Presidenti Ilir Meta kërkoi sot jo vetëm dënimin e përgjegjësve të aferës së inceneratorëve, por edhe kthimin e mbi 400 mln euro të vjedhura taksapaguesve shqiptarë.

Veç burgosjes së përgjegjësve të aferës së inceneratorëve, është e rëndësishme që mbi 400 milionë euro abuzime të kësaj afere t’ju kthehen qytetarëve shqiptarë.
Nuk ka bërë asgjë më shumë mafia në Siçili se sa këtu, por atje ndikimi në qeverinë qendrore ishte i pjesshëm, ndërsa këtu… Nuk janë përfituesit e vërtetë të kësaj afere as Stela, as Zoto, as Mërtiri, ata janë instrumente.

Kur e pyetën Kordokovskin para pak ditësh se si po ecën ky regjimi oligarkik në Rusi, tha, ‘ishte oligarki, por është diktaturë’, oligarkët tani janë instrumente të diktatorit, përdorin emrat, kompanitë, bëhen edhe bedela një pjesë e madhe në fund kur plasin skandalet e mëdha.
Kjo është një situatë që nuk mund dhe nuk do të vazhdojë, të jeni i sigurtë për këtë“, tha Meta.
