Si gjithmonë e dhe mbas 8 vitesh në krye të një narkoqeveri “rilindase”, fajin e ka Saliu, dhe imperializmi amerikan !
I zënë nẽ çark si nje mi.
Idhnak, i tërbuar, mashtrues dhe frikësuar deri në palcë, mbrëmë kryeministri në detyrë e etiketoj mikun e tij Tomën si një engjëll.
Vërtet kush ja shtrëngon kaq keq lakun në fyt këtij narko-kryeministri ?
Narko-qeverisja ? Vjedhja e votës ? Apo aferat e përbashkëta korruptive ?
Të treja bashkë përbëjnë lakun e lyer me sapun vlore në qafën e Ramës .
Rama ka ç’do lloj informacioni për korrupsionin, kondrabandën, trafikun, dhe krimin e organizuar, por ai hesht.
Hesht, sepse pjesë e asaj llumnaje dhe grope ujrash të zeza, eshtë vetë ai me shpurën e tij ”narko-rilindase”
Paturpesia e tij arrin deri atje sa deklaron se qëndrimi i tij nuk ndryshon fare nga qëndrimi i Ambasadores në lidhje me këtë çështje.
Por Ai, nuk guxon ta shohi Tomen ne sy, dhe jo më të deklaroje ne emrin e tij dhe partise socialiste se kundershton kandidimin e Tomes si kandidat per deputet në parlament .

Nuk guxon sepse me largimin e Tomes dhe tomeve te tjere, vorrit të krimit ”rilindas” i hiqet rrasa, krrimbat dhe ujrat e zeza shpërthejnë në sipërfaqe
Sepse është po ky narko-kryeminister që lejoj dhe bashkpunoj ngushtë me bandat, kanabizimin dhe trafikun e drogës,

Apo dhe per kete fajin e ka Saliu. ?
Ndaj ka arsye madhore qe ky narko-kryeminister të mbrojë dhe fsheh bashkpuntorët dhe miqte e tij narko-deputetet, kryebashkiaket, dhe qeveritaret e tij të lidhur me krimin e organizuar, bandat dhe banditet.
Mbron Xibrakën dhe Taulantin, sepse mbron Olsin e tij të dashur .
Është po ky narko-kryeministër që mundohet ti shpetoje ketyre akuzave reale duke u hedhur si majmuni Çita, dege me dege dhe vazhduar sot e kesaj dite edhe mbas 8 viteve kryeminister “fajin e ka Berisha” Meta apo Monika ?
Po vertet Berisha e ka një faj !
Ai ja hoqi rrasën vorrit të hajdutve, krimineleve dhe trafikanteve ”rilindas”.
Idhnaku, frikacaku, por dhe bashkpuntori në korrupsion i Tomës dhe jo vetëm i tij, nuk guxon të deklarojë atë çka deklaroj opozita dhe Partia Demokratike.
Laku i lagur dhe lyer me sapun Vlore, në qafën e tij e tmerron.
Ai e di, e kupton që mbas Tomës radha është e tij.
Ai e di se Toma në ikje do tërheqë zvarrë litarin e sapunosur dhe Rama është i pari që do mbytet me të.
Ndaj dhe ska guxim, por deklaron se : “Përgjigjen time e ka dhënë Endri Fuga për Zerin e Amerikës dje. Atë përgjgije kam dhe unë. Vetë ambasadorja më parë ka publikuar atë që unë i kamë thënë. Unë dhe në kemi ndërkohë një target më të gjërë sesa individi që po flasim.

Mbas 8 viteve në pushtet i tmerruar nga thyerja e kembeve te karriges me zë te çjerre mundohet te na mbushi mendjen se …
Ne nuk nuk duhet te merremi me varferinë.
Nuk duhet te merremi me ikjen 500 000 shqiptareve ne qenqeverisjen e tij.

Nuk duhet te merremi me krimin e organizuar dhe bandat ne qeveri.
Nuk duhet te merremi me te dhe ministrat e tij te brendeshem lidhjet dhe trafikun e droges.
Nuk duhet te merremi me Gjiknuret dhe vjedhjen e votes.
Nuk duhet te merremi me Xibraken, Olsin, Taulantin.
Nuk duhet te merremi me shitjen e kosoves.
Nuk duhet te merremi me detin.

Por
Ne duhet të merremi me Saliun, me Ilirin dhe Monikën, që përpara të cilëve deklaron Rama, Tom Doshi është ëngjëll. Për sa i përket Doshit, unë nuk kam asnjë dallim nga mendimi i ambasadores. Në raport me ata që thashë, ky është ëngjëll.
E ndërsa Tom Doshi deklaron hapur se une jam me Ramen dhe e vetmja oferte dhe alternative e imja eshte Rama, ky paturpesisht deklaron se.. ne nuk jemi aleat…
Deklarimi mashtrues i tij se Doshi është përcaktuar dhe i eshte ndaluar hyrja në USA, dhe nga USA për korrupsion, unë nuk kam asnjë arsye ta vë në dyshim përcaktimin e tyre. Ne nuk jemi aleat dhe as nuk do të jemi aleatë. Unë e kuptoj shumë mirë që SHBA nuk mund të mbajë të njëjtin qëndrim për Monikën, Ilir, Saliun.
Une skam lidhje me korrupsionin thotë shembelltira me e ndyre se keqes së vëndit.

Unë nuk kam asnjë lidhje me ata dhe asnjë lidhje me korrupsionin. Unë e mirëkuptoj që ambasadorja nuk mundet t’i rreshtoje dhe ata tjerët, sepse njëri është president, tjetri është gruaja e presidentit.
Ai ka problem Presidentin dhe mbrojtjen me dinjitet të kushtetutes prej tij
Ai ka problem Opozitën dhe liderin e saj Z. Lulzim Basha, popullaritetin, drejtesine dhe vertetesine e tij.
Besimin e nje populli te tere per ti dhene atij mandatin e shpëtimit dhe drejtimit të vendit.
Jo Saliun, Ilirin dhe Monikën, si emra…
Tani ai ka problem vete ish votuesin e tij dhe popullin, ndergjegjesimin dhe reagimin ndaj se keqes, voten popullore që do e çojë për skrap në landfillet e miqve të tij
Ndaj ai mashtron kur deklaron se…

Unë kam problem mbajtjen e narko-pushtetit, me çdo mjet, ndaj e kam problem Bashën, Saliun, Ilirin, Monikën.
Kështu që përsa i përket Tomës, nuk i heq asnjë presje asaj që thotë ambasadorja,”
Por frikacaku idhnak, nuk deklaron se ai dhe “rilindja qe ai perfaqson dustancohen nga Toma, dhe kerkojne qe ai te mos kandidoje me per deputet..
Tik tak, Tik, tak. Tik, tak.

Ora e votës dhe reagimit popullor po vjen !