Kategori
Uncategorized

Agron, shkruaj i lirë në një vend të lirë. Shkruaj jo vetëm për trishtimin tënd por dhe për dëshpërimin tonë.

Ish-kreu i Policisë së Shtetit, letër publike për Agron Tufën

Ish Drejtori i Policisë, Ahmet Prençi

 

Që Agron Tufa, bashkë me familjen, iku nga vendi i tij, unë e mora vesh nga lajmet.E konfirmova menjëherë këtë lajm dhe u trishtova shumë.

Ishim takuar disa herë këtë vit dhe kishim biseduar për breshërinë e kërcënimeve dhe debateve që ai përballej me personazhe të pushtetshëm dhe eksponentë të shumtë, përkrahës të regjimit ish-komunist dhe të ish-Sigurimit të Shtetit. Nga bisedat me të nuk më kishte shprehur kurrë një ide të tillë, për t’u larguar nga Shqipëria, ndonëse e shikoja të dëshpëruar e gati të vetmuar në këtë luftë publike, parimore dhe institucionale.

Agroni ishte i vetmi si Drejtor i një institucioni që nuk e drejtonte mazhoranca. Të gjithë institicionet tashmë janë nën thundrën e partisë shtet, nën urdhërat e Kryeministrit të plotfuqishëm. Të gjithë. Pa përjashtim. Përfshirë dhe pushtetin gjyqësor. Iku tashmë drejtori i fundit i një institucioni të krijuar si rekomandim i Këshillit të Evropës. Pra, iku një kryetar i një institucioni dhe me këtë rast njëkohësisht kanë thyer rëndë dhe shpirtin e një poeti.

Ai u gjend përballë kërcënimesh e shantazhezh deri me jetë. Kërcënime për të dhe familjen, për të 5 fëmijët e tij. Jo rrallë më ishte drejtuar për t’u konsultuar për të përballuar këtë hall të madh. Unë, si miku i tij, që kisha një jetë në institucionet e sigurisë dhe mund e duhet të bëja diçka për të. Ai, jo pa qëllim, më drejtohej për të gjetur mënyrën ligjore për të siguruar veten, bashkëshorten dhe pesë fëmijët e tij. Ai iu drejtua institucioneve të zbatimit të ligjit policisë dhe prokurorisë, pasi kërcënimet i vinin publikisht, në rrugë elektronike, por edhe në rrugët e Tiranës ku Agroni lëvizte çdo ditë në aktivitetin e tij.

I vinin nga persona anonimë, që i adresonin kërcënime direkte për jetën e tij dhe të familjes, për shkak të funksionit që kryente.

Duke ditur se institucionet i kanë mekanizmat e plotë për ta zgjidhur shumë shpejt çështjen, përpiqesha ta qetësoja, por pa sukses. Kur kaloi kohë e gjatë dhe asgjë s’po zgjidhej isha i bindur se askush nuk kishte vullnet për ta zgjidhur këtë problem. Megjithatë, rezervohesha për të mos ia pohuar këtë Agronit.

Agron Tufën e kam njohur dhe takuar për së pari në vitin 1985, në Peshkopi. Unë nga Reçi, ai ishte nga Sohodolli. Ishim pothuaj moshatarë. Të dy e donim letërsinë. Të dy shkruanim poezi.

Mua më botuan asokohe një cikël me poezi tek Ushtima e Maleve falë mësuesit tim të ndjerë, poetit Islam Çenga. Agronit nuk ja botonin poezitë asokohe, megjithëse ishte shumë i talentuar. Të dy ishim me biografi të keqe, por ai shumë më keq se e unë. Mua mu vonua e drejta e studimit një vit, ai vazhdoi studimet vetëm pas vitit 90.

Agroni studioi dhe iu përkushtua në kohë të plotë letërsisë. Studioi shumë, krijoi shumë, punoi shumë dhe me përkushtim, botoi shumë. Fitoi disa çmime, sepse ishte i talentuar e shumë kërkues në përkushtimin e tij. Unë krenohesha dhe lumturohesha me letërsinë e tij të spikatur. Krenohesha me suksesin e tij.

Kur mori detyrën e Drejtorit të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit (ISKK) mua më erdhi mirë. Kam ndjekur në vijimësi punën, aktivitetet dhe botimet e këtij Instituti. Kam lexuar botime të këtij Instituti me histori dhe ndodhi trishtuese, dëshmi tronditëse e prova drithëruese, autorë e dëshmitarë të mbijetuar që dëshmojnë për këto krime monstruoze e të paimagjinueshme të regjimit komunist e të Sigurimit të Shtetit.

Misioni i tij dhe i kolegëve të tij, u mbështetën me fisnikëri nga Fondacioni Konrad Adenauer. Pa këtë fondacion, puna e tij dhe e institucionit do ishte thuajse një iluzion.

Mungesa e kësaj mbështetje nga institucione, organe dhe donacione të tjera tregojnë se kujdestarët që ruajnë qelsat e krimeve të stalinizmit shqiptarë janë më të fortë se ajo pjesë e shoqërisë që kërkon të hedh dritë mbi të kaluarën për të siguruar të ardhmen.

Mbase pikërisht tek mos nxjerrja në dritë e krimeve dhe mos-dënimi dhe mos-denoncimi i tyre, duhet parë dhe lehtësia me të cilën kaloi ylberin e saj politik Rilindja socialiste drejt një kornize autoritarizmi, që po bëhet kërcënim për demokracinë.

Agron Tufa në të gjithë qasjen e tij publike dhe me kontributin shkencorë për zbardhjen e së kaluarës diktatorjale, ishte një pasqyrë e kulluar, e pa krisur, tek e cila nuk donin të shihnin veten armata që i shërbeu atij regjimi. Kjo armatë burokratësh enveristë, në fillim e gjuajti me gurë këtë pasqyrë, për ta thyer. Sulmuan Institutin dhe punonjësit e tij. Ua prenë fondet. Deshën ta shkrijnë. Nuk e bënë dot. Tani që drejtuesi i këtij institucioni iku, ata e pështyjnë me të njëjtën këlbazë, që dikur përdornin kundër imperializmit amerikan, kundër vatikanit. Madje dhe kundër shkrimtarëve reaksionarë të veriut ku përfshihej Fishta, Koliçi, Camaj, Pipa, Harapi etj etj.

Kjo është një shfaqje tragji-komike që do të ishte periferike nëse do të kishte në fokus vetëm zotni Tufa. Ishte tërmeti i 26 Nëntorit, në fakt, që bëri edhe një rrënim tjetër: -ky tërmet hodhi poshtë gjithë ngrehinën panagjerike të qeverisë që kish përgatitur për gjoja festimet e 75- vjetorit të çlirimit.

Rilindistët kanë kohë që luftojnë e punojnë për ta ndarë shoqërinë tonë të lodhur nga tranzicioni në Ne dhe Ata. Ky proces seleksionues nuk bëhet si dikur në ballë të brigadave me punëtorët e fermës apo ndërmarrjeve, por përmes syrit vigjilent të kontrollit kibernetik të postimeve në internet.

Agron Tufa edhe sikur të kishte ikur nga kjo jetë larg qofte, ai përsëri do mbetej një poet, shkrimtarë e veprimtarë i shkëlqyer i këtyre tre dekadave. Por për fat të mirë ai është i fortë dhe më i kalitur për ta bërë penën e tij një shigjetë drite për vitet që vijnë. Ai do të jetë nobelisti i parë shqiptarë. Pa ekzilin e poetit, ndoshta nuk do ishte i plotë fati i një shkrimtari të shquar si Agron Tufa.

Mjaftuan këto pak ditë dhe reagimet që rrethuan largimin e Tufës, për të kuptuar se sa pak jemi larguar nga vitet 90-te. Mjerisht

Agroni si poet, studiues dhe shkrimtar; i denjë për detyrën që i ishte ngarkuar, u përfshi shpirtërisht dhe u përball me këtë masakër njerëzore që kishte ndodhur nën komunizëm. Reagoi fort e vazhdimisht. Mos vallë s’duhet ta kishte bërë.

Mendoj gjithë ditën që ka bërë gjënë e duhur. Ai ka mbi një vit që u kërcënua indirekt e direkt, në gazetë dhe publikisht, në televizion e në rrugë, nga anonimë dhe njerëz me pushtet. Në misionin e tij u mbështet nga opozita dhe shoqëria, por i gjithë mekanizmi shtetëror ishte krejt kundër tij.

Mendoj që bëri mirë që iku. Iku në një vend të BE-së, duke dhënë dorëheqjen dhe kaq. Sigurimi i fëmijëve për një prind është detyrë themelore dhe e shenjtë. Ai këtë ka bërë. Tashmë është i lirë të bëjë atë që di të bëjë më mirë. Të shkruaj e krijojë në një vend të lirë. E di, krejt i trazuar dhe i trishtuar për Atdheun që ka lënë. Ikja dhe azili janë krejt personale, nuk përbëjnë vepër penale

Në normalitet, Kryeministri duhet që dikujt t’ia kërkojë llogarinë për këtë ikje. Nuk mund të thotë Kryeministri dhe askush tjetër se Agron Tufa është bandit, nuk mund të thotë se Agron Tufa është kriminel, nuk mund të thotë për të që do ta gjejmë ku të jetë strukur që ta sjellim këtu të japë llogari para drejtësisë së reformuar, siç tha për oficerët e policisë në ekzil. Agron Tufa shkruan bukur dhe fliste qartë. Kaq. Nëse qeverisë i vjen e keqja nga këto, atëherë kjo shoqëri duhet të reflektojë thellë se ku po jetojmë, në çfarë regjimi jemi

Kam ndjekur këto orë reagimet për këtë arratisje! Respekt për Besnik Mustafajn, Elez Biberajn, Bardhyl London, Arben Çejkun, Rexhep Shahun, Izet Durakun, Jonila Godolen, Entela Kasin, Virion Graçin, Agron Shehaj, Pëllumb Nakon, Nebil Çikën, Lindita Çelën, Kujtim Cakonin, Agron Gashin, Balil Gjinin, Faruk Murtajn, Zhaneta Barxhajn, Gentiana Sula –Mara, Erl Kodrën, Parid Turdiun, Yzedin Himën, Bajram Karabollin, Ervin Nezhën, Shkëlqim Abazin etj. Ndjesë për ndonjërin që s’e kam përmendur. Një falenderim për secilin

Me trishtim kam ndjekur komentet e ndonjë personaliteti të letrave që lëshuan vrerin e tyre të zi kundër Agron Tufës. Nuk do ua përmend emrin, sepse i kam lexuar here pas here, por në këtë rast mu neveritën. Mu neveritën, pasi këta nuk kanë thënë asnjë fjalë kur në Parlamentin shqiptarë u përfaqësuam më banditë e kriminelë, me trafikantë droge e femrash, me përdhunues e me vrasës dhe s’ju kam lexuar asnjë rresht. Agronin le ta shajnë si antikomunist. S’ka asnjë problem, por jo si shkrimtar, si studiues, si përkthyes, si profesor, si qytetar i mirë dhe i angazhuar. Jo, këtë s’duhet ta bëjnë njerëz të të njëjtit profesion si Agroni. Dhe e gjith kjo për hir të parties, të nostalgjisë së tyre për regjimin e kaluar komunist.

Pra, atë e shajnë dhe e fyejnë rëndom si antikomunist, pikërisht në këtë moment shumë të vështirë për të dhe për të vetmen arsye se po nxirrte në pah krimet e komunizmit, pra për shkak të detyrës, sepse më parë se të kryente këtë detyrë Agron Tufa as nuk është kërcënuar dhe as nuk është fyer dhe as nuk është shantazhuar nga askush. Kjo nuk është e denjë për njerëzit e letrave dhe mendjehapur. Kjo nuk është e denjë për njerëz që duhet ta duan, ta pasurojnë dhe ta shpien përpara letërsinë e kulturën shqiptare.

Agron Tufa, në këtë sfidë pas 30 vitesh të rrëzimit të komunizmit, mendoj se ishte krejt i vetëm nga përkrahja shtetërore. U ndje i vetëm, i pambrojtur, i pa mbështetur, ndaj dhe u largua. Mbështetja më e mire ishte hetimi i shpejtë, i plotë dhe i gjithanshëm i rasteve të kërcënimeve të tij. Vendosja e autorëve para drejtësisë nuk do kishte sjellë këtë veprim të Z. Tufa.

Ai nuk është një gangster që i ka hyrë rrugës së krimit për të mbijetuar. Nuk ka emigruar për këtë qëllim Agroni. Ai është një shkrimtar, një poet, një njeri i ndjeshëm që iu ngarkua një detyrë që e bëri me pasion, me devotshmëri, me ndjenjë e përkushtim. Prandaj përfundoi kështu. E dhimshme të ndodh kjo me shkrimtarët e një vendi. Në vendin ku ka shkuar do jetë një qytetar model, se i tillë është edukuar e formuar Agron Tufa.

Si një qytetar i angazhuar me 25 vjet përvojë në organet ligjzbatuese shqiptare dhe si drejtues i Policisë së Shtetit për disa vite nuk mund të rri pa u tërhequr vëmendjen ish-kolegëve që janë marrë me rastin e z. Tufa. Një rast i tillë është shumë lehtë për t’u hetuar e për t’u sqaruar. Zgjidhja ligjore e rastit në kohë, identifikimi dhe procedimi i autorëve nuk do krijonte këtë situatë të vështirë për një njeri që nuk i sjell asnjë të keqe shoqërisë, përveçse të mira. Të kenë parasysh ata oficerë dhe prokurorë se janë rrjeshtuar me aktorët kryesorë që imponuan këtë largim të Agron Tufës.

Agronit i uroj shëndet bashkë me bashkëshorten dhe fëmijët. E këshilloj mos të lexojë gazeta dhe lajme shqiptare, pasi këtu vazhdojnë edhe sot të hapen gazetat me kërcënime kriminale ndaj tij. Ata që kryen krime në kohën e komunizmit e kërcënuan Agronin që kishte detyrë të dokumentonte veprimtarinë kriminale të tyre, janë po ata që sot pas ikjes së tij hedhin baltë për të denigruar figurën e tij.

Tipike këto metoda të ish- Sigurimit të Shtetit. Nëse Agron Tufa paska shkelur ligjin pse pikërisht tani hidhen këto shashka të shëmtuara, thjesht e vetëm për të përbaltur figurën e tij Sa për sulmet, denigrimet, provokimet, përçmimet dhe korin e sharistave, i kujtoj Agronit fjalën e urtë dibrane; lisin më të gjatë e rreh era më tepër.

Agron, shkruaj i lirë në një vend të lirë. Shkruaj jo vetëm për trishtimin tënd por dhe për dëshpërimin tonë.

*****

Agron, write freely in a free country. Write not only about your sadness but also about our despair.

Former Head of State Police, public letter to Agron Tufa

Ahmet Prenci

 

Since Agron Tufa and his family left his country, I found out about the news. I immediately confirmed the news and was very sad.

We had met several times this year and had talked about the barrage of threats and debates he faced with powerful characters and numerous exponents, supporters of the former communist regime and the former State Security. From conversations with him, he had never expressed such an idea to me to leave Albania, though I found him desperate and almost lonely in this public, principled and institutional war.

Agron was the only Director of an institution not governed by the majority. All institutions are already under the umbrella of the state party, under the orders of the almighty Prime Minister. All. Without exception. Including the judiciary. The last director of an institution set up on the recommendation of the Council of Europe has departed. So, a head of an institution fled and on this occasion at the same time severely broken the soul of a poet.

He faced life-threatening threats and blackmail. Threats to him and his family, to his 5 children. I was often asked to consult to cope with this great affliction. I, like his friend, had a life in security institutions and could and should do something for him. He, not unintentionally, turned to me to find the legal way to provide for himself, his wife, and his five children. He addressed law enforcement agencies to the police and prosecution, as threats were made publicly, not only electronically, but also on the streets of Tirana where Agron was moving daily in his activity.

He came from anonymous individuals who addressed direct threats to his and his family’s lives because of the function he performed.

Knowing that the institutions had the full mechanisms to resolve the matter very quickly, I tried to calm it down, but to no avail. When the time came and nothing was solved, I was convinced that no one had the will to solve this problem. However, I was reserved not to confirm this to Agron.

I met Agron Tufa for the first time in 1985 in Bishop. I from Reçi, he was from Sohodol. We were almost peers. We both loved literature. We both wrote poetry.

I was then published a cycle of poetry in Mountain Exercise thanks to my late teacher, the Islamic poet Chenga. Agron was not publishing poetry at the time, though he was very talented. We both had bad biographies, but he was much worse than me. I was deprived of my right to study for one year, he continued his studies only after 90.

Agron studied and devoted himself full-time to literature. He studied a lot, created a lot, worked hard and dedicatedly, published a lot. He won several awards because he was talented and very demanding in his dedication. I was proud of and delighted with his remarkable literature. I was proud of his success.

When I was appointed Director of the Institute for Crime and Consequences Studies (ISKK), I was well received. I have been following the work, activities and publications of this Institute. I have read publications of this Institute with history and sad events, shocking testimony and tremendous evidence, surviving authors and witnesses testifying to these monstrous and unthinkable crimes of the Communist and State Security regime.

His mission and that of his colleagues were generously supported by the Konrad Adenauer Foundation. Without this foundation, his and the institution’s work would be almost an illusion.

The lack of this support from other institutions, bodies and donations shows that the guardians who guard the keys to the crimes of Albanian Stalinism are stronger than that part of society that seeks to shed light on the past to secure the future.

Perhaps it is precisely in not bringing the crimes to light and not condemning them and denouncing them, and the ease with which their political rainbow crossed the Socialist Renaissance towards an authoritarian framework that is becoming a threat to democracy.

Agron Tufa in all his public approach, and with his scientific contribution to whitewash the dictatorial past, was a pure, unadulterated mirror in which the armies that served that regime did not want to see themselves. This army of Enverist bureaucrats first stoned this mirror to break it. Attacked the Institute and its employees. They cut their funds. They wanted to melt it. They couldn’t. Now that the head of this institution has fled, they spit on him with the same sting, once used against American imperialism, against the Vatican. Even against reactionary writers in the north that included Fishta, Kolici, Camaj, Pipa, Harapi etc.

This is a tragic-comic show that would be suburban if only Mr. Tufa had the focus. It was the earthquake of November 26, in fact, that caused yet another devastation: -the earthquake threw down all the ungodly government building that had supposedly prepared for the celebrations of the 75th anniversary of liberation.

Renaissance people have long been struggling and working to separate our society from the transition to We and They. This selection process is not done as once at the forefront of brigades with farm or enterprise workers, but through the watchful eye of cyber control of online mailing.

Even if Agron Tufa had escaped from this life far and wide, he would still have been a brilliant poet, writer and activist of these three decades. But fortunately he is strong and seasoned to make his pen a light arrow for years to come. He will be the first Albanian Nobel laureate. Without the poet’s exile, the fate of a prominent writer like Agron Tufa would probably not be complete.

These few days and the reactions surrounding Tufa’s departure were enough to realize how little we have left the 1990s. alas

Agron as a poet, scholar and writer; worthy of the task entrusted to him, he became spiritually involved and faced this human massacre that had taken place under communism. He reacted strongly and consistently. Maybe he shouldn’t have done it.

I think all day he did the right thing. He has for over a year been threatened indirectly and directly, in the newspaper and publicly, on television and on the streets, by anonymous and power-hungry people. In his mission he was supported by the opposition and society, but the entire state mechanism was against him.

I think he did well to leave. Fled to an EU country, resigning and so on. Providing children for a parent is a fundamental and sacred task. He has done this. It is now free to do what it knows best. To write and create in a free space. You know, quite upset and sad about the Homeland he has left. Escape and asylum are completely personal, not a criminal offense

Normally, the Prime Minister should be held accountable for this escape. The Prime Minister and no one else can say that Agron Tufa is a thug, he cannot say that Agron Tufa is a criminal, he cannot say that we will find him wherever we are brought to account for the reformed justice, as he told police officers in exile. Agron Tufa writes beautifully and speaks clearly. So. If the government gets the worst of this, then this society must reflect deeply on where we are living, what regime we are in.

I have been following these hours the reactions to this escape! Respect for Loyal Mustafaj, Elez Biberaj, Bardhyl London, Arben Cejkun, Rexhep Shah, Izet Durak, Jonila Godolen, Entela Kasin, Virion Graçin, Agron Shehaj, Pigeon Nakon, Nebil Çika, Lindita Çela, Kujtim Cakoni, Agron Gashi, Balil Gji Faruk Murtaj, Zhaneta Barxhaj, Gentiana Sula-Mara, Earl Kodra, Parid Turdiu, Yzedin Hima, Bajram Karabolli, Ervin Nezha, Shkelqim Abazi etc. Sorry for anyone I haven’t mentioned. A thank you to everyone

Sadly I have followed the comments of any personality of the letters who issued their black gall against Agron Tufa. I will not mention their name because I have read them from time to time, but in this case I was disgusted. I was disgusted, as they did not say a word when we were represented in the Albanian Parliament by thugs, criminals, drug traffickers and women, rapists and murderers and I did not read any lines. Let Agron be insulted as an anti-communist. No problem, but not as a writer, as a researcher, as a translator, as a professor, as a good and engaged citizen. No, people of the same profession as Agron do not have to do this. And all for the sake of the party, their nostalgia for the past communist regime.

So, he is often insulted and insulted as an anti-Communist, at this very difficult moment for him and for the sole reason that he was highlighting the crimes of Communism, namely because of his duty, because before he had done this task Agron The herd has neither been threatened nor insulted nor blackmailed by anyone. This is not worthy of paper people and open-minded. This is not worthy of people who must love, enrich and promote Albanian literature and culture.

Agron Tufa, in this challenge after 30 years of the overthrow of communism, I think was completely alone with state support. He felt lonely, vulnerable, unsupported, and left. The best support was the prompt, thorough and comprehensive investigation of his threats. Bringing the perpetrators to justice would not have brought Mr Tufa’s action.

He is not a gangster who has gone down the crime path to survive. Agron has not emigrated for this purpose. He is a writer, a poet, a sensitive man who was entrusted with a task that he did with passion, devotion, feeling and dedication. So it ended like that. It is painful to happen to the writers of a country. In the place where he has gone he will be a model citizen, who was educated and formed Agron Tufa.

As a citizen engaged with 25 years of experience in the Albanian law enforcement agencies and as head of the State Police for several years I cannot stand the attention of former colleagues dealing with the case of Mr. Tufa. Such a case is very easy to investigate and to clarify. Timely legal resolution of the case, identification and prosecution of the perpetrators would not create this difficult situation for a person who does no harm to society but good. Bear in mind those officers and prosecutors that have clashed with the key actors that imposed this departure of Agron Tufa.

I wish Agron health with his wife and children. I advise him not to read Albanian newspapers and news, as here continue to open newspapers with criminal threats against him. Those who committed atrocities under Communism threatened Agron with the task of documenting their criminal activity, but those who today, after his departure, muddy to denigrate his image.

Typical these methods of ex-State Security. If Agron Tufa violated the law why these ugly slaps are thrown right now, just to tame his figure As for the attacks, denigrations, provocations, contempts and choruses of charisma, I remind Agron of the Dibran proverb; the longer the oak the more the wind blows.

Agron, write freely in a free country. Write not only about your sadness but also about our despair.

Advertisement

Occasionally, some of your visitors may see an ad here,

as well as a Privacy & Cookies banner at the bottom of the page.

You can hide ads completely by upgrading to one of our paid plans.

IMPROVE NOW DISMISS THE MESSAGE

Share this:

TwitterPress ThisShtypePocketRedditPinterestTumblrLinkedInFacebook

Similar

The fascist queen attacks the Tufts

The fascist queen attacks the Tufts

Red Crocodiles…

Red Crocodiles…

The son of the party leader, the murderer, the trafficker, the hostage-taker who was protected by narcotics

The son of the party leader, the murderer, the trafficker, the hostage-taker who was protected by narcotics

by @live.com on December 6, 2019

Scroll to posts

«Reshat Salt and Tractor group” Fatherland “in Vlora

Leave a Reply

Entered as @ longata.com. Exit?

comment

Notify me of new comments by email.

Notify me of new posts by email.

Search for:

Most Recent Posts

Agron, write freely in a free country. Write not only about your sadness but also about our despair.

Kategori
Uncategorized

Reshat Kripa dhe grupi i trakteve “Atdhetari” në Vlorë

Një trakt i hedhur në vitin 1951 dhe Reshat Kripa pas daljes nga burgu

Nga Kastriot Dervishi

Megjithëse ishin të rinj gjimnazistë, e luftuan komunizmin me aq sa patën mundësi, nëpërmjet organizimit apo të tjerë nëpërmjet hedhjes së trakteve. Përmbajtja e këtyre është shumë interesante pasi tregon pjekuri politike, krejt e pazakontë për moshën e këtyre 15-16 vjeçarëve të gjimnazit “Ali Demi”.

Janë disa të arrestuar të identifikuar. Më 15.4.1950 arrestohet Besnik Qazim Kripa (17 vjeç), dhe më 7.5.1950 Lavdosh Sijat Beqo, Alajdin Mehmet Alemaj. Këta u dënua me 20, 18 dhe 15 vjet burgim, të akuzuar si “armiq” dhe se kishin formuar një organizatë në gjimnazin “Ali Demi” në Vlorë.  Më 29.4.1950 arrestohet Luan Nusret Llupo po nga ky gjimnaz duke u dënuar me 3 vjet burgim.

Por ngjarja më e bujshme mbeti ajo e hedhjes së trakteve nga nxënës të gjimnazit “Ali Demi” në Vlorë. Pas një kohe aktiviteti ata u zbuluan dhe u dënuan. Reshat Kripa konsiderohej “iniciatori i këtij grupi”, i cili “megjithëse në moshë të mitur, i ushqyer me ndjenjat armiqësore karshi popullit tonë nga ana e rrethit familjar”, bisedonte kundër pushtetit “duke u orientuar në lajmet shpifarake të radiove të perëndimit”, duke formuar organizatën “Atdheu”.Reshat Qazim Kripa, Myrteza Ali Baboçi (të dy nga Vlora) dhe Jorgo Dhimitër Besho (nga Çatista e Gjirokastrës) u arrestuan më 25.5.1951.

Gjykata Ushtarake e Durrësit, e kryesuar nga kapiten I Shuaip Shaze, me pjesëmarrjen e ndihmësprokurorit aspirant Gaxho Bexho me vendimin nr.111, datë 11.12.1951, në bazë të ligjit nr.372, datë 12.12.1946, i deklaroi fajtorë dhe i dënoi dy të parët me nga 5 vjet burgim e punë të detyruar dhe Jorgon me 3 vjet. Reshati dhe Myrtezai edhe me konfiskimin e pasurisë. U la në fuqi me vendimin nr.35, datë 17.1.1952 të Gjykatës së Lartë.

Reshati u pyet në DPB e Vlorës nga hetuesi Demir Zhupa. Për ditëlindjen e tij jepen dy data: 24 maj 1935 në hetuesi dhe 10 prill 1936 sipas gjendjes civile. Familja e Reshatit merrej me tregtinë e vajit të ullirit, pasi kishin edhe një makinë përpunimi. Në vitet 1942-1946 ka qëndruar në Tiranë. është kthyer në Vlorë. Aktivitetin e hedhjes së trakteve, e ka filluar pas arrestimit të të vëllait më 15.4.1950. Përveç këtij fakti, arsyet të tjera ishin gjendja e vështirë ekonomike dhe besimi te demokracitë perëndimore i SHBA e vendet e tjera. Për organizatën merret vesh se kishin dijeni edhe Fadil Xhemil Meçe, Luan Koka, Spiro Kokaveshi, etj. Reshat Kripa vuajti nëpërmjet punës së detyruar 4 vjet, 6 muaj, 16 ditë burgim. U lirua më 11.12.1956. Ai ndërroi jetë në Tiranë më 5 dhjetor 2019.

 

Dy trakte të shkruara nga gjimnazistët…

***

Errësira ka mbuluar gjithë dhenë,

Robëria ka plakosur mëmëdhenë.

Zija, vaji dhe mjerimi mbretërojnë,

Vrasja dhe litari sot gjykojnë.

Një kuçedër e tërbuar po pi gjak,

Një popull i robëruar kërkon hak.

Mos bëni si keni bërë gjer më dje,

Po të ngrihemi të gjithë për atdhe.

Të ngrihemi të dëftojmë trimëri,

Ja  të vdesim, ja të rrojmë në liri!

***

Luftoni  për liri, për jetën e lumtur!

Mos kini frikë nga vdekja sepse:

Kush bënë vdekjen për atdhe,

Ai s’ka vdekur, por ka le!

Poshtë Stalini dhe satelitët e tij!

Poshtë këlyshi i Stalinit, duhanxhiu Enver Hoxha!

Poshtë satrapi Mehmet Shehu!

Kategori
Uncategorized

Krokodilët e Kuq…

Nga Erl KODRA

Unë e shoh kështu skenën;

Një vend i vogël, i rrënuar nga terrori, papritur u gjend i lirë. I lirë, por i shastisur nga traumat. Qeniet e dala nga ferri komunist qenë të trishta, të dobëta, të rrënueme. Murtaja e kuqe ua kishte pre krahët. Ata vërteteshin në erën e lirisë, në përpjekje për të mbledhur jetët e shkyeme. Të mjerëve, u mjaftonte liria.

Kështu vazhdoi rrugëtimi për tre dekada, në kërkim të melhemit për plagët e thella. Plagë që duket se nuk do të mbyllen kurrë.

Ingranazhet, do meshkuj shkurtabiqë si dreqnit e kuq, pasi kishin blue eshtna shqiptarësh, përkohësisht u tërhoqën në hije nga frika e hakmarrjes. Ma vonë u ripozicionuen në pikat prej kah kontrollohet gjithçka; paraja dhe pushteti. Sepse ata nuk mund ta konceptojnë jetën e virtytit. E pamundur. Ata janë të mësuar me erën e gjakut, mundësisht gjak shqiptarësh.

Këtu vjen Agron Tufa. Në dukje një djalë i qetë, por idhnak që nuk ban kompromise. Flet për Kampin e Tepelenës, për disa qindra fëmijë shqiptarësh ndaj të cilëve u krye gjenocid politik. Për të cilin në shkurt të vitit 1955, Qeveria e SHBA-ve paraqet një Raport në OKB. Ingranazhet zbythen, nervozohen, lëkunden. Agroni vazhdon qetësisht të nxjerrë dokumenta, dëshmi, memuare. Libra, sidomos libra me fakte historike, me emra vrasësish pa gjak.

Ploja është e madhe, e thellë, e shtrirë në kohë dhe hapësirë për 50 vjet me rradhë. Familje të cungueme, burra të gjymtuem, pa varre, pa shenja, me kocka të blueme nga ingranazhet. Të vdekun nëpër këneta, kampe pune, miniera. Të vdekur nga uria, sëmundjet ngjitëse. Të grabitur, të shqyer për së gjalli.

Agron Tufa nuk ndalet, kërkon të shkojë deri në fund. I identifikon ingranazhet që shkërdhenin vetveten për diktatorin bukurosh. Sepse ata ekzistojnë falë hireve të diktatorit, gjesteve dhe aromës.

Ingranazhet e kuptojnë Shqipërinë dhe shqiptarët si habitatin e tyre, si një pellg ku mund të gjuajn lirisht trupa njerëzorë. Ata thonë se “këto janë vepra madhështore të Partisë, që luftoi me armiqtë e popullit (sic!) dhe Udhëheqësit të Madh”. Kështu i justifikojnë vrasjet kanibale. Vrasjet masive si Masakra e Tivarit. Vrasjet nëpër katundet dhe qytetet e Shqipërisë. Sepse “pellgun” e donin për vete, të gjithin.

“Të drejtën” për të vrarë e vlerësojnë si “të drejtë natyrale”, njësoj si krokodili që çdo gjë që kalon aty pari, e kullufitë pa mëdyshje dhe pa brerje ndërgjegje. Habitat i çuditshëm Shqipëria me këtë rracë Krokodilash të Kuq.

Spartak Braho është Kryetari i Komisionit për Sigurinë Kombëtare në Kuvendin i Shqipërisë. Tek ky Krokodil plak varet Siguria jonë Kombëtare. Ky është ai që e përndjek Agron Tufën. Fyen, shanë, shpifë, denigron, frymëzon krokodilë të tjerë. Të tjerë krokodilë dhe bijë krokodilash vazhdojnë ritualin makabër kundër një shkrimtari, poeti, studiusi të letërsisë, pedagogu dhe publicisti, për të vetmen arsye, sepse ai po bën punën e ngarkuar me Ligj.

Gazeta Dita, organ qëndror i Krokodilëve të Kuq, prej më shumë se një viti hapet me tituj poshtërues dhe denigrues kundër Agron Tufës.

Agron Tufa, para se të jetë një zyrtarë i shtetit shqiptar, para se të jetë poet dhe shkrimtar, është baba i pesë fëmijëve. Por Krokodilët e Kuq nuk dinë të ndalen, ata vazhdojnë ta kërcënojnë dhe denigrojnë njëkohësisht babain e pesë fëmijëve Agron Tufa.

Spartak Braho dhe Sabit Brokaj, çuditërisht thonë të njëjtën fjali, me pikë e me presje, si një mesazh përforcues, si një thirrje për sojin e tyre për të vrarë shkrimtarin Agron Tufa.

“Unë i pari, por edhe të tjerë mendoj se do të bëjmë të pamundurën që edhe atje ku ka kërkuar azil politik të mos gjejë vrimë ku të futet” – shprehen ata fjalë për fjalë, duke shfryrë inatin që u iku nga dora gjahu i tyre i parapëlqyer.

Ka diçka thelbësore në këtë luftë të ndyrë, luftë e cila nuk po kursen asgjë dhe askënd, përfshirë edhe fëmijët e Agron Tufës. Vitet e fundit Krokodilët e Kuq supozojnë se rilindi koha e tyre. Ata shohin të rimëshiruar kurmin e enverizimit, frymën e tij, shprehjet dhe gjestet. Dogmat i përdorin si njëherë e një kohë, njësoj si salcat pikante për të përmirësuar shijen e gjakut. Krokodilët kërkojnë përsëri gjak. Gjakun e njeriut që po ua demontonte trikun me Luftën Nacionalçlirimtare.

Deri tani Agron Tufa ka zbuluar vetëm majën e krimeve të gjonocidistëve komunist. Me emra, data dhe dokumenta. Gjykatës, Prokurorë dhe Oficerë të Sigurimit të Shtetit. Vrasës reçidivistë të pamëshirë. Vrasësh grashë dhe fëmijësh. Edhe djemsh dhe burrash, sigurisht. Vrasës të qenieve njerëzore, në linja gjaku. Për të shuar një klasë shoqërore, një shtresë, gjysmën e shoqërisë. Për të shtrirë përtokë e përjetë, një komb.

