Kategori
Uncategorized

Arsye minimale për të votuar kundër zgjatimit të PPSH-PS:

Agron Tufa !

Të ndalohet braktisja dhe boshatisja e vendit që po shpopullon fshatrat dhe qytetet tona;

  • Të sfidohet ngushtimi dhe likuidimi i lirive qytetare, i mbylljes së gojës nën presion të vazhdueshëm qeveritar;
  • Të marrë fund militantizmi dhe mercenarizmi në administratë dhe shërbime publike;
  • Të çrrënjoset kancerri i shitblerjes së votës me lekë dhe favore, i vëzhgimit, spiunimit dhe survejimit të çdo qytetari me spiunët modernë, të quajtur “patronazhistë”;
  • Të ndëshkohet dhuna dhe arroganca e paceremonishme ndaj kujtdo, e cila mbrohet nga policia dhe gjykatat e regjimit;
  • Të shpartallohet kultura e shëmtuar e propagandës vetlëvduese kur vendi është kredhur në borxhe, mjerim dhe varfëri dhe asgjë nuk është arritur, përpos regresit të thellë e të gjithanshëm;
  • Të mbrohet interesi qytetar dhe kombëtar, i nxjerrë në mënyrë të pacipë në pazare politike rajonale;
  • Të shfrytëzohen mundësitë për punësim në bazë të reformave, iniciativave të biznesit dhe burimeve ekonomike e turistike;
  • Të rikthehet shpresa, që në vendin tonë qeveris ligji dhe drejtësia dhe jo kasta qeveritare e tenderave dhe punësimeve jo në bazë të aftësisë, por të besnikërisë fanatike partiake;
  • Të neveritet revanshi qeveritar për joshjen dhe rekrutimin e diasporës, artistëve, këngëtarëve duke sugjeruar kulturën nxitëse të maskaradës dhe klounadës politike;
  • T’i ndërpritet vrulli një diktature të re, që alienon, paralizon dhe skllavëron mendjet dhe ndërgjegjet e lodhura, apo më saktë, rezistencën e heshtur e të vetmuar të qindra mijëra shqiptarëve.

P.S: secili mund t’i rreshtojë e klasifikojë vetë këto pika, sipas rëndësisë që kanë për secilin, sikundërse mund të shtojë pika të tjera të ndjeshme.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s