Kategori
Uncategorized

Rrofsh Albin Kurti për Beslidhjen e Lezhës, pasi kryeministri ynë është pjesë e projektit neo-otoman!

Nga Enton Abilekaj-

Pasi Kryeministri Rama nuk shkoi në Memorialin e Gjergj Kastriot-Skenderbeut në Lezhë për Ditën e Beslidhjes së Madhe të 2 marsit 1444, ku sot shkuan Albin Kurti dhe krejt liderët shqiptarë nga Mal i Zi e Maqedonia, ka reaguar analisti Enton Abilekaj;

Rrofsh Albin se ne nuk e festojmë dot Besëlidhjen e Lezhës! Ajo që ndali Mehmed pushtuesin, atë që e mori Kostandinopojen me rrethimin e parë, por nuk e mori dot Krujen me 2 rrethime, derisa eshtrat e Skenderbeut u prehen aty.

Tekstet e historisë po ndryshojnë !

Skëndërbeu do na dalë rebel i paarsyeshem, që tradhetoi Sulltanin, ndërsa pushtimi – shpëtim që zgjati 5 shekuj.

Gjithsesi, ti rrofsh Albin që na kujton se ne shqiptaret nuk jemi nënshtruar kudo ndodhemi!

Avatari i @gjata.com

Nga @gjata.com

Jurnalist . AL in Sweden (alinsweden.blog) is an independent WordPress-based blog focusing on Albanian social, historical, and political commentary, international affairs, human rights, and occasional reflections or historical snapshots concerning Sweden.

Lini një koment