Kategori
Uncategorized

Nga Basir Çollaku/ Najada një Tire e licensuar nga Rama.

Tirja, sanitarja shëtitëse në pavione, gjahtare portofolesh në spitale, bënte një kërdi të vogël, duke rrjepur njerëz në pragun e vdekjes, një mashtrim mortor duke përdorur qenien në një spital publik.

Pas këtij episodi shokues, Prokuroria ra në gjurmët e rastit të Edvin Priftit, kardiologut, ku shuma të pazakonta në 500 mijë euro u gjetën në mjedise zyre, banese, financa jashtë sistemit, dyshime për marrje ryshfeti për shkak të detyrës.

Tirja si sardele e sistemit u dërgua në qeli, mjeku nga “arrest me burg”, bindi akuzën se duhet të dalë.

Natyrisht Prokuroria e Posaçme më herët kishte ecur tangent me tenderat në Minsitrinë e Shëndetësisë, ku qortonte Komisionin e Ofertave si blerës me çmime thellësisht korruptive të produkteve shëndetësore për Pandeminë, herën tjetër ta ulnin pak dorën.

Ndërsa titullarja vështronte si vidhej në institucionin e drejtuar prej saj dhe akuza nuk e gjente kurrkund me faj. Kryeminsitri Rama në të tre rastet e mësipërme qëlloi me gurë mbi Tiren dhe mjekun, harroi tenderat bëri prokurorin e gjykatësin, u vetshpall hero si shpëtimtar.

Mjeku Altin Kuqo, djali i neurologut Ali Kuqo, ka akuzuar Najadën se nuk i ka ofruar shërbimin e nevojshëm mjekësor babait të tij që humbi jetën nga Covid-19.

Dyshimet informale gëlonin ndoshta në shumë vende, por forca e pushtetit i fikte kollaj, për të mos formësuar një akuzë reale. Deri në një moment. Një ditë kur Edi Rama ftoi dhe emëroi Najadën e Infektivit si deputete të partisë. Shefi i madh vendosi të shpërndajë suksesin e ndërtuar nga vet ai, tashmë edhe në Kuvend, ku i shërben një arnim me shpresën se do të mbyllë shtegun e Mafias.

Ka një problem vërtet serioz ligjor, moral, politik. Dhe këtu instiucionet e zbatimit të ligjit duhen shkundur, për të mos ngrënë vaktet e standardeve sipas orekseve të orkestruara.

Ajo që duhet bërë

“Mbetemi në kontakt”, ka thënë shefe Najada, zarfmarrëse, sipas kallëzimit publik, zonjës që kërkonte shërbim të paguar nga taksat, por se merrte dot pa ryshfet tronditës. Miliona për çdo natë jetë.

A është ky një denoncim shërbyes si indicie për SPAK??

A duhet të lëviznin vendit, merrnin dëshmi e bënin kontrolle, kqyrnin llogari bankare e sirtare zyre apo banese doktoreshës, Prokurorët e Posaçëm??

Gjithnjë pa u trembur nga ftesa e Ramës për deputet!!!

Dyshimet e arsyeshme janë hapur bashkë me një rrugë prove!!

Ka nga ata paciente të pavionit të katit të parë të “Najadës” ashtu si thotë kallëzuesja, të cilët mund të kenë pasur fat dhe kenë shpëtuar. Sa kanë qenë tarifat e tyre për çdo natë? Se aty përmenden spitalet në Turqi dhe ai Amerikan, ku shumat ishin nga 1500 në 2500 euro në natë. Pra një lehtësim tarifash që përfundojnë në xhepat e shefes?

Sa shtretër mbushur me fatkeqë të sëmurë, e familjarë në alarm, ishin bërë burim pagese marramendëse, duke na e kthyer spitalin ku shefe Najada drejtonte në një fabrikë prodhimi eurosh???

Kjo është punë të cilën prokuroria nuk duhet t’i kthejë kurrizin.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s