Kategori
Uncategorized

Çjam unë si njeri

▪️Ç’JAM UNË SI NJERI
Ndjenja ime, nuk mbizotëroi mbi hipokrizinë, i ke pjella
ç’jam unë si njeri, që të martova me shpirt, plot dashuri
a mundesh vallë, mos më lesh gojë hapur, m’iku e djela
komoditet jetese s’ke pa nder, rishfaqesh dështimit lubi

▪️RESPEKTI, PËR TY, DRITËN E KA FIKUR
Dërdëllitjen për kërcënime, ti se ndërpret, ke pirë verë
s’të ze në gojë, të rroftë kosherja, se bletët të kan’ ikur
përpiqem t’kuptoj, m’ke burrë shkon paturp me t’tjerë
gjëndje e dëshpëruar, respekti, për ty, dritën e ka fikur

▪️MËSHIRË S’KE PËR VETE DERI NË VDEKJE
E martuar, grua, të shkruan zdromsi i martuar, diçka
”me puthje, lotin ta lëpiva e dashur qeshe më preke”
ç’donte t’thosh tradhtia, për kujtesë, mend e mbajta
kërrusur stroza, mëshirë s’ke për vete deri në vdekje

▪️SHTATI I KËRRUSUR PLAKË E MBARUAR
Për faje të pafalshme, dhunë, m’çove, në dyert e gjykatës
gjyq i vetëvetes për ty m’i kobëshmi, erdhi ora t’paguash
”shtati i kërrusur si plakë e mbaruar”, shtrigë e mesnatës
rasti i volitshëm në kësi hetimesh, vetmis s’dua që t’qash

▪️TI NUK KE CIPË RESPEKT E TAKT
Sa turp, moj e marrë, xhelozi e verbër, të shtyn n’poshtërsi
përfundimisht u vërtetua shkalla jote e ndershmëris’ n’fakt
spiune intrigante në dhunë familjare ke nevojë për gjyqësi
jam viktim’ e skenës së krimit, ti nuk ke cipë, respekt e takt

▪️T’PARAPËLQYEN PA KARAKTER
Ku merr vesh ti nga punët e ndershmërisë, u mësove ndryshe
shprehe duf të marrë, duke qenë ndërgjegjes fare e ndërkryer
ti t’bën pis, kuptova se ç’markë ishe, s’kam t’bëj me nj’ gjyshe
më erdhi nami, që se kisha dëgjuar, t’parapëlqyen pa karakter

▪️S’DUA TËT SHOH FSHIHU
Ç’maraz i pa dëgjuar, të zjeu për brenda, papritur
harron, që je e martuar me burrë, bën si të duash
ashkut nxjerr jasht, kërcëllim zëri njeriu t’lebetitur
s’dua tët shoh fshihu, si biçi e përdorur në garash

▪️U ARRATISE NGA KAZANI I PLEHRAVE
Se pandeha qënke e zonja të merresh me ofendim t’tjerave
se kam ditur që mund t’tregohesh tmerrësisht, kaq e zgjuar
paske pasur talent, të fjalës, u arratise nga kazani i plehrave
s’do shumë mend do arrish, t’ngelesh si do e lirë, e martuar

▪️GJENDJA JOTE NGA MË T’MJERAT
Kush të shkokoleps ty, i duhen ndjenja, të çuditëshme
ke humbur sensin logjik të veprimeve pa arsye të mirë
m’duhet të ndalen lidhur me këtë, ti s’je e njerëzishme
gjendja jote nga më t’mjerat, e fantaksur ti sa je nxirrë

▪️PËR HIR T’SË VËRETETËS
Ndodhi diçka e jashtëzakonshe dhunës shprehe dashurinë
m’bën t’dehem pragut t’çmenduris tënde, derman se plasa
për hir t’së vërtetës, ishte ndjenj injorrante, psemos ta dinë
u ngrit aeroplani, q’flinte brenda meje, t’m’shpëtonte Nasa

▪️QEF PO BËN TI, QEF BËJ DHE UNË
Ti shtrohesh me tutorin, pi verë, un me gotën e verës
ti e ngjalle, atë zagar, me masazh, unë i thava shishet
vuan nga afeksionet seksuale s’ke faj gjak i pranverës
ç’markë je moj aman, e bëre edhe zdromsin, t’prishet

▪️DIMENSIONE MONSTRE
Janë të shumt’ ata, që mbijetojn n’urri varfëri
trime vullnetare dole me qef për prostitucion
ndjenja aventurizmit, degjenerim, pangopësi
dimensionet e tua prej monstre ti s’dashuron

▪️DUHET SHPËTUAR POETI
Për djallëzi jam fare i pa ditur, të keqes i duhet dal përpara
vetes i bërtas:-duhet shpëtuar poeti si njeri nga trutë baltë
magjepsur, me magji t’zezë zdromsi, me tru gomari pafara
ta sëmurë për vdekje burrin e saj, të flerë i pastrehë, jashtë

▪️AJO LLAÇKA, DHIJA E PABINDUR
Takim me ish burrin e braktisur të gruas e dëgjova qetë
me gjuhën e ntrashur nga dehja, e zërin e shuar, ngjirur
ajo llaçka, kulloste, në fshat e qytet, andej e këndej vetë
tradhtonet, duke lexuar n’krevate libra, dhija e pabindur

RUBAIRA POETIKE 18. 4. 21 nga Niko Poet Gjiriti,- Gërmëtari /

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s