Ky është “faji” i vetëm i Agron Tufës. Për këtë “faj” Agroni u dënua me vdekje.

Vendimin e dha Kryetari i Komisionit për Sigurinë Kombëtare në Parlamentin e Shqipërisë, ish gjykatësi i Enver Hoxhës, krokodili Spartak Braho. Ekzekutimi u ngarkohet personave “anonim”.

Shënim: Me lejen e Agron Tufës, në kohën e duhur, do të bëhen publike prova të eksplicite për rrezikun që i kanoset shkrimtarit.

Kategori
Uncategorized

FOTO/ Letër prekëse dhe 5 euro në zarf nga vogëlushja italiane për fëmijët shqiptarë…

Emily, një vajzë e vogël nga Agordo, i shkroi një letër të veçantë provincës së Bellunos, adresuar vullnetarëve të Mbrojtjes Civile, ndërkohë që brenda zarfit kishte futur edhe një kartëmonedhë 5 euro.

‘E dashur Mbrojtja Civile e Bellunos’, shkruante Emily në letrën me datë 26 nëntor.

Unë jam Emily dhe po ju shkruaj sepse sot në mëngjes, sapo u zgjova, dëgjova një lajm të keq në emisionin e lajmeve. Mami, e cila po pinte kafenë, më shpjegoi se në Shqipëri ka pasur një tërmet shumë të fortë.

Më shkoi mendja te të gjithë fëmijët që flinin në krevatët e ngrohtë, pranë mamit e babit apo me vëllezërit e motrat.

Do jenë trembur shumë. Më vjen shumë keq, shpresoj të mos dëgjoj më nga këtë lajme.

Nga frika, ata fëmijë nuk do kenë ngrënë as mëngjes.

Unë nuk jam shqiptare, por do të doja t’u thosha atyre fëmijëve që dua të jem shoqja e tyre e zemrës. Nuk di se si, por do të doja që ju të Mbrojtjes Civile të më ndihmonit t’u dërgoj fëmijëve të Shqipërisë vizatimin tim, kështu që të mund ta shohin që kam menduar për ta dhe që më vjen shumë keq për atë që ka ndodhur.

Shpresoj që të jenë përsëri të qetë e të lumtur me familjet e tyre. Përshëndetje fëmijë shqiptarë. Po ju dërgoj edhe 5 euro, që të mund të hani mëngjes nesër’.

‘Solidariteti i belunezëve është gjithmonë i madh e prekës dhe ky është shembulli më i mirë’, thotë kryetari i Provincës së Bellunos, Roberto Padrin, i cili e gjeti letrën mbi tavolinën e tij.

Por një histori e tillë nuk mund të mos ketë një fund të lumtur.

Këshilltari i deleguar i MC, Massimo Bortoluzzi, po përpiqet të organizojë një ‘ditë speciale për Emily, duke i mundësuar një takim me vullnetarët’.

Marrë nga Corriere Della Sera-Përgatiti: SYRI.net

Kategori
Uncategorized

Vogëlueshja Italjane…po ju dërgoj edhe 5 euro, që të mund të hani mëngjes nesër’.

Letër prekëse dhe 5 euro në zarf nga vogëlushja italiane për fëmijët shqiptarë

Emily, një vajzë e vogël nga Agordo, i shkroi një letër të veçantë provincës së Bellunos, adresuar vullnetarëve të Mbrojtjes Civile, ndërkohë që brenda zarfit kishte futur edhe një kartëmonedhë 5 euro.

‘E dashur Mbrojtja Civile e Bellunos’, shkruante Emily në letrën me datë 26 nëntor.

Unë jam Emily dhe po ju shkruaj sepse sot në mëngjes, sapo u zgjova, dëgjova një lajm të keq në emisionin e lajmeve. Mami, e cila po pinte kafenë, më shpjegoi se në Shqipëri ka pasur një tërmet shumë të fortë.

Më shkoi mendja te të gjithë fëmijët që flinin në krevatët e ngrohtë, pranë mamit e babit apo me vëllezërit e motrat. Do jenë trembur shumë. Më vjen shumë keq, shpresoj të mos dëgjoj më nga këtë lajme.

Nga frika, ata fëmijë nuk do kenë ngrënë as mëngjes.

Unë nuk jam shqiptare, por do të doja t’u thosha atyre fëmijëve që dua të jem shoqja e tyre e zemrës. Nuk di se si, por do të doja që ju të Mbrojtjes Civile të më ndihmonit t’u dërgoj fëmijëve të Shqipërisë vizatimin tim, kështu që të mund ta shohin që kam menduar për ta dhe që më vjen shumë keq për atë që ka ndodhur.

Shpresoj që të jenë përsëri të qetë e të lumtur me familjet e tyre. Përshëndetje fëmijë shqiptarë. Po ju dërgoj edhe 5 euro, që të mund të hani mëngjes nesër’.

‘Solidariteti i belunezëve është gjithmonë i madh e prekës dhe ky është shembulli më i mirë’, thotë kryetari i Provincës së Bellunos, Roberto Padrin, i cili e gjeti letrën mbi tavolinën e tij.

Por një histori e tillë nuk mund të mos ketë një fund të lumtur.

Këshilltari i deleguar i MC, Massimo Bortoluzzi, po përpiqet të organizojë një ‘ditë speciale për Emily, duke i mundësuar një takim me vullnetarët’.

Marrë nga Corriere Della Sera-Përgatiti: SYRI.net

Kategori
Uncategorized

Tërmeti që po themelon Diktaturën.

Nga Artur ZHEJI

Është e kotë ti vijmë anash dhe të themi stërhollime. Diktatura ishte e nëndheshme deri dje, para tërmetit të 26 Nëntorit, tani doli krejt në sipërfaqe me përmasat e saj të plota.

Arrogance e djeshme e Ramës, u shëndrrua në brutalitet verbal, xhestual dhe në veprim.

Sëpari pushtoi ekranin apo ekranet, nga ora 7 e mëngjesit deri ne darkë, pa pushim, pa dialog, pa dëgjesë, vetëm urdhëra, porosira, “mençurira” dhe një përrua psiqik që gurgullon të njoma dhe të thata, koncepte me gungë apo të dysta, e kështu ndaç haje, ndaç mbyll Tv.

Pastaj kryeministri e përcaktoi slloganin, do të ndërtojmë Lagjet e Reja të Rilindjes, nënkupto këtu o vlla lexues, “që nuk i tremb tërmeti, as shiu dhe as qameti”, se kështu na premtoi dhe na dha llafin mbreti…

Pastaj ay, KM-ja krejt pa gjumë, me nervat “tel” e “kaçurel”, bëri për “një lek” edhe djalin e tij shpirtëtor të viteve të fundit, “Lali Erin” alias Erion Veliajn!

Para kamerave, e shndërroi publikisht kryebashkiakun e Kryqytetit, në një Bojaxhi no name, no face, no person, që duhet të bindet të lyejë shkallët e pallatit ku ay, “Il Grande Capo” ose “Sulltani i vogël”, ngjitet për qoka ose ngushëllime patetike…

Provën gjenerale e kishte bërë ca orë më parë me Elisa Spiropalin dhe dashurinë e saj të sinqertë politike për kryeministrin suprem, kur e turpëroi pa shkak e për llastim të vet, thjesht se vajza entuziaste, ish kryetare doganash, por edhe ish kryefreshiste trime, vite apo shekuj më parë, e duartrokiti vrullshëm “Udhëheqësin” (italisht “Il Duce”).

Por Elisa, ishkryefreshistja trime e ishantiNanoiste e ishantiBerishiste e paepur, e duartrokiti, pa leje dhe kur Ay, nuk kishte krruar ende kokën apo kafkën e thinjur…

Po nejse qoftë Elisa e qoftë lali Eri, shërbyen për diçka, na bënë me dije hapur, se Udhëheqësi (italisht “Il Duce”), nuk pyet as për ta, dhe se ata të parët, duhet të fshijnë nga koka iluzionet e demokracisë në këtë Vend të tërmetosur…

Për tu kthyer në Temën e fillimit, Rama, si hap të Dytë, e shndërroi “tërmetin26nëntor”, në një gur themeli për të mbaruar projektin e vendosjes së plotë të Diktaturës.

Ndërkohë që shumë shtëpi e pallate që po prishen, mbajnë akoma vulën e Mëkatit vrastar, të bashkëpunëtorëve të tij, në Durrës, apo të atij vetë në Tiranë. Kush pyet sot për këtë?!

Sepse Sot, e gjithmonë e më shumë edhe nesër, të gjitha në një Dorë do të mblidhen grusht, Prokuroria, Parlamenti komik, dhe …

Dhe … Gjeneral Lleshaj që po i hanë duart dhe fantazitë e paragjumit, për një luftë rrafshuese dhe kësaj rradhe përfundimtare, me gaz e shkopinj e me plumba gome, ndaj opozitarizmit, kudo që të shfaqet! Mjafton të fishkëllejë Udhëheqësi!

Por edhe Opozitën, nëqoftëse ka një Opozitë, duket se e ka zënë edhe atë “tërmeti26nëntor” dhe për këtë vërtet që nuk ka faj Rama…

Kategori
Uncategorized

Populli flinte në shi, ndihmat izoloheshin në magazinë. Policia e Shqipërisë na ngacmonin sekksualisht

Aktivistja kosovare: Policia e Shqipërisë na ngacmoniin sekksualisht

Me gjithë shpirt po vraponim për të nda gjërat që kishim sjell, derisa na ndaluan, na kufizuan dhe na lanë pa zë.

Madje u ngacmuan edhe sekksualisht. Ndërkohë, “oj goce a jeni ardhë për të na ndihmu, po na sjellni ato dreq ndihmadh pra!”, është zëri që më bloi mendjen dhe më sjellet në kokë qysh dje nga një zonjë në moshë. Pati momente përplasjesh, na kërcënuan edhe me arresttime në qoftë se vazhdojmë të ndajmë ndihmat tona të sjella nga Kosova.

Video më poshtë dëshmon një moment kur Blendi më mbron zëshëm, derisa përfaqësuesit e shtetit tregohen autoritativ dhe potencojnē

“Ne vendosim se çka shpërndahet nga ndihmat e juaja dhe ku e kur shpërndahen ato!”. Ajo pamje tmerri, përcjellej me shi me orë të tëra. P.s. Populli flinte në shi, ndihmat izoloheshin në magazinë.

Kosovarët po ankohen se po ju pamundësohet t’i ndihmojnë familjet me nevojë që u prekën nga tërmeti në Durrës. Shumë kosovarë po thonë se organet e rendit në Shqipëri po tregohen autoritativ duke mos lënë të shpërndahen ndihmat e ardhura nga Kosova.Në një video që është publikuar në Facebook nga Jeta Berisha, shihet se si gazetari Blendi Fevziu po ju del në krah kosovarëve që po ankohen se po ju pamundësohet t’i ndihmojnë familjet e prekura nga tërmeti.

Autorja e videos ka thënë se përfaqësuesit e institucioneve në Shqipëri po i nëpërkëmbin kosovarët. “Përfaqësuesit e institucioneve në Shqipëri, gjatë ditës së djeshme na kanë nëpërkëmbë, fillimisht si qytetar, pastaj si shqiptarë të Kosovës të cilët shtrimë dorën për të ndihmu të prekurit nga tërmeti”, ka shkruar Berisha. Madje ajo akuzoi se këtë gjë po e bëjnë të gjithë, nga policët e deri te drejtori i inspektoratit të ndërtimit.“Ishin zingjirë, prej policëve e deri tek drejtori i inspektoriatit të ndërtimit”, thotë Berisha

Statusi i saj i plotë:

Fillimisht, më vjen keq për këtë disponim! Përfaqësuesit e institucioneve në Shqipëri, gjatë ditës së djeshme na kanë nëpërkëmbë, fillimisht si njerëz, pastaj si shqiptarë të Kosovës të cilët shtrimë dorën për të ndihmu të prekurit nga tërmeti. Ishin zingjirë, prej policëve e deri tek drejtori i inspektoriatit të ndërtimit. Në momentin e parë që zbritëm nga autobusët, ne ishim numër, ndërsa qytetarët e mbledhur para grilave të gjimnazit “Leonik Tomeo” në Durrës, u sulën për të kërku ndihmë. “Oj goce ma sjell pak ujë, oj goce një xhupë, diçka të ngrohtë për të veshur”.

Me gjithë shpirt po vraponim për të nda gjërat që kishim sjell, derisa na ndaluan, na kufizuan dhe na lanë pa zë. Madje u ngacmuan edhe sekksualisht. Ndërkohë, “oj goce a jeni ardhë për të na ndihmu, po na sjellni ato dreq ndihmadh pra!”, është zëri që më bloi mendjen dhe më sjellet në kokë qysh dje nga një zonjë në moshë. Pati momente përplasjesh, na kërcënuan edhe me arresttime në qoftë se vazhdojmë të ndajmë ndihmat tona të sjella nga Kosova. Video më poshtë dëshmon një moment kur Blendi më mbron zëshëm, derisa përfaqësuesit e shtetit tregohen autoritativ dhe potencojnē “Ne vendosim se çka shpërndahet nga ndihmat e juaja dhe ku e kur shpërndahen ato!”. Ajo pamje tmerri, përcjellej me shi me orë të tëra. P.s. Populli flinte në shi, ndihmat izoloheshin në magazinë.

Kategori
Uncategorized

Këlyeshja e fashistit sulmon Tufën

Helmi i kësaj rrace demode ska të ndalur.

Përmbysja” në thonjza që ju beri demokracia ju ka dhembur shumë… dhimbja vazhdon akoma…

Kish kohë që brumbujt e ujrave të zeza në grup kishin nisur sulmin me të gjitha bateritë e tyre ndaj A. Tufës.

Dezinformime, ofendime, sharje, kërcënime….ndaj personalitetit dhe familjes së tij.

Ai iku, larg vedit te tij, larg thonjve dhe helmit të kriminelëve…ndersa urrejtja e krrimbave s’ndalon….

Kjo ështe vetëm njera…vajza e ish fashistit Spiro Koleka që u bë drejtues i PKSH dhe PPSH…motra e ish oficerit të lartë të sig/shtetit.

https://m.facebook.com/profile.php?id=100000153034868

Shkrimi i bushtrës.

Ilirjana KolekaKADARE, O KADARE, SA SHUMË PASUES QË NA LE!

Ilirjana Koleka///

E morrët vesh?

Tufa gjeti mënyrën për t’i siguruar vetes dhe familjes nje pleqëri të mbarë, duke u hequr si i persekutuar politik antikomunist në një regjim “socialist” si ai i Edi Ramës. Ky birbo, nën shëmbëllin e Kadaresë, kërkoi strehim politik, jo në Francë, po në Zvicër. S’është hera e parë që shkon jashtë shtetit. Si puna e Kadaresë, dhe Tufa ka lidhje nostalgjike me rusët, pasi zgjodhi Rusinë si vënd i dashur dhe rusët si popull, për të bërë studimet 7 vjeçare, me kulm një master si përkthyes i rusishtes. Pasi futi Lindjen (Rusinë) në xhep, Tufa, si Kadareja, iu drejtua Perëndimit, duke kaluar nga Tirana. Për këtë iu desh të kërkonte me sukses prova antikomuniste e të mblidhte pikë pikë djersët në “gavetë” nja pesë vjet, që të arrinte më në fund, si nip partizani e mbështetës i ballistëve, të themelonte e të gurëzonte në kryeqytet, institutin kombëtar të nevojave të tharra e të njoma. Kadare, o Kadare, sa shumë pasues që na le! —————————-

Veprimtaria e Tufës është e paqënë. Hiq ca grindje në kuvend apo mediatike, si dhe ndonjë takim bombastik, gjasme ‘konferencë shkencore mbi antikomunizmin’, nuk di të ketë prodhuar ndonjë gjë me vlerë, si në letërsi ashtu dhe në “institutin e gurëzuar prej tij” për sot e për nesër. Ky është dështimi më i madh që mund t’u ndodhë të gjithë atyre, si personi në fjalë, që janë marrë këto tre dhjetëvjeçarë pas ’90, me fallsifikim dokumentash (si puna e kampit të Tepelenës) për të vërtetuar një tezë kundra-historike, atë të pulave dhe pilafit me lëng të ballistëve të Mit’hatit, që luftonin me “pirun e thikë” kundra nazistëve nga 1943 deri në 1944. Para zvicerjanëve, ky pseudo-shkencëtar bërtet në kupë të qiellit “Eureka”, ose hiqet sikur ka zbuluar kushedi se çfarë të fshehtash të kobshme dhe po ikën sepse e kërcenojnë ata që u druhen të “vërtetave” alla Agron Tufaxhiu. Sipas meje, po ia mbath, se do t’i kenë mbaruar financimet, se kur bie tërmet mbase shteti shqiptar i Edi Ramës s’ka më para për të investuar në fabrikimin e dokumentave fallco të instituteve të mbushura cepa me pseudo shkencëtarë idiotë, kur duhet të derdhë para, që të rikrijojë dhe një herë nga e para institutet jetike, strategjike, ish komuniste dhe shumë kombëtare, të shkatërruara nga Salihi Viçidolli e &, si p.sh. Istitutin Sizmollogjik, Gjeodezik, Gjeollogjik e të rimëkëmbë vendin. Pra tërmeti e ka zvogëluar në zero interesin e njerëzve për pallavrat e Tufës me nazistë që kalonin kohën e lirë në Shqipëri sa për të bërë turizëm, pra një shetitje anës Adriatikut dhe Jonit. Duke rrejtur budallenjtë e Zvicrës (të shohim sa do t’i ecë atij dhe avokatit të tij Kujtim Cakranit, të dënuar me burg në Itali për drogë) Tufa mendon se ka fatin e artë t’i varet në qafë welfare-it zviceran dhe të vazhdojë të jetojë me para publike pa u lodhur ai, gruaja dhe kalamajtë, për pjesën e mbetur të jetës, siç ka bërë gjithmonë në Shqipëri, me bursë studimesh dhe pa bursë studimesh në Rusi, duke tundur derën, se ka gjetur legena qeveritarë, që e mbështesnin në këtë veprimtari aspak të frytshme. ——————–

MBI MËSIMIN E KADARESË

Është gallatë kur s’je aspak letrar i madh si Kadareja, ose je, le të themi sa një e milionta e thoit të vogël të këmbës së majtë të Kadaresë.

Se në fakt, le ta themi haptazi, Tufaxhiu nuk ka shkruar asgjë me peshë në krahasim me Kadarenë, pra një poezi, tregim, roman, që të na lërë mbresa të thella, që të futet në shkrimet e ralla të krijuesve me talent, të vlerësuar kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht. Magjithatë, unë jam e mendimit që ai e ndjek Kadarenë, jo për mundin, talentin dhe djersën e tij të derdhur gjatë dhjetëvjeçarëve të socializmit në Shqipëri dhe nën frymëzimin e drejtëpërdrejtë të udhëheqësit tonë të lavdishëm Enver Hoxha, po në mënyrën e tij të fitimit të azilit politik në Francë, duke u shitur si antikomunist. Tufa ka nxënë nga Kadareja artin e dredhjes së gjuhës, ose të bishtit, ashtu siç e do fitimi i parave qyl. Se kur të japin azil politik, në një vend me ndihmë sociale jo të paktë si Zvicera, i ke thënë “lamtumirë” fukarallëkut!

Me që ra fjala e këtij vëndi, Zvicrës, që s’ka njohur luftëra shekuj me radhë, pra s’është bërë “tabula rasa”, apo shesh lufte si ne të tjerët dhe falë këtij neutraliteti, paratë i dalin nga veshët, prej një shekulli, falë dhe depozitimeve gati anonime (me ruajtje identiteti), të tërë krahëve: gangsterëve, kriminelëve, hajdutave, gjyqtarëve, prokurorëve, hitlerianëve, hebrenjëve, arabëve, aziatikëve e turli pasanikësh të çdo ngjyrimi racor e politik që është e mundur, a keni dëgjuar gjë si mund të trajtohet një azilant politik?

Trajtohen mrekullisht! Mund të them me plot gojën, që Tufaxhiu, po e fitoi azilin, ia hudhi! Këtë e them nga përvoja, se njoh shumë individë, që e kanë fituar këtë status (azilin politik) dhe bëjnë pallë ariu tërë jetën, pa prekur punë me dorë dhe shteti zvicerjan u jep katërfishin e rrogës time si mësuese, që punoj tërë ditën e tërë jetën, deri në moshën gjashtëdhjetëeshtatë vjeçare, pas të cilës mund të dal në pensjon. Ky është mësimi i Kadaresë për Tufën, dredhja e gjuhës, ose e bishtit, jo shkrimet e tij.

Kategori
Uncategorized

Një libër monument për fëmijët martirë të Kosovës

By Qerim Kryeziu

Në Stockholm u promovua libri më i ri i autorëve Hanëmshahe Ilazi e Nusret Pllana, “Fëmijët martirë të Kosvës 1981-1999”.  Libri përveçse përkujton  1432 fëmijët,  hedh dritë përjetësie edhe  mbi  emrat  e secilit fëmijë martir  të  vrarë nga armiku në Kosovë. Promovimin e organizuan ambasada e Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Suedisë dhe Rrjeti Shqiptaro-Suedez. Ambasadën  tonë  në Stockholm  e drejton diplomatja Shkëndije Geci-Sherifi. Këtë e  dinë të gjithë.  Por, jam i sigurt se të gjithë nuk e dinë se Shkëndije Geci-Sherifi , përveçse diplomate karriere është edhe përkrahëse dhe propaganduese e kulturës sonë brenda komunitetit shqiptaro-suedez .  Kujtoj, mes veprimtarive tjera, aktivitetin e bukur të saj dhe SAN-it për dhënien e titullit Ambasador i Kulturës Shqiptare në Suedi albanologut suedez  Ullmar Qvick.  “Rrjeti Shqiptaro-Suedez”, gjithashtu është log i denjë i shqiptarëve në Stockholm e më gjerë. SAN-i  bashkë organizon me ambasadën tonë aktivitete të shkëlqyeshme kulturore që shqiptarëve  në Suedi  u  bëjnë nder të madh. Përmes emrit të Salih Shalës -kryetar i SAN-it, duhet përshëndetur  të gjithë anëtarët tjerë të  këtij rrejti,  për prezantimin dinjitar të emrit shqiptar në Skandinavi.

“Children martyrs of Kosovo 1981 – 1999”   

Është vepra tjetër kapitale e Dr. Nusret Pllanës për gjenocidin e shkaktuar nga  Serbia në luftën fundit në Kosovë. Në këtë libër dr. Pllana  është bashkautor  me zonjën Hanëmshahe Ilazi e cila nuk ishte e pranishme në këtë promovim.  Ambasadorja Geci-Sherifi nisi promovimin me një minutë  heshtje për të vdekurit në rrënojat e qytetit të Durrësit me rrethinë nga tërmeti fatal që këto ditë u ndali frymën  gjithë shqiptarëve. Ambasadorja tha fjalët e merituara për punën me vlerë të dy autorëve. Ndërkaq për  librin “Children martyrs of Kosovo” (në Stockholm u promovua  varianti anglisht) foli  gazetari veteran i gazetarisë shqiptare në Suedi  Shuquri Sejdiaj.  Sonte, fatkeqësisht nuk  mund të flitet për veçoritë estetike të librit-siç rëndom do të mund të flitej për secilin libër-tha Sejdiaj. Përgjigjja e pyetjes – pse jo estetike, rri në përmbajtjen  mjaft tragjike të  veprës. Tragjikja  e kësaj vepre  nuk është artistike.  Është tragjikë reale, e përjetuar  e popullit tonë në luftën e Kosovës.  

Dr. Nusret Pllana përshëndeti  organizatorët dhe bashkëkombësit  që kishin ardhur në promovim. Pastaj rrëfeu për vullnetin-dëshirën peng të dy autorëve që të përkujtonin  sot me një libër të tillë, e nesër me një obelisk madhështor fëmijët e  vrarë  të Kosovës. Jam shumë i lumtur për botimin -tha autori Pllana, i vetëdijshëm se terrori, masakrat e gjenocidi në Kosovë, ka nevojë për shumë vepra akademike, institucionale e shtetërore. Libri është përuruar në Prishtinë, Mynih , Vjenë, Bruksel dhe sonte në Stockholm. Dhe do të vazhdojë të përurohet edhe në Amerikë, Australi e Afrikë. U shfaq edhe një rrëfim  i shkurtër fotografik e pastaj Dr. Pllana u përgjigj në shumë pyetje të bashkëkombësve.

Për Televizionin AlbSe dhanë opinionet e tyre shumë të pranishëm. Ambasadorja Geci-Sherifi vlerësoi edhe një herë punën e autorëve Ilazi e Pllana dhe bëri të njohur për publikun aktivitetin tjetër të radhës.  Autori Pllana, pavarësisht botimit që kemi sot këtu, mendon se vendi është vonuar me botimin e veprave të tilla. Njëzet vjet  më pas, nuk ka publikime të domosdoshme ku do të argumentoheshin viktimat, fëmijët e vrarë, populli i masakruar. Duke dokumentuar vrasjet e  fëmijëve të pafajshëm luftojmë  harresën dhe njëkohësisht i ofrojmë drejtësisë dëshmi e fakte sepse drejtësia nuk bëhet me supozime.  Salih Shala njoftoi opinionin se më 10 dhjetor,  bashkë me komunitetet tjera që vuajte gjenocidin e Serbisë  do të organizojnë protestë në Stockholm, me rastin e dorëzimit  zyrtar të Nobelit për letërsi shkrimtarit austriak.

Zyrafete Loshaj si koordinatore e Fondacionit “Albana” bëri të ditura përpjekjet e fondacionit dhe të Shoqatës së Nuseve Shqiptare  në Suedi për ndihmat  që po tubojnë (700,000 korona) për të dëmtuarit në tërmetin e 26 nëntorit.  Edhe të intervistuarit e tjerë thanë se libri i sapo promovuar sjellë dokumente shtesë për vrasjet makabre që bëri ushtria e policia serbe në Kosovë.

Ky libër i paraprinë vendimit tashmë të protokolluar të qeverisë sonë  për ndërtimin e obeliskut afër aeroportit ndërkombëtar në  Prishtinë. Atëherë, të obelisku do të kthehemi  shpesh të gjithë,  jo për t´u ligështuar por,  për t´u fuqizuar nga  përkëdheljet  që do t´u bëjmë mermerëve me  emrat e  gdhendur përmbi ,  të  gjithë atyre  fëmijëve  që armiku shekullor  na i këputi në lulen e fëmijërisë.

Dhe për t´i  rikujtuar  vetës e  gjeneratave të ardhshme çmimin e lirisë sonë.

  Një reportazh të zgjeruar për këtë veprimtari përgatiti Televizioni AlbSe.   

Klikoni në linkun tonë për të shikuar reportazhin.

      https://www.youtube.com/watch?v=iXJb7bmhUaE

A monument book for Kosovo martyred children

By Qerim Kryeziu

Stockholm promoted the latest book by Hanemshahe Ilazi and Nusret Pllana, “The Martyred Children of Kosovo 1981-1999”. The book, in addition to commemorating 1432 children, sheds eternal light on the names of each martyr’s child killed by the enemy in Kosovo. The promotion was organized by the Embassy of the Republic of Kosovo in the Kingdom of Sweden and the Albanian-Swedish Network. Our embassy in Stockholm is headed by diplomat Shkëndije Geci-Sherifi. Everyone knows this. But I’m sure not everyone knows that Shkëndije Geci-Sherif, except for a career diplomat, is also a supporter and propagator of our culture within the Albanian-Swedish community. I recall, among other activities, her beautiful activity and SAN’s awarding the title of Ambassador of Albanian Culture in Sweden to Swedish Albanologist Ullmar Qvick. The “Albanian-Swedish Network” is also a worthy log of Albanians in Stockholm and beyond. The SAN co-organizes with our embassy excellent cultural activities that honor Albanians in Sweden. Through the name of Salih Shala – President of the SAN, all other members of this network should be commended for the dignified presentation of the Albanian name in Scandinavia.

“Children martyrs of Kosovo 1981 – 1999”

It is the other capital work of Dr. Nusret Plana about the genocide caused by Serbia in the last war in Kosovo. In this book dr. Pllana is a co-author with Ms. Hanemssha Ilazi who was not present at the promotion. Ambassador Geci-Sheriff started the promotion with a minute of silence for the dead in the ruins of the city of Durres surrounded by the fateful earthquake that these days stopped all Albanians breathing. The ambassador said the words he deserved for the valuable work of the two authors. Meanwhile, the book “Children martyrs of Kosovo” (Stockholm promoted English version) spoke about Swedish veteran journalist in Sweden Shuquri Sejdiaj. Tonight, unfortunately, there is no mention of the book’s aesthetic features — as would normally be the case for each book — Sejdiaj said. The answer to the question – why not aesthetic, rests on the very tragic content of the work. The tragedy of this work is not artistic. It is a real tragedy, experienced by our people in the Kosovo war.

Dr. Nusret Pllana welcomed the organizers and compatriots who had come to the promotion. Then he confessed to the will and desire of the two authors to commemorate today with such a book and tomorrow with a grand obelisk the killed children of Kosovo. I am very happy about the publication – said the author Pllana, aware that terror, massacres and genocide in Kosovo, need many academic, institutional and state works. The book has been inaugurated in Pristina, Munich, Vienna, Brussels and tonight in Stockholm. And it will continue to be inaugurated in America, Australia and Africa. There was also a brief photographic story and then Dr. Plana answered many of the compatriots’ questions.

AlbSe Television gave their opinions very present. Ambassador Geci-Sherifi once again praised the work of the authors Ilazi and Pllana and made known to the public the next activity. Author Pllana, despite the publication we have here today, thinks that the country has delayed the publication of such works. Twenty years on, there are no necessary publications arguing for the victims, the children killed, the massacred people. By documenting the killings of innocent children, we fight for forgetting and at the same time provide justice with evidence and facts because justice is not assumed. Salih Shala announced the opinion that on December 10, together with other communities suffering from the genocide of Serbia, they will stage a protest in Stockholm on the occasion of the official handover of Nobel to the Austrian writer.

Zyrafete Loshaj as co-ordinator of the Albana Foundation announced the efforts of the foundation and the Association of Albanian Brides in Sweden for the fundraising aid (SEK 700,000) for the victims of the November 26 earthquake. Other interviewees also said that the newly promoted book brought additional documents on the macabre killings committed by the Serbian army and police in Kosovo.

This book precedes our government’s already protocoled decision to build an obelisk near the international airport in Pristina. Then we will all return to obelisk often, not to faint but to be empowered by the caresses we will render to the marbles with the engraved names on them, all those children whom the centuries-old enemy snapped at us. the flower of childhood.

And to remind ourselves and future generations of the price of our freedom.

   An expanded report on this event was prepared by AlbSe Television.

Kategori
Uncategorized

Agron Tufa, Communist Crimes Scholar Seeks Asylum after Death Threats. Agron Tufa, Studiues i Krimeve të Komunizmit kërkon azil pas kërcënimeve me vdekje

Agron Tufa, head of the Institute for the Studies of Communist Crimes and its Consequences (ISKK) has sought asylum in Switzerland after threats related to his work.

Credible sources confirmed the news for Exit.

Tufa received death threats through Facebook in September 2019. Similar threats were also sent to his lawyer, Kujtim Cakrani.

“You ballists [WWII anti-communist nationalist political party members] and fascists who have become advocates of your own people, tarnishing and muddling the martyrs, you are the ones who needed to be killed before, so you could not sprout and be encouraged. There is no advocate on this earth who could wipe out their blood and defend that criminal institute (ISKK) with Agron Tufa and others in it, ‘cos you are worse scoundrels than the enemies you defend…

You and your ballist and fascist families won’t have a place with us anymore because you signed your doom with your own hands. The same way as you crawled slowly out of the sludge, unnoticeably, that’s how we will kill you slowly, the young and old ones because the mercy shown on you has been a grave mistake. The grave is waiting for you all!”

The Platform of European Memory and Conscience expressed their deep concerns on Tufa’s security when these threats were made public.

Tufa’s asylum request came at a time when Albania was celebrating its 75th anniversary of liberation from Nazi occupation. The communist dictator Enver Hoxha, as well as many other communist criminals were openly paid homage to in Tirana in November.

This summer, the Albanian Socialist Party majority, which is a direct descendant of the communist party that ruled the country for 55 years until 1991, proposed a ban on the studying of WWII communist crimes, a move that was deemed “unacceptable” by the head of the ISKK, Agron Tufa.

The Institute for the Study of Communist Crimes and its Consequences (ISKK) has published some research on archival documents, noting a number of non-judicial executions carried out by Communist forces.

The institute’s work has caused outrage with the ruling party. MP Spartak Braho, who previously worked for the communist judiciary, accused Tufa of insulting the anti-fascist resistance through the publication of books that claimed communist guerilla fighters committed war crimes.

It was shortly after this that Braho and other MPs proposed legal changes that would ban the institute from researching communist crimes. This also marks the time when threats against Tufa started to intensify.

Braho is not the only politician from the past regime. Speaker of Parliament Gramoz Ruçi was the last communist minister of interior, and Skënder Gjinushi, president of the Academy of Sciences, was the last minister of education.

In a recent interview for Exit, Lukasz Kaminski, academic and President of the Platform of European Memory and Conscience, had this to say when describing the situation in Albania:

“When we see countries that are recovering from Communism, the population often doesn’t believe that the Communists lost all the power. In Albania, that is not a belief, it is a reality.”

Almost three decades after the fall of communism in Albania, threats related to political views appears to be pushing public figures out of the country and into seeking asylum.

Nga: Bledar Qalliu /

Agron Tufa, drejtuesi i Institutit për Studime të Krimeve të Komunizmit dhe Pasojave të tij (ISKK) ka kërkuar azil në Zvicër pas kërcënimeve që lidhen me punën e tij.

Burime të besueshme konfirmuan lajmet për Exit.

Tufa mori kërcënime me vdekje përmes Facebook në Shtator 2019. Kërcënime të ngjashme u dërguan edhe avokati i tij, Kujtim Cakrani.

“Ju ballistë [anëtarët e partisë politike antikomuniste nacionaliste antike të Luftës së Dytë Botërore] dhe fashistët që janë bërë avokatë të popullit tuaj, duke prishur dhe duke mërzitur dëshmorët, ju jeni ata që keni nevojë të vriteni më parë, kështu që ju nuk mund të mbini dhe të inkurajoheni. Nuk ka asnjë avokat në këtë tokë i cili mund të fshijë gjakun e tyre dhe të mbrojë atë institut kriminal (ISKK) me Agron Tufa dhe të tjerët në të, – ti je më keq skandaloz se armiqtë që mbron …

Ju dhe familjet tuaja balliste dhe fashiste nuk do të keni më vend me ne sepse nënshkruani dënimin tuaj me duart tuaja. Në të njëjtën mënyrë kur u tërhoqët ngadalë nga llumi, pa u dukur, kjo do të ju vrasë ngadalë, të rinjtë dhe të moshuarit sepse mëshira e treguar ndaj jush ka qenë një gabim i rëndë. Varri po ju pret të gjithëve! ”

Platforma e Kujtesës dhe Ndërgjegjes Evropiane shprehu shqetësimet e tyre të thella për sigurinë e Tufës kur këto kërcënime u bënë publike.

