Kemi pas banditë, kemi pas kriminelë, i kemi pas të gjitha por këta janë edhe injorantë kjo është e tmerrshme.
Bledi Fevziu/
Bëni një rregull ju lutem që kur të zgjidhni kandidatët e tjerë për zgjedhjet ta shoqërojnë me një video 3 minuta që të lexojnë një fjalim.
-3 minuta video që ta shikojë publiku,
-3 minuta audicion se pastaj lënë nam kur kapin foltoren e parlamentit.
Disa prej tyre janë një bandë injorantësh nën nivelin mesatar të shoqërisë shqiptare.
-Nën nivelin më të ulët të shoqërisë shqiptare.
Unë s’e kuptoj si janë ata persona në listat e partive, kush i ka vendosur dhe me çfarë standardi.
Kemi pas banditë, kemi pas kriminelë, i kemi pas të gjitha por këta janë edhe injorantë kjo është e tmerrshme’, tha Fevziu.