Kategori
Uncategorized

Na sjell vetëm një fakt , që ne demokratët shqiptarë ta “sikterisim” Saliun !

e

Fatkeqësisht z. Blinken nuk do mund të na servirë asgjë tjetër përveç çorbës së gatuar keq në zyrat e Partisë Socialiste ( Joint Venture me Soros), flamurtarja e korrupsionit vdekjeprurës në Shqipëri.

Skandal Diplomatik – Nga Alfons Grishaj

Sekretari i shtetit Amerikan, shpall non grata ish-Presidentin dhe ish-Kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha. 

Kohë më parë, i njëjti person (Blinken) në një takim me ish- Ktyeministrin Berisha , ngriti lart punën e tij , masat e marra kundër trafikut , korrupsionit etj.
Tani , pas dashurisë së gushëkuqëve , ai ia bëri fora .

Ai nuk denoncon krimin e vjedhjes së votës , drogën , ikjen biblike të shqiptarëve, korrupsionin e qeverisë në pushtet , por merret me Sali Berishën ( një legjendë që respektohet nga 5 milion shqiptarë anë e mbanë globit , duke përjashtuar simpatizantët e PS-së ) , që ka tetë vite larguar nga të gjitha detyrat . A nuk duket nonsense dhe shumë e vonuar kjo akuzë?!

A nuk duket kjo fishy , siç thonë amerikanët, e kjo pikërisht në këtë situatë politike që po kalon Shqipëria? Kujt i shërben kjo ? A nuk kulmon kjo në një lojë të rrezikshme e skandal diplomatik?

Jam kurioz të di , që pas padisë së z. Berisha , çfarë do paraqesë DASH në gjyq për të bindur trupin gjykues fajësinë e tij ?! Mendoj se këtë herë , Departamenti i Shtetit është ngutur keq. DASH nuk duhej t’a merrte të mirëqenë dosjen që serviren eksponenetët e Partia Socialiste , të cilën nuk i zë gjumi duke menduar se po të kthehet Berisha në PD , ata i kanë ditët e numëruara.

Kjo shkarje e dhimbshme , më sjell në mendje ( në kohë të ndryshme), Charlie Chaplin dhe John Lennon , që u shpallën “Non Grata” nga autoritetet amerikane dhe më vonë bash këto autoritete u kërkuan ndjesë . 

I kërkoj Sekretarit të Shtetit , Blinken : Na sjell vetëm një fakt , që ne demokratët shqiptarë ta “sikterisim” Saliun !
Por, unë besoj se ,

z. Blinken nuk do mund të na servirë asgjë tjetër përveç çorbës së gatuar keq në zyrat e Partisë Socialiste ( Joint Venture me Soros), flamurtarja e korrupsionit vdekjeprurës në Shqipëri.

Blinken gaboi rëndë!

Unë mendoj se, titulli apo grada nuk është definicion i zgjuarsisë dhe bindjes, por produkt i shkallës së pozicionit . Sapo kjo shkallë të ndryshojë … definicioni shpërbëhet në një tjetër trajtë dialektike ku përbën sens , orientim , humor apo humbje.
Veshja sado e bukur të jetë nuk mund të mbulojë defektet e lindura, ndërsa rritja nuk mund të korigjojë aderencat negative të trashëguara.

Majmunëria është produkt i instiktit dhe kurrë bon sens (savvy) i arsyes. Kur delikti ndërtohet në mënyrë artificiale dhe që nuk ka themel delikuent , sfumohet si shkuma në rërë.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s