Kërkesa për azil Tufa erdhi në një kohë kur Shqipëria po festonte 75 vjetorin e saj të çlirimit nga okupimi nazist. Diktatori komunist Enver Hoxha, si dhe shumë kriminelë të tjerë komunistë u bënë homazhe hapur në Tiranë në Nëntor.

Këtë verë, mazhoranca e Partisë Socialiste shqiptare, e cila është një pasardhës i drejtpërdrejtë i partisë komuniste që sundoi vendin për 55 vjet deri në vitin 1991, propozoi një ndalim për studimin e krimeve komuniste të Luftës së Dytë Botërore, një veprim që u vlerësua si i “papranueshëm” nga koka të ISKK-së, Agron Tufa.

Instituti për Studimin e Krimeve të Komunizmit dhe Pasojat e tij (ISKK) ka botuar disa studime mbi dokumentet arkivore, duke përmendur një numër ekzekutimesh jo gjyqësore të kryera nga forcat komuniste.

Puna e institutit ka shkaktuar zemërim me partinë në pushtet. Deputeti Spartak Braho, i cili më parë ka punuar për gjyqësorin komunist, akuzoi Tufën se fyen rezistencën antifashiste përmes botimit të librave që pretendonin se luftëtarët komunistë komunistë kryen krime lufte.

Fill pas kësaj, Braho dhe deputetët e tjerë propozuan ndryshime ligjore që do të ndalojnë institutin të hulumtojë krimet e komunizmit. Kjo shënon edhe kohën kur kërcënimet kundër Tufës filluan të intensifikohen.

Braho nuk është i vetmi politikan nga regjimi i kaluar. Kryetari i Parlamentit Gramoz Ruçi ishte ministri i fundit komunist i brendshëm dhe Skënder Gjinushi, kryetar i Akademisë së Shkencave, ishte ministri i fundit i arsimit.

Në një intervistë të fundit për Exit, Lukasz Kaminski, akademik dhe President i Platformës së Kujtesës dhe Ndërgjegjes Evropiane, pati këtë të thoshte kur përshkruan situatën në Shqipëri:

“Kur shohim vende që janë duke u rikuperuar nga komunizmi, popullata shpesh nuk beson se komunistët humbën të gjithë fuqinë. Në Shqipëri, ky nuk është një besim, është një realitet. ”

Pothuajse tre dekada pas rënies së komunizmit në Shqipëri, kërcënimet në lidhje me pikëpamjet politike duket se po i shtyjnë personat publik jashtë vendit dhe të kërkojnë azil.

Kategori
Uncategorized

I dashur miku im Agron Tufa

La Gon, ke gjithe mirekuptimin tim qe ike te kerkosh siguri per femijet.

Rexhep Shahu.

Nuk te lane te qete te rrisesh femijet pa frike ne atdhe disa eksponente te Sigurimit te shtetit te dikurshem qe u ngjallen prej Edi Rames, qe ta mbrojne regjimin e tij dhe t’ia luftojne atij kundershtaret.

U bene agresive ndaj teje dhe te frikshem. Femijet nuk hane fame as lavdi, nuk e kane hak te rriten me frike edhe tri dekada pasi besuam se u rrezua regjimi enverist.

Ca gjera qe enveristet ia fshehin edhe territ te varrit nuk lejojne t’ia tregojme drites dhe syrit te njerzve. Ti ketu guxove shume.

Tani qe ti ike po u fryjme borive te perkrahjes ne FB per ty, kemi fillue me dale prej dimiave e kokoleve, por ende nuk po e kuptojme dhe besojme se si po zgjatet nje maje e mprehte thike drejt jetes dhe lirise se secilit qe ve maje lapsi mbi leter.

Po shoh shume gishta qe drejtohen drejt tjetrit dhe pothuaj aspak gishta qe ia drejtojme vetes. Po shoh edhe zgjatime te gjuheve te helmeta te njerzve qe te quajne me termat e para tri dekadave, kulak, armik, me biografi te keqe, i daklasuar… Per ata qe jane as mish as peshk, qe u duket Edi i mire e Rama i keq, po percjell kete poezi te njohur:

* * *

Martin Niemoeller

(1892-1984) pastor gjerman

Kur nazistët erdhën që të marrin komunistët,

heshta, sepse nuk isha komunist.

Kur burgosën socialdemokratët, heshta

sepse nuk isha socialdemokrat.

Kur erdhën të marrin sindikalistët,

heshta, sepse nuk isha sindikalist.

Kur erdhën të marrin Hebrejtë, heshta

sepse nuk isha Hebre.

Kur erdhën të më arrestojnë mua,

nuk kish mbetur kush për të protestuar.

përsh. nga greqishtja A. Jatru

My dear friend Agron Tufa

La Gon, you have all my understanding that you are looking for safety for your children.

It was not easy for them to raise fearless children in the home of some former State Security exponents raised by Edi Rama to defend his regime and fight his adversaries.

They became aggressive towards you and scary. Children do not fame nor glory, they do not fear growing up for another three decades after we believed that the Enverist regime was overthrown.

The things that the Enverists hide even in the darkness of the tomb do not allow us to tell the light and the eyes of the people. You dared a lot here.

Now that you are running out of FB support trumpets for you, we have begun to emerge from the orb, but we still do not understand and believe how a sharp knife tip is extended to the life and liberty of everyone left. pencil on paper.

I see many fingers pointing toward the other and almost no fingers pointing at ourselves. I also see extensions of the poisonous tongues of people to call in the first three decades the term kulak, the enemy, with bad biography, declassified … For those who are neither meat nor fish, they seem to Rama’s good Ed sorry, I’m following this poem to recognize you

Kategori
Uncategorized

ORIGJINA ARËMËNO-VLLAHE E DISA BEJLERËVE SHQIPTARO-MYSLIMANË

Shumë bejlerë myslimanë të Korçës e për-rreth deklarojnë se parardhësit e tyre ishin arëmëno-vllehë. Ata më thanë diçka të çuditshme: – “Ne myslimanët jemi nga ju arëmënët të ndarë nga një letër të hollë si letër cigare”.

Njësoj deklarojnë edhe disa bejlerë të Korçës, Butkës, Nikolicës, Kurteshit, Zavalanit.

Nga ana tjetër do të shikojmë më tutje disa familje arëmëne në shumë qendra që janë me origjinë nga komunat që sot janë shqiptarë-myslimanë, sidomos afër Përmetit, Frashërit. Këtë fakt që mund të marrë vesh është gjendja edhe në ditët e sotme.

Për fatkeqësinë tonë, lufta jonë gjer tani është shfaqur si një çështje familjare e trashëguar se sa një propagandë e popullit.

Në Frashër të Përmetit duke u bërë disa pyetje arëmënëve të kësaj zone, arrita të marr informacione të ndryshme që unë i kisha dëgjuar më parë mbi disa fërshërotë(arëmënë) të Korçës, lidhjet fisnore me arëmënët e këtyre zonave, me pashallarët shqiptarët myslimanë.

Duke diskutuar për të njëjtin argument pata një surprizë të kënaqëshme, të dëgjoj rrëfimet e padjallëzueshme të disa xhandarëve që më shoqëronin, që në komunën të quajtur Golëm të Kurveleshit në jug të Tepelenës, të kishte në kohët e mëparshme arëmënë të transformuar në myslimanë.

Ata e dinin që kishin origjinë arëmëne(arumune) dhe thoshnin se në Golem ekzistojnë edhe tani lagje me emra armëne: Lagja e Chendrea, të Nikollës dhe Vasileani, për të cilën u konfirmua më vonë nga një xhandar tjetër mysliman. I kënaqur nga ky zbulim i ri i papritur, pyeta xhandarin për emrin e tij, por ai u mbyll në heshtje duke mos iu përgjigjur nga ajo çfarë ai kishte thënë.

Konstatime të tilla nuk janë të vetme mbasi ne kemi folur më parë për origjinën arëmëne(armëne) të disa bejlerëve myslimanë.

Frashëri dhe rrethinat e tij duhet të kërkojnë origjinën arëmëne të shumë shqiptarëve myslimanë dhe në veçanti të bejlerëve që kujtojnë edhe tani për traditën familjare, origjinën e tyre armëne(arëmëno-vllahe).

Naim bej Frashëri, president i çensurës në Konstandinopojë ishte me rrënjë armëne(arëmëno-vllahe). Ai ishte autori i të parit libër të stampuar në Shqipëri nga shoqëria “Dituria” të Bukureshtit, me origjinë nga Frashëri, ai vetë deklaron që parardhësit e tij ishin fërshërotë(armënë), dhe ai ishte i pari mbrojtës i çështjes së arumunëve(arëmëno-vllahëve) të Turqisë.

Vëllai i tij Sami bej Frashëri ka qenë autoriteti më i lartë i konsulencës juridike të armënëve(arëmënëve) të Turqisë.

Karaman bej Kortesi, Qazim bej nga Butka, Jasin bej dhe Daut bej nga Nikolica, Ali bej Zavalani kujtojnë akoma për traditë që janë arumunë me origjinë.

Fakti se shumë armënë(arëmënë) emigrojnë nga këto zona si fërshërotët e Plasës, në komunën e Kortesës, afër Frashërit, janë 50 shtëpi me origjinë shqiptar-mysliman dhe dy nga këto zona janë nga ata të quajtur mysliman – çoban, emër të cilët shqiptarët i thonin arëmëneve (armëno-vllahëve),  në përgjithësi fërshërotëve.

Myslimanët e këtyre teritorëve bëjnë kryqin dhe besojnë në Jezu-Krishtin dhe Hazretin Isa. Ndërsa Shën Nikollën me Hajdar baba. Këta nuk kanë kultin e Ramazanit dhe të Bajramit, por respektojnë zakonin e pirjes ujë gjatë ditëve të Festës së Ramazanit.

Bejlerët e Korçës të ardhur nga Frashëri dhe rrethinat e tij nuk ngjajnë me myslimanë të besueshëm sepse ata disa herë shprehen në mënyrë vulgare. Përveç këtyre bejlerëve(të Korçës) janë të tjerë arumunë që do të demostrojnë më vonë, ata të Gradishtës në Myzeqe.

Në Korçë dhe Voskopojë më kishin thënë se Gradishtenët konsiderohen si nobël ndër arumunët e tjerë, dhe shumë nga ata lidhën farefisni me familje të mëdha myslimane. Kujtoni, në Voskopojë më kishin thënë se mali i Ostrovicës midis Tomorit dhe kësaj komune njëherë e një kohë ishte pronësi e Gradishtasve të cilët më vonë ja shitën dy myslimanëve. Vetë armënët(arëmëno-vllehtë) gradishtas më referuan për këto gjëra.

Vëllazërimi shqiptaro-armën (arëmëno-vllahe) vihej re në shumë pjesë të Shqipërisë, po kështu këtë vëllazëri e lëvdojnë edhe në Bukuresht dhe në vende të tjera. Për ndjenjat e armënëve në rajonin e Përmetit (duke qenë në Lupckë), roja i pyllit duke më drejtuar nga bariu, më tha: që ka harruar gjuhën tonë dhe veshjen.

Por bariu më tha se përdorte disa fjalë shqipe duke zëvëndësuar ato arumune që të merrem vesh me të tjerët. Po ky fenomen nuk ishte i vetmi veç aty.

Në Frashër veçanërisht, janë shumë arumunë që pak nga pak humbin nocionin e gjuhës së lindur(!), dhe shumë nga këta nuk dinë nëse janë armënë(arëmëno-vllahë), shqiptar apo grekë. Për këtë gjë që fola më sipër, unë e kuptova sapo hyra në komunë.

Si gjithmonë dëgjoja të flitej mirë për fërshërotët, – në fakt duhet ta përsëris kur fërshërotët(arëmënët) janë të fortë si teh thike ?

Unë i kam parë dhe eksperimentuar, dhe megjithëse shqiptarët dëshmojnë për inteligjencën dhe të qenurit të mirë. Myslimani, që unë i kërkova një mendim në lidhje me shpirtin racional të racave të ndryshme të Orientit, mu përgjegj, – dihet që myslimanët janë popull me shpirt, duhet shtuar ama që mbas tij vijnë armënët dhe akoma më pas shqiptarët kristianë.

<

Këto pyetje të qëllimshme të bëra atyre, qëfshin ata nacionalistë ose grekomanë, u përgjigjën pa asnjë hezitim, që ishin ata … më energjikët dhe aktivët, por që vinin pas arumunëve.

Klasifikimi i armënëve(Armënjve) i bërë nga shqiptarët, të bërë në një farë mënyre, do të thotë që vlera e arëmëno-vllehëve në këto rajone është e njohur.

Shqiptarët e Korçës. Ortodoksët, dhe në veçanti myslimanët, pretendojnë të njohin shqipen dhe tregohen të dëshirueshëm për të bërë një kulturë nacionale, megjithëse mungojnë njerëzit për ti mësuar ata; të gjithë shkruajnë shqip(gjë që ndalohej në atë kohë nga Turqia) dhe u luten arëmëno-vllahëve, që tu gjejnë atyre libra në shqip.

Unë njoha një mysliman të quajtur Jusuf, ai më transkriptoi këngë të ndryshme shqiptare dhe mbasi nuk kishte të tjera, ai shkonte ndër miqtë e tij dhe krijonte vargje e më fuste në xhep disa nga këto. Shqiptarët në Korçë kanë të gjitha liritë.

Një natë më thanë të dëgjoja nga një turmë djemsh që këndonin duke bërtitur në mes të qytetit një këngë me përsëritje, “ura” !, vëllezërit tonë, fëmijtë e Shqipërisë ! Përpara në Korçë ekzistonte një shkollë shqiptare, por kur turqit e panë që kjo shkollë po avanconte shumë, ata e mbyllën.

Kënga që mjeshtri Jusuf improvizoj:

Të dielë më saba Costandibn Burileanu,

U vesh me rroba të ra, me rroba të Cersafta,

Del të fotografoja shgipëtarce marshalha,

Ta shikoinë fërghia për të shkretën shgipëri.

Frenjtë na kanë zili se na jemi Besalhi,

Po jemi në c-klhavëri në dorë të haldupit,

Shpëtona o perëndi e na jep pakë liri,

Të shkoimë me shoqëri dë gjithë kanë zili.

“Noi Rrëmënii hjim gioni, hjim oar fëni,

Noi, nuvem tatë, së shtim noi cë bëneazë tatëj,

Nostrum, shi-atunci së ne videtsi”

(Armënjli din Arbinishii)

*Më 14 gusht 1905, në “TRE UDHËTIME” të C. N. Burileanu – A. Baldacci, te Armënët(Armënët) e Shqipërisë*. bot.1912 Bologna.

“Dy fjalë për ata që prishën gjakun shitën nder e etni u bëtë grek e rumun u bëtë sllav e bullgar dhe kjo vetëm e vetëm për interesa të ngushta dhe u bënë sehir i botës. Kur lexoj këto ndodhira më rëngjethet mishi pasi etnia ime paska qënë më e mallkuara e planetit e mbushur me njërëz pa shpirt e atdhe.” Lexojeni këtë material që të kuptoni se sa poshtë ka rënë etnia jonë. Emrin real nuk dinit dhe nga vinit dhe ku shkonit gjithmonë etnia ime ka qënë e gjykuar. Sepse gjithmonë është folur për vllehët e malit ndërkohë ata të fushës janë krenaria e qytetërimeve ballkanike.E.P

Kategori
Uncategorized

SI E KRIJUAN VLLEHËT QYTET TIRANËN KRYEQYTETIN E SOTËM TË SHQIPËRIS

Tirana u themelua në vitin 1614 me një popullsi tepër të vogël nga fshatrat e malësisë rreth tij të islaminizuar plotësisht – ka thënë Prof. Kristo Frashëri – Por në shekullin 18 -të mori formën e një qyteti. Elementi i krishterë është ai i ritit ortodoks kryesisht vlleh të cilët kanë luajtur një rol të dukshëm në jetën e qytetit.

Në fillim Bashkësia Ortodokse e Tiranës si qendër banimi ishte formuar jashtë qytetit në anën jugperëndimore të tij midis Qytetit të Nxënësve të shkollave të mesme profesionale dhe zdrukthëtarisë “MISTO MAME” (Kod. Tir.).

Sipas jetës që bënin vllahët ata ndaheshin në tre grupe kryesore:

a) Nomadë, që njiheshin me emrin Fërshërotë pa qendra të caktuara.

b) Gjysmënomadë ishin ata të cilët njihnin vendlindjen, banesat i kishin të qëndrueshme si gjatë verës ashtu dhe gjatë dimrit. Nga muaji Maj gjer në tetor qëndronin në zonat malore ku kishin kullotat si: Valamarë, Sopot, Martanesh, Gramoz, Mali i Thatë etj. kurse kohën tjetër e kalonin në zonën fushore ku kishin shtëpitë.

c) Të nguliturit qenë ata me banim të përhershëm në qytet, komunë apo fshat.

Të tilla kanë qenë: Berati, Fieri, Vlora, Lushnja, Nanga, Durrësi, Tiranë, Elbasani, Korça, Pogradeci, Erseka, Gjirokastra. Në zonën e Myzeqesë sipas studiuesve janë këto fshatra (pra mbi 60): Selenica, Pesceva,Sufti, Rapani, Mifoli, Armeni, Lenani, Peshtani, Armeni, Carbunari, Lapardha, Breçani, Gramara, Cinca e shumë të tjerë. Në zonën e Korçës: Grabova, Llenga, Niça, Shipska, Voskopoja, Negovani, Ballkameni, Stepani, Boboshtica, Dishnica etj.

Në krahinën e Zagorisë me 46 fshatra në vitin 1780 nga këto 34 fshatra ishin vllehë. Më gjerë për popullsinë vllahe nëpër qytete apo fshatra do trajtohet në shkrimet të mëpasme. Trevat e pasura me kullota nuk kanë qenë të panjohura për blegtorët vllahë.

Fusha e Tiranës – thuhet në historinë e Shqipërisë – përdorej më tepër si kullotë se sa tokë buke. Vit për vit blegtorët vllah vendas dhe të rrethinave vinin këtu në meratë e zëna me qera me tufat e tyre për të dimëruar.

Sipas kodikut të Tiranës ishte e njohur edhe një kategori ajo e vllahëve karvanxhinj që me kuajt e mushkat formonin karvanë për transportimin e mallzënë dhe bereqetit nga njëra trevë në tjetrën qenë më të njohura jo vetëm në vendin tonë por në gjithë Ballkanin, madje edhe në Austro-Hungari, Poloni, Gjermani, Francë etj. Në vendin tonë karvanët për transport mallrash përshkonin rrugët që lidhnin Tiranën me Durrësin, Manastirin me Elbasanin, Dibrën, Selanikun, Janinën, Korçën, Beratin, Vlorën etj. Dhe ata që kryenin transport me karvanë qenë vllahët. Qysh në fillim të shek. 19 -të përmenden në Tiranë vllahët Mark Heba, Thanas Fendiku etj. që me karvanët e tyre i shërbenin tregut të Tiranës. Në vendin ku u formua Bërthama e Parë e Bashkësisë Ortodokse të Tiranës është një toponim: “Fëntëna a la Bana” më vonë “Kroi i Banës” (termi Fentënë vjen nga latinishtja e vjetër e Ballkanit që shqip do të thotë “Çezme apo krua, ndërsa termi tjetër “Banë”, do të thotë në shqip “Jetë”. Sipas hulumtimeve të bëra, ky ishte vendi më tërheqës për vllahët. Aty ata ngrinin kasollet (Këlivat) e tyre provizoret për banim, po aty rrotull ata ngrinin stanet. Pak më larg, “Krojet e Shëngjinit” u siguronin ujin e pijshëm, ndërsa “Lumi i Lanës” ujin për bagëtitë.

Dihen gjithashtu dhe shumë toponimet Bashkësia Ortodokse e Tiranës u themelua nga vllehët ime të tjera për vllahët e Tiranës. Në Tiranën e Re afër rrugës që të shpie tek Parku i Madh ishte një toponim me emrin “Stanet e Gogëve”. Aty vllahët nomadë përqendronin bagëtitë e tyre. Nga banorët të Tiranës (autoktonë), këta vllahë quheshin “Gogë” të ngjashëm me termin vllah “arvenites” që në shqip do të thotë “të ardhur”. Ndërsa banorët autoktonë të Pogradecit i quanin “kurbetcinjër” term i ngjashëm me “të ardhur” apo “jo vendas”. Në anën verilindore të Tiranës mbi fshatin Suzel është një toponim tjetër “Pero, Vllahinkave” dhe ku sipas traditës dhe vajzat vllahe që shkonin atje për të larë rrobat dhe enët e shtëpisë.

Dihet se nga gjysma e shek. 17-të pushteti turk qe mjaft i dobët. Nëpër krahina të ndryshme të mbretërisë otomane mbretëronte anarkia feudale dhe pasiguria (Historia e Shqipërisë) Shtypja, shfrytëzimi i egër dhe sidomos grabitja qenë të padurueshme, mjaft qendra dhe fshatra u plaçkitën e u prishën. Le t’i referohemi për këtë kodikut të Shën Prokopit të Tiranës: U prish Voskopoja (2 shtator 1769) e cila gjatë atij shekulli kish arritur një zhvillim të mirë e të dukshëm dhe ishte bërë një qendër ekonomike, kulturore e zhvilluar. U prish Shipska, Llenga, Niça, Grabova etj. me një zhvillim ekonomik e kulturor, gjithashtu të dukshëm. Një pjesë e mirë me popullsinë e tyre vllahe u detyruan të braktisin vendin e tyre dhe të shpërndarën këtej-andej. Mjaft nga ato qendra të shkatërruara erdhën dhe u vendosën në trevën e Tiranës.

Qenë familjet nga Voskopoja Voillat: familjet: Fendiket, Shundi, Zgalla, Rovina, Pano,Çaniti nga Llenga; familjet: Koja, Mara, Premti, Janku nga Niça; Familjet: Nishku, Grabovski nga Grabova; Nga Belica familjet: Heba, Hobdari, Jorgo, Topalli, Goshi, Penteqi, Ballku, Terca etj.

Dokumenti më i vjetër që mund të tregoj më së qarti është kodiku i Shën Prokopit të Tiranës që pasqyron përafërsisht gjendjen e saktë të familjeve që përbënin Bashkësinë Ortodokse vllahe më 1918. Në listën e kodikut figurojnë 71 familje të

krishterë ortodokse vllahe.

Në vitin 1764 Bashkësia Ortodokse e Tiranës kalon në varësi të Mitropolisë së Durrësit. Në këtë kohë ajo u shpall “Mitropolia e Durrësit dhe Mokër-Gorë” duke pasur nën varësi ortodoksët e rrethana Durrës-Tiranë- Kanafe-Elbasan-Pogradec. Dhe kjo ka arsyet e veta: Durrësi është qendra e parë e krishterimit në Shqipëri. Konkretisht në vitin ’58 pas lindjes së Krishtit – thuhet në kodik – Durrësi kishte 70 familje të krishterë. Durrësi në vitin ’70 pas Krishtit kishte një peshkopatë në krye të të cilës qe një nga 70 nxënës të Jesu Krishtit, Qesari, të cilin Shën Pavli para se të largohej nga Durrësi në Peloponez e kish vendosur peshkopatin e parë të Durrësit

Shën Qesarin. Më vonë Shën Qesari shuguroi Astin peshkop të Durrësit. Nga fundi i shekullit të parë (viti ’98) kur në Romë u bë perandor Trajani (Ulpino Trajano) ai ndërmerr fushatën e tretë të përndjekjeve të krishterëve. Guvernatori i Durrësit të asaj kohe burgos Astin dhe e torturon në mënyrë më çnjerëzore atë që ai të mohonte krishterimin dhe t’u falej idhujve paganë.

Ai nuk iu nënshtrua dhe e dënon me vdekje. Pasi e zhvesh lakuriq e rrahën me kamxhik me nyje plumbi, ia lyen trupin me mjaltë, e varën në një pemë dhe e lanë të vdesë në zhegun e verës. Sipas traditës, ai u martirizua me 6 korrik të vitit ‘110 që njihet si dita e Shën Astit (Shih librat e shenjtë). Kremtimi i këtij shenjtori bëhet në katedralen ortodokse të Durrësit që mban emrat e Apostull Pavli dhe Shën Astit. Shën Asti për shekuj të tërë është i njohur në gjithë Shqipërinë. Emrin e Shën Astit të Durrësit e mban dhe Kisha Ortodokse Shqiptare në Toronto (Kanada). Në Durrës është ngritur dhe Akademia e Teologjisë të Krishtërimit Ortodoks.

Sipas kodikut të Shën Prokopit të Tiranës në fillim të muajit Shkurt 1780 Ahmet Kurt Pasha i Beratit në krye të ekspeditës së fuqishme ushtarake arriti në Elbasan dhe që andej niset, por e mbërrin në Tiranë duke u vendosur në Laprakë. I bën thirrje Ibrahim Bej Ballgjinit të Tiranës për të dorëzuar qytetin Tirana u rrethua nga të gjithë anët dhe filloi një luftë shumë e ashpër. Rrethimi zgjati dy muaj e gjysmë por edhe qëndresa qe shumë e fortë. Një luftë dhëmb për dhëmb. Ibrahim Bej Ballgjini që në fillim nuk iu bind. Ai ngriti në kombe gjithë popullsinë për të mbrojtur qytetin dhe për ta shpëtuar atë nga rreziku. Atëherë u mblodh dhe Bashkësia e Tiranës duke marrë menjëherë vendimin që t’i vinte në ndihmë Sulejman Pashës të Tiranës për çlirimin e Tiranës nga pushtuesi Ahmet Kurt Pasha i Beratit.

U vendos që bashkia të mobilizonte vllahët dhe të krijonte një repart për t’i ardhur në ndihmë sundimtarit të Tiranës për shpartallimin dhe shkatërrimin e forcave pushtuese të Kurt Pashës së Beratit. Në krye të këtij reparti u caktua një pjesëtar i familjes Noilla që ishte më trimi e më i stërvituri si luftëtar në luftime saqë i vunë titullin – “strategu” në kuptimin e fjalës komandant që mori pjesë që në fillim në luftimet që ishin zhvilluar në afërsi të Tiranës dhe që luftoi me aq zgjuarsi, trimëri e guxim, shkathtësi e vetëmohim saqë kjo trupë me vllahë kishte tërhequr vëmendjen si të sundimtarit Ibrahim Pashë Ballgjinit por edhe gjithë banorët e Tiranës.

Pas mbarimit me sukses të luftës së Tiranës Ibrahim Pashë Ballgjini thërret parinë e Bashkësisë Ortodokse të Tiranës si: voskopojarët, shipskianët, niçarët, llengarët, grabovarët dhe belicarët etj. falënderon për ndihmën e dhënë me forca materiale të holla në luftën për çlirimin e Tiranës nga pushtuesi dhe për mbrojtjen e Tiranës. U komunikoi të parëve se shtëpia e tij merrte në mbrojtje Bashkësinë Ortodokse të Tiranës duke i lejuar banorët e saj që të vendoseshin me banim të përhershëm në tokat e tij brenda në qendër të Tiranës e të ushtronin lirisht zanatin e tyre të tregtisë, zejtarisë dhe të ushtrisë, kurse fisit më të shënuar Voilla i fali dhe dyqanet brenda në Tiranë u fali dhe një truall për ndërtimin e një kishe në vendin përballë të xhamisë së Ethem Beut. Qysh në atë kohë banorët e Bashkësisë së Tiranës që ishin jashtë qytetit u zhvendosën grupe-grupe dhe u ngulitën në qendrën e Tiranës.

Vendosja e vllahëve të Bashkësisë së Tiranës në disa pika të qytetit, por gjithmonë në afërsi të tregut bëri një jehonë të madhe jo vetëm në Tiranë por në gjithë Shqipërinë. Pjesa më e madhe e familjeve u vendos në zonën ku është sot Muzeu Kombëtar dhe hoteli 15 -të katëshin dhe u quajt në atë kohë “Lagja e Fendikut” termi Fendik vjen nga latinishtja e vjetër e Ballkanit që shqip do të thotë prift, pra Lagja e Priftit. Në të u vendosën familjet: Fendiku, Mura e të tjerë nga Llenga; familjet: Nishku, Grabovski nga Grabova etj. Një pjesë tjetër u vendosën në zonën e ish “MAPO E MADHE”, kësaj zone i thoshin në atë kohë “Lagja e Sulejman Pashë Ballgjini ku u ngulitën vllehët e Voskopojës, Shipskës, Vithkuqit etj. Që kryesoheshin nga Voilla, fisi më i dëgjuar në arenë kombëtare dhe ndërkombëtare. Mjaft familje të tjera ishin vendosur tek “Pisha” apo Pazari i Ri.

Atje ishin me shumicë familjet “Niçarë” të ardhur nga qyteza Niça e krahinës së Gorës të Kazusë së Stardas e të asaj kohe sot rrethi i Pogradecit. Atje u krijua një mëhallë me vete dhe u quajt “Lagja e Niçotëve”. Disa të tjerë të ardhur nga Durrësi e Kanaja u vendosën tek “Shallvaret” që shqip do të thotë pantallona. Atje çdo të enjte bëhej një pazar për rroba, pra veshjet. Në këtë lagje u ngulitën më tepër rrobaqepësit të ardhur dhe nga Elbasani e nga Belica e Sipërme apo e Poshtme. Sistemi brenda në qytet u krye rekord, pra menjëherë dhe me një solidaritet të theksuar. Forcat ndërtuese i dispononte vetë Bashkësia Ortodokse sepse mjaft veta nga pjesëtarët e saj e ushtronin zanatin e ustait. Pas vendosjes brenda në qytet nisi për Bashkinë jeta normale dhe e organizimit.

Kategori
Uncategorized

APEL PËR NDIMË. Jo vetëm Durrësi dhe Thumana.

Eva Idrizllari.· #Apel per #Ndihme

Pas goditjeve te renda te termeteve te muajit shtator dhe nentor, nje nga pallatet e vjetra ne Tirane ka pesuar demtime serioze dhe banoret jetojne me shqetesimin e rrezikut te rrenimit te…

Më shumë tij.

Pallati eshte ndertuar ne 60-en dhe ndodhet ne buze te udhekryqit qe lidh rruget kryesore, unazen, rrugen e Dibres dhe rrugen e spitalit. Njihet me emertimin si, pallati i vjeter i farmacise 10.

Vjetersia e tij ne kohe dhe injorimi nga shteti per perkujdesje (ndryshe nga nderhyrjet e bera ne pallatet e tjera ne rruget kryesore te Tiranes) ka bere qe kjo ndertese te amortizohet gradualisht.

Termetet e fundit ishin fatale, pasi shkaktuan demtime serioze: – i ka rene fasada ku duken…

Kategori
Uncategorized

“Një shtet në krizë, Shqipëria nuk vuan vetëm nga tërmeti”

Shteti i vogël vuan nga thatësira, kurse pranimi në BE vazhdon të vonojë. Mbi të gjitha, eksodi i të rinjve e bën të vështirë situatën në Shqipëri

Nga Christian Geinitz, Frankfurter Allgemeine

 

Të martën në mëngjes në orën 4, familja Hackaj gati ra nga krevati. “Muret u tundën, gruaja dhe fëmijët u fshehën nën tavolinë,” thotë Ardian Hickaj, ende i shqetësuar nga tërmeti shkatërrues që tronditi Shqipërinë dy ditë më parë. “Hodhëm palltot sipër pizhamave dhe vrapuam shtatë kate poshtë për në rrugë. E gjitha në temperaturën 7 gradë”, shton ai. Ndërkohë, si mijëra familje të tjera, ai ka ikur në jug të kryeqytetit. Përsëri dhe përsëri ka goditje, që shkaktojnë një frikë për vdekje.

Frika nuk është e pabazuar, deri më tani autoritetet kanë numëruar 500 tërmete. Numri i viktimave u rrit të mërkurën në 28 të vdekur dhe 680 të plagosur. Tërmeti i së martës arriti një magnitudë 6.4 në shkallën Rihter. Epiqendra ishte 34 kilometra në veriperëndim të Tiranës, më pranë qyteteve të Durrësit dhe Thumanës, ku pati edhe më shumë viktima. Qeveria ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme. I prekuri Hackaj shpjegon se çfarë do të thotë kur shteti dëmshpërblen të gjitha dëmtimet: “Kjo është gjëja e duhur, por ajo e vendos buxhetin nën presion, çka nuk është gjë e mirë”.

Hackaj është ekonomist dhe drejtor i kërkimeve në Institutin për Bashkëpunim dhe Zhvillim, një think-tank i respektuar në Tiranë. Ai ende nuk mund të parashikojë pasojat ekonomike të katastrofës. Për të është e qartë megjithatë se, jo vetëm që infrastruktura ka vuajtur, por edhe konsumi privat po bie, një nga shtyllat kryesore të rritjes ekonomike. Këtë të enjte dhe të premte, shqiptarët kremtojnë festat e tyre kombëtare, tradicionalisht me blerje të mëdha si në Amerikë me të ‘Premten e zezë’.

Këtë herë megjithatë, njerëzit janë tërhequr sepse ishin të pasigurt dhe iu shmangën Tiranës. Kryeqyteti është shtëpia e 30 përqind të banorëve, që përbëjnë edhe 50 përqind të konsumit privat. Por katastrofa ka edhe aspekte pozitive për studiuesin. Brenda Shqipërisë, kjo çon në më shumë solidaritet dhe e ekspozon konfliktin politik si të parëndësishëm. Tani që shoqëria po bën thirrje për ndihmë shtetërore dhe institucione funksionale, do të testohet edhe erozioni i institucioneve publike dhe ‘privatizimi i tërbuar’: “Në kohëra të vështira kërkohet funksionaliteti i shtetit, çka tregon se tregu nuk mund të rregullojë gjithçka”.

Si një perspektivë e ardhshme, Hackaj vlerëson edhe mbështetjen aktuale europiane. BE, disa shtete, por edhe vendet fqinje në Ballkanin Perëndimor, nxituan menjëherë të ndihmojnë. “Ndoshta kjo do të çojë në rimendimin e asaj se të gjithë duhet të jemi në një varkë dhe të gjithë duhet t’i përkasim BE-së,” shpreson Hackaj, instituti i të cilit bën shumë hulumtime për integrimin europian dhe pranimin e Shqipërisë në BE.

