të UÇK-së nën udhëheqjen e Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës në formacionet e tyre kishin të formuar njësitin për intervenime të shpejta, dhe për herë të parë dëgjohej për një njësit të tillë. Në përbërje të këtij formacioni ushtarak hynin: 1. Grupi antiblind-tank. 2. Grupi mbrojtja kundërajrore. 3. Grupi snajperit. 4. Grupi për bashkëveprim-bashkërenditje dhe koordinim të zjarrit. 5. Grupi për pastrimin e terrenit. 6. Grupi për lokalizim dhe bartjen e të plagosurve dhe të lënduarve.

Për opinionin tanimë është e ditur se provokimet para se të fillonte beteja e Loxhës, kishin filluar gjatë vizitës që ditë më parë, i kishte bërë kryeçetniku Vojsllav Shesheli fshatit Gorazhdec në çerdhen e nacionalshovinizmit dhe fashizmit serb, dhe vënia e punktit policor të Loxhës, vendit kontrollues ku policia serbe bënte patrullime, bastisje dhe keqtrajtime.

Fillimisht me urdhrin e komandantit Tahir Zemajt është bërë përzgjedhja e luftëtarëve për intervenim nga batalioni i parë i brigadës 134-të, në fazën e parë përgatitore. Shkruan: major Nazif Ramabaja

Njësitë operative të UÇK-së nën udhëheqjen e Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës në formacionet e tyre kishin të formuar njësitin për intervenime të shpejta dhe për herë të parë dëgjohej në opinion për një njësit të tillë. Në përbërje të këtij formacioni ushtarak hynin: 1. Grupi antiblind-tank. 2. Grupi mbrojtja kundërajrore. 3. Grupi snajperistëve. 4. Grupi për bashkëveprim-bashkërenditje dhe koordinim të zjarrit. 5. Grupi për pastrimin e terrenit. 6. Grupi për lokalizimin dhe bartjen e të plagosurve dhe të lënduarve. Fillimisht me urdhrin e komandantit Tahir Zemajt është bërë përzgjedhja e luftëtarëve për intervenim nga batalioni i parë i brigadës 134-të, në fazën e parë përgatitore. Në përleshjen me soldateskën serbe komanduan ushtarakët e karrierës: Unë Nazif Ramabaja komandant i njësitit dhe varësit e mi Esat Ademaj e Faruk Xhemajli dhe 40 ushtarë mirë të stërvitur në Papaj të Tropojës dhe që kishin marrë pjesë në luftimet në Kosovë, pra kishin përvojë lufte. Me aktivizimin e urdhrit për intervenim nga ana e komandantit Tahir Zemaj, njësitet operative të UÇK-së të ndihmuara nga forcat e fshatit Loxhë, pra banorët vendës dhe të fshatrave përreth (Strellci i ulët, Kodradiqi, Raushiqi, Kosuriqi, Rashiqi, Krusheci, Duboviku, Gllogjani, Zllapeku, Prapaqani, Qyshku, Jabllanica, Buqani, Vranoci etj.) zmbrapsën forcat ushtarako-policore dhe paramilitaro-mercenare serbe, të cilat e mbanin nën kontroll fshatin ku ishte stacionuar autoblinda, në afërsi dhe paralel me shkollën dhe më pastaj në brendësi deri te xhamia e fshatit.

Operacioni “Kurthi”

Ne pastaj filluam aksionin sipas planit luftarak “Kurthi”. Qëllimi ynë ishte që nëpërmjet këtij operacioni të futen në grackë njësitet e armikut dhe me veprime anësore nga njësitet tona ti shkaktonim armikut humbje të mëdha në njerëz dhe teknikë luftarake. me të cilën edhe ia arritëm qëllimit. Pas një lufte njëzet orëshe fshati Loxhë u rikthye dhe filluam të ushtronim kontroll me njësitet operative të UÇK-së të drejtuara nga Ministria e Mbrojtjes e nën komandën e ushtarakut të parë të avancuar në gradën major Tahir Zemës, ushtarakëve të lartpërmendur dhe ushtarëve të këtyre njësive, forcave mbrojtëse të fshatit Loxhë e përreth dhe vullnetarëve të ardhur në ndihmë. Banorët e fshatit Loxhë duhen të mburren me faktin se ky fshat është i pari në Kosovë i çliruar në të njëjtën ditë kur edhe u pushtua nga soldateska serbe.

Përgatitja për betejën e ashpër në Loxhë Me marrjen e lajmit nga korrieri, i cili dërgohej në Prapaçan te komandanti Tahir Zemaj në mëngjesin e hershëm nga ana e komandantit të shtabit të Loxhës Shaban Shalës dhe kërkesës së tij për ndihmë, fillojnë përgatitjet e batalionit të parë të brigadës 134 të, gjegjësisht njësitit për intervenime të shpejta në kuadër të këtij batalioni. Me dhënien e urdhrit nga ana e komandantit Tahir Zemaj që të bëjë përzgjedhjen e ushtarëve dhe të udhëheq me njësitin për t’ju shkuar në ndihmë fshatit Loxhë, fillon aktiviteti im si komandant i njësitit. Me përzgjedhjen e kuadrit ushtarak, ushtarëve, dhe me dhënien e detyrave dhe urdhrave për intervenim fillon aksioni i njësitit intervenues prej rajonit të grumbullimit në Prapaqan në tri faza deri te vija e shpërndarjes për luftë, e cila ishte në Zllopek. Në vijën e shpërndarjes ndahet njësiti në tri grupe dhe formohet patrulla vrojtuese me detyra konkrete dhe urdhrin për vrojtim duke e informuar me të dhënat për armikun, detyrat e patrullës dhe shenjat e njohjes dhe të komunikimit. Faza e parë-mbrojtja, rimarrja dhe ushtrimi i kontrollit nga forcat tona në Loxhë dhe kryerja e detyrës së afërt. Faza e dytë-pastrimi i terrenit trasheve, bunkerëve, strehimoreve dhe kryerja e detyrës së afërt. Faza e tretë-asgjësimi final dhe ndjekja e armikut në thellësi me kryerjen e detyrës së largët dhe, Mbështetja në forcat e krahut të majtë në anën e Morinëve ishte më e sigurt, për shkak të përgatitjes së mirë të mbrojtjes së këtij rejoni nga ana e komandantit të shtabit. Në mënyrë të shkëlqyeshme ishte organizuar në prapavijë tërheqja dhe bartja e të vrarëve dhe të plagosurve deri në spitalin e Irzniqit si dhe logjistika nga ana e menzës së fshatit për ushtarët, të cilët kishin marrë pjesë në betejë. Për këtë ishte kujdesur vajza e fshatit, luftëtarja Shemsije Shala (Shema), e cila gjatë gjithë kohës me armë në dorë kishte luftuar dhe në mbrëmje kishte përgatitur ushqimin për ushtar. Gjatë intervenimit të njësitit dhe ndarjes në grupe nga vija shpërndarëse në Zllapek, pamë fshatarë duke u larguar, ndër ta kishte edhe me armë në dorë. I pyeta se pse largohen të armatosur, disa u përgjigjen se po i zënë disa pika këtu në pyll, ndërsa të tjerët thoshin se “Loxha ra në duart e armikut”, “shkiet kanë hy deri te xhamia dhe kanë hy autoblinda në Loxhë”. Tërë kohën duke vrapuar dhe duke u ruajtur nga granatimet, të cilat vinin të njëpasnjëshme prej minahedhësve 120 mm nga drejtimi i Gorazhdecit në njërën anë, ndërsa sulmet vinin nga Zagerma dhe kombinati i këpucëve në Pejë, ku serbet kishin një bazë të tyre. Ne ju bëmë të ditur fshatarëve se ne ishim duke shkuar në Loxhë për ta mbrojtur Loxhën dhe se ata duhej të na bashkëngjiteshin. Ju thamë “ejani pas nesh”. Me këta fshatar dhe luftëtar është marrë Esat Ademaj, i cili i njihte shumë fshatar, më se 90 për qind prej tyre, sepse i takonte atij regjioni, ishte nga Raushiqi. Esati mundohej me ju shpjeguar se s´duhej të tërhiqeshin, por të ktheheshin prapa pas nesh në mënyrë që ta shpëtojmë Loxhën, mos të binte në duar të armikut. Fillimisht luftën më të madhe e ka ba Esati duke i bindur forcat e fshatit, të cilat ishin duke u tërhequr, duke i siguruar se ne jemi ata të cilët do ti dalim në ndihmë sot Loxhës dhe s’do të lejojmë kurrsesi të ndodhte ajo që thoshin ata, humbja dhe shpartallimi. Disa janë kthyer dhe bashkëngjitur njësitit tonë, e disa të trishtuar vazhduan me tërheqje.

Fillimi i shkëmbimit të zjarrit

Pas mbërritjes së njësitit në vijën e hapjes së zjarrit disa metra afër xhamisë njësiti është nda në tri grupe.

Fillimisht luftën më të madhe e ka ba Esati duke i bindur forcat e fshatit, të cilat ishin duke u tërhequr, duke i siguruar se ne jemi ata të cilët do ti dalim në ndihmë sot Loxhës dhe s’do të lejojmë kurrsesi të ndodhte ajo që thoshin ata, humbja dhe shpartallimi. Disa janë kthyer dhe bashkëngjitur njësitit tonë, e disa të trishtuar vazhduan me tërheqje.

Grupi për bashkëveprim-bashkërenditje dhe koordinim të zjarrit, kemi zmbrapsur një autoblindë, e cila ishte duke ardhur në drejtim të xhamisë së fshatit.

Ja detajet dhe zhvillimi i operacioneve taktike dhe strategjia e përdorur në rimarrjen e fshatit Logjë. Esat Ademaj me një kompani ishte nda te udhëkryqi dhe kishte marrë përgjegjësi për të sulmuar në krahun e djathtë dhe për t’ju pamundësuar paramilitarëve serbë, të cilët sulmonin nga Gorazhdeci, në mënyrë që mos të vjen deri te befasia e forcave serbe duke sulmuar në atë krah, t´na vin prapa shpine. Esati këtë e ka bërë në mënyrë shumë profesionale dhe të suksesshme. Faruk Xhemajli dhe unë (Nazif Ramabaja) komandonim dy grupe (kompani) dhe kem qenë gjithnjë në vijën e parë të frontit duke sulmuar, nga vija e shpërndarjes, e cila ishte përcaktuar në Zllopek (edhe pse nën granatimet e pandërprera nga ana e armikut, morali dhe dëshira për tu ballafaquar me armikun na bënte edhe më të fortë në mënyrë fizike dhe psikike), deri te vija e hapjes së zjarrit afër xhamisë së fshatit.

