Kategori
Uncategorized

Dita e Presidentëve dhe vargjet e Ndre Mjedës kushtuar George Washington-it.

E hena e trete e muajit shkurt, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës festohet si Dita e Presidentëve,(Presidents Day)…Është festë kombëtare e shpallur që në vitin 1885,për nder të Presidentit te parë te SHBA-ve, Xhorxh Uashington… Zyrtarisht, nga ana e qeverise federale kjo feste edhe sot e kesaj dite njihet si “Datelindja e Uashingtonit”,(Washington’s Birthday”… Qeveria federale amerikane tradicionalisht e feston këtë ditë ne daten e sakte te lindjes se Uashingtonit që eshte data 22 shkurt 1732… Ne kalimin e viteve, kjo feste u bë e njohur si Dita e Presidentëve, sidomos pasi u vendos që Dita e Presidenteve te festohej te henen e trete te çdo shkurti. Festimi te henen e trete te Shkurtit u vendos pas miratimit te “Aktit te Uniformitetit” ne vitin 1971,akt që vendosi qe shume festa te festohen diteve te hena ne menyre qe amerikanet te kishin fundjava tre ditëshe… Vendosja e kesaj menyre Festimi e ktheu këtë dite nga Dita e Presidentit Uashington ne Dite te Presidenteve pasi perkon edhe me datelindjen e Presidentit Linkoln që eshte shkurt…Dita e Presidentëve sot njihet gjerësisht si dita kur Amerika nderon të gjithë presidentët e vet, si ata të së shkuares ashtu edhe ata aktuale…

…Xhorxh Uashington eshte figure qendrore e historise se Shteteve te Bashkuara te Amerikes.Si eshte nje nga Etërit kryesore themelues,Uashingtoni u priu banoreve te 13 kolonive britanike ne Luften Revolucionare per Pavaresi nga monarkia angleze.Me 4 korrik 1776,Kongresi Kontinental shpalli Pavaresine e 13 kolonive por u deshen vite deri ne Paqen e Parisit kur me firmosjen e Traktatit te Versajes Britania njohu Shtetet e Bashkura te Amerikes…Xhorxh Uashingtoni u shpall Presidenti i pare amerikan me 30 prill 1789 dhe qendroi ne ate post dy mandate,deri me 1797… Ishte Presidenti Uashington qe caktoi numrin e mandateve se sa duhet te qëndroje nje president,në vetem dy mandate. Uashingtoni urrente tiraninë,u ngrit dhe luftoi kunder tiranise dhe nuk donte qe ndonje president te qendronte gjate ne pushtet e te shnderrohej ne tiran,prandaj vendosi vetem dy mandate.Fill mbas Luftes Revolucionare bashkeluftetaret e tij ishin te gatshem ta shpallnin edhe mbret Uashingtonin por ai nuk pranoi.Ishte per sistemin demokratik në nje shtet ku qytetaret duhej te ishin te siguruar nga pushteti i fuqishem i qeverise.Ndryshe nga Revolucioni Francez qe u frymezua nga ideologjitë e shnderrimeve shoqerore,Revolucioni amerikan u frymezua nga liritë e individit.Ne kushtetuten e dalë nga Revolucioni Freng shkruhej : -“Shteti garanton liritë e qytetareve …” ndersa ne kushtetunen amerikane shkruhej : – “Shteti nuk ka te drejte te nderhyje ne liritë e qytetareve…” Per rezultatet e dy revolucioneve që ndodhen njeherit ne kohe,kemi historine deshmitare,Franca per dekada u mbulua ne gjak mbreterish e aristokratesh,ne gjak revolucionaresh e jakobinesh,ndersa SHBA fale mesimeve te Eterve,mbas disa dekadash u bë fuqi boterore!

Kur mbaroi dy mandatet e tij si president Xhorxh Uashington u largu nga detyra duke ja dorezuar postin Presidentit te Dyte Xhon Adams me 1797.Eshte nje nga momentet me te rendesishme ne krejt historine e botes jo vetem te SHBA-ve,e gjithe bota e kane percjelle momentin kur nje drejtues largohet nga posti me i rendesishem i nje vendi me vullnet te lirë!Siç kane deshmuar letrat e ambasadoreve te ndryshem qe kane marre pjese ne ceremonine e largimit nga detyra te Presidentit Uashington,deri ne momentin e fundit ata nuk e kane besuar se mund te ndodhte ajo gje!Ne nje bote te mesuar qe te sundohej vetem nga familje mbreterore,me pushtet te trasheguar nga “gjaku blu”,në nje bote te mesuar që te qeverisjes nga tirane e despote ishte e veshtire te perceptohej kalimi i tille i pushtetit.Mos harrojme ishte viti 1797,dy vjet me vone më 1799,ne France Napoleon Bonoparti do kryente grushtin e shtetit dhe do shkaterronte republiken…me vone do behej edhe perandor. Kurse Xhorxh Uashingtoni qetesisht do largohej pasi kishte uruar presidentin Xhon Adams qe e pasoi ne Shtepine e Bardhe…Per keto virtyte figura e tij u be e famshme dhe mbeti model në historine amerikane dhe ate boterore.Dhe jo vetem në histori -figura e tij gjen vënd edhe në art,artin pamor dhe letersi,muzike,etj.Mes kulturash tjera Presidenti Uashington ka gjetur vend edhe ne kulturen shqiptare …Ne letersine shqipe figura e Uashingtonit eshte e pranishme ne vepren e njerit nga poetet me te medhenj shqiptare,Dom Ndre Mjedes…

