Kategori
Uncategorized

Kuçedra mavi .

Të gjithë e ndjenë se uji po pakësohej, por sidomos gratë.

Në fillim ujit i humbi vrulli, pastaj u hollua aq shumë në lëfytet e çezmave, sa gratë iu ankuan njëra-tjetrës: “Këtë curril mund ta përshkosh edhe në vrimën e gjilpërës, si fije peri.”

Shqetësimi i tyre i vuri në alarm burrat.

Megjithatë, Gjon Vrano Bala nuk u mbajti mëri bashkëqytetarëve. Qafëcungal e me supe të rënda, u vesh dhe u mbath fort hijshëm, u armatos deri në dhëmbë dhe, me dellin e një azgani, u nis për t’u ndeshur me kuçedrën. Përbetimi i tij ishte i prerë:

Ose e shtrinte kuçedrën përtokë, ose vdiste vetë!


Për ta lëshuar ujin, kuçedra vinte kushte të rënda, aq të rënda, sa përmbushja e tyre i poshtëronte njerëzit.
Nuk paskësh aty një burrë që të ndeshej ballazi me kuçedrën, të mbronte jetën, lirinë dhe nderin e Malashtit.

kushtet e kuçedres ishin të habitshme.

Kuçedra kërkonte:1.

Ta pranonin si prijësin e tyre, pa votuar në zgjedhje dhe pa asnjë debat publik.

2. Për gjithë shkatërrimet që kishte bërë, në sheshin kryesor të qytetit t’i ngrihej Përmendorja e Lavdisë.

3. Përveç kësaj të sheshit, si përmendore lëvizëse t’i kushtohej edh një këngë me 124 vargje, e cila të këndohej në ekran tri herë në ditë dhe tri herë në javë të botohej në gazetën më të madhe.

Shume nga pleqtë, që mosha i kishte rrëgjuar dhe kishin mbetur me shkop në dorë, psherëtinin me mall e keqardhje për Gjonin e famshëm: “Ah, tashti ta kishim prapë Gjon Vrano Balën, luanin që s’ia shkel kush hijen! Vallë, ku e ka hedhur vala? Po ta dinim ku ndodhet, ia çonim fjalën në vesh, ai do të kthehej si era dhe na nxirrte nga belaja.

Dhe trimat nuk munguan, dolën vetë vullnetarë.

Kur erdhi uji, të gjithë e morën me mend se trimi i trimave me trimat kishin dalë fitimtar.

Marre nga tregimet e Zija Celes.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s