Kategori
Uncategorized

Berisha i dërgon mesazh Ramës dhe Kim: Rikthimi im ndodhi më 6 mars

Lideri historik demokrat, Sali Berisha deklaroi në konferencën për shtyp se rikthimi i tij ndodhi më 6 mars.

Zgjedhjet e 6 marsit treguan në dritën e diellit para shqiptarëve se Shtëpia e Lirisë ku PD ka rolin kryesor, përbën opozitën e vërtetë shqiptare. Më 6 mars, 70 përqind e popullit opozitar votoi për Shtëpinë e Lirisë, pra për Partinë e vërtetë Demokratike.

Unë kam bërë fushatën më intensive që është bërë në fushatë elektorale. U detyrova ta bëj këtë, pasi ky ishte personalizim në rrafshin e përgjithshëm. Por meqenëse Edi Rama mori me arbitraritet logon dhe ia dha kallpit të tij, dhe meqenëse zonja guvernatore i lejoi vetes të ndërhyjë në mënyrë antidemokratike dhe brutale në fushatë kundër Sali Berishës, unë do u tregoja zgjedhësve që unë jam Sali Berisha. Ky që i kanë marrë logon dhe ky që thotë zonja guvernatore.

Të gjitha këto i them këtu se është jashtë çdo lloj imagjinate që unë të devijoj nga ky kurs, nga vendimi im i shpallur para demokratëve që do garoj për kryetar të PD, por duke garantuar që çdo person që kërkon të hyjë në garë për kushte të barabarta. Duke garantuar demokratët se do pranoj rezultatin e tyre pa asnjë koment.

Nuk po them se jemi shumicë, por them se është një stacion i fuqishëm për t’u bërë shumicë.

Mos harroni që në këto zgjedhje, logo e opozitës ka marrë pothuajse 44 përqind të votave, aq sa kanë marrë në zgjedhjet e 25 prillit, një zhvillim mjaft pozitiv sidomos falë Shtëpisë së Lirisë,” tha Berisha

Duhet të kuptoni një gjë: rikthimi ka ndodhur më 6 mars, ai nuk zhbëhet përveçse me votën e shqiptarëve. Kishte më parë pikëpyetje, por ajo votë është rikthimi i Sali Berishës.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s