Kategori
Uncategorized

Zdhënsi i PS Greqi. O Edvin frikacaku na diskriminove si komunitet në Greqi.

Këtë vetëm një i çmendur e bën…

Vendimi i qeverisë beri një dhunë barbare dhe antikushtetuese. Ju na ndaluat te marrim pjese ne votime dhe kjo eshte e pajustifikueshme per ne emigrantet. Ju na nddaluat te votojme ketu ne Greqi, por me e keqja na ndaluat te udhetojme edhe ne Shqipëri.

Gazetari i emigracionit në greqi, ish z’dhenesi i PS ne Greqi – Shpetim Zinzhiria

Bandës suaj antidemokratike do ti vij fundi më 26 Prill.

Në siglën e Partisë së Emigracionit ku jam dhe i pranishëm u bë e mundur që të jem pjesë e këtyre zgjedhjeve parlamentare si kandidat për deputet në koalicionin ABEOK .
Jetoj në Athinë prej 30 vitesh dhe ditët në vijim do vija në Shqipëri të ndiqja nga afër këtë garë demokratike.
por…
Vendimet e njëpasnjëshme të orëve të fundit të Qeverisë dhe Komitetit Teknik (Tuajin) më heqin të drejtën si emigrant dhe si kandidat për deputet, sepse duhet të jem në karantinë 14 – ditë !

Ju pyes:
Nëse keni ndërtuar këtë demokraci dhe Kushtetuta është thjesht për sirtaret e monarkisë që dëshironi të ndërtoni, atëhere thuajini shqiptarëve se ato zgjedhje janë vetëm dhe vetëm për administratën tuaj mbretërore dhe kjo ju bën mosbesues.


Nga ana tjetër si pjesë e emigrantëve dhe problematikës së tyre ju them se qeveria juaj asnjëhere nuk ishte pjesa e tyre dhe politika juaj monarke jo vetëm që i ka përdorur këta njerëz, por ka shitur edhe ndjenjën e tyre patriotike me pazaret e tua nëpërmjet Turqisë.

Nuk jam aspak i indinjuar me vendimmarrjen tuaj, sepse është çështje kohe largimi i planeve të Tua për çrrënjosjen e historisë dhe kulturës të atij vëndi dhe njerëzve të tij që me qeverisjen tuaj vetëm brengë dhe përçarje shpirtërore harritët për shqiptarët në çdo cep të botës!
Ju treguat se premtimet tuaja që shqiptarët të votonin në 2013 ishin mashtrim, po kjo u përsërit po në 2017, ndërsa në 2021 ju na ndaluat që të vinim në Shqipëri.

Mund të na tregoni një rast në këtë planet qe kandidateve per deputet tu ndalohet pjesëmarrja në garë një javë para votimeve?
Zoti ju mëshiroftë për këto padrejtësi…

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s