Kategori
Uncategorized

”Atdheu ynë Shqipëria ka mbetur vëndi më i varfër dhe më i prapambetur i Europës.

Nga Gent Kapra /

Atdheu yne edhe pas 100 vjetesh eshte ne te njejten gjendje!

Kjo foto e gjyshit tim, Sami Golemi. Ai ishte konstruktor avionesh. Sigurisht, edhe pilot.
Samiu nuk eshte shume i njohur ne Shqiperi. Megjithese ishte komandanti i pare i Avjacionit Shqiptar, ai asnjehere nuk permendet.

Me i njohur eshte vellai i tij, doktor Bilal Golemi. Shume, besoj, kane degjuar per Bilal Golemin sepse eshte trajtuar ne librat e biologjise se kohes se diktatures dhe sot emrin e tij mban Instituti I Kerkimeve Veterinare.

Kolonelin inxhinier, Sami Golemi, e njeh cuditerish, me shume Afganistani. Ministria e Mbrojtjes se ketij shteti, vijon edhe sot pas 100 vjetesh te mbaj fotografine e tij (foto bashkengjitur) ne hollin e nderteses se saj.

Ministrit te Mbrojtjes, i 2003, z. Pandeli Majko u njoh me kete fakt ne nje vizite me ate godine.Sidoqofte, une doja te ndaja me ju episodin kur koloneli dhe doktiti (sebashku me gruan franceze) u kthye ne Shqiperi nga Parisi luksoz.

Ngjarja ka ndodhur ne vitin 1928. Doktori para se te nisej u dergoi kete telegram te gjithe shqiptareve qe kishin bere karrier ne bote, adresat e te cileve kishte.

“Atdheu ynë Shqipëria ka mbetur vëndi më i varfër dhe më i prapambetur i Europës. Ajo ka nevojë për mjekë, inxhinierë, agronomë e çdo specialitet tjetër.

Kush duhet ti dalë zot veç bijëve të saj, prandaj hajdeni të kthehemi e të punojmë atje, ajo do të na presi mirë”.

Këtij telegrami ju përgjigjën menjëherë Dr. Vasfi Samimi dhe vëllai i Dr. Bilalit, Sami Golemi.” (“Nje jete per shkence e Atdhe, Dr. Bilal Golemi”, 2010, Manxhar Takaj)

Kurse te vellain, gjyshin tim, Sami Golemi e arestoi dhe e denoi me vdekje Enver Hoxha, pas nje perplasje qe koloneli pati me Koci Xoxen dhe Kadri Hazbiun.

Si komandant i aeroportit, ai lejoi qe nepermjet nje avioni te lehte, te largohej nga Shqiperia, z. Hari Fuls.

Sidoqofte, komunistet nuk e ekzekutuan kolonelin. Me tej konstruktori i avioneve me grade kolonel mbeti i paralizuar per 17 vjet derisa vdiq.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s