Ekskluzive / Zbulohet trakti i Ballit Kombëtar i tetorit të vitit 1943 ku denoncohen publikisht krimet çnjerzore që bënë komunistët dhe çetat e tyre partizane ndaj eksponentëve nacionalistë të Ballit Kombëtar si; studentit të Mjekisë, Hadi Kasimati, që i prenë kokën me thikë dhe dy vëllezërve ballistë Xhevdet dhe Bexhet Bulgareci, të cilët i kapën në fshatin Melçan të Korçës dhe i maskaruan barbarisht!
Nga Dashnor Kaloçi, TemA
Sjellja së fundmi e eshtrave të Mit’had Frashërit në Shqipëri nga ana e qeverisë së kryeministrit Rama dhe varrimi i tyre me ceremoni zyrtare shtetërore pranë busteve të “vëllezërve Frashëri” në parkun e kodrave të liqenit, ashtu siç dihet tashmë nxiti shumë reagime në media nga analistë, studjues, historianë, kryesisht idhtarë të së majtës, si dhe të ndonjë politikani “shokë armësh” me ta. Dhe gjithashtu një valë protestash “në natyrë”, kryesisht nga veteranë nostalgjikë me bindje ultra-komuniste të moshës së katërt, apo dhe pasardhës të tyre, si dhe enversitë fanatikë të moshave të ndryshme, të cilët midis të tjerash e akuzuan kryeministrin socialist si: tradhëtar të bindjeve dhe idealeve të tyre, apo edhe si neoballist?!
E gjitha kjo “furtunë” lidhet me figurën e Mit’had Frashërit, një prej firmëtarëve të Pavarësisë në 1912-ën dhe gjithashtë një prej mëndjeve të ndritura të Shqipërisë në gjysmën e parë të shekullit të kaluar, (politikan, diplomat, studjues, shkrimtar, përkthyes etj), të cilin diktatori komunist Enver Hoxha e kishte shpallur “tradhëtar dhe kriminel” që nga viti 1943 kur ai kryesonte dhe drejtonte organizatën nacionaliste, Balli Kombëtar, dhe pas nëntorit të vitit 1944, kur i ndodhej në emigracion politik në SHBA si kryetar i Komitetit “Shqipëria e lirë”, duke ia ndaluar edhe kthimin e tij në Shqipëri, me akuzën “kriminel lufte”.
Por ndërsa protestat e veteranëve komunistë që vazhdojnë ta konsiderojnë ende Mit’had Frashërin si “tradhëtar e kriminel”, ashtu si dikur Enver Hoxha, në një farë mënyrë janë të justifikuara, (edhe pse nga viti 1944 deri në 1990-ën, nuk u gjet dhe nuk u publikua kurrë ndonjë dokument që të faktojë ndonjë krim të tij), nga ana e analistëve, studjuesëve, historianëve etj mbështetëseve të tyre, ende nuk është bërë publike ndonjë dokument arkivor që të faktojë apo të hedhë dritë mbi ndonjë krim të ish-kreut të Ballit Kombëtar. Ndërsa ashtu siç dihet tashmë që nga viti 1991 e në vijim, janë publikuar me dhjetra e dhjetra dokumente arkivore ku janë të faktuara krimet monstruoze dhe çnjerzore të Enver Hoxhës dhe regjimit të tij diktatorial, me arrestime, burgosje, tortura, ekzekutime me dhe pa gjyq e internime masive, të kryera këto nga viti 1944 e deri në fillimin e vitit 1991, me vrasjet në kufi.
Por gjithashtu siç është e ditur tashmë, krimet e regjimit komunist të Enver Hoxhës ndaj kundërshtarëve të tyre politikë, pjestarë të organizatës nacionaliste Balli Kombëtar dhe Legalitetit, kanë filluar që në periudhën e Luftës, në muajt-gusht-shtator 1943, kur Enveri prishi marrëveshjen e Mukjes, duke mos pranuar të ndante pushtetin me krerët nacionalistë dhe iu shpalli atyre luftë pa asnjë kompromis, duke ndezuar kështu i parë shkëndijat e një lufte vëllavrasëse.
