Kategori
Uncategorized

1961/60 vjet nga inskenimi i “komplotit çam”

Regjimi komunist deklaroi në vitin 1960 se tri shtete: Jugosllavia, Greqia dhe SHBA, në bashkëpunim me grupe shqiptare brenda dhe jashtë vendit, po përgatiteshin të rrëzonin shtetin socialist në Shqipëri.

I gjithë ky skenar sa qesharak aq edhe propagandistik, shërbeu për dy qëllime: për të shuar një veprimtari (të cilën as e preku në fakt) dhe për të goditur me themele komunitetin çam që jetonte në Shqipëri. Historia nis në vitin 1957, teksa në Tiranë erdhi informacioni se zbulimi amerikan kishte dy kanale informacioni në zonën e Devollit dhe në Konispol.

Duke dështuar prej vitesh të gjente këto dy kanale, regjimi komunist inskenoi një proces ndaj “grupit çam”, i cili as kishte lidhje me kanalet në fjalë. Me vendimin nr.5, datë 27.5.1961, të këshillit gjyqësor të posçëm të Gjykatës së Lartë, të pandehurit morën këto dënime:

-Kur shkuam në Linzë, ishte errësirë dhe vendi me shkurre. Temen e kapëm dy veta dhe zvarrë e zbritëm rreth 20 metra poshtë rrugës, vendi ishte shumë i pjerrët. E çuam ku ishte një gropë e hapur, se kush e kishte bërë, nuk e di. E hodhëm në gropë. Në gropë, me sa më kujtohet, dikush i ra me kazmë në kokë disa herë dhe tha sa të fortë e ka kokën. Para se ta hidhnim në gropë, Jorgo Bimo i hoqi pantallonat dhe një bluzë kadife dhe i mori me vete. Pas kësaj e mbuluam me baltë, shkuam tek makinat dhe erdhëm në Tiranë.


-Gropën e bëri shoferi që na çoi ne në Maminas, i cili posa na çoi, u largua dhe u kthye në mbrëmje, që na mori, këtë detyrë ai e kishte marrë nga Mihallaq Ziçishti. Si e zbritën kufomën te gropa, shkova dhe unë. Për t’u siguruar për vdekjes e Temes, unë me një kazmë që gjeta aty pranë, i rashë Teme Sejkos në kokë disa herë derisa iu prish fare koka. Më kazmë e qëlluan edhe shokët e tjerë. Pasi e hodhëm në gropë, e mbuluam me baltë dhe u larguam

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s