Kategori
Uncategorized

Hamamët e qeverisë hapur dyert për kanakarët anti PD.

Këta ofiqarë që po promovohen dhe financohen në hamamët dhe bodrumet ”rilindase”nuk duan t’ia dinë për demokratët, jo më sot kur skanë më gjë në dorë, por as dje kur kishin dhe ishin në ofiqe të larta në PD dhe qeverisjen e saj.

Demokratët thjesht ata i kanë përdorur dhe larguar sapo i hipën kolltukut.

Demokratët i zvendesuan me sekretarkat e bukura shalë jashta, apo miqtë e tyre bizesmenë.

Ofiqarët si inatçinj rishtashë shperthyen jo pa qëllim në një moment të pa përshtatshëm për Partinë Demokratike dhe demokracinë në vënd, jo se ju dhimset demokracia, jo se kanë ideale, por gjithshka bëhet nga ikja e kolltukut, dhe në thelp duan jo reformim, (se reformimi i kap ata të parët) por të dëmtojnë PD, dhe për ta lënë vendin pa opozitë, pa rezistencë.

Edhe pse këta e dinë fort mirë që këto hamam-media apo portale të blera që ju janë vënë në dispozicion këtyre dhe i përdorin me urdhër dhe për interesat e momentit të Edi Ramës, vetëm për qëllime antiopozitare dhe për të fshehur vjedhjen industriale të votës (siç po konfirmohet me fakte çdo ditë)

Këta ofiqarëhumbur, nuk duan tja dinë për PD-në, por duan reklamë dhe famë për ca ditë, dhe javë, të dalin në Tv.

Jo pa qëllim ka dy javë që mediat e qeverisë ndrruan drejtim.

Ato i harruan Karparatat dhe ”opozitaret” e vjeter te parlamentit dhe janë këthyer në okazione fitimprurëse për kritikët e rinj të Bashës.

Ndaj këta ”inatçinj” që sot përplasin dhe grushtin në tavolinë, apo na kujtojnë dhe vrimën e miut, këto ditë i gjejmë në çdo kanal, në cdo portal dhe në çdo orë të ditës, apo natës, të gatshëm të pranojnë çdo ofertë nga Ramakompani, mjafton që tju jepet mundësia të vjellin vrer, dhe të nxjerrin inatet e tyre personale.

Thonë, kërkojnë apo pretendojnë gjëra për demokracinë e brendshme në parti… A thua këta ranë nga qelli, apo janë po ata që para pak kohësh ishin vetë pjesë e strukturave më të rëndësishme vendim marrese të saj. A nuk jane këta ata që nuk begenisnin as të hiqnin syzet zais kur të shikonin nga larg, jo më ti dëgjonin, dhe lejonin këtë demokraci të brendeshme që pretendojnë sot.

Të mësuar me servilizmin për pushtet, shpifjet dhe krahmarrjen ndaj të tjerëve në PD.

Të mësuar në marrjen dhe mbajtjen e karriges vetëm me lëpirjen e bythës së kryeministrit Berisha, këta ofiqarë tjeter gjë në jetë skanë pasur apo arritur kurrë.

Ata i janë ngjitur politikës si balta këpucëve, si i vetmi mjet fitimprurës, dhe nuk dinè çtë bejnë a si të jetojnë pa të, sepse ata nuk mund të jetojnë pa privilegjet që iu jepnin postet në shtet dhe PD.

I çuditshëm eshtë fakti se deri në momentin kur këta ofiqarë ngronin si klloçka vezëte tyre në kolltukët partiakë dhe qeveritarë, çfarë nuk thoshin dhe sajonin skutave për këta anëtarët e Komitetit të Shpëtimit të PD.

Sot që ju ftohën vezët nga ikja e karriges, u bënë brenda natës aleatë të ngushtë të tyre, kundër PD-se dhe Bashës.

Teoria kineze se armiku i armikut tim, është miku im, funksionoj si me magji tek këta ofiqrënët.

Dje i pashë në hamam mediat të nxirë a skuqur në fytyrë….

Të fryrë si flluska sapuni, me qefmbetjen dhe hallin e madh personal të tyren. Halli tyre eshte i madh, por ai hall nuk ka të bëjë me PD-në, me ne demokratët dhe as me demokracinë. Halli i tyre është personal…

Shumë prej nesh i njohin mirë… Ata as që nuk duan tja dinë për hallet dhe problemet e demokratëve, të sotmen apo të ardhmen e PD-së, blerjen apo vjedhjen e votave.

Halli i tyre eshte nje si i asaj plakës së zakajve, që mbasi i vdiq burri, bërtiste sokakëve. ”Jalla vdekshin të gjithë burrat e fshatit, me që vdiq ai i imi”.

Halli i tyre sjemi ne, as PD.

Halli i tyre i madh… Halli i tyre është si ta lenë vëndin pa opozitë. Si të tërheqin ca kohë vëmëndien, a bllokojnë rezistencën dhe reagimin popullor dhe nderkombëtar nga klepto qeveria dhe vjedhjes së votës.

Ndaj dhe kazan mediat e Ramës të paguara dhe karikuara fort, po i fuskojnë dhe fryjnë këta shpëtimtarë, apo drejtues komitetesh, disa të 1997-ës, si flluska uji, a tullumbace fëmijësh, vetëm e vetëm për të kaluar situaten e rendë të qeverisë në vjedhjen dhe tjetersimin e votës .

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s