Dhe si rezultat që nga shtator-tetori i vitit 1943 e deri në mbarimin e Luftës në nëntorin e vitit 1944, me dhjetra pjestarë të forcave nacionaliste të Ballit Kombëtar dhe Legalitetit, u bënë objekt atentatesh e sulmesh nga forcat komuniste dhe çetat partizane të tyre, ku shumë nga ata mbetën të vrarë dhe të masakruar prej tyre. Pjesa më e madhe e këtyre vrasjeve dhe krimeve që bënë forcat komuniste ndaj kundërshtarëve të tyre politikë, që në atë kohë u denoncuan publikisht me anë traktesh, thirrjesh dhe komunikatash që krerët e Ballit Kombëtar dhe atyre të Legalitetit, publikuan dhe hodhën në qytete dhe krahina të ndryshme të Shqipërisë.
Madje jo vetëm kaq, por një pjesë të madhe të këtyre trakteve dhe komunikatave, ku denocohen krime nga më monstruozet që komunistët bënë ndaj forcave nacionaliste, me porosi të Mit’had Frashërit dhe nën kujdesin e veçantë të tij, u përmblodhën dhe u botuan në një libër të veçantë ende pa mbaruar lufta në vitin 1944, me qëllim për të sensibilizuar sadopak opinionin publik dhe për të ndaluar ato krime që mund të çonin në një luftë civile vëllavrasëse e cila sapo jepte shënjat e para.
Nga ky libër i cili nuk u bë kurrë publik edhe nga vetë regjimi komunist deri në vitin 1990, (në Bibliotekën Kombëtare nuk jepej as me autorizim), dhe për fat të keq edhe pas viteve ’90-të vazhdon të mbetet i panjohur dhe nuk ka zënë vënd në historiografinë zyrtare, kemi shkëputur vetëm një trakt të tetorit të vitit 1943, me titull “Një barbarizëm që të ngjeth mishtë”, si dhe një komunikatë ku bëhet fjalë për krime monstruoze që kanë bërë forcat komuniste e çetat partizane të tyre në krahinën e Korçës, të cilin bashkë me faksimilen përkatëse dhe disa foto të panjohura për publikun e gjërë të ish-komandantit partizan, Agush Gjergjevica dhe të Mit’had Frashërit e eksponentëve të tjetë nacionalistë, po e botojmë ekskluzivisht për gazetën TemA.
Trakti i Ballit Kombëtar
Një barbarizëm i pashëmbëllt që ngjeth mishtë
Mbrëmë, duke kaluar në rrethet e Korçës, në një pritë tradhëtare mbetën të masakruar nga një çetë Komuniste gjashtë ushtarë të Ballit Kombëtar, ndërmjet të cilëve shënojmë toger ZIJA GASHIN, Kryetar çete dhe djaloshin HADI KASIMATI, student në Mjeksi dhe luftëtar i orës së parë. Dihet botërisht se HADI KASIMATIT komunistët i prenë kokën me thikë! Këtë gjest barbar nuk kemi dashur ta shpallim botërisht për të mos t’u gjetur në Historinë Shqiptare një njollë e tillë antikombëtare dhe çnjerzore. Por papritur dhe pakujtuar një shëmtim më i rëndë, më i zi dhe më i tmerrshëm, vjen tani të na ngjethi mishtë. Zëmrat t’ona që pikojnë gjak, që gufojnë pikëllimin e ngjarjes së fundit që po tregojmë më poshtë, nuk mund të durojmë dot dhe na shtyjnë të mendojmë se këto masakrime nuk janë të rastit, por i nënshtrohen një programi të caktuar nga njerëz kriminelë që duhet të damkosen në Historinë t’onë Kombëtare, me vulën e një barbarizme që e kalon edhe atë të Gjengjis Khanit.
