Kategori
Uncategorized

Letra për BE, SHBA e NATO/ 256 intelektualë nga ish-Jugosllavia: Ndalni planet e Vuçiç, Thaçi, Rama për kufijtë

Në një letër të hapur drejtuar BE, SHBA dhe NATO të 256 intelektualëve nga vendet që përfshinin ish-Jugosllavinë dënohen idetë që kohët e fundit janë njohur si “non paper”-i slloven i kryeministrit Janez Janša.

Letra e publikuar në faqen online të Komitetit për të Drejtat e Njeriut në Serbi ka edhe firmat e disa intelektualëve nga Kosova. Aty dënohen idetë e hedhura për ndryshim kufijsh në Ballkanin Perëndimor sipas linjave etnike. Në letër akuzohet fillimisht presidenti serb Alekasandër Vuçiç që së bashku me homologun e tij në Kosovë Hashim Thaçi e mbështetën këtë ide.

Axhendat nacionaliste të papërmbushura në të gjithë vendet morën menjëherë frymëzim. Endrrat e ndezura etno-nacionaliste nuk u zhdukën kurrë në Ballkan; ato ishin shtypur dhe penguar nga një Perëndim që shpresonte se procesi i zgjerimit të BE do të shmangte nevojën e parandalimit.

“Si rezultat i drejtpërdrejtë i kësaj politike moralisht pa timon, javën e kaluar, ne arritëm një minimum të ri. Teksa vërtetësia e dokumentit është ende në diskutim, kjo “non paper” e pretenduar si e paraqitur nga Kryeministri Slloven Janez Janša propozon bashkimin e shqiptarëve, serbëve dhe kroatëve në rajon, ndarjen e Bosnjes, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, por duke e lënë çuditërisht Malin e Zi të padëmtuar dhe duke mos prekur Sanxhakun e Serbisë.

Cilado qoftë origjina e “non paper”-it, pa dyshim që vjen nga një grup besnik i pasuesve të axhendave të tilla etno-nacionaliste. Qëllimi i rendit të parë mund të jetë që ndryshimet e kufijve në këtë nivel të duken të arsyeshme, por askush nuk duhet të mashtrohet në besimin se përpjekjet për të arritur këto qëllime mund të bëhen pa dhunë masive dhe lëvizje të detyrueshme të popullsisë.

Shumë në “anën e gabuar” të linjave ekzistuese dhe të parashikuara në harta do të prekeshin – dhe ata e dinë atë” – thuhet në letrën e hapur që më pas përmend edhe kryeministrin Edi Rama si mbështetës të ideve të ndryshimit të kufijve.

https://lapsi.al/2021/05/03/analiza-kush-genjen-per-ndryshimin-e-kufijve-rama-apo-derstandardat/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s