Vendi me 2.9 milionë banorë ka qenë shtet kandidat që prej vitit 2014. Por deri më tani nuk është marrë asnjë vendim nga krerët e shteteve dhe të qeverive për të nisur negociatat me Tiranën. Komisioni dhe Parlamenti Europian ishin pro, njësoj si Bundestagu gjerman. Sidoqoftë, qeveritë e disa vendeve po bllokojnë bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, përfshirë Francën dhe Holandën. Kjo është arsyeja se pse Këshilli Europian shtyu nisjen e negociatave për herë të tretë në tetor.

Përsa kohë të jetë kështu, do të vazhdojë eksodi i shqiptarëve të rinj dhe relativisht të arsimuar mirë, të cilët nuk shohin asnjë perspektivë në atdheun e tyre, paralajmëron Hackaj. Që nga vitet ’90, një e katërta e fuqisë punëtore është larguar nga Shqipëria. “Imagjinoni një kompani që duhet të mbyllet,” thotë ai. Instituti Vjenez për Europën Lindore përllogarit se në dekadën e fundit kanë emigruar 165 mijë njerëz, 6 përqind e popullsisë. Ekonomistja shqiptare në këtë institut, Isilda Mara, ka frikë se një vonesë tjetër për nisjen e negociatave do të rrezikojë përpjekjet për reformë në fushën e gjyqësorit dhe luftën ndaj korrupsionit.

Vendi gjithashtu është prekur nga ndryshimet e klimës. Shqipëria po lufton me thatësira gjithnjë e më të mëdha, që dëmtojnë jo vetëm bujqësinë, por edhe hidrocentralet, një sektor kyç ekonomik. Nga ana tjetër, Mara konsideron se inkurajimi i konsumit (në kohë normale) të nxitet nga rritja e pagave reale, një rritje e kredisë për ndërmarrrjet e vogla dhe të mesme, si dhe për familjet e shtresës së mesme, duke e vënë theksin te rëndësia në rritje e turizmit në këtë vend buzë Adriatikut. Shkalla e papunësisë është në rënie, por gjithsesi arrin pothuajse 12 përqind. Ekonomistja e ul perspektivën e rritjes ekonomike në vitin 2019 në 2.8 përqind. Kurse në vitin 2018, rritja arriti në 4.1 përqind.

Kategori
Uncategorized

What Erdogan did after the “coup” Eddie is doing after the earthquake…Atë çfarë Erdogan e bëri pas “puçit”, Edi po e bën pas tërmetit

E pabesueshme. Cdo gjë aty ishte e inskenuar dhe teatrale. Rolin kryesor e kishte kryeministri Rama.

Mesazhi që dëshirohej të përcillej ishte ky:

Kryeministri i Shqipërisë i lodhur dhe i rraskapitur, i mërzitur dhe i pikëlluar, i pagjumë dhe i paushqyer, që po i përziheshin madje edhe ditët e javës, po luftonte fyt-a-fyt, i vetmuar, madje edhe kunder fatkeqësive natyrore.

Por që në këtë betejë kaq të madhe, kaq epike, kaq përfundimtare, më të madhën e jetës së tij dhe tonës, më të madhe se të gjitha betejat e Gjergj Kastriotit së bashku, ai jo vetëm që nuk po ndihmohej nga askush, por ai po pengohej nga faktorë të jashtëm, specifikisht nga gazetarët , të cilët nuk po e linin të qetë, po e defokusionin, po i rrezikonin jetërat e njerëzve me raportimet e tyre, që nuk dinin as të bënin pyetje e as analiza, që po rrinin gjithë ditën të ulur në studio, derisa ai po vraponte nga një gërmadhë në një tjetër për ta shpëtuar qoftë edhe një jetë të vetme.

Dallimi i vetëm në këtë krahasim është se në Shqipëri vërtet kishte tërmet. Sido që të jetë, ende pa u numëruar të gjitha viktimat, Rama e ka ndarë mendjen: po e dërgon Shqipërinë në rrugë dhe në territore të panjohura. Shqiptarët duhet ta dijnë, edhe diktatorët me të cmendur krimet i kanë kryer në emër të kauzave fisnike.

Nga Berat BUZHALA

Kur përfundoi dita e parë e konferencës “Last call for Journalism”, nën organizimin e Këshillit të Evropës, me të kthyer në hotel fillova ta shikoj një intervistë të Kryeministrit Edi Rama në emisionin Open në Top Channel.

Nga ajo që pashe dhe nga ajo që dëgjova më duhet të them që gjuha është shumë e varfër për ta përshkruar në mënyrë precize atë Stand Up tragjedi të kryeministrit të Shqipërisë, të përgatitur enkas për shqiptarët e trembur nga fatkeqësia natyrore në një emision që ishte titulluar në mënyrë apokaliptike: A ka shpresë?

Kryeministri i Shqipërisë e kishte zënë peng një gazetar dhe një kameraman të Top Channel, e bashkë me të edhe disa qytetarë që i kishin shpëtuar tërmetit por jo edhe Ramës. Prej asaj dhome ku Rama ishte ngujuar me të mbijetuarit e tërmetit, ai në një tiradë të gjatë, plot grimasa të cuditshme, po e ofendonte moderatoren e emisionit, Enin, mysafirët e moderatores së emisionit, gazetarët kudo që ndodheshin ata dhe këndo tjetër që nuk mendon sikur ai për tërmetin, por edhe në përgjithësi për jetën.

Në shikim të parë dukej që Muhamed Veliu është i kidnapuar nga Rama, por nëse e përcjellje më vëmendje të gjithë atë cfarëdo po ndodhte, mënyrën se si kryeministri i Shqipërisë po shprehej, atëherë e shihje që Muhamedi ishte vetëm një viktimë, sepse pengje të Ramës janë shefat e kolegut Veliu.

E pabesueshme. Cdo gjë aty ishte e inskenuar dhe teatrale. Rolin kryesor e kishte kryeministri Rama.

Mesazhi që dëshirohej të përcillej ishte ky: Kryeministri i Shqipërisë i lodhur dhe i rraskapitur, i mërzitur dhe i pikëlluar, i pagjumë dhe i paushqyer, që po i përziheshin madje edhe ditët e javës, po luftonte fyt-a-fyt, i vetmuar, madje edhe kunder fatkeqësive natyrore. Por që në këtë betejë kaq të madhe, kaq epike, kaq përfundimtare, më të madhën e jetës së tij dhe tonës, më të madhe se të gjitha betejat e Gjergj Kastriotit së bashku, ai jo vetëm që nuk po ndihmohej nga askush, por ai po pengohej nga faktorë të jashtëm, specifikisht nga gazetarët , të cilët nuk po e linin të qetë, po e defokusionin, po i rrezikonin jetërat e njerëzve me raportimet e tyre, që nuk dinin as të bënin pyetje e as analiza, që po rrinin gjithë ditën të ulur në studio, derisa ai po vraponte nga një gërmadhë në një tjetër për ta shpëtuar qoftë edhe një jetë të vetme.

“Ju që rrini gjithë ditën në studio, ju i dini të gjitha”, i thoshte Edi me iron dhe më kërcënim Enit, e cila po provonte që ta bënte punën e saj, por që tash nën presionin e njeriut më të fuqishëm në vend kjo gjë ishte bërë e pamundur.

Në asnjë pyetje të saj, bash në asnjë, Kryeministri Rama nuk u përgjigj në mënyrë normale. I hallakatur, i shfrenuar, pa terezi, i tërbuar, pa ekuilber mendor, ai vetëm po shkumonte. Nuk e dinte as vetë ai se cfarë po dëshironte. Kishte momente që frikësohesha për integritetin fizik të kolegut Veliu, ani pse ai nuk po rezistonte. Momenti kur Rama do ta merrte mikrofonin për ta goditur atë në kokë më dukej shumë real. Mirëpo Veliu bënte cdo gjë që ishte në mundësitë e tij për t’u nënshtruar para Ramës. E kisha një përshtypje që edhe ishte zvogluar qëllimisht fizikisht që të dukej sa më pak kërcënues. Ndoshta po bënte mirë që po vepronte kështu. Ai nuk po përballej me nje person normal. Në një moment provoi ta bënte një pyetje por nuk arriti dot. E shkeli Rama.

Pyetjet i bënte Eni.

Zoti Rama, sa mund të konsiderohen dëmet e tërmetit?

– Cfarë është kjo pyetje blla blla blla blla…

Zoti Rama, a do t’i ndihmojnë biznismenët shqiptarë të prekurit nga tërmeti?

– Cfarë është kjo pyetje, këto i dini vetëm ju që rrini gjithë ditën në studio, kurse unë po merrem me problemin blla blla blla….

Zoti Rama, a do të na ndihmojë bashkësia ndërkombëtare?

– Cfarë është kjo pyetje blla blla blla….

Zoti Rama, a do të merren masa ndaj atyre që i kanë dhënë lejet ndërtimore?

– Cfarë është kjo pyetje, unë kam para vetës njerëzit që po vuajnë blla blla blla…

Cdo gjë tjetër që dilte prej gojës së tij ishte “unë, unë, unë, unë”. Nuk e di përse nuk e tha edhe “… i dërguari i Zotit në tokë”. Në fakt, në një mënyrë edhe e tha, kur foli për idenë e tij “gjeniale për t’i akomoduar të pastrehet nëpër hotele” gjë e cila tha Rama nuk i kishte shkuar askujt në mendje.

Në një vend normal, në një shtet demokratik, në një shtet ku mediat janë të lira, intervista me Ramën do të duhej të përfundonte që në 30 sekondat e para, kur ai nuk po pranonte të intervistohej. Ai thjesht po abuzonte më mundësitë që kishte për ta nënshtruar një medium, e bashkë me mediumin edhe gazetarët e tij. Nënteksti i asaj cfarë ai po thoshte, ose cfarë ai dëshironte të thoshte, ishte ky: Ju gazetarët jeni qeniet më të shpifura që ekzistojnë, ndaj jush ndiej neveri, kurse për më tepër unë bisedoj vetëm me pronarët e juaj. Sigurisht që Topi nuk ia kishte pikën e fajit, sepse ata nuk është që po e provokonin, madje edhe pyetjet po i bënin me zë të ulët dhe të butë, por Rama kur po e shihte Muhamedin përpara po i dilnin Bushati, Shkullaku, Lubonja, Bejtja, e ndoshta edhe vogëlsia ime. Rama thjesht po e përdorte atë platformë për të kërcënuar këndo që kishte guxim për t’i dalë në rrugë, derisa ai po sakrifikohej për kombin. Meqë ishte në rol, meqë ishte pjesë e stratëgjisë së PR’it, Rama kohë pas kohe e përkdhelte atë gocën e gjorë që e kishte ulur afër. Ajo duhet të këtë qënë e trembur prej Ramës po aq sa prej tërmetit.

Mirëpo në Shqipërinë e nënshtruar dhe të poshtëruar, Ramës nuk i ndërpritet intervista, nuk i ndërpritet as ulurima e tij, nuk i hiqet as mikrofoni paçka që ai po i dehumanizon kolegët e atij cungut të pagojë që i ka rënë hise, ose që është përzgjedhur nga vetë Rama që ta mbajë atë mikrofon të turpit. Ai vazhdon të flas sa të dojë vetë, të përgjigjet cfarë të dojë vetë, të shajë dhe ofendojë kënd të dojë vetë.

Shqipëria dhe shqiptarët u plagosën rëndë nga tërmeti që i goditi ata gjatë kësaj jave. U bën bashkë që të gjithë për ta kaluar këtë pikëllim. Dikush i dha 1 milion, një tjetër ndoshta vetëm 1 euro, e një tjetër ndoshta vetëm një batanie, a një palë këpuca të vjetra. Esenca nuk është tek vlera sa është tek gatishmëria, te solidariteti. Vetëm një njeri nuk u bë bashkë me të tjerët. Ai është Edi Rama. Tërmeti që goditi Durrësin dhe Thumanën ishte shumë i rëndë, vrau dhjetëra qytetarë, pikëlloi miliona të tjerë, mirëpo më i rrezikshëm se sa ai vazhdon të jetë tërmeti që po e godet kokën e kryeministrit Rama. Fatkeqësisht ai nuk matet me shkallë të rihterit. Ai matet me nivelin e demokracisë, me nivelin e lirisë së shprehjes, me nivelin e cilësisë së jetës në Shqipëri. Ajo në Shqipëri cdo ditë po degradon.

Si duket, duke marrë mësim nga jarani i tij, Taip Recep Erdogan, i cili pas ‘puçit’ filloi arrestimin e gazetarëve, Rama e priti tërmetin për të nisur fushatën e tij. Madje jo vetëm gazetarët, ai ka filluar edhe arrestimin e qytetarëve që guxojnë të bëjnë share lajme nga interneti. Në emër të gjendjes emergjente. Diktatorët kudo në botë shumicën e krimeve i kanë kryer në emër të kauzave fisnike. Nuk më kujtohet të kem lexuar diku që Stalini, Kastro, Tito, Hoxha, ose kushdo tjetër, të ketë thënë “sivjet do të arrestojmë qytetarët tanë vetëm për pikë të qefit”.

Në ditën e dytë të konferencës së Këshillit të Evropës “Last Call for Journalism (thirrja e fundit për gazetari) diskutuam edhe për Ramën dhe Vucicin. Cdo kush i kishte vetullat e ngrysura.

Si duket, të gjithë ne duhet t’i shtrëngojmë mirë rripat. Demokracia në Shqipëri do të fillojë të matet me atë para tërmetit dhe pas tërmetit.

By Berat BUZHALA

When the first day of the “Last call for Journalism” conference, under the auspices of the Council of Europe, ended, when I returned to the hotel, I began to watch an interview of Prime Minister Edi Rama on the Top Channel Open show.

From what I saw and from what I heard I have to say that the language is too poor to describe precisely that Stand Up tragedy of the Albanian prime minister, specially prepared for the Albanians scared of natural disaster in a show entitled apocalyptically: Is there hope?

The Prime Minister of Albania was kidnapped by a journalist and a Top Channel cameraman, along with some citizens who had escaped the earthquake but not Rama. From the room where Rama was locked up with the earthquake survivors, he was in a long tirade full of strange particles, insulting the show’s moderator, Eni, the show’s moderator’s guests, journalists wherever they were and whatever else they didn’t he thinks about the earthquake, but also about life in general.

At first glance it seemed that Muhammad Veliu was kidnapped by Rama, but if you followed all that was going on, the way the Prime Minister of Albania was saying, then you saw that Muhammad was just a victim, because Rama’s hostage are the chiefs of colleague Veliu.

Unbelievable. Everything there was staged and theatrical. Prime Minister Rama had the leading role.

The message that was meant to be conveyed was this: The Prime Minister of Albania, tired and exhausted, bored and sad, insomnia and malnutrition, who was mixing even on weekdays, was fighting throat-to-throat, lonely, even against natural disasters. But in this great battle, so epic, so final, the greatest of his life and ours, greater than all of George Castriot’s battles together, he was not only helped by no one but him it was being hampered by external factors, specifically by journalists who were not keeping quiet, defocusing, endangering people’s lives with their reporting, who knew neither to ask questions nor to analyze, who were all day sitting in the studio, while he was running from one ruin to another to save even a single life.

“You who stay in the studio all day, you know it all,” Ed said ironically and threateningly to Ann, who was trying to do her job, but now under the pressure of the most powerful man in the country, it had become impossible.

To any of her questions, Prime Minister Rama did not respond in any normal way. Cluttered, rampant, without rationality, enraged, without mental balance, he was just foaming. He didn’t even know what he was wanting. There were moments when I feared for the physical integrity of colleague Veliu, even though he was not resisting. The moment Rama would pick up the microphone to hit him in the head seemed very real to me. But Veliu did everything in his power to subdue Rama. I had the impression that it was also deliberately reduced physically to appear as less threatening. Perhaps he was doing well by doing so. He was not facing a normal person. At one point he tried to ask a question but he couldn’t. Rama violated.

The questions asked Eni.

Rama, how much earthquake damage can be considered?

– What is this question blla blla blla blla…

Will Mr. Rama help Albanian businessmen affected by the earthquake?

– What is this question, these only know you who stay in the studio all day, and I’m dealing with the problem blla blla blla ….

Mr. Rama, will the international community help us?

– What is this question blla blla blla….

Will Mr. Rama take action against those who have issued construction permits?

– What is this question, I have before me people who are suffering blla blla blla …

Everything else that came out of his mouth was “I, I, I, I”. I don’t know why he didn’t even say “… God’s messenger on earth”. In fact, one way he said it when he spoke of his idea of “genius to accommodate himself in hotels” which Rama said had never been on anyone’s mind.

In a normal country, in a democratic state, in a state where the media is free, the interview with Rama would have to end in the first 30 seconds, when he was refusing to be interviewed. He was simply abusing the opportunities that a medium had to subdue, and so did his journalists. The context of what he was saying, or what he wanted to say, was this: You journalists are the most slanderous beings that exist, so I feel disgusted, and moreover, I only talk to your owners. Certainly Topi had no fault of their own, for they were not provoking him, even asking questions in a soft and soft voice, but Rama was seeing Bushat, Shkullaku, Lubonja, when he saw Muhammad. Beit, and maybe even my little one. Rama was simply using that platform to threaten anyone who had the guts to make it to the streets while he was being sacrificed for the nation. Being in the role, being part of PR’s strategy, Rama occasionally caressed that poor snapper that had him sitting close by. She must have been as scared of Rama as of the earthquake.

But in subdued and humiliated Albania, Rama is not interrupted by interruptions, his interruptions are not interrupted, nor is his microphone removed, even though he is dehumanizing colleagues of that stunned paycheck, or being selected by Rama himself to hold that microphone of shame. He continues to speak as much as he wants, to answer whatever he wants, to insult and offend anyone he wants.

Albania and Albanians were seriously injured by the earthquake that struck them this week. It brings them all together to overcome this grief. Someone gave him 1m, another maybe just 1 euro, and another maybe just a blanket or a pair of old shoes. The essence is not in value as it is in readiness, in solidarity. Only one man did not get along with the others. He is Edi Rama. The earthquake that struck Durres and Thumana was very severe, killing dozens of citizens, afflicting millions more, but more dangerous than it still being the earthquake that is beating the head of Prime Minister Rama. Unfortunately, it is not measured with a richter scale. It is measured by the level of democracy, the level of freedom of expression, the level of quality of life in Albania. It is degrading in Albania every day.

Apparently, learning from his jar, Taip Recep Erdogan, who began arresting reporters after the ‘coup’, Rama waited for the earthquake to launch his campaign. Even not only journalists, he has also started arresting citizens who dare to share news on the Internet. In the name of emergency. Dictators all over the world have committed most of the crimes in the name of noble causes. I don’t remember reading somewhere that Stalin, Castro, Tito, Hoxha, or anyone else, had said “this year we will arrest our citizens only for the sake of fun”.

On the second day of the Council of Europe conference “Last Call for Journalism” we also discussed Rama and Vucic. Everyone had bright eyebrows.

Apparently, all of us must tighten our belts. Democracy in Albania will begin to measure itself before the earthquake and after the earthquake.

Kategori
Uncategorized

S’kemi kuptuar asgjě!

Do ndesha tě ndaj me ju njě pasazh tě shkrimit tě Pano Sukěs…Nuk do i hiqja asnjě presje!

Shirma Korçë gazetare/

…………Ndoqa pak mbledhjen e Komitetit të Rindërtimit dhe pashë që ne s’kemi kuptuar asgjë nga e gjithë kjo që ndodhi.

Po të kishim kuptuar, në krye të tavolinës së Komitetit do ishte ulur Prof. Luljeta Bozo dhe tavolina do të ishte mbushur me inxhinierë, sizmologë, urbanistë, juristë, financierë të së njëjtës peshë si zj.Bozo dhe ata do të vendosnin për çdo gjë.

Qeveria thjesht do të merrte dhe zbatonte vendimet e tyre, pa diskutuar farë. Do t’i merrte me kokën ulur dhe thjesht do vepronte.

Por jo…Aty pashë në krye Edi Ramën që po përpiqej t’iu merrte lekët atyre që kishte në krahë..dhe duke përfituar nga plani televiziv të fillonte fushatën për 2021.

S’kemi kuptuar asgjě!

Kategori
Uncategorized

Unë qaja dhe mendoja: Kush na ka qit me kryet n’hi?

Në atë kohë erdhën tri studente. Secila me një qeskë me ushqime.

Njëra syresh tha: sollëm diellin. Dielli doli pas reve. Atypëraty nuk e kuptova ngjarjen.

Në moment nuk e kuptova, por kur shkova në darkë në shtëpi, gjithçka mu bë e qartë. Zoti foli me gojën e tyre. Ato më dhanë shpresë. Lotët e mia nuk pushonin.

Vajzat kishin sjellë nga ushqimet e tyre, atë pakogjë që kishin.

E dhuruan me dashuri. Unë qaja dhe mendoja: Kush na ka qit me kryet n’hi?

Doja të shkruaja disa fjalë zemre lidhur me situatën. Disa gjëra që më bënë përshtypje. Ashtu siç mu dukën mua.

Ju jeni të lirë të keni përshtypjet tuaja, në komunikimet tuaja. Nuk pengoj askënd ta mendojë si të dojë, por korrigjimet mbajini për vete. Për më shumë do shkruaj një shkrim. Aty mund të më kritikoni. Së pari shpreh ngushëllimet e mia për jetët e humbura dhe uroj shërim të shpejtë për të lënduarit. Gjithashtu, uroj një muaj të mbarë për gjithë shqiptarët, dhe të qetë.

Unë doja të shprehja një mirënjohje të madhe për të gjithë njerëzit që kontribuan. Ishte një reagim i bukur në një kohë të zymtë. Çmoj ata që dhanë dhe nuk treguan kush ishin. Shumica e bizneseve ndenjën anonime. Dhe e individëve.

Unë i përmenda disa si shenjë mirënjohjeje, si kujtesë. Më shumë çmova ndihmën qytetare dhe shtetërore të shqiptarëve të Dardanisë. Ishte mbresëlënëse. Sidomos bizneset. Ishte një akt i madh kombformimi. Gjithashtu dhe shumë qeveri të botës që u angazhuan. Është mirënjohje. Më shumë më pëlqyen ata që shkuan atje dhe u përballën me vështirësitë. Mediat gjithashtu, me gjithë problemet e tyre, informuan publikun. Vlerësoj shumë ata që kishin dhe dhanë. Po më shumë ata që nuk kishin dhe dhanë. Ata më bënë vërtet për të qarë.

Në një çast, kur po mblidhnim ndihma te sheshi Nënë Terezës, po mendoja se do binte shi.

Qielli ishte nxirë. Po u thosha njerëzve të nxitonin se e ndieja lagështirën.

Në atë kohë erdhën tri studente. Secila me një qeskë me ushqime.

Njëra syresh tha: sollëm diellin. Dielli doli pas reve. Atypëraty nuk e kuptova ngjarjen.

Në moment nuk e kuptova, por kur shkova në darkë në shtëpi, gjithçka mu bë e qartë. Zoti foli me gojën e tyre. Ato më dhanë shpresë. Lotët e mia nuk pushonin.

Vajzat kishin sjellë nga ushqimet e tyre, atë pakogjë që kishin.

E dhuruan me dashuri. Unë qaja dhe mendoja: Kush na ka qit me kryet n’hi? Shqiptarët janë më lart se elitat e tyre. Ky është fakt. Dhe mos shikoni ndonjë të paudhë që gaboi. Shikoni fuqinë e popullit tonë. Ne do fitojmë. Këtë doja ta thoja. Tani të mendojmë rindërtimin.

Kategori
Uncategorized

Propaganda e Ramës dhe një kurth për opozitën

Tërmeti zbuloi se ne kemi një shtet prej letre, që nuk ka forcë, nuk ka kapacitete në infrastrukturë, mjete dhe organizim, për të përballuar dhe lehtësuar pasojat e fatkeqësive natyrore apo të ndonjë natyre tjetër.

Nga Neritan Sejamini 16 orë më parë

Opozita i ka kaluar gjashtë vitet e shkuara duke mos u marrë me shumë detyrime të një opozite, por duke u përqendruar vetëm në një drejtim: kritikat, denoncimet, sulmet dhe përpjekjet për të rrëzuar qeverinë, në çdo rast.

Gjatë këtyre viteve, opozita ka theksuar se kjo qeveri ndërton vetëm fasada, pas të cilave bashkëpunon me krimin dhe oligarkët për grabitjen e Shqipërisë, dhe se sa më gjatë të qëndrojë në pushtet, aq më i madh është rreziku për vendin—madje edhe atëherë kur ky përshkrim mund të dukej i ekzagjeruar.

Por në çastet kur mosveprimet apo veprimet e qeverisë vërtet po vënë në rrezik jetën e qytetarëve, në çastet kur po shihet nga të gjithë se grabitja e vendit nga qeveria me oligarkët ka rrënuar shtetin, opozita ka ndërprerë kritikat dhe denoncimet ndaj qeverisë.

Në çastet kur Kryeministri Rama po ngre një tjetër fasadë për të mashtruar, një fasadë që mund të sjellë pasoja të rënda—atë se qeveria po i shëron pasojat dhe njerëzit do të jenë të mbrojtur—opozita po hesht.

Për gjendjen e mjeruar të shtetit dhe pasojat e rrezikshme të tërmetit për muajt dhe vitet e ardhshme duhet reflektuar sa më thellë, për të parandaluar tragjedi edhe më të mëdha se ajo e 26 nëntorit. Por një gjë është e qartë që sot, pa pasur nevojë për shumë analiza: përballë tërmetit, shteti shqiptar u shkërrmoq në çast.

Tërmeti zbuloi se ne kemi një shtet prej letre, që nuk ka forcë, nuk ka kapacitete në infrastrukturë, mjete dhe organizim, për të përballuar dhe lehtësuar pasojat e fatkeqësive natyrore apo të ndonjë natyre tjetër.

Sikurse u pa qysh në momentet e para të tërmetit, e gjithë struktura e menaxhimit të emergjencave përbëhet vetëm nga punonjës si trupa fizikë dhe nga fadromat e oligarkëve. Absolutisht asnjë kapacitet tjetër.

Fatmirësisht, ndihma që vërshoi nga çdo anë e botës shërbeu për të ndihmuar shqiptarët e rrezikuar dhe në nevojë, por, fatkeqësisht, edhe për të larguar vëmendjen nga shteti ynë i falimentuar.

Madje, pasi përpjekjet për shpëtimin e shqiptarëve ua la në dorë të huajve, vetë Edi Rama filloi të aktronte, duke e fshehur kryeministrin e falimentuar me imazhin e rremë të shpëtimtarit të madh—njeriut të thirrur në skenë nga historia në çastin e nevojës së kombit.

Makineria e tij e propagandës u mobilizua menjëherë për të krijuar Mbinjeriun Rama—një përzierje e heroit epik, profetit hyjnor dhe patriarkut të dhimbshëm—dhe pamjet e tij teksa mëshiron të mjerët, shëndosh të lënduarit, fuqizon të pamundurit, u jep shpresë të humburve, janë bërë imazhi kryesor i fatkeqësisë që po u afrohet shqiptarëve.

Kamerat e ndjekin atë ngado, për të përcjellë drejtpërdrejt çdo fjalë të tij, çdo emocion, çdo vepër. Ato nuk humbasin asnjë prekje të duarve të tij, asnjë dridhje të zërit apo lëngëzim të syve. Pastaj, kamerat largohen duke ofruar plane të mëdha, në të cilat duket nga larg një shtat legjendar që ecën ngadhnjyes mbi fusha gërmadhash të shkaktuara nga natyra e pabesë.

Sheshet plot rrënoja e dhimbje njerëzore janë kthyer në një skenë gjigande, ku luhet një shfaqje me vetëm një aktor, tek i cili janë drejtuar të gjithë prozhektorët dhe është mbërthyer e gjithë vëmendja e kombit që kërkon shpëtim.

Ndërkohë, jashtë kamerave dhe dritave të skenës, po shpaloset tragjedia jonë e vërtetë, ajo e viktimave të tërmetit dhe viktimave të traumës së frikës, pasigurisë dhe pafuqisë.

Larg kamerave që ndjekin Edi Ramën, ndodhen njerëz të lënë në mëshirën e fatit apo të kaosit. Njerëzit që nuk dalin në kamera janë viktimat e panumërta të shtetit të falimentuar. Janë ato që trajtohen në mënyrë jonjerëzore, duke u hedhur copa buke mes hekurave të izolimit, apo duke i nxjerrë nga shtëpitë drejt e në rrugë.

Jashtë dritave të skenës ku luan Edi Rama, po mbruhet një fatkeqësi kombëtare, me pasoja më të mëdha se ato nga goditja e parë e tërmetit: mijëra godina duhet të braktisen përgjithmonë ose të riparohen; dhjetëra mijëra familje duhet të shpërngulen; fshatra dhe lagje qytetesh duhet të rivendosen; i tërë bregdeti duhet të transformohet nga ana urbane; industria e turizmit dhe dhjetëra mijëra familje të lidhura me të duhet të presin pasojat shkatërruese në sezonin e ardhshëm; ndërsa njerëzit, më shumë se kurrë më parë, ndjejnë shtysën për ta braktisur vendin.

Terri informativ i qeverisë dhe kamerat që fokusohen vetëm tek Edi Rama ia kanë arritur ta tregojnë këtë gjendje si thjesht një fatkeqësi natyrore, që kërkon vetëm pak durim dhe solidarizim, pak më shumë dashuri si vëllezër e motra dhe gjërat do të bëhen mirë, madje viktimat do të jenë më mirë se më parë dhe e ardhmja më e sigurt se më parë.

Përballë kësaj gjendjeje, sot, Shqipëria ka nevojë për opozitën, më shumë se ç’ka pasur ndonjëherë gjashtë vitet e fundit.

Sot, është çasti që opozita t’u tregonte shqiptarëve se bashkë me pasojat e tërmetit duhet të kurojmë edhe plagët e prapambetjes, varfërisë dhe pafuqisë që tërmeti i shfaqi aq pamëshirshëm.

Sot. opozita duhet të shpaloste të vërtetën, duke goditur teatrin tragjik të udhëheqësit megaloman, që përsillet rreth fatkeqësisë së popullit të vet. Duke i drejtuar prozhektorët te njerëzit në nevojë. Duke ekspozuar problemet. Duke informuar për ato që qeveria fsheh. Duke denoncuar keqqeverisjen, shtetin e oligarkëve dhe të luksit, që ka grabitur çdo gjë që sot duhet të ishte në shërbim të qytetarëve.

Opozita nuk ka nevojë të bëjë thirrje për solidaritet fals—shqiptarët dhe gjithë bota e dëshmuan solidaritetin pa ua kërkuar politikanët—por duhet të bëjë presion që qeveria të marrë përgjegjësitë dhe të heqë dorë nga propaganda.

Opozita nuk ka nevojë të falënderojë hotelet dhe llixhat, këtë e bën çdo çast Kryeministri, por duhet të denoncojë kushtet çnjerëzore në kampe dhe nxjerrjen e njerëzve në rrugë nga banesat e dëmtuara.

Opozita nuk duhet të thotë mos bëni politikë, por duhet të dënojë dhunën ndaj lirisë së shprehjes, të cilën  qeveria po e ushtron, gjoja, në emër të njerëzve.

Opozita nuk duhet të sillet si këshilltare teknike e qeverisë, por të propozojë reformimin e thellë të qeverisjes.

Opozita duhet të bëhet zë i shqetësimeve të njerëzve, t’u japë zë atyre që po shpërfillen, po keqtrajtohen, po harrohen. Opozita duhet të bëhet antidoda e propagandës së Ramës, duke e demaskuar atë propagandë që, nëse do të jetë e suksesshme, mund të sjellë pasoja për njerëzit.

Opozita nuk ka arsye të ndihet e kompleksuar nga rëndesa e tragjedisë njerëzore dhe nuk duhet të bjerë në kurthin e përshkrimit të situatës me fjalët dhe frymën e propagandës së Edi Ramës.

Opozita nuk duhet as të bjerë në banalitetin dhe pandjeshmërinë e shfaqjeve të veta propagandistike, në mediokritetin e shfrytëzimit të momentit për të propozuar heronjtë e llojit të vet si konkurencë e heroit epik Edi Rama.

Mbi të gjitha, opozita nuk duhet të bjerë në naivitetin e pranimit të thirrjeve prej sirene të Ramës për bashkëpunim në emër të viktimave dhe të kombit. Edi Ramës takimi me opozitën i duhet për fasadë, dhe opozita nuk mund të justifikohet prapë nesër se nuk e kemi ne fajin po Edi Rama që na gënjeu prapë për ato që ramë dakord në tavolinë për kombin.

Opozita duhet të rrokë momentin për të nxitur njerëzit në një reflektim mbi veten, shoqërinë dhe politikën, për shkatërrimet që i kemi sjellë vetes dhe verbërinë e qasjes për të ndërtuar një shoqëri ku nuk ka asnjë liri në politikë dhe ekonomi, ku nuk ka asnjë moral veç parasë, dhe ku nuk sundon ligji, por i forti.

Në fund, opozita duhet t’u afrojë njerëzve një vizion për ta kthyer këtë reflektim të tyre në një energji për ndryshim.

Opozitë do të thotë ndryshim—për solidarizim kemi qeverinë.

Kategori
Uncategorized

Oficeri serb do i drejtohej, Don Kelmend Spaqit : M’i ndaj myslimanet në njërën anë, e katoliket në anën tjetër!

Nga( Pjerin Ndoci )Komandanti serb, në festen e “Pashkëve” urdhëron Priftin katolik që t’i ndajë refugjatet shqiptar në mysliman e të krishterë

Oficeri serb do i drejtohej, Don Kelmend Spaqit : M’i ndaj myslimanet në njërën anë, e katoliket në anën tjetër! Këtu nuk ka mysliman e katolik, këta gjithë janë shqiptar të pa fajshëm në vendin e tyre. Para se të veproni kështu me vritni mu, pastaj motrat e nderit, dhe atëherë realizojeni planin tuaj kriminal. Kjo ishte përgjigjja që i kishte dhënë meshtari katolik, ushtarakut serb në oborrin e Kishës “Shën Andou” në Gllogjan të Pejës, në vitin 1999, rikujton

Kisha ishte e vogël, po ashtu edhe oborri për t’i zënë mira njerëz nga gjitha trevat e Kosovës, që kishin ardhur të hënën e Pashkëve në Kishën e Shën Andut, në Gllogjan të Pejës, për të kërkuar shpëtim. Shumica prej tyre ishin përballur me përjetime tmerri, në kohen kur vendi po digjej në katër anët nga forcat kriminale serbe. Don Kelmend Sapaqi, një prift trup shkurt, por me zemër të madhe që do i hapte dyer e Kishës për t’i strehuar të gjithë, pa dallim feje, ngjyre, apo regjioni.