Në të gdhirë të ditës së Mërkurë, 13 tetor 1943, çeta Komuniste e kryesuar nga Agush Gjergjevica, kapi në Melçan të Korçës, BEHXHET DHE XHEVDET BULGARECIN, i pari kryetar dhe i dyti pjestar i çetës së Ballit Kombëtar në Bulgarec. Këta dy djem idealist, nacionalistë shqiptarë, u masakruan në mënyrë barbare të pashëmbëllt, duke iu prerë hundën dhe veshët, duke iu nxjerrë sytë, duke iu thyer nofullat dhe krahët, dhe duke u prerë organët seksuale!
Ky krim që i kalon edhe masakrimet e fashistëve në Abisini dhe të serbëve në Bihor, u krye, për faqe të zezë, nga Shqiptarë të pa-shpirt ndaj Shqiptarëve të pafajshëm dhe idealist, të cilët luftojnë dhe punojnë vetëm e vetëm për shlirimin e Shqipërisë. Edhe një ballist tjëtër, JOSIF FRASHERI që ndodhej me të shoqen dhe me vajzën në teqen e Melçanit, u rrëmbye prej komunistëve. Fati i tyre akoma nuk dihet!
Vini duart në krye dhe vajtoni o shqiptarë!
26 tetor 1943
Komunikata e Ballit Kombëtar ku tregohet me detaje ngjarja e vrasjes së Behxhet dhe Xhdevdet Bulgareci nga çeta e Agush Gjergjevicës
Me këtë titull Balli Kombëtar, më 26 Tetuer 1943 nxuer nji trakt me anën e të cilit vehej në dijeni populli se Bexhet dhe Xhevdet Bulgareci, qi të dy Ballista të njohun në të gjithë prefekturën e Korçës, u vranë barbarisht në Melçan prej nji çete komuniste të kryesueme prej Agush Gjergjevicës. Trupat e tyne u gjetën të sakatuem: pa sy, pa veshë, pa hundë, pa dhambë, me krahët dhe gjynjët të thyem dhe me organet seksuale të preme. Katër ditë ma parë, me të njëjtin titull Partia Komuniste nxuer edhe ajo nji trakt, me anën e të cilit pretendon me iu përgjigjë akuzave të Ballit. Partija Komuniste në këtë rast bahet si ngjalë: me çdo mënyrë ajo mundohet me rrëshqitë prej duerve: problemi si do qi të shtrohet, fakti nuk mbulohet dot.
Në traktin e vet, të kuqtë ngatërrojnë punën me fashista, me nazista, me Gestapo, me Tempo, me Signale, me Hitlerin, me Musolinin, me shtypin e 1917-ës, me të Kuqt e Spanjës, me qenllëke, me kalemxhinj, me Mehdi benë, e me të tjera fjalë qi kush i këndon, harron punën e vëllazënve Behxhet dhe Xhevdet Bulgareci dhe trulloset fare. Populli i jonë këto dokrra nuk i ha ma! Na të Ballit themi se Bexhet dhe Xhevdet Bulgareci u masakruen barbarisht ma keq se në kohën e Gjengjis Kanit, prej çetës partizane të kryesueme prej Agush Gjergjevicës. Ju të Partisë Komuniste na prgjigjeni tue na sha.
Shamja nuk formon argument. Vetëm ata qi nuk kanë fakte, prova dhe argumenta, shajnë. Në të tillë gjendje jeni edhe ju. Para se me ardhë përsëri në themë, duem edhe na t’i përgjigjemi këtyne pikave qi na duket se vlejnë të përmenden. 1) Ju doni me dijtë emnin e kalemxhiut qi mshifet mbrapa tabllosë së Ballit Kombëtar. Emni i tij asht Balli Kombëtar. Po emri i kalemxhiut qi mshifet mbrapa tabllosë së Partisë Komuniste, cili asht? Gjithë bota e din; emri i tij asht… gënjeshtar dhe mashtrues!
2) Ju thoni se Agush Gjergjevica asht nasionalist i njoftun. Ne dijmë se Agush Gjergjevica asht kryetar i nji çete komuniste; si ai ashtu edhe të gjithë pjestarët e çetës së tij si shejë dalluese mbajnë yllin e kuq sovjetik.
