Kategori
Uncategorized

PUTHJA E BOREBARDHES DHE VOTUESIT E RILINDJES QE IU PRISHEN SHTEPITE!

Nga Dritan Kaba /

Pas lajmit te fillimit te prishjeve te ndertimeve ne proces legalizimi pa demshperblim, ku njerezit qahen se jane votues te Rilindjes, nje lajm tjeter po ben xhiron e Botes.

Sipas shoqatave te artisteve ne Hollywood, atyre te njohura me emrin “Me Too” dhe shoqatave per mbrojtjen e te drejtave te grave, Borebardha na qenka puthur pa leje nga Princi i Kalter.

Po sipas tyre puthja e dhene nga Princi, i cili ktheu ne jete nga gjumi ku ishte vene nga Shtriga Mbretereshe me ane te molles, te cilen Borebardha e kafshoi, ishte puthje pa konsesusin e vete Borebardhes. Keshtu kjo puthje mund te quhet edhe perdhunim ne grup se ishin Shtate xhuxhet qe i kerkuan Princit ta puthte.


Po sipas kesaj amalgame leftistesh, puthja e Princit mund te ndikoje keq tek te rinjte dhe femijet se i meson ata te puthin njerezit pa deshiren e tyre dhe i ben ata ngacmues seksual ose ndryshe me gjuhe te thjeshte i meson keq. Ndaj shoqatat kane kerkuar te hiqet pjesa e puthjes se Princit pa deshiren e Borebardhes.


Po keshtu Hollywood, qe jep skena perdhunimesh masive, vrasesish “simpatike”, shperndares te medhenj droge qe kthehen ne heronj apo perdhuenuesish te tjere qe filmat e Hollywood i nxjerrin simpatike dhe te ditur, puthja e Princit eshte e tmerrshme dhe antiedukative. Gjithashtu po te njejtet kerkojne te saktesohet mosha e Borebardhes sepse ajo mund te jete minorene dhe akti i puthjes eshte edhe me shume “skandaloz”.

Megjithese ata kane prodhuar filma ku minorenet jo vetem bejne seks dhe marrin droge, por jane edhe vrases gjakftohte, pjestare bandash edhe deri tek vrasjet e prinderve te tyre. Por keto filma nuk prishin edukimin e femijeve dhe te rinjve.


Puthja e Borebardhes eshte shkaterruese.
Njesoj si votuesit e Rilindjes qe qahen pse po u prishen shtepite ne proces legalizimi dhe shkuan e votuan ate.
Ndonese larg si shembuj, por kane te njejtin perfundim.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s