Kategori
Uncategorized

“Mashtrimi i frikshëm” me reformën agrare! Pse Shqipëria nuk ka paqe sociale?

DR. Hasan Bello

Reforma agrare në Shqipëri ka nisur që në vitet 30-të, kur Mbreti Zog solli nga Italia për të studiuar modalitet një profesor të Universitetit të Firences, Giovanni Lorenzoni dhe ngriti një komision të posaçëm që do të përcakonte direktivat kryesore të këtij projekti të madh.

Në thelb, ajo parashikonte shpronësimin e pjesshëm të pronarëve të mëdhenj, duke marrë prej tyre vetëm atë pjesë të pronës që konsiderohej e tepërt. Ajo tentoi të pjestonte tokën bujqësore, duke shtuar numrin e pronarëve të vegjël. E gjitha kjo kundrejt shpërblimit monetar.

Por krimi më i madh në historinë e Shqipërisë filloi të zbatohej më 29 gusht 1945, kur kryesia e Këshillit Nacional Çlirimtar shpalli ligjin për Reformën Agrare. Sipas këtij ligji, do të shpronësoheshin familjet e mëdha latifondiste, bashkësitë fetare, çifligjet e shtetit dhe pronarët që kishin përfituar nga reforma e Zogut.

Po cila ishte struktura e tokës në Shqipëri? A kishim ne latifondistë?

Sipas dokumentacionit arkivorë dhe statistikave të Ministrisë së Bujqësisë:


Kjo tregon se shumica e tokës zotërohej nga pronarët e mesëm dhe se çdo shqiptar pothuajse ishte pronarë.

Pas zgjedhjeve të manipuluara të dhjetorit 1945, ku PKSh-ja “fitoi bindshëm”, nisi faza e dytë e reformës më 27 maj 1946. Sipas saj, çdo kryefamiljari nuk i jepej më shumë se pesë hektarë tokë dhe kur familja i kalonte gjashtë frymë për çdo kurorë shtesë jepeshin edhe dy hektarë.

Por edhe ky mashtrim nuk zgjati shumë, sepse regjimi komunist ishte armik i pronës private. Brenda një kohe të shkurtër do të nisë shtetëzimi dhe kolektivizimi i tokës bujqësore.

Pronarët e tokave u shpallën kulakë dhe iu nënshtruan persekutimit, internimit dhe burgosjes.

Aq absurd ishte ky proces sa që edhe Stalini do ta kritikoi Enver Hoxhën gjatë një vizite në Moskë. Sipas tij, kulakë kishte Bashkimi Sovjetik, të cilët zotëronin sipërfaqe sa Shqipëria.

Pse u miratua ky ligj dhe cilat ishin pasojat?

Ai u miratua për të ruajtur bazën sociale të komunizmit; për të vijuar luftën civile; për të penguar vendosjen e paqes sociale dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të shtetit shqiptar.

Ky ligj është një nga 3-4 shkaqet e krimit me pasojë vrasjen për 30 vite (sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë).

Ai u shoqërua me një mashtrim të frikshëm sikur i bëri të gjithë shqiptarët pronarë. Por e vërteta është se shumica e tyre ishte pronarë, përpara ardhjes së komunizmit.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s