3) Ju thoni se Bexhet dhe Xhevdet Bulgareci kanë qenë spiun t’italianëve. Kjo gja nuk asht e vërtetë; asht rrenë me bisht dhe ju e dini fort mirë, sepse nuk jeni si na qi s’e kemi mësue ende mirë zanatin. Ju jo vetëm qi e dini mirë zanatin por keni edhe një rreth spiunazhi mjaft të mirë. Djemt shqiptarë qi ndodhen sot në rradhët t’ueja, gjithë bota e din, janë të detyruem të spiunojnë jo vetëm të gjithë anëtarët e Ballit por shokët, vlleznit, motrat, prindët e vet! Rregjimi i juej s’ka asnji ndryshim prej regjimit fashist dhe prej regjimit nazist: qi të gjithë këta rregjime janë të bazuem mbi spiunazhin dhe mbi terrorin. Siç ra regjimi fashist, siç do të bjerë regjimi nazist, ashtu do të rrëzohet për së shpejti edhe regjimi i juej këtu në Shqipni!
Por le të kthemei në themë. Këta dy martira jo vetëm qi s’kanë qenë kurrë në lidhje me qeverinë italjane, por deri në fruer 1943 ata ishin pjestarë të nji çete t’uej. Ata u ndanë prej jush vetëm atëhere kur ju i detyruat të vejshin mbi flamur yllin e kuq sovjetik! A e shifni tash qi kemi të drejtë qi themi se jeni rrenacakë e mashtrues? Tash, mbas këtij digrisioni, na ju themi se fakti i masakrimit barbar ashjt fatkeqësisht i vërtetë. Njerzit qi erdhën prej rretheve të Korçës ditën 20 tetuer na treguen ngjarjen, por na nuk e shkruejtëm se s’na besohej qi në vendin t’onë me tradita dhe zakone aq të bukura dhe fisnike sa qi na i kanë cmir bota, të ndodheshin njerz qi mund të bajshin nji monstruozitet të tillë. Mirpo, porsa na erdhi raporti i jonë zyrtar, atëhere u bindëm sepse çdo dyshim u zhduk. Dhe qe bile hollësitë:
Ditën 13 tetuer 1943 çeta partizane e kryesueme prej Agush Gjergjevicës, kërkoi strehim në katundin nasionalist Melçan, ku ndodhej edhe nji çet e Ballit. Njerzit t’onë i pritën partizanët miqsisht dhe sinqerisht tue u lirue bile shumë shtëpi dhe tue ba
vetë roje. Aty kah mesi i natës u ndigjuen dy krisma pushkë të cilave asnjeni s’u dha randësi. Mbas ndonjë ore Agush Gjergjevica lajmëron partizanët e vet, shtëpi për shtëpi, qi të mblidheshin, se kishin me u nisë për nji vend të pa caktuem. Dhe çeta e Ballit duel dhe i përcuell shokët, bashkëluftuesit partizanë tue ju urue udhën e mbarë. Mbasi partizanët u larguen, nji katundar lajmon se ndigjoi qi Agush Gjergjevica i kishte thanë nji shokut të vet:”shpejt, shpejt, t’ikim se kanë me na vra të gjithëve”. Për këtë punë çeta e jonë u mërzit shumë se besonte qi Agush Gjergjevica nuk kishte besim në të.
Me komentet e zakonshëm të rastit luftëtarët t’onë u kthyen nëpër shtëpija për me u shtri. Ma vonë, afër agimit, disa katundarë prunë në Melçan trupat e dy viktimave të mjerë, dhe atëhere u muer vesh pse Agushi ishte nisë ashtu pa pritun nën nji shi të rreptë me njerzit e vet, dhe se ç’kishte dashë të thonte me fjalët “shpejt, t’ikim se kanë me na vra të gjithve”. Trupat e coptuem të Bexhedit dhe të Xhevdetit mbetën t’ekspozuem atë mëngjes dhe popullsia e Melçanit, e Bulgarecit dhe e gjithë katundeve rreth e përqark erdhi për me pamë me syt e veta mizorin e pabesueshme. Jo vetëm të vegjlit, gratë, pleqt e plakat qajshin dhe vajtojshin pa rreshtë, por edhe të gjithë burrat, trima të provuem në sa e sa lufta, qajshin me za si kalamaj! Në vorrimin qi u ba në teqe, muerën pjesë ma shumë se njimijë burra.