Popullata e strehuar në Kishë !

Në mesditën e së hënës se Pashkëve, fshati Gllogjan do pushtohej nga qindra ushtar serb që ishin të armatosur deri në dhemb. Shënjestër ishte popullata civile e strehuar në Kishë. Një oficer serb me të zbrite nga eskorta do mësynte i tërbuar drejte popullatës që pjesa dërmuese ishin pleq, gra e fëmije. Por, para tij në mbrojtje të grigjës siç ishte misioni i tij, do shfaqej Don Kelmendi dhe motrat e nderit që nuk e lanë asnjëherë të vetmuar në atë kohe terrori. Ç’janë këta njerëz këtu, nxirri nga objektet e Kishës, gjithë këta nuk janë katolike, këtu ke mysliman e UÇK, iu drejtua ushtaraku me arrogancë meshtarit që gjendej para një sprove të madhe.

I pa trembur, si shqiptar i madh me butes dhe fuqinë e Zotit do i përgjigjej: Këtu s’ka katolik e mysliman këta gjithë janë shqiptare të pa fajshëm në vendin e tyre, para se të kryeni ketë krime makaber me merrni jetën mua, pastaj motrave të nderit, atëherë ndani popullin tim, do i drejtohej Prifti, oficerit serb që e kishte mbështetur për muri e tytën e pushkës ia kishte vendose në fyte. Por, mos harroni se ekziston hakmarrja e Zotit. Nesër bota do e kuptoj krimin që do e shkaktoni. Këta njerëz që po i shef janë fëmije, gra e pleq që si kane borxh as kujt t’ua marr jetën në pragun e shtëpisë, ishin fjalët e Priftit që vdekjen po e shihte me sy.

Kur dëgjoj këto fjale eprori serb, u shtang. Kishte ardhure me qellim për ta realizuar planin e kasapit të Ballkanit, Milloshoviçit që për shumë vite synonte që shqiptaret t’i përçaj përmes fesë. Por e kuptoj se njeriu i Zotit, fjalët dhe besimin e ka me të fortë se gjitha armët e ushtrive të Botës.

Pa pushke, me rruzare në dorë, Prifti bashkë me tri murgeshat do e zmbrapste gjithë atë ushtri gjakatare për t’i shpëtuar mbi 5 mije civil shqiptar.

Treva e Dukagjinit nuk e njehe vetëm për ketë akte, Don Kelmend Spaqi njihet për kontributin e madhe për gjatë gjithë luftës, në ndihem t’plagosurve, sëmurëve, refugjateve që vini nga zonat e ndryshme të Kosovës.

Ismet Gashi nga Regjeva e Klinës, rrëfen me lot takimin me dikur Priftin e Gllogjanit: Ai është legjendë e gjallë, vajza ime ishte e plagosur nga forcat serbe, kishte nisë plaga me iu kalbë, fati deshi me shkua në Gllogjan, si mori vesh don Kelmendi, menjëherë thirri motrën në ambulance që ishte aty afër Kishës, morën vajzën e mjekuan, ajo sot është shendosh e mirë dhe ka familje.

Një tjetër dëshmitar i ngjarjes në Kishë, tregon se si Prifti e kishte lëshuar shtëpinë, besa edhe dhomën e tij për refugjatë të ardhur nga Drenica, e po flinte bashke me në burrat, nder rimorkio të Traktorit,

Një gjeste që kishte lanë pa fjalë një përfaqësues ndërkombëtar dhe që kishte bërë bujë në media botërore ishte veprimi i Priftit, kur rrahu kambanat e Kishës për t’u treguar shqiptareve mysliman të strehuar në familjet e fshatrave katolike, Gllogjan e Nepole, se është koha e Iftarit për ata që kishin agjëruar, meqenëse ishin rrethana lufte në muajin e shenjet të Ramazanit.

Çfarë është kjo kambanë në ketë interval kohorë të pa zakontë, kishte pyetur Priftin një përfaqësues ndërkombëtar? Po bije në shenjë respekti që tregohet ndaj vëllezërve shqiptar të besimit mysliman që janë të strehuar neper familje të famullisë, se është koha për të shtruar sofrën e Iftarit, iu kishte përgjigjur Don Kelemend Spaqi me shumë butësi, rikujto Fatmire Gjergj Kamberaj

Kategori
Uncategorized

Shpërthen zvicerani: S’keni guxim ta thoni, fajin për viktimat e kanë ndërtimet.

“Shumë shtete dhe individë po dërgojnë donacione për rindërtim, që do të përfundojnë në xhepat e këtyre mashtruesve”,

“Në Zvicër, fitimi i një ndërmarrje ndërtimi për një projekt është gjashtë deri në shtatë përqind, këtu është 70 përqind! Sipërmarrësit këtu fitojnë një qerre me para në kurriz të sigurisë”.

https://amp.blick.ch/news/ausland/schweizer-prangert-die-baumethoden-in-albanien-an-baupfusch-ist-schuld-an-so-vielen-toten-id15638816.html

Gazeta më e madhe zvicerane, Blick, shkruan se fajin për kaq shumë viktima në tërmetin që ndodhi në Shqipëri e kanë ndërtimet.

Blick ka intervistuar një zviceran që jeton në Durrës me të shoqen, i cili shpërthen me zemërim. Rolf Alther, 77 vjeç, jeton me gruan kosovare në Durrës prej pesë vitesh.

“Kjo nuk duhej të ndodhte,” shan ai.

“Ky tërmet nuk është kaq i madh sa të shkaktonte dëme kaq të mëdha”.

Problemi është se askush nuk guxon këtu të thotë se pse ka dëme të tilla. “Shkaku i shembjeve janë ndërtimet e këqija shkel e shko”.

I zemëruar, ai i ka dërguar foto gazetës se si është dëmtuar banesa e tij dhe godina të tjera. Zvicerani, që dikur ka qenë përfaqësues politik në një parlament kantonal, thotë se këto janë ndërtime kriminale.

“Në Zvicër, fitimi i një ndërmarrje ndërtimi për një projekt është gjashtë deri në shtatë përqind, këtu është 70 përqind! Sipërmarrësit këtu fitojnë një qerre me para në kurriz të sigurisë”.

Alther nuk e ndal shpërthimin kur thotë se druhet se kriminelët do të përfitojnë edhe nga tërmeti.

“Shumë shtete dhe individë po dërgojnë donacione për rindërtim, që do të përfundojnë në xhepat e këtyre mashtruesve”, thotë ai.

Teorinë e tij për ndërtimet e dobëta e mbështet edhe profesori i ETH Zyrih, Bozidar Stojadinovic. Ai thotë se pasi sheh me kujdes fotot, e kupton se bëhet fjalë për ndërtime të dobëta. Sipas tij, ato duhen shembur.

“Ata fokusohen tek fitimi afatshkurtër, në vend që të mendojnë për të nesërmen dhe të investojnë në siguri. Ndërtesat moderne duhet të jenë në gjendje t’i rezistojnë një tërmeti si ai i të martës në Shqipëri,” thotë profesori.

Kategori
Uncategorized

Historia të frikshme e tërmetit të vitit 1267:

Profesoresha amerikane, Kasey Aderhold.

Një tërmet i rëndë shkatërroi Durrësin në vitin 1267. Për këtë ngjarje apokaliptike, albanologu i ndjerë Robert Elsie na ka lënë pas një rrëfim interesant.

Bëhet fjalë për rrëfimin e historianit dhe studiuesit George Pachymeres, i lindur në vitin 1242 dhe i vdekur rreth vitit 1310. Ai lindi në Nikea dhe mbajti detyra të larta në Kostandinopojë. Libri i tij “Historia” flet për periudhën e sundimit të Mikael Paleologut VIII dhe Androniku II. Ai përbën burimin kryesor për periudhën. Në të është edhe një përshkrim prekës i tërmetit të tmerrshëm që goditi qytetin e Durrësit. Historiani francez Alain Sucellier e daton këtë ngjarje tragjike në korrik të vitit 1267

Pas disa kohësh, një ngjarje e rëndë dhe e përlotshme ndodhi në Durrës. Gjatë muajit korrik, disa zhurma të pazakonta bënin që toka të dridhej vazhdimisht, zhurma që normalisht do t’i quanim rënkime. Ato po i paraprinin diçkaje të tmerrshme që do ndodhte.

Një ditë, zhurma ishte më e vazhdueshme dhe më e fuqishme se herët e kaluara. Frika që kaploi njerëzit bëri që ata të shkonin dhe të gjenin strehim jashtë qytetit, pasi kishin frikë se gjërat do përkeqësoheshin.

Nata ra mbi rënkimin e një ditë më parë dhe bashkë me të nisi një tërmet i fortë, më i dhunshëm se çdo gjë tjetër në kujtesën e gjallë. Nuk ishte, siç mund ta përshkruajnë disa, një dridhje e tokës në formën e një lëkundjeje, por një lëvizje e tillë kaq e fortë, sa dukej sikur i gjithë qyteti u kthye me kokë poshtë dhe u përplas fuqishëm në tokë.

Shtëpitë dhe godinat e larta nuk rezistuan për një sekondë, duke u rrënuar e duke varrosur brenda banorët. Ata nuk kishin kohë të shpëtonin sepse godinat ishin ndërtuar pranë njëra-tjetrës. Në të vërtetë, kishte më shumë shans që të mbijetonin ata që qëndronin brenda shtëpive sesa ata që dilnin nga shtëpitë që ishin kursyer pjesërisht nga shembja.

Asnjë nga ndërtesat nuk mbijetoi e paprekur. Ato u rrëzuan mbi njëra-tjetrën dhe çdo godinë që kishte rastisur të rezistonte ndaj fatit të shkatërrimit, ishte prishur nga rrëzimi i të tjerave.

Katastrofa ishte e papritur dhe e jashtëzakonshme për të lejuar që dikush të mbijetonte duke u arratisur. Për shumë njerëz, ishte si një ëndërr: ata nuk e zbuluan kurrë se në çfarë ngjarje u zhdukën. Fëmijë të vegjël dhe bebe, që nuk e kuptonin se çfarë kishte ndodhur, u varrosën nën rrënoja.

Zhurma e fortë dhe tmerri ishin të atilla, sa të mbijetuarit që e gjetën veten përballë dallgëve të rritura ndjeshëm në det, imagjinuan se ky nuk ishte vetëm fillimi i agonisë, por në të vërtetë fundi i botës.

Për shkak se qyteti ishte buzë detit dhe tërmeti i tmerrshëm kishte ndodhur kaq papritmas, ata që e gjetën veten jashtë, dhe që ishin zhurdhuar praktikisht, u përballën ashtu siç ishin me një trullosje të tillë nga shpërthimi i shtëpive njëra pas tjetrës, sa nuk mund të parashikonin asgjë tjetër veçse se ky ishte shkatërrimi i tërë universit.

Tërmeti zgjati për aq kohë sa asgjë nuk mbeti në këmbë. Gjithçka brenda qytetit ishte shembur dhe banorët ishin mbytur, me përjashtimin e vetëm të akropolit, që qëndronte i fortë dhe i mbijetoi tërmetit.

Kur agoi dita, banorët e zonave përreth nxituan menjëherë në qytet dhe nisën të gërmojnë, duke përdorur gjithçka që mund të merrnin në duar: sfurqet, kazma dhe çdo mjet pune që gjenin.

Nga të katër anët, ata nisën të gërmojnë, duke u përpjekur sigurisht që të shpëtonin çdo viktimë të pafat që mund të ishte ende gjallë, por ç’është më tepër, në përpjekje edhe për të shtënë në dorë çdo lloj pasurie që mund të nxirrnin nga brenda rrënojave.

Siç ndodhi, bashkë me të rriturit vdiqën dhe trashëgimtarët dhe nuk ishte askush që të pretendonte pronën. Kështu, pas disa ditësh, pasi kishin marrë flori dhe gjëra të tjera që kishin gjetur, shqiptarët rreth e rrotull Durrësit e braktisën këtë qytet të lashtë në vetminë e tij, një qytet tashmë i panjohshëm, i cili numërohej mes qyteteve ekzistues jo prej ekzistencës së tij, por thjeshtë prej emrit.

Peshkopi i tij, Niketas, që kish qenë aty gjithë kohës, mbijetoi, ndonëse në të gjithë trupin tashmë kishte plagë të fatkeqësisë. Përballë një katastrofe të tillë, që askush nuk do të kish menduar ndonjëherë se ishte e mundur, atë e kapi paniku dhe ia mbathi, duke e lënë metropolin të privuar jo vetëm nga personi i tij, por edhe nga banorët, shkëlqimin e ndërtesave dhe gjallërinë e dikurshme.

Kategori
Uncategorized

‘No government penny’! Refresh the Citizen Who Creates the Thief Prime Minister! ‘Asnjë qindarkë qeverisë’! Refreni qytetar që ngriti në këmbë kryeministrin hajdut!

‘Asnjë qindarkë qeverisë’! Refreni qytetar që ngriti në këmbë kryeministrin hajdut!

Red Varaku/

Ky tërmet do të mbetet gjatë në kujtesë si një nga tërmetet më shkatërrues që ka goditur ndonjëherë Shqipërinë, sepse ka shkaktuar një nga katastrofat më të mëdha humanitare në vendin tonë. Ndërkohë që sipas autoriteteteve në terren, dëmet mund të jenë disafish më shumë. Pamjet që shikojmë të shfaqen në ekran janë të frikshme dhe tejet demoralizuese.

Por, ky tërmet nuk do të mbahet mend vetëm për shkatërrimin e rëndë apo për paaftësinë totale të qeverisë për ta përballuar këtë situatë. Ai do të mbahet mend gjatë edhe si një ndër shfaqjet më të rralla të solidaritetit tonë kombëtar. Një solidaritet, që mund të krahasohet për nga mobilizimi shoqëror vetëm me solidaritetin gjatë luftës së Kosovës.

Të gjitha trojet ku ka shqiptarë janë shndërruar në qendra të mëdha humanitare, dhe në çdo lagje janë ngritur pika ku mblidhen ndihma për të goditurit nga kjo karatastrofë. Ndërkohë , rrjetet sociale janë kthyer në mjetin kryesor të mobilizimit qytetar, një rrjet që e ka nxjerrë shtetin pothuajse jashtë loje.

Por, një zhvillim jashtëzakonisht domethënës për këtë situatë është mosbesimi shumë i madh i shoqërisë tek kjo qeveri dhe refuzimi i prerë i tyre për të bashkëpunuar me qeverinë. Një fenomen që u vu re menjëherë pas tërmetit. Kjo për shkak të ballafaqimit me çoroditjen totale të strukturave shtetërore dhe mungesën e plotë të përgjegjshmërisë nga qeveria. Ky zhvillim dëshmoi, që qytetarët shqiptarë janë vetë shumë herë më përpara se sa vetë qeveria që i përfaqëson.

Thirrja njëzëri e shoqërisë dhe aktivistëve, që ndihmat të mos përfundojnë në duart e qeverisë, për shkak se kjo e fundit mund t’i vjedhë ato, ndodh për herë të parë në mjedisin tonë shoqëror dhe është pasgoditja më e fortë e tërmetit politik, që e detyroi kryeministrin të niste turin e gjezdisjes me dhjetëra kamera dhe fotografë me vete si dhe të derdhte lot para kamerave.

Kaq mosbesues janë qytetarët ndaj kësaj qeverie, sa vetë kryeministri është detyruar që t’i kërkojë qytetarëve, që t’ia dorëzojnë ndihmat e tyre agjensive shtetërore, madje ka shumë raste që nuk i ka lejuar këta qytetarë të shpërndajnë ndihma. Kjo për faktin e thjeshtë se ky organizim spontan zemrash, ky model njerëzor po e nxjerr fort në pah shëmtinë e kësaj qeverie.

Është pikërisht ky zhvillim, që e ka nxjerrë jashtë vetes kryeministrin, i cili me ç’duket nuk mund ta tolerojë një solidaritet të tillë, që në fakt e rinxjerr cullak atë dhe është tejet poshtërues për qeverinë.

Nervozizmi i holluar me lotë mallëngjimi, kërcënimi ndaj mediave , ironia ndaj vullnetarëve dhe sforcimi për protagonizëm në këtë situatë, në thelb nuk ka lidhje me interesin e kryeministrit për hallet e qytetarëve, sepse ai vetë ka lënë rrugëve mijëra familje, gra, pleq dhe fëmijë mbase edhe më shumë se sa kjo fatkeqësi.

Ajo është një përpjekje shëmtuar për të zhurmuar dhe mbytur këtë klithmë ulëritëse mosbesimi të shoqërisë, e cila ditët në vijim rrezikon të kthehet në një refren kundër qeverisë.

Refuzimi i qytetarëve për të bashkëpunuar me shtetin e tij KÇK, është një poshtërim therës dhe një zhvillim i jashtëzakonshëm për shoqërinë Shqiptare. Gjithësesi, çdo përpjekje e tij për ta asgjësuar këtë refren vetëm se e ka bërë atë të jehojë më shumë, sepse qytetarët tashme e kane te qarte fytyren e saj te vertete.

‘No government penny’! Refrain citizen who elevated the Prime Minister thief! Red Varaku / This earthquake will long be remembered as one of the most devastating earthquakes ever to hit Albania because it caused one of the greatest humanitarian catastrophes in our country. While according to authorities on the ground, the damage could be somewhat more. The images we see appear on screen are scary and extremely demoralizing. But this earthquake will not only be remembered for its severe destruction or the government’s total inability to cope. It will be long remembered as one of the rarest manifestations of our national solidarity. A solidarity that can be compared to social mobilization only to solidarity during the Kosovo war. All areas where Albanians have been transformed into major humanitarian centers, and points have been set up in each neighborhood to help those affected by the disaster. Meanwhile, social networks have become the main vehicle of civic mobilization, a network that has brought the state almost out of play. But one extremely significant development of this situation is the very distrust of society in this government and their stark refusal to cooperate with the government. A phenomenon that was observed shortly after the earthquake. This is due to the total disruption of state structures and the complete lack of accountability by the government. This development proved that Albanian citizens are many times ahead of the government they represent. The unanimous call of society and activists for aid not to end up in the hands of the government because the latter may steal it happens for the first time in our social environment and is the strongest consequence of the political earthquake, which forced the prime minister to embark on a guided tour of dozens of cameras and photographers with him and to shed tears in front of the cameras. So distrustful are the citizens of this government that the prime minister himself has had to ask the citizens to turn over their aid to state agencies, and there are many cases that have not allowed these citizens to distribute aid. This is because of the mere fact that this spontaneous organization of hearts, this human model, is highlighting the ugliness of this government. It is precisely this development that has ousted the prime minister, who could not tolerate such solidarity, which in fact reawakens it and is extremely humiliating for the government. The widespread nervousness of tears, the threat to the media, the irony of volunteers and the push for protagonism in this situation is essentially unrelated to the prime minister’s interest in citizens’ troubles, as he has left thousands of families, women, old people and children on the streets. perhaps even more than this disaster. It is an ugly attempt to mumble and stifle this screaming mistrust of society, which in the coming days risks turning into a chill against the government. Citizens’ refusal to cooperate with their state CCK is a profound humiliation and a tremendous development for Albanian society. However, his every attempt to annihilate this chorus has only made him echo more, because the citizens are already clear of its true face.

Kategori
Uncategorized

PSE???

Shqipëria e skamur e shkëlqimit fals projekton kulla dubaiane dhe ndërton “bizhura”.

Shqipëria ka një kryeministër të fiksuar pas luksit në jetën private dhe financat publike.

Por zhvillimi real nuk është telajo pikture me ngjyra para dhe bosh nga pas.

Ndaj shpëtuesi i rrudhosur në foto të cilin timonieri shijemadh e përzgjodhi se quhet “Luan” ka fytyrën e zbehtë të mjerimit migjenian.

Ne, të bizhuve nuk kemi rrogë dhe kasko për luanët.

Kosova dhe fqinjët, të mirëpajisur dhe efikasë në zbulimin e fatkeqëve të ngecur në rrënoja.

Tanët, përlotës, kurajozë, heroikë në përpjekjet e tyre përtej mundësive, por në një pikë, bëhen edhe vetë për oksigjen, njëjtë me viktimat.

Nuk kanë mjete të mjaftueshme, logjistikë, trajnime, organizim.

“Nuk ka fonde”…

Edhe hezitimi për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme lidhet me mungesën e fondeve.

Po pse?

Pse e ka arkën bosh një ekzekutiv që ka rritur taksat përditë?

E vërteta është e thjeshtë deri në fyerje.

Miliarda janë shpërdoruar në koncesione të pamenda gllabëruese.

Miliarda në mbifaturime veprash publike.

Miliarda në dëmshpërblime, gjyqe, gafa e gabime; cektësi e skajshme në shërbim të narcizmit të sëmurë politik.

Shqipëria e skamur e shkëlqimit fals projekton kulla dubaiane dhe ndërton “bizhura”.

Shqipëria ka një kryeministër të fiksuar pas luksit në jetën private dhe financat publike.

Por zhvillimi real nuk është telajo pikture me ngjyra para dhe bosh nga pas.

Ndaj shpëtuesi i rrudhosur në foto të cilin timonieri shijemadh e përzgjodhi se quhet “Luan” ka fytyrën e zbehtë të mjerimit migjenian.

Ne, të bizhuve nuk kemi rrogë dhe kasko për luanët.

Ama ne të bizhuve kemi politikanët më të bukur në botë që shkëlqejnë firmato.

Ne të bizhuve kemi paradë “alta moda” në oborrin e Parlamentit çdo të enjte.

Aliut ia ka fajin Kadriu, Kadriu duhet të heshtë se përballë është Saliu.

Asnjë lidhje Aliu me humanen, ndjeshmërinë, ritmin e një zemre majtas.

Shfajësime të përditshme, batuta karagjozësh, vetëlëvdata.

Alibabëzia e zbrazi arkën.

Arti i fjalëve boshe nuk e rimbush dot.

Një leshko i pispillosur që magjeps të verbërit me hartime.

Një popull shpirt topitur.

Një klasë politike barkngopur dhe shpirtzbrazur.

Një lëmsh i ngatërruar hidhërimi pa fund.

Për viktimat dhe ata që luftojnë gërmadhave.

Fëmijë, nëna me fëmijë.

Qoftë me kaq se lëkundjet vazhdojnë.

Ardian Thano

Kategori
Uncategorized

Tërmeti; një qysqi, një karkalec, njerëz që heqin rrënoja me duar dhe…propagandë.

Sot, Shqipëria është në gjunjë, jo vetëm nga Zoti, por edhe nga këta që i bëjnë mbledhjet e emergjencës live në facebook.

Kemi një qeveri në këmbë, një kryeministër që shkon në Durrës, por nuk duken gjëkundi forcat dhe makineritë e shpëtimit. Ato priten të na vijnë nga Kosova, Italia, Greqia. Në Thumanë është një eskavator, një karkalec. Dikush na shkruan që nuk ka qoftë një qen për be që të nuhasë për të mbijetuarit nën rrënoja.

Nga Enkel Demi

Arritëm ta çelim transmetimin në orën 05.02 në ABC News. Ishim të parët, por mund të ishim edhe më shpejt, nëse unaza që të çon drejt Sanatoriumit nuk do të ishte aq shumë e bllokuar nga makinat dhe gjindja e përfshirë nga paniku.

Nejse, nisëm një raportim me një video amatore dhe dy foto. Për ne mjaftojnë. Natyrisht, çuam nga gjumi jo vetëm gazetarët, por mbi të gjitha shtetarët.

Dinamika e një katastrofe të tillë nuk ka asnjëherë kohë. Duhen njerëz, mjete, ndihmë. Njerëz kemi, mjete nuk kemi, ndihmë japim si të mundemi.

Janë njerëzit e thjeshtë, policët, RENEA, ushtarë xhenierë që gjenden për fat aty rrotull e mbërrijnë me aq shpejtësi sa kanë takat, por të tërë kanë vetëm duart dhe zemrën e mirë që të shpëtojnë hallemadhët.

Kemi një qeveri në këmbë, një kryeministër që shkon në Durrës, por nuk duken gjëkundi forcat dhe makineritë e shpëtimit. Ato priten të na vijnë nga Kosova, Italia, Greqia. Në Thumanë është një eskavator, një karkalec. Dikush na shkruan që nuk ka qoftë një qen për be që të nuhasë për të mbijetuarit nën rrënoja.

Tërmeti e ka goditur Shqipërinë në orën 03.50, por ushtria i dërgon mjetet e veta gati katër orë më vonë. Thumana nga Tirana është vetëm 35 minuta larg.

Padyshim, ka dëshirë për të shpëtuar jetë, me thonj, por një qysqi sado e madhe të jetë dëshira është veç një qysqi.

Në dekikën, kur një trup i pajetë dilte nga rrënojat, shtabi i emergjencës na bënte me dije se do të ishte live në facebook. Mekanizmi i propagandës u vu në lëvizje, por rrënojat nuk gërmohen me statuse në rrjete sociale, lutje, thua se i kemi ministrat klerikë fetarë.

Njerëzit raportojnë në ABC News si të munden dhe thonë të vërtetën; kanë frikë, duan ndihmë. Spitalet mbushen plot, por në rrënoja ka ende të gjallë dhe ajo që duket me sy në operacionet e shpëtimit rrëfen mjerimin e këtij shteti që beson vetëm në propagandë.

Është ende herët, por lejet e ndërtimit në rërë buzë detit, tollovia e pallateve në Durrës, Tiranë, Krujë, Lezhë po na kthen reston e mbjelljes të tokës me beton. Njerëzit po i blejnë këto banesa me shumë para, por në fund edhe me jetë.

I vetmi që nuk tundet vendit është Teatri Kombëtar, të cilin thanë se një tërmet do e shëmbë, por ai nuk pyet, nuk ka një krisje. Por, ata duan ta prishin që të ndërtojnë pallate, në mënyrë që ato të na zënë brenda të nesërmen.

Sot, Shqipëria është në gjunjë, jo vetëm nga Zoti, por edhe nga këta që i bëjnë mbledhjet e emergjencës live në facebook.

Kategori
Uncategorized

S’bajmë gjumë kur ti dridhesh. Se veç Ty t’kemi Shqipni

Në një mënyrë shumë prekëse është shprehur edhe aktori Çun Lajçi, ai ka shkruar disa vargje që vërtetë janë emocionuese.

Vargjet nga Çun Lajçi:

Shqipnisë sime t’luhatun

Kur dridhesh ti

Ne s’bajmë gjumë Shqipni

Se tutemi po vdes

E rrajë jetimash mbesim

Të duem edhe kur vërshohesh

Ujnash

Edhe kur digjesh

Zjarresh

Edhe kur mallkohesh nesh

Kur luhatesh

Dridhesh e përkundesh

Tërmetesh

Si zogj t’futemi n’gji

E lutemi

Vetëm ti t’mos vdes

Ne

S’bajmë gjumë kur ti dridhesh

Se veç Ty t’kemi Shqipni

Kategori
Uncategorized

Tërmeti një piskamë edhe ndaj forcave demokratike që nuk kanë se çfarë presin më për të shpëtuar vendin.

K. bitro/

Të nderuar miq,

Ngushëllime për jetët e humbura nga tërmeti i fortë.

Kjo shkundje e dytë e Shqipërisë nga dora dhe vullneti i epërm është padyshim shenjë e dërguar kundër energjisë negative që ka zaptuar vendin.

Nuk është vetëm Durrësi e Tirana. Tashmë është Kavaja, Sukthi, Kruja, Laçi e gjithë Shqipëria që dridhet si asnjëherë më parë për një arsye që nuk mund të injorohet e që lidhet me të keqen që ka pushtuar vendin tonë.

Zoti tashmë nuk është i paanshëm,

Ai ka marrë vendim që apatinë e opozitës, pamundësinë e qytetarëve, shmangien dhe pritjen që atë që duhet ta bëjmë vetë e presim nga të huajt, nga Ufot apo dreqi e di nga, ta bëjë siç di Ai, mëshirploti, i madhërishmi, I Vetmi.

Ndaj tani le të lutemi se nuk kemi çfarë bëjmë në këto momente. Të lutemi fort për jetët tona dhe bashkëqytetarëve tanë, madje dhe për ata që nuk duan të kuptojnë se duhet një operacion i dhimbshëm hyjnor për të shpëtuar nga e keqja që është nderë mbi Shqipërinë.

Tërmeti i parë dhe ky i dyti është një piskamë edhe ndaj forcave demokratike që nuk kanë se çfarë presin më për të shpëtuar vendin. Pas kësaj që po ndodh nuk ka më paqe e qetësi për Shqipërinë. Zoti do ndëshkojë të keqen me ndihmën tonë apo pa të. Sa më shumë të reagojmë tani, aq më pak viktima do ketë Shqipëria. Bibla tashmë duhet lexuar me kujdes. Kur Zoti vendosi të zhdukte Sodomën dhe Gomorrën, e keqja ishte kaq e madhe në ato qytete sa mezi u gjet vetëm një familje që të ndihmonte të dërguarit e Perëndisë që përçonin lajmin se nëse nuk hiqej dorë nga e keqja, dënimi do ishte ekzemplar. Dhe ashtu ndodhi. Shiu i zjarrtë përcëlloi gjithë banorët që jo vetëm nuk u ngritën të pengonin të keqen, por u bënë pjesë e saj. Dhe ndër ta kishte fëmijë, gra, të moshuar e me radhë.

Shqipëria duhet shpëtuar nga qeverisja e keqe, e mbrapshtë, mëkatare dhe bashkëjetuese me veset më të zeza që i dënon morali, feja dhe ligji. Nëse nuk do e bëjë opozita, nëse nuk e bën rinia, nëse nuk e bëjnë studentët apo kishdoqoftë nga vdekatarët, atëherë do ndërhyjë Zoti dhe në këtë rast, lutuni të gjithë për jetët tona…Zoti të na falë që nuk po mundemi ta largojmë të keqen që na qeveris. Mëshirë…

Kategori
Uncategorized

Një mexhlis të madh na çeli Pandeli Jano Vangjeli Me Sulltan-llokum na veli Si kofini pas të vjeli…

Si kofini pas të vjeli…

Nga Ylli Dylgjeri/

Nuk është koha për tubime! – na tha Pandeli Majko sot në një replikë me thirrjen e Presidentit te Republikës për tu mbledhur në përkujtim të 8 Dhjetorit në sheshin Demokracia në Qytetin Studenti. “Presidenti duhet të udhëheqë dialogun, të bashkojë palët etj…na tregoi Majko!” Kaq na tha Majko dhe iku.

Komenti im për Majkon është i thjeshtë:

Majko duhet dëgjuar? Po! Duhet dëgjuar sepse, Majko ështe Ministri më i suksesshëm i Qeverisë së Rilindjes.

Majko përgjigjet për njerzit që lindin këtu e rriten në Perëndim.

Sepse Majko s’ka lidhje me krizën e vendit. Sepse Majko s’ka buxhet. Majko ka vetëm numra. Majko ka lidhje me diasporën që rritet çdo ditë duke ikur me vrap nga ky vend që drejton Majko me shokë!

Sa shqiptar lenë vendin çdo muaj?

Këtë di Majko.

Majko punon nga kufiri e matane. Sepse Majko s’ka lidhje me investimet. Sepse Majko s’ka lidhje me konçesionet!

Sepse Majko s’ka lidhje me borxhin! Sepse Majko s’ka lidhje me kriminalitetin që rritet çdo ditë!

Sepse Majko s’ka lidhje me bandat e drogës! Sepse Majko s’ka lidhje me diellin, me ujin, me ajrin, me…

Por, Majko, ka lidhje me Qeverinë.

Sepse Majko është Ministër dhe Vendi po shkon drejt Zeros.

Ke ndonjë Opsion me të mënçur për Ne që rrojmë

këtu zoti Majko? Ke qëne edhe Ti Kryeministër!

Si dilet nga kriza? Fol Majko, ky është mexhlisi?

Fan Noli dikur vargëzonte për një Pandeli tjetër te kënga e Salep Sulltanit:

Një mexhlis të madh na çeli

Pandeli Jano Vangjeli

Me Sulltan-llokum na veli

Si kofini pas të vjeli…

Kategori
Uncategorized

Ku i keni ato qe moret nga depot ushtarake, i shitet te gjitha?.

Kolonel Konstadin Koliqi/

Zakoni shqiptar….hallet duhet te na i zgjidhin te tjeret…..

Jo or jo..shtepija mbrohet nga pronaret banore te saja dhe jo nga forca politike, ne kete raste nga PD….

Keni mbi nje vite qe na thoni- do ta mbrojme edhe me gjake….pame banore te gjakosur, ndersa policet, jo…….

Ku i keni ato qe moret nga depot ushtarake, i shitet te gjitha?……ne shkurt te 97-tes, policia u shpartallua brenda 20 minutash dhe vetem me gure nga populli protestues, pamvaresishte se ne sherbim te kujt ishte protesta……

Ndërsa sot tek Astiri ku populli ka të drejtën e zotit të mbrojë pronën e tij, ka gure me shumice…..

Ata qe ju prune tek dera e shtepise, policin dhe fadromen, e kane nje shtepi…..ju e dini se ku i kane shtepite e tyre…..shkoni dhe shkatarrojuani atyre, se atehere ata laro do ta kuptojne mjerimin tuaj…….

Do tju arrestojne?,

Po, edhe disa protestues, ne vitin 97, u arrestuan, dhe megjithse i kushin lyer duart me gjak dhe trafiqe, forca politike qe erdhi ne pushtet, i liroi dhe i shperbleu…..

Keshtu do te ndodhi edhe me ju…… por ne dallim nga ata revolucionaret e tre gishtave, ju nuk po vrisni, por po kerkoni dhe mbroni me gjak …pronen tuaj, te ardhurat tuaja, jetën tuaj, që po ja u shkaterron ky klan kriminal në pushtet.

Apo po prisni votimet, qe ta votoni prap kete MAFIA qe ju mashtroi dhe shpetimin po ja kerkoni forces politike qe po ju mbeshtet…..

Këmbët e shpejta faqia e bardhë…shpetoni vehten, tju ndihmojne te tjeret……

Ne vertet jemi me ju, dhe krah jush, por që ne të vimë të jemi krah jush, duhet së pari ju të ngriheni të gjithe në mbrojtje të gjakut tuaj, prona eshtë gjak nga gjaku juaj.

Mbroheni sot, nesër është vonë.

Kategori
Uncategorized

Sallata ruse e Ramës.

Hi hi hi, Rama e do këtë gjoja shengen të karshillëkut ndaj BE së.

Në Beograd shkojnë 400 mijë turistë kinezë, por ne harrojmë që ata pastaj duan viza që të hyjnë në Shqipëri dhe kjo që po bën Rama thjesht as më shumë e as më pak do lehtësojë turistët kinezë…

Non sens dhe e pakuptueshme.

