Kategori
Uncategorized

Distania Bush ‘prezanton’ pinjollin e ri, kandidimi në postin që mund t’i hapë rrugë drejt presidencës

Përballë do të ketë Prokurorin aktual, Ken Paxton, gjithashtu republikan dhe një nga avokatët e Donald Trump në betejat e tij të pasuksesshme për të rrëzuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të nëntorit të vitit të kaluar.

“Unë jam krenar të njoftoj se do të jem një kandidat republikan për të qenë Prokurori i Përgjithshëm i ardhshëm i Teksasit,” tha ai para mbështetësve në Austin.

Bush shihet si favorit në këtë garë, pasi Paxton, pavarësisht profilit të konsoliduar që ka krijuar si një prej prokurorëve më të mirë amerikanë, aktualisht është duke u përballur me akuza për mashtrime me letrat me vlerë dhe një hetim të FBI-së për abuzim me detyrën.

“Mjaft më, Ken. I ke sjellë shumë skandale dhe shumë pak integritet asaj zyre”, tha Bush.

George P. Bush është djali i ish-guvernatorit të Floridas, Jeb Bush, nipi i ish-Presidentit George Ë. Bush dhe stërnipi i ish-Presidentit George H.Ë. Bush.

Në gaarë hyn si mbështetës i Donald Trump dhe të paktën për këtë garë lokale në Teksas kjo përbën një pikë të fortë për të.

Nëse do të arrijë në Shtëpinë e Bardhë, George P. Bush do të ishte anëtari i tretë i kësaj familjeje që nxjerr një President, si dhe do të realizonte ëndrrën e të atit, Jeb Bush që u përpoq në një mision të ngjashëm, por nuk mori mbështetjen e republikanëve.

Faktor.al

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s