Imazhi Shqiptar & Identiteti Kombëtar

S’ka zgjidhje tjetër afatgjatë !…
… Kete vizion per te ardhmen euro-atlantikase te Kombit Shqiptar, lypet ta kuptojne shqiptaret e vertet dhe demokratet militant, se tani po perjetojme anti-Traktatin e Varshaves dhe pro-amerikanizmin e NATO-s, per sigurine dhe liri-demokracine e Kombit Shqiptar, ne Gadishullin Ilirik dhe Evropen Juglindore.

Pak kujtesë dhe nostalgji, nga specializimi akademik i Lidershipit të ardhshëm Rajonal. Kolegji Rajonal i NATO-s. Shtator-Dhjetor, 2007. FotoImazh, Nëntor 2007, Bruksel-Belgjikë. Pjesë nga arshiva e Forumit Imazh & Media dhe Forumi Mbarekombëtar”, Imazhi Shqiptar”.

Astrit Memia, mbrojti Temen: “Diplomacia Publike dhe Media, OJF-të, OJQ-të, Organizatat e Fondacionet, Lidershipi i Tyre, dhe Qeverisja e Mirë”.
Mirënjohje për jetë e mot, NATO-s!

Para më shumë se një dekade R. e Shqipërisë u antarësua në NATO. Një nga arritjet më të mëdha në historinë e Kombit Shqiptar, në shekullin e kaluar, pas ngritjes së Flamurit & Pavarësisë së R. së Kosovës.
Ne, si Forum Imazh & Media, i përkushtuam kësaj arritjeje historike një numër special të revistës periodike” Imazhi Shqiptar”!
Kombi Shqiptar, Imazhi Im!


Po, Ju sjell në vëmendje përmes albumit të foto- Imazhit, njërin nga specializimet e mia më përfituese, nga dhjetra specializime të kryera këto 3 dekadat e fundit!
Një përvojë e veçantë, për paqen, stabilitetin, prosperitetin, Diplomacinë publike, Lidershipin dhe Liri- Demokracinë e vertet në epokën e globalizmit, që po jetojmë.
Besimi, Dija & Shkenca s’ kanë të sosur!
Sa më shumë t’ iu përkushtohesh, aq më shumë ndjehesh profesionist, aq më shumë dëgjon para se të veprosh, aq më shumë i thjesht e komunikues je, aq më shumë ndjen lirinë tënde të brendshme, aq më shumë jeton me nder për të tjerët, aq më shumë ndjehesh shpirtërisht e mendërisht Qytetar Global.
Jam Shqipëri !
T’ Lir, Ilirët dhe Dardanët!
T’ Lir, Iliridasit!
Përkushtimisht & Vllaznisht, sinqirisht si gjithmonë, Juaji Astrit Memia, Tiranë- Shqipëri, më 24 Mars, 2022!