Kurse Zaev deklaroi se mosnjohja e Kosovës nga Beogradi nuk e pengon nismën.

Mirëpo atëhere shtrohet çështia..

Sii do kalojnë qytetarët e Kosovës në Sërbi pa viza dhe me pasaportë Republika e Kosovës?

Nuk e sqaron njeri.

Por kjo nuk e cënon nismën….Hajde sallatë sllave hajde…

Klevis Bitro/

Kategori
Uncategorized

Politikë e SHBA, apo e selive diplomatike?

Situata e krijuar me ambasadoren në Ukrainë është një shembull për të pyetur nëse z. Trump është i informuar për atë që ndodh me ambasadën e tij në Tiranë.

Për angazhimin e kësaj ambasade në reformën në drejtësi, për njëanshmërinë e qartë kjo seli diplomatike e interpreton reformën dhe vendimet që ajo përcjell si të SHBA.

Ajo ka thënë gjëra të këqija për mua. Ajo nuk më ka mbrojtur dhe unë kam të drejtën ta ndryshoj një ambasador

Kështu është shprehur presidenti amerikan, Donald Trump për ambasadoren e vendit të tij në Ukrainë, Marie Yvanovitch, pasi kjo e fundit dha dëshminë e vet në Komitetin për Inteligjencën në Kongres. Trump u ankua se ajo bënte gjëra që ai nuk I dinte dhe se ajo nuk vendoste fotografinë e tij në ambasadë. Trump i bëri këto komente në një intervistë telefonike për Fox News.

Nuk është e qartë se sa mund të besohet në ato që thotë z. Trump, por fakt është se institucionet amerikane përjetojnë një rënie të seriozitetit të tyre dhe vetë demokracia e këtij vendi është vënnë në lojë nga mënyra sesi presidenti i tij zhvillon luftërat e brendshme politike.

Situata e krijuar me ambasadoren në Ukrainë është një shembull për të pyetur nëse z. Trump është i informuar për atë që ndodh me ambasadën e tij në Tiranë.

Për angazhimin e kësaj ambasade në reformën në drejtësi, për njëanshmërinë e qartë kjo seli diplomatike e interpreton reformën dhe vendimet që ajo përcjell si të SHBA.

Në thuhet shpesh se ne jetojmë në një sistem që funksionon mbi parimin e kontrollit dhe balancimit. Por Kushtetuta jonë nuk ka fuqi mbi ambasadën amerikane dhe titullarët e saj, ndaj kush i kontrollon këta?

Trump po na thotë që ai nuk i ka nën kontroll, atëherë ndoshta politika e SHBA në Tiranë është asgjë më shumë sesa një politikë e selisë së këtushme.

Sigurisht, dikur, dikush mund të kujtohet se SHBA kanë edhe një ambasadë në Tiranë, por deri atëherë demokracia hibride shqiptare do të jetë aneksuar nga humori i ambasadorëve që nuk dihet se çfarë përfaqësojnë në atë që thonë..

ResPublica

Kategori
Uncategorized

Virgjërinë e ”Kurvave” e vetingojnë ”Prostitutat”.

Në vëndin më të varfër në Europë, paguhen siguracione luksi prej 460 milionë lekë dhe janë përdorur për 12 komisionerët, deri për dhëmbët e njerëzve më të paguar në Shqipëri…

Më tej akoma është skandal ajo që shkruhet në termat e referencës së kontratës përfshi edhe xhama syzesh, lente apo korrektim të numrit, e madje për të shkuar më tej edhe deri tek këpucët orotpedike.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zgjedhur të sigurojë shëndetin dhe jetën vetëm të komisionerëve të saj, duke lënë mënjanë këshilltarët dhe personelin, në shkelje flagrante të ligjit e duke rënduar kështu buxhetin e shtetit.

Në ligjin nr 84/2016, konkretisht në nenin 25 të tij thuhet:

Por nga dokumentet që disponon tirananews.al duket qartë se sigurimi i jetës dhe shëndetit nuk është bërë as për komisionerin publik, e as për këshilltarët dhe personelin, por shuma e parashikuar për KPK prej 460 milionë lekë dhe është përdorur vetëm për 12 komisionerët.

Sigurisht që komisionerët e KPK mund të përfitonin disa shërbime ekstra si zyrtarë të lartë, sipas ligjit, por jo të përjashtonin punonjësit e tjerë, pasi i kanë marrë nga buxheti zërin e tyre për sigurimin e jetës.

–Në termat e referencës së kësaj kontrate sigurimi vjetor për çdo njërin prej tyre është 20 milionë lekë. (Vijon poshtë dokumenteve)

–Por përtej kësaj dhe vetë kontrata e firmosur e sigurimit të jetës me kompanitë e sigurimit ngre mjaft pikëpyetje.

–Pse check up për këta zyrtarë të lartë duhet të bëhet në Vienë me një kosto shumë të madhe, kur është shërbim që ofrohet edhe në Shqipëri?

–Nga ana tjetër, pse duhet të paguhen siguracione luksi edhe për dhëmbët e njerëzve më të paguar në Shqipëri?

–Më tej akoma është skandal ajo që shkruhet në termat e referencës së kontratës përfshi edhe xhama syzesh, lente apo korrektim të numrit, e madje për të shkuar më tej edhe deri tek këpucët orotpedike.

–Në fund të kontratës thuhet se këto adresohen vetëm për 12 komisionerë të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit./ tirananews.al

Kategori
Uncategorized

Historia jonë rrumbullak —>😂

Mirela Kurtesi Biçaku/

Me inagurimin e qendres Toptani, shtohen dhe mundesite e turizmit te ri.

Autobusi me turiste u nis nga hotel Plaza me shoqeruesin qe shpjegon:

Kjo eshte qendra Toptani.

Esat Toptani u vra ne Paris per vatanin.

Pas dy minutash:

Ky eshte sheshi Avni Rustemi, Rustemi ishte ai tipi qe vrau Esatin.

Pas 5 minutash:

Ky eshte bulevatdi Zogu I.

Ahmet Zogu ishte kushuri me Esatin dhe vrau Avniun per t’u hakmare.

Pas 10 min:

Ky eshte sheshi Fan Noli, i cili ishte prift, por kur Zogu vrau Avniun, beri revolucion.

Ahmetin e debuan dhe e denuan me vdekje ne mungese.

Vecse Ahmeti u kthye , mori pushtetin dhe denoi me vdekje Nolin ne mungese, i cili iu kthye punes e u be prift.

Pas 2 minutash:

Kjo eshte piramida, muzeu Enverit, qe mori pushtetin dhe shpalli Avniun dhe Nolin heronj, kurse Esatin dhe Ahmetin armiq.

Kjo histori vazhdon 45 vjet.

Kthen koken nga ana tjeter:

Kjo eshte qeveria dhe kuvendi i Shqiperise.

Keta i rane shkurt, i shpallen Esatin, Avniun, Ahmetin dhe Nolin te gjithe heronj, kurse Enverin e shpallin 8 vjet hero dhe 8 vjet armik.

Dhe keshtu mbaron turi turistik i Shqiperise se pavarur!

(Nuk e di autorin e këtij shkrimi por eshte kaq e bukur sa nuk mund ta lija pa e postuar) marre te Portail ,,, ( autor Erion Prendi)

Kategori
Uncategorized

Në emër të Atit, të Birit dhe të Sundimit “të shenjtë”, amin!🙏🙏🙏🙏 ==============

Në emër të Atit, të Birit dhe të Sundimit “të shenjtë”, amin!🙏🙏🙏🙏

==============

Nga Roland Bejko…

Nga sa duket tani në fakt gjithë sheri këto vite është bërë për sundim, jo për drejtim.

Morali i fabulës që na vjen nga gjithë pas-skena e politikës sonë është ky: kur je në pushtet vith, pirdh, qirth etj.

Pastaj bëj ca vite pushim në opozitë se pastrohesh, kastrohesh, depilohesh, rinohesh dhe kthehesh sërish qetë-qetë si zotëri.

Se në fakt vetëm vendi i parë është i zënë, të tjerat janë bosh, në pritje të godo(shëve)së së pushtetit në këtë tranzicionin tonë të gjatë e të hidhur.

Kështu që edhe pse perënditë zihen në Olimp, gjindja ka zgjedhur të largohet e dëshpëruar nga grigja e saj.

Ata e mësuan tani se beteja që ka nisur në Olimp bëhet në emër të tyre, por jo për ta.

Në fakt edhe pse ramizizmi është pakës në sherr për momentin, “djemtë”👬 në fund do merren vesh si gjithmonë dhe sërish do paqëtohen 🤝si më parë duke i gjetur vendin që i takon në sofrën e madhe ç’do “biri” 👨‍🦰të tyre, qoftë ai edhe plan-prishës.

Siç po ngjet.

Kategori
Uncategorized

Former Police Chief: Crime and politics come together, that’s the mafia. Ish-kreu i Policisë: Krimi e politika janë bërë bashkë, kjo është mafia.

Prençi deklaroi se në Shqipëri, ‘krimi ëështë i lidhur me politikën dhe funksionon se bashku’.

Ish-kreu i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi ka lëshuar një deklaratë të fortë nga Shkodra, ku ishte i pranishëm në promovimin e dy librave të tij.

Prençi deklaroi se në Shqipëri, ‘krimi ëështë i lidhur me politikën dhe funksionon se bashku’.

‘Përderisa krimi emëron në administratë dhe politika ndan tendera me krimin, kjo përbën mafie’, deklaroi Prençi.

“Në Shqipëri dhe ne Shkodër ka me dhjetëra grupe kriminale qe jane te lidhur ngushte me politiken dhe duhet nje reagim i te gjithëve për ta ndaluar këtë situatë’.

‘Nuk është një zgjidhje dhe një e mirë që i bëhet policisë dhe është e panevojshme.

Policia vihet nën presionin e komisionerëve që nuk dihet as se nga vijnë’, është shprehur Ahmet Prençi në lidhje me vettingiun në polici.

Deklaratat e Prençit janë bërë gjatë promovimit të dy librave të tij në Shkodër, ‘Udhë në Pasqyrë’ dhe ‘Vice Versa’.

Prenchi stated that in Albania, ‘crime is politically linked and works together’. Former head of the State Police, Ahmet Prençi, issued a strong statement from Shkodra, where he was present at the promotion of his two books. Prenchi stated that in Albania, ‘crime is politically linked and works together’. ‘As long as crime names in the administration and politics divides tendencies with crime, this is mafia,’ Prenci said. “There are dozens of criminal groups in Albania and in Shkodra that are closely linked to politics and need everyone’s reaction to stop this situation. ” It is not a solution and a good thing to the police and it is unnecessary. Police are under pressure from commissioners who do not even know where they come from, ‘said Ahmet Prençi in connection with police vetting.Prench’s statements were made during the promotion of his two books in Shkodra,’ Road to the Mirror ‘and’ Vice Versa ‘. ‘.

Kategori
Uncategorized

Atdhe te dua edhe copa copa siq na ndau Kurv europa.

Atdhe te dua edhe copa copa siq na ndau Kurv europa

Ne vende te pergezimit per feste.

Te Festoj apo te Vajtoj

Te festoj skam perse!

I thyer ne shpirte i keputur ne palc, zgjenjyer nder shekuj nje gure vendelindje ne vend jasteku, rrugeve te botes , tretut e mbi kok korbat e zi, krrokam barbarije, tretur tej detit.

Te festoj se di si , kerkova e nga nuk shkova me ty ne gjoksin tim Cameri, Ilirid, Malesi, Lugin e Kosove ah breeee…

Te festoj nuk e di si kur me jan prer kembet, shqiperi e gjalle , mes te vdekurish se gjalli, me jan thar krahet e kam mbetur nje torzo mes Europe.

Nje dite gjykimi im do ju mallkoj, nje dite kur ju do ikni.

Na ndat gjymturet , na bet varr i te gjalleve , katandisje

Asnje moment nuk gjej qetesi sonte , e neser ku do jem ???

Po po perseri sikur 28 Vite rradhazi, mergimtar me 28 Nentor.

Por une Neser do festoj, do ngris flamur e kendoj kenge do pi raki e do bertas kengen e flamurit te degjoj edhe qielli

Do kendoj e festoj qe edhe te vdekurit te ngallen e do therrasin ooheeejjjjjj…. Ah sikur te kisha gjymtyret ne trup do festoja ndryshe i bashkuar.

Atdhe te dua edhe copa copa siq na ndau Kurv europa

Nga Jup Krasniqi/

Kategori
Uncategorized

“Është blerë me një dashnore dhe punon për qeverinë”, Ylli Rakipi akuza të forta Sorekës.

Nuk është e rëndësishme nëse është blerë me një dashnore një ambasador i madh këtu, për mua është e rëndësishme pse është një keqbërës ambasadori Soreka, një ambasador i cili mendohet se është implikuar.

Ambasadori i OSBE dhe i Bashkimit Europian në Tiranë kanë heshtur përballë gjendjes së Shqipërisë ka deklaruar gazetari Ylli Rakipi.

Në një intervistë televizive ai ka komentuar qëndrimin e ndërkombëtarëve. Teksa fliste për ambasadorin e Bashkimit Europian, Luixhi Soreka, Rakipi tha:

Për mua nuk është e rëndësishme nëse është blerë me një dashnore një ambasador i madh këtu, për mua është e rëndësishme pse është një keqbërës ambasadori Soreka, një ambasador i cili mendohet se është implikuar. Pse është një keqbërës ambasadori Soreka? E keni dëgjuar ju të ngrihet e të thotë që Shqipëria është e mbushur me kanabis?

A e ka parë Soreka që Shqipëria ka qenë e mbushur me kanabis?

Shqipëria për shkak të krimit, kanabisit është kethyer në vend të rëndësishëm të transportit të saj. Këto janë problematikat që opozita politike e cila nuk ekziston duhet t’i ngrejë dhe jo të thotë budallallëqe për ambasadorin”, tha Rakipi.

Me nota më të forta ai komentoi ambasadorin e OSBE-së, Bernd Borchardt, të cilin e akuzoi se është bërë palë me qeverinë.

“Borchardt duhet të largohet sa më parë nga ky vend. Nuk është si Volfart që hante qofte, por ky që u ngre gishtin qytetarëve duhet të largohet. Një njeri që është bërë një me qeverinë dhe punon për qeverinë. E dini ju sa gëzohen ambasadorët kur emërohen në Shqipëri. Borchardt ambasador qesharak është pjesë integrale e regjimit. Unë nuk e kam dëgjuar të pipëtijë për atë çka ndodh në këtë vend”, shtoi Rakipi. /Opinion.al

Kategori
Uncategorized

Gangsters of the Edvin Mafia type… Gangsterët e llojit të Edvin Mafisë dhe Plani ‘Macron’ për anëtarësimin në BE!

Nga Sali Berisha –

 

  

Presidenti i Francës Emanuel Macron, nga data 18 tetor deri sot, ka deklaruar katër herë se në Bruksel shumica e vendeve ishin kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë, pra me Edvin Mafinë dhe qeverinë e tij.

Këto deklarata të tij, përveç Edvin Mafisë që në çdo fjalë nxjerr dy gënjeshtra, nuk i ka përgënjeshtruar asnjë personalitet nga Komisioni Europian apo nga 28 vendet anëtare të BE të pranishme në Samitin e 18 tetorit në Bruksel.

Për më tepër, këto ditë vetëm 7 vende nga 28 vendet anëtare të BE, firmosën një kërkesë drejtuar Komisionit Europian për nisjen e procesit të shqyrtimit të hapjes së negociatave me Shqipërinë, kurse 21 vende të tjera refuzuan të firmosin kërkesën.

Presidenti Makron gjithashtu ka deklaruar se për të mbrojtur Shqipërinë nga një poshtërim i thellë dhe historik, Franca bllokoi hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut për të cilin pothuaj shumica e vendeve ishin dakord për hapjen e negociatave.

Javën e kaluar Franca ka dorëzuar paketën e propozimeve të saj për ndryshimin e procedurave të zgjerimit të BE.

Kjo platformë nuk mbyll apriori procesin e zgjerimit për Shqipërinë por bazohet në pranimin e mësimit të historisë se demokracitë mund të bëjnë regres dhe të përfundojnë në diktatura. Prandaj dhe paketa nuk mbyll krejt dyert e zgjerimit por i ngushton ato dhe i bën të pakapërcyeshme për narko-shtete, narko-qeveri e llojit të Edvin Mafisë.

Paketa njeh dhe vlerëson progresin por kërkon që të jetë i vërtetë dhe i prekshëm dhe madje e shpërblen atë edhe me fonde strukturore.

Por ajo kërkon verifikimin dhe vërtetimin e tij dhe jo mashtrimin siç ndodh sot me Shqipërinë, e cila ndonëse nuk ka plotësuar asnjë nga 7 kushtet e një viti më parë të Bundestagut, çka e detyroi këtë të fundit të vendosë përveç atyre edhe dy kushte shtesë, përsëri thuhet nga disa se ajo i ka plotësuar kushtet.

Por, siç theksova në fillim, paketa e Francës për reformën e zgjerimit parashikon në raste ngadalësimi ose regresi të reformave dhe demokracisë, bllokimin e negociatave me vendin aspirant dhe madje përjashtimin e tij nga procesi i zgjerimit.

Në të vërtetë kjo klauzolë është e shprehur qartë edhe në vendimin e fundit të votuar nga Bundestagu për Shqipërinë, i cili tashmë ka forcën e një ligji. Kështu që kjo klauzolë mund të thuhet se do pranohet dhe Shqipëria, me zëvendësimin e shtetit ligjor me narko-shtetin, mund të përjashtohet nga procesi i zgjerimit të BE pa u vendosur fare hapja e negociatave!

Këtu më poshtë keni zbërthimin që i bën paketës të paraqitur nga presidenti Macron radio publike gjermane DW!

Deutsche Welle zbërthen projektin e Makron për integrimin e Ballkanit në BE

Fjala është për një qasje të re në procesin e anëtarësimit “objektivi final i të cilit do të jetë anëtarësimi i plotë dhe i pakufizuar” i shteteve kandidate në BE.

Në dokumentin e punës që Franca e paraqet për diskutim riafirmohet “mbështetja pa ekuivoke për perspektivën evropiane të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bosnjë dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia i përkasin Evropës, në bazë të historisë, kulturës dhe gjeografisë së tyre”, shkruhet në dokumentin francez.

“Anëtarësimi faktik” i këtyre shteteve “sapo të jetë reformuar Bashkimi Evropian dhe të jetë bërë më efikas dhe i aftë të reagojë më mirë për shtetet e tij anëtarë dhe shtetet kandidate do ta bëjë Evropën më sovrane dhe më të bashkuar”, theksohet më tej në hyrje të dokumentit francez për zgjerimin e BE.

Katër parimet e një qasjeje të re

Sipas Francës, “transformimet e thella politike, ekonomike dhe sociale, të nevojshme për një anëtarësim të ardhshëm në Bashkimin Evropian vazhdojnë të jenë shumë të ngadalta dhe përfitimet konkrete për qytetarët në shtetet kandidate mbeten të pamjaftueshme.”

Qasja e re që propozon Franca në dokumentin e paraqitur për diskutim bazohet në katër parime: “në asociimin gradual; në kushte të rrepta; në përfitime të prekshme; në mundësinë e kthimit pas.”

Përsa i përket pikës së parë, Franca kërkon që negociatat të organizohen “në blloqe të politikave, në të cilat do të përfshihen gradualisht shtetet kandidate”.

Kushtet e rrepta “duhet të mundësojnë në plan afatgjatë në mënyrë efektive konvergjencën me normat evropiane në fushën e sundimit të ligjit, por edhe konvergjencën ekonomike dhe sociale.”

Përfitime konkrete për kandidatët gjatë procesit të anëtarësimit do të thotë që të rritet “mbështetja financiare”. Këto përfitime aktualisht mungojnë, konstaton Franca, gjë që ndikon në mosfrenimin e lëvizjeve migratore.

Ky vend kërkon më tej që BE të ketë mundësinë të tërhiqet nga ky proces, “për të siguruar besueshmërinë dhe atraktivitetin” e procesit.

Emmanuel Macron para flamurit të BE

Me bërjen “më graduale të procesit të anëtarësimit”, Franca kupton që “të mos hapen më njëkohësisht një numër i madh kapitujsh tematikë”, por të ketë “disa faza pasuese, që të formojnë blloqe koherente të politikave dhe një skemë të paracaktuar nga BE, e cila mban parasysh tiparet specifike të secilit kandidat”.

Për të kaluar në fazën pasuese, shtetet duhet “të respektojnë në mënyrë efikase kritere precize”; “radha e fazave graduale duhet të garantojë një ekuilibër të besueshëm midis aftësisë së shteteve kandidate për të marrë pjesë në një politikë, përfitimeve që priten nga këto shtete nga pjesëmarrja në një politikë, dhe nevojës për të ruajtur integritetin e Unionit dhe të politikave të tij.”

Përsa u përket “kushteve të rrepta”, Franca kërkon në thelb adaptimin e “indikatorëve të verifikueshëm thjesht dhe objektivisht” për matjen e kritereve. Përsa u përket “përfitimeve të prekshme”, pala franceze propozon në dokumentin e punës që të shqyrtohet krahas pjesëmarrjes graduale në politikat e BE “shtimi i mbështetjes financiare”.

Për këtë mund të “zgjerohet në vëllim instrumenti i paranëtarësimit”, por që të konsiderohet edhe mundësia që shtetet kandidate të marrin pjesë “të fondeve strukturore që do t’u takonin po të ishin anëtare të BE, bazuar kjo në një rritje graduale në përputhje me fazat që kanë përfunduar dhe reformat.”

Kontrolli i fortë politik

Me futjen e parimit të mundësisë “për t’u kthyer pas”, Franca kërkon që në përputhje me shkallën e dobësisë ose të gabimeve të një shteti kandidat, të shqyrtohet mundësia që nga “suspendimi i përfitimeve të dhëna, te një hap pas në proces ose madje një suspendim i përgjithshëm, po të shkelen vlerat bazë të Bashkimit Evropian.”

Në pikën e “kontrollit më të fortë politik” Franca kërkon që të niset “një reflektim për një artikulim më të mirë midis Procesit të Berlinit, takimeve të nivelit të lartë dhe takimeve të nivelit të lartë BE- Ballkan”. Në këtë kuadër “mund të mbahet një takim vjetor i Këshillit Evropian me kryetarët e shteteve dhe të qeverive të shteteve të Ballkanit Perëndimor, për të trajtuar çështje me interes të përbashkët”.

Franca i kërkon Këshillit Evropian që t’i kërkojë Komisionit të formulojë mbi bazën e ideve franceze, para publikimit të Paketës së ardhshme të Zgjerimit në janar 2020, “propozime për metodën e re (organizimin, procedurat e vendimmarrjes, mekanizmat e monitorimit, rolin e institucioneve të ndryshme evropiane dhe të shteteve anëtare)”.

&&&

Edwin Mafia-type gangsters and the ‘Macron’ EU membership plan!

By Sali Berisha –

 

  

France’s President Emanuel Macron has stated four times since October 18 that most countries in Brussels were opposed to opening negotiations with Albania, namely Edwin Mafia and his government.

His statements, apart from Edwin Mafia’s two-pointing lie, have not disproved any personality from the European Commission or the 28 EU member states present at the October 18 Summit in Brussels.

Moreover, these days only 7 countries out of the 28 EU member states signed a request to the European Commission to start the process of reviewing the opening of negotiations with Albania, while 21 other countries refused to sign the request.

President Macron also stated that in order to protect Albania from deep and historic humiliation, France blocked the opening of negotiations with Northern Macedonia, which almost all countries agreed to open.

Last week, France submitted its package of proposals for changing EU enlargement procedures.

This platform does not a priori close the enlargement process for Albania but is based on the acceptance of history’s teaching that democracies can regress and end in dictatorships. Therefore, the package does not close all enlargement doors but narrows them down and makes them insurmountable for narco-states, the Edwin Mafia-type narco-government.

The package recognizes and values progress but requires it to be real and tangible and even rewards it with structural funds.

But it requires its verification and verification, not fraud as it does today with Albania, which, although it has not met any of the 7 conditions of the Bundestag a year ago, has forced the latter to impose two additional conditions besides them, again it is said by some that she has met the conditions.

But, as I noted at the outset, France’s enlargement reform package provides for slowdowns or regressions of reforms and democracy, blocking negotiations with the aspirant country and even excluding it from the enlargement process.

Indeed, this clause is clearly expressed in the recent decision voted by the Bundestag on Albania, which already has the force of a law. So this clause can be said to be accepted and Albania, by replacing the rule of law with the narco-state, can be excluded from the EU enlargement process without the opening of negotiations!

Below is the breakdown of the package presented by President DW Macron German public radio!

Deutsche Welle breaks down Macron’s project to integrate the Balkans into the EU

It is about a new approach to the accession process “whose ultimate objective will be full and unlimited membership” of EU candidate countries.

The working paper that France presents for discussion reaffirms “unequivocal support for the European perspective of the Western Balkan states.

Albania, Northern Macedonia, Bosnia and Herzegovina, Kosovo, Montenegro and Serbia belong to Europe, based on their history, culture and geography, ”reads the French document.

The “factual membership” of these states “once the European Union has been reformed and made more efficient and capable of responding better to its member states and candidate countries will make Europe more sovereign and united”, it further states. in the introduction to the French document on EU enlargement.

The Four Principles of a New Approach

According to France, “the profound political, economic and social transformations needed for future membership of the European Union continue to be very slow and the concrete benefits to citizens in the candidate countries remain insufficient.”

The new approach proposed by France in the document presented for discussion is based on four principles: “gradual association; under strict conditions; in tangible benefits; in the possibility of coming back. ”

As for the first point, France demands that the negotiations be organized “into policy blocks, which will gradually include the candidate countries”.

Strict conditions “should in the long run effectively enable convergence with European norms in the rule of law, but also economic and social convergence.”

Tangible benefits for candidates during the membership process mean increasing “financial support”. These benefits are currently lacking, France notes, which impacts on non-adherence to migratory movements.

It further wants the EU to be able to withdraw from this process, “to ensure the credibility and attractiveness” of the process.

Emmanuel Macron in front of the EU flag

By making the membership process “more gradual”, France understands “not to open a large number of thematic chapters” at the same time, but to have “several successive stages, to form coherent policy blocks and a pre-defined EU scheme.” , which takes into account the specific features of each candidate ”.

To move on to the next stage, states must “effectively adhere to precise criteria”; “The gradual phasing-in should guarantee a credible balance between the ability of candidate countries to participate in a policy, the benefits expected of these states from participating in a policy, and the need to maintain the integrity of the Union and its policies. “.

With regard to “stringent conditions”, France essentially requires the adoption of “purely and objectively verifiable indicators” for measuring criteria. Concerning “tangible benefits”, the French side proposes in its working document to consider in addition to the gradual participation in EU policies “increased financial support”.

This could “expand the pre-accession instrument” in volume, but also consider the possibility for candidate countries to participate “in the structural funds they would be entitled to if they were EU members, based on a gradual increase in compliance.” with the stages that have been completed and the reforms. ”

Strong political control

With the introduction of the principle of “return to opportunity”, France demands that, in accordance with the degree of weakness or error of a candidate state, the possibility of “suspending the benefits granted” at a step in the process or even a general suspension if the core values of the European Union are violated. ”

At the point of “stronger political control” France wants to launch “a reflection on a better articulation between the Berlin Process, the summit and the EU-Balkans summit”. In this context “an annual meeting of the European Council with the heads of state and government of the Western Balkan states may be held to address issues of common interest”.

France asks the European Council to ask the Commission to formulate on the basis of French ideas, prior to the publication of the forthcoming Enlargement Package in January 2020, “proposals for the new method (organization, decision-making procedures, monitoring mechanisms, role of different European institutions and member states) ”.

Kategori
Uncategorized

Albania is going bankrupt. Shqipëria po falimenton.

Sikur të ishim vend normal!

 

Në një vend normal qeveria do të duhej të dorëzonte çelësat dhe të pranonte ose ndryshime të thella, përfshi mocion ndaj kryeministrit, ose të kalonte në zgjedhje. Që në momentin që ministrja e Financës deklaron se nuk do të financohen më projekte publike për vitin 2020 sepse nuk ka më lekë, ndërkohë që rritjen ekonomike e mban 4.1%, ky duhet të ishte kryeargumenti dhe kryebeteja. 

Shqipëria po falimenton. Por falimenti është perceptuar me kohë në këtë vend anormal që sot ripërtyp përrallat e vettingut dhe Gjykatës Kushtetuese, të një kryetari të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi që sillet si gangster dhe të afateve të emërimit në Gjykatë të njërit apo tjetrit. Të gjitha çështje me rëndësi por që tashmë po bëhet e qartë se janë çështje interesi e rreth 100 personave me pushtet në Tiranë dhe askujt tjetër. 

Asnjë vëmendje nuk ka zënë p.sh një lajm për fermerët në Lushnje që po flakin prodhimet, që po ngrenë zërin për mungesën e subvencionimeve, për mungesën e ministrit të Bujqësisë që ka humbur si sëpata pa bisht. Kjo është qeveri që i bën tuç realitetit me statistika. Eksportet për të dhe mediat e veta vetëm rriten, kurse ata që ankohen janë viktima të makinerisë së baltës. Edhe ata që ikin po kështu janë njerëz që shpesh keqkuptojnë progresin. 

Është një luftë frontale që qeveria dhe politika në tërësi i ka hapir të vërtetës. Të përditshmes së çdo qytetari që e sheh veten të izoluar në morinë e lajmeve për veting, dvoran dhe ambasadorë. Një qark i mbyllur çmendurie ku një ambasador nxjerr gishtin e mesit, mediat e marrin në mbrojtje, ndërkohë që shqiptarët po i nxjerrin gishtin Shqipërisë. 

Kemi lexuar shpesh në historiografinë e kohës së Enver Hoxhës se në kohë krize përfitojnë spekullantët. Por xhanëm edhe atëherë lihej të kuptohej se spekullantë ishin forca malinje kundër shtetit, kurse ne sot e shohim këtë leksion të materializuar në tjetër përmasë. Këtu shteti i gjithë, qeveria në krye po spekullojnë me çdo gjë, me të ardhmen dhe me historinë. E vetmja gjë mbi të cilën nuk spekullon asgjë, as ambasadorët, këto bushtra me imunitet, as ligji, sidomos ligji, është pasuria e politikanëve. Që mbrohet e mbarështohet, shtohet dhe investohet pa asnjë qeder. 

Lekë ky shtet nuk ka, por nuk i mbarohen.

Kjo ishte një thënie e kohës së monarkisë. E thjeshtuar, domethënia është: sa kohë që pasurinë e ndajnë 4-5 veta dhe të tjerët rrinë e vështrojnë, këta të pakët do të blejnë edhe spektaklin politik e mediatik, do të prodhojnë debatin dhe krijojë ekonominë e rreme që ka gënjeshtrën si valutën bazë. Në këtë bursë feudalësh investohet shpresa e shumëkujt për të mbërritur në një garë të mbyllur në një rrugë qorre siç është ajo e mashtrimit. 

Shikoni sesi një vend si ky yni arriti të zhvlerësojë çdo institucion dhe nocion, edhe ato ndërkombëtarë që kanë provuar se preken njësoj nga sëmundja e rëndë që paguhen prurësit më të parë. 

Korrupsioni ynë jo vetëm vrau shpresën, por çmitizoi Europën dhe Perëndimin dhe kjo është një ndër humbjet më të mëdah të kësaj politike që qysh tashmë ka raportin e organizatës kriminale me ligjin, shoqërinë dhe pasurinë. Kush do ta ndalojë atëherë dhunën që është rrjedhojë e natyrshme e kësaj klime? 

Cili vetting do të arrijë të krijojë kredencialet morale të një elite që cakton rroga dhe shpërblime dhe që nuk bën gjë tjetër veçse po përpëlitet të legalizojë një hiperpasurim që nuk ka asnjë justifikim dhe që paraziton?

Skerdilajd Zaimi

In a normal country the government would have to hand over the keys and either accept deep changes, including a motion to the prime minister, or move to an election. Since the Minister of Finance declares that no more public projects will be financed in 2020 because there is no more money, while maintaining the economic growth of 4.1%, this should have been the main instrument and the headline.

Albania is going bankrupt. But bankruptcy has long been perceived in this abnormal country that today chews the tale of the vetting and the Constitutional Court, of a chairman of the Justice Appointments Council acting as a gangster, and of one or another Court appointments. All matters of importance but it is now becoming clear that they are matters of interest to about 100 people in power in Tirana and no one else.

No attention has been paid, for example, to news of farmers in Lushnje throwing away crops, raising concerns about the lack of subsidies, the lack of a Minister of Agriculture who has been lost as an ax without a tail. This is a government that makes statistics a reality. Exports to it and its media only increase, and those complaining are victims of mud machinery. Even those who leave are also people who often misunderstand progress.

It is a frontal war that the government and politics as a whole are open to the truth. The daily of every citizen who finds himself or herself isolated in the multitude of news about vet, dvoran and ambassadors. A closed circuit of madness where an ambassador pulls his finger out of the middle, the media takes him on guard, while Albanians point their finger at Albania.

We have often read in the historiography of Enver Hoxha’s time that speculators benefit in times of crisis. But even then, it was understood that speculators were malignant forces against the state, and today we see this lecture materialized in another dimension. Here the whole state, the government at the top are speculating on everything, the future and history. The only thing on which nothing is speculated, neither the ambassadors, these immune bitches, nor the law, especially the law, is the wealth of politicians. Protected and bred, added and invested without any cost.

Lek this country does not exist, but they do not expire.

This was a saying of the monarchy’s time. Simplified, the point is: as long as the wealth is shared by 4-5 people and others are watching, these few will also buy the political and media spectacle, generate debate and create the false economy that has the lie as the base currency . This feudal scholarship invests the hope of many to arrive at a closed race on a stalemate such as cheating.

Look at how a country like ours has been able to devalue every institution and notion, even the international ones that have proven to be equally affected by the serious illness that top payers pay.

Our corruption not only killed hope, but demystified Europe and the West, and this is one of the biggest losses of this policy that already has the criminal organization’s relationship with law, society and wealth. Who then will stop the violence that is a natural consequence of this climate?

What vetting will be able to create the moral credentials of an elite that sets salaries and bonuses and does nothing but venture to legalize a hyper-wealth that has no justification and that parasitizes?

Kategori
Uncategorized

The Albanian State and Justice in Collapse: Country Headed Toward Dictatorship.

Shteti shqiptar dhe drejtësia në kolaps: Vendi drejtuar drejt diktaturës.