Ditën e tretë pas revoltës në kampin famëkeq të Qaf Barit do te ishte më e zezë për të dënuarit e ndërgjegjes të cilët i kishin lidhur këmbë e duar.






Substancat e rrezikshme kimike, që përdoren në bukën shqiptare, të ndaluar nga BE
































Padia e ish-kreut të burgjeve të diktaturës ndaj Fatmira Dines, bijë e familjes së persekutuar ashpër nga regjimi komunist. Dëshmia e ish-policit Urim Gjata dhe dy dëshmi të tjera për revoltën në burgun famëkeq të diktaturës, atje ku xhelati komandant burgu, lau me gjak të burgosurish, koridoret e oborret e atij kampi.
Dëgjoni vendimin gjykatës:
Karrierë e përgjakur e Edmond Cajes

Nga Ilirjan Fatkoja/

Dhe e dinë se ti kujton se ua ke zbuluar ‘thembrën e Akilit’ shqiptarëve të Kosovës, prandaj sa herë do i mashtron, mjafton me na përmend ‘bashkimin kombëtar’ dhe ne pëshurremi prej lezeti.
Tash je shumë nervoz për me arrit me fsheh urrejtjen, neverinë, mendjemadhësinë dhe mungesën e kreativitetit.
Kryesore sot jemi kënaq:

Po afrojne festat e nentorit dhe ne emigracion e pathuajse me askush nuk e din ne thelb se cfare perkujtojme ne keto dy dite te shenjta . Askush nuk e din e emigracioni renkon mes harreses e asimilimit .



