Kategori
Uncategorized

A po fitoni këtë herë apo jo ?

▪️Kam 30 vjet që kam menduar me dhe për ideal. 🔹Tani më duhet të mendoj për fëmijët.
Të dy janë diplomuar dhe njëri është në punë, por asnjëri nuk e mendon jetën këtu.
Kaq tha, piu kafen, pagoi timen dhe iku pa më thënë “Natën e mirë !”

Nga Albert Avdyli/

Bisedë interesante…
Këto mbrëmjet e të shtunave dimërore o të çojnë larg Tiranës ose të mbyllin në lagje.
Kështu më ndodhi sonte…
Teksa rrufisja kafen te Bar “Muza”, pa pikë frymëzimi veç rutinës, më vjen në tavolinë miku im L.
Me L, jemi sa të afërt po aq të largët. Vendosur në batalione politike kundërshtare, kurrë s’jemi armiqësuar, por miqësinë e kemi ngrirë te vitet studentore.
Ja urojmë njëri – tjetrit të mirën dhe në halle gjendemi bashkë.
Për festa shkëmbejmë urime, por politika na rri në mes si një faji pa autor.
E t’i bje shkurt.
Porositi kafe, më nguli sytë e kthjellët blu ( o Zot, është i kuq në formim) dhe m’u drejtua:
A po fitoni këtë herë apo jo ? Po çmendemi…
U befasova dhe nënqesha duke ju përgjigjur: “Armikut” nuk i tregohen lëvizjet.
Çfarë të paska gjetur or mik, ndryshove dhe ti ?

Po, po, m’u përgjigj.
Kam 30 vjet që s’kam menduar me dhe për ideal. Tani më duhet të mendoi për fëmijët.
Të dy janë diplomuar dhe njëri është në punë, por asnjëri nuk e mendon jetën këtu.

Kaq tha, piu kafen, pagoi timen dhe iku pa më thënë “Natën e mirë !”
Dhe këtu më ka mbetur hatri

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s