Kategori
Uncategorized

Zelenskyy nuk eshtë hero, por ka një rol për të luajtur.

Ilir Fatkoja /

Zelenskyy nuk eshtë hero, por ka një rol për të luajtur.

Humoristi i djeshëm, tashmë në rolin e Presidentit të Ukrainës nuk është heroi dhe as mund të merret për model.
Ashtu si paraardhësi i tij, dhe qeveritë respektive të gjithë janë përgjegjës për situatën e rëndë që po përjeton populli i Ukrainës.
Pushtimi i teritoreve, bombardimet e rajoneve civile, vdekjet masive janë dimensionet e vërteta të furisë shkatërruese që ka mobilizuar car Putini.
Përballë kriminelit Putin, forcës së verbër që ai ndërsyn ndodhet populli i pa mbrojtur ukrainas, dhe shteti që pretendon se po e përballon armikun. Ndodhet Presidenti që mbahet për hero….fjalimet e tij,…deklaratat, angazhimet…
Nuk mjafton fjalia “nuk do ta lë vendin tim, per të shkuar atje ku më sugjerojnë “miqt perëndimorë” …
Kjo ka te bëjë me formimin dhe karakterin personal, me përgjegjësitë qytetare si miliona ukrainas…



Historia e afërt e vendit të tij në dy përballjet me rusët e Putinit ka nxjerrë në pah dobësi të theksuara në fushën e mbrojtjen e integritetit të shtetit .
Fqinji lindor ka aneksuar dy herë radhazi territore të saj.
Në këtë kuadër Presidenti i sotëm dhe parardhesit e tij nuk e kane kryer detyrën si kryetar të shtetit.
Zelenskyy kërkoi rrugën më të shkurtër për të siguruar mbrojtjen e territoreve duke negociuar anëtarësimin e Ukrainës në NATO.
Ideja nuk është fort e gabuar, por nuk është për tu lëvduar.

Sa për frikën dhe mis besimin e përballjes besoj se tashmë është bërë pishman qe5nuk ka marrë masat me kohë. Në se do ishte armatosur dje me ato që kërkon sot, do të kursente shumë jetë ukrainasish.
Në fillim edhe unë e mora për hero Zeleskyy-n, por te jem i sinqertë vetëm në turravrapin e fillimit. Më pas, kur desha te “skicoj” portretin e tij për model frymëzimi, gjërat nisën të marrin udhë, te largohen nga mirazhi e të fokusohen te e vërteta, realiteti…
Fjala, xhesti, qendrimi ndaj çështjeve madhore per kombin tregojne dimensionet ne je apo jo Burrë Shteti. Ne kete kuptim lideri parashikon se çdo ngjasë afer e larg me vendin e tij, interesat e shtetarët, ruajtjen e shëndetit e të jetës së tyre, si dhe rritjen e mirëqenies materiale.
Mungesa e një vizioni për të përballuar synimet, kërcënimet dhe agresionin putinist çoi në këtë gjendje kritike Ukrainën.

Rusia nuk është e pa thyeshme. Përvoja afgane është e freskët.

Por në tragjedinë e Ukrainës nuk mbetet pa përgjegjësi as perëndimi dhe Amerika e Biden. Qendrimet e tyre sa të vakta aq dhe konfuze kanë ndikuar në përshpejtimin e pushtimit të vendit.
Zelenskyy duhet ti dali për zot interesave te popullit të tij, të mos luaj heroin, por shpetimtarin e kombit. Rol i vështirë, por që duhet luajtur.

Ilir Fatkoja /

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s