Portreti i Bodes është i qartë për të gjithë. Grykësia dhe harbutëria e tij në komunikim të kujton atë fshatarin e filmit “Përballimi” që duke ushqyer lopën me grurë hungërrinte : na Liza na… ha Liza ha… më mirë ti Liza se ata. Megjithatë klientët e tij u përpoqën të krijojnë idenë për gati një gjeni të financave. Pas largimit të PD nga pushteti ,
Nëse shikon komentet që bëhen nëpër portale opinioni është ndarë në dy pjesë. Opozita e opozitës sulmon Bashën se e ka katandisur PD në atë derexhe sa Rama ishte aq i zoti sa arriti të bëjë për vete vetëm me një sms vetë papën e financave shqiptare. Pjesa tjetër e shikon si një blerje kali të ngordhur nga ata që shiteshin dikur në Pazarin e Vjetër të Korçës. Për hir të vërtetës duhet thënë se Bode ka qenë një nga njerëzit më të pushtetshëm, ndoshta më i pushtetshmi pas Berishës gjatë qeverisjes së dytë të tij. Po s duhet të ngatërrojmë pushtetin me dijen.
Dija është pushtet , por pushteti jo domosdoshmërisht të bën të ditur. Pa hyrë në shkaqet okulte që kanë, as tifozët më të flaktë të Bodes nuk mund të gjejnë dy rreshta të shkruara prej tij. Bode kurrë nuk ka shkruar. Bode vetëm ka firmosur. Trajektorja e suksesit të tij është ajo e një punonjësi mediokër partie. Megjithatë arriti të bëhet njeriu i dytë më i pushtetshëm në vend duke e nisur karrierën nga një llogaritar koperative diku në fshatrat e thella të Librazhdit. Arriti të kontrollojë për tetë vjet rresht ekonominë e vendit pasi kishte qenë në vendin e duhur në kohën e duhur. Momentumi tij ishte viti 1997, viti kur në selinë e PD , i vetmi që kishte ngelur që kuptonte nga financat pak më shumë se Izeti ishte pikërisht Bode. i vetmi edukim profesional i tij ishte Instituti Bujqësor i Kamzës.
Çfarë ndodhi më pas dihet. Portreti i Bodes është i qartë për të gjithë. Grykësia dhe harbutëria e tij në komunikim të kujton atë fshatarin e filmit “Përballimi” që duke ushqyer lopën me grurë hungërrinte : na Liza na… ha Liza ha… më mirë ti Liza se ata. Megjithatë klientët e tij u përpoqën të krijojnë idenë për gati një gjeni të financave. Pas largimit të PD nga pushteti ,
Zamiri në çdo tavolinë mbushte Tiranën me shqetësimin: Shumë mirë që doktori iku se e bëri baltë , por ekonomia e vendit do jetë në rrezik sepse PS nuk ka një Ridvan. Kur e pyesje përse Ridvani është kaq i zoti, përgjigja ishte : po kundërshtonte ministrat e tjerë, nuk pyeste fare mo burrë. Në fakt Bode me ngrysjen e vetullave dhe deklaratën që e shqiptonte në çdo çast duke tundur gishtin horizontalisht : nuk ka leka, ishte kthyer belaja dhe gazi i gjithë ministrave të tjerë.
Por fonde kishte , madje derdheshin lumë, por pa asnjë rentabilitet. Në kohën kur rrugët që të çonin në dy qytetet e vetme që bëjnë pjesë në Pasurinë Botërore të UNESCO-s, Berat dhe Gjirokastër ishin në gjendje të mjerë gjendeshin fonde për të ndërtuar dhjetëra km rrugë për në një fshat të humbur, Rakickë, vendlindjen e Bodes.
Qeveria Rama gjeti një humnerë të frikshme në buxhetin e shtetit. Por kjo nuk e pengonte Zamirin ta shikonte largimin e Bodes nga zyra si një tragjedi kombëtare. Dhe në fakt kishte të drejtë. Për biznesin e tij ishte më shumë se tragjedi.
Ai kishte lënë Vjenën dhe erdhi në Shqipëri pikërisht në vitin 2005 në kohën kur si vëllai i tij shtiu në dorë ekonominë e vendit. Dhe prej atij çasti aktiviteti i tij i ngjan një fontane. Askush nuk është kundër pasurimit të shpejtë por jo duke shkatërruar konkurrencën me ndihmën okulte të qeverisë. Dihet si i nxihej jeta nga administrate fiskale në Shqipëri kompanisë Trony . Gjigandi evropian i shitjes me pakicë të pajisjeve elektroshtëpiake u detyrua t`ia mbathë nga sytë këmbët. Ridvani kishte vënë gjithë shtetin në shërbim të Zamirit. Gjithë bizneset që e kishin ndërtuar më thonj e sakrifica aktivitetin e tyre për dy dekada rresht kaploheshin nga frika se mos Zamiri ndonjë ditë vendoste të hynte dhe në fushën e tyre.
Fundi dihej: brenda pak muajve duhej të ulnin qepenat, ndryshe një skotë jaçejovanotaksidarësh do ua nxinte jetën çdo ditë. Në mënyrë të ngjashme ikën dhe austriakët që vite më parë kishin marrë koncesionin e industrisë së kromit. Financat i detyruan të largohen. Borxhi që i kishin kësaj kompanie arriti shifra të frikshme. Vetëm nga mos rimbursimi i TVSH detyrimi shkonte në 40 milionë euro. Për këtë arsye u detyruan ta shisnin po 40 milionë euro. Vetëm kur kishin kaluar pak ditë nga shitja u krye rimbursimi i kësaj kompanie. Pra blerësi i saj e mori me kosto zero. Vetëm me lekët e rimbursimit të TVSH që Financat nuk u jepnin pronarëve të mëparshëm.
Meqë po flasim për kromin, Zamiri pret dy dhurata për krishtlindje. Nuk është vetëm favori që i bëjnë duke çuar Ridvanin në Këshillin Mbikqyrës por dhe paketa fiskale. Në janar , Zamiri do ti paguajë shtetit gjysmën e detyrimit që paguan deri sot për kromin. Kjo me ligj. Ashtu si në kohën e Bodes , Rama i qep ligjet su misura për shtatin e Zamirit. Cipa e ballit ka kohë që ka plasur.
Ka shumë që mund të pyesin : po ky Ridvani si nuk u fry ? Përse i zë vendin dikujt tjetër tek Banka e Shqipërisë? Mos i bini në qafë . Po e çojnë. Të bëjë të vetmen gjë që di: qehaja i besuar. Zamiri është në negociata për të blerë një bankë të nivelit të dytë. Kështu që aty i duhet.





