Sulme në tri drejtime

Fillimisht kemi marrë nën kontroll frontin deri te xhamia e fshatit, pastaj me asgjësimin e pjesërishëm të autoblindës dhe tërheqjen e saj mbrapa në drejtim të Pejës. Qëllimi tjetër ka qenë në fazën e parë ta shtrijnë kontrollin e territorit deri në brendësi, deri te shkolla e fshatit. Sulmi ishte frontal dhe i furishëm nga të gjitha mjetet luftarake duke aktivizuar grupin antiblind-antitank, Grupi për bashkëveprim-bashkërenditje dhe koordinim të zjarrit, kemi zmbrapsur një autoblindë, e cila ishte duke ardhur në drejtim të xhamisë së fshatit, por ishte pozicionuar paralel me shkollën e fshatit. Dhënia e urdhrit dhe hapja e zjarrit nga njësiti antiblind-tank nga një mortajë e krahut e tipit ZOLA, goditja dhe shkatërrimi i mitralozit kundërajror 12.7 mm i montuar në kupolë të autoblindës M-60 me gjithë personelin që bënte hapjen e zjarrit, goditja e kësaj autoblinde nga forcat tona, rezulton që kjo të bëj tërheqjen deri te rruga që shpinte për Gorazhdec-Lugmir dhe kështu lirohet rruga dhe na u mundësua që të vazhdojmë sulmin pa ndërprerë për rimarrjen dhe ushtrimin e kontrollit nga forcat tona. Sulmonim në tri drejtime pa pasur kohë për tu konsultuar dhe dhënë urdhra të posaçme. Nga shtabi i Loxhës s’na priti askush edhe pse e kishin kërkuar ndihmën dhe një intervenim të tillë. U ndeshëm drejtpërsëdrejti, ballë për ballë frontalisht me armikun. Komandimi ishte bërë nëpërmes korrierëve me shenja dore dhe herë herë me filikaqa, kur ishim ngat njëri tjetrit për tu mos u zbuluar pozicionet tona, sepse kurrfarë mjetesh të ndërlidhjeve nuk kishim. Faruku kontrollonte pjesë të rajonit përpara që shpien në drejtim të shkollës me një grup ushtarësh. Esati ballafaqohej me vendasit e tij dhe kishte një dialog me njëfarë Gëzimi, unë kontrolloja rejonin në drejtim të Morinëve, dhe se isha drejtpërsëdrejti në lidhje me Farukun, kishim kontakt vizual. Në ndërkohë ka ardhur korrieri dhe më ka lajmëruar se Faruku më kërkon në drejtim të shkollës. Pasi u njoftova se në drejtim të Morinëve luftëtarët janë duke qëndruar mirë dhe s’kanë për ta lëshuar frontin pa dhënien e urdhrit për tërheqje dhe se atje vepronte Skender Çeku. Bëra tërheqjen e grupit nga ana e djathtë dhe u drejtova kah ana e Farukut, ku i kemi bashkuar grupet, konsoliduar radhët, jemi freskuar me municion dhe kemi marrë udhëkryqin, rruga që shpie nga Peja për në Loxhë e pastaj për në Gorazhdec-Lugmir. Në këto çaste Loxha ka qenë e garantuar nga të gjitha anët dhe nga të gjitha armët që posedonte armiku. Prej pranimit të luftës nga njësiti intervenues deri tek udhëkryqi kishin kaluar dy orë. Nga granatimet e forcave serbe ishin ndezur disa shtëpi te varrezat mbi shkollën e fshatit dhe disa stogje, sepse armiku kishte përdorur bombat zjarrndezëse (napalm-bomba), forcat serbe ndezjen e tyre e bën pas tërheqjes së autoblindës, qëllimi kuptohet ishte ushtrimi i frikës dhe panikës kur të shihet zjarr dhe tym. Kam urdhëruar njësitin që të hapin zjarrë nga të gjitha mjetet ushtarake në mënyrë që të na mbulonin me zjarrin e pandërprerë dhe duke e shfrytëzuar mbështetjen me zjarrë kem hyrë në oborrin e shkollës dhe pastaj kemi vazhduar. Ka vazhduar sulmi i shtëpive të para, së bashku kemi sulmuar shtëpitë serbo-malazeze dhe i kemi marrë nën kontrollin tonë, por kemi hasur në rezistencë të paparë në dy shtëpitë e fundit nga snajperistët dhe njësiti special serb. Në udhëkryqin që shpinte në drejtim të Gorazhdecit, ishin dy shpija serbo-malazeze, vendosëm që me një dozë sigurie të kalojmë rrugën, me qëllim që ti kontrollojmë këto shtëpi dhe ti marrim nën kontrollin e forcave tona. Rrethimin e shtëpisë së fundit e kemi bërë (Nazif Ramabaja, Faruk Xhemajli, Enver Alaj, Sinan Shala, Xhavit Thaçi), nga dy anët e hyrjes në njërën anë Faruku me një ushtar, e në anën tjetër unë me Enver Alajn, por ka pasur edhe ushtarë të tjerë, të cilët janë gjendur në këtë rrethim. Pas thyerjes së derës së hyrjes me shqelm nga ana e Farukut kontrolluam oborrin dhe brendësinë, në anën e përparme, por nuk hasem në ndonjë rezistencë. U ndamë me Farukun, ai e mori nën kontroll, anën e djathtë të shtëpisë me një grup, ndërsa unë të majtën me grupin tjetër për në anën e kundërt dhe kontrolluam pjesën e sipërme, s’isha në dijeni se Faruku e kishte zënë gruan shkinë, dhe se e kishte lëshuar pas lutjeve se e ka fëmijën për gjini, dhe se në shtëpi nuk gjendej askush, ai e lëshon.

Rënia Enver Alajt Nëpërmes korrierit na vjen lajmi që të kem kujdes, sepse njësiti që udhëhiqte Esat Ademaj në anën e djathtë, kishin vërejtur qeramidhet në kulmin e shtëpisë të ngritura lartë, dhe të përgatitura për snajperit, gjë që edhe e kishin bërë duke shti në forcat tona. Duke u dëgjuar me këta korrier ushtari Enver Tahir Alaj, ka hyrë në korridor të shtëpisë, i përvjedhur dhe pa e vërejtur askush, në të njëjtin moment më vjen lajmi se eprori Faruk Xhemajli është plagosur rëndë dhe është në gjendje të vështirë. I preokupuar me rastin e Farukut urdhërova që menjëherë të dërgohet në spital për ti dhënë ndihmë urgjente dhe për këtë u angazhua Esat Ademaj me dy ushtarë dhe një mjet transportues. Kem hedhur bomba dore në ballkon të katit të parë, e cila s’ka eksploduar, ishte e marrur në Shqipëri, na ka ndodhë edhe herëve tjera që bomba të tilla të dështojnë. Pas një momenti kemi shikuar në korridorin e shtëpisë bunker, isha i vetëm me një ushtar dhe kem pa Enver Alajn të shtrirë, në at moment kemi hyrë brenda dhe kemi tentuar për ta tërhequr sepse ende ishte gjallë. Duke e vërejtur Enverin të shtrirë kam hapur zjarr dhe me sa duket kam plagosur apo vrarë s´jam i sigurt sulmuesin, policin serb. Pastaj nga shkallët e katit të parë është hedhur bomba e dorës M-75 afër këmbëve të Enverit, diku gjysme metre larg meje. Kam tentuar të hyjë në banjo pasi dera ishte e hapur dhe jam gjunjëzuar, pas pak ka ekpoduar bomba dhe e kam pa veten se jam në jetë. Duke mos besuar kam shikuar më vonë në antiplumbin, të cilin e kisha veshur në trup, ishte bërë krejt sikurse shoshë e me vrima nga saçmet, të cilat në asi lloj tipi të bombave të dorës ka më se 3000 saçme. Pas këtij momenti e kam dashur shumë atë antiplumb dhe se kam hequr asnjëherë kur kam shkuar në vizita nëpër shtabet rajonale sepse ma kishte shpëtuar jetën.

Ka vazhduar sulmi i shtëpive të para, së bashku kemi sulmuar shtëpitë serbo-malazeze dhe i kemi marrë nën kontrollin tonë, por kemi hasur në rezistencë të paparë në dy shtëpitë e fundit nga snajperistët dhe njësiti special serb.

Isha tejet i impresionuar kur u takova me Tahirin duke mu drejtuar, “ku t’kom o Nazif Ramabaja, a e largove shkaun nga Loxha?”

Kam tentuar të hyjë në banjo pasi dera ishte e hapur dhe jam gjunjëzuar, pas pak ka ekpoduar bomba dhe e kam pa veten se jam në jetë. Duke mos besuar kam shikuar më vonë në antiplumbin, të cilin e kisha veshur në trup, ishte bërë krejt sikurse shoshë e me vrima nga saçmet, të cilat në asi lloj tipi të bombave të dorës ka më se 3000 saçme. Pas këtij momenti e kam dashur shumë atë antiplumb dhe se kam hequr asnjëherë kur kam shkuar në vizita nëpër shtabet rajonale sepse ma kishte shpëtuar jetën.

