Kategori
Uncategorized

Në emër të Atit, të Birit dhe të Sundimit “të shenjtë”, amin!🙏🙏🙏🙏 ==============

Në emër të Atit, të Birit dhe të Sundimit “të shenjtë”, amin!🙏🙏🙏🙏

==============

Nga Roland Bejko…

Nga sa duket tani në fakt gjithë sheri këto vite është bërë për sundim, jo për drejtim.

Morali i fabulës që na vjen nga gjithë pas-skena e politikës sonë është ky: kur je në pushtet vith, pirdh, qirth etj.

Pastaj bëj ca vite pushim në opozitë se pastrohesh, kastrohesh, depilohesh, rinohesh dhe kthehesh sërish qetë-qetë si zotëri.

Se në fakt vetëm vendi i parë është i zënë, të tjerat janë bosh, në pritje të godo(shëve)së së pushtetit në këtë tranzicionin tonë të gjatë e të hidhur.

Kështu që edhe pse perënditë zihen në Olimp, gjindja ka zgjedhur të largohet e dëshpëruar nga grigja e saj.

Ata e mësuan tani se beteja që ka nisur në Olimp bëhet në emër të tyre, por jo për ta.

Në fakt edhe pse ramizizmi është pakës në sherr për momentin, “djemtë”👬 në fund do merren vesh si gjithmonë dhe sërish do paqëtohen 🤝si më parë duke i gjetur vendin që i takon në sofrën e madhe ç’do “biri” 👨‍🦰të tyre, qoftë ai edhe plan-prishës.

Siç po ngjet.

Avatari i @gjata.com

Nga @gjata.com

Jurnalist . AL in Sweden (alinsweden.blog) is an independent WordPress-based blog focusing on Albanian social, historical, and political commentary, international affairs, human rights, and occasional reflections or historical snapshots concerning Sweden.

Lini një koment