…kujtoi ketu se ministri i brendshem dhe i sigurimit makaber, i fundit i diktatures cnjerezore, ishte Gramoz Ruci, ne kohen qe ai mbreteroi, u vrane shume te rinje ne kufi dhe kufomat e tyre, u terhoqen me tela me gjmba neper rruget e fshatrave dhe qyteteve, per tju shti tmerrin ketij mileti mjeran……dhe kardinali, i dale nga burgjet torturuese, te ketij ministri fame keqe, rri dhe e pret ne Vatikan me nderime, kete gjaksor ne vende qe, ne forme demostrimi, te mos ta pranonte dhe te lergohej nga ajo ceremoni, kengesh e vallesh, ne diten e pervjetorit te nje vdekje…..vdekjes se Heroi tone Kombetare…..
Papa, tashme dihet se ka per idhull Gevaren dhe Kastron, por Kardinali yne si munde te hidhte vallen ne nje pervjetor vdekjeje me udheheqesin e torturueve te vete…….nuk e di perse, por me shkon mendja tek ajo dreq kuge corbe…..
fjalëve që nxjerr nga goja, zakonisht të mbushura me vrerë për çdo njërin prej nesh, ti të ngjallë krupën me flegrat e hundëve që shryjnë, ndërsa buzët e buhavitura dhe qimet e mjekrrës gjallojnë një pamje neverie, tek thua: “… vetëm qorrat që s’duan të shohin, shurrdhët që s’duan të dëgjojnë dhe politikanët apo kronikanët e kazanit që s’duan të dijnë për të vertetën, por veç sulmojnë për hesapet e tyre, mund të gjejnë një fjalë tjetër për rezultatet e kësaj lufte, përveç fjalës shqipe: Sukses. Ka qënë një luftë e vështirë, komplekse, e vendosur, në një fushë ku policia e shtetit është përplasur fort me paligjshmërinë dhe me krimin…”.
Ti që mblodhe me qiri rreth vetes në Partinë Socialiste një dyzinë me qenie inferiore butakësh, një tjetër dyzinë neverie me gazetarë në “median e lirë”, dhe pjesën e mbetur e mbushe me përdhunues dhe vrasës reçidivist. Sepse ti kishe një PLAN për të ndërtuar një Shqipëri tënden, sipas shijeve të tua perverse, duke e zhveshur atë nga dinjiteti njerëzor, duke e përdhunuar çdo shpresë edhe për fëmijët e mjerë që do të lindin brezat që vijnë.
Prova janë të gjitha fushat, kodrat dhe malet e Shqipërisë që i mbolle me drogë duke i kthyer ato në skenën më të madhe të krimit në botë. Prova të gjalla janë me mijra e mijra të rinjë që nën drejtimin tënd u kthyen në kultivues, përdorues dhe trafikantë të drogës. Mbi 300 mijë shqiptarë janë prova që braktisën Atdheun nën rregjimin tënd. Prandaj ti jo vetëm që je një mashtrues dhe demagog par excellence, por je edhe vrasës; i drejtë për drejtë; sadist dhe gjakftohtë i shpresës tonë.


Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur sërish për ngjarjen ‘Kacifas’ në Bularat. Sipas tij festa e ‘Oqit’ (JO-së) nuk do të festohet më në Shqipëri. Ai tha se kjo festë, dëshmoi edhe njëherë se përkujtimi i kësaj dite në Shqipëri ka vetëm qëllime shoviniste.








Me justifikimin e Reformës në Drejtësi, Lu zgjodhi të pozicionohej në favor të kryeministrit Edi Rama, duke goditur në vijimësi opozitën shqiptare. Ambasadori Lu mori edhe rolin e “eminencës gri” të Partisë Socialiste kundër Ilir Metës dhe LSI-së, të cilët ishin aleatë bashkë-qeverisës në periudhën 2013-2017.
Tek Adriatik Llalla, më shumë se sa tek liderët politikë, Donald Lu kërkon përgjegjësin për dështimin e detyrës së tij, por edhe arsyen se përse interesat personalë nuk shkuan ashtu siç i kishte parashikuar.
Por, disa të dhëna mbi këtë çështje, Adriatik Llalla ia ka vënë në dispozicion Kongresit Amerikan në Maj 2017. Një pjesë e këtyre të dhënave u bënë publike nga letra që Llalla i ka dërguar Kongresit. Por, njerëz të afërt me ish-Prokurorin e Përgjithshëm shprehen se, krahas letrës së bërë publike, Kongresi ka edhe të dhëna shtesë, fakte konkrete mbi ato që gjenden të shkruara në dokument.
Raporti direkt i Llallës me kongresmenë, kryesisht ata konservatorë që po hetojnë mbi ndikimin e George Soros në Ballkan, prishi qetësinë e Donald Lu. Pas publikimit të letrës, javën e kaluar, ambasadori doli nga roli i tij diplomatik, duke lëshuar një seri akuzash ndaj ish-Kryeprokurorit. Qartësisht, Donald Lu e kishte humbur qetësinë.
Në vitin 2016, Departamenti i Shtetit, nëpërmjet USAID-it, kishte alokuar fondin 9 milionë dollarësh për të kontribuuar në forcimin e demokracisë në Shqipëri. Por, siç rezultoi nga investigimi i “Judical Watch”, këto para, me ndërmjetësinë e zyrtarëve të rëndësishëm në Ambasadën Amerikane në Tiranë, i kaluan Fondacionit Soros.
Nëse për një moment e konsiderojmë të mirëqenë se shifra për të marrë rolin e “ndërhyrësit” për “Bankers Petroleum” është 5 milionë dollarë, atëherë emri i Donald Lu lidhet me një total prej 14 milionë dollarësh, duke mbledhur këtu edhe fondet e USAID-it që shkuan në llogaritë e Fondacionit Soros.


























