NË 25 PRILL SHQIPTARËT DO VOTOJNË NUMRIN 9 PËR TA LARGUAR RAMËN DHE AI NUK DO JETË KURRË PJESË E QEVERISJES SONË. KOHA E TIJ KA MBARUAR. NE DO TË SJELLIM NDRYSHIMIN DHE SHQIPËRIA DO FITOJË.
Lulzim Basha .

Edhe pse në sloganin, pra në kryemesazhin që ka në këto zgjedhje ku kërkon mandatin e tretë, shkruan; ‘punë, jo gjumë’, sërish shefi i rilindjes ka çuditur sot opinionin publik teksa thotë se dëshiron të ndajë nesër përgjegjësitë me krejt të kundërtin e tij.

Kjo kontradiktë, kjo kundërthënie 10 ditë para zgjedhjeve mund të shkaktojë kaos tek mbështetësit e tij.
Teksa ka muaj që e etiketon dhe e vizaton para syve të botës Bashën si dremitës të përjetshëm, si vallë tani shefi i tyre qenka gati të përveshë mëngët e të punojë me të.

Pra i bie që Basha nuk është ai, që ai thotë se është.
Ky deklarim sot, nxjerr pa dashje zbuluar disa momente për të cilat Rama nuk dëshiron të flitet.

Sa për të tjerat.
Për lojërat e rëndomta dhe fëminore që të mbjellë përçarje në kampin e opozitës, këto nuk vlejnë asnjë grosh, sepse i di i madh e i vogël, i kanë marrë vesh edhe gurët e zallit.

Pas kësaj deklarate, të paktën Edi Rama ka detyrimin para mbështetësve të tij të tërheqë spotin e Lulzim Bashës që gërhet në divan.

Dhe ta rendisë në një vend tjetër të tabelës së qitjes, ta damkosë ndryshe, jo si gjumash.
Ose të zëvendësojë sloganin e famshëm; ‘punë, jo gjumë’, me ‘punë dhe gjumë’.
Mapo.al