Kategori
Uncategorized

Shatervani i Durrsit dhe historia e hidhur e gjyshit të Ramës .

Shkrim nga Kastriot Myftaraj.

Interesi i vetëm i Edi Ramës sa i përket origjinës durrsake të tij ishte që të zhdukte gjurmët e turpit familjar të tij, që kishte lidhje pikërisht me shatërvanin.

Pas martesës së bujshme për kohën në Durrës të gjyshit të Edi Ramës nga babai, Vlash Rama, që ishte shoferi personal i Presidentit dhe më pas i Mbretit Zog, me kamerieren e Pallatit të Zogut, Veronika Maria Kolombi, e njohur si dashnorja e Ahmet Zogut, gjyshit të Edi Ramës i ndodhi një incident që ka të bëjë pikërisht me këtë shatërvan.

Një mbrëmje vere, disa të rinj durrsakë, e kapën Vlashin dhe e hodhën në shatërvan duke i thënë që të lante atje turpin që kishte pranuar të martohej me dashnoren e Ahmet Zogut, madje të pranonte si të vetët edhe dy fëmijët e lindur nga kjo martesë.

I pari që u përpoq ta hiqte shatërvanin ishte babai i Edi Ramës, Kristaqi, i cili kishte arsye të forta për ta bërë këtë gjë.

Kristaqi i cili ishte skulptori i oborrit Enverian, u përpoq që ta largonte shatërvanin me djallëzi, duke bërë projektin e një monumenti për Kryengritjen e Haxhi Qamilit, që do të vendosej në qendrën historike të Durrësit.

Kulmi i suksesit të këtij rebelimi islamik, të cilin Enver Hoxha e shikonte si një lëvizje shoqërore progresive, kishte qenë pushtimi i Durrësit, kryeqytetit të Shqipërisë së kohës. Prandaj, arsyetonte Kristaqi, Enver Hoxha do të pranonte me kënaqësi idenë e tij.
Kështu zhdukej shatërvani i urryer.


Por as Enver Hoxha nuk shkoi kaq larg, kështu që shatërvani shpëtoi paq.
Atë e hoqi djali i Kristaqit, Edi, kur u bë Kryeministër.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s