Avokatja aktiviste Adriana Kalaja .

Meqenëse media na i ka mbyllur dyert, na rroftë Zuku…..
Le të themi disa fjalë për hapjen e dyerve ndaj atyre që me veprime apo mosveprime, u rreshtuan në krah të Lulzimit, duke i shkaktuar kësisoj një dëm shumë të madh Partisë Demokratike.
Pavarësisht se çfarë mendoj unë ndaj këtyre individëve, unë e besoj faktin se bashkimi kalon nëpërmjet votës.
Por…….
Gjithmonë ka një por.
Se nuk mund të hiqemi sikur nuk ka ndodhur gjë kur u akuzuam llum, kokëpalarë e shpellarë.
Dhe as kur na u bë presion me viza amerikane dhe disave edhe me bukën e fëmijëve.
Edhe kur na thonim (dhe vazhdojnë) prisni se për punë ditësh Berisha do arrestohet.
Dhe as kur u blindua Selia si rezidencë për këta që sot hiqen se duan bashkimin.
Edhe kur u dhunuam e na mbytën me gaz lotsjellës e deputetë që na prisnin me shkop bejsbolli te “Sarajet” e Lulzimit.
Edhe kur demokratët u dhunan çmëndurisht nga Policia Kriminale e Edvin Ramës.
Jo. Jo.
Nuk mund të hiqemi sikur nuk ka ndodhur asgjë kur hijenat e regjimit, me kërkesën e Lulzimit ndiqnin nga pas demokratët nga matanë urës dhe Prof. Dr. Berishën deri te dera e shtëpisë.
A ju kujtohen?
Ndaj them se nuk mund të sillemi skkur nuk ka ndodhur asgjë por, atë çfarë ka ndodhur ta përkthejmë me votë ndaj kandidatëve në garë.
Meqënëse ta fjala te kandidatët, më shkruajtën disa miq nga Devolli i bukur dhe më thanë se atje kishte bum kërkesash për kandidim.
Janë të mirëpritur gjithë kandidaturat, por sot më shumë se kurrë, Partia Demokratike ka nevojë për intelektualë dhe qytetarë që bashkojnë demokratët, dhe jo për hajdutë apo abuzues të kapur pas karrikes dhe të gatshëm të bëjnë çdo gjë për karriken……
Mes 11 kandidatëve për kryetar të degës së PD-së Devoll, spikat edhe ish doganieri Romeo Hajderlli, i konvertuar ne Elvis Hajderlli.
Miqtë e mi më shkruajnë se mirë universitetin e mbaroi me “korespondensë” po shkollën e mesme ku e ka mbaruar?
Të gjithë e dimë se shumë shqiptarë, për arsye të ndryshme e ndërrojnë emrin kur shkojnë në Greqi, ndërsa “Romeo jonë”, Kandidati për Kryetar e ndërroi pasi erdhi natën nga Greqia, ende pa kaluar në sistemin e kontrollit doganor shqiptar.
Ndaj në këto kushte më lind e drejra të pyes:

Disa pyetje për ish doganierin Romeo apo Elvis …
-Si u pasurua ai njësoj si Lulzimi gjatë gjithë këtyre viteve në Opozitë?

Foto Nr.2 poshtë është publikuar nga unë një ststus kur Lulzimi organizonte takimin në Korçë dhe kur u dhunuan dhjetëra demokratë nga policia e krimit që shoqëronte Lulzimin, por që duhet të garantonte dhe mbarëvajtjen e mbledhjes ku ishte i pranishëm Romeoja i konvertuar në Elvis dhe bashistët e tjerë.
Ashtu si në foton Nr.3 shihni sesi mbështetës të Lulzimit dhe Romeos alias Elvis kanë kallëzuar në SPAK, Komisionin e Rithemelimit Dega Korçë se kanë “uzurpuar me dhunë” Selinë e PD-së.

.
9 shtatorin
11 dhjetorin
18 dhjetorin
8 janarin
Ndaj ditën që do shkoni të votoni kujtohuni sesi u pasuruan këta antidemokratë gjatë 9 viteve në Opozitë.
Këta jo vetëm që vazhdojnë frymën bashiste, por duan të depertojnë në organet drejtuese me qëllim vazhdimin e shkatërrimit të PD-së.
Duke i shërbyer Lulzimit dhe atyre të shkopave të bejbollit.
