Kategori
Uncategorized

Foto dërguar babajt në burg …

Foto dërguar babajt në burg !

Baba, kur ata (maviet) erdhë dhe të morë, unë isha në barkun e nënës, dhe ti nuk me pe, nuk more dot ne krahe, dhe as nuk me perkedhele.

Une tani e di, e di se ti je atje në burg bashkë me me dajat e xhaxhallarët, unë nuk vi dot të të shoh, e kam shume mall për ty.

Nuk te kam pare nga afër por të njoh.
Të njoh nga tregimet e gjyshes, i vetmi njeri qe me ka mbetur mbas mamit.
Më më mungon shume prania e jote, me mungon ledhatimi i dores tende, më mungon mbrojtja e jote…

Unë nuk dua të qaj .
Nuk dua të më shohin duke qarë, dhe mundohem ti fshi, por ata lotët më rrjedhin vete dhe më bashkohen në gushë, atje më bëhet një kotkë e vogël dhe më duket sikur po më mbyt .

Gjyshje me perkedhel dhe më thotë se unë tani u rrita, u bëra burrë, dhe duhet tju dal krah .

Unë nuk kam as gjyshin qe te me mbroje.
Gjyshja nuk me tregon, por une e di, ate e kane pushkatuar maviet.

Vërtet unë sot mbusha 14 vjeç.

Mësoj shumë e jam nxënësi më i mirë në shkollë, sot erdhi fotografi e na bëri një foto, e unë dua të ta dërgoj ty …

Më shikon Baba, unë tani u rrita …

Sot mësonjësi Nevzat Agolli ndodhet në SHBA.

Në vitin e zi 1997, kur në qytetin tonë terrori i bandave (komiteteve) shkaterruan, vodhë dhe dogjë gjithë institucionet e qytetit tone dhe shtetit, Nevzati si kuadër mbajti mbi shpatulla jo pak peshë të rëndë si drejtues i shërbimit informatif Pogradec .

ps, kete foto me mbishkrimin nga pas Nevzati ja dergoi te jatit ne burg …

Nje takim me Nevzat Agollin /

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s