
Nuk ka asnjë vendim gjykate, që Alibeaj është kryetar partie. Ka një vendim gjykate, që Sali Berisha është kryetar partie. Por këtu nuk kanë rëndësi ligjet. Këtu ka rëndësi tmerri shpirtëror që ka Edi Rama dhe mendon se përmes Alibashës dhe Alibravës mund të shpëtojë nga 14 maji.
Ky është një pseudoshtet. Detyrohet të shkruajë kryetar- nënkryetar i autorizuar. Nuk ka, ka rregulla të prera statutore. Është një vegël e kapur në krim nga Edi Rama dhe ky është problemi i tij.
Nuk ka lidhje me PD-në. AliBasha dhe AliBrava nuk kanë lidhje me PD-në. Janë të dy pengje të Edi Ramës dhe Edi Rama i përdor ata në mënyrën më të pamëshirshme.
Sot do paraqisnim raportin për financimet e PD-së. Por ai që do e paraqiste është në një konferencë. Raporti qartëson se nga 700 mijë euro, asnjë qindarkë nuk ka hyrë në arkën e PD-së dhe nuk ka dalë nga arka e PD-së.
Është një aktivitet i paligjshëm, financim rus apo tjetër, nuk mund të them, por nëse e thotë raporti i CIA-s, nuk mund të vihet në diskutim. Basha është peng në krim,” tha Berisha.