Kategori
Uncategorized

“Le Figaro”: “Krimi i organizuar dhe korrupsioni dy fusha ku Shqipëria shkëlqen

“Ndërkohë që popullata është e zemëruar nga ngadalësia e procedurave dhe shfaq padurim për të parë më në fund goditjen ndaj banditëve të famshëm, krimi i organizuar dhe rrjetet e korrupsionit – dy fusha në të cilat Shqipëria shkëlqen – janë të vetmet që përfitojnë nga një reformë që supozohej se do ti ndëshkonte” thuhet në artikull.

Nga Gazeta Telegraf

Hosanatë dhe duartrokitjet për historinë e suksesit me reformën në drejtësi po ia lënë vendin kritikave dhe skepticizmit. Dhe si gjithmonë përpara institucioneve ndërkombëtare, sinjalet e alarmit i jep shtypi perendimor.

Një gazetar i njohur francez, reporter i madh i të përditshmes prestigjoze të së djathtës, Le Figaro, Thierry Portes që ishte javën e shkuar në Shqipëri i ka kushtuar një shkrim asaj që nga diplomatët është konsideruar si reforma e reformave. Konkluzioni: Nga vonesat po përfitojnë të pandëshueshmit.

Pasi jep një pamje të përgjithshme të asaj që ka ndodhur me reformën, që prej vitit 2016, duke cituar njërin prej zbatuesve të saj Sokol Sadushi, që justifikohet se ky proces “ka më shumë anë pozitive sesa negative”, gazeta flet edhe për mosarritjet e SPAK.

Pasi përshkruan në detaje të gjitha gropat dhe institucionet e paplotësuara që ka lënë peshqesh reforma në drejtësi, Le Figaro i mer të mirqena akuzat se kullat e Tiranës po shërbejnë për pastrimin e parave të drogës: “Dhe për sa kohë që të përzgjedhurit e rinj të reformës nuk do të vendosin ligjin dhe drejtësinë, rrokaqiejt që pastrojnë paratë e drogës dhe korrupsionit do të vazhdojnë të ngrihen në qiellin e Tiranës”, e mbyll shkrimin e tij reporteri i madh, Thierry Portes.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s