Shteti shqiptar dhe drejtësia në kolaps: Vendi drejtuar drejt diktaturës

Nga Francesca Norton

Gjatë gjithë vitit 2019, Shqipëria ka qenë një qendër të vëmendjes për të gjitha mediat në botë. Protesta të dhunshme të mbajtura pranverën e kaluar, rreziku i një konflikti civil, mbajtja e zgjedhjeve lokale të stilit komunist më 30 qershor, raportet kritike ndërkombëtare për ekonominë dhe biznesin, nivele të larta korrupsioni, një numër i madh njerëzish që largohen nga vendi çdo ditë, trafikimi i drogës dhe krimi i organizuar, kanë tërhequr vëmendjen e opinionit ndërkombëtar.

Por sikur këto të mos mjaftonin, shteti shqiptar sot është gati në kolaps total.

Parlamenti ka vetëm 122 anëtarë nga 140 siç përcaktohet me Kushtetutë, gjë që e bën atë jolegjitim dhe me kontroll të plotë nga shumica. Qeveritë qendrore dhe vendore, si dhe të gjitha agjensitë e zbatimit të ligjit, korporatat kombëtare dhe institucionet e tjera kontrollohen nga qeveria.

I gjithë sistemi gjyqësor nuk po funksionon. Gjykatat e shkallës së parë dhe gjykatat e apelit janë nën kërcënimin e qeverisë dhe Shqipëria nuk ka Gjykatë të Lartë dhe as Gjykatë Kushtetuese. Dhe kështu ka qenë për dy vitet e fundit. Nuk ka pothuajse asnjë vend në botë në një situatë kaq kaotike.

E gjithë fuqia është në duart e një njeriu: Kryeministri shqiptar, Edi Rama. Ky është komunizëm i pastër në zemër të Evropës.

Edi Rama po kontrollon çdo instrument të pushtetit por misioni i tij ende nuk është realizuar plotësisht. Për shkak të shumë kushteve të ashpra të vendosura nga BE, veçanërisht nga Bundestagu gjerman, për të arritur pranimin e negociatave për hyrjen në BE, Shqipëria duhet të krijojë brenda këtij viti një Gjykatë Kushtetuese – qëllimi i fundit për kryeministrin Rama për të kontrolluar, dhe trofeu që do t’i lejojë atij të fajësojë Presidentin i cili duket se është institucioni i vetëm që mbron Republikën dhe Kushtetutën.

Por Rama duhet të kapë Gjykatën për të aprovuar të gjitha projektet e tij të korruptuara të partneritetit publik-privat të cilat vlejnë qindra miliona euro dhe për të legjitimuar zgjedhjet e 30 qershorit që u raportuan nga OSBE se nuk përfaqësojnë vullnetin e popullit.

Për më tepër, ai ka nevojë që gjykata të zgjidhë në favor të tij dhjetra raste kundër qeverisë së tij që janë në pritje në Gjykatën Kushtetuese, dhe të vendosë një sundim të gjatë monarkie mbi vendin.

Kryeministri shqiptar po përdor të gjitha fuqitë e tij për të emëruar të besuarit e tij si anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe duke shkelur Kushtetutën ndërkohë që vjedh kompetencat nga Presidenti.

Rama po detyron kukullat e tij në Parlament të hartojnë ligje jokushtetuese dhe detyrojnë këshillat gjyqësorë të ndërmarrin veprime të paligjshme në mënyrë që të arrijë qëllimin e tij për të kontrolluar të gjithë sistemin e drejtësisë.

Me një kontroll të plotë të Gjykatës Kushtetuese, Edi Rama mund ta diktojë shumë lehtë parlamentin, të ndryshojë Kushtetutën brenda një dite të vetme dhe ta deklarojë veten mbret. Asnjë ekuilibër pushtetesh vetëm fuqi absolute në duart e një njeriu.

Tridhjetë vjet më parë Shqipëria doli nga një regjim komunist diktatorial, duket se sot është në prag të një të regjimi të ri.

Shqiptarët po luten që ky makth të marrë fund. Shumë sondazhe tregojnë se ata janë në favor të Presidentit për shpërndarjen e Parlamentit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Edhe vetë Edi Rama është ndërgjegjësuar për mungesën e popullaritetit të tij dhe se njerëzit duan që ai të largohet.

Disa ditë më parë, ndërsa përuronte stadiumin e ri të futbollit, turma brohoriste vazhdimisht “Rama ik”. Është e qartë se shqiptarëve u ka ardhur në majë të hundës.

Partitë e opozitës, të cilat kanë lënë vendet e tyre në Parlament në fillim të këtij viti, po kërkojnë zgjedhje të parakohshme, por kjo nuk duket se po e ndalon kryeministrin të arrijë misionin e tij për kapjen totale të shtetit dhe drejtësisë.

Përfaqësuesit diplomatikë ndërkombëtarë konsiderohen me një rëndësi të madhe për politikën dhe shoqërinë shqiptare në përgjithësi, por kohët e fundit besueshmëria e tyre duket shumë e diskutueshme për shkak të mungesës së denoncimeve nga ana e tyre për situatën e rëndë që Shqipëria gjendet.

Ata po mbyllin sytë ndaj kapjes totale të shtetit dhe uzurpimit të të gjitha pushteteve nga qeveria.

Duke ditur që qeverisja e Ramës gjatë gjashtë viteve të fundit është bazuar në lobimin ndërkombëtar, disa faktorë politikë madje pretendojnë se disa nga ndërkombëtarët dhe diplomatët janë nën listën e pagave të qeverisë, në mënyrë që ata të marrin anën e Ramës dhe të mbështesin nismat e kryeministrit, pavarësisht se sa antidemokratike mund të jenë këto veprime.

Rama fshihet nën emrin e faktorit ndërkombëtar dhe vepron sikur të ketë mbështetje ndërkombëtare, por asnjë vend perëndimor nuk do të pajtohej  me synimet e tij autoritare.

Mendësia e Ramës duket se është më shumë e një vendi të botës së tretë sesa i një vendi që aspiron integrimin në BE.

Shqipëria është ndoshta në krizën më të rëndë në historinë e vendit – në një gjendje totale të kaosit të shkaktuar nga një njeri, i cili gjithashtu mban çelësin për zgjidhjen e kësaj krize.

Një vullnet i vogël i kryeministrit Rama për të dashur dhe për t’u kujdesur për njerëzit e tij, vendin e tij dhe Republikën Shqiptare mund ta vendosë vendin në rrugën e duhur.

Por kokëfortësia dhe ambicia e tij për pushtet absolut duket e pakufishme dhe kështu rrezikon të ardhmen evropiane të vendit dhe të gjithë shqiptarët.

&&&&&&&&

The Albanian State and Justice in Collapse: Country Headed Toward Dictatorship

A little will by PM Rama to love and care for his people, his country and the Albanian Republic could put the country on the right path.

Throughout 2019, Albania has been a center of attention for all the media in the world. Violent protests held last spring, the danger of a civil conflict, the holding of Communist-style local elections on June 30, the critical international reports on the economy and business, high levels of corruption, large numbers of people leaving the country on daily basis, drugs trafficking and organized crime, have drawn the attention of the international opinion.

But if these weren’t enough the Albanian state today is near total collapse.

The parliament has only 122 members out of 140 as provided by the Constitution, which makes it illegitimate and controlled totally by the majority. The central and local governments, as well as all law enforcement agencies, national corporates, and other institutions, are controlled by the government. The entire judicial system is not functioning. The first instance courts and courts of appeal are under the intimidation of the government and Albania has no High Court and no Constitutional Court. And this has been for the last two years. There is hardly any country on earth in such a chaotic situation.

All the power is in the hands of one man: The Albanian PM, Edi Rama. This is pure Communism at the heart of Europe.

Edi Rama is controlling every instrument of power but his mission is not yet fully accomplished. Due to many harsh conditions set by the EU, especially the German Bundestag, in order to achieve the accession of negotiations toward entry into the E.U., Albania needs to create within this year a Constitutional Court – the last goal for PM Rama to control, and the trophy that will allow him to impeach the President who appears to be the only institution defending the Republic and the Constitution.

But Rama needs to capture the Court to approve all his corrupt public-private partnership projects which are worth hundreds of millions of euros and to legitimize the elections of June 30 that were reported by OSCE as not representing the will of the people. Additionally, he needs the court to solve in his favor dozens of cases against his government that are pending in the Constitutional Court, and establish a long monarchy-like rule over the country.

The Albanian premier is using all his powers to appoint his trustees as members of the Constitutional Court and violating the Constitution while stealing competencies from the President. Rama is forcing his puppets in the Parliament to draft unconstitutional laws and forcing judicial councils to take illegal action in order to achieve his goal of controlling the entire justice system.

With total control of the Constitutional Court, Edi Rama may very easily dictate the parliament, change the Constitution in a single day, and declare himself a king. No balance of powers, just power in the hands of one man.

Thirty years ago Albania got out of a dictatorship Communist regime, it seems today is on the brink of a new one.

Albanians are praying for this nightmare to come to an end. Many polls indicate that they are in favor of the President to dissolve the Parliament and to hold early elections. Even Edi Rama himself has become aware of his lack of popularity and that people want him gone. A few days ago, while inaugurating the new football stadium, the crowd cheered repeatedly “Rama go.” It is obvious that Albanians have had enough.   

The opposition parties, which left their seats in Parliament early this year, are asking for early elections, but this does not seem to be stopping the PM from achieving his mission of the total capture of state and justice.

International diplomatic representatives are considered of great importance to Albanian politics and society in general but recently their credibility seems very much disputed due to the lack of denouncing on their behalf of the dire situation Albania is enduring. They are turning a blind eye to the total capture of the state and the usurpation of all the powers by the government.

Knowing that Rama’s governance during the last six years was based on international lobbying, some political factors are even alleging that some of the internationals and diplomats are under the payroll of the government in order for them to take Rama’s side and support the PM’s initiatives, no matter how anti-democratic these actions might be. Rama hides under the name of the international factor and acts as if he has international support, but no western country would honestly agree with his authoritative intentions. Rama’s mindset seems to be more of a third world country rather than that of a country that aspires for EU integration.

Albania is perhaps in the most dire crisis in the history of the country – in a total state of chaos caused by one man, who also holds the key to solving this crisis.

A little will by PM Rama to love and care for his people, his country and the Albanian Republic could put the country on the right path. But his stubbornness and ambition for absolute power seems limitless and thus jeopardizes the European future of the country and all Albanians.

.

Kategori
Uncategorized

Deputetët e ‘emëruar’ në Kuvend: Bandë injorantësh

Kemi pas banditë, kemi pas kriminelë, i kemi pas të gjitha por këta janë edhe injorantë kjo është e tmerrshme.

Bledi Fevziu/

Bëni një rregull ju lutem që kur të zgjidhni kandidatët e tjerë për zgjedhjet ta shoqërojnë me një video 3 minuta që të lexojnë një fjalim.

-3 minuta video që ta shikojë publiku,

-3 minuta audicion se pastaj lënë nam kur kapin foltoren e parlamentit.

Disa prej tyre janë një bandë injorantësh nën nivelin mesatar të shoqërisë shqiptare.

-Nën nivelin më të ulët të shoqërisë shqiptare.

Unë s’e kuptoj si janë ata persona në listat e partive, kush i ka vendosur dhe me çfarë standardi.

Kemi pas banditë, kemi pas kriminelë, i kemi pas të gjitha por këta janë edhe injorantë kjo është e tmerrshme’, tha Fevziu.

Kategori
Uncategorized

ZEMER E PA PLAKUR

L. Poradecit

Te shoh ne trotuarin e qytetit tim

Te heshtur,te kerrusur mbi bastun

Bora mbi floket e tua krahet shkund

Pleqeria vjen te ulet permbi sup.

Tani eshte vjeshte,gjethet biene

Ne zemren tende trokasin poet

Nje kembore dhensh ne Mal te Thate ndihet

Mjelmat qafen shkundim mbi liqen.

Krahet ngrene lart e te ftojne

Buze bregut luan vala e argjende

Gjethe vjeshte te rrethojne

E te thone nis nje kenge.

Ja starkinga ne dege

Porsi faqe vashes skuq

Te theret nga maja e kodres

Poet hajde me keput.

Me sy po ta ben hardhia

Kokrat nuk I mbajtka dot

Poet mblidhi qe te gjitha

Me to vargjet mbushi plot.

Nje gjethe bie ngadale

Ne gjoksin tend ben fole

Ushtuan bregut dallget

Mes valeve zemren le..

Rozeta Krëste/

Kategori
Uncategorized

Si e vranë komunistët në Shkodër Ademin, djalin e Isa Boletinit.

Në nëntor të vitit 1943,me urdhër të grupit komunist të Shkodrës,nën urdhërin dhe organizimin të derjtëpërsëdrejti të kriminelit Vasil Shantos,me anë të një atentati terrorist,Adem Boletini vritet mu në dalje nga restoranti që quhej “Kafaneja e Madhe” në qendër të Shkodrës.

ADEM ISA BOLETINI 1896-1943

– Ademi ishte i biri i tribunit Isa Boletinit

-Pas fillores regjistroi Gjimnazin në Wienë ku dhe e përfundoi më 1914-të.

-Më pas rregjistroi Akademinë e Lartë Ushtarake në Modema të Italisë ku me sukses u diplomua në vitin 1919-të.

-Me kthimin në Shqipëri,në vitet 1922-1923 caktohet në detyrën e Komandantit të Xhandarmërisë Shqiptare në zonat e “nxehta” në jug të Shqipërisë kryesisht në Gjirokastër dhe Sarandë,duke luftuar kundra bandave andarte greke “vorioepirote”.Ahmet Zogu e dekoron me gradën e “Kapitenit të klasit të Parë me merritë”.

-Në vitet e “30-ta emërohet në zona të ndryshme verilindore në kuadër të Ushtrisë Kombëtare Shqiptare.

-Në vitin 1943 nga Qeveria e Rexhep Mitrovicës, Adem Boletini si nënkolonel emërohet në detyrën e rreth Komandantit të Gjandarmërisë Shqiptare në Shkodër.

-Në nëntor të vitit 1943,me urdhër të grupit komunist të Shkodrës,nën urdhërin dhe organizimin të derjtëpërsëdrejti të kriminelit Vasil Shantos,me anë të një atentati terrorist,Adem Boletini vritet mu në dalje nga restoranti që quhej “Kafaneja e Madhe” në qendër të Shkodrës.

Kështu binte përtoke i biri i tribunit Isa Boletini. Aty ndëroi jetë burri,trimi,ushtaraku i cili që nga jugu,lindja,e veriu i shqipërisë ishte përballur me armiqtë e Kombit Shqiptar,por tashmë do ti mirrte jetën tradhëtia e terrorit komunist shqiptaro-sllav. Eugen Shehu

Kategori
Uncategorized

Enver Hoxha i dekoroi të gjithë serbët që e masakruan kombin shqiptar dhe shkatërruan Shqipërinë Etnike

DEKORATA PËR PERSONALITETE TË HUAJA

SEKRETARI: Koço Tashko d.v.

KRYETARI: Dr. Omer Nishani d.v Tiranë, më 5-9-1945.

Në bazë të propozimit të kryetarit të Qeverisë Demokratike dhe komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Kombëtare Enver Hoxha.

Duke marrë parasysh se shumë personalitete të huaja të vendeve aleate, gjatë Luftës NÇ të popullit tonë kanë kontribuar dhe ndihmuar me të gjitha mjetet dhe për të shfaqur mirënjohjen e për ta shpërblyer e nderuar veprimtarinë e tyre në dobi të atdheut e të popullit, Kryesia e Këshillit Antifashist Nacional-Çlirimtar vendosi:

Të dekorohen me dekoratat më të larta, personat që përmenden në listën që vijon:

1Gjeneral Ivan Milutinoviç, me Urdhrin “Hero Kombëtar”

2Ivo Lolo Ribar, me Urdhrin “Hero Kombëtar”

3Ramiz Sadiku, me Urdhrin”Hero Kombëtar”

4Ivan Ribar, me Urdhrin e “Flamurit”

5Eduard Kardel, me Urdhrin e “Flamurit”

6Bllazho Jovanoviç, me Urdhrin e “Flamurit”

7Radovan Zogoviç, me Urdhrin e “Flamurit”

8Dëshmori Miladin Popoviç, me Urdhrin e “Flamurit” dhe “Medaljen e Kujtimit”

9Dushan Mugosha, me Urdhrin e “Flamurit” dhe “Medaljen e Kujtimit”

10Gjen. Lt. Arso Jovanoviç, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I.

11Aleksandër Rankoviç, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I.

12Milovan Gjilas, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I

13Gjen. Lt. Peko Dapçeviç, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I

14Brigadier E. F. Davies, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I

15“T. Churchill, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I

16Kolonel Velimir Stoiniç, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I

17Lt. Kolonel C. A. S. Palmer, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I

18Major Ivanov Konstantin, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I

19Kapiten Thomas Stefan, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. I

20Gjen.maj. Svetkozar Vukmanoviç, urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II dhe Medaljen e “Kujtimit”

21Gjen. Terziç Velimir, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II

22Kolonel Vojo Todoroviç me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II, me urdhrin e “Trimërisë” dhe “Medaljen e Kujtimit”

23Fadil Hoxha, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II, dhe Med. e “Kujtimit”

24Kiler Peter, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II

25Obrat Cicmil, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II

26N/kol. Mijat Vuletiç, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II

27Major Savo Stonoj, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II

28“H. W. Tilman, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II

29G. Ë. Seymour, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II,

30“W. V. G. Smith, me urdhrin “Ylli Partizan”,kl. II

31“J. K. H. Shaë, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II,

32“M. J. Thornton, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II,

33“V. Robinson, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II,

34“E. Nordthrop, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II,

35Kapiten J. M. Lyon, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II,

36Toger Turin Vladimir, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II,

37“John O’Keefe, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. II,

38Major Tomishek Teodor, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. III,

39“Viktor Kobol, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. III,

40Kapiten Niazi Dizdareviç, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. III,

41Toger Nick Cooky, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. III,

42Kaporal George Routsis, me urdhrin “Ylli Partizan”, kl. III,

43Kapiten G. S. Duffy, me urdhrin e “Trimërisë”.

44Bije Vokshi, me urdhrin e “Trimërisë”

45Hajdar Dushi, me urdhrin e “Trimërisë”

46Emin Duraku, me urdhrin e “Trimërisë”

47Xhevdet Doda, me urdhrin e “Trimërisë”

48Vaso Strugari, me urdhrin e “Trimërisë”

49Michel Popoviç, me urdhrin e “Trimërisë”

50Xhafer Vokshi, me Medaljen e “Kujtimit”

51Elhami Nimani, me Medaljen e “Kujtimit”

52Xhavid Nimani, me Medaljen e “Kujtimit”

53Safete Numani, me Medaljen e “Kujtimit”

54Ymer Pula, me Medaljen e “Kujtimit”

55Mehmet Hoxha, me Medaljen e “Kujtimit”.

Kategori
Uncategorized

Rrëfimi i rrallë i një anglezi, Si ndahen shqiptarët, dhe pse edhe të ndarë janë të bashkuar

John Foster Fraser, në librin “Pictures from the Balkans”, duke dhënë atmosferën historike nga udhëtimi ndërmjet viteve 1800-1900, thotë se shqiptarët mund të ndahen si skocezët: malësitë e veriut banohen prej fiseve, e në ultësirat më pjellore të jugut sistemi fisnor vjen duke u zhdukur. Dhe, sikurse skocezët që puqeshin me njëri-tjetrin nga urrejtja që ushqenin për anglezët, edhe shqiptarët i bashkon urrejtja që kanë për sllavët.

“Kombet përreth tyre ua kanë pasur aq shumë frikën – për shkak të pasionit të tyre mbizotërues dhe të pashuar për lu, ftën – sa i kanë lënë shqiptarët të merren me veten e tyre. Mungesa e rrugëve, shtigjet e rrezikshme malore dhe zilitë ndërfisnore kanë bërë që çdo zonë, e mbërthyer mes malesh të pakalueshëm, të ndjehet e vetëmjaftueshme.

Gjithkund vërehet një bujari e rreptë. Një femër mund të udhëtojë e sigurt nëpër Shqipëri vetëm falë dobësisë së saj. Megjithatë, shqiptari do të ngurronte të qëllonte një burrë për një fyerje të paqenë, aq sa do të ngurronte të qëllonte një qen që i leh. Ekziston një mëvetësi e ashpër…

Fiset e Shqipërisë nuk kanë një fe të përbashkët. Disa janë të besimit mysliman dhe disa të krishterë. Brenda fisit mund të gjenden që të dy besimet. Më i rëndësishmi nga fiset e veriut, mirditorët, janë të krishterë: katolikë romanë.

Në jug shqiptarët janë të krishterë dhe, duke qenë në kufi me grekët, kanë përqafur Kishën Ortodokse.

Shqiptari mysliman është nën ndikimin e fqinjëve të tij të krishterë. Ai pi verë dhe është veçanërisht i dhënë pas birrës. Më rastisi të gjej edhe shishe birre nga Mynihu, e ai betohet në emër të Virgjëreshës”, shkruan Fraser.

John Foster Fraser (1868-1936) është një sy vëzhgues i fillimit të shekullit të njëzetë, i cili midis memuareve të veta ka përfshirë dhe vështrimet mbi Shqipërinë, sidomos pjesën e poshtme të saj, ku elementet e eposit, etnografisë, traditës dhe dokeve shqiptare janë përshkruar me një stil të këndshëm, pse jo edhe me dashuri, të përshtatshëm për lexuesin anglo-sakson. Vlera e këtij libri nuk ndalet me prezantimin e Shqipërisë te lexuesi i huaj, por fare mirë mund t’i shërbejë dhe lexuesit shqiptar për të njohur këtë pjesë të Shqipërisë nëpërmjet këndvështrimit të një të huaji.

“Populli që të bie më shumë në sy janë shqiptarët. Burrat janë shtatlartë dhe zeshkanë, me tipare të pashme dhe të rregullta. Atje dhe, në të vërtetë, në të gjithë vendin, shqiptari më la përshtypjen e një sqimatari. Ai dëshiron që xhamadani i tij të jetë i qëndisur me serm e flori. Zakonisht, fustanella e tij është borë e bardhë. Opingat, rëndom prej lëkure të kuqe, kanë nga një xhufkë të madhe në majë… për të cilën shqiptari mendon se është pjesë veçanërisht e rëndësishme e ‘kapardisjes’ së tij”, ky citim i John Foster Fraser dëshmon për një realitet historik të Shqipërisë së para 100 viteve.

“Shqipëria e Poshtme” e autorit John Foster Fraser, një nga rrëfimtarët dhe ballkanologët e shquar të fillimshekullit të kaluar bën pjesë në koleksionin Memorie të Botimeve Zenit.

Kategori
Uncategorized

KUSH JANË MASONËT OSE VËLLAZËRIA E FSHEHTË.

lluminati quhet ndryshe dhe Vellazeria e fshehte ose The Secret Brotherhood.

Elita e kesaj organizate mbi organizatat, ne pjesen me te madhe kane lindur e tille.

Pra jane femije te ish-elites dhe prinderit e tyre kane qene masone, sic kane qene gjysherit dhe stergjysherit.

Ja si eshte shprehur nje nga kreret e Masoneve, i grades me te larte:

Eksistojme sot ne kete bote sic kemi ekzistuar prej mijera vjetesh, nje trup i

ndricuar humanesh te gjithe se bashku ne ate qe mundt e quhet Urdheri i Kalvarit.

Perbehet nga ata te cilet me forcen e mendimit dhe ate shpirterore kane arritur te gjejne

fatin e fshehte te ketij qyteterimi. E ardhmja e ketij fati

sekret eshte nje Rend Boteror i drejtuar nga nje Mbret me fuqi te mbinatyrshme.

Ky mbret i ardhshem do jete nje pasardhes i denje dhe pjestar i Urdherit te Illuminati,

qenie e denje dhe qe i perket nje familje heronjsh te qenies njerezore. Manly P. Hall 33° Mason

Hapat e para te ketij NWO jane stabilizuar me krijimin e bashkimit Europian dhe

synimi eshte qe te shtrihet ne te gjithe boten. Mbase ju kujtohen protestat e fuqishme ne Gjermani para disa muajve

gjate mbledhjes se bere nga Bilderbergers ku pati edhe te demtuar nga demonstruesit. Bilderbergers

jane nga grupimet me te fuqishme ekonomike sot ne bote, qe disponojne mjete financiare dhe politike

kaq te pamasa sa mund te rrezojne ne gjunje cdo lloj qeverie brenda 24 oreve.

Per ta mbyllur pjesen e pare te ketij shkrimi dua te shtoj qe familja Bush eshte nje pjestare e Masonve,

madje e Freemasonry. Vete George Bush i riu dhe i vjetri jane pjestare te njeres nga gradat e

freemasonry Skull & Bones dhe po i tille eshte dhe ish kandidati per president John Carry.

Me poshte po postoj foton e Adam Wieshaupt dhe simbolin e Illuminatit qe quhet ndryshe edhe The

Cult Of All Seeing Eye ose Kulti i Syrit qe Sheh Cdo Gje. Ky simbol eshte pjese e simboleve te freemasonry.

Dua te shtoj edhe dicka. Ky simbol i masoneve dhe i Illuminati ndodhet edhe ne kartmonedhen

prej 1 $ amerikan i vene aty nga njeri prej masonve qe fatkeqesisht sme kujtohet si emer.

Le te kthehemi perseri per pak caste tek Adam Weishaupt dhe tek Illuminati qe ai krijoi.

Ideja e priftit kanonik ne vetvehte dukej e paster. Krijimi i nje klase elitare me idera utopike

bazuar ne nje filozofi qe ne vetvehte dukej te kishte pastertine, shkallen e larte te pergatitjes arsimore, duhej te ngrinte vlerat morale dhe virtytet.

Pra nje baze e fuqishme per nje reformim te botes qe ti kunderviheshe veprimeve dhe influencave djallezore.

(Ne vetvehte Illuminati ashtu si dhe Masoneria ka baze fetare dhe ne cdo epoke, nivel apo shkalle elitare, fetaret kane qene ata qe kane luajtur rrolin kryesor. Darius).

Ashtu si te gjithe ata qe promovonin dicka te re ne ate kohe, Weishaupt kerkoi ndihmen e Freemasonry te cilen e terhoqi mbas vetes por pa i dhene ndonje ndihme iluminizmit ne ate kohe. Weishaupt ndonese ishte nje prift jezuit, brenda nje kohe shume te shkurter u shnderrua ne nje freemason te terbuar duke siguruar nje vend te nderuar ne njeren prej lobeve freemasove qe ironikisht quhej Lobi i Kujdesit. Ne momentin qe ai krijoi Illuminatit ishte i brymosur nga mesimet e Rusoit ne France dhe mesimeve antrikristiane te Manikeans.

(Manikeans eshte nje doktrine qe frymezohet nga okultizmi egjyptian dhe lidhet ngushte me ritet e lashta te Egjyptit te vjeter. Darius).

Kjo doktrine po perhaphej disi ne Europen e asaj kohe dhe fillestari ishte nje i ashtuquajtur tregetar

ambulant me emrin Kolmer i cili kishte kaluar shume vite ne Egjypt duke studiuar egjyptologjine dhe ne

menyre me specifike doktrinen sekrete te Manikeaizmit.

Ne fillimet e saj Illuminzimi kishte pese anetar te vetquajtur reformiste liberal dhe partizane te barazise absolute.

Nje moment kyc ne progresin e Illuminatit dhe menyres sesi infiltruan ne instancat me te larta te kohes

ishte perpjekja qe Weishaupt ben per te promovuar doktrinen dhe thithur ne gjirin e saj emra te fuqishem te kohes.

Akoma nuk dihet me saktesi sesi ai arriti te terheqi mbas vetes Adolph Franz Friedrich Ludwig Baron Von Knigge,

njeriun me te fuqishem te asaj kohe, nje kristian i flakte dhe i pushtetshem dhe qe i ndiqte me plogeshti

zhvillimet e freemasonry qe ne ate kohe perflitej veteme ne nivelet e larta te jetes aristokrate. Qe te mos

zgjatem me detaje te merzitshme dhe duke shmanguar karakterin fetar te temes, Weishaupt terhoqi ne gjirin e

tij brenda nje kohe shume te shkruter mbi 2000 fisnike te gjithe me lidhje te vogla ose te rendesishme me

masonet dhe mjaft te fuqishem ekonomikisht dhe me nje shpejtesi te frikshme arriti te perhapte doktrinen e tij ne

gjithe europen e asaj kohe. (Duhet permendur qe ne ate kohe kjo doktrine dhe ajo qe proklamonte zgjoi interesin e

madh dhe te personaliteteve si Shiler, Gete, Mozart..Darius)

Nderkohe reaksioni nga ana e kishes filloi i forte dhe Illuminati u akuzuan sikur ishin agjente te

Jezuiteve duke shenuar fillimin e nje konflikti fundi i te cilit dihet mire se ke pati per fitues.

Qe nga ai moment Illuminati kaluan ne nje ilegalitet dhe sekret te plote. Madje edhe ne komunikimin me njeri

tjetrin perdornin pseudonime. Psh Weishaupt ishte Spartaku, Knigge ishte Pilati, etj.

Jehona e Illuminatit te Bavarise shkoi deri ne Token e Re (Amerike) dhe implikoi emra si George Washington

si suportues i fshehte i Freemasonry. Ne te njejten kohe analizat, kundershtimet dhe hetimet shenuar rastin e

pare te lindjes se se ashtuquajtures Teori Konspirative qe flet per organizata sekrete me aktivitete te dyshimte,

veprime financiare te erreta, komplote ndaj vendeve, kryetareve te shteteve, arme dhe cdo gje tjeter qe lidhet me

mungesen e ligjshmerise.Pra ajo qe quhet sot Teori Konspirative, lindi midis faqeve te pamfleteve, librave, artikujve qe denonconin Illuminati.

Epiqendra e akuzimeve paraqitet qarte ne nje liber te shkruar ne vitin 1797 me nje titull shume te gjate: Prova Per

Nje Konspiraci Kunder te Gjitha Feve Dhe Qeverive Te Europes Qe Mbahen Ne Mbledhjet

Sekrete Te Masoneve Te Lire (Freemasonry)Illuminati…

Prova 170 vjecare e konspiracise u ribotua ne vitin1 967 pak kohe mbas vrasjes se Kennedit.

John Birch Society e cila botoi librin e konsideron Illuminatin si nje rrezik te qarte dhe shume te madh te diteve te sotme.

Kjo ishte nje pamje e pergjithshme sesi u krjua Illuminati, si u shpernda dhe ca perfshiu ne gjirin e saj.

Shume prej jush qe e lexoni ne kete forum mund te pyesni se cfare eshte ky rrezik qe perfaqeson ky grup apo doktrine.

Per te kuptuar kete une po ju bej nje paranteze dhe sugjeroj nje dicka. Per nje moment, mendoni vetem per veten tuaj.

Per nje moment flakni tutje cdo gje qe ju kane thene, gjerat qe ju kane mesuar ne shkolle, cfare keni degjuar ne radio,

cfare keni pare ne televizor apo cfare ju kane thene politikanet. Vetem per nje moment te fillojme te

mendojme per veten tone dhe sipas menyres sone te pa influencuar nga ajo mori shprehjesh, informacioni dhe shpelarje

truri e perditshme. Le te provojme pra te mendojme sipas mendjes sone. Jo shume shpesh e kemi kete mundesi.

Besoj se shume prej nesh jemi te nje mendje nese themi qe ka dicka gabim me kete boten e sotme tonen.

Ka dicka qe nuk shkon. Luftra civile, mjerim, semundje, uri, pastrime etnike, luftra fetare,

dhunime te ndryshme te te drejtave te njeriut… lista eshte goxha e gjate. A jane keto fenomene te shkeputura apo

kane te njejtin burim?

Ne, vazhdimisht jemi te ushqyer me propagande, lajme te keqija, genjeshtra, opione dhe nje tufe me sekrete te pathena.

Jeten e bejme shume te percaktuar, duhet te sigurojme jetesen, kemi frike se mos humbasim punen. Mbijetesa jone eshte e

rrezikuar dite perdite dhe enrgjite e te menduarit tone konsumohen ne pjesen me te madhe ne kete drejtim. Cfare eshte qe

krijon kaq frike dhe pasiguri ne jeten tone? A thua jeta eshte kaq e frikshme apo eshte dikush dhe dicka qe e krijon

qellimisht nje ndjesi te tille? Pjesa me e madhe e frikes dhe e terrorrit shperndahet nga media e cila zoterohet nga nje

pjese e vogel njerezish ne majat me te larta dhe qe natyrisht kane agjenden e tyre.

Illuminati eshte nje grup shume sekret te cilet praktikojne okultizmin dhe qe ekzistojne prej mijera vjetesh.

Nuk eshte nje klub kalmajash apo “prinderisht” te cilet kerkojne ndopak eksitim ne kete jete, jane shume shume me

teper se kaq. Eshte nje organizate e strukturuar ne menyren me te persosur dhe me njerez qe jane ne pozicione shume te

larta elitare. Keta njerez jane super te pasur ekonomikisht dhe qendrojne mbi ligjet. Shume prej ketyre njerezve nuk e

kane emrin ne listen e njerezve me te pasur te botes, ata e mbajne sekret kete fakt.

Keta njerez jane sot aktoret kryesore te cdo gjeje qe ndodh, politikisht dhe ekonomikisht. Jane perfaqesuesit e

familjeve me te pasura ne bote dhe jane keta aktoret e vertete qe kontrollojne cdo gje ne bote, mbrapa skenes,

nese mund te shprehemi keshtu. Ata jane Fisnikeria e Zeze (e zeza ketu eshte ne kuptimin jo te ngjyres se lekures

po te qellimeve dhe planeve apo projekteve qe kane), jane Vendimarresit te cilet hartojne rregullat qe duhet te

ndiqen nga presidentet dhe qeverite. Ata veprojne ne hije, heshtje larg vemendjes se pulbikut. Lidhjet e tyre te gjakut

midis njeri tjetrit jane te vjetra, disa mijera vjecare dhe ata kujdesen me fanatizem ti mbajne keto lidhje te paprekura.

Fuqia e tyre qendron ne okultizem dhe ne ekonomi, paraja krijon fuqi. Illuminatit kontrollojne dhe kane nen pronesi te

gjitha bankat nderkombetare, biznesin e naftes, bizneset me te fuqishme te industrise dhe te tregetise, ata infiltrojne

politikanet dhe kontrollojne pjesen me te madhe te qeverive sot ne bote. Nje shembull i tille eshte zgjedhja per president

ne Amerike. Nuk perben sekret fakti qe kandidati qe sponsorizohet me shume materialisht, fiton. Dhe kush sponsorizon

“kandidatin e duhur” ? Natyrisht qe Illuminatit. Ne disa raste ata sponsorizojne te dyja krahet e kandidimit ne menyre qe

loja te vazhdoje dhe te duket si nje proces i rregullt elektiv. Ata vendosin se kush do jete presidenti i ardhshem dhe e

mbrojne me cdo kusht ate kandidat edhe sikur te jene te detyruar te veprojne si ne rastin kur bush “fitoi” ndaj Al-Gore ne

Florida. Financimi per fushata te tila behet me leke droge dhe eshte e kuptueshme po te kihet parasysh qe jane Illuminati

ata qe kontrollojne trafikun global te droges. Ne kete pike zgjedhjet nuk jane te rendesishme, por ata na lejojne ne te

votojme ne menyre qe loja te vazhdoje dhe ne kete menyre ata pretendojne se ndjekin dhe zbatojne kushtetuten.