Tiranë 4 Mars 1929
















Babai kishte disa orë që kishte vdekur, i shtrirë në arkivol në dhomën e ndenies.

Imazhi Shqiptar, busull orientuese e shqiptarizmës dhe e paqes globale.
Takimi, u zhvillua në kuadër të një klime miqësore dhe bashkëpunuese për zhvillimet mbarëshqiptare dhe brendashqiptare. Diskutime dhe bashkëdialogu u përqëndrua për më shumë paqe në Ballkan, Evropë dhe pro paqes globale, nën një Zot.
Sigurisht, me bashkëmirëkuptimin e dy fondacioneve përkatëse u ra dakord, që në të ardhmen të krijohet “Odeoni, logi e kuvendi i burrave të Diplomacisë Qytetare & Publike e kombëtare”.
Të gjithë sëbashku,Te tanë bashkë për ma shumë paqe, prosperitet, liri-demokraci, atdhetari, besueshmëri e vllazni hyjnore!
Me rrespekt e konsideratën më të lartë, për Ju;-











Presidenti Ilir Meta ka bërë sot publike 14 pyetje jo sekrete që i ka dërguar ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka në lidhje me Sandër Lleshin.
Me poshte keni letren e plote te Presidenti Ilir Meta:





Kryeministri aktual Edi Rama ka vuajtur nga sëmundje të rënda psiqike dhe është kuruar sistematikisht në pavionim e neurologjisë pranë spitalit pesë gjatë viteve 1991-1997. Më pas me rekomandim të komisionit mjekësor është dërguar në Paris për një trajtim më profesional dhe një terapie intensive.








Në dy vitet e ardhshme, e Djathta do ketë:


Pjetra i vogël, një fëmijë që sapo kishte filluar të hedhë hapat e parë në një tokë që e kishte pushtuar djalli, nuk kishte si ta kuptonte se fati i tij do të ishte në dorën e xhelatëve. Ai sëmuret shumë rëndë. Nuk hante dhe as nuk kishte çfarë të hante, as të pinte, pasi gjiri i nënës nuk prodhonte më qumësht nga mosushqyerja. Nanë Butja ishte e pafuqishme perballë mizorisë, harbutërisë dhe arrogancës së gardianëve dhe drejtuesve të kampit. Ishte e bindur se Pjetra i vogël do vdiste dhe eshtrat e tij kurrë më nuk do të gjendeshin. Kjo i kalonte kufijtë e vdekjes, ishte vdekje mbi vdekje. Një nanë malsore nuk mund ta mbante mbi shpatulla e vetme mospasjen e një varri për djalin e vetë dhe merr një vendim: “Do të sfidoj regjimin dhe do të largohem nga kampi. Të gjallë ose të vdekur, djalin do ta çoj në shtëpi ose në varrezat e të parëve të vet.” Pas disa ditësh vuri në zbatim planin.
Nuk mund të kërkonte ndihmë, as ushqim në asnjë shtëpi, nga frika se do e dorëzonin në organet e sigurimit, ndaj ushqimi i saj ishin vetëm frutat e egra që ofronin malet. Një avantazh që kishte, nuk mund ta linte të ikte, pasi duhej të mbante shpirtin e vet dhe te djali gjallë. Në përrej ishin mullit, që bluanin malësorët misrin. Ishin vitet e zisë së bukës, gjithë bisedat e malësorëve ato vite, vërtiteshin rreth gjetjes së bukës për familjen.







krimbat.
BULQIZA.