Vrasja e dy oficerëve

Nga eksplodimi është bërë tym e pluhur kemi pritur derisa është vërejtur pak, disa sekonda dhe prapë i kam thënë ushtarit që ta tërheqim Enverin. Në atë moment na është hedhë eksplozivi TNT në formë të kutisë së çibritit me fitil të shkurtë të ndezur, i cili fitil pastaj aktivizon kapsulën iniciale detonuese nr.8. Atëherë e kam diktuar se këtu bëhet fjalë për njësi speciale serbe dhe kam bërtitur sa kam mundur, në ushtarin që të dalim jashtë se mbaruam. Fal zotit dhe gjindshmërisë në sekonda kem dal jashtë e kem liruar korridorin dhe në momentin e detonimit të eksplozivit jem gjetur jashtë në të dy anët e derës hyrëse, por pas nesh ka dalur e shkatërruar dera hyrëse e cila ishte dykrahëshe. Kështu jem tërhequr duke e mbrojtur njëri tjetrin deri te këndi, çoshi i shtëpisë dhe kemi vërejtur një oficer policie në misër (kallamboq) duke ardhur nga drejtimi i Gorazhdecit me një grup paramilitarësh dhe policësh serb. Kam angazhuar varësin tim Esat Ademaj, nëpërmes usharit kurir, i cili më shoqëronte, që ta bën bartjen e Farukut në spitalin ushtarak për dhënien e ndihmës dhe ti raportojë komandantit Tahir Zemaj për gjendjen dhe zhvillimin e operacioneve luftarake në Loxhë me kërkesën e parashtruar për nevojën e përforcimeve shtesë dhe nevojën për ta ndihmuar njësitin intervenues dhe banorët e Loxhës, i cili ishte i përfshirë në luftë frontale dhe me sukses kishin zmbrapsur forcat policore-ushtarake dhe paramilitaro-mercenare serbe, por ende jo i rimarrur plotësisht. Kam hapur zjarr nga çoshi, streha e shtëpisë në dritaret e katit të dytë me ndërprerje për t’ju bërë kamuflazhi forcave serbe se në oborr ka shumë ushtar, mirëpo faktikisht isha i vetëm, kam vërejt se nga drejtimi i Gorazhdecit në largësi gati 100 metra janë duke ju afruar shtëpisë paramilitarët serb dhe një oficer vet i dyti duke biseduar me mjetin ndërlidhës motorol. Isha i mendimit se si të veproj të hapi zjarr apo të pres, vendosa të pres deri sa të afrohet afër dhe kur ka ardhur në distancë afër 50 metra nga qoshku i shtëpisë e kam vu në shënjestër dhe kam hapur zjarr. Oficeri është shtrirë për toke menjëherë dhe ka filluar të gjëmoj, mirëpo përcjellësi i tij e kishte marr pozicionin shtrirës dhe hapte zjarr pa ndërprerë, për një moment e kam identifikuar se prej cilit pozicion është duke gjuajtur dhe kam vërejtur cakun e plumbave, që ishte duke e goditur stallën, e cila ishte 10 metra afër shtëpisë. Pas identifikimit të vendndodhjes së pjesëtarit të policisë serbe kam hapur zjarr dhe kam shkrepur afër 30 fishek me ndërprerje kohë pas kohe. Kam pritur, dhe e vërejta se është duke shkuar zhagas përpara, por jo i sigurt, atëherë e kuptova se është qëlluar dhe është i plagosur. Kam bërë shënjestër prapë dhe e kam qëlluar për vdekje, kisha aq kënaqësi të madhe se pa kaluar as 5 minuta ju revanshova armikut për plagosjen e Faruk Xhemajlit dhe humbjen e Enver Alajt dhe nxora hakun në favor tonin tani më ishin dy oficer polic serb të vrarë.

Vramë shumë serbë

Jam nisur për ta kaluar rrugën dhe ishim duke shkuar në drejtim të fshatit për të kërkuar ndihmë për tërheqjen e Enverit, por në momentin kur jam afruar rrugës kam vërejtur se një kombibus me ngjyrë të kuqe ishte duke ardhur prej Gorazhdecit dhe shumë afër shtëpisë ku ishin zhvilluar luftimet. Ardhja e paramilitarëve serb me kombibus kishte dy qëllime sipas meje: Supozimi i parë ishte se ato forca kishin ardhur si përforcime dhe ndihmë banorëve serbo-malazez, të cilët banonin në ato shtëpi, apo supozimi i dytë ishte se gjatë sulmit të paramilitarëve serbë, të cilët vëreheshin nëpër fusha nga qendra e fshatit, dhe ne kishim angazhuar nga ana e majtë njësitin për parandalimin e sulmeve nga ajo anë pas shtrirjes së kontrollit të qendrës së fshatit nga njësiti për intervenime të shpejta. Pas arritjes së kombibusit në afërsi paralel me shtëpinë serbe jam përqendruar dhe përgatitur për të hapur zjarrë, pasi isha afër rrugës 2-3 m, kam pritur derisa kombi ka kaluar afër meje dhe kur është larguar diku 10 m, kam hapur zjarr në anën e pasme të tij dhe kam harxhuar një karikator pa e ndërprerë fare zjarrin, e kam vërejtur se kombibusi herë shkonte në të majtë e herë në të djathtë, por u zhduk nga këndëvrojtimi im në drejtim të Pejës. Këtu kanë mbetur shumë të vrarë dhe të plagosur. Ky ishte gëzimi im i dytë se suksesi ynë shumë e më shumë shtohej dhe se forcat serbe ishin në ikje e sipër nga fshati Loxhë, por luftimet s’kishin mbaruar ende, ndihesha shumë i lodhur dhe i rraskapitur edhe pak dhimbje në kofshën e djathtë pas detonimit në shtëpinë bunker. Këtu filluan të më shfaqen shenjat e dehidrimit të trupit, por se mora me aq me seriozitet.

Hareja për mbërritjen e Tahir Zemajt

I identifikova oficerët polic serb të vrarë, njëri ishte Sërgjan Peroci e tjetri Radullovic Mirko, ia huazova (mora) radiolidhjet, motorolat, bombat e dorës, pushkët automatike. Në këtë më ndihmoi ushtari i ardhur vullnetar nga Duboviku, Xhavit Thaçi. Më pas e kalova aksin rrugor në drejtim të shkollës së fshatit kisha për objektiv tërheqjen e Enver Alajt dhe paraqitej nevoja për forca dhe individë të freskët. Duke shkuar në drejtim të qendrës së fshatit u ndien britmat dhe gëzimi i madh se ka ardhur Tahir Zemaj me ushtarë nga Prapaqani. Komandanti i brigadës 134-të Tahir Zemaj me ushtarakët Lumni Surdulli, Fadil Hadergjonaj, Bajram Stojkaj, Farush Thaçi, Shaban Draga, Sali Çekaj, Rrustem Bruçi, tri batalionet e kësaj brigade me komandantin e tyre kishin mbërritur në Loxhë. Isha tejet i impresionuar kur u takova me Tahirin duke mu drejtuar ku t’kom o Nazif Ramabaja, a e largove shkaun nga Loxha? Në këtë takim i kam raportuar për humbjet tona dhe suksesin e zmbrapsjes së armikut dhe dëmet që ju kemi shkaktuar forcave policore-ushtarake dhe paramilitaro-mercenare serbe me theks të veçantë për kujdesje shtesë sepse në njërën shtëpi serbo-malazeze, e cila gjendej afër aksit rrugor Pej-Loxhë Lugmire në brendësi të Gorazhdecit duhet pasur kujdes të veçantë, për shkak të prezencës së forcave speciale serbe dhe snajperistëve, forca të ardhura nga Nishi i Serbisë dhe se terreni nga ajo shtëpi në drejtim të Pejës dhe Gorazhdecit s´është pastruar ende, Loxha u mbrojt sot dhe u rimor pas pushtimit nga armiku, por jo në tërësi. Në largësi 1.5 km vija ajrore nga vija e frontit në drejtim të Pejës një tank serb t-54 dhe një polic i vrarë afër tankut. Tanku ka mbet dy ditë i palëvizshëm dhe një ushtar ka shkuar dhe ia ka marrë armën policit. Deri në atë kohë kishim shti nën kontroll qendrën e fshatit deri te shtëpitë serbo-malazeze në afërsi të shkollës.

I identifikova oficerët polic serb të vrarë, njëri ishte Sërgjan Peroci e tjetri Radullovic Mirko, ia huazova (mora) radiolidhjet, motorollat, bombat e dores, pushkët automatike. Në këtë më ndihmoi ushtari i ardhur vullnetar nga Duboviku, Xhavit Thaçi.

I tërë fshati i është dorëzuar shtabit rajonal të fshatit Loxhë komandantit Shaban Shalës duke ia dhënë udhëzimet dhe instruksionet se ku dhe si duhet të përqendrohet në mbrojtjen e fshatit.

Deri më tani kam bërë rikapitulimin e operacioneve prej bazës së intervenimit në Prapaqan e deri në pozicionet shpërndarëse, pozicionet e hapjes së zjarrit dhe informacionet e para të përfituara nga pjesa e parë e betejës dhe mbarimin e fazës së parë. Nga kjo situatë e më tej me operacionet dhe organizimin e mëtutjeshëm është marrë komandanti Tahir Zemaj. Urdhërdhënësi për intervenim në Loxhë atë kohë major Tahir Zemaj me ushtarakët Lumni Surdulli, Fadil Gadergjonaj, Bajram Stojkaj, Farush Thaçi, Shaban Dragaj, Sali Çekaj, Rrustem Bruçi dhe ushtarët e ardhur në ndihmë si forca shtesë dhe të freskëta për vazhdimin dhe kalimin në fazën e dytë të operacioneve luftarake, do të merrej me përkushtim të jashëtzakonshëm në betejën e Logjës, ku gjithsejtë kishin marrë pjesë afër 160 ushtarë.

Pozicionimet e reja

Së pari është bërë vrojtimi nga eprorët Nazif Ramabaja, Farush Thaçi dhe Fadil Hadergjonaj pastaj është dhënë urdhri nga komandanti Tahir Zemaj për përgatitjen dhe ndarjen e njësiteve-batalioneve në vijën e frontit: Në anën e djathtë u vendos eprori Fadil Hadergjonaj me batalionin e tretë, në krahun e majtë ishte batalioni i dytë me Bajram Stojkaj dhe vija e dytë, e frontit i vendosur Farush Thaçi përgjegjës për artileri, ndërsa njësiti për intervenim i udhëhequr nga unë (Nazif Ramabaja), i cili njësitë e kishte kryer fazën e parë të intervenimit për shkak të intensitetit dhe dinamikës së luftimeve, suksesit po edhe rraskapitjes është lënë në rezervë së bashku me mbështetësit luftëtar të fshatrave pjesëmarrës në këtë betejë.

Raportimi për ushtarët

Kam grumbulluar të gjithë ushtarët duke i thirrur emër për emër, mungonin eprori Faruk Xhemajli i plagosur rëndë dhe Envar Alaj i vrarë, por dhe ende se kishim bërë tërheqjen e tij, ndërsa kishim edhe dy të plagosur lehtë Imer Elezin dhe Sinan Shalën. Pas verifikimit të njësitit kam bërë një rezyme të ngjarjeve dhe zhvillimit të operacioneve duke ju dhënë kurajo dhe vullnet për suksesin e arritur dhe shprehur admirimin tim për të gjithë pjesëmarrësit në këto luftime. Kam angazhuar disa ushtarë dhe kem filluar me aksionin e tërheqjes së Enver Alajt, tërheqjen e të cilit e kemi bërë në një heshtje dhe fshehtësi të madhe. Shfrytëzuam rastin e dy fshatarëve, të cilët ende gjendeshin në shtëpinë bunker, Shaqir dhe Xhemajl Shala, të cilit ishin të dërguar nga shtabi i fshatit për të lidhur ndonjë marrëveshje. Qëndrimi i tyre në atë shtëpi bunker ishte i dyshimtë, por pas daljes së tyre nga shtëpia e kemi shfrytëzuar rastin dhe e kem bërë tërheqjen e Enverit.