Por a eshte presidenti ai qe me te vertete ben lojen? Aspak ! Fuqia nuk qendron tek politikanet por tek Illuminati,

elitaret e te ciles jane krere te komplet bankave nderkombetare. Kandidatet per presidente, zgjidhen me kujdes nga

linja e gjakut te 13 familjeve Illuminati. Nese bejme nje kerkim te vogel del se pothuasje te gjithe presidentet e

Amerikes jane nga e njejta linje gjaku ose sic e quajne bloodline “mbreterore” familje te lidhura ne menyre te ngushte

me njera tjetren.

Pra kush jane qellimet e Illuminatit dhe objektivat e tij? Kjo tashme dihet dhe termi NOW eshte mese i pranishem sot.

NWO (New World Order) Rendi i RI Boteror. Ata duan te krijojne kete rend te ri boteror dhe nje qeveri te vetme boterore,

nen drejtimin e tyre natyrisht, per te mbajtur nen kontroll komplet globin ne nje sistem fashist dhe dhune.

Ky eshte qellimi i vjeter i tyre. Qe te kuptohet me mire duhet mbajtur parasysh qe nuk eshte nje qellim qe mund te

arrihet ne disa vjet apo ne nje gjenerate. Eshte nje qellim qe kerkon kohe dhe dalengadale po i vjen momenti te stabilizohet.

Ata perpiqen prej shekujsh te arrijne qellimin e tyre dhe tentakulat jane shtrire me ne fund gjithandej.

Fatkeqesisht brenda disa dhjetevjecareve te fundit ata kane arritur shume me teper sec kishin arritur

ne disa qindra vjete fale teknologjise, industrializimit dhe informacionit. Pikesynimi kryesor i

Illuminatit eshte ulja e standartit te jetesen ne vendet te zhvilluara si psh ne USA dhe vende te Europes,

ne menyre qe qeveria ta kete me te lehte te kontrolloje masat (gje qe besoj ju po e shikoni qe po ndodh).

Ne te njejten kohe standarti ne vendet e botes se trete ose jo te zhvilluara duhet te ngrihet qe te arrihet nje lloj balance.

Pra ne gjtihe globin te krijohet nje standart i njejte. Qe te arrihet nje Rend i RI Boteror

(qe ketej e tutje per shkurtim po perdor termin anglisht NWO. Darius)

duhet qe standarti te jete i perafert ne te gjitha vendet. Edhe kete gje besoj se e shikoni qe po ndodh.

Artikulli i meposhtem e tregon qarte Africa and Asia Push for ‘New World Order.

Ky synim eshte planizuar larg syve te publikut, ne sekret te plote ne bashkepunim me Shoqerite Sekrete.

Te gjitha shoqerite sekrete jane te kontrolluara nga Illuminati dhe Freemasonry eshte ndoshta me e njohura prej tyre.

Personat qe kontrollojne shoqerine sot dhe Illuminatin jane Magjistar te Zinj (ata qe ushtrojne Magjine e Zeze) dhe okultise.

Zoti i tyre eshte Luciferi dhe nepermjet praktikave okultiste ata manipulojne dhe influencojne masat.

Pak rendesi ka nese ju apo une qe po e shkruaj ketu,

Per te realizuar stabilizimin e nje Rendi Te ri Boteror, me nje sistem te vetem monetar dhe me nje besim te vetem fetar,

Illuminatit krijuan ne vitet 1920-1930 kishen e tyre. Duke hasur ne besimet e shumellojshme te njerezve dhe forcen qe sillte perkushtimi fetar,

ata kuptuan qe per gjithe qeniet njerezore, besimi fetar duhet te kete nje objekt adhurimi qe perforecon besimin dhe kontrollon me mire psikologjine kolektive,

pra me fjale te tjera duhej krijuar nje lloj suporti anesor qe te cohej besimi ne drejtimin qe ata donin.

Synimet e tyre ata i mbeshteten ne keto pika dhe vazhdohet te punohet ne kete drejtim:

– Drejtimi tjeter ne te cilen duhej punuar per te realizuar qellimin ishte shkaterrimi i identitetit dhe krenarise kombetare gje qe ishte nje nga synimet primare nese do pretendohej qe NWO te funksiononte.- Fabrikimi dhe shkaterrimi i feve, sidomos besimit kristian, me nje perjashtim, ai i besimit qe do krijonin vete Illuminati sic e permenda me siper.- Krijimi i nje sistemi i afte te kontrolloje cdo njeri nepermjet kontrollit te mendjes ose sic e quan Zbignew Brzezinski.

Technotronics qe do te krijonte nje lloj shoqerie te terrorrizuar, gjysem robote. (Ne mes te viteve 60 CIA filloi nje program te quajtur MKultra i cili merreshe me studimin e menyres se kontrollit te mendjes njerezore dhe kontrollit te saj ne distance. Arsyeja pse CIA dhe cfare lidhje ka midis te dyjave do e sqaroj shkurtimisht ne fund te ketij shkrimi.(Pepi).- Duke e cuar drejt fundit procesin e industrializimit dhe prodhimit te energjise nukleare (elektricitetit) dhe duke krijuar nje te ashtuquajtur Shoqeri post-industriale, me rritje ZERO. Perjashtim do kene kompjuterat dhe sherbimet industriale. Pjesa e industrise qe do te mbetet ne SHBA do te eksportohet ne vende si Meksike ku krahu i punes ose “sklleverit” jane te bollshem. Dhe kjo gje mori drejtimin e saj dhe u be nje fakt sic e kemi pare ne vitin 1993 me aprovimin e North American Free Trade Agreement (Marrveshja per SHkembimin e Lire ne Ameriken e Veriut) i njohur ndryshe si NAFTA. Te papunet ne Amerike ose do shnderrohen ne adictiv te drogave si heroi apo kokaine, ose do konsiderohen thjeshte nje statistike ne procesin e eleminimit te mbipopullimit, proces i cili eshte bere i njohur per te gjithe qe nga viti 2000 dhe po qartesohet dite pas dite.

– Kurajimi dhe eventualisht legalizimi i perdorimit te drogave dhe shnderrimi i pornografise ne nje “forme arti” e cila do te behet e zakonshme dhe e pranuar nga te gjithe.

– Depopullizimi i qyteteve te medha ne stilin e asaj qe perdori Pol Poti ne Kamboxhia. Eshte interesante te theksohet qe planet e genocidit te Pol Potit jane hartuar ne SHBA nga nje fondacion kerkimor i cili eshte nen kontrollin e Klubit te Romes dhe i mbikqyrur si projekt nga Thomas Enders, nje zurtar i larte departamentit te shtetit. Eshte gjithashtu interesante te mesohet se nga i njejti grupim po ka nje inisiative per te mbeshtur intalimin e nje sistemi te ngjashem ne Kamboxhia, kete rradhe me kasapet qe dikur kane qene nen urdherat e Pol Potit.

– Ndalimi i cdo lloj zbulimi apo zhvillimi shkencor, pervec atyre te sponsorizuar apo sipas interesave te Illuminatit. Ne menyre specifike, nen shenjester eshte perdorimi i energjise nukleare per qellime paqesore. Dhe sidomos eksperimentet qe kane te bejne me fusionin. Keto jane shenjstra kryesore dhe po te shikohet me vemendje jane te parat qe sulmohen nga Illuminati si fantazi dhe mbulohen me tallje apo diskreminim nga mjetet e tyre te medias. Zhvillimi i ketij te fundit pra fusion, ose sic e quajne ne gjuhen e fizikes Fusion Torch, do shkaterronte planet e Illuminatit dhe pretendimet e tyre per Burime Natyrore te Kufizuara. Nje fusion torch i perdorur ne menyren e duhur do te krijonte burime energjie nga cdo substance dhe aq te bollshme dhe te lire sa nuk mund te imagjinohet.

– Krijimi i luftrave te pjesshme ne vendet e zhvilluara, uria dhe semundjet ne vendet e Botes se Trete me synimin e vetem zhdukjen e rreth 3 miliard njereze brenda vitit 2050, njerez qe ata i quajne si goje te kota per tu ushqyer. Komiteti i te 300-ve (Illuminati) ngarkoi Cyrus Vance te shkruante nje raport per kete subjekt dhe sesi mund te realizohet nje genocid i permasave te tilla. Ky raport u titullua Global 2000 Report dhe u pranua si i arsyeshem dhe nga vete ish-presidenti James Earl Carter dhe Edwin Muskie, ne ate kohe Sekretari i Shtetit per llogari te qeverise amerikane. Duke u bazuar ne raportin Global 2000, popullata e Ameriken, brenda vitit 2050 duhet te reduktohet ne 100 milione banore me pak.

– Dobesimi i normave morale te vendit dhe demoralizimi i klases punetore duke shkaktuar papunesi masive. Ne momentin qe vendet e punes reduktohen masivisht nen efektin e Post-Industrise Zero (hedhur si ide nga Klubi i Romes) raporti nenvizon qe detyrimisht klasat e demoralizuara do behen nje kontigjent i fuqishem i perdorimit te drogave dhe alkolit. Rinia e vendit do inkurajohet nepermjet muzikes, psh asaj rock dhe drogave, ti kundervihet Status Quo-s gje qe do te coje ne menyre te pashmangshme shkaterrimin e familjes. Ne kete kuader, Komisioni ngarkoi Institutin Tavistock, te pergatiste nje lloj raporti sesi mund te arrihet ky “objektiv”. Tavistock nga ana e tij ngarkoi grupine kerkimeve Stanford nen drejtimin direkt te Profesor Willis Harmon. Ky raport ose kerkim me vone u njoh nga te gjithe me emrin Aquarian Conspiracy.

– Duke ndaluar njerezit te vendosin per fatet e tyre nepermjet krijimit te krizave dhe menaxhimit te tyre. Kjo do te konfuzoje popullaten dhe do shkaktoje demoralizim masiv ne ate pike qe askush sdo jete ne gjendje te marri nje vendim, i ndodhur perballe kaq shume kaosi. Ne nje rast te tille, eshte bere gati institucioni qe do merret apostafat me menaxhimin e krizave dhe nga te gjithe njihet me emrin Federal Emergency Management Agency (Agjensia Federale e Menaxhimit te Emergjencave) ose FEMA e cila dihet qe ekziston qe ne vitin 1980. Vazhdimi i krijimit te nje Kulti Fondamentalistash Kristian i filluar nga Darby (nen sherbimin e British East India Company) qe do te shperdorohet per te forcuar regjimin sionist te Izraelit duke e identifikuar me cifutet nepermjet mitit te “Njerezve te Zgjedhur Nga Zoti) dhe dhuruar nje sasi te madhe monetare.- Perpjekja per perhapje te metejshme te ektremiteteve fetare te tipit Vellazira Myslimane, Fondamentalizmin Mysliman, Sikh, etj dhe vazhdimi i eksperimenteve te kontrollit te trurit te tipit Jim Jones dhe te ashtuquaturit “Djali I Semit”. (Keta emra jane te personave te cilet ne menyre te pavllnetshme kane kryer krime, pa e patur kontrollin e mendjes se tyre, apo te tipit Lee Osvald (nje nga atentatoret e Kenedit), Surhan Surhanit (atentaroi i Bob Kenedit) etj (pepi). Ja vlen te permendet qe ardhja ne pushtet e Khomeinit eshte pergatitur nga sherbimet e inteligjences ushtarake britanike, divizioni i 6 i quajtur MI6. Dalja ne drite e ketij fakti, hap pas hapi implikoi direkt dhe qeverine amerikane per dijenin dhe hartimin e ketij plani si bashkepuntor.

– Eksportimi i ideve te “clirimi fetar” ne te gjithe globin me perpjekjen per te shkaterruar besimet fetare ekzistuese dhe sidomos besimin kristian. Kjo filloi me Jesuit Liberation Theology i cili solli fundit e mbreterimit te familjes Somoza ne Nikaragua dhe qe po vazhdon dhe po shkaterron prej 25 vjetesh me nje lufte civile Salvadorin. Kosta Rika dhe Hondurasi po ashtu jane te zhytura ne nje aktivitet revolucionar te iniciuar nga Jezuitet. Nje qenie shume aktive e angazhuar ne te ashtuquajturen Clirimi Fetar eshte Mary Knoll Mission me orientim komunist. Kjo ra ne sy me vrasjen e kater te ashtuquajtureve prifterinj te Mary Knoll Mission te cilet u vrane ne Salvador dica vite me pare. Te kater prifterinjte ishin agjente subversive komunist dhe aktiviteti i tyre u dokumentua ne menyre te hollesishme nga qeveria e Salvadorit. Shtypi amerikan dhe mediat e reja refuzuan ti kushtonin qofte edhe nje pjese te vogel ne faqet e tyre ketij fakti, ndonese materialet qe disponoheshin nga qeveria e Salvadorit ishin te bollshme dhe shume te faktuara. Mary Knoll kryen nje sherbim aktiv ne shume vende dhe eshte pergjegjese kryesore per ardhjen e komunizmit ne vende si Rodezia, Mozambiku, Angola dhe Afrika e Jugut.- Krijimi i nje kolapsi total te ekonomise boterore dhe kaosi politik

– Te marri nen kontroll te gjithe sistemin e brendshem dhe te jashtem te politikes amerikane

– Dhenia e nje mbeshtetje totale ndaj organizatave si UN, Fondi Monetar Nderkombetar, Banka Nderkombetare e Rezervave, Gjykaten Nderkombetare dhe gradualisht te eleminoje rrolin e institucioneve lokale duke i kaluar ato ne kolaps te plote dhe vene nen kontrollin e UN

– Te penetroje ne menyre subversive cdo qeveri ne bote dhe duke bashkepunuar me to te shkaterroje integritetet kombetare te vendeve qe perfaqesojne.

– Te organizoje nje aparat nderkombetar terrorrist dhe te krijoi negociata me terrorristet kudo ndodhen ne bote. Ketu mund te kujtojme rastin e Bettino Craxit i cili insistioi qe qeveria italiane dhe ajo amerikane te negocionin me Brigadat e Kuqe qe rrembyen kryeministrin Aldo Moron dhe gjeneralin Dozier. Mbas lirimit te tij, Dozier u urdherua te heshte njehere e pergjithmone per ate qe dinte. Nese ai flet, do dali ne shesh e verteta e temerrshme sesi Henry Kissinger arriti marrveshjen per Aldo Moron, Ali Bhutto dhe Gjeneralin Zia ul Haq.- Duke marre ne kontroll sistemin shkollor ne Amerike me qellimin e vetem per ta atrofizuar ate dhe shkaterruar plotesisht. Qe nga viti 1993 kjo gje eshte shnderruar ne nje fakt qe po behet gjithmone e me shume real dhe do behet akoma dhe me shume shkaterrues sidomos me aprovimin e sistemit Outcome Based Education (OBE) per ciklet fillore dhe ato tetevjecare.Ne fillim te shkrimit permenda nje fakt qe lidheshe me eksperimentet e kontrollit te trurit ose mind control qe jane kryer nga CIA, programi MKultra dhe pse lidhen me shkrimin qe po bej une ketu. Duhet patur mire parasysh se nga kush eshte krijuar CIA dhe instanca me e larte e saj NSA dhe ke ka patur ne gjirin e saj. Per te patur me mire nje ide po ju jap disa te dhena. Mbas mbarimit te luftes se dyte boterore Bavarian Illuminati nepermjet agjenteve te tyre te strukturuar ne instancat me te larta te jetes ekonomike dhe asaj politike ne amerike, realizojne projektin Paperclip qe njihet publikisht sot si operacioni qe solli ne Amerike mbi dy mije naziste SS, te gjithe te perfshire ne krime lufte, eksperimente me te burgosurit e kampeve te perqendrimit, shkenctare nazist dhe SS aktiv dhe familjeve te tyre. Nje nga Illumitatit me te rrezikshem qe ka sot toka amerikane familja Rockfeller, gjermane bavarez te emigruar ne Amerike ne vitet 1700 (JOHANN ROCKEFELLER) dhe bashkepuntor i ngushte me Prescott Bush (gjyshi i presidentit te sotem te Amerikes) ne menyre te vazhdueshme kane sponsorizuar ardhjen ne pushtet te Hitlerit. Dhe jane po elita e klases politike, ushtarake dhe te inteligjences se Hitlerit ( pa llogaritur ata qe u sakrifikuan en Gjyqin e Hages) qe krijuan CIA-n. Gjenerali Reinhard Gehlen, nazist i thekur dhe Illuminati i devotshem ne bashkepunim me Allen Dulles (nje bavarian Illuminati dhe nazist amerikan) krijuan berthamen e CIA-s dhe me pas ate te NSC (national security counsil) dhe me pas NSA (natinal security agency) dhe ne berthamen e saj ishin te gjiteh ata naziste SS te cilet erdhen ne Amerike nepermjet operacionve Sunrise, Overcast, dhe Paperclip. (Reinhard Gehlen dhe Allen Dulles nga Vatikani dyshohen te jene pjestare elitar te Knights of Malta). Jane po keta te cilet vazhduan eksperimentet e kontrollit te trurit te inicuara nga shkenctaret nazist neper kampet e perqendrimit dhe po keta qe i i aplikuan ne popullaten amerikane. Ky eshte funksioni edhe i HAARP ne Alaska, nje qender e fuqishme transmetimi dhe shperndarjes se mikrovaleve me frekuence te shkurter te cilat ndikojne dhe manipulojne trurin e njeriut. Nese ju kutjohen ngjarjet ne Los Angeles ne vitin 1992 kur u krijuan trazirat e tipit racial nepermjet zezakeve dhe te bardheve. Shume nga analistet kane faktuar prezencen e furgonave te NSA me transmetues te tipit satelitar, grupe te rinjsh qe deshmuan se ishin te instruktuar ti vinin zjarrin ndertasave shteterore, perdorim te armeve ndaj populltes me ngjyre, prani e disa helikoptereve te zinj pa numer identifikimi dhe ajo me e derrmuesja si fakt ishte raporti i nje qendre kerkimore per elektromagnetizmin qe tregonte pranine e nje sasie shume te madhe mikrovalesh me frekuence te ulet ne sasine mbi 40 % se normalja. Ky ishte nje shpjegim paska i gjate per termin MKultra qe perdora ne fillim te shkrimit por isha i detyruar sepse sa me shume shkruhet per Illumintatit, jam koshient qe dalin shume elementa te rinj qe do me duhet ti shpjegoj me detaje, per aq sa di.

Po ashtu mund te lindi pyetja se perse amerika dhe pse sidomos ne kete shkrim po perqendrohen gjerat tek Amerika. Shpjegimi eshte shume i thjeshte. Nga Illuminatit dhe cdo organizate freemasone, USA konsiderohet si bastioni i fundit i lirise dhe duhet sulmuar me te gjitha menyrat..

Kategori
Uncategorized

C’eshte Fisnikeria?

“Kush eshte i afte per te bere vepra madheshtore, eshte fisnik”, shkruan Aristoteli.

Kur flitet per dinjitetin e njeriut, eshte mire te arsyetohet ne gradin me te larte te fjales, sic thote Platoni ne vepren e tij Republika, sepse gjerat dallohen me sakte kur jane te medha, dhe eshte me e lehte ti analizosh deri ne gradin me te vogel.

Per kete arsyje zgjodha konceptin e fisnikerise, ne sensin moral dhe shpirteror, qe Aristoteli e thekson me fjalen megalopsikia, qe do te thote shpirt i madh.

Fisnikeria, tashme eshte nje fjale qe perdoret pak, sepse bota ne te cilen jetojme eshte e mbytur nga miti i barazise. Popullsia, e bindur se demokracia eshte nje vlere absolute – pa menduar se cilat jane pasojat e saja – sheh me medyshje, per mos thene me tangerllek, fisinikerine.

Bashke me te, ka humbur edhe koncepti i virtytit, fjale e cila vjen nga greqishtja (aretè) dhe ka te njejten rrenje me fjalen aristokraci.

Ajo cka me ben kurjoze, eshte egocentrizmi dhe individualizmi i “burrit demokrat”, qe Platoni e shtjellon aq mire tek Republika. Kerkimi i suksesit me cdo kusht, ne te cilin shoqeria demokratike jeton, shtyn ne kerkimin e fuqise, te prestigjit social, por vetem ne aspektin ekonomik te tyre, pa marre aspak parasysh ate moral apo shpirteror.

Aristokracia nuk egziston me, ne sensin qe nuk ka me fisnikeri te prejardhur nga gjaku. Ajo perendoi sepse duhet te perendonte, duke mos patur me baza apo arsyje historike per egzistuar. Viktor Hugo, sqaron me nje ironi gjeniale tek Te Mjeret , se nje person nuk mund te jet baron dhe avokat, aristokrat dhe borgjez ne te njejten kohe, sepse menyra e jeteses se tyre eshte komplet e kundert. Ne fakt, aristokraci do te thote shpirtmadhesi (megalopsikia), borgjezi do te thote shpirtngushtesi (micropsikia). E para ka si princip thelbesor nderin, e dyta ka perfitimin.

Njeri fisnik, shpjegon Aristoteli, eshte ai qe nuk konsideron asgje si te madhe dhe ka si qellim kryesor nderin, per kete arsyje nuk mund te jete kurre i padrejte: per c’arsyje duhet te kete sjellje te turpshme ai qe nuk ka mani madheshtie?

Fisnikeria pra, paraqitet si nje kornize/kozmos e virtyteve. Nuk ka fisnikeri aty ku nuk ka virtyte.

Aristoteli thekson se “njeriu fisnik, edhe pse cmon ndershmerine, nuk bie pre e lavdeve, por i shmanget atyre. Ai nuk nuk mban meri, anashkalon veshtiresite, nuk flet per njerezit (as per te tjeret, as per veten), sepse nuk i intereson as te lavderoje/lavderohet as te percmoje/percmohet. Eshte kryelarte ndaj “cubave” dhe te korruptuarve, por i matur me te tjeret, sepse dihet qe eshte e veshtire te jesh superior ndaj te forteve dhe eshte e turpshme te tregohesh i forte me me te dobetit.Njeriu fisnik nuk ka tendencen te qahet apo te kerkoje, sepse nuk do te kete nevoje per askend, por ndihmon te tjeret me urtesi”.

Aristoteli, fale aftesive te tija psikologjike, nxjerr ne pah faktin se fisniku ka levizje te ngadalshme, ze kumbues dhe paraqitje te qete, sepse perkujdeset per pak gjera. Anasjelltas, tensioni dhe nguti, jane tipik te njerezve qe gerthasin. “Njeriu fisnik nuk kerkon rrezikun, sidomos kur nuk ja vlen, megjithate eshte i afte te perballoje rreziqe te medha, dhe kur i perballon mund te vendose te heqe dore nga jeta e tij per hir te nderit” – vazhdon filozofi. “Fisniku eshte i pranishem me miqte dhe me veprat e tija, nuk fshihet, sepse fshehja eshte tipike e atyre qe kane frike, per kete arsyje flet dhe vepron haptas dhe nuk harron te jete ironik ndaj vetes”.

Pra, sic nenvizon Aristoteli, njeriu fisnik shmanget nga cfardolloj perfitimi duke vendosur te heqe dore edhe nga jeta e tij nese eshte e nevojshme.

Filozofet e shkolles se vjeter stoike thone se: “njeriu fisnik eshte i matur edhe ndaj pasurise, fuqise dhe fatkeqesive; ai nuk eshte kurre i egzagjeruar as kur gezon, as kur vuan”.

Vargjet e cituara mesiper, na nxjerrin ne konkluzionin se fisnikeria sjell liri, barazi dhe drejtesi, sepse nje njeri qe nuk ka prirje sulmuese por perballon haptas dhe me force cdo lloj dhune, eshte i lire. Liria dhe siguria qe ai mbart ne vetvete e bejne te jete i barabarte dhe i drejte ndaj te tjereve.

Forumivirtual.com

Kategori
Uncategorized

Anullim ì vdekjes

Nga Albert Avduli/

Të djathtët, duke qenë strukturë gjenetikisht kapriçioze, grinden e përçahen, sesi duhet arritur pushteti.

Të majtët, falë trashëgimisë së rreshtit, mbeten solidar brenda tyre edhe kur gjakosen midis vedi duke shqyer plaçkën e pushtetit.

Të djathtë – Të majtë

(Antitezë extreme)

Veç dallimeve kryesore në shtyllat filozofike ku mbështesin doktrinat, politikat dhe programet, janë edhe disa detaje të tjera, që bëjnë diferencën.

Të djathtët, duke qenë strukturë gjenetikisht kapriçioze, grinden e përçahen, sesi duhet arritur pushteti.

Të majtët, falë trashëgimisë së rreshtit, mbeten solidar brenda tyre edhe kur gjakosen midis vedi duke shqyer plaçkën e pushtetit.

Të djathtët, mbas çdo aludimi, s’tregojnë aspak tolerancë për bashkëidealistin.

Të majtët, në lidhje me shokun e organizatës, në mos e mbrojnë se ka të drejtë, e mbrojnë edhe në faj sepse është një prej tyre

Të djathtët, ndodhen në piknik apo bankete familjare ditën e votimeve.

Të majtët, anullojnë edhe vdekjen n.q.s ka votime.

Të djathtët, më lehtë numërojnë kollaret e atij që kanë në krah, sesa pallatet e atij që kanë përballë.

Të majtët, deklarojnë trashëgim e testamente qindra pasuri, por gjykojnë çdo kënd nga kundërshtarët për apartamentin e viteve ’80-të.

Të djathtët, stepen kur shohin ligjin dhe jo përballë urdhrave të partisë.

Të majtët, ì nxjerrin karton të kuq ligjit, po urdhëroj shefi.

Të djathtët, bëjnë punë dhe mjaftohen me paraqitjen e saj.

Të majtët, lustrojnë punë, ngjyrosin apo vijëzojnë punët e trashëguara dhe propogandojnë në delir , derisa ndonjëherë, duartrokasin edhe ata që vetë ndërtuan rrugë, tunele e vepra të tjera.

Të djathtët, konstatojnë gabimin apo fajin e rivalit dhe mjaftohen me evidentimin e tij.

Të majtët, fajin apo gabimin e tyre, me rrjetin e fuqishëm propogandues , ja autorizojnë atij që e vuri në pah.

Të djathtët, kurorëzojnë një mijë premtime elektorale dhe heshtin sepse e quajnë detyrë.

Të majtët, përdorin statistikat dhe mediat që t’na gëzojnë me të mirat e paprekura.

Etj, etj

Kategori
Uncategorized

Më vjen keq. Po zgjat pushtetin, po shkurton ymrin.

Në daljet më të fundit të kryeministrit, është vënë re një mplakje e parakohshme e tij. Portreti, sytë e rraskapitur, goja që sikur ka filluar t’i merret nga pak (një tmerr i madh ky, apo jo?! Kujdesu më shumë për veten Ramë!) dhe me një kthjelltësi mendore të mjegullt e me shtrëngata breshëri të herëpasherëshme.

Në daljen e vet më të fundit, KM-ja, u duk edhe më rëndë, duke mos renditur logjikshëm frazat në vijën e vet logjike që i kish parapërgatitur, ndoshta jo vetë.

Pse vuan Rama? Ai ka gjithçka! …

Nga Artur ZHEJI

 

Por në kryebetejën e tij të ardhshme, kundër “Këçëkëizmit”, apo kundër të ashtuquajturve: “maskarenjve të partisë KÇK”, ai, në kërkim të dëshpëruar të një kauze morale, është e sigurt se do të dështojë, me ose pa dashje.

Sepse Rama, falë mëkateve të tija të njëpasnjëshme, falë antimeritokracisë në emërime dhe në caktimin e shumë idiotëve dhe maskarenjeve të njohur, ose pothuajse të tillë, në krye të punëve e posteve të rëndësishme, që duan tru dhe dashuri për shtetin e Shqipërinë, ka vendosur servilët e tij, më së shumti trutharë, zuzarë, pijanecë dhe grabitqarë me damkë.

Këçëkëizmi, është pjellë e të tjerëve, po aq sa edhe pjellë e tij e drejtëpërdrejtë, për aq kohë sa KM-ja, ka qeverisur. Drejtorat e tij të mëdhenj, që administrojnë miliona euro të shqiptarëve, janë të shquar në karierat e tyre, sëpari për llapën (gjuhën) e tyre, që lëpin sëpari e sëfundmi këpucët e tij dhe që pështyjnë helm për armikun.

Rilindja që shpalli me bujë kryeministri, e që do të rilindëte pra, vlera të reja, shkollim të ri, shtetformim e atdhedashuri të re, të paqme dhe të paparë, përfundoi në të vërtetë në batakun me erën më të keqe të kalbësirës dhe kutërbuese nga dështimet që s’kanë të sosur. Dhe të jemi të qartë, pas çdo dështimi, fshihet një apo më shumë përfitime të majme, lekësh, tokash, trojesh…

Sepse jo vetëm bythëlëpirësit u ngjitën lart e më lart, por edhe nipçet apo ushtarët e bandave të drogës dhe të trafikut, janë sot me detyra drejtuese apo konceptuese e “shtetformuese”, anembanë Shqipërisë mjerane.

Që Rama, të mbërrijë të shkulë nga rrënjët Këçëkëizmin, pra zotërinjtë me makina të shtrenjta që kapinçtëkapin në tërë Shqipërinë, ai duhet të sharrojë trungun ku ka hipur vetë. Apo të shkulë nga rrënjët, ferrat e shumta, që ka mbjellë e vaditur vetë, kompromis pas kompromisi, duke shpërblyer vjedhësit e votave fshat më fshat, katund më katund, e lagje më lagje.

Në këtë përpjekje të tijën të dëshpëruar, në kërkim të Moralit të Humbur, edhe duke e paragjykuar si të sinqertë këtë betejën e tij më të re, të shpallur me trumpeta lufte, atij do t’i duhet të prishë mijëra kontrata të heshtura me yzmeqarët e tij, shpesh të armatosur bukur mirë me pisqolla e kallashnikovë, të rrezikshëm, të papërmbajtur dhe hakmarrës primitivë.

Rreshterët e tij politikë të terrenit, do t’i ankohen shumë shpejt se kjo nisëm apo “betejë”, është një vetëvrasje dhe marrëzi, e do të kenë të drejtë për këtë!…”Se filani na ka dhënë kaq vota, se fisteku ka tradhëtuar PD apo LSI dhe na ka shërbyer këtu e atje, se ky tjetri bën be e rrufe për kokën tënde, se ky tjetri akoma, është shumë i rrezikshëm dhe e shkrep!” E blablabla, e blablabla!…

Por oligarkët, që shohin me tmerr konkurencial këçëkëistët, sepse janë zotër të territoreve, do shfrytëzojnë dhe do të duan të përfitojnë nga Ramë Ziu dhe beteja e tij e saposhpallur dhe e nxisin ditë pas dite, që të vendosë rregull, që atyre t’u lulëzojë biznesi. Sepse lluca dhe çakenjtë e xhunglës janë rritur ndjeshëm.

Por sidoqoftë Ramës së lodhur dhe të zbrazur nga idetë dhe frymëzimi, në rraskapitjen e tij të dukshme, i duhet një flamur, qoftë ky edhe i rreckosur e që ka si stema ca zhaba apo ca hardhuca të stisura, e që shoqërohen me grahmat e fjalimeve të tija që nuk frymëzojnë e nuk gënjejnë më askënd!…

Kuptohet, si parapërgatitje për fushatën e tij të ardhshme zgjedhore, kjo betejë ka lëndë për të mbllaçitur dhe shuplaka zuzarësh për ta duartrokitur.

Por ato nuk janë më duart e popullit por të KÇK-së së re!

Në emër të së cilës, do të rilidhë me mijëra kontrata të reja, të yndyrshme apo të pista, të pëgërëshme dhe të pahijshme, me shumicën e banditëve, dështakëve dhe pisanjosëve të mbetur të këtij vendi.

Sepse, sipas kryeministrit, edhe Këçëkëistët duhet të jenë nesër, pjesë e organizuar e ushtrisë së tij të ardhshme zgjedhore.

Në Drejtësi, në terren, nëpër bashki e komuna, nëpër fshatra apo qytete, në televizione apo ndër portale.

Por asgjë nuk e ngushëllon trishtimin e Ramës, që lëxohet në sytë e tij të gropësuar, për këtë kryedështim që gatoi në emër të Egoizmit të tij budalla e të pashoq.

Eh, Ramë djali, sa qesharak përfundove, sa keq më vjen vërtet për ty dhe për mjekrën tënde të re, dëndësuar bukur mbi lëkurën e zhubrosur nga hallet e shumta, halle të mëdha, që të zgjasin pushtetin e të shkurtojnë ymrin!

Kategori
Uncategorized

Për cilin popull e ke llafin moj korbë!?

Cili popull moj korbe, ,dil nje here ne popull ta shohesh sa vlen.

Dil nga Bregu i lumit,nga astiri,bej nje xhiro me urban ne unaze, mer mundimin neser shko me kembe pa shoqerues ne prokurori dhe testoje vertet sa te do populli.

Ky popull per ata qe ti ju sherben eshte vertet dele, por ty my popull kurre nuk te do.

Edhe andej nga te solli miku tend Ulusiu as atje nuk te duan ty.

Ti je llumi i llumit te asaj qe quhet prokurori e pergjitheshme.

Kjo klike mund te beje çfare do mund te helmoje prokurorin Olsian Cela ,si kunder helmuan AV Altin Goxhaj, mund ti bejne aksident me makine Olsianit, mund ti bejne presion duke I cuar njerez ne shtepi qe te dorehiqet nga gare.

Qe te dalesh ti ne krye. Por ti nuk ke per ta gezuar ate post sepse bashke me renien e kesaj klike do te shembesh edhe ti.drejtoju dhe ti cdo floktoreje,cdo notereje dhe cdo arixhofke ,asnje sistem nuk te nxjer ty ne krye.

Koha jote mbaroji deri ketu me perkohshmerine tende. Ti tani ke nje bille per te paguar – Urrejtjen e te gjithe atyre prokuroreve dhe femijen qe humbi ajo prokurojrja qe ti e trasferove qellimisht larg tiranes – kjo eshte fatura qeros te marresh pas korba Arta Manja Marku

Nga Ilir Myftiu