Kategori
Uncategorized

Kërkesa për dorëheqje të parevokueshme të z. Basha do të ishte një gafë politike e PD

Nga Artan Fuga, Akademik


—————————
Do të ishte një gafë e madhe që Keshilli Kombëtar i PD të kërkonte sonte dorëheqjen e parevokueshme të z. Lulzim Basha.

E para, sepse përjashtimi nga kandidimi nuk i shëben fare demokratizimit të partisë demokratike, sepse është një akt përjashtimi.

E dyta sepse nëse ka përgjegjësira në atë parti, dhe unë vazhdoj të mendoj se ka, pavarësisht zgjedhjeve antidemokratike të 25 prillit, ato janë kolektive. Po deshët i numurojmë.

E treta sepse përderisa në 13 qershor bëhen zgjedhjet për kryetarin, të gjithë kandidatët mund dhe duhet të konkurojnë lirshëm para partisë. Por vota të numurohet si duhet, jo si në 25 prill.

Komisioni duhet të ketë antarë nga të gjithë kandidatët.

Demokratizimi nuk është përçarje.

Askush nuk mund të thotë se meqë kishim përballë shtetin nuk ka të tjerë që mund ta bëjnë më mirë punën. Por besimin e jep vota e partisë, madje edhe elektorati, jo me akte përjashtimi si biroja. Ne duhet të shkëputemi nga ajo kulturë staliniste ngado që të vijë.

Dorëheqjen sot kolektivisht duhet ta japi kryesia! Këshilli e pranon ose jo!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s