
Lul, demokratët sot po mblidhen
rreth Saliut e jo rreth Salianjit!
Një shprehje e hershme thotë:
Rron shqiponja në majë të malit,
rron dhe miza në bythë të kalit!

Po, ça po bën më aty Lulzim?
Pse po rri kot ? Apo se je në kalë?
Lëviz, luaj, se u qelbe.
Demokratët që Ti i le rrugëve kanë mbushur sallat e Ti rri akoma në stallë.
Demokratët u zgjuan Luli.
Demokratët po kërkojnë tjetër Lider.
Janë bashkuar rreth “të keqes” më të vogël e Udhëheqësit më të madh.
Po e presin anekan Doktorin, qytet më qytet.
E presin në rrugë, në salla, në podiume.
Po ti? Ça po bën aty? Ku e ke antarësinë? Ku i ke militantët? Ku e ke partinë?
Po të firon çdo ditë grupi.
Doktori po kuvendon me Partinë,
Ti vazhdon takon akoma diplomacinë!

–