Kategori
Uncategorized

‘Unë dhe Laura ju dërgojmë urimet më të ngrohta’: Berisha publikon mesazhin e Presidentit Bush për 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike

Berisha shkruan:

“Mesazh i mikut të madh të kombit shqiptar, Presidentit George W. Bush me rastin e 100- vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve. Këtu më poshtë keni mesazhin e tij të plotë.”

‘Unë dhe Laura ju dërgojmë përshëndetje dhe urimet më të ngrohta për mbarë popullin shqiptar teksa festojmë 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, ky gur kilometrik i veçantë është një dëshmi i miqësisë midis dy vendeve tona dhe vlerave tona të përbashkëta demokratike.

Në vitin 2007 isha krenar që u bëra presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara që vizitonte Shqipërinë. Laura dhe unë nuk e harrojmë kurrë kohën që kaluam në vendin tuaj të bukur. Ne u bëmë vetë dëshmitarë të mikpritjes suaj të sinqertë dhe të përkushtimit tuaj ndaj demokracisë dhe marrëdhëniet e forta me Shtetet e Bashkuara.

Kujtoj gjithashtu pasionin tuaj për zhvillim dhe tolerancë.

Jam i lumtur të shoh Shqipërinë dhe Shtetet e Bashkuara teksa vazhdojë të punojnë krah për krah si aleatë në NATO dhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së duke mbrojtur demokracinë, paqen dhe të drejtën e njeriut.

Shpirti shqiptar që kurrë nuk resht së përpjekuri për liri dhe tradita juaj e besës për t’u shtrirë dorën e ndihmës njerëzve në nevojë, janë vlera të cilat shpresoj do të bëhen shembull për të tjerët.

Shqipëria është një forcë e së mirës në botë dhe Shtetet e Bashkuara janë krenare që e quajnë mike dhe aleate.

Gëzuar të gjithëve 100-vjetorin e miqësisë sonë jetëgjatë!”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s