Flakaresha e Salihut

Kjo sjellje flagrante e këtyre dy burrave e kishte tërbuar “Veteranin”, Sali Çekajn, i cili i kishte ra flakaresh njërit prej këtyre dy fshatarëve, të cilët i kishte dërguar shtabi i Loxhës në shtëpitë serbo-malazeze me u marrë vesh diçka”. Salihu ishte aq shumë i hidhëruar, dhe iu tha “çka keni lyp pisa me shku te shkau”, dhe kishte tentuar edhe diçka edhe më shumë, por ndërhyn komandanti Zemaj dhe e ndërprenë veprimin e Salihut. Për herë të parë e kam parë komandantin e shtabit të Loxhë Shaban Shalën rreth orës 16:00, pas ardhjes së ndihmës nga forcat shtesë të brigadës 134. E pyeta Shabanin se ku ishte gjer më tani dhe se është dashur së paku t´më njoftonte mbi gjendjen luftarake, se kur mbërriti njësiti intervenues në fshatin Loxhë, për ekzistencën e armikut, formacionet ushtarake, pozicionimin ai u përgjigj se “s’kam dashur të pengoj në komandim”.

Lufta fyt më fyt

Distanca në disa raste në mes forcave tona dhe armikut ka qenë aq e afërt sa mund të numëroheshin disa metra, duke i gjetur edhe vetë komandanti Tahir Zemaj afër shtëpisë bunker serbo-malazezët, e cila në brendësinë e saj kishte forca serbe, njësitin special e në kuadër të atij njësiti, snajperistët. Frikën ia kishim prapë fshatit Gorazhdec për sulmet e paramilitarëve dhe mercenarëve ruso-ukrainas, të cilët s’ishin të paktë në sulme të tilla, për këtë qëllim është vendosur një top në krahun e majtë të fshatit, ku kishte përgjegjësinë batalioni i tretë. Operacionet janë kryer diku kah ora 04.oo, të mëngjesit të ditës tjetër dhe është dorëzuar i tërë fshati në duar të fshatarëve logjian e pejan, nga ana e komandantit Tahir Zemaj dhe janë dhënë instruksionet për mënyrën e fortifikimit dhe organizimit të mbrojtjes së Logjës nga ushtarakë profesional të karrierës. Të gjitha operacionet janë zhvilluar sipas urdhrave dhe komandave të komandantit Tahir Zemaj. Pas disa orë luftimesh, shtëpitë bunker janë shkatërruar dhe forcat tona me këtë kanë marrë nën kontrollë tërë fshatin.

Dhjetëra të vdekur dhe shumë të plagosur

Armiku kishte lënë më se dhjetëra të vdekur dhe shumë të plagosur, këtë e dinë më së miri qytetarët pejan se sa fotografi ishin të vendosura nëpër shtylla elektrike dhe te spitali i Pejës për ti informuar familjarët e të vrarëve dhe serbët vendas për humbjet e tyre në betejën e Loxhës. I tërë fshati i është dorëzuar shtabit rajonal të fshatit Loxhë komandantit Shaban Shalës duke ia dhënë udhëzimet dhe instruksionet se ku dhe si duhet të përqendrohet në mbrojtjen e fshatit nga ndonjë sulm eventual i forcave serbe. Për shkak të forcave të pamjaftueshme dhe mundësia që armiku, tash e tutje do të tentonte ta sulmonte fshatin Loxhën në mënyrë shumë më të organizuar, duke e ndërruar taktikën dhe strategjinë e sulmit, komandanti Tahir Zemaj vendos që disa fshatra përreth ti vinë në ndihmë kur të paraqitet nevoja dhe të jenë nën shërbimin e shtabit rajonal të Loxhës. Të gjitha këto ngjarje i ka shpjeguar në mënyrë kronologjike në librin e tij “KËSHTU FOLI TAHIR ZEMAJ” pjesa e parë dhe e dytë. Të dy librat e shkruar janë të bazuar duke i konsultuar shënimet ditore, procesverbalet e takimeve të mbajtura në mënyrë të rregullt dhe ditarët luftarak dhe këto shënime tregojnë gjithë objektivitetin dhe realitetin e zhvillimit të betejës së Loxhës të udhëhequr nga dy protagonistët kryesor Tahir Zemaj dhe Nazif Ramabaja. Ne s´kishim dëgjuar duke u folur nëpër ndeja, oda, kafene duke treguar dikush se si kanë rrjedh operacionet. Por, ne kishim urdhëruar, zbatuar urdhrat dhe kishim luftuar duke e përjetuar të tërën dhe ndier në mendje, shpirt dhe trup, pra ishim unikat dhe të pazëvendësueshëm në rrethana, kohë dhe hapësirë të zhvillimit të kësaj beteje.

Për herë të parë e kam parë komandantin e shtabit të Loxhë Shaban Shalën rreth orës 16:00, pas ardhjes së ndihmës nga forcat shtesë të brigadës 134. E pyeta Shabanin se ku ishte gjer më tani dhe se është dashur së paku t´më njoftonte mbi gjendjen luftarake, se kur mbërriti njësiti intervenues në fshatin Loxhë, për ekzistencën e armikut, formacionet ushtarake, pozicionimin ai u përgjigj se “s’kam dashur të pengoj në komandim”.

Kishim plagosjen e rëndë të ushtarakut Faruk Xhemajli me më se gjashtë plagë në trup, i cili megjithatë e përjetoi dhe e mbijetoi luftën frontale në Logjë.

Ne s´kishim dëgjuar duke u folur nëpër ndeja, oda, kafene duke treguar dikush se si kanë rrjedh operacionet. Por, ne kishim urdhëruar, zbatuar urdhrat dhe kishim luftuar duke e përjetuar të tërën dhe ndier në mendje, shpirt dhe trup, pra ishim unikat dhe të pazëvendësueshëm në rrethana, kohë dhe hapësirë të zhvillimit të kësaj beteje. Këtu vlen të veçojmë rënien e tre dëshmorëve të njësive operative të UÇK-së të udhëhequra nga Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës dëshmorët: Lumni Surdulli, Rustem Bruçi dhe Enver Alaj dhe një nga mbrojtja e fshatit. Po ashtu ndodhi edhe plagosja e rëndë e Binak Dinajt ku humbi krahun e majtë si pasojë e bombardimeve apo të shtënave nga ana e armikut. Dinën e kisha vizituar pastaj së bashku me Esat Ademajn. Po ashtu kishim plagosjen e rëndë të ushtarakut Faruk Xhemajli me më se gjashtë plagë në trup, i cili megjithatë e përjetoi dhe e mbijetoi luftën frontale në Logjë.

Bashkimi ushtarak

Këta dëshmorë dhanë gjithçka patën për lirinë e Kosovës sonë martire, duke mos e kursyer as më të shtrenjtën jetën. Këta kishin për dëshirë bashkimin e faktorit ushtarak për të cilin u angazhua heroi i kombit kolonel Ahmet Krasniqi, ministër i parë i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, e përmes bashkimit të faktorit ushtarak dhe hyrjes së të gjitha grupeve, shtabeve të fshatrave rajonale dhe njësiteve të UÇK-së nën komandën e shtabit suprem të FARK-ut, bëhej më lehtë bashkimi i faktorit politik. Ata për ideal kishin lirinë, pavarësinë dhe demokracinë dhe mu për këtë ideal ata ranë në altarin e lirisë dhe u bën të pavdekshëm, ndërsa vepra e tyre do të çmohet dhe do të ngrihet lart në piedestal, sepse gjaku i tyre mbolli farën e lirisë, fituam betejën dhe thyem mitin e Serbisë. Ata u bën bashkudhëtar të Zahir Pajazitit, Adem Jasharit, dëgjimtar të fjalëve duke i shndërruar në vepër dhe përkrahës të flakët të Agim Ramadanit dhe Sali Çekajt. Të nesërmen më 7 korrik ´98 bëmë varrimin e luftëtarëve të rënë në betejën e Loxhës, një ditë më parë Lumni Surdullit, Enver Alajt dhe Rrustem Bruçit. Pas ceremonisë së varrimit shkova për vizitë në spitalin ushtarak në Irzniç për ta vizituar eprorin Faruk Xhemajlin, i cili ishte informuar se një oficer kishte vdekur në Loxhë (kishte menduar se unë jam ai i vdekuri), dhe duke e ditur se në çfarë gjendje të vështirë kisha mbetur pas plagosjes së tij, kur më pa u gëzua pa masë dhe e vazhduam bisedën duke i shprehur ngushëllime njëri tjetrit për të vrarët.

Korrigjimi i fortifikimeve

Dita tjetër ishte e planifikuar dhe e rezervuar. Së bashku me zëvendësim tim Esat Ademajn udhëtuam për në Loxhë, me qëllim që të bënim vëzhgimin dhe posaçërisht bëmë kontrollin e fortifikimit ku ishin bërë shumë gjëra, por përshtypja ishte se nuk ishim të kënaqur me gjendjen ekzistuese. Të njëjtën gjë e bëmë edhe në Raushiq. Erdhën ish ushtarët e mi Agim Krasniqi nga Vranoci dhe ma solli një kompjuter për nevojat e shtabit të brigadës 131-të në Baran, ndërsa Rifat Morina pasi kishte dëgjuar se kisha udhëhequr njësitin për intervenim në fazën e parë të betejës së Loxhës, u ofrua vullnetarisht që të inkuadrohet në brigadë. Që të dy ishin ish ushtar të mi, të cilët kishin shërbyer në Ajdovqinë të Sllovenisë. Duke e njoftuar se çfarë ushtari ka qenë, Rifatin e angazhova përgjegjës për punët administrative pranë shtabit të brigadës, i cili e kreu atë detyrë me përgjegjësinë më të lartë. Dhimbjet në kofshën e djathtë më shtoheshin dita ditës. E luta përcjellësin tim Zymer Sefen që t´më shikojnë se çfarë kam. Më tha se ke një copë të granatës apo saçme. Vazhduam për në spitalin ushtarak në Irzniq dhe infermierja Time Kadrijaj ma bëri largimin e pjesës së mbetur, por më tha se s’është rrezik ti ke përjetuar gjëra më të vështira. Isha në Logjë dhe vizitova shtabin e rajonal ku u takova me Shaban Shalën komandantin e shtabit dhe ushtarët e fshatit. Bëmë një analizë të hollësishme. Konstatimi ishte se gjendja në mes të ushtarëve dhe shtabit të fshatit s’ishte e mirë dhe me këtë pas bisedës që bëra me luftëtarët, këta kërkuan që të dislokohemi për disa ditë në Logjë. U thashë se do të dërgoja dikë, por kishim mungesë edhe ne me kuadër ushtarakësh për faktin se nga 2 gushti kishte filluar ofensiva në fshatrat e Lugut të Baranit, dhe unë duhej ti koordinoja të gjitha veprimet në mënyrë që ti përballonim me sukses të gjitha sulmet, të cilat ishin shpeshtuar nga ana e armikut. Luftëtarët parashtruan kërkesa, të cilat ishin të logjikshme dhe ushtarakisht të pranueshme. Vendosa që t’ju jap nga fondi i brigadës karburante për çeljen e trasesë së parë, istikameve, strehimoreve, duke e bërë lidhjen e fshatrave që nga Raushiqi nëpërmes Morinëve-Logjës në drejtim të Lugmirit për Gorazhdec.

Takimi me “Hitlerin”

Këtu mësova se një person, i cili merrej me minimin dhe deminimin e terrenit quhej “Hitler”. Kërkova që personi në fjalë t’më sillet dhe ta shoh se për kënd bëhej fjalë. Pas arritjes dhe përshëndetjes u prezantova, komandant Nazif Ramabaja, ndërsa ai mu prezantua “Hitleri”. I thashë: ma thuaj emrin e vërtet se nuk dua të kem punë me “Hitlera”, më tha se ka marrë vendim që edhe tri ditë të dal me emrin e vërtetë. “Ma thuaj tani, se tri ditë në luftë janë të gjata, dua që tani ta di se kush je”, i thashë. “Po ta them sepse je treguar i shkathët në mbrojtjen e Loxhës dhe kam dëgjuar për ty, quhem Besim Gashi”. E njoftova me sistemin e organizimit në zonën përgjegjëse të brigadës 131, për obligimet dhe detyrat, të cilat parashtrohen para kësaj brigade dhe konkretizimin e tyre nëpërmes njësiteve operative të UÇK-së dhe shtabeve të fshatrave në zonën përgjegjëse. Prej këtij kontakti “Hitleri më s’ishte Hitler”, por Besim Gashi, i cili mori detyra konkrete nga unë se si duhet organizuar mbrojtja, e posaçërisht për minim dhe dominim, sepse kjo detyrë i shkonte përshtati dhe i takonte profesionit të tij. Më vonë për shkak të shkathtësive të tij, qëndrueshmërisë dhe nevojën vendosa për ta zëvendësuar komandantin e policisë ushtarake në brigadën 131 në Baran, Hasan Gashin, i cili kishte nevojë të lirohej nga detyra për ti kërkuar familjen. Besim Gashin, dikur ish ”Hitlerin” e emërova komandant të policisë ushtarake në brigadën 131-të, të cilën detyrë e kreu me përkushtim dhe lojalitet të lartë. Me 10 korrik ndodhi incidenti në kazermën e Prapaçanit, këtë e kam shpjeguar në shkrimet e mia të mëhershme dhe s’dua të ndalem në këtë sepse opinioni është i njohur me këtë ngjarje. Biseduam gati tërë natën në Llukë, përfaqësuesit e eprorëve ushtarak në krye me komandantin Tahir Zemaj, unë (Nazif Ramabaja), Esat Ademaj dhe disa të tjerë me shtabin e Gllogjanit të Rekës në krye me Ramushin. U dakorduam pjesërisht dhe të nesërmen bëmë vëzhgimin e terrenit në Lugun e Baranit për ta bërë vendosjen e brigadës 131. Si objekt zgjodhëm shkollën e Baranit, e cila i plotësonte kushtet për një repart të tipit të kazermës ushtarake. Marshimi me Ramushin

Më 11 korrik sulmohet Strellci i Epërm ku pat të vrarë dhe plagosur. Armikut i shkaktuam humbje, dy policë të vrarë. Në këtë aksion kishte marrë pjesë vetë komandanti Zemaj dhe me gjithë vështirësitë që u paraqitën gjatë këtij sulmi, Strellci u mbrojt. Granatohet, Loxha dhe Raushiqi, por me ndërhyrjen e luftëtarëve të fshatit të Loxhës dhe qëndrueshmërinë e tyre evitohet sulmi i armikut, i cili sulm kishte për qëllim që ti marrin kufomat e oficerëve policor, të cilët kishin mbetur në betejën e Logjës të 6 korrikut. Shtabi i fshatit Logjë hezitonte për ti dorëzuar këto kufoma dhe pas kësaj ndërhyn Kryqi i Kuq Ndërkombëtar dhe OSBE-ja, dhe me anën e këtij ndërmjetësimi bëhet dorëzimi i kufomave. Më 12 korrik 1998 në Vranoc të vogël, në prani të popullatës së fshatrave të Lugut të Baranit bëhet kompletimi me ushtarë i brigadës 131, sepse bërthama e saj me oficer të karrierës ishte formuar në Papaj, pas së cilës pasoi hyrja e njësiteve operative të FARK-ut në Kosovë. I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe vetë Ramushi me disa vartës të tij, dhe pas kompletimit me ushtarë të fshatrave të Lugut të Baranit, marshuam drejt objektit, repartit ushtarak shkolla e Baranit, të cilin repart e emëruam me emrin: “Kazerma Adrian Krasniqi”.

Të nesërmen bëmë vëzhgimin e terrenit në Lugun e Baranit për ta bërë vendosjen e brigadës 131. Si objekt zgjodhëm shkollën e Baranit, e cila i plotësonte kushtet për një repart të tipit të kazermës ushtarake.

Në ora 12.00 njësiti u nis për në frontin e Gllogjanit, ndërsa në ora 14.00 më erdhi lajmi anasjelltas nga Ramushi nëpërmes një letre se njësiti është dislokuar në vijën e parë të frontit.

Analiza e operacioneve luftarake nga 2 deri më 4 gusht, e bërë më 6 gusht me komandantët e shtabeve lokale të fshatrave të lartpërmendura. Kjo analizë u bë në mënyrë profesionale duke i shfrytëzuar hartat topografike dhe planet e hartuara në to, gjatë dhe pas ofensivës së gushtit 98´, me të gjitha elementet e renditjes luftarake, duke dhënë aksentin në lëshimet dhe gabimet e bëra, gjërat pozitive dhe si duhet vepruar në të ardhmen duke i bërë veprimet luftarake edhe më të efektshme për realizimin e qëllimeve tona. Rëndësi të posaçme ju kushtua: 1. Informimit të menjëhershëm, duke e shfrytëzuar sistemin e hierarkisë ushtarake nga lartë-poshtë dhe anasjelltas, me aktivitetet luftarake të cilat zhvillohen në zonën e brigadës. 2. Domosdoshmëria e qëndrimit dhe rezistencës dhe moslëshimi i vijës së frontit derisa të mos jepet urdhri për tërheqje. 3. Evakuimin e popullatës civile sipas planit të hartuar më parë dhe në koordinim të ngushtë me shtabin e brigadës. 4. Përgatitjes së të gjitha shtabeve në zonën përgjegjëse të brigadës e veçanërisht shtabit të Loxhës, Raushiqit, Grabocit, Lugmirit dhe Lozhanit për kundërpërgjigje ndaj një sulmi të mundshëm të forcave ushtarako-policore dhe paramilitaro-mercenare serbe me qëllim që të zhbllokohet aksi rrugor, magjistralja Prishtinë-Pejë dhe Pejë-Deçan-Gjakovë (i cili plan ishte zbuluar nga njësiti i përgjimit, zbulim dhe kundërzbulimit dhe hyrjen në sistemin kriptik të armikut nëpërmes lidhjeve dhe kanaleve komanduese të motorollave, të cilat ua kishim marrë oficerëve serbë të vrarë në betejën e Loxhës) Përveç kësaj, të gjithë të pranishmëve ju dhanë edhe detyra siç ishin: 1. Mos përzierja në kompetenca të tjetërkujt si dhe përfshirja në to 2. Ndërtimi i strehimoreve në çdo fshat. 3. Vëzhgimi dhe qëndrimi në pozicionimet e zjarrit (PZ) 4. Dalja në vijën e mëparshme të frontit dhe sigurimi i saj me ushtarë të njësiteve operative posaçërisht të fshatit Loxhë. 5. Dërgimi i ushtarëve me armatim të rëndë nga të gjitha shtabet në komandën e brigadës, në mënyrë që të stërviteshin dhe më vonë të dërgoheshin në shtabe rajonale, baza të përgatitura dhe të pajisura me njohuri të reja luftarake. Ofensiva e forcave serbe në fshatrat e komunës së Deçanit vazhdoi edhe më 10 gusht 98´: Carabreg, Llukë e epërme, Beleg, Prilep, Rastavic, Baballoq, Gramaqel, Shaptej, Dubravë, Irzniq, Gllogjan, dhe Prapaqan. Sulmi i sotëm është ndër më të fuqishmet armiku me 60 tanke, 40 autoblinda, raketahedhës shumëtytësh 128 mm (32) dhe automjete të motorizuara luftarake, ku më se 30 mijë banorë të Anadrinit qëndronin pa strehë, pa ushqime dhe pa ilaçe, ndërsa 10% e popullatës civile në Kosovë ishte shndërruar në refugjatë. Duke i ditur këto informacione diku kah ora 09:30 me vetëdije vendosa që të hyjë në fshatin Gllogjan të Deçanit me vozitësin, përcjellësin tim kryesor Zymer Fak Sefajn dhe dy ushtarë të sigurimit tim, Sinan Shalën dhe Burim Gashin.

Granatimet e pandërprera

Qëllimi ishte për të vëzhguar dhe vërejtur situatën në terren për së afërmi. Hasëm në granatime gjatë tërë rrugës nga forcat serbe, të cilat ishin të një intensiteti të lartë dhe të pandërprerë posaçërisht në qendër të Irzniçit. Në Irzniç ishin shkatërruar shtyllat elektrike zvarriteshin mbi rrugë dhe shtëpi, derisa shtëpitë ishin shndërruar në gërmadha. Pra, veç pamjeve tragjike u ballafaquam edhe me rreziqet e granatimeve gjatë tërë vëzhgimit. Vendosa që të vazhdojmë rrugën për në Gllogjan, ku në të hyrë në këtë fshat hasëm në breshëri granatash, por me vendosmërinë dhe guximin tonë ia dolëm që të hyjmë në shtabin e Gllogjanit. Aty ishin mbledhur disa dhjetëra luftëtar, por Ramush Haradinaj nuk ishte në shtab. Pas pyetjes së bërë nga unë se “ku është Ramushi?”, disa u përgjigjen se nuk e dinin, e disa të tjerë heshtnin, ndërsa një tjetër më tha se është në front. Vendosa që ta pres një kohë dhe pas 10-15 minutave disi i tronditur u lajmërua vetë Ramushi duke më thënë “ku je Ramabajë”?. I qortoi disa luftëtarë, duke ju thënë se çka jeni mbledhur ashtu dhe se në çfarë gjendje të çrregulluar gjendej shtabi. Hymë në një dhomë, e cila ishte e errët, pa rrymë elektrike, sepse ishin grasatuar, edhe në këtë fshat, shtyllat dhe telat e rrymës, të cilët kalonin prej një ane në anën tjetër të rrugës.

Ramushi pranoi ofertën time për ndihmë

Ramushi i tërhoqi disa sende nga dyshemeja e dhomës dhe nga dëshira që t´më bëj pritje të mirë dukej se ndjehej i prekur nga ajo gjendje. E ndezi llambën e vajgurit, u ulëm dhe e drejtuam shikimin nga njëri tjetri. E fillova bisedën duke iu drejtuar me këto fjalë: Ramush pasi që armiku e ndërmori një ofensivë të madhe me granatime, me armë të të gjitha kalibrave, vendosa që të vij tek ti në shtab për ti parashtruar tri pyetje. 1. Së pari dëshiroj ta di se si je, si je duke e ndier veten dhe ku i ke shokët (sepse se vërejta asnjë person që ishte afër tij, preja atyre personave që e shoqëronin gjithmonë) 2. Së dyti dëshiroj të informohem për situatën momentale dhe 3. Së treti më thuaj se a ke nevojë për ndihmë. Në pyetjen e parë mu përgjigj shkurt: Siç po e sheh disa janë në front e të tjerët…? Në të dytën më informoi se bëhet fjalë për një ofensivë, e cila është duke u ndërmarr me qëllim të pushtimit të fshatit Gllogjan. Dhe në pyetjen e tretë më- është drejtuar, “po si nuk kam nevojë për ndihmë, ndihma jote është më se e nevojshme”. I premtova se do t´ia dërgoj një togë nga njësiti operativ për ndërhyrje të shpejtë me një komandant, i cili ka njohuri të mirë të terrenit dhe i propozova ose ta linte si rezervë dhe ta shtinte në përdorim pastaj për ti freskuar forcat në drejtimin kryesor të sulmit të forcave serbe, ose ta bënte përdorimin e këtij njësiti në vijën e parë të frontit. Luftëtarët e këtij njësiti – togës që do ta dërgoja kishin përvojë të madhe, dhe se kanë marrë pjesë në luftëra të deritanishme e veçanërisht në betejën e Loxhës. Pas kthimit në komandën e brigadës në Baran urdhërova njësitin për intervenime të shpejta me komandantin Cuf ë Krasniq, që të përgatitej për intervenim dhe shkuarje në ndihmë të shtabit në Gllogjan. Toga numëronte gjithsejtë 31 ushtarë në krye me komandantin, Cuf en. Posa u përgatit njësiti operativ për intervenime të shpejta-toga, ia mbajta 10 minuta një ligjëratë duke i njoftuar me detyrën, përgjegjësitë dhe obligimet, edhe disiplinën që duhej ta kishin gjatë intervenimit dhe kryerjes së detyrave luftarake. Ky ligjërim kishte për qëllim ngritjen e moralit luftarak, respektimin e hierarkisë ushtarake, vijës vertikale, urdhrave të dhënë prej lartë-poshtë e anasjelltas, subordinimin e veprimeve ushtarake me fqinjët, forcat e krahut të majtë dhe djathtë në terren dhe vetiniciativën, nga komandant të skuadrave dhe ushtarë me përvojë dhe të guximshëm sipas situatës dhe zhvillimit të operacioneve në terren. Forcat e FARK-ut në frontin e Gllogjanit Në ora 12.00 njësiti u nis për në frontin e Gllogjanit, ndërsa në ora 14.00 më erdhi lajmi anasjelltas nga Ramushi nëpërmes një letre se njësiti është dislokuar në vijën e parë të frontit në mbështetje të forcave dhe zëvendësimin e atyre ekzistuese në front. Gjatë marrjes së pozicioneve dhe granatimit të pandërprerë të forcave serbe u lënduan këta ushtarë të njësitit operativ për intervenime të shpejta të brigadës 131-të 1. Qazim Gashi- nga Barani në kofshë. 2. Shefqet Gjocaj-nga Kodradiq në krah të majtë dhe 3. Ahmet Isufi-nga Bokshiqi në këmbën e majtë. Nga njësiti toga për intervenim të shpejtë ishte vrarë një oficer serb në vijën e parë të frontit ku ishte dislokuar njësiti te plepat në fshatin Prilep. Kjo ishte përgjigjja më e mirë për ata, të cilët kishin hezitim dhe kundërthënie ndaj njësiteve operative të UÇK-së dhe oficerëve të karrierës se si duhet dalur në ndihmë dhe koordinuar operacionet, duke i konkretizuar në terren dhe me pjesëmarrjen fizike të tyre. Prandaj, edhe hyra në shtabin e Gllogjanit për t´ju dhënë fund paragjykimeve dhe atyre thashethemeve.

Duke i ditur këto informacione diku kah ora 09:30 me vetëdije vendosa që të hyjë në fshatin Gllogjan të Deçanit me vozitësin, përcjellësin tim kryesor Zymer Fak Sefajn dhe dy ushtarë të sigurimit tim, Sinan Shalën dhe Burim Gashin.

“Do të hyjë në Kosovë nëse s’më vrasin”, dëgjohej duke thënë Ahmet Krasniqi, “mua mund t’më ndodhë çdo gjë, por Tahir Zemajt s´guxon ti ndodhë asgjë”, thoshte ministri.

Më 12 gusht bien Gllogjani dhe Irzniqi në duart e forcave serbe, bëhet dezorganizimi total i luftëtarëve dhe fillon riorganizimi i ri më 20 gusht me formimin e SHORRD në krye me komandantin Tahir Zemaj, me prezencën e Ramush Haradinaj, i cili emërohet nga ministri i parë i mbrojtjes të Republikës së Kosovës kol. Ahmet Krasniqi. Në orët e hershme të mëngjesit të 15 gushtit në shtabin e brigadës më informon Esat Ademaj se po bombardohej Loxha. Jap urdhrin për përgatitjen e një njësiti për ti shkuar në ndihmë Loxhës në krye të këtij njësiti urdhëroi varësin tim komandantin e batalionit të tretë të brigadës 131-të, dhe zëvendësin tim Esat Ademaj që të jetë në krye të këtij njësiti dhe ti prijë operacioneve për shpëtimin dhe mbrojtjen e Loxhës. Luftimet kanë zgjatur tërë ditën deri në mbrëmje, forcat ushtarako-policore dhe paramilitaro-mercenare serbo-ruso-ukrainase të mbështetura nga aviacioni luftarak, helikopter vëzhgues, tanke, autoblinda dhe mjete transportuese thyejnë mbrojtjen e Loxhës dhe në orët e mbrëmjes diku kah ora 18.00 e marrin fshatin Loxhë nën kontrollin e tyre. Serbët përdorën edhe helme kimike

Vlen të ceket se gjatë sulmit të forcave serbe janë përdorë edhe mjete kimike, gjë që argumentohet nga njoftimi nëpërmjet anës operative se luftëtarët tanë është duke i zënë gjumi në istikame dhe se janë të molisur. Atëherë kam dhënë urdhrin për tërheqje në pozicionet rezervë, të cilat ishin të parapara më parë në Zllopek. Gjatë tërë kohës që nga 15 gushti e deri më 8 shtator njësitet operative kanë qenë të stacionuara në Zllopek dhe Raushiq dhe është bërë ndërrimi i tyre i herë pas hershëm në mënyrë që ta pamundësojmë depërtimin e forcave serbe në drejtim të Prapaqanit dhe Isniqit.

Tërheqja për të evituar masakrimin e civilëve

Pas datës 8 shtator në pamundësi për ti bërë ballë ofensivës së armikut të gusht-shtatorit 98´, me të cilën Serbisë ju dha në një mënyrë edhe drita jeshile, në heshtje nga bashkësia ndërkombëtare për një ofensivë të tillë, njësitë operative të UÇK-së nën urdhrat e komandës supreme bën tërheqjen taktike të detyruar, për t´ju shmangur një masakreje ndaj popullatës së pambrojtur civile me më se 60 mijë refugjatë të ikur nga zonat e luftimeve, për të cilën dha garanci përfaqësuesi i OSBE-së për regjionin e Pejës Wolfgang Kaufman, shef i atasheve ushtarak, gjatë bisedimeve në Lugun e Baranit me komandantin Tahir Zemajn dhe me mua Nazif Ramabajën. Plani i thyerjes së kufirit në Koshare nisi në shtator Plani për thyerjen e kufirit me luftë nga forcat tona brenda dhe forcat, të cilat vepronin jashtë Kosovës, Padesh-Rrasa e Zogut-Koshare të udhëhequra nga legjenda e Koshares figura katërdimensionale Agim Ramadani, që kishte qëllim bashkimin e tyre, dhe hapjen e kufirit na dështoi, për shkak të vendosjes dhe bunkerizimit të hekurt të forcave serbe në atë pjesë të brezit kufitar, trekëndëshi Kosovë-Shqipëri-Mali i Zi. Riorganizimi i njësiteve operative u bë në Papaj, pasi ushtarët e kaluan kufirin në grupe të vogla, ku edhe u bë strukturimi dhe kompletimi i brigadave 131, 133 dhe 134 në kuadër të grupit operativ G-3, dhe përgatitjet për thyerjen e mëvonshme të kufirit shqiptaro-shqiptar, e njohur në opinionin e brendshëm dhe ndërkombëtar, si lufta e Koshares e përgatitur nga strategu, arkitekti i përpilimit të këtij plani kush tjetër përpos legjendës Agim Ramadani. Plani ishte bërë që nga shtatori i vitit 98´ deri më 9 prill 99´, kur pasoi zbatimi i tij në terren dhe u bë thyerja e kufirit me luftë të përbashkët, por e udhëhequr nga njësitet operative të UÇK-së Grupi operatv G-3 nën drejtimin e oficerëve të karrierës dhe kur për herë të parë shkeli çizmja e ushtarit tonë në gurin e shkulur që simbolizonte ndarjen e popullit në dysh. Merita u takon të gjithë pjesëmarrësve në këtë luftë, ushtarëve që kishin ardhur nga të gjitha viset shqiptare, por meritë kolosale dhe të vetme për organizim, planifikim, sulme të njëpasnjëshme dhe shkaktimin e humbjeve të armikut kishte dyshja Agim Ramadani dhe Sali Çekaj, e pas tyre të 114 dëshmorët e rënë në altarin e lirisë, të plagosurit dhe invalidët e luftës legjendare në Koshare. Në kontekst të luftës mund të themi lirisht se Legjenda e Loxhës ishte dhe mbeti komandanti Tahir Zemaj, ndërsa për Kosharen legjenda ishin dhe mbetën Agim Ramadani dhe Sali Çekaj.

Raportimi para ministrit të Mbrojtjes, Ahmet Krasniqit Me kthimin tonë në Papaj, nisi riorganizimi, strukturimi dhe u bë takimi i oficerëve të karrierës pjesëmarrës të betejës së Logjës komandant Tahir Zemajt, Nazif Ramabajës, Esat Ademajt, Sali Çekajt dhe mbrojtësve të Junikut Agim Ramadanit e Rrustem Berishës, të cilët me organizimin dhe profesionalizmin e tyre shpëtuan popullatën civile pas rënies së Junikut, vet Agim Ramadani me bashkëluftëtar të mbetur në Jasiq, siç ishte Astrit Ademaj, Xaj Çela e të tjerë bën deminimin e terrenit dhe bartën të plagosurit duke shpëtuar nga masakra e madhe e forcave serbe të ndërmarrura në zonën kufitare. Informuam ministrin e mbrojtjes Ahmet Krasniqin dhe zëvendësin e tij Agim Mehmetin për rrjedhat e operacioneve luftarake dhe aktivitetin e gjertanishëm në pika të shkurta, morëm detyra të reja dhe mësuam për plane të reja nga ministri Ahmet Krasniqi, i cili e kishte bërë më herët të qartë, edhe hyrjen e tij dhe të një pjese të shtabit suprem në Kosovë. “Do të hyjë në Kosovë nëse s’më vrasin”, dëgjohej duke thënë Ahmet Krasniqi, “mua mund t’më ndodhë çdo gjë, por Tahir Zemajt s´guxon ti ndodhë asgjë”, thoshte ministri. Nga forca të errëta, të cilat s’ia deshën të mirën Kosovës, e as nuk donin formimin e një ushtrie institucionale, profesionale, ku do të kishin vend të gjithë, pa marrë parasysh politikën ditore, pra një ushtri që do të ishte nën një ombrellë dhe komandë të njësuar, e që kishte për qëllim koordinimin, organizimin, subordinimin dhe respektimin e hierarkisë ushtarake të zinxhirit vertikal komandues, me 21 shtator, nga një dorë e zezë qëllohet për vdekje në një atentat të planifikuar dhe organizuar mirë dhe të ndihmuar nga armiqtë e kombit, mu në mes të kryeqytetit të shqiptarëve Tiranës, nga bandat e Nanos dhe Klosit u vra ministri i parë i mbrojtjes kolonel Ahmet Krasniqi. Me humbjen e Ahmet Krasniqit humbën njësitet Operative të FARK-ut, humbi UÇK-ja, e cila ende nuk u bë ushtri për shkak të mungesës së zinxhirit komandues, të vijës vertikale dhe profesionalizmit ushtarak, humbi Kosova dhe ende po i bartim pasojat e këtij atentati, një gjeneratë e tërë.

Nga forca të errëta, të cilat s’ia deshën të mirën Kosovës, e as nuk donin formimin e një ushtrie institucionale, profesionale, ku do të kishin vend të gjithë, pa marrë parasysh politikën ditore, pra një ushtri që do të ishte nën një ombrellë dhe komandë të njësuar, e që kishte për qëllim koordinimin, organizimin, subordinimin dhe respektimin e hierarkisë ushtarake të zinxhirit vertikal komandues, me 21 shtator, nga një dorë e zezë qëllohet për vdekje në një atentat të planifikuar dhe organizuar mirë dhe të ndihmuar nga armiqtë e kombit, mu në mes të kryeqytetit të shqiptarëve Tiranës, ministri i parë i mbrojtjes kolonel Ahmet Krasniqi.

Me humbjen e ministrit të Mbrojtjes kolonel Ahmet Krasniqit humbën njësitet Operative të FARK-ut, humbi UÇK-ja, e cila ende nuk u bë ushtri për shkak të mungesës së zinxhirit komandues, të vijës vertikale dhe të profesionalizmit ushtarak, humbi Kosova dhe ende po i bartim pasojat e këtij atentati, një gjeneratë e tërë. Strategjia e operacioneve luftarake në betejën e Loxhës. 1. Udhëheqja e betejës dhe zhvillimi i operacioneve luftarake është bërë nga oficerë të karrierës, kuadri profesional ushtarak 2. Përbërja e njësitit për intervenime të shpejta me ushtarë të përgatitur mirë dhe që kishin përvojë lufte. 3. Zhvillimi i betejës në faza dhe kohë deri te dorëzimi i Loxhës në duar të forcave të fshatit dhe marrja e detyrave dhe përgjegjësive nga shtabi përkatës. 4. Aplikimi dhe përdorimi i njërës prej doktrinave më të vjetra ushtarake që ka mbetur e shkruar deri në ditët e sotme, e njohur me emrin “Doktrina e SUN XU”-së të para 2300 vjetëve, e që ka të bëjë me bashkërenditjen, bashkëveprimin dhe koordinimin e hapjes së sistemit të zjarrit. 5. Hapja e zjarrit nga të gjitha mjetet ushtarake në moment të caktuar dhe kohëzgjatje, bëri të kuptojë se forcat serbe kishin hasur në njësi të rregullta operative. Jeni dëshmitarë të vërtetë ju banorët e Pejës dhe të Brezhnikut, që i keni parë forcat ushtarako-policore dhe paramilitaro -mercenare serbe, duke ikur në panik nga frika se në Loxhë u kishte hasur sharra në gozhdë siç thotë një fjalë popullore. Radiolidhjet kishin dhënë një shifër të ekzagjeruar të numrit të forcave tona, 3.000-5.000 pjesëtarë të armatosur, gjë që nuk i përgjigjej realitetit. Ky ekzagjerim bazohej në fuqinë sulmuese dhe taktikën e përdorur gjatë luftimeve, të cilat ishin të panjohura deri atëherë për forcat serbe në Kosovë, që shkaktoi frikë dhe panik në anën e kundërshtarit. 6. Morali tepër i lartë, dëshira dhe siguria e luftëtarëve për të ngadhënjyer, që manifestohej nëpërmjet këndimit të këngës “Besa-besë, besën e kem dhënë për Kosovë jetën kem me dhënë” gjatë fazës së parë intervenuese, transportimi i njësitit me kamion TAM-500 nga Prapaqani për në Loxhë dhe zbarkimi në Zllopek për të vazhduar fazën e parë të intervenimit. Edhe pse nën breshërinë e granatimeve morali ishte i paparë, si kurrënjëherë më parë. 7. Konfiskimi i një sasie të madhe armësh të mjeteve shpërthyese, eksplozivit, minave, mjeteve ndërlidhëse, motorollave, të cilat shërbyen gjatë gjithë luftës, nëpërmjet të cilave u bë e mundur hyrja në sistemin komandues dhe deshifrimi i sistemit të mbrojtjes kriptike. 8. Humbje të mëdha të potencialit njerëzor dhe teknikë luftarake, që pësoi armiku, me një proporcion 1:4 deri në 1:10 të vrarë, të lënduar dhe të plagosur në favor të forcave tona. Me betejën e Loxhës përveç humbjeve në njerëz dhe teknikë që pësoi armiku, goditje e fortë ju dha në rrafshin psikologjik, gjë që i bëri që me një panikë të paparë forcat e armikut filluan të tërhiqeshin nga objekti i fabrikës së “Kombinatit të këpucëve” ku e kishin bazën ushtarake dhe nga kazerma e Pejës.

Vendimet e shtabit në krye me kolonel Zemajn

Pas një analize taktiko-teknike të kësaj beteje komanda e njësiteve operative të UÇK-së nën udhëheqjen e komandantit Tahir Zemaj morëm vendim që të përqendrohemi në përforcimin e forcave mbrojtëse të fshatit Loxhë dhe marrjen e masave gjenerike, minimin e drejtimeve kryesore që shpinin në fshat dhe caktimin e vend vrojtimeve, pararojës dhe krijimit të momentit të rëndësishëm pozitiv moralo-psikologjik dhe dorëzimit të Loxhës në duar të forcave mbrojtëse të fshatit pas rimarrjes së tij dhe dëbimit të armikut. Edhe pse kishim informata për tërheqjen e armikut, të cilat konfirmoheshin nga rrjeti ynë i njësitit zbulim dhe kundërzbulim me mjete përgjuese të marrura si trofe lufte nga inspektorë dhe komandant të njësive ushtarako-policore dhe paramilitaro mercenare serbe, të cilët i kishim vrarë në betejën gjatë marrjes së Loxhës, ne nuk e vazhduam sulmin në drejtim të qytetit të Pejës për shkak të granatimeve të pandërprera nga bazat serbe: Hulajt, Podi i gështenjave, Zagërma, Gorazhdeci dhe për shkak të pozitës së pavolitshme të forcave tona dhe mos përfshirjes së qyteteve në luftë, për shkak të koncentrimit të madh të popullatës civile dhe droja e një masakre me përmasa të mëdha, na detyroi të marrim një vendim të tillë. Beteja e Logjës në popullatën e Rrafshit të Dukagjinit dhe më gjer krijoi një besim të madh në forcat tona ushtarake, njësitet operative të UÇK-së dhe vetëbesim në njësitet territoriale ku me një bashkëveprim, subordinim dhe koordinim të veprimeve luftarake ti jap fund fazës së: “Mbrojtjes së pragut të shtëpisë” dhe kalimit në fazën e dytë, “Në një luftë të organizuar çlirimtare”, e cila do të kishte për qëllim rimarrjen e çdo pëllëmbe të territorit përkohësisht të okupuar nga forcat-ushtarako policore dhe paramilitare-mercenare serbe, nëpërmes formimit të zonave plotësisht të lira dhe ushtrimit të autoritetit të organeve civilo-ushtarake në këto zona.

Rezistenca

Sa jehon të madhe kishte lënë pas veti beteja e Loxhës dhe frikën që ua kishte armiku njësiteve operative të UÇK-së, flet vet fakti se armikut ju deshtë gati një muaj e gjysmë për ti bërë përgatitjet për ta sulmuar Loxhën me të gjitha mjetet që kishin në dispozicion, duke shfrytëzuar edhe aviacionin luftarak bombardues, avionët Orao, Galeb, helikopterët, gazela si dhe armët kimike. Me rëndësi është se beteja është fituar dhe është e përbashkët e të gjithë atyre, të cilët morën pjesë në të, por dikush është dashur të urdhëroj, të organizojë, të koordinoj dhe ta udhëheq këtë betejë, e ky ishte komandanti Tahir Zemaj me njësitet operative të UÇK-së, për këtë duhet të hidhen poshtë fjalët qortuese dhe hidhëruese, intrigat dhe paragjykimet kur në emër të fituesve thuhen fjalë dhe bëhen punë të liga. Parafrazimi i një thënie të rëndësishme: “Gënjeshtra është zgjuarsi, kurse e vërteta është guxim. Nëse nuk të mjafton zgjuarsia për të gënjyer, atëherë përdor guximin për të thënë të vërtetën!”. “Veni, vidi, vici (Erdhëm, pamë, fituam)”.

Më lejoni që ti them edhe këto fjalë: “Njeriu në këtë jetë duhet të përgatitet për të shkuar në botën e amshueshme, prandaj fuqimisht them se qielli mos ma pranoftë shpirtin, toka mos ma pranoftë trupin, mallkue qoftë gjaku im nëse shkoj të vërtetën dhe vetëm të vërtetën pa e tregue.”

————————————- Nazif Ramabaja Pas betejës kam marr frymëzim dhe e kam thurur një poezi. Poezi kushtuar Betejës së Loxhës LOXHA KRENARE Gjashtë korrik nëntëdhjetë e tetë Është bërë luftë e vërtetë Është bërë luftë për çudi Janë përleshur dy ushtri.

Njërës i thonë Gjakatare Tjetra u bë Çlirimtare E tërë Botën e çuditi Moral t´lartë popullit i ngriti.

N´sulm vërsulen paramilitarët Njësitet operative vepruan të parat Nën komandën e Ministrisë Soldateskës serbe e keqja ju nisë.

Rritëm besimin Loxhën e çliruam Edhe rrethina me forca ndihmuan N´fushë të nderit dëshmorët mbetën Zmbrapsën armikun, flijuan jetën

Lumni, Rrustem e Enver ju nderojmë Për jetën e jetës s’do t´ju harrojmë Me gjak mbollët farën e lirisë Fituat betejën thyet mitin e Serbisë. N. R.

Pas betejës së Loxhës dhe lokacionit të brigadës 131 me 12 korrik në Baran ishte vendosur që Loxha të hyjë në zonën përgjegjëse të kësaj brigade.

Me rëndësi është se beteja është fituar dhe është e përbashkët e të gjithë atyre, të cilët morën pjesë në të, por dikush është dashur të urdhëroj, të organizojë, të koordinoj dhe ta udhëheq këtë betejë, e ky ishte komandanti Tahir Zemaj me njësitet operative të UÇK-së, për këtë duhet të hidhen poshtë fjalët qortuese dhe hidhëruese kur në emër të fituesve thuhen fjalë dhe bëhen punë të liga.

Kishim shkatërruar edhe çerdhet e rrezikshme të njësive speciale

Në betejën e Logjës armiku dje përjetoj nji goditje të rëndë, ndoshta ma të rëndën deri më tash, meritë për këtë kanë të gjithë ushtarët dhe oficerët…

Ja çka shkruan Asim Lokaj vëzhguesi, përgjuesi dhe hartografi në shtabin e brigadës 131 të njësive operative të UÇK-së në Lugun e Baranit në një pjesë të ditarit të tij luftarak. Përshkrimi i flamurit të brigadës 134 të njësive operative të UÇK-së. … Një ditë të bukur fund qershori në fshatin Isniq arriti një brigadë e UÇK-së, në ballë të saj qëndronte një djal i ri me flamurin në dorë, pos shqiponjës dykrenore me ngjyrë të zezë dhe sfondin ngjyrë gjaku, me shkronja të arta mund të lexohej UÇK. Mbi shqiponjën, Brigada 134 (anash saj) FA dhe dy duar të shtrënguara (poshtë) ishte ky flamur lufte i brigadës 134-të të UÇK-së, kërtuku tradicional i mikpritjes e përcolli brigadën 134 gjatë gjithë rrugës deri në bazën e planifikuar. …. Me gjithë vështirësinë që pata gjatë ditës së sotme, arrita që ti vizitoj të gjitha pozicionet e mundshme të shtrira gjatë vijës së frontit dhe duke kryer vëzhgimin me sukses të plotë u ktheva në shtab. Në shtab u takova me Nazifin dhe menjëherë pa pritur shumë i shpjegova detajisht për momentet të cilat i përjetova sot. Me nji ndjenjë brengosjeje më këshilloi që të jem shumë i kujdesshëm, sepse kjo detyrë është mjaft e vështirë dhe e rrezikshme. Nuk kisha frikë nga se e dija se sa e rëndësishme është kjo detyrë nga saktësia e së cilës nesër do të mvaret çfarëdo strategjie e planifikuar operative…. …Nata e kaluar prapë natë pa gjumë edhe pse mjaft i lodhur nga dita e kaluar nuk më mirrte gjumi. Drita e hënës magjike, e cila në mënyrë digoze depërtonte nga dritaret në dhomën ku disa njerëz rrinin ulur e disa të shtrirë, me dëshirë si silueta dhe ashtu të heshtur të lodhur në mendime secili në vete dhe nga aspekti, vet e analizojke rrjedhjen e ngjarjeve së ditës së kaluar…. …Në betejën e Logjës armiku dje përjetoi nji goditje të rëndë, ndoshta ma të rëndën deri më tash, meritë për këtë kanë të gjithë ushtarët dhe oficerët. Lufta zgjati plot 12 orë njësitet tona operative me një vetëmohim dhe guxim të rrallë, të udhëhequra në mënyrën më profesionale nga 45 ushtarë dhe 4 oficerë, në nji aksion të koordinuar dhe organizuar mirë, arritën ta zmbrapsin armikun duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe humbje në njerëz. Duke u munduar që ta shkatërrojmë këtë çerdhe të rrezikshme ku ishin barrikaduar edhe një njësit special i ardhur nga Nishi, heroikisht ranë në altarin e lirisë oficeri Lumni Surdulli nga komuna e Vushtrrisë dhe ushtarët Rrustem Bruçi nga Isniqi dhe Enver Alaj nga fshati Drenoc i Vokshit. Po kështu gjatë këtij operacioni mbet i plagosur rëndë oficeri Faruk Xhemajli nga Peja dhe dy ushtar me lëndime të lehta. Në këtë betejë është e rëndësishme vrasja e tre inspektorëve të lartë të forcave të armikut si dhe të dhjetëra paramilitarëve dhe mercenarëve serb. Nga analizat e shtabit të brigadës kjo betejë është konsideruar si një nga betejat më të lavdishme të luftës të njësiteve operative të UÇK-së në Kosovë, ndërkohë që edhe pala e armikut nëpërmes një komunikate ka pranuar se është ndeshur me një forcë në një formë profesionale të organizimit të luftës. Në këtë betejë ku armiku përjetoi grushtin më të rëndë deri më tani të gjithë pjesëmarrësit kanë merita të posaçme. Por, patjetër duhet veçuar angazhimin, guximin dhe trimërinë e Nazif Ramabajës, Tahir Zemës dhe Fadil Hadergjonajt, të cilët me mençurinë dhe aftësinë profesionale drejtpërsëdrejti dhe krah për krah me ushtarët tjerë, udhëheqin dhe kryen operacionet e kësaj beteje të lavdishme. Këtu duhet përmendur edhe luftëtarin Rexh Osajn nga Deçani, i cili me guxim dhe vetëmohim të rrallë gjithnjë duke rrezikuar jetën arriti ti nxjerr trupat e luftëtarëve të vramë. Ashtu i lodhur në mendime gjithnjë duke analizuar, në nji moment lodhje më muar gjumi… ….Dikur vonë pas dite u ktheva në komandë dhe gjatë informimit, të cilin e kishim çdo ditë i raportova komandantit kol. Tahir Zemaj për punën që kam bërë sot. Pas përfundimit të informimit të rregullt së bashku me oficerët, shkuam në odën e madhe ku flinim dhe rrinim gjatë kohës së lirë, afër meje u ulë Nazif Ramabaja duke e mbajtur në dorë një radio lidhje (motorollë) të cilën e kishte marrë si trofe në betejën e Loxhës nga një inspektor serb, po të njëjtën radiolidhje e përdornin edhe vet forcat ushtarako-policore dhe paramilitaro-mercenare serbe. Nga ky aparat (motorollë) përcillnim çdo bisedë dhe lëvizje që bënte policia dhe ushtria serbe dhe na ndihmonte në përgatitjet dhe marrjen e masave luftarake pasi që Nazifi i kishte zbuluar kodet e komunikimit të forcave serbe nëpërmes kësaj radiolidhje. Kaloj edhe nji ditë, e cila për mua sigurisht ishte me rëndësi të madhe sepse sot për herë të parë pata rastin të ballafaqohem drejtpërsëdrejti me armikun dhe atë në cilësi të vëzhguesit. ….Sot në mëngjes u përshëndeta me Nazif Ramabajën dhe Esat Ademajn, epror të cilët sot shkuan në detyrën e re, shkuan në Baran për ta formuar brigadën e 131-të zona e veprimit e së cilës do të jetë territori i Lugut të Baranit. Pasi u ndamë me këta Ramabaja më tha: “Kam dëshirë që të shoh sa ma shpejt që është e mundur në Baran. Kryeje këtë punë që ke nisur sa ma shpejt sepse kam nevojë për hartograf dhe vëzhgues”. I premtova se do të vij dhe në atë moment më kaploj një ndjenjë vetmie dhe pasigurije, u mësova me të sepse ishte shumë i afërt dhe komunikativ. …Gjithnjë kam respektuar dhe dëshiruar që çështja jonë të ketë ecurinë e rrjedhave në formën institucionale të veprimit sepse kjo është e vetmja rrugë dhe mënyra më e arsyeshmja e ndërtimit dhe realizimit të aspiratës sonë shumëvjeçare, por ushtria e Kosovës duhet patjetër të jetë institucion shtetëror i dalur dhe i përcaktuar nga kuvendi dhe Qeveria e Kosovës dhe si e tillë duhet krejtësisht të jetë apolitike…

Teksti është publiku dhe shtypur në gazetën kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit, që nga data 02 shtator e deri më 12 shtator 2013

Ps. Botimi, ribotimi dhe shumëzimi i këtij shkrimi pa lejen e autorit dhe të gazetës “Bota sot” është i ndaluar. Shkrimi është bërë ekskluzivisht për “Bota sot”.

KOLONEL TAHIR ZEMAJ

POSTIMET E FUNDIT

MIRËNJOHJE HERONJVE, DËSHMORËVE, LUFTËTARËVE E AKTIVISTËVE TË DALLUAR TË LUFTËS

VRASJA TRONDITËSE E ZEMAJT, POLICIA PËR ORË TË TËRA HESHTI

Intervista në kohë lufte: Kështu foli Kolonel Zemaj më vitin 1998!

NË SHTATËMBËDHJETË VJETORIN E RËNIES HEROIKE TË LEGJENDËS SË KOSHARES AGIM RAMADANIT

Kush ishte ministri Mbrojtjes Ahmet Krasniqi

FACEBOOK

KËSHTU FOLI TAHIR ZEMAJ (1)

KËSHTU FOLI TAHIR ZEMAJ (2)