Kategori
Uncategorized

I priti si ”miq”, ju mbylli në pabesi derën nga jashtë, dhe i vuri zjarrin shtepisë.

Ngjarje e vërtetë, e ndodhur në fshatin Rrajce-Skenderbe Prrenjas …

Njeri nga desantet e djegur …

Shkrim nga Kastriot Dervishi / Drejtor i arshivës në MB.

Dërgesa e tretë e Kompanisë 4000 .

70 vjet nga djegia në pabesi e desantëve …

Më 15 tetor 1951, ata u hodhën me parashutë në zonën e Bllatës në Dibër. Grupi i tyre, ishte pjesë e dërgesës së tretë e desantëve antikomunistë shqiptarë, pjesë e Kompanisë 4000, e financuar dhe trajnuar nga specialistet ushtarakë të SHBA me bazë në Gjermaninë perëndimore.

Grupi i parë i desantëve u perplas menjehere mbas parashytimit me forcat e sigurimit
1-🔵 Hysen Salku,
2-🔵Hysen Bajrami,
3-🔵Ramazan Dalipi,
4-🔵Hajrulla Tërpeza,
5-🔵Haki Abdullai.
Në momentin e vështirë rënies gjatë hedhjes me parashytë, Hysen Salku, ra në tokë keq dhe theu të dyja këmbët.
Në këtë situatë tejet të vështirë ata u sulmuan nga forcat komuniste.
Hysen Salku dhe Hysen Bajrami u vranë.
Tre të tjerët mundën të ikin nga kurthi dhe të arratisen.

Grupi tjetër i kompanisë ”400, i përbërë nga ….

🔷1- Nuredin Lusha (nga Lushnja),

🔷2- Dilaver Kacuqi (nga Libohova),

🔷3- dhe Kalem Xhepexhiu (nga Lushnja), u desantuan në Lushnje.

Të tre desantët, u larguan nga vendi i desantimit duke marrë drejtimin e lindjes.

Në 7.12.1951 grupi i përbërë prej tre vetash ishin duke u larguar nëpër male drejt kufirit për tu futur në Strugë. Në malet e Rrajcë Skëndërbe shumë pranë kufirit, ata rastësisht u takuan me Hamdi Bogdanin, ku dhe i ftuar nga ky i fundit, shkuan në shtëpinë e tij për të qëndruar disa orë deri sa të erresohej.

Hamdiu pasi i pret dhe i strehon në katin e dytë të shtëpisë, me pretendimin se do ju sillte ujë, në fshehtësi nxjerr fëmijët jashtë duke i mbyllur në pabesi miqtë brënda kullës. Dy shakuj me vajguri u derdhën mbi çatinë e shtëpisë duke i vënë flakën, duke sjellë kështu për pasojë edhe djegien brënda saj të desantëve të kapur në kurthin e Hamdiut, që e kishin të pa mundur daljen jashtë saj .

Mbas kësaj Hamdi Bogdani u dekorua nga Presidiumi i Kuvendit Popullor.

Shtëpia u bë bazë e sigurimit dhe zoti i shtëpisë u pais me armë po nga sigurimi i shtetit si pushkatar i kufirit. Veç kësaj për këtë vrasje makabër ( djegie ne kurth) të tre desantëve shqiptare të kompanisë 7000, ai u shpërblye me 70 mijë lekë .

Publikim nga Kastriot Dervishi /Drejtor i arshivës së Inistrisë së Brendëshme …

One reply on “I priti si ”miq”, ju mbylli në pabesi derën nga jashtë, dhe i vuri zjarrin shtepisë.”

Si gjithmon komunizmi futi frymen e pa besise me cdo qelize dhe pasojat vazhdojne dhe sot mbas 70 vjetesh dhe Amerika nuk e ve ujin me zjarr per ish te perndjekurit politike dhe per te gjithe anti komunistet

Pëlqejeni

Lini një koment