…Vetem ata qe jane te apasionuar mbas Letersise e dinë qe Poeti Gjigand Shqiptar Dom Ndre Mjeda i ka kenduar Presidentit te parë te Amerikes,ne poemin “Lirija”… Dom Ndre Mjeda me poemin “Lirija”,1910-1911), i ka kenduar ndjenjes se Lirisë dhe Heroizmit te Djelmnisë Malsore ne kryengritjen malesore kunder pushtuesve Osmane,që kulmoi me ngritjen e Flamurit ne Deçic me 1911… Si model frymezimi per lirine, Dom Ndre Mjeda evokon pikerisht figuren e Xhorxh Uashingtonit …

…Gjate kohes se diktatures komuniste ne shkollat shqipe mesohej nji version i cunguar i kesaj poeme hymn te Mjedes …Pjesa qe i thurte hymn Xhorxh Uashingtonit ishte hequr!

…Vargjet qe kane pasë hequr ne tekstet shkollore janë :

“Neper Fusha ku rrjedh Misisipija

Ushtroj rrokull nji za si bubullima;

Krisi qiell e tokë turbullon duhija.

Çon’ju sherbtorët e tokës, leni te shpija

Shjetnit e vangat; e per gjysë, o trima,

Leni parmendat; rrokni pushkët; vetima

Ju duk per së lergu, e qe po vjen lirija;

Washingtoni na thrret. E djelmve pika

Rrani tui hapun zjarm; hija e morrizit

Mujti këshjellat atnorë, mujti katedren.

E fushë e mal ushtoi: vojt Amerika

Mbas asi zani qi e pat thirrë, e Inglizit

Ja boi luani i Amerikës kulshedren.

III

U t’huej Inglizi: ska me dalë ushtori

Me i grahë bulkut si kaut me sjeçe të bregut;

S’ka m’u fikun nder të mjelluna puntori

Kur merr era per mëner o vapa e zhegut.

U kputne hekrat, e lirim malcori,

Lirim deti kumbon e ja siellë bregut;

Lirim pergjegjin qysh kah Labradori

E Virgjin’ja e New Jorku syni i tregut.

Të lumtë, o Washington! u zhvillat qielli,

E njom toka per mall me brohorië

E mbi flamuj të zotnuem ndejti luani.

Pushoi te drita qi shperdan si dielli

Lirimi, tui britun në Filadelfië:

“Ameriken e zhgon Amerikani”.

IV

Ty të kjosha falë, o dritë, ama e mbrodhsimit,

Ti dave terrin e egersis’, e tine,

E lakmuemja e gjith dhenavet latine,

Ameriken e pshtove prei robnimit.

Porsi vegim u mbuze, e prei nalcimit

E puthe token me ato rreze, e shkrine

Akllin e vjeter qi kish mbet’, e fshine

Vaj e padije e anëmiq të lirimit.

E ndjeu toka njatë shend e u gëzue si fëmija

Qi i qeshet lokes kur ja reshë krahnorit;

E shpirt e zemer neper buz’ i shpraze.

Me nji të njyeme ma të bukur, pa tallaze

Shndriti deti njatë herë; prei katundorit

Nder fush’ e male mungulloi Lirija.

V

Lirin e keni ju; na hekra kemi.

Na terr e niegull deri në ditt ma të vona;

Na pa emen kerkund, pa atdhe; na jemi

Sherbtorët e të huajvet neper vende tona.

Porsi berre qi bleu mishtari vemi

Mbas shkopit, të kalamenduna, ku s’dona.

Ahte t’ankueshme neper buzë polemi,

Vaj e mjerime qet këjo tokë e jona.

E kot duhija e trimenis malcore

Neper fusha të molisuna plandosi

Si kokerr rrefeje prei nji reje lëshue.

Çuditë prei peshes së nji pushtedës mizore,

Kot Dukagjini e Skanderbeg fatosi

Shpupurishin nder vorre eshtna të harrue.”

Nga Ilir Seci/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s