Kategori
Uncategorized

TRIOJA BALLA, BOLINO, ÇUPI NË KONCERTIN E MAJIT ANTIBERISHË.

Redaksionale

Kur ra lajmi i shpalljes së Berishës si i papërshtatshëm për të udhëtuar në SHBA, ajo qe pritej më shumë ishte reagimi i Ramës. Reagimi erdhi jo nëpërmjet gojës së tij, por prej mendjes së tij me gojën e dr. Taulantit, i cili shprehte gëzimin e tij dhe të familjarëve mavi kudo që ndodhen, duke e përmbyllur mesazhin me një fjali të shkruar në anglisht. Siduket për t`ua bërë më të lehtë aleatëve të vjetër amerikanëve procesin e të kuptuarit. Por kjo pritej.

Rama ose nëpërmjet dr.Taulantit, ose nëpërmjet dr. Ulsit do e bënte një reagim gjithsesi. Në rresht pas tij këndoi trioja e pionierëve të ngazëllyerve e përbërë nga Frrok Bolino Çupi, Karlo Bolino Frroku dhe Kol Ball Karlo. Që të tre në një treshe të sintonizuar intuitivisht dhe me mjete rrethanore, shpallën mbështetjen e tyre ndaj aleatëve amerikanë në këtë operacion shpëtimi. Siç mund të merret me mend, këta kllounë shëtitës as që e kanë fare në fokus korrupsion dhe krimin e organizuar.

Mjafton të lexosh mbi dhe nën rreshta gëzimin e lig prej mjelësi kandidat partie që ju regetin në fytyrat e legëzuara. Në pamundësi për të cenuar realisht dhe publikisht figurën e Sali Berishës, qëndrojnë të tre para pasqyrave ose kamerave të laptopit dhe imagjinojnë. Por edhe duke mos e ditur këtë, duket që nga tekstet se gëzimi dhe hareja e tyre janë thjesht shfryrje instiktesh dhe patologjie në rrugë orale-virtuale, në mungesë fizike të një subjekti real.

Me këtë rast, e kemi për detyrë të theksojmë se çdo përkim me video historinë e Kol Ballës është rastësi. Pavarësisht ngjashmërisë që na ofron vetë Balla dhe partnerët Çupi -Bolino. Mirëpo nga ana tjetër, në Shqipëri nuk gjen një njeri të vetëm i cili të ketë për Ballën një ndjesi tjetër përpos pështirosjes.

Mbase në funksion të përkushtimit ndaj Ramës, e ka bërë dhe ndarjen nga Belinda me qëllim që të krijojë dy aksesorë të mëvetëm, në vend të një siç ishin më parë.

Të njëjtin funksion kryen edhe Bolinoja tjetër i kandarit të Ramës. Bolinoja si Karlo. Është një rast egzmeplar ku kuptimi në shqip i rrënjës së mbiemrit i ndërrethurur me prapashtesën zvogëluese-përkëdhelëse nga italishtja përbëjnë përputhshmërinë perfekte me rolin që luan vullnetarisht si spiun dhe hajdut shumëkëmbësh.

Çdo njeri në vend të Bolinos, do të kishte bërë të njëjtën gjë: do e kishte mbrojtur Ramën deri në fund. Sepse dhe përfitimet e tij kanë qenë astronomike po të kesh parasysh dhe metamorfozën që ka pësuar nga një spekulant dhe hafije e rangut të ulët kë përfunduar në milioner analist. Por megjithatë, çdo batakçi do të kishte tentuar sa për sy e faqe që të tregohej pak më i ftohtë e dinjitoz në aktin e lëpirjes.

Por kjo nuk ka ndodhur dhe nuk mund të ngjajë me Karlon e Bolinove i cili është krijuar enkas për një funksion të tillë. Pra siç thuhet në zhargon është Karlo Bolino i lindur.

Kjo është arsyeja që Karlo ia kalon edhe vetë Sokol Ballës sa i përket pështirosjes që shkaktojnë në publik, gjë për të cilën ata nuk është se e kanë shumë problem. Nuk e kanë problem moralin. Mjafton që të kënaqen vetë duke mbajtur dorën në bel para ekranit të laptopit. Mjafton që të ndiejnë në të njëjtën frekuencë dhe Rama nga ana tjetër e ekranit. Ju sqarojmë përsëri se çdo ngjashmëri me video-historitë e Kolit, është rastësi.

Pastaj në radhë vjen Frrok Çupi. Aktiviteti i tij i kulluar antishqiptar fillon që vitet e para të pluralizmit kur kaloi në llogoren antiBerishë. Gjatë gjithë asaj kohe spikatën dy gjëra: përgojimi nonstop që Frroku i bënte Berishës dhe injorimi që Berisha i bëri Frrokut duke mos i kthyer asnjëherë përgjigje, duke mos ia përmendur asnjeheëe emrin.

Kjo sjellje e Berishës krijoi për Frrokun një humnerë psiko patologje në të cilën Frroku ra gur qorr dhe nuk doli dot kurrë. Frroku, me sa u lexua shumë shpejt në qëndrimet e tij, më shumë se me Berishën e kishe me Shqipërinë. Ose më saktë shfryu karakterin e tij në të vetmen mënyrë të mundshme: vënien full option në shërbim të Greqisë dhe Serbisë, interesat e të cilave ishin të njëjta.

Deri më sot, asnjë njeri, lopë, agjent apo njëthundrak nuk e ka shpalluar kaq haptaz letyrosjen e vet. Për vite me radhë ka shërbyer si mazhordom mediatik i ambasadës greke dhe asaj ish-jugosllave në Tiranë duke kutërbuar flliqësi e jashtëqitje psikike në faqet e gazetës Koha Jone.

Frroku i cilësuar si turpi i Mirditës, është mosketieri i vetëm që ka mbrojtur hapur interesat grekoserbe në shtypin shqiptar. Është ky ai që shkruante se luftëtarët e UÇK nuk ishin shqiptarë por muxhahidinë nga Jemeni duke zbatuar urdhërat e oficerëve të zbulimit pranë ambasadës ish-jugosllave për ta paraqitur edhe në shqtypin shqiptar luftën çlirimtare të shqiptarëve si lufte fetare islamike.

Është ky Frrok që shprehte shqetësimin në formë alarmi se vendosja e disa familjeve veriore në zonat e Jugut të Shqipërisë përbënte rrezik të madh pasi mund të cenonte të folmen e minoritarëve greke.

Është përsëri ky Frrok i cili bënte thirrje për futjen e trupave ushtarake greke në Shqipëri. Gjithashtu ishte frymëzuesi i llumit të `97-ës për manifestimin e simbolit serb të tre gishtave dhe valevitjen e flamurit grek, gjëra që vërtetuan se kush ishte organizatori i atyre ngjarjeve dhe se vetë Frroku ishte përbërës i nevojshëm i reaksionit antikombëtar.

Frroku nuk ka mbetur vetëm në këtë fushë si aktivist vullnetar i ligësisë. Ai është përmendur edhe si strehuesi ish-deputetit socialist kriminel Mazreku që tentoi të vriste në Parlament Azem Hajdarin. Po gjatë asaj periudhe si drejtor i ATSH ka kryer një biznes shumë të frutshem me viza greke.

Shijak.tv

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s