Kategori
Uncategorized

Nëse fitoren da ta ndanim bashkërisht, na takon që edhe humbjen ta ndajmë bashkë.

Nëse fitoren da ta ndanim bashkërisht, lipset që edhe humbjen ta ndajmë bashkë.

Me një të rënë të lapsit ne hodhën në lumë tridhjetë vjet kontribute të demokratëve dhe pluralizmit dhe humbëm mbështetjen ndërkombëtare.

Ne ua lamë të gjitha:

Ndarjen administrative, ku qeveria ndërtoi një hartë jo në shërbim të qytetarëve, por në shërbim të pushtetit të vet, edhe rregulloren e lojës (Me kukullat tona ndërtuan ligjin zgjedhor sipas oreksit të tyre), edhe fushën e vogël, por tejet të rëndësishme të pushtetit vendor, edhe fushën e madhe të ndeshjes finale, parlamentin.

Edhe arbitrat i zgjodhën vetë.

Ne na mbetën vetëm sheshet e furgonave, nga ku niseshim për mitingjet e opozitës në Tiranë.

Gjithçka ia lamë në duar qeverisë.

Me veprimet tona e çuam shoqërinë shqiptare, demokracinë shqiptare në pikën zero.

Mendoj se është koha që Partia Demokratike, krahas punës për evidentimin e shkeljeve zgjedhore nga qeveria, duhet të analizojë me gjakftohtësi atë që ka ndodhur.

Të kërkosh fajtorët brenda PD-së në këtë çast traumatik për gjithë demokratët dhe ata që shpresuan te ndryshimi, nuk është aspak produktive.

Kjo do të thotë shpërbërje.

Nëse fitoren da ta ndanim bashkërisht, lipset që edhe humbjen ta ndajmë bashkë.

Po pranojmë se të gjithë kemi fajet tona për humbjen e PD-së në zgjedhjet parlamentare. Ndërsa për faktin se qeveria bëri kërdinë në këto zgjedhje, është humbje kohe, thjesht, t’i akuzojmë ata.

Ata gjetën shesh dhe bën përshesh. Ne ua lamë të gjitha: ndarjen administrative, ku qeveria ndërtoi një hartë jo në shërbim të qytetarëve, por në shërbim të pushtetit të vet, edhe rregulloren e lojës (Me kukullat tona ndërtuan ligjin zgjedhor sipas oreksit të tyre), edhe fushën e vogël, por tejet të rëndësishme të pushtetit vendor, edhe fushën e madhe të ndeshjes finale, parlamentin.

Edhe arbitrat i zgjodhën vetë. Ne na mbetën vetëm sheshet e furgonave, nga ku niseshim për mitingjet e opozitës në Tiranë.

Gjithçka ia lamë në duar qeverisë. Me veprimet tona e çuam shoqërinë shqiptare, demokracinë shqiptare në pikën zero. Me një të rënë të lapsit hodhën në lumë tridhjetë vjet kontribute të demokratëve dhe pluralizmit dhe humbëm mbështetjen ndërkombëtare.


Kur të gjitha këto i thashë në një takim të zhvilluar në Berat, në vjeshtën e vitit 2020, në prani të sekretarit të përgjithshëm të PD-së Gazmend Bardhi, ky reagoi me nervozizëm, duke mos i pranuar si gabime lëvizjet për t’i falur gjithçka qeverisë. Ai, sikurse dhe kryetari Basha nënvizoi se para revoltës popullore, rilindja do të shkërmoqet me votë më 25 prill.

Duhet nënvizuar se kryetari Basha realizoi një nga fushatat më të mira, më qytetare, por ajo që qe bërë nuk qe e lehtë të ç’bëhej më.
Natyrisht, të humburit e mëdhenj janë demokratët e thjeshtë dhe qytetarët që mbështetën PD- në dhe shpresuan ndryshimin.

Njerëzit e vegjël, që nuk mungojnë as te PD-ja, i gëzohen tani mandatit të deputetit dhe përfitimeve që u jep mandati.


Nëse do të mbetemi te qarjet, do të marrim mbrapsht talljet e kryeministrit Rama, të cilat sapo kanë filluar sërish.

Partia Demokratike, për mendimin tim modest, duhet t’i kthehet vetes, duhet të kthehet te vetja. Timonin e partisë do ta meritojë ai personalitet që do të bashkojë demokratët, qoftë ky edhe kryetari aktual Lulzim Basha.

Lipset të organizohet kuvendi i jashtëzakonshëm i bashkimit, ku të gjithë segmentet, ata që u larguan pardje, ata që ikën dje, ata që kanë ndërmend të ikin sot, ata që e kanë lënë ikjen për nesër apo pasnesër të mblidhen bashkë dhe të shpallin bashkimin në emrin e tyre si demokratë të thjeshtë dhe pastaj të gjithë ata që dëshirojnë karrirë politike, t’i drejtohen bazës nëpërmjet votimit një anëtar një votë për çdo institucion partiak, deri te kryetari.

Dikush ka qënë në vend të pamerituar, fituar për shkak të trokitjes së duarve, të cilat i ktheu në llamarina, për shkak të servilizmit dhe bindjes së verbër, ndaj Shefit etj.

Orvatja e tyre për të lozur rolin e liderit në potencë shkakton vetëm buzëqeshje.

I takon kryesisë së PD-së, këshillit kombëtar të miratojë platformën e bashkimit, ku t’u bëhet thirrje nominalisht të gjithë të larguarve dhe atyre qytetarë që dëshirojnë t’i bashkohen PD-së se do të kenë gjithë hapësirën e nevojshme për kontribute dhe karrierë politike.

Nëse nuk do të ndodhë kjo, me keqardhje e them, gjërat do të zvarriten në ca mbledhje me militantë të dëshpëruar, që sa vjen e do të jenë më të dëshpëruar.

Yzedin